Pashë që Sali Berisha kishte reaguar me shumë egërsi dhe frikë ndaj ribotimit të një interviste të tij dhënë për televizionin iranian më 1997, në të cilën tre problemet kryesore të jetës së tij, të shpjeguara me mendtë e tij të vitit 1997, përpiqej t’i mohonte.
E para, në atë intervistë e ka cilësuar SHBA fuqi koloniale që nuk dihet se çfarë fati i ka caktuar Shqipërisë, duke tentuar ta fajësojë atë për anarkinë e vitit 1997.
Së dyti, për kontrabandën e naftës së tij me Milosheviçin ka akuzuar Kishën ortodokse shqiptare, se qëndron pas saj. Merreni me mend kryepeshkopin Anastas duke shitur e blerë naftë për Milosheviçin përmes kompanisë “Shqiponja” të PD, drejtuar nga Tritan Shehu.
Së treti, për firmat piramidale ka akuzuar bankat perëndimore ku nënkupton ato amerikane dhe evropiane.
Prej 1997 e deri më sot ai është përballur vazhdimisht me këto akuza dhe ka ndryshuar qëndrim vit pas viti sipas nevojave që ka pasur. Për trazirat ka fajësuar amerikanët, pastaj grekët, pastaj italianët, pastaj FMN dhe Bankën Botërore e kështu me radhë.
Për trafikun e naftës me Milosheviçin në fillim ka fajësuar fshatarët shqiptarë që kalonin naftën me bidonë, pastaj ka pranuar se ka bërë marrëveshje me ish- presidentin e Malit të Zi, Bulatoviqin, pastaj ka shpikur se ka qenë nevoja e liderëve të Kosovës për naftë për bujqësi, ndërkohë që nafta shkonte në Mal të Zi dhe Kosova qe e pushtuar, e kështu me radhë.
Për firmat piramidale ka akuzuar mafien italiane, mafien greke, BERZH, FMN, Bankën Botërore etj.
Tani thjesht po kujtohet se i ka thënë të gjitha këto dhe i ka në dosjen e tij si “non grata” dhe përpiqet t’i zhbëjë. Po nuk iI zhbën dot. I ka me zë, figurë dhe shkrim të gjitha.
Të njëjtën gjë bën dhe me ish- bashkëpunëtorët e tij.
Rasti i Ilir Rusmalit është më flagrant. Ilir Rusmali vuri në siklet qeverinë Berisha me dorëheqjen e tij në nëntor 2008, për një mungesë etike të vëllait vet. Standardi që krijoi Rusmali duke dhënë dorëheqje për një kafe të inskenuar, që vëllai i tij kishte pirë me drejtorin e burgjeve për një tender që nuk u bë kurrë, automatikisht duhet të çonte në dorëheqje Sali Berishën për historinë e djalit të tij në Gërdec, për të cilin Rusmali ishte dëshmitar dhe e ka kundërshtuar me shkresa dhe qëndrime biznesin e tij në Gërdec.
Nëse Prokuroria mund të kërkojë sms e djalit të tij, mund të gjejë dhe ankesat e tij drejtuar personalisht Rusmalit për këtë çështje. Atij i çonte sms se mua më ankohej nëpër korridore se “ai Rusmali s’po e ndihmon tek ajo puna me amerikanët në Vorë”.
Berisha tani ngatërron qëllimisht dhe kohën dhe ngjarjet. Kur Rusmali dha dorëheqje ishte vetëm ministër Drejtësie dhe jo zëvendëskryeministër. Nga zëvendëskryeministër Berisha e largoi më parë, se nuk firmosi letrat për biznesin e djalit të tij në Gërdec. E keni të zbardhur në procesverbalin e mbledhjes qeverisë.
E çoi ministër Drejtësie dhe aty inskenoi përmes Koliqit regjistrimin për villain, me shpresë se do t’i bënte shantazh. Por ai dha dorëheqje pasi kuptoi skenarin dhe ja dogji gjithë intrigën. Dhe Berisha u tremb dhe doli e mbrojti.
Po atë mbrëmje të nëntorit 2008, unë kam dalë në TV dhe kam deklaruar se nëse Rusmali jep dorëheqje për çështje etike, kryeministri duhet te japë dorëheqje se i biri merret me armë në Vorë. Prej asaj dite nisi lufta ndaj meje me të gjitha mjetet. Dhe ishte gjashtë muaj para se Gërdeci të hidhej në erë.
Tani atë e shqetëson fakti që Rusmali ishte modeli i antikorrupsionit dhe i ngjan si hakmarrje fakti që ai vazhdon të jetë profesionist si anëtar i KAS në KQZ dhe i duket i mirë Celibashi, pasi u bë avokat i djalit të tij për shkak të Mediut, prej 2008.
Të njëjtën gjë po përpiqet të sajojë dhe për mua, duke më zbavitur. Kishte porositur një gazetar t’i ngrinte topin në një nga intervistat e tij, duke e pyetur për tërheqjen time nga zgjedhjet më 2001 në Durrës (e kam harruar dhe vetë). Dhe Berisha e kishte gati përgjigjen se unë qenkam tërhequr se më kishte paguar Agasi i Ilir Metës 100 mijë dollarë. Është shumë zbavitëse si akuzë, pasi për të pastruar Metën si hajdut votash, tani i duhet të bëjë pis viktimat e tij.
Dorëheqja ime nga masakra e zgjedhjeve të 2001, u bë pasi Ilir Meta dhe bandat e tij shkuan në zonën e Gjipales në Shijak dhe i mbyllën zgjedhjet që më 7 të mëngjesit, ndërkohë që fillonin në orën 8. Dorëheqja ime në mesditë ishte i vetmi argument që Berisha ka përdorur kundër atyre zgjedhjeve. Me dorëheqjen time ai ka diskretituar ato zgjedhje dhe Ilir Metën, të cilit tani i duhet t’i kërkojë falje.
Por nëse unë kam marrë lekë për t’i shitur zgjedhjet, si ka mundësi që pas zgjedhjeve të 2001 e deri sa fitoi më 2005, ai më kishte njeriun më të afërt dhe më ftonte çdo javë në shtëpi. Me këtë logjikë i bie të kem ndarë lekët me atë, se ndryshe nuk kishte pse më mbante aq afër.
Por kjo logjikë funksionon për njerëz normalë. Nuk funksionon për Sali Berishën. Ai tani është në hall dhe kërkon të rishkruaj historinë, siç i duhet tani. Ai do të thote se atëhere nuk na ka vjedhur votat Ilir Meta por i kemi shitur vet.
Por edhe pse ka bërë miliona duke vjedhur dhe vrarë shqiptarët, nuk ka aq lekë sa të blejë të shkuarën e tij. Ajo po hakmerret ndaj tij siç e meriton.
Dialli i tenton te gjitha, perveç Saliut qe tenton djallin.
Një pergjigje shume me vend... Por unë mendoj se Ed Ram Turk hajdut Erdogani, Sali Gerdeci dhe ilir spiun hajduti, bashke me Shume psedo gazetar si Yill Rakipi, me shoke në tersie e tyre jane njëlloje. Prandaj ështe edhe Shqiprija në kët gjendje që ështe sote.
Vetëm politikanë demokrat nuk ka qënë kurrë Berisha. Nuk ka bërë qoftë dhe një herë të vetme një zgjidhje politike siç e kërkon momenti dhe koha. Udhëhiqet nga instikti i kafshës së egër për të përfituar në mënyrë grabitqare në çdo hap që bënë. Një dhelpër e vërtetë, që nuk mund t'i zihet besë në asgjë. Demagog i papërsëritshëm, krijojnë në çdo hap zhurmë për të mbytur të vërtetën dhe transformuar sipas interesit të momentit. As që skuqet kur teknologjia komunikuese moderne e nxjerrë zbuluar për çdo gjë, ai vazhdon paturpsisht në mënyrë stoike të transformojë të vërtetat për t'i përshtatur me momentin spas interesit të tij.
Me sa kuptoje qellimi i département Amerikan nuk eshte per ta burgosur por per ta shkateruar deri ne diten e fundit dhe eshte denim me i ashper se burgu dhe po jep efektet e veta bie rruges e rrahin ngateron emrat flet percart shpife eshte kthyere ne qesharak ne momentin qe do kerkoje te terhiqet nga politika do kemi theritje te shpeshta ne prokurori per ta mbajtur ne presione psikollogjik ndersa per femijet mendoje qe do burgosen dhe sekuestrohet pasuria ata do vuajne shume
Analize qe mund te ndodhi ! dhe keshtu do ndodhi do ngeli si Mijnte e kanaleve te WC. Parashikim mese e sakte.. Flm .
Analize qe mund te ndodhi ! dhe keshtu do ndodhi do ngeli si Mijnte e kanaleve te WC. Parashikim mese e sakte.. Flm .
Nje analiz shum me vend .
Mero,e keqja fillon kur pas 1997 ne vend te drejtesise ,Saliun e cuat usheheqes te Opozites dhe per turpin e kombit ne 2005 e bete KM.Tani ka marre muti shalet e Saliu vazhdon.
Sali Berisha mendon se shte shume i zgjuar dhe mund te manipuloje te tjeret nepermjet fjaleve. Ai llafet pro apo kunder Aerikes, thjeshte i perdor sipas interesave te tij dhe as qe can bythen per Ameriken. Po keshtu edhe per problemet e tjera ai ne qender ka intersin e tij. Akuzat qe i ben kishes qe ka thyer embargon eshte nje djallezi e tij, qe duke u mbeshtetur tek 'myslymanet', qe jane shumice leshon "djallin" nga zinxhiri dhe fut percarjen kombetare, duke qene ne anen e shumices(sipas mendjes se tij, qe hiqet si myslyman). Ai ne thelb eshte ateist dhe nuk beson ke zoti...por ndersen myslymanet kunder te krishtereve thjeshte per te fituar vet... Persa i perket piramidave, me kujtohet qe kur puna u "nxe' shume ai ju drejtua popllit dhe tha qe paret e shqiptareve jane te sigurta dhe te fituara me djerse... Jo per tu mburrur, por ne kete rast, une personalisht e falenderoj Sali Berishen se ishja nga te rrallet qe kete thirrje te tij e kuptova si alarm qe Sali Berisha, thjeshte kerkonte te fitonte kohe per "pislleqet" e tij me firmat piramidale. Une ishja nga te rrallet qe nuk prita dhe ato 5 leke qe kishja te "Gjallica" i terhoqa dhe i shpetova. Historia e popullit qe besonte te vampri dihet.... Tere keto qe them i them per theksuar se Sali Berisha nuk ka makth, as nga e shkuara, as nga e tashmja. Ai mendon se eshte i mencur dhe do ja hedhi si Shqiptareve ashtu dhe Amerikes. Ai nuk njeh koncepte si makth, frike, ndershmeri, patriotizem, trimeri etj. Jo, Gjithcka qe ai ben ai e ben sepse e konsideron te nevojshme per suksesin e tij. Ai nuk njeh moral apo meshire, qe jane cilesi nejrezore. Jo, ai mencurine e ve mbi gjithcka dhe thjeshte luan shah me jeten e te tjereve por edhe te veten....
Eshte per te vene kujen. Nje gerdalle i pjjelle ne shpelle me veteriner te koka, ja doli ti beje gjith te zezat ketij vendi. E imagjinoni se cfar niveli jemi ne rang kombetar??
Fatkeqesi per ata qe i besuan Sali Berishes i cili perfitoi nga ky besim. Ata qe i besuan u mbesshteten se duke qene Sekretar Partie mjek i nderuar menduan se Saliu nuk Mashtron kthesen e ka pe verteti. Nje pjese e mire e popullit i dha mbeshtetje duke i besuar ndersa Saliu luajti bukur duke perfituar deri kur do e tregoi koha . Saliu do perfundoi rrugeve duke i rene pantallonat dhe hunda do i dale si e shtriges per tere ato genjeshtra dhe pasuria do i ik per lesh,
Fatkeqesi per ata qe i besuan Sali Berishes i cili perfitoi nga ky besim. Ata qe i besuan u mbesshteten se duke qene Sekretar Partie mjek i nderuar menduan se Saliu nuk Mashtron kthesen e ka pe verteti. Nje pjese e mire e popullit i dha mbeshtetje duke i besuar ndersa Saliu luajti bukur duke perfituar deri kur do e tregoi koha . Saliu do perfundoi rrugeve duke i rene pantallonat dhe hunda do i dale si e shtriges per tere ato genjeshtra dhe pasuria do i ik per lesh,
O Zoti Baze pse e fshit lajmin per Spiunin e Serbise dhe te Sigurimit RUSTEM GJATA Babajne e Clirim Gjates Kryetare te KQZ - se Saliut , Skretare te PD- se Saliut kaq keq u erdhi per kete Spiun ,???????????
Fatkeqesi per ata qe i besuan Sali Berishes i cili perfitoi nga ky besim. Ata qe i besuan u mbesshteten se duke qene Sekretar Partie mjek i nderuar menduan se Saliu nuk Mashtron kthesen e ka pe verteti. Nje pjese e mire e popullit i dha mbeshtetje duke i besuar ndersa Saliu luajti bukur duke perfituar deri kur do e tregoi koha . Saliu do perfundoi rrugeve duke i rene pantallonat dhe hunda do i dale si e shtriges per tere ato genjeshtra dhe pasuria do i ik per lesh,
Edi Rama dhe tufa e manekineve qe ka si ligjvenes ne parlament ka hrtuar Ligjin e ri qe abrogon ate te vitit 2020 - Per dhenien e shtetesise ! Tashme kushdo qe lind nje femije ne Shqiperi apo ka 3 vite ketu automatikisht behet ...shtetas shqiptar dhe... Gjuha shqipe nuk eshte fare kriter (!) Me kete ky budall kerkon te mbushe boshatisjen e Shqiperise nga ikja masive e shqiptareve prej qeverisjes-pleher te tij.
DO THOSHJA QE SALIU SI KOPIL DHE SHPELLAR QE ESHT ,SI DEMON QE PARAQITET PO LODHET DUKE VEN NJERZIT KUNDRA NJERI TJETRIT SI KA BER HISTORIKISHT KY JASHTQITJE E SHQIPERIS , KY NJERI PA KARAKTER SE DIHET I BIRI KUJT ESHT DHE KUSH E KA BER , POR E KEQJA ME E MADHE ESHT QE AI VAZHDON DHE DEL E BEN DEKLARATA PA VRAR MENDJEN SE I DREJTOHET KISHES APO XHAMIS KU MENDJA DJALLZORE PUNON PER PERCARJE NE POPULL, E KEQJA ESHT SE NUK ESHT NE BURG DHE TI SEKUESTROHEN PASURIT E DHE DRIT ,VAJZES, XENI QOSES , ATA VAZHDOJN TE LUMTUR JETEN E TYRE DHE SALIU VAZHDON TE CIRRET SI DEMON QE ESHT.