Përse Berisha po thërret në skenë Lulzim Bashën?

11 Maj 2023, 19:22Editorial Mero Baze

Katër ditë para zgjedhjeve, televizioni i familjes Berisha publikoi me bujë të madhe një video montazh, i cili donte të krijonte idenë e një takimi mes Lulzim Bashës dhe Taulant Ballës nje vit më parë, i cili sipas Berishës, është shkaku pse ai do humbasë më 14 maj.

Në fakt ai do humbasë më 14 maj, por shkaku i shpikur nuk ekziston. Përveçse videoja është një montazh i keq, tregon dhe një anë dhe më të errët të metodave që Berisha vazhdon të përdorë për të shantazhuar kundërshtarët e tij.

Berishës i duhet doemos të nxjerrë në skenë sërish Lulzim Bashën, pasi po i mbarojnë arsyet përse po del më keq se Lulzim Basha në zgjedhjet e 14 majit. E bëri një montazh për të treguar se fitoren e demokratëve e ka sabotuar Basha.

Dhe ka një gëzim mbarëkombëtar tek opozita, të cilët duken të “lumtur”, që më në fund gjetën arsye përse po humbasin, dhe akoma më shumë të "lumtur" që po humbasin prapë prej Lulit.

Ky është një leksion i mirë për të gjithë ata opozitarë, përfshi dhe Lulzim Bashën, të cilët në këtë fushatë vendosën të mos i bëjnë betejë Sali Berishës, por ta lënë të humbasë pa “kontributin” e tyre. Kështu shpresonin se më 14 maj do ti thoshin “ik tani se humbe, edhe pse ne nuk ishim kundër”.

Sali Berisha nuk funksionon si një politikan normal dhe as si një institucion politik normal. Atij nuk i ka hyrë kurrë në punë e vërteta, por vetëm e vërteta e tij, ajo që ai shpik.

Kështu që të gjithë këta që ndenjën pasiv në këtë fushatë kundër tij, përveçse e kanë ndihmuar Berishën të marrë ca vota kot, natyrisht që do përbalten prej tij dhe si shkaktarë të humbjes.

Nevoja që ka Sali Berisha për të fajësuar Lulzim Bashën dhe kundërshtarët e tjerë në PD, nuk bazohet tek faktet, pasi mbështetësit e Berishës, fakt quajnë vetëm atë që thotë Berisha.

Dhe Berisha nuk është as njeri normal dhe as politikan normal, që të bazohet tek e vërteta. Ai e shpik të vërtetën e tij.

Dhe shpikja e fundit është ky videomontazh i shpifur, por që i duhet Berishës të tregojë se prapë e ka “tradhtuar” besëpreri Lulzim Basha.

Kështu që më 15 maj fillon përsëri lufta kundër Lulzim Bashës. Dhe me këtë rast rikthehet dhe Lulzim Basha kryetar i PD dhe beteja vazhdon.

Edi Rama të vazhdojë të merret me qeverisjen, se PD-në e vdes Berisha. Mos të jetë merak.

15 Komente

  1. S
    Shkullaku thote na vodhen zgjedhjet

    U vodhen zgjedhjet u blene zgjedhjet nuk injohim zgjedhjet kemi fituar ne menyre spektakulare po narko-shteti na vodhi votat te protestojne para kryeministrise jane oret e fundit te qeveris Rama Rama ik ehhhhhhh keshtu saga non grata vazhdon njerzit qeshin tallene te semurin mendor jeta vazhdon ....

    1. B
      Bravo

      Kujdes daku se ky nuk është Luli, mirë është mos me ia prek zgjedhjet.

      1. N
        Noc Rroku

        A thu e ke Monti ti vet dora o mjeti!!!!!

      2. E
        Evisa

        Për aq kohë sa Berisha do të jetë në politikë, merret me mënd, se shkaktar për humbjet në zgjedhje ka për të qënë kurdoherë dyshja Basha-Alibeaj. Kjo ndodh për faktin e thjeshtë, se Berisha "ho sempre ragione".

        1. E
          Evisa

          Për aq kohë sa Berisha ka për të qënë në politikë, merret me mënd, se shkaktar për humbjet në zgjedhje do të jetë dyshja Basha -Alibeaj. Kjo do të ndodh për faktin e ditur nga kushdo, se Berisha "ha sempre ragione".

        2. S
          Social

          Do doja te doja gruan time sa do Mero Salen, fiksimi jetës. 365 shkrime në vit vetëm për Salen.

          1. J
            Jugu

            Jo mo Mero jo. Berisha ketu ka te drejte. Po per ty dhe padronin e radhes, u dhiti puna tha lala. Bashen e degjeneruan perfundimisht me kete video, megjithese ai nuk ka patur dhe nuk ka turp cfare do ti thuash e ti vertetosh. Ky eshte skandal i madhe se si kryetari opozites bredh si langaraq me numrin 2 te pushtetit. Kurre mos fitofte Berisha, por ketu ka te drejte dhe politika dhe vendi kane marre funde, dhe shpopullimi po ecen me suksese per ty dhe padronin e radhes.

            1. s
              saliu duhet te shpallet terrorist

              o ceceni jugut,i dashuruar me komunistin sali gerdallen,pse sali babalja me qimin e sypeshkaqenit na e nxori vidion pas nje viti,apo do te sulmoj seline e alibashes si dikur shqupin.pe shpopullimin do ishte mire te kishit ikur te gjithe ju hajdutet e tokave te xanuna qe te bjere ne qetesi ky vend

              1. D
                Dakord

                Ore jugu, për bashën nuk më plas se çuni i saliut është por 1 pyetje kam për ty, ç'punë të prish shpopullimi TY??? Ça problemi ke ti me ata që ikin?? Nuk ikin ne mars apo pluton dhe as në yllin më të afërt si alfa centauri o njeri. Këtu në planetin tokë ikin, ikin e kthehen se ju do qejfi. Jemi 100 vjet prapa BE për shkak të komunizmit dhe Saliut dhe ata që kanë mundësi të ikin e bëjnë për një jetë më të mirë. Ku është e keqja këtu se nuk e kuptoj??

              2. M
                Morri kuq e ka i huq

                Po ore koqe po videomontazh eshte sic ishte video e Ilir Metes hahahah. Qe Luli eshte robqire kete e dine te gjithe. Prandaj e zgjodhi Saliu per kryekar partie sic zgjodhi dhe Belind jevgun per kryekar bashkie qe te fshije bythen

                1. K
                  Komunist me Rolex

                  Nje expert video IT z. Baze të vertetoje që është montazh! Të ishin takuar në zyrat përkatëse ok mëse normale jane politikanë por pse privatisht si të dashur ilegalë?!! Se kuptoj

                  1. S
                    Sara

                    E para Basha eshte njeri i rritur dhe i lirë. Ai mund të takohet me ke te doje pa i marrë leje askujt. Dhe nese takohet cfare ligji ka shkelur?! Po edhe megjithëse nuk e ka takuar kur e thotë Berisha duhet marrë si e vërtetë pasi ai është etalon i se vërtetës. Dhe ne kete rast i duhet Basha që ti faturojë humbjen. Kurse vetë Berisha eshte I fituar përderisa eshte akoma në politikë dhe merren akoma me te.

                    1. S
                      Spitali numer 5

                      Per Ramen dhe Berishen crregullimet e personalitetit narcisist jane te dukshme. Por te dy ata duhet te bejne edhe testin e psikopatise. Ta shikojme njehere sa pike do marrin nga 40 te mundshme.

                      1. R
                        Ramalluku i Surrelit

                        Po ku je o more Lulzim djali, se fort per ty na ka zene malli / Qasu o Luli se te jap llafin si burre, ate "Luli fle gjume" me nuk ta them kurre...Nuk gjej dot tjeter opozitar si ty kaq te dhembshur, qe nga humbja ne humbje shko FYTYREQESHUR /

                        1. Y
                          Ymer Abazi

                          Mero, ate Antenen brenda familjes qe e pate aq kohe ne shtepine e Kunatit te Bashes, merre fute ne prapanice tani qe Basha u bo "personazh pozitiv"...(e ke urdher Partie)

                          Lini një Përgjigje