Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përsërisin për të disatën herë mesazhin e tyre politik kundër dyshes Berisha- Meta, duke u përpjekur të përgënjeshtrojë Berishën dhe Metën, të cilët po përpiqen të gënjejnë votuesit se përmes votës do të mundin SHBA.
Dy deklaratat publike të të dërguarit Gabriel Escobar për situatën zgjedhore në Shqipëri janë të qarta. E para, ka deklaruar se SHBA nuk ndikohet nga rezultatet elektorale në qëndrimin e saj ndaj personave “non grata” dhe e dyta, duke përsëritur mesazhin se Sali Berisha është e shkuara e Shqipërisë dhe njerëzit duhet të fokusohen tek ardhmja.
Këto dy mesazhe të SHBA, u drejtohen demokratëve shqiptarë të cilët duhet të jenë të qartë kur votojnë. Nuk ka rëndësi nëse ata zgjedhin Berishën para SHBA, por duhet të jenë të qartë se Berisha e do votën e tyre kundër SHBA, jo kundër Edi Ramës. Edi Rama i ka të fituara zgjedhjet.
Ndaj ka shumë rëndësi që në historinë e tyre demokratët shqiptarë të mos klasifikohen si një kontingjent anti-amerikan, siç po i manipulon Sali Berisha me Ilir Metën.
Nga mënyra se si demokratët dhe socialistët i kthejnë këto mesazhe në taktikë elektorale, varet shumë ndarja e elektoratit shqiptar pro dhe kundër SHBA.
Deri më tani kemi dy pamje të ndryshme.
Në kampin opozitar, ata që mbështesin qartë dhe hapur SHBA janë përfaqësuesit zyrtarë t PD, të cilët edhe për shkak të mungesës së lidershipit dhe infiltrimeve të Berishës brenda tyre kanë një mbështetje të vogël, e cila është një papërgjegjësi e elektoratit të djathtë në raport me SHBA.
Pjesa më e madhe opozitare i është bashkuar dyshes Berisha- Meta, me një vokacion të qartë anti-amerikan. Këtu përfshihen dhe ato parti që nuk janë zyrtarisht në koalicion me Berishën por mbështesin kandidatët e tij, madje dhe ata zyrtarë të PD që bëjnë sikur janë me PD dhe mbështesin kandidatët e Berishës. Ky është një front i qartë anti-amerikan.
Përballë tyre socialistët janë më të kujdesshëm, në të qenit në një gjatësi vale me SHBA. Slogani i tyre “Jo më mbrapa, vetëm përpara” në të vërtet është zbërthim i qart i deklaratave të SHBA para nisjes së fushatës, që Sali Berisha është e shkuara.
Dhe sa herë SHBA e përsërit këtë mesazh, aq herë socialistët ngjanë në një gjatësi vale me SHBA dhe aq herë më shumë ngjan se Berisha e Meta janë në betejë me SHBA dhe jo me socialistët.
Me këtë rast, socialistët, të cilët pritet të marrin një shumicë dërrmuese në Shqipëri, do t’i shpëtojnë fytyrën Shqipërisë, pasi SHBA do identifikohet me fituesin e zgjedhjeve, që mund të shkojë deri në 70 për qind, por opozita do të njolloset përjetësisht si një repart taliban anti-amerikan në historinë e Shqipërisë.
Lehtësia me të cilën opozita i ka lejuar Berishës dhe Metës t’i përdorë për hallin e tyre kundër SHBA do të mbahet shënim, si një nga njollat më të errëta në historinë e politikës shqiptare, e cila edhe pse pas dy vitesh mund të zhduket, do të mbahet mend gjatë.
Më 14 maj SHBA do fitojë mbi dy të tretat në Shqipëri dhe humbësit do të jenë një pakicë e përbuzur historikisht në këtë betejë kundër SHBA, por dhe kundër opozitës shqiptare.
Mero sot degjova ne radio ( Essentiel ). radio française qe comuniteti européenne kishte vendosur per persona te korruptuar te shpallen non grata dhe i jepte udhezime shteteve anetare per te vendosur . Nuk dha ndonje information pluse per kohen
Qe do fitojne Socialistet kjo mbetet per tu pare me 14 Maj , edhe po fituan prape nuk na plas trapi se ne sidoqofte me shume se cfare kishim qe skishim asgje do marrim ,dhe kte qe do marrim qe llogarisim deri ne gjysmen e Bashkive e marrim vetem prej Sali Berishes qe eshte i vetmi fatkeqesisht qe jep shprese ose te pakten keshtu e kuptojme ne votuesit e tije , sa per USA qe ketu sjell vec gjobvenesa dhe perkrah nje Qeveri te korruptuar deri ne palce popullit nuk i rruhet fare dhe kte do e kuptosh fare mire me 14 Maj Ymerr .
Çashtu Çashtu FCB çashtu !
Mero, kryeministri Rama fiton edhe ne 2025 .Respekt qe shkruan te verteten.
Runu e mos gaboni mej qi as grat e juve pa i pyt shba-t. A jav qifsha nonen ju e Amelikes.
Të gjitha partitë shqiptare duhet të kenë si objektiv kryesor luftën kundër personave non grata. Shumë pak vend zë ,në fjalimet e kryetare të partive. PD duhet t'a përsërit me forcë distancimin nga udhëheqësi i Foltores.
Foltorja e vucidolit e ka identifikuar veten me brekegrisurin e Shishtavecit qe erdhi me kepuce te grisura ne Tirane dhe ketu me djersen e bythes Muli horri , kryegangsteri i foltores u be me vile ne Tirane, Vile ne Lalez, makine 100 mije euro, dy tre apartamente ne Sarande te grabitura nga enti i banesave kur ishte drejtor i saj dhe del e lef sot se po vidhen zgjedhjet , po blihen votat sa per te krijuar alibine e humbjes apokaliptike qe e pret corben e derrit Foltore lesheli me 14 maj
FCB or cecen na hengsh mune e tu befte gjak e dhjame
Mero. Koalicioni “Bashkë fitojmë” tashmë duhet quajtur “Bashkë humbasim”.
Kushdo po kushdo herrt apo vone me Ps apo Pd qe si i kamufluar ka qene antiamerikan apo antiperendimor i ka bere dem vendit,jane si bartes te virusit.Bota e din dhe na njeh,prandaj dhe jemi ketu ku jemi.Rrofte Perendimi
Për pará ! Vetëm për pará ! Ne do vjedhim ndryshe jo si këta të tjerët! Do vjedhin edhe atë që e kemi vjedhur njëherë. PËR PARÁ ! CÁSH JO ME BANKA! . Ymëri paska zbuluar sloganin! Qënka I DASH-it te Amerikës !!! Mire qe na e the Ymer Gël Baze
Opozita shqiptare nuk eshte anti-amerikane, te kerkosh zbardhjet e vendimit qe sollen non graten e Berishes nuk eshte anti-amerikanizem po realizem per njerezit qe e mbeshtesin. Keta njerez jane te pakten 30% e shqiptareve, te cilet nuk duhet te fyhen, diskreditohen, tallen publikisht sic po beni te gjithe ju elektorati e mediat e majta me majtoshin gjatosh ne krye.
Paragrafi i fundit shume i bukur.
Po ku marrin vesh keto,mjer populli shqiptar,ku ka vojt po sesht than kot,e keqja e shqiptarit eshte vet shqiptari