Debatet që do të formojnë një Parti të re Demokratike 

25 Mars 2023, 21:04Editorial Mero Baze

Brenda 24 orëve Partia Demokratike zyrtare ka kaluar një cikël debatesh të ashpra brenda saj dhe ka vënë në provë aftësinë e saj për të qenë një parti e re demokratike, apo një mbetje e dëshpëruar e berishizmit, që nuk ja del dot të kthehet në parti.

Dhe prova ka funksionuar. Debatet mes grupit të mbetur parlamentar ka qenë prova e parë se dy teza me ndryshime të forta në përmbajtje dhe formë, arritën të debatoheshin brenda mureve të një salle dhe të krijojë një shumicë pro një qëndrimi.

Kjo është shenjë e një pjekurie politike dhe një hap i rëndësishëm drejt formimit të një identiteti politik të asaj partie.

Presioni i Berishës mbi Grupin Parlamentar të mbetur në PD zyrtare është natyrisht i madh. Ai e ka bërë publike strategjinë e tij për thithjen e tyre brenda partisë së tij, me përjashtim “të dy tradhtarëve”.

Do mjaftonte ky mentalitet për të kuptuar se në çfarë thertore i fton “delet” e mbetura në grupin e PD.

Por reagimet e PD zyrtare duken të matura dhe të pjekura. Pas debateve në kryesi dhe Grup Parlamentar, ata kanë pasur sot një debat me kryetarët e rretheve, të cilët duket se janë më të qartë se shumica e Kryesisë dhe Grupit Parlamentar, pra nevojën e një beteje elektorale.

Po përse ndodh kjo?

Ndodh së pari se në bazën e partisë, ndarja me Berishën është reflektuar seriozisht. Ndërsa në Grupin Parlamentar të PD ndarja me Berishën ka qenë fillimisht presion ndërkombëtar e më pas llogari për karrierë, në bazë të partisë ka qenë ndarje reale mes berishistëve dhe antiberishistëve. 

Dhe ai proces nuk ka kaluar pa pasoja. Ajo që ndodhi më 8 janar në Tiranë me vare dhe qysqi në bazën e partisë përjetohet dhe më keq akoma. Përjetohet seriozisht. 

Pasi më 8 janar ka pas aktorë nga të dy palët. Ka pas nga ata që në drekë dilnin me shkop bejsbolli dhe në darkë i shkonin Berishës me tufë me lule. Në bazën e partisë kjo nuk ndodh. Aty betejat merren seriozisht.

Së dyti, që ka dhe më shumë rendësi, njerëzit që krijojnë një mentalitet anti Berishë brenda PD kalojnë një proces ndriçimi kulturor brenda tyre. Minimumi i kthehen logjikës kur mendojnë dhe flasin. Problemi më i madh që ka berishizmi është heqja dorë nga të menduarit.

Antiberishist nuk bëhesh dot brenda ditës se t’u prish ndonjë interes apo se nuk të pëlqeu befas pamja e hakërryer e tij. Antiberishizmi është një ideologjie brenda PD që ka ekzistuar prej vitit 1991 dhe që nuk identifikohet vetëm me ata që e sulmojnë Berishën, por dhe më shumë personalitete të PD që kanë qenë në krah të tij, por që nuk kanë qenë berishistë. Për aq kohë sa Berisha nuk i mundte dot ata, i mbante në krah, por jo si të besuar të tij.

Fjala vjen ish- kryeministri Aleksandër Meksi ka qenë dy herë kryeministër i Berishës, por asnjëherë idhtar i tij. Pjetër Arbnori ka qenë kryetar i Kuvendit dy herë i zgjedhur prej Berishës, por asnjëherë berishist. Nuk po flas për Azem Hajdarin, se atë e kishte armik të hapur. 

Po ashtu nuk po flas këtu për fraksionin e parë të PD të Aleancës Demokratike, kryesisht Pashko, Zogaj dhe Ngjela, që ishin frymëzues të antiberishizmit. Më vonë disa prej tyre bënë herë pas here kompromise me Berishën, por jo me berishizmin.

Pjesa e ish- të përndjekurve politikë në fillimet e PD, Dosti, Toto, Butka, Ali Spahia e Alfed Sereqi, ishin shpesh aleatë të Berishës, por asnjëherë berishistë në mentalitet. Brezi më i ri i atyre që nuk e pranuan kurrë Berishën ishte padyshim brezi i Shehit, Rulit, Brojkës, Xhaferaj etj, të cilët në fakt e provuan këtë me ndarjen me Berishën më 1997, kur ai hyri në luftën e tij të parë me SHBA dhe destabilizoi Shqipërinë.

Kjo është vala e dytë idelogjike e antiberishizmit, e cila lidhet si shkak përsëri me SHBA, por si reflektim është dhe më i thellë. 

Ndaj dhe në këtë proces më të qartë janë ata që janë në bazë të patisë, se ata që në shumicë janë emëruar deputetë në Tiranë.

Së fundmi, vendimi për të bërë betejë në këto zgjedhje, nuk ka të bëjë me ndonjë mundësi për të matur antiberishizmin në shoqëri. PD zyrtare më shumë se sa si anti Berishë, do të jetë një parti që nuk do të identifikohet më me Berishën, jo vetëm si individ, por dhe me berishizmin si idelogji. Si e tillë ajo mund të marrë dhe shtresën gri të shoqërisë. 

Por mos prisni ta marrë në këto zgjedhje, në këtë gjendje dhe me këto pak ditë që i kanë mbetur. Ajo do ta marrë atë elektorat kur të qartësojë lidershipin e saj dhe të kthehet në një opsion real opozitar pa Berishën. Por asnjë fitore nuk vjen pa bërë një betejë.

16 Komente

  1. P
    Populli

    PD mund të bëhet PD nëse bën një spastrim rrënjësor, mbi bazën e këtyre kritereve: 1) Dënimi i ’97 jo “si gabim” por si genocid me tërë Ushtrinë e Shqipërisë kundër gjysmës së popullatës së Shqipërisë. 2) Dënimi i 21 Janarit si masakër masive me Gardën e Shtetit. 3) Dënimi i djegies së mandateve në mes të legjislaturës nga e gjithë PD në vitin 2019, sepse ishte pushkatim politik i sistemit parlamentar demokratik, një akt nazisto-komunist. Në të kundërt, duhet krijuar parti e re demokratike natyrale, me elementët më të ndriçuar të vendit. Kush ka kryer një nga krimet e mësipërme, nuk duhet të ketë vend më në PD.

    1. F
      Flutura

      Super koment!

      1. c
        cuf dabjoni

        mëkatet e Berishës janë te shumta...shkaku qëndron te mentaliteti i tij prapanik e pseudo komunist dhe te ideja jo e rrallë nder arbërorët se është mezi i botes. Lidhur me 1997 Mero ka të drejtë, se ai u kundërvu ShBA duke kërkuar destabilizimin e rajonit, por duhet bërë transparence e plotë mbi çka ndodhi para e pas marsit 97 deri ne fund te 98 kur Qeverinë e urdhëruan të zhduki bandat e te luftoj krimin (një fare e keqe qe mbinë edhe pasi kositet). Sa i përket ushtrisë ajo me përjashtime fare te pakta nuk ndërhyri asnjëherë... e përsëris asnjëherë per te mbrojtur shtetin dhe njerëzit, hapi depot që në shkurt 97 (përjashto Brigadën e Pusit Mezinit Vlore dhe Zall Herrin Tiranë), ......Ashtu si nuk ndërhynë dhe trupat e huaja pas prillit qe bënin sehir e nuk harxhuan asnjë plumb...Po kështu dh Policia e Agim Shehut...

      2. F
        Flutura

        Nje fillim i mbare! Analiza si gjithmone nje perle!

        1. Vjosa.al

          Zo nja Flutura, kujdes me ngazellimet dhe epitetet superiore kur lexon shkrimet e Mero Bazes. Te mbeshtjella me mjalte, shpesh, Mero Baze kalon pilula helmuese qe trullosin dhe tulatin gjykimin e publikut. Sot ne kete editorial, pilula helmuese e Mero Bazes eshte kjo: Ai pretendon dhe predikon se dikush, jo nje dosiso apo ndonje humbano qe shkon pas berihajit, por edhe nje politikan, nje intelektual, nje deputet, nje shtetar, nje opinionist a publicist i njohur, mund te jete pjese e ekipit te Berishes, te rreshtohet me te, te behet makiazhi dhe fytyra publike e Berishes, mbeshtetesi i politikave te tij shtypese, autokratike, uzurpuese, antidemokratike dhe mafioze deri ne destruktivizmin ndaj shtetit, parlammentit, institucioneve, deri ne sulmet dhe grushtet e shtetit te kesaj monstre dhe perseri, na thote Mero Baze, pikerisht keta persona pra, ne mund ti konsiderojme si antiberishiste. Per ta bere me te qarte per cilindo qe e lexon kete shkrim, zoti Mero Baze na jep nje liste te ketyre personave te ekipit me te ngushte te Berishes, te bashkepunetoreve te tij ne te gjitha akteve dhe krimeve te tij banditeske, qe ne mund ti konsidrojme si antiberishiste. Kjo liste, qershia mbi torte, mbyllet me emrin Azem Hajdarit. Pra, sipas Mero Bazes, Azem Hajdari na paskesh qene nje antiberishist. AZEM HAJDARI, na thote Mero Baze, na paskesh qene, ANTIBERISISHT! Kaq mjafton qe cdokosh qe i punon mendja normalisht, te kuptoje se kjo teze e Bazes, jo vetem qe eshte fallcitet i papaster, por edhe eshte nje teze e rrezikeshme politikisht e moralisht per publikun shqiptar, eshte nje teze qe perben bazen morale dhe legjitimuese te Foltores, qe ju ve nje vello justifikimi te gjithe atyre individeve qe, per nje mije e nje arsye personale te tyre, qe nuk po dua ti klasifikoj se te cfare natyre jane, i jane bashkuar Foltores, dmth Berishes, te damkosurit tashme jo vetem nga opinioni i shendoshe shqiptar si nje monster, por edhe nga i gjithe opinioni nderkombetar si nje minues e demokracise dhe i korruptuar familjarisht. Sipas Mero Bazes keta, neser, edhe pse i jane ngjitur si muti pas kepuce nje monstre si Berisha per te realizuar nje projekt politik antidemokratik dhe anti euroatlantik, mund ta quajne veten si antiberishiste dhe ne mund ti pranojme si te tille. Pra vetem perfytyroni se, edhe lukunine dhe banden mafioze te opinionisteve te paguar nga parate e Oborrit Familjar dhe oligarkeve perreth tyre, qe jane rreshtuar dhe bere bythe e breke me Berishen ne misionin e Foltores dhe ulurasin cdo mbremje nga studjot televizive qe punojne per te, pra kete lukuni te ndyre, mund ta quajme antiberishiste. Pra, kete perspektive na ofron Mero Baze: mund te rreshtohesh me Berishen dhe ta ndihmosh ate ne te gjitha projektet e tij qe nuk dihen se ku e kane burimin dhe frymezimin dhe njeherazi, mund te konsideroshesh antiberishist! Eshte e qarte se vleresimi i Mero Bazes per nivelin logjik te opinionit publik shqiptar eshte teper i ulet.

        2. S
          Shkullaku ne kosove i majte ne Tirane i djathte

          Un rêve ( nje ender ) asge me shume Non Grata do ti asgjesoje te gjithe siç ka bere per 32 vite dhe ne funde do ngelet vetem duke realizuar qellimin e tije detyre e dhene nga PPSH . Ata jane te gjithe si shkopi bejzbollit Salianji Duma Alizoti Tabaku pa llogaritzr Mond bilbilin Tritan preshin apo Mul gomarin pa harruar thuthuqin Paloqe PD eshte konglomerat si Vetefundosja nuk ka avenire shperberja eshte evidente nuk ka ndryshim Gazmenta nga Berrisha ne ate grupim nuk gjene dike qe di te flasi kane nje sjellje prej kafshe , egzistenca e tyre eshte humbje kohe per opozitarizmin ne Shqiperi......

          1. R
            Real

            Duket sheshit gezimi qe po ndjen krye bythe lepirsi i shalegjatit per kete veprim te grupit Ali basha. Sepse ai siguroi persheshin e radhes.

            1. A
              Aron

              Ja hongshi guxhen e karit Albin Kurtit.

              1. K
                Km

                Deri tani PD Ka pjelle :-Partine e Reformuar te Genc Palles.-Firomen Demokeatike te Bejemir Topit,-Partine e Astrit Petozit.--Halefoltoren.-Mbetja e PD.Pra pese parti.Hy e dil dhe po' ATA.Ajo mund te cahet e copezohet ,por Parti Demokeatike nuk behen,ashtu Sic nuk k qene.U krijuan si nje strukturen e agjensive te huaja te spiunazhit,asgjesuan Ca bashkespiune d,he futen Ca te tjere.Dhe kreu i tyre rreth te cilit vertitej mbeti po' ai,autori i krimit 32 vjecare ku eshte perfshine plotesisht PD.Strukture paramilitare e tipit nazista.Ishte korpusi hale me emrin e kriminelin ,trafikantit te droges dhe armeve,Azem Hajdari,doli me skuadrat e armatosura te mbrojtjes se votes.PD duhet te deklaroje shperndarje dhe Nese do te rikrijohet,ne program duhet te distancihet qarte dhe prere nga krimi 32 vjecar

                1. M
                  Me vule pa vote

                  Kane kellqe te bejne beteja Alibej e Co, ne 15 maj do turperohen akoma me shume se kaq.

                  1. S
                    Sokoli

                    Per mua Bardhi,Cupi dhe Tabaku jane spiunet e Berishes brenda PD-se zyrtare. Mos dalja me kandodate me vete tregon se kjo nuk eshte Parti, apo me shkoqur nuk ka mendere te qendroi kundra Berishes. Kur PD-ja zyrtare ( keyesia dhe kryetaret e PD-se ne rrethe ) thone te dalim me kanditat ,Bardhi,Tabaku dhe Cupi thone jo. vetem me Keshilla bashkiake. Pra Koken Berisha dhe bishtin Alibeaj..... Madje PL 240 vende, PDNJ 20 vende,Demokristianet 6 vende , po foltorja sa ka ?

                    1. A
                      Aleanca për mbrojtjen e tallashit

                      Mero djali,përpjekja për të mbajtur në jetë PD- në,më kujton atë majmunin që mbante të pjellën e ngordhur në krah,dhe nuk e kuptonte ( majmun hesapi) se ai kishte vdekur! Edhe PD- ja ka cof,PD- ja nuk është zgjidhja e opozitës,por problemi i saj. I vetmi që ka interes ta mbaj në jetë dhe përfiton prej saj e ka emrin Edi Rama. PD- ja është një trup i kontaminuar,që me ekzistencën e saj helmon dhe asfikson alternativën për një Shqipëri me të vërtet demokratike! Mero djali,32 vjet dhunë kaos dhe shkatërim,që i faturohen kësaj bande tribale,janë shum për një vend kaq të vogël! Berishizmi është instaluar në mënyrë gjenetike në trupin e saj,vetëm zjarri e shpërbën atë! Posht fashizmi berishist

                      1. A
                        Aleanca për mbrojtjen e tallashit

                        Mero djali,përpjekja për të mbajtur në jetë PD- në,më kujton atë majmunin që mbante të pjellën e ngordhur në krah,dhe nuk e kuptonte ( majmun hesapi) se ai kishte vdekur! Edhe PD- ja ka cof,PD- ja nuk është zgjidhja e opozitës,por problemi i saj. I vetmi që ka interes ta mbaj në jetë dhe përfiton prej saj e ka emrin Edi Rama. PD- ja është një trup i kontaminuar,që me ekzistencën e saj helmon dhe asfikson alternativën për një Shqipëri me të vërtet demokratike! Mero djali,32 vjet dhunë kaos dhe shkatërim,që i faturohen kësaj bande tribale,janë shum për një vend kaq të vogël! Berishizmi është instaluar në mënyrë gjenetike në trupin e saj,vetëm zjarri e shpërbën atë! Posht fashizmi berishist

                        1. T
                          Tirona

                          Larg qofte se mos na kerkojne ndonje llokem te PD qe ka vulen , Ata qe iu nxiten Foltores si muti mbas kepuces , duke na thene qe e kemi ndjekur Berishen por nuk jemi Berishist

                          1. P
                            Populli

                            PD-ja z.Mero duhet te dale e jashteligjeshme e argumentuar perse:Sepse pas viteve 90 ajo u formua njelloj si partia komuniste e punes me te njetat tipare me te njejtin program e vizion!Duke marre pushtetin ne vitet 90 ajo zhvilloi ne te njejten menyre luften e klasave duke bere vetem rotacion ku te gjithe ish anetaret ,kuadrot dhe simpatizantet e P.Punes i cilesoi "armiq te demokracise" duke i zhveshur nga gjithçka ,prone shteterore,vend pune,deri ne denigrim mendimi e jete shoqerore,pra siç veproi Partia Komuniste ne vitet 45 te pas luftes duke me kolaboracionistet dhe te deklasuarit!Rruga qe ndoqi kjo force politike ishte e njejte,ndjekje deri ne persekutim deri tek njeriu me i thjeshte qe kishte simpati apo kishte aderuar ne forcen e vetme ne vend.Vendin pasi e okupoi bajraktarizmi Salinjan largoi te gjithe banoret qe kishin banuar si qiradhenes ne shtet ne ishpronat e pronareve te shpronesuar nga regjimi i shkuar per mese 45 vite duke i lene pa strehe nen siglen "demokraci" ku vetem e tille nuk ishte.Ajo njesoj si kjo force perjashtoi nga puna ish komunistet qofshin keta me aresim te larte te mesem dhe tetevjeçar nen damken "komunist",a thua se reformuesi i sistemin nuk kishte qene komunist i thekur per vehten e tij jo pak vite qofte edhe sikur te ishte futur per interesa te cilat bene te mundur shkaterimin total,vjedhjen totale te pasurise se gjithe popullit duke e kaluar nga nje dore ne nje dore tjeter nen emblemen "demokraci"!Ndaj dhe sistemi demokratik edhe pse kane kaluar plot 32 vite jo vetem qe nuk funksionon por e ka çuar vendin edhe 100 vite pas ku me teper i ngjason nje feudalizmi se sa nje demokraci ku perseri nje pakice ta te drejten e fjales,te votes,te vendosjes mbi fatin e ç'do individi!Ne Shqiperine e pas 90 nuk u nda prona shteterore e perbashket ne menyre proporcionale duke filluar çdo familje ne menyre te barabarte futjen ne ekonomine e tregut por kete shanc e perfituan dallkauket e mediokerit e partise demokratike ku perfitimi ishte maksimal dhe idealizmi zero ,ndaj edhe shoqeria shqipetare ndodhet sot ne udhekryq.Perzume nje pale bllokmene duke i zevendesuar me nje pale tjeter bllokqene!Kjo eshte edhe aresyeja se perse kjo parti duket te dale e jashteligjeshme dhe ne spektrin e djathte duhet te dale nje force progresiste e cila me nje program te qarte duhet te dale ne skenen politike si alternative jo hakmarrese e perçarese por si nje force progresive per te dfrejtuar kete vend ne interes te ketij populli.Po ta veme re ne kete force pra PD-kemi siç e ka cilesuar edhe ish presidenti Bamir Topi rreth 200 te klonuar si Sali Berisha,qe kercasin dhembet,qe premtojne si Berisha,qe kercenojne si ai qofshin keta burra apo gra sepse kane te njejtat tipare po te udheheqesit te tyre prej njeriut te terbuar per pushtet e pasuri pa marre parasysh krimet mbi kurriz qe kane bere.Ndaj them me bindje qe ne krahun e djathte duhet me ç'do kusht qe te dale nje force e re progresive me program te qearte per drejtimin e ketij vendi si alternative e forces se majte dhe jo si antagoniste deri ne vdejke e njera tjetrtes per pushtet personale perfitime maramendesa pasurish per familjet e tyre.Vetem keshtu ky vend duhet ti drejtohet rruges se ekomonise se tregut dhe emancipimit te shqoqerise qe akoma vritet per zenie parkingu ose parakalimi ne rruge.Per mua kjo eshte rruga me e drejte dhe me e mire qe Shqiperia tashme e braktisur nga intelektualet e saj te cilet sherbejne me devotshmeri pertej kufijeve te saj neper shtete respektive nuk kane interes te investojne trurin dhe energjite e tyre ne kete vend ku tempullin e demokracise e kane ozurpuar gomere e gomarica qe pellasin çdo seance per interesa te tyre personale se sa per hallet e ketij vendi qe pasi e kane pervehtesuar nuk duan me ç'do kusht ta leshojne si prone e tyre private.Po nuk doli PD-ja e jashteligjeshme tani do te ndodhe pas rreth 15 vitesh njelloj siç ndodhi edhe per Partine e punes ,ku per kete popull do te jete shume vone!Poshte diktatura e budallenjeve te veshur me imunitet parlamentarizmi ku niveli i perfaqesimit eshte me medioker se sa i vete shoqerise tone ne kete vend.As monizmi nuk ka pas te tille gomere perfaesues te popullit ne parlament si Nard Ndoket te cilet kane 32 vite qe sigurojne me makinacione pranin e tyre ne çdo legjislacion te rradhes imunitetin e pellitjeve te tyre ne nje stalle qe ne vend qe te perfaqesohej nga intelektuale te perkushtuar per kete vend ,fatkeqesisht zaptohet nga gomeret e radhes !

                            1. P
                              Patronazhisti

                              Germo Mero germo, se qenin e vdekur do gjesh. Fundi de jure (de fakto vetem idiotet se besojne) i sektit me emrin PD do jete fundi i tranzicionit ne Shqiperi. Me ne fund edhe ky vende do te kete nje shanc te jet vet normal evropian.

                              Lini një Përgjigje