Modeli Beleri, si armik I çështjes helene në Shqipëri 

9 Maj 2023, 19:37Editorial Mero Baze

Ka shumë debate këto ditë për Himarën, por jo në Himarë. Kryesisht në shtypin grek, atë shqiptar dhe jashtë Himarës. E gjitha ka të bëjë me rishfaqjen e tezave nacionaliste të kandidatit ekstremist grek të Partisë Berisha-Meta, Fredi Beleri.

Në të vërtetë, nuk janë as teza, por thjeshtë gjëra që befas u kujtojnë njerëzve sikur u flet pala armike. Ana komike e çështjes është se ai përfaqëson mes të tjerash koalicionin sovranist Berisha- Meta, që po luftojnë kundër ndikimit perëndimor në Shqipëri, kundër ndikimit amerikan dhe të Bashkimit Evropian, dhe kanë vënë në krye dikë që flet në emër të silogjeve të mykura greke, që nuk kanë lidhje as me politikën zyrtare greke.

Identiteti historik i pakicës greke në Shqipëri është bashkëjetesa pa mëdyshje me shqiptarët. Dhe kjo nuk është folklor, është histori reale. 

Me pakicën greke në Dropull në Finiq, por dhe me ata që ndjehen grekë në Himarë, shqiptarët kurrë nuk i ka ndarë asgjë. Kanë pasur fate të përbashkëta, halle të përbashkëta dhe i kanë zgjidhur gjërat bashkë, sa herë ka qenë nevoja për ndryshim.

Profili i Fredi Belerit si nacionlist i vjetërsuar grek, që kërkon të fitojë në Himarë në emër të “sovranistëve” shqiptarë me teza përçarëse, në të vërtetë është profili i armikut real të çështjes greke në Shqipëri.

Çështjen greke në Shqipëri, e kanë hedhur në erë pikërisht ekstremistë të tillë. Dhe e kanë hedhur në erë duke humbur përfaqësimin politik të grekëve në Shqipëri. 

Në fillim e humbën përfaqësimin e pakicës greke në Parlamentin e Shqipërisë duke u përçarë me njëri- tjetrin kush ishte më nacionalist, dhe ua mori elektoratin Partia Socialiste dhe Partia Demokratike.

Tani ky fenomen është shtrirë dhe në tre bashkitë ku pakica greke synon të fitojë. Në të tre bashkitë kandidatët që kanë shanse, janë ata që janë në aleancë me Partinë Socialiste. Por edhe kandidatët kundërshtarë me shanse, janë ata që kanë aleancë me opozitën Berisha- Meta. Pra e kanë humbur fuqinë të kandidojnë të vetëm dhe të fitojnë të vetëm, pa partitë shqiptare. 

Gara më e drejtë është në Bashkinë e Finiqit, ku Romeo Çakuli kandidon nga MEGA, i mbështetur nga socialistët, Leonidha Kristo kandidon nga PBDNJ, i mbështetur nga Berisha- Meta, dhe Leonidha Papa kandidon nga Partia Demokratike zyrtare. 

Shanset e qarta deri tani i ka Romeo Çakuli i MEGA, që mbështetet nga socialistet, pikërisht për shkak të identitetit bashkëjetues që kanë grekët e Finiqit dhe Vurgut në tërësi me shqiptarët. Por dhe dy kandidatët e tjerë janë në garë pikërisht pse mbështeten nga parti shqiptare.

Në Dropull, gara ngjan e mbyllur për Dhimiter Tolin, kandidatin e socialistëve, ndërsa kandidati i PBDNj, i mbështetur nga Berisha0 Meta, është me shpresën e ardhjes së emigrantëve për votime.

Por të gjithë këta janë kandidatë normal, që flasin për bashkëjetesë dhe garojnë për të fituar, t’u hyjnë në zemër grekëve të Shqipërisë.

I vetmi që shpreson se mund të fitojë duke u shpallur luftë shqiptarëve është Fredi Beleri në Himarë, që po e përsëris mbështetet nga “sovranistët shqiptarë” dhe nacioalistët grekë. Dhe sikur të duash ta dëmtosh më shumë çështjen greke në Shqipëri, se sa ky nuk e bën dot asnjë nacionalist shqiptar.

Beleri është produkt i martesës së sovranistëve shqiptarë me nacionalistët grekë, që ka lindur me datë skadence të kaluar para se të lindte. Ai u duhet vetëm atyre që nuk duan t’i lënë grekët e Shqipërisë pa përfaqësim politik, por t’i komandojnë shqiptarët e partive të mëdha. 

11 Komente

  1. B
    Busho

    Nuk e lexoni fytyren e ketij debili, te quajtur Bejler e pretendon te jete grek? Por turpi shkon te « patrioti » Berishe, qe e ka kandiduar dhe e mbeshtet bashke me spiunin e pangjyre IM…

    1. a
      arvaniti

      himara greko orthodhokse

      1. D
        Detari

        Po more evgjit anadolli

        1. s
          shqiptar

          O Turko grek hajde me hiq nje briske me shkume ama

        2. I
          I Madhi Morricone

          Kur tall karin beleri me prejardhje nga India cfare shteti ka ndertuar ky kokepatellxhani Jone keto 12 vite. Batuat me saliun dhe like floririn .

          1. P
            Patriot shqiptar

            Nji konsull fisnik i greqise ne Shqiperi ishte me shqiptar se Bejleri!

            1. S
              Sara

              Fredi Beleri me ato që thotë tregon nivelin e tij deficitare. Ai nuk njeh as historinë e asaj zone e as traditat e saj. Duke e vene theksin tek ekstremizmi ai kërkon që të marrë vota. Por me këtë gjuhë jo vetëm vota që nuk do të marrë, por rrezikon që të shpallet non grata ne bashkinë e Himarë.

              1. E
                Erdogan

                Ketu ke te drejte o Mero qe Beleri po ndez gjakun e atyre qe luftuan per Baben dhe kunder Revolucionit Greke me ne krye Arvanitasit. Por per Helenizmin eshte e Drejta Jone qe nuk u turqizuam o Mero. Nuk do donim asnje Xhami,Medrese apo Teqe ne Vorio Epirin e Pirros,Megas Aleksandros,Megas Kostantinos,Jeorgios Kastriotis etj. Nuk mund te coniderosh Turqine si pasardhese e Perandorise barbare dhe vrastare Osmane kuse Istitucionet "Fetare" te Saj Jok! Ndryshimi i Emrave,Fese Islamike dhe urrejtja per Kaurret e Derrit qe jane Nderi dhe Identiteti ne Vorio Epir eshte e ngulitur thelle ne "Shpirtin" e te vetequajtureve Skiptare. Kjo eshte e Verteta (Este Vero) o Mero. Helenizmi eshte Theatro,Dhimokratia,Polis Greke si Apollonia ne Fier,Buthrotos,Moskopolis (Voskopoje),Agi Saranda (Dyzete Shenjtoret),Argiro-Kastros (Gjirokaster),Karavo-Stasi (Stacion varkash greq) ne Karavasta pa kuptim,Tripolis (Tropoje),Kostantinopolis ne Nder te Perandorit Ilyre Greke Megas Kostantinos ne (Kostandinopoje pa kuptim dhe qellimisht). Ku e kini Polisin ne Nder te Perandorit Ilyre Greke Megas Aleksandros o Mero? Apo nuk kane patur ndonje "Cmim Nobel" . Edhe ne Turqi ka Aleksandretane Egyptos Aleksandria,ne Greqi Aleksandropolis etj,e te tjera Ecetera.

                1. I
                  Irakliu

                  Bravo ,,rrofte orthodhoksia ,,kultura greko bizantine ....

                2. m
                  mirel

                  Ka te drejte Merozoi. Beleri i prish pune Ramutit ne shitjen e Detit. I nxjerr hapur planin e graqizimit te Himares. Prandaj ulerinte Rama e i thosh Hajvan

                  1. Y
                    Ymer Abazi

                    "Nacionalizmi eshte streha e fundit e Maskarenjve" (c'do perputhje e kesaj thenie me autorin e ketij shkrimi nuk eshte vetem rastesi)

                    Lini një Përgjigje