Përse gjithë ky nervozizëm i Berishes? 

21 Prill 2023, 18:40Editorial Mero Baze

Dy ditët e fundit Foltorja e Berishës e ka humbur qetësinë. Ata që deri më sot përpiqeshin të injoronin PD zyrtare dhe ishin të qetë nga KQZ për shkak të Celibashit, befas e kanë humbur qetësinë. Katër anëtarë të KAS që votuan për vendosjen e emrit të Ilir Metës në fletën e votimit janë bërë tabelë qitje dhe po linçohen publikisht, edhe pse është një nga institucionet konsesuale të zgjedhjeve. Celibashi i ka të gjitha vendimet thuajse kundër socialistëve, por askush nuk ka bërë ndonjë deklaratë kundër tij. 

Ndërsa Berisha ka lëshuar gjithë mediat dhe gazetarët e listë pagesës djalit, të linçojnë 4 nga 5 anëtarët e KAS që thjesht urdhëruan zbatimin e ligjit.

Me të njëjtën egërsi ju turrën dhe hapjes së fushatës elektorale të PD në Tiranë. Në qendër të sulmeve vendosën Preç Zogaj, themeluesin e PD, pse ai hapi fushatën elektorale, e më pas vazhduan sulmet me të tjerë.

Partia Demokratike tani është një parti tjetër, e ndarë nga Berisha dhe Berisha nuk ka pse përpiqet të diktojë kush të flasë e kush të drejtojë në atë parti. Ai ka zgjedhur t’i ketë kundërshtarë dhe kundërshtarë i ka.

Dhe ai po përpiqet të diktojë jo vetëm në parti të tij, por dhe tek partia kundërshtarë.

Po përse i gjithë ky nervozizëm tek Foltorja?

Përpjekja e tij për të marrë monopolin e opozitës në këto zgjedhje është prishur. Vërtet PD nuk ka kandiduar në gjithë Shqipërinë, dhe as në bashkitë kryesore, por ka kandiduar në Tiranë, dhe kjo mjafton për të rrezatuar një frymë antiberishizmi në gjithë Shqipërinë.

Më në fund Berisha ka kuptuar se për të mbajtur gjallë betejën kundër tij, nuk është e nevojshme të gjesh 61 kandidatë që të mundin Berishën, por të mbash gjallë një ide kundër tij, që u vlen më shumë se 61 kandidatëve. 

Ajo që e shqetëson Berishën tani nuk janë fitoret apo humbjet e kandidatëve të tij. Realisht Berisha nuk e do as fitoren e Belindit, as Carës dhe as Boçit, siç pretendon, pasi e di që një javë pas fitores ata nuk i ka më të vetët.

Berisha do që të mos mbillet fara e një ideologjie kundër tij në opozitë. Dhe kjo po ndodh.

Kjo është arsyeja që atë e shqetëson. Bejko po rritet çdo ditë në sondazhe, duke e përfaqësuar elektoratin anti Berishë në kryeqytet dhe duke e rrezatuar këtë frymë në gjithë vendin. Pas kësaj nuk ka shumë rendësi nëse ata votojnë Bejkon, kolegët e tij apo rrijnë në shtëpi.

Ata nuk shkojnë tek Berisha dhe i heqin atij stolin ku po përpiqet të hipë për t’i bërë karshillëk Perëndimit në emër të Shqipërisë. Kjo është arsyeja që e ka bërë Berishën të humbasë qetësinë. Dhe bashke me te zgjedhjet.

16 Komente

  1. E
    Evisa

    Të nisesh në politikë pa pasur 'të drejtën morale' si mbështetja bazë për çdo qëndrim është njësoj sikur të nisesh në luftë pa pasur pushkë. Berisha ulërin deri në qiell, për faktin se në çdo hap që hedh, nuk ka jo vetëm të drejtën morale si mbështetje, por ai nuk ka as të drejtën ligjore me vehte. Berisha është i përfshirë në një kaos total në mendime e veprime.

    1. D
      Dakord

      Ata qe i shkojne pas salibanit te votojne ilir meten se e kane hak. Pyetja shtrohet a do ju beje dora te votojne ilir metaj ata qe nuk duan Ramen por nuk jane salibane??? Nuk kam votuar qe nga viti 2013 por na prishi jeten e qetesine kthimi i ketij kerme bashke me tritolin qe e kishim harruar, keshtu qe do më duhet te votoj se atdheu eshte ne rrezik. Do e kisha votuar Bejkon, por kete here nuk mundem se duhet me çdo kusht qe vota ime te behet grusht kunder saliut e ti bashkohet grushtit te madh qe do ti thyeje turinjte perfundimisht siç ja theu Gerti fizikisht. Shkurt gogoli eshte pas dere, shqiperia ne rrezik.

      1. a
        astrit

        Bejko me ze e figure po udheheq betejen kunder kundershtarit Berisha. I Ashper e i drejtperdrejt ai po vizon betejen me Berishen. Jam i sigurte se do kete mobilizimin e duhur dhe nga te tjeret anti berishe qe realisht nuk e shohim te shprehur qartesisht si Bejko. Derri do plumb e derri berisha njeh vetem gjuhen qe ai vete perdor per te tjerret mos ja kurseni!

        1. F
          Flutura

          Te lumte penda!

          1. s
            sali bolleku per familjen e tij

            Nervozizmin dhe cmendurine e kriminelit sali do ta shikojme pas zgjedhjeve kur te dali si rruar qethur.Pas zgjedhjeve do shaj e akuzoj edi ramen,alibashen e deri ilirfloririn per vjedhje votash ,per blerje e shitje votash,do shaj me prag shtepije popullin qe voton edi ramen,do fillojne molotovet e hienat e 40 tv do hidhen ne sulm,tv hajdutesh e drogaxhinjesh do bejne tam tamet e daulleve sic po ndigjojme keto dite per bajramin e atyre qe ngrene sumen perpjete te sheshi....

            1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

              U harrua zonja Kim,lufta është përqendruar ndaj PD zyrtare. Kërkohet mbështetje edhe nga partitë e tjera që janë shkëputur nga diktatura berishiane. PD dhe Foltorja nuk luftojnë për të fituar zgjedhjet, rezultatet dihen,do vazhdoj lufta për asimilimin e njëra tjetrës.

              1. r
                real story

                Zoti artikullshkrues ka nje hendek kozmik midis zhurme-madhes Non Grata te Bidenit dhe “”” egërsise qe ju turrën Berishajt hapjes së fushatës elektorale të PD në Tiranë”’’’ sic thoni ju..* Pra pse keto “amerikont e mij “ qe I dhane Non Graten Saliut te tyre si Cokollate tanI pse heshtin kur duket qe beri efekt si Viagra** Me e vogla kur jepet Non Grata per Saliun duhet te sherbeje si zinxhir per kete qen te terbuar dhe habitem psegraduesit e Nongrates Washingtonit e kane lene kete qen te terbuar jashte zinxhirit ?? Sepse ka dy mundesi A-ose Saliu ja ka bo tete me dy Amerikes . .ose B-eshte loje e ketyre te fundit si dikur ne 2011 me menge te perveshura kurse sot me citjane te ulura..

                1. D
                  Dakord

                  Real story, ose C. Orit te mbarojne zgjedhjet qe mos i japin shans te thote me arrestuan qe te fitoje rama. Te humbe zgjedhjet me koalicionin "bashke fundosemi" e pastaj drejt e ne Reç

                2. M
                  Malo

                  Gjithsesi jeni te humbur Mero nuk ja dilni dote, me e keqja qe do ndodhi do instalohet sistemi komuniste qe do ju haje nje e nga nje ju te pareve.

                  1. x
                    xheJ. eN. Bi.

                    Rrofsh o Malo që na ftove,rrofsh o Maloooo. Duhet të të ketë njohur P.Kulla që bëri skeçin.

                  2. R
                    Regjimet si Diktatura me kozmetike

                    Partia Demokratike tashme eshte nje parti tjeter e ndare nga Berisha - shume mire thua Mero Baze (por duhet ta plotesoje se kjo ndarje eshte bere me vendim gjykate te ketij Pushteti qe per kryetar te PD te njihet ai i komanduari nga ai i dorehequri) Fort mire pra, le te shohim se si do dale ne zgjedhje kjo PD tashme pa Berishen por me Alibene me Vule PD ne qafe nga gjykata e Rames. E thene shkurt - sa vota do marre pra, dhe kryesorja : a do ti shtohen a do ti pakesohen ato vota nga kjo varje e vules PD ne qafe te atij qe ka komanduar si kryetar ai qe eshte dorehequr 2 vite me pare. - Sa per ate Celibashin qe paska tere vendimet kunder socialisteve e keta si Shenjtore qe jane nuk i dalin kunder, kete me mire mos ta shkruaje o Mero se nuk ta beson as vete Celibashka. Ngaqe ka qene nje ish-minister i PS, nese nuk e mba mend.

                    1. D
                      Darien Pavli i shastisur nga habia

                      Përse gjithë kjo " qetësi" e Edvin McConigalit??

                      1. R
                        Ropi

                        Nuk e kuptoj si mund te trajtohet krimineli me barbar i ketij vendi, vrasesi me flagrant, hajduti me i madh, antishqiptari me i urryer, vegla ruse e serbe, i damkosuri familjarisht me non grata ne balle...sikur nuk ka ndodhur asgje dhe trajtohet si nje politikan i zakonshem qe do merrka pjese ne zgjedhje...TURP! KY PIS DUHET TE BOJKOTOHET, GAZETAT DUHET TE NXJERRIN NE DRITE MALIN ME KRIME QE KA KRYER E KRYEN, TI BEJNE THIRRJE DREJTESISE TE ZGJOHET DHE TA DENOJ KETE QEN, JO TE NA E SERVIRIN KETE QEN SI NJE POLITIKAN QE PO HYKA NE ZGJEDHJE...FUCK YOU!

                        1. o
                          orientimi

                          Dikush duhet ti shpjegoje atij Bejko kok-derrases se garen ku merr pjese e ka me kryetarin aktual prej 8 vitesh ne Bashki! Mundesisht edhe ti thuhet se e ka emrin Erion Velia. Se votat ata qe entuziazmohen nga denglat e Bejkos, i kane pikerisht per kryetarin ne detyre, ate pra Erion Veline qe Bejko nuk e di akoma.

                          1. o
                            opozitat e sajuara jane te Deshtuara

                            Partia Demokratike (ajo "zyrtarja") garon ne 16 bashki nga 61 qe jane ne zgjedhje. Kryetar ka ate qe ka lene me testament ish kryetari qe ka dhene doreheqje. Hapjen e fushates se atyre 16 kandidateve per 61 Bashki ja ben Prec Zogaj i pranuar nga ai vete se ka qene bashkepunetor i Sigurimit Shtetit. Ai qe eshte quajtur dikur "Perc" nga Edi Rama. Nese ka nje opozite ne Shqiperi pra, kjo eshte pikerish kjo PD "zyrtare", por jo kunder Pushtetit. Eshte opozite kunder opozitareve te ketij pushteti.

                            1. V
                              Veterineri

                              Ngateron gjerat dhe i ke bere lemsh, Z Mero! E gjykon Saliun si qenie njerezore, por Saliu qe kur u infektua nga virusi i terbimit, nuk sillet me si qenie njerezore por si qen i terbuar. Leh pa pushim dhe kafshon kedo, bile cfardo qe i del perpara. Faza e fundit per qenin e terbuar eshte faza kur ai fillon dhe kafshon vehtvehten. Kujdes or Zotnia Mero se mos edhe ne kete faze do e gjykosh Sali Qenin si njeri!

                              Lini një Përgjigje