Përse nuk po gëzon dot Berisha, nga dorëheqjet e rivalëve të PD? 

31 Mars 2023, 19:32Editorial Mero Baze

Berisha arriti t’i tërheqë dhe shantazhojë disa nga kandidatët e vendosur nga Enkelejd Alibeaj për kryetar bashkie, edhe ashtu të paktë në numër, për shkak të dy qëndrimeve brenda Kryesisë së PD. Edhe pse mbështetësit e tij, sidomos në shtyp, u bën entuziastë, Berisha nuk duket aq i gëzuar.

Ai sot përsëri akuzoi Edi Ramën dhe Lulzim Bashën për këtë përçarje të PD.

Në fakt Berisha ka ende përballë vetëm 13 kandidatë nga 61 bashki gjithsej. Edhe këta 13 janë kandidatë në bashki jo të rëndësishme për PD, të cilat ajo edhe ashtu nuk i fiton. Pra asnjë prej 13 kandidatëve të Alibeaj nuk do të jetë shkak për humbjen e kandidatit të Berishës.

Praktikisht Berisha e ka fushën bosh në garën për kryetarët e bashkive, por përsëri nxin e turfullon duke sharë Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeaj.

Po përse nuk po gëzon dot?

Së pari, se tani, ndryshe nga dy- tre javë më pare, kur PD zotohej se do nxirrte 61 kandidatë, ai nuk ka më alibi për humbjen më 14 maj. Tani i ka thuajse gjithë kryetarët pa rivalë, dhe kandidatët e paktë të PD nuk do të jenë arsye për humbjen e kandidatëve të Foltores.

Për këtë arsye, sa më shumë ai e shikon se nuk ka shanse të fitojë bashkitë, aq më shumë po përpiqet të krijojë idenë sikur PD po garon kundër tij për ta shkatërruar. 

Në fakt, PD praktikisht nuk po garon. 

Ata kandidatë që janë, përfaqësojnë më shumë frymën anti Berishë dhe janë aty simbolikisht për t’i thënë elektoratit anti Berishë të mos dëshpërohet, por të votojë siglën e PD, e cila Berishës nuk i duhet se ka siglën e Ilir Metës.

Së dyti, Berisha ndjehet i dëshpëruar pasi e shikon që PD po arrin ta mbajë ndezur frymën kundër tij. Nuk ka më rëndësia  e personazheve që e artikulojnë, por elektorati anti Berishë e ka një alternativë në fletë votimi dhe ai e ndjen se me apo pa kandidatë, njerëzit që janë me PD nuk do t’i japin atij votën.

Dhe ky është dënim pa alibi i tij.

Së treti, Berisha nuk po gëzon dot, pasi ai po shikon se votat e kandidatëve të tij janë të lidhura ngushtësisht me elektoratin e tij, në të gjitha sondazhet. Edhe pse është përpjekur të bëjë një aleancë të gjerë, duke futur brenda dhe Marko Dajtin si komunist që mbështet Këlliçin, ai e kupton se asnjë shtresë gri e shoqërisë dhe asnjë opozitar i pavarur i qeverisë nuk ja jep më votën atij.

Dhe dëshpërimi i lexohet gjithandej. 

Këtej akuzon Alibeaj se ka “bashkëpunuar” me Taulant Ballën për ligjin e dosjeve, këtej dërgon Flamur Nokën të firmos për Marko Dajtin, kryetarin e fundit të një partie komuniste në Shqipëri.

Ai po dëshmon se nuk ka asnjë moral në aleancat që bën dhe përsëri nuk po ja del dot.

Ndaj nuk i bëjnë pune tërheqjet e disa kandidatëve të Alibeaj. Aq më pak i bëjnë punë ata që ka në koalicion. Të gjithë bashkë më shumë zvogëlohen se rriten. Aleanca “Bashkë Fitojmë” në të vërtetë duhet lexuar “Bashkë Firojmë”.

13 Komente

  1. S
    SALIVIRUSI PPSH

    Me sa kuptoje PD ka probleme me lidership mendoje qe pjesa urbane nuk e pranone Ali -beun si rural te mari rolin e drejtuesit sidomose zonja Tabaku . Per mendimin tim PD nuk duhet te garonte pasi ishte e pa pergatitur por duhet te lobonte ne baze per mos votim te kandateve te foltore-nevojtore per ti dhene nje tjeter goditje shefit te familjes kriminale non grata Berrisha i cili mbase humbjes do perdori te njejten rretorike ( deja attendu ) humbem nga alibasha idiotsite e perhereshme te tij . Kjo tregone qe kane probleme brenda grupit

    1. L
      L.Xh

      Dikur, dikur, në kohën që shoku Sali Birisha, ishte dektetar partie i PPSH-së, populli i thjeshtë, për këtë parti, nëpër dhëmbë thoshte PPSH = Partia Pordhëve të Shqipërisë. Kështu edhe në këtë rast, Saliut ja pjerdhin partinë….

    2. S
      Sara

      Ai po përpiqet tu faturojë humbjen Alibeaj. Javën tjetër do akuzojë te huajt që ndërhyjnë dhe mbështetjen e japin per Alibeaj. Javën tjetër e ka fajin Qeveria. Kurse në 14 Maj do akuzojë që i vodhën fitoren.

      1. F
        FCB

        Shume i deshperuar Merroo , kujdes tensionin :))

        1. K
          Kristo Themelko

          Ou, paska hapur arkivat Kinostudio "Rilindja e Dhjere".

          1. A
            Arqile Koperativisti

            M'bahu NANE ti moj Shqypni, se ke djemte n'sllavo-mongoli, labo-vlleheve te Toskenise, na u prin Edvin Dushan Vuçiqi i sllavonise.

            1. M
              Maliku

              O Malok shpellar meso shqip

            2. K
              Kosovarja

              Nga Kosova ne listen e DASH qenkan 6 nongrata: 1) Ramush Haradinaj - AAK. 2) Memli Krasniqi - PDK. 3) Lumir Abdixhiku - LDK. 4) Behgjet Pacolli - AKR. 5) Fatmir Limaj - NISMA dhe 6) Goran Rakic - Lista Serbe.

              1. E
                Evisa

                Mero, ji konseguente në ato që shkruan. Deri dje thoshe me plotë të drejtë se Berisha është më i interesuar për një fitore ndaj PD zyrtare dhe as ka pikën e interesit për pushtetin lokal, tani, si pjesmarrës në fushatë që je, thua se e trëmb humbja e pritshme në zgjedhjet e 14 Majit. Berishën e tremb vetëm një humbje e PD dhe jo një humbje në një fushatë për zgjedhjet vendore, këtë ti Mero e di mirë. Tani Berisha po mendon si do i bëjë ballë hapjes së fushatës në PD pas zgjedhjeve. Ai është mësuar të ketë një Namik Dokle në përballjet brënda PD. Ai nuk di, jeton me makthin nëse duhet t'a fusë Foltoren në zgjedhjet brënda PD zyrtare apo jo? Sepse po e futi, duhet të marrë pjesë edhe vetë si kandidatë në këto zgjedhje. Dhe për kundërshtarë do të ketë ndonjë kokëkrisur kundër tij, gjë që ai kurrë nuk mund ta pranojë, ai është mësuar me zgjedhje ku rezultatin ja firmosin aq sa e cakton paraprakisht ai vetë. Shtoj kësaj edhe humbjen në këto zgjedhje, i cili do t'i përdoret si shkak për mos qënien e tij në drejtim, rreziku bëhet shumë i madh për të si individë. Ndaj them, as që mund të mendohet se ai do të pranonte që Foltorja t'i nënshtrohej jetës institucionale në PD. Dilema e tij është të bëjë një regjistrim për t'a ligjëruar foltoren apo jo? Po t'a regjistrojë foltoren si parti të re, ai regjistron njëkohësisht në histori edhe turpin pse u detyrua që të ndryshojë emrin e partisë. Po të marrë pjesë në zgjedhjet brënda PD, ai e ka të qartë se ekziston rreziku që me vota t'a humbas kontrollin mbi Partinë. Vetë Berisha nuk jeton dorë një ditë në PD po nuk qe i bindur se ka kontrollin për çdo gjë dhe mbi këdo në Parti. Kjo praktikisht do t'i pamundësonte atij përcjelljen e Partisë në duar të sigurta. Kjo e tremb për vdekje. E trëmb sepse në këtë rast nuk siguron një të ardhme të qetë për fëmijët e tij. Situata sot në PD është identike me atë në PPSH në vitin 1981. Berisha e ka të qartë se me drejtimin që i ka bërë PD njëlloj siç Enveri drejtonte Partinë e Punës, detyrimisht lind si nevojë që t'a lërë Partinë në duar të sigurta. Kishte caktuar Bashën, por ai tregoi që në momentin më të parë mos besnikëri, duke e flakur si leckë rrugësh. T'ja lërë Metës, ky nuk di ku ka kokën me kusuret e tij dhe të një gruaje mëndjelehtë që ka në krah. Ç'të bëjë? Ky është halli i vërtetë i Berishës, zoti Mero, nuk janë zgjedhjet lokale. Humbjet në zgjedhje as e kanë shqetësuar dhe as që kanë për ta shqetësuar ndonjëherë Berishën, me ato ai është argasur. U shqetësua para 2005 sepse kishte ngelur pa vjedhur gjë, por sundimi 2005 -2013 bëri të siguroj ekonominë për disa breza. Humbjet më zgjedhje shqetësojnë misionarët. Misionin e tij "si shërbëtor i popullit" Berisha e përfundoj që në 2013, vodhi aq sa deshi. Tani ai lufton vetëm për qetësinë e jetës së fëmijve të tij, qetësi të cilën vetë, me qëndrimet e tij në jetë, ua ka prishur përjetësisht.

                1. N
                  Nene Liza duhet te ishte kandidate per kryebashkia

                  Bjeri qenit, sna u hoq. Ta shohë sa i vlen lekura gerdalles.

                  1. Y
                    Ymer Abazi

                    Rivalet e PD se Alibese? Mos o Mero se do qeshin andej nga selia PS me ty e do tu bjere te fiket! Na qenka deshperuar Saliu se jane terhequr ato kukullat e Alobese...e na qenka lumturuar Alobea nga dacka qe i dha surratit deputete Jonila Godole duke i thene mes deputeteve "Ose dorezo Partine, ose dorezo Vulen se je i marre fund"? Kjo do koken-rrase te Tao Balles per ta besuar...ose se paku koken sa te zogut te Spiropeles.

                    1. P
                      Populli

                      Alibeaj do fitoje opoziten me perspektive per pozite!

                      1. m
                        mos qeshni po mundet

                        Bazeja me ne fund kthehet tek dashuria vjeter - ne nje llogore me Berishen. Edhe atij sikur Saliut pra, i eshte prishur oreksi nga ato doreheqjet e anonimeve te Alos.

                        Lini një Përgjigje