Berisha përballë dy braktisjeve 

15 Prill 2023, 18:47Editorial Mero Baze

Sali Berisha ka gjithë jetën që përpiqet të bëjë gjëra të panumërueshme, të paverifikueshme dhe mbi të gjitha, të vetëvlerësueshme për opinionin publik nga ai dhe jo nga vet opinioni publik. Për herë të parë në fund të karrierës së tij, ra në kurth dhe u përpoq të bëjë sfidën e jetës në një vend ku karriget numërohen, boshllëqet duken dhe gënjeshtrat nuk shkojnë.

Nuk e di sa bindëse ka qenë arsyeja që mitingu hapës i fushatës duhej bërë në stadium, aty ku dhe u sajua rilindja e partisë së tij, por e sigurtë është që të gjithë kanë besuar gënjeshtrat e Berishës dhe kanë menduar se e mbushin stadiumin. Në fakt nuk mbushën dot as një të pestën e tij, pra nuk shkuan dot as 4 mijë vetë.

Dhe i pari në listën e atyre që e kishte auto sugjestionuar veten ishte Ilir Meta. Qysh nga 2 marsi i 2021, kur Berisha i çoi njerëz në shesh dhe atij ju duk vetja lider popullor, ai beson se Berisha mbush çdo shesh apo stadium, mjafton ta vendosi.

Dhe duket që ishte nxitësi kryesor i çeljes së fushatës në stadium, pasi kishte gjithë javën që bën ftesa personale për të shkuar në stadium dhe kishte menduar gjatë dhe skenarin të ngjitej dhe si Pitkini nëpër shkallë.

Edhe më e rëndë ishte dinamika e qëndrimit të njerëzve në stadium. Diferenca e njerëzve kur foli Belindi me atë kur foli Berisha ishte gati gjysmë për gjysmë. Edhe pse Berisha u vonua shumë të vinte, me shpresë se njerëzit do shtoheshin, ai në fakt e zbrazi dhe atë hapësirë që gjeti të mbushur, pasi kishte folur Këlliçi.

Kështu që Berisha u gjend sot përballë dy braktisjeve. Braktisjes së madhe të mbështetëseve të tij për mitingun çelës të fushatës në stadium, ku kishte më pak njerëz se sa kishte kur themeloi partinë, dhe braktisja e dytë e madhe kur ai mori fjalën, që është një sinjal se ai dhe brenda Foltores është po aq i padëshiruar sa jashtë saj, pavarësisht se njerëzit aty ndjehen të marrë peng e shpresojnë të bëjnë përpara kur të ikë ai.

Ndoshta kjo do ishte më e lehtë sikur ta kishte bërë në ndonjë cep të Tiranës dhe të thoshte si zakonisht se ishin 200 mijë vetë. Se deri tani është tallur me Lulin që në një sallë me 1500 karrige fuste 4500 delegatë, kurse ky në një stadium me 25 mijë vende nuk fut dot 2500 vetë.

30 Komente

  1. P
    Preshi I lushnjes

    perseri birisha thote stadium u mbush Dhe u derdh

    1. k
      koment

      Prape lesh o Mero lesh me gjithe aktivist e patronazhiste. Imbani uturakun Rames deri ne fund.

      1. R
        Rrnofte LEXHENDA !

        Koment ! Mos u merzit !

    2. E
      Edi

      Mero Po pse a do ta dergoj video se dhe Tarifa tha me mijera Po 5 mije Jo me shume Po boll genjeve o burre se je dhe ne moshe. Turp Turp Turp!!!!

      1. S
        Sali Berisha

        Atje ishin 100 .000 veta se cdo familje kishte caktuar nga nje person per pamundesi vendesh.Edi Rama e ka ndertuar qellimisht aq te vogel,nga frika se mbushej plot nga demokratet.

        1. x
          xhoxhi

          Unë mendoj se partia demokratike duhet të luftojë jo për zgjedhjet e 14 majit por të fillojë luftën të shporë Sali Berishën i cila ka 33 vjet që nuk bën asgjë dhe e mban veten si trim i madh.Po nuk u ngritën si Bejko që ta nxjerin me brekë nga selia e partisë kjo parti nuk do egzistojë.Pasi ta shporin të bashkohen më të mirët dhe me një program ambicios të futen për të fituar më 2025 zgjedhjet parlamentare.Saliu nuk mer vesh me të mirë ai duhet vënë me shpatulla për muri nga demokratët e ndershëm për prapësirat që ka bërë këtu e 33 vjet.Pse kanë frikë tia thonë në sy gjithë bëmat e tij nuk e kuptoj.Edhe Amerika atë do që njerzit e ndershëm ti thonë Salit qërou nga këtu dhe jo siç dëgjojmë që ky na paska sjellë demokracinë e tani e ka mbaruar punën.Ai ska sjellë asgj.Ai solli shkatërimin e vendit vetëm për të mbajtur pushtetin me vota të vjedhura dhe me njerëz hadutë..Shikoni se kush i shkon mbrapa..hajdutë e kriminelë

          1. G
            Gimmi .

            XHoxhi komplimenti ,jashte Saliu ,jashte hajdutet e kriminelet . Demokrat boll eshte boll ,o sot o kurre ,neser eshte vone e nuk ka me vlere .

          2. M
            Merushja sularushka

            Ne ato maja ripa ripa, nje here ta hypa dhe prap ta hypa

            1. H
              Haaa e bojkotuan non graten

              Kur non grata mori fjalen ishte pothuajse boshe ata 100 veta qe ngelen ishin koke boshet e ardhur me autobus nga katundet nuk largoheshin dot se i ikte autobuzi e ngeleshin rrugeve por braktisja qe ju be non grates pak misterioze si ka mundesi stadiumi boshe boshe fare Mendoje qe pas ketij comploti ka qene Georges Sorosi dhe Rama presim cfare do te na thoje Fevziu Shkullaku Bushati Lubonja dhe Lelua

              1. O
                Olti

                Ti nuk da ta hash ne goje po ne byth se aty te pelqen. Po ngele gjithe jeten me kar ne byth o i zi. Mere njeher ne goje se mund te te shijoje

                1. T
                  Tironci

                  Olti, te ka ikur truri ne drejtim te paditur. Kush te ka merzitur me cun?

                2. P
                  POPULLI

                  Ne stadium nuk kishte demokrat ata ishin te gjithe te ish spiunit METAJ e gjithe LIRIJA dhe disa lepiresa qe i shkojne mbrapa SALI KOMUNISTIT.

                  1. s
                    saliu duhet te shpallet terrorist

                    Me shume bathorist do mblidheshin po te jepej lajmerimi qe dy gladiatore non grata hajdute e kriminel do ndeshen sali komunisti me ilir spiunin.Bathoristet erdhen me autobus falas nga puftja kllic esmeri natyral.Kur i shikoja ata bathoriste qe kalonin te sheshi ,me dhimseshin,dukeshin sikur vinin nga nje bote tjeter,shikonin pallatet si te hutuar,mundoheshin te benin ndonje foto qe ndoshta do ja tregonin kryetarit te tyre te mernin ndonje lek te premtuar.Gjynah qe tallen me fukarenjte keshtu,kur saliu dhe iliri jetojne mes shufrave te floririt

                    1. T
                      Turi

                      O Mero mjerani Sala do te vdesi ty. Po si mundesh mor qywar te genjesh si amator i pacipe. Po nqs gjen npj kar qe beson ne broçkullat tua bravo !

                      1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                        E pyeti një politikan Berishën. Sa herë ke qenë në stadium? Këtë rradhë më bëhen dy herë. Stadiumi Arena Kombëtare vetëm këtë rradhë, ishte pa policinë dhe forca speciale. Këtë rradhë e hëngri grushtin nga elektorati, mundet dhe nga PL,braktisje !

                        1. R
                          Referendum per arrestimin e koleres sali

                          a e di ti kur e mesoi fjalen stadium dhe per cfare sherben stadiumi,saliu,kur u be antar i ppsh.maloku do shekuj te behet njeri

                        2. G
                          Gjëndja civile e zdromsave

                          Berisha drejt dy braktisjeve, Meroja drej dy martesave. Nje me Lulqimin nje me Bejko karin

                          1. N
                            NOKJA

                            mos ia vini re plakut Sal se helbete mosha ben te veten , harron, dridhet, i ben qejfin vetes, i duket se enderron bukur po shkon drejt ferrit duke e çliruar Shqiperine nga fataliteti dhe berishizmi dhe antiamerikanizmi!

                            1. M
                              Molla e dijes

                              APOLOGJIA E MUNGUAR E BELOS Unë jam i thjeshtë ashtu si ju, s'kam vilë por veç një shtëpi, dua votën tuaj që t'ju shërbej, të bëhem kryetar në bashki. Diplomë gjimnazi mbase s'kam, por kam mbaruar universitet, në lojë tenisi kam qënë kampion, jam kandidati i duhur për kryeqytet. Unë premtimet do t'i mbaj, autobusi falas do jetë realitet, s'do udhetojë njeri me makinë, në urban do mblidhet ai milet! Do ju duket vetja si n'konservë sardele, era e djersës ndoshta do mbizotërojë, mbase do shtohen manjakët e xhepistat, ruani bythën e xhepin, që t'ju shpëtojë! Me urban do bëni xhiro falas, sa herë të doni, zbrit dhe hip , merrni bukë me vete se s'dihet, do ju duket vetja fiks si VIP. Qeras unë për biletat falas, nga taksat tuaja, jo nga xhepi im, me ato para që do të kurseni, blini buke thatë në kujtimin tim. Bukë të vogël, jo të madhe, për të tjera gjëra paguani vetë, duket si lëmoshë por zgjidh halle, më mirë se bari i Kimetes do jetë! Belo do jetë në shërbimin tuaj, do ju bëj 500 oaze për relaks, do keni parqe edhe buzë Lanës, dhisni aty me nge kur të jeni kaps. Qyteti do jetë metropol policentrik, s'do ketë më ndërtime pallatesh, do jetë si oaz pushimi të papunësh, është çështje vullneti, jo hallatesh! Rama karagjozi na quajti qenër, kurse bashkiakët e tij, gomerë, tha, qenit s'i ngarkohen drurët, veç gomari e bën punën me nder! Ç'ka ai me qentë, ne s'jemi ashtu, qeni ka qënë miku i njeriut përherë, sidoqoftë ne jemi elefantë amerikanë, por, bëhemi po të duam edhe gomerë! Pra të dashur qenër apo elefantë, mos i votoni gomerët këtë herë, votoni koalicionin ''Bashkë Fitojmë'', se ngelëm rrugëve papunë përherë! Po nuk më votuat s'ka problem, krushqinë e kam bërë me socialistë, papunë e pabukë s'ngelem pa merak, di të behem gomar edhe komunist!

                              1. T
                                TemaTiku

                                Fale TV qe e pasqyruan ate miting hapes te fushates se opozites, shqiptaret nuk mund ti besojne rrenave te Mero Bazes per braktisje te opozites. Aty ne stadium dje shqiptaret fale ekraneve pane nje hapje fushate dinjitoze te opozites me kandidate per Bashki dinjitoze e te pa konsumuar, ndryshe nga Galloshet e grisura nga konsumi i atyre vjetersirave qe u sjell Edi Rama per ti votuar serish si Bashkiake ku te tere kane nga 8 e deri ne mbi 20 vite neper zyra (rasti i njefare Topcise atje ne Maliq). Ja pse Edi Rama nuk pati kurajo ti prezantoje ato Kalbesirat e tij te dekompozuara neper zyra bashkish por mori lopaten te mbillte peme.

                                1. T
                                  Tiku mekaniku

                                  Mos i beso Meros o i marre besoje videos nese ke problem me syte shpejte te oftamologe o komunisti i nongrates Berrishes

                                  1. W
                                    Wake Up

                                    meku-Tiku, Videot u shfaqen neper tere stacionet e TV dhe kudo u pane njerez ne ate takim, por se sye e tu shohin vetem videon e shfaqura nga verra by...Meros eshte problemi yt.

                                2. K
                                  K

                                  Po te ishte i braktisun Berisha nuk do paguente Rama dite nate Meron e co me u marre me Berishen.

                                  1. N
                                    Nuk u braktis Berisha .

                                    Nuk braktisen Berishën , po kujtuan se Kryetar PITKINI i PL dhe udhëheqës i KOALICIONIT të FITORES , ishte folësi i fundit , prandaj u larguan .

                                    1. e
                                      edhe uji qelbet duke ndenjur

                                      Para se te turfullojme kunder nje premtimi te Belind Kellicit per transport urban falas - Ate Premtimin per transport publik falas ne kryeqytet e kemi degjuar te gjithe ta bente para 8 vitesh ky qe tani kerkon te rrije akoma edhe pas 8 vitesh brenda Bashkise. Ta durojme kete qe ka rrejtur 8 vite e ta leme akoma Kryetar Bashkie do te thote te kemi legjitimuar Rrenacakun.

                                      1. T
                                        Tironci

                                        ishte nje komedi e vertete i gjithe show qe u mundua Salih Berisha te na bjere dje ne Air Albania..Dje e braktisen dhe cecenet e tij dhe e lane si mut te bente monolog me ca katunare qe ngelen pasi nuk kishin autobus per tu kthyer ne fshat

                                        1. T
                                          Tani

                                          Z.Mero,me gjithe respektin qe kam per ju dua te di perse jane bllokuar komentet ne shkrimin “10 arsye pse nuk duhen ftuar palaçot në televizion”te botuar po nga ju!!!!!!

                                          1. X
                                            Xhemali Qefali Guri Ramazonit

                                            Ed Rama ne Kavaje leshon nje vetmburrje origjinale - Na votoni ne Gomeret e druve se ju mbajme drute!

                                            1. E
                                              Eskobari i Maliqit

                                              Po ku e pe braktisjen mor koktrashe. Apo i mbani kamerat nga pjesa qe nuk kish njerez dhe gjoja po e braktisnin. Shqiperia do behet kur te shporren te gjithe sahanlepirsit.

                                              1. E
                                                Emiljano

                                                Ky eshte nje lajm i mire Mero,talebanet po pakesohen

                                                Lini një Përgjigje