Një manual për të njohur kriptoberishistët në këtë fushatë

7 Prill 2023, 20:17Editorial Mero Baze

Kriptoberishizmi është fenomeni i berishizmit të fshehur, që nuk shfaqet në formën e sinqertë të Edi Palokës apo Flamur Nokës, por në formë më të maskuar, që në thelb është i njëjti problem: Njerëz të marrë peng nga Sali Berisha.

Në raport me ata që kanë vendosur të heqin dorë nga të menduarit dhe të përsërisin broçkullat e Berishës, kriptoberishistët janë dhe më amoralë, pasi këta ndryshe nga të parët, e kuptojnë dëmin që Berisha po i bën opozita, por nuk kanë guximin të çlirohen prej tij.

Të parët në këtë listë natyrisht janë shumica e kandidatëve të Berishës, të cilët turfullojnë kur mendojnë se mund të humbasin prej Berishës, por ngushëllohen se kanë më shumë vota se ata të Alibeaj. Këta janë ata që ëndrrën e vetme kanë që “demokratët” t’ua dinë për nder kur të vdesë Berisha, që ata i shërbyen deri në fund dhe pastaj të marrin shpërblimin. 

E vetmja gjë që harrojnë është se kur Berisha të mos jetë më, nuk do jenë më as rregullat poshtëruese që diktoi për karrierë politike Berisha dhe nuk do t’i hyjnë në punë njeriut. Thjesht do kujtohen siç kujtohet sot Hysni Milloshi, që i doli zot shokut Enver kur e hodhën poshtë të gjithë.

Edhe më qesharak në këtë histori do mbetet një ushtri e tërë fjalëshkruesish dhe fjalëfolësish ekranesh, që në këtë periudhë çdo ngjarje në vend e masin me kutin e Berishës. 

Fjala vjen ,njëri thotë që ambasadorja amerikane ka dështuar si diplomate dhe ka turpëruar SHBA, pasi sulmon Berishën. E thotë këtë kur Departamenti i Shtetit dhe Shtëpia e Bardhe i del zot ambasadores dhe e lavdëron për punën e saj. A thua se fjalëfolësit e Berishës nëpër ekrane, përfaqësojnë një hierarki më të lartë se Blinken apo Escobar në SHBA dhe po i qajnë hallin SHBA.

Madje dhe kur gjykojnë aktorët e tjerë në tregun polik në vend, i gjykojnë në raport me Berishën. Pra të mirë janë ata që janë me Berishën, të tjerët janë regresivë. E thonë këtë për njeriun e certifikuar familjarisht si hajdut, me grua hajdute, vajzë hajdute, djalë hajdut, qeveri hajdute te rrëzuar me 1 milion vota dhe që tani pas 32 vitesh shqiptarët duhet ta rikthejnë se duan këta.

E kuptoj që shumë prej tyre në fakt vajtojnë tek Berisha dështimin e tyre, por Shqipëria nuk ka problemin e tyre, ka problemet e saj.

Të tretët dhe më tinëzarë si kriptoberishistë janë këta kryetarët e partive aleate opozitare, që nuk janë në koalicion me Berishën, por që bëjnë përditë thirrje të votohen kandidatët e Berishës. 

Të jesh ose jo me Berishën në këto zgjedhje, do të thotë thjesht të votosh ose jo kandidatët e tij. Berisha nuk është vet kandidat. Kështu që gënjeshtra që ne nuk jemi me Berishën, por jemi me kandidatët e Berishës, është thjesht një hipokrizi, një kriptoberishizëm, i negociuar madje nga vet Berisha me ta. Liria e vetme e tyre është të thonë që nuk jemi nën një sigël me Ilir Metën si Berisha, por jemi me siglat tona.

Për ti kuptuar lehtë kriptoberishistët në këtë fushatë, nuk duhet shumë mundim. Shikoni kur Berisha sulmon SHBA dhe ata nuk flasin, shikoni kur sulmojnë egërsisht vetëm ata pak kandidatë që ka vendosur Alibeaj, shikoni kur bëjnë sikur diskutojnë seriozisht për broçkulla të tipit transport urban falas, shikoni kur diskutojnë seriozisht për akuzat e Berishës që nuk kanë asnjë lidhje me realitetin dhe mbi të gjitha, shikojini kur nuk pyesin dot Berishën kur e kanë përballë për asnjë akuzë të faktuar ndaj tij. Janë thjesht ushtarët e poshtëruar te tij. 

21 Komente

  1. N
    Nona e Maleve

    Ja hangshi mulla karin Albin Kurtit.

    1. k
      koment

      Ore Mero si vate ajo puna e Bexhetit? Do i japim ndonje lek mo apor jo?

      1. M
        Ministria e KomshiKulturës

        Po manual per kriptorama-zon-istet ke bere Ymer efendi? Apo keta mjafton tju shikosh ku e mbajne tokezen e rripit, para apo mbrapa. Dyqanin e pantallonave mbrapa. Burrat shurrojne ne bisht, grate ne kembe. Llapën e rruajnë me brisk, anusin e skuqin me hislla.. Ymeri bën manuale !!?? Orale e dimë por me dorë ( manualisht) e kish mbajtur sekret. Si gjobën e Beketit.

    2. E
      Evisa

      Zoti non grata! Ju kujtohet kur ambasadori i mrekullueshëm amerikan zoti Rajerson dilte hapur në fushatë në 1991 në mbështetje të forcave demokratike që luftonin në atë kohë për ndryshimin e domosdoshëm pas shembjes së komunizmit? Ishte vetë koha që e kërkonte atë ndryshim dhe zoti Rajerson bëri atë që duhej bërë në atë moment, u vu në ndihmë hapur në mbështetje të forcave demokratike. Sot zonja Kim po bënë gjithçka për largimin e kësaj klase të urryer, bastarde, që ka mbërthyer për gryke këtë popull, pra ajo hapur po tregon se Amerika është përsëri në mbrojtje të demokracisë dhe lirisë në këtë vënd, pra po bënë atë që bëri Rajerson atëhere. Zoti Berisha, kur ishe në anën e së mirës, Amerika e përfaqësuar nga ambasadori Rajerson të përkrahu, sot kur je modeli dhe pengesa më e urryer për ecjen e demokracisë përpara, Amerika e përfaqësuar nga Juri Kim po bënë atë që koha kërkon, po të flak në koshin e mbeturinave. Sepse je ti që nuk dite të tërhiqeshe realisht nga politika, por bëre sikur u tërhoqe në 2013 dhe nuk lije fije pa lëvizur nga pas. Pra, kur koha e kërkonte që të përkraheshe, sepse ishe në anën e së mirës, Amerika të përkrahu, sot që përfaqëson të ligën në këtë vënd (sepse vetë me qëndrimet që mbajte tregove fytyrën e vërtetë) Amerika është kundër teje, hapur dhe fare pa droje. As mos prit që Amerika të gjykojë për çfarë bërë në fillimet e demokracisë, ajo sot të gjykon me atë që bëre gjatë ushtrimit 32 vjeçar në pushtet. Them 32 vjeçar sepse shumica e përkrahësve të tu nuk e quan pushtet përfaqësimin në parlament, ata pushtet quajnë atë që u jep mundësi të vjedhin. Sepse kështu i mësove ti, për të qënë vetë kurdoherë në majë të pushtetit vetëm për të zhvatur. Pas teje, edhe i gjati, i cili është një kopje edhe më e shëmtuar se jotja, nëse nuk do dijë të tërhiqet atëherë kur e kërkon koha, ka për të pësuar të njëjtin fat, ashtu si dhe joti. Në demokraci, kush nuk e ka të qartë se duhet të tërhiqet REALISHT atëhere kur e kërkon koha si domosdoshmëri, nuk mund të ketë fat ndryshe nga ky i Berishës sot.

      1. P
        Preshi I lushnjes

        Asnje gazetaruc nuk e pyet, po ne se, ne daten 15 maj nuk do fitoni, a do ti konsideroni zgjedhjet te vjedhura siç I keni deklaruar here te tjetera?

        1. N
          Nemesis

          Nuk ka nevoje te vidhen, u rriten rrogat. Gjithsesi inati iu shtofte, duhet te kete zgjedhje cdo vit.

        2. K
          Kaq per sot

          Ja thua po kush degjojne, vete zeri i z.Berisha ju hyn ne vesh. Listo ju keta bandille dhe te ndare ne dy lista: Kryetar partie dhe ftillohet me Dulen, Ndoka, Duka u harrua Duka i krimit, tani krimet jane bere qelibar…….Patozi, Mediu and CO Grupi i dyte ata brenda partise qe e mbajne vehten per intelektuale: Bylykbash Spaho Vokshi E nje tufe te tjere, Po jane shume e nuk i rendua dot se na thote Mero qe i Zune hapsire e faqes.

          1. T
            Tartufi

            Ai qe do te besoje vertet karakterin e atij qe ndjek kete krye- latyre politikani Sali sot ,duhet te besoje pa medyshje [ Mero Bazen ] 8vjet lepirje te ketij Meroje pas kesaj latyre shqiptare jane nje kohe e gjate per te formuar karakterin e peshtire njerezor. Me pas ndarija eshte nje gje tjeter,por per te mesuar e gjen tek kejo balte e shkelur me kembe shum sakte,, nga Krye- latyra.

            1. I
              Idioti

              Ja pershembull cfare mendimi ka shoqja Godole per kete? Si dikomunistia me e madhe qe ka ky vend fjala e saj do degjuar se ajo ka eksperience te gjate me dikomunizmin. Po shoqja Tabaku dini gje nga behet? Se per shoqen Topalli e kuptuam qe ja beri 8 me 2 Hilarit te amerikes. Gojet e liga thone se shoqet se bashku me shokun Bardhi pas qametit te madh te 14 Majit do bashkohen me shokun Sali per shpetimin e memedheut nga rregjimi. Mero, mos humb kohe me sektin e Saliut dhe mos bej gabime te renda me krahasime me shokun Enver qe i ndrifte shpirti ne ferr. Xhaxhi Enver ishte armik ne Amerike, por jo nongrada. Femijet dhe gruan i la rrugeve pa shtepi dhe pa nje qindarke ne banke. Amerikanet e respektonin si armik gjate luftes se ftohte. Koha do ti nxjerr te gjitha ashtu si koha tregoi per shokun Sali.

              1. B
                Bubuzhel Berati i punesuari Berrishes

                Bukuria eshte kur Berrisha kerkone fakte pse DASH e ka i shpallur non grata per korrupsion galopant minues i demokracise dhe i drejtesise grupe kriminale kuptohet DASH ka ligje per mos dekonspirim te punonjesve te saj Çfare e pengone komunistin non grata Berrisha te tregoje faktet qe ambasadore amerikes eshte e korruptuar dhe ka prona ne Shqiperi ? Kur ky i semure psiqik shpife per nje diplomate e imagjinoni cfare munde te beje ky njeri i pa pergjegjeshem per nje te zgjedhur nje gazetar nje pronar tv nje pronar radio ,investitor ky i semure nuk ka limit ne shpifje ndaj ligji dhe shteti duhet te veproje duhet qe prokurori ta theresi dhe ti kerkoje prova qe ambasadore Kimm ka prona dhe eshte pjese e korrupsionit ne te kundert te denohet . Demokraci eshte ligje .

                1. S
                  Salihane Kuliçabdylheqimi

                  Në të njëjtën linjë me ju i nderuar Baze, do të shtoja që gjithë këta, rrotullhanet e Berishukut, si PaKoqja, Nokari, Mond Spaho, Vokshorja, Lelobytha, etj, janë llumi i kafesë në filxhanin opozitar, që lexohen vetëm nga Moniçka Kryetoqja e shoqja me letra, e ish-presidentit Ilir Metaj (alias I.M) dhe sot, REZIDENT i inteligjencës Ruse në Shqipëri.

                  1. T
                    Trapi

                    Nuk ka nevoje per ndonje manual te vecant apo dhunti te vecante per te zbuluar kriptoberishistet. Mjafton te nuhatesh gojen e kriptoberishisteve kur flasin. Qelben era mut, pra era Sali, aq e njohur si ne jug ashtu dhe ne veri.

                    1. b
                      ben.

                      Mero. Ke 1 problem te madh, kujton se njerezia ka nivelin delenxhi te rilindasve. Njerezia mendon pak me thjeshte dhe me racional dhe si rrjedhim me sakte. 1. Ato hekurishtet ne gjirin e Vlores, qe nxijne nga ndryshku ,nuk kane prodhuar 1 Kwh energji elektrike dhe shqiptaret i paguajne 60.000 euro ne dite per cfare jane atje? Kuptohet te beje nai leke ramiu me kimeten. Dhe nese e thote berisha ne duhet te themi o sa mire qe po na vjedh kimetja me ramiun?? 2. Krietari i SPAK , qe e votoi prape partia na tha se inceneratorin e Tiranes qe nuk egziston , nuk e di mavria se kush eshte pronari. Pyetja eshte se si ramiu ka firmosur letrat per pronare fantazme, dhe si keta pronare fantazme per 1 objekt fantazme ju marin shqiptareve 100.000 euro ne dite. Meqense kete e thote berisha ne duhet te themi o sa mire qe po na vjedhin??? 3. Gjykata e Arbitrazhit denoi Shqiperine me 110.000 meleone evro, se kapter ramiu dhe fiku i tiranes mbyllen me dhune 1 statcion televiziv. Meqense e thote berisha ne duhet te themi o sa mire qe do paguajme per bythe te ramiut dhe veliut ca qindra milione evro??? 4. Berisha i keq rrugen e kombit e beri mesatarisht me 7 meleon evro per kilometer. Greket autostraden janine kakavije do e bejne me 4.5 meleone evro per km. Ramiu autostradat nuk i kap me dore pa 22 meleone evro per km. Ca duhet te themi ne bravo rami qe na heq breket , vetem se e tha berisha??? Mero ti edhe 1 takëm si ti keni ber pallë keta 10 vjetet e fundit, edhe ca ge tjere si McGonigal, ndersa shqiptaret ikin nga syte kembet. Apo edhe kete nuk duhet ta themi se e thote berisha????

                      1. b
                        ben bin ban

                        ben .... Kocka ngrenes i familjes kriminale Berrisha

                      2. F
                        Flutura

                        Palacot berishiste, kane ngrene tule dhe do i vjellin kocka

                        1. L
                          Larva

                          Po ti cfare ke ngrene?

                        2. P
                          Papi

                          O Mero,kishe nje artikull shume interesant dje qe trgonte se sa idiot eshte Biden,po e zhduke shume shpejt,jam kurioz kush te telefonoi.Ramiu apo lali Plehra.

                          1. R
                            Rrnofte LEXHENDA !

                            Ing. MERO ! Je bere pak i besdisshem duke u marre me BERISHEN. Nje popull i zgjuar voton ate qe Meriton. Prandaj lere Berishen ne lehjet e veta. Ay nuk leh kot. Zagaret e tij e kane detyrim thirrjen e padronit PERBINDESH !

                            1. t
                              tata luigji

                              Referendum ne popull per djejen e Sali Berishes dhe Ili Metes ne furrat e ziftit kjo eshte dhe deshire e amerikaneve, sa me shpejt sa me mire

                              1. N
                                Noci

                                Ka 30 qe çdo njeri qe beson Berishen kur i kundervihen dikujt ne maje te gjuhesh kane fjalen komunist si sharje.Ne historike tone ka qene PPSH antiamerikane ,tani na doli edhe grupimi i Berishes qe justifikohet se ne e kemi inatin me ambasadoren e jo me USA ne.Mirepo znj Kim perfaqeson politiken e shtetit amerikan se atje i merr direktivat .Mire ata qe i tremb me dosje apo ndonje faj qe kane bere por nje tufe gazetaresh te shkolluar qe na shurdhojne neper tv apo ndonje i persekutuar.A mund te shajne keta njerez te tjeret qe nuk mendojne si ata me fjalen komunist qe e kane patur si kundervenie

                                1. p
                                  prokurori

                                  Është ende e paqartë,është aftësi e përbindëshit Berisha a po paftësi e masës brumore,që ndjek pas këtë përbindësh,a po të dyja bashkë.!!!… Fakt është që ai ashtu në ngordhje e sipër bëhet më i egër,më brutal ,më i papërmbajtur përballë edhe masës brumore,që e urren. Duam s’duam ai vazhdon të jetë një pengesë e madhe në ecurinë demokratike shqipëtare.

                                  Lini një Përgjigje