Kontradikta e akuzës për katër ish-drejtuesit e UÇK lidhur me “Ndërmarrjen  e Përbashkët Kriminale’’ 

3 Prill 2023, 20:11Editorial Mero Baze

Ka një kontradiktë në formulimin e akuzës që Gjykata Speciale ka lexuar sot ndaj katër drejtuesve madhorë të UÇK, një organizatë që mori përsipër rezistencën e armatosur të shqiptarëve në Kosovë gjatë vitit 1998 1999. 
Në aktakuzë krerët e UÇK-së akuzohen për krime lufte – duke i cilësuar ata si një “Ndërmarrje  e Përbashkët Kriminale’’, ndërsa gjatë gjithë ligjërimit të tij Prokurori i çështjes përpiqej të theksonte se katër drejtuesit e UÇK, akuzohen për veprimtarinë e tyre individuale kundër atyre që ata i kanë konsideruar bashkëpunëtorë të Serbisë në Kosovë dhe nuk kanë asgjë me UÇK. 
Konsiderimi “Ndërmarrje  e Përbashkët Kriminale’’ është një ndëshkim i qartë për UÇK dhe historinë e saj, një ndëshkim i cili nuk qëndron as për shkak të historisë së UÇK as për faktet që mungojnë për ta ilustruar atë. 
UÇK nuk ka një ditë të caktuar të formimit të saj. Ende askush nuk kujton dot ndonjë datë, që këta të katërt, janë mbledhur e kanë krijuar UÇK, pasi në të vërtet nuk ka ndodhur. UÇK më shumë se sa organizatë, ishte një projekt për ti rezistuar terrorit serb, kur shpresat për ta zgjidhur çështjen e Kosovës në rrugë paqësore pas Daytonit u shuan.  
Katër ish drejtuesit e UCK, kanë qenë veprimtarë politikë të një organizate politike të majt, LPK, e cila mbështeste luftën e armatosur dhe kur ajo ja nisi, ata ishin njerëz popullor, por jo autoritete ushtarake që drejtonin rezistencën.  
UÇK ishte një lëvizje e decentralizuar, që lindte e forcohej në çdo fshat, në çdo shtëpi në krahinë apo qytet ku Serbia bënte krime. Ajo ishte një akronim, me të cilën shqiptarët shpresonin dhe besonin se do të merrnin hak ndaj krimeve serbe mbi ta. 
I vetmi organizim shtetëror i Kosovës që ishte bërë gati të përdorej në rast lufte ishin Forcat e Armatsoura të Kosovës, financuar nga qeveria e Kosovës në ekzil, ku ishte vetëm një bërthamë oficerësh shqiptarë të ish-Jugosllavisë, por dhe ata ju bashkuan siglës së UÇK dhe hyn në Kosovë me uniformat e tyre, pasi thjesht UÇK nuk ishte një organizatë që nuk kishte dikush monopol mbi të.  
Shumica e shtabeve zonale u financua nga qeveria Bukoshi edhe pse shpesh ishte në armiqësi me ta, dhe nuk arritën të bien dakord për tu bashkuar nën një emblemë për shkak të ndarjeve politike. 
Pra protagonizmi i Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e të tjerëve mbi UÇK, ishte autoritet politik dhe jo ushtarak.  
Ka pas plot projekte për të vendosur një kontroll politik mbi UCK nga ndërkombëtarët. Fillimisht SHBA u përpoq të bindte UCK të vendosej nën urdhrat e presidentit Rugova por dështoi.  
Pastaj në verën e vitit 1998,  Kristofer Hill, ambasadori i tanishëm i SHBA në Beograd, u përpoq të formote një qeveri të re në Kosovë me bazë të gjerë, madje propozuan dhe Mehmet Hajrizin si kryeministër, me shpresë se do ta pranonte dhe UÇK, por dhe ai plan dështoi.  
Më pas Adem Demaçi u shpall përfaqësues politik i UÇK me seli në Prishtinë dhe ai filloi të fliste në emër të tyre. Por autoriteti i ti ra dhe gati u bë qesharak kur ai bashkë me Albin Kurtin si zëdhënës i tij, dolën më 2 Shkurt 1999, në një konferencë për shtyp dhe kundërshtuan nisjen e delegacionit në Rambuje, si tradhti ndaj Kosovës. Por nuk i pyeti askush nga UÇK dhe delegacioni shkoi në bisedime. Kjo tregoi se dhe ai ishte një përfaqësues fals i UÇK.  
Të vetmit njerëz që UÇK i pranoi për përfaqësues politik janë këta që sot janë në Hagë. Ata u bën njerëz popullor të saj por nuk ishin njerëz autoritarë që diktonin në terren.  
Shtabet ishin të decentralizuara dhe UÇK ishte një rezistencë e decentralizuar e cila ndihmohej nga të gjitha palët, nga qeveria Bukoshi, nga fondi “Vendlindja thërret” dhe fonde të tjera private mbare Evropës dhe ne SHBA, dhe në fund dhe nga NATO e SHBA. 
Konsideromi “Ndërmarrje e përbashkët kriminale”, është krejt i pabazë, pasi në të vërtet aty askush nuk ishte bashkë me dikë, por ishin të gjithë viktima të një terrori etnik dhe po rezistonin. 
Nga ana tjetër, prokuroria edhe ngre akuz për “Ndërmarrje të përbashkët kriminale”, edhe thotë që ndaj katër të akuzuarve ka akuza personale për eliminime kundërshtarësh politik. 
Akuzat për akte personale, mund të hetohen dhe të ballafaqohen në gjykatë. Çdo fakt që ekziston për krime për qëllime politike mund të hetohet. Por kjo nuk shkon në një gjatësi vale me akuzën për “Ndërmarrje e përbashkët kriminale”. Ajo nuk mund të qëndroj bazuar në dyshimet se të katër këta ish drejtues politik të UÇK janë të përfshirë në akte personale që dyshohen se janë krime të orientuara politikisht. 
Është jo logjike të thuhet siç thotë prokurori, që akuza ndaj tyre nuk është akuzë ndaj UÇK dhe të lësh në fuqi vlerësimin për UÇK si “Ndërmarrje e përbashkët kriminale”.  
Së paku tek paragrafi 35 ky vlerësim duhet të bjerë. Pastaj akuzat personale është lehtë të hetohen, sidomos kur mendon se në zanafillë kanë shpikjen për trafikim organesh në një katund të Burrelit dhe Fushë Krujë, ku ska as ujë për dush, e jo salla operacioni. 
Por s'mund të ketë dhe përbetime që nuk e kemi me UÇK dhe nga ana tjetër të përshkruhet si “Ndërmarrje e përbashkët kriminale”. Është e vetmja gjë që nxjerr njerëzit në rrugë dhe në vend të paqes dhe qetësisë, që duhet të sjellë drejtësia për viktimat, sjellë probleme të reja. 
 

9 Komente

  1. I
    Indinjata

    Gjithkush kush e ndoqi kete seance te turpit te Gjykates se P(H)ages ku prekuroret te kujtonin kohen e Berishes qe te denonin ^pa prova e argumente deri ne zhdukje e eleminim!Ishte e njejta skene sa prokurori mu duk sikur kishte dale jurist nga shkolla e plepave ,kur po numeronte rastet e panumurta duke na e paraqitur edhe ilustrimin me disa harta Serbe e te nenvizuara ne menyre qesharake pa prova e foto na tregonte se ne keto shtepi jane bere krime makabre ,ku nje rast i cili me pas me beri qe ta nderpres seancen ne te pare direkt ishte kur ky matuf prekuror deklaroi:Ne kete shtepi jane torturuar dy persona ku njerit i thyen brinjet dhe tjetrit plage tejet te renda sa nuk merrnin dot fryme dhe nuk leviznin dot!Me pas si nje jurist plepash vazhdoi te nesermen keta te dy u arratisen por u rikapen nga forcat dhe njerin e vrane.E gjithe akuza per te katert ishte ne kete forme ku tregonin harta me shtepi te rrethuara deri ne Kukes dhe luanin me shifra idioteske a thua se dinin te numeronin deri ne dhjete!Kjo seance ishte seance e turpit ku vetem ngjarrje nuk kishte te dokumentuara me fakte !Ndaj jam i mendimit qe pasi te mbaroje ky proçes i shemtuar dhe dashakeq ndaj heronjve te ushtrise çlirimtare te Kosoves ku jo vetem eshte bere per te njollosur figurat qe e drejtuan kete lufte çlirimtare por edhe per te mohuar gjenocidin qe tashme njihet nga e gjithe bota ate Serb mbi popullaten shqiptare ne Kosove per ta perzene nga trojet e tyre.Ky proçes verteton edhe nje here qe dredhite qe ka perdorur Serbia me aleatet e dheshem e nendheshem te saj ,per nje proçes farse ndaj gjenocidit te makinerise vrastare te Sllobodan Millosheviçit duke bere fajtore viktimen dhe vrastaret viktime do te mbahet mend gjate ne memorrjen e ç'do kujt qe po e ndjek dhe do ta ndjek kete proçes te shemtuar ;ku gjithçka ka vetem drejtesi kurr,a thua se kjo gjykate eshte ngritur ne kohen kur drejtonte Sali Berisha e nen urdherat e tij gjithka pritej.Uroj qe nga keta deshmimtare te reme mos te jete edhe ndonje Lulezim Basha ne ditet ne vijim.

    1. A
      Aron

      Dihet mire qe pederastat e Europes do te mundohen ta perlyejne ne menyre inderekte UCK'ne, per t'i bere qejfin Serbise, dhe kjo nuk eshte dicka qe e kane bere zgjidhje keta dordoleca prokurore. Keta jane vec sherbeotre te elites qe i vendosin aty te cojne para gjykimit kedo qe u intereson. E degjuam qarte ambasadorin gjerman ne Kosove cfare tha, qe i nxjerr hapur fare se cfare duan te arrijne. Totalisht e papranueshme dhe ketu i duhet politikes se Shqiperise qe te beje te pamunduren per te hequr kete damke, sepse perlyemi edhe ne me ate gjoja "shtepine e verdhe". Sa per Abinin dhe Dosen, jane njerez te peshtire, aq sa edhe Bledi Fevziu ua keputi sa te peshtire jane bere.

      1. a
        astrit

        LPK nuk ishte parti e majte por parti Enveroxhiste e ideuar dhe financuar nga Regjimi Komunist i Shqiperise. Qellimi i tyre ishte nacionalist. Çlirimi i Kosoves nga roberia Serbe. Ne nje lufte nuk ka shenjtore. Lufta per çlirimin e Kosoves u shoqerua dhe me luften per pushtet ne shtetin e ri te Kosoves. Realisht kemi akuza te renda per personat ne fjale qe po gjykohen per krime qe jane ne kundershtim me ligjet e luftes. Une besoj e shpresoj qe gjykata nderkombetare te jete profesionale dhe e ndershme.

        1. V
          Vetefundosje organizate terroriste

          Sot Thaci me shoke po vuajne ate qe krijuan glorifikimin e UÇK nese do pranoshe te hyshe ne vargjet e krijuara nga rapsode popullore si hero do pranoshe dhe derivat e saj. Nuk ka pasur UÇK...... nuk ka se si te kesh nje ushtri kur nuk ke shtete ka qene thjeshte nje rebelim i armatosur apo kryengritje e armatosur me arme te lehta per nje qellime sensibilizimin e politikes boterore dhe qellimi u arrite bota e civilizuar nderhyri ushtarakisht ne Serbi. Ti referohemi dokumentave te DASH : Ku thote nuk mund te dergojme arme pasi eshte nje rrebelion i pa organizuar nuk kemi besim Ishte nje rrebelim me 5000 mije vullnetar qe qendronin ne malet e Kuksit dhe kur NATO hyri ne kosove dolen 65 mije luftetare me pushke druri ku edhe Bibini Vetfundosjes doli luftetare pa hedhur nje pushke A ka faje Thaci ...Sigurisht qe jooooo pasi duke mos qene nje ushtri e rregullt nuk ke komunikime me ata qe jane ne baze . komunikimi ne ate kohe behesh ne menyre horizintale Thaci i thoshte atij ai i thoshte asaj ajo i thoshte atij ata i thoshin atyre dhe ne funde doli Rambush Haradinaj hero vrau gjysmen e Serbis Cfare faji ka Thaci qe qendronte ne Tirane kur 20 fshatare te nje fshati moren armet dolen ne koder zgjodhen komandant Luanin fshati tjeter mori armet zgjodhi komandant Tigrin njeri i LPK tjetri i LDK njeri vidhte tjetri grabiste Eshte me shume nje gjyqe politik per te qehtesuar gjakrat denuam disa Kroat , denuam disa Serbe , denuam Boshnjak tani disa Shqiptare dhe mbarone saga e luftes Ballkanike

          1. G
            Gent

            Qeverisën keq Kosovën me nepotizëm e korrupsion. Ky është mëkati i tyre. Po të shkëlqente Kosova e të ishte shembull progresi demokratik dhe ekonomik, askush nuk do guxonte ti prekte. Sidoqoftë, luftën duhet ta fitosh me forcat e tua, përndryshe të nëpërkëmbin si sot.

            1. P
              PDK

              Hashim Thaçi është trim në poshtërsi! Hashimi, po ta përdorte trimërinë për mirësi, do të mbetej vlerë e historisë tonë. Mjerisht, ai, trimërinë e përdori për poshtërsi dhe u fundos përjetësisht. Dhe, nga ky fund i turpshëm, nuk e shpëton asgjë, qoftë një liri e blerë, siç ka ndodhur me ca “vëllezër siamezë” të tij. Këtë e ka dëshmuar me veprimet aventureske dhe banditeske, në likuidimin e rivalëve politikë. Shembullojmë vetëm me dy raste, që, sot, janë edhe akuza bazë e faktike ndaj Thaçit: a) Vrasja e gazetarit dhe e zëdhënësit të parë të UÇK-së, Ali Ukaj. Hashimi ishte i akuzuari i parë, ishte prangosur në Burgun e Tiranës. Xhavit Haliti i telefonon një gjenerali të Sigurimit Shqiptar dhe Hashimi lirohet! Vrasja i faturohet një kushëriri, i cili mohon çfarëdo lidhje me rastin. Enigmatisht, dosja Ukaj mbyllet, madje, pa asnjë hetim! Dhe, kjo ndodhë vetëm në sistemin e rrënuar të drejtësisë në Shqipëri dhe Kosovë, dy shtete rrumpallë, qytetarët e të cilëve po i hanë qentë endacakë, bulevardëve dhe rrugëve të Prishtinës, Tiranës dhe qyteteve tjera. b) Fjalosja e Hashimit, më 1993, me profesor Behajdin Hallaçin, sekretar organizativ i LPK-së, në Kosovë, inferioriteti i tij, në raport me Hallaçin, e çoi në plumb atë, për të shmangur një rivalitet të mundshëm politik, në të ardhmen e afërt. Me plumbosje u shuan kësaj jete edhe bashkëluftëtarët e profesor Hallaçit, komandant Ismet Jashari-Kumanova dhe Shaban Shala. Murat Jashari, tashmë, viktimë speciale e “komandantëve”, bënë pyetjen bombë, drejtuar komandantëve: “Kush e vrau vëllain tim, Ismet Jasharin, alias Komandant Kumanovën?!” Një pyetje domëthënëse, që ka mbetur pezull, në pritje për ta mbuluar harresa, pa përgjigje! Shkrimtari Maksin Gorki këshillon, “të mos i mohohet gjithçka tjetrit, sepse rrezikohesh të të mos të besojë njeri”. A bëri diç të mirë, si kryeministër e president, Hashim Thaçi, “për të mbetur në memorien e historisë për vlera”? Gjithësesi, po. Kryevepra e Hashimit është Krijimi i Gjykatës Speciale të Kosovës, me seli në Hagë. Edhe motivimi i tij është bindës: “Vazhdon vrasja e dëshmitarëve, me parësi në numër në Dukagjin. Bota demokratike nuk i toleron këto krime makabre, në zemër të Evropës”. Edhe vrasja dhe kallja e dëshmitarit potencial të Hagës, në shkurtin e vitit 2020, i cili udhëtonte me ekzekutorët në makinë, e vërteton deklarimin e Hashimit. Përndryshe, Gjykata e krijuar nga OKB-ja, do të ishte fatale, duke u dhënë rast rusëve e kinezëve, të talleshin me nulitetin ushtarak dhe “atdhetar”, të komandantëve fiktiv të UÇK-së së LPK-së, të cilët vranë Ministrin e Luftës, Kolonel Krasniqin, në vlugun e luftës. Një Gjeneral i shquar kroat, bëri pyetjen, sa të dhimbshme, aq edhe tmerruese, duke vlerësuar lart personalitetin, integritetin dhe profesionalizmin ushtarak të Kolonelit tonë: “A e dinë shqiptarët se kënd kanë vrarë?!”

              1. U
                Ushtari i UÇK-së

                Vllavrasja e kundërshtarëve politik, tradhtia ndaj Kosovës, keqeverisja, pasurimi i jashtëligjshëm, korrupsioni dhe kapja e shtetit e kanë emrin Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli. As Hashim Thaçi, as Kadri Veseli dhe as të burgourit e tjerë në Gjykatën Speciale për Krimet e Luftës në Hagë, nuk i demantuan asnjëherë akuzat për të cilat akuzohen. Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli ishin të shkathët që para vajtjes së tyre në Hagë t’i hapin edhe Fondacionet  në Kosovë për të kërkuar para nga populli, për t’i paguar avokatët e tyre të shumtë e të shtrenjtë që i kanë angazhuar për veprat e tyre individuale për vllavrasje politike. Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli nuk ndodhen në Hagë për shkak të shtetit të Kosovës, por për shkak të keqbërjeve të tyre personale. Të sipërpërmendurit të akuzuar në Hagë, për avokatët e tyre të shumtë dhe të shtrenjtë që I kanë angazhuar gëzojnë edhe ndihmën financiare prej 25 milionë euro, që Qeveria e Kosovës, përkatësisht taksapaguesit e varfër të Kosovës duhet t’I paguajnë për avokatët dhe për familjarët e tyre që shkojnë për t’i vizituar në Hagë këta kriminelë vllavrasës. Kryeministri Albin Kurti është lideri dhe nderi i Kosovës. Ai nuk i ka bërë asnjë tradhti apo të keqe Kosovës.  Albin Kurti nuk ka bërë vllavrasje të kundështarëve politikë  në Kosovë. Albin Kurti nuk ia  ka vjedhur asnjë qindarkë Kosovës. Albin Kurti nuk ka mbi shpinë asnjë aferë korruptive dhe nuk është milioner i Kosovës. Albin Kurti i vuajti dënimet me burg në burgjet e ish Jugosllavisë dhe i përjetoi vrazhdësinë dhe persekutimet e burgjeve serbe, sepse e kërkonte lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Albin kurti edhe pas çlirimit dhe pavarësimit të Kosovës, kur ishte në krye të protestave  kundër shantazheve të Serbisë kriminale, tërhiqej zvarrë dhe burgosej nga policia e qeverive të pasluftës në Kosovën e lirë e të pavarur.  Populli i Kosovës dhe të gjithë shqiptarët kudo që ndodhën në botë luten që kriminelët dhe tradhtarët me damkë Hashim Thaçi e Kadri Veseli të mos kthehen të gjallë por as si kufoma nga Haga në tokën e bekuar të Kosovës. Kjo tokë e larë me gjak nuk i mbanë brenda tradhtarët, hajdutët, kriminelët dhe vloavrasësit si Hashim Thaçi e Kadri Veseli.

                1. D
                  Dash cungu

                  Dole dhe ekspert juridik o mero morri qe je specialist per çdo gjo. Katnar kokebole

                  1. A
                    Arjan

                    SHKRIM I PAKUPTIMTE MERO ,I THA ME THA E ECEJAKE PA MBARIM.HASHIM KUISLINGU DO TE MARRE MBI SUPE “LUFTEN HEROIKE “TE POPULLIT TE KOSOVES QE EDHE PSE I PA ARMATOSUR I PA USHQYER JU KUNDERVU SHTETIT FASHIST SERB.SHKRIMI JOTE MERO QEROSI ESHTE SHKRIM DASHAKEQES PERCARES DHE I NJEJTE ME VIJEN E PROPAGANDES RUSO-SERBE QE TE NGRIHET MJEGULL SE NUK KA PATUR UCK TE KONSOLIDUAR,NUK KA PATUR PERPLASJE NDERMJET USHTRISE SE RREGULLT SERBE DHE POPULLATES SE PA ARMATOSUR SHQIPTARE.HASHIM THAQI NE BASHKEPUNIM ME KADRI VESELIN U TREGUAN TE”SHKATHET” TE MERRNIN FRENAT E UCK DHE TE PARAQITESHIN PARA POPULLIT SI BIJTE TRIMA QE LUFTUAN EDHE PSE HASHIM THAQI THOTE QARTE QE KA QENE LARG VIJAVE TE FRONTIT TE LUFTES.PRANDAJ FILLUAN DHE PERPLASJET NDERMJET FARKUT UCK DHE LPK .ISHTE QARTE SI DRITA E DIELLIT QE HASHIM THAQI QE “LUFTOJ”PËR LIRINE E KOSOVES NJE DITE TE BUKUR NENSHKRUAN PËR NDARJEN E SAJ .NEN UDHEHEQJEN E TIJ FILLUAN VRASJET NGA TE GJITHA ANET DUKE VRARE ISH KOMANDE TE UCK MBAS KRAHEVE NJELLOJ SI ENVER HOXHA.DUKE VRARE GAZETARE SI XHEMAL MUSTAFAJ E SHUME TE TJERE.HASHIM THAQI I DIRIGJUAR VOTOJ GJYKATEN SPECIALE ,DUKE NJOLLUSUR LUFTEN CLIRIMTARE TE DREJTE TE POPULLIT TE KOSOVES PËR VETEMBROJTE.KY “HERO”ARRITI TE BINDE EDHE RAMBON TE BEHET PJESE PËR DHENIEN E 8200 HEKTAREVE TOKE MALIT TE ZI .KJO GJYKATE DUHEJ TE NGRIHEJ PËR SHTETIN KRIMINAL SERB DHE PËR VAZHDUESIN E MILLOSHEVICIT,ALEKSANDER VUCIC

                    Lini një Përgjigje