Njeriu që e ndau opozitën në shtatë copa  

16 Mars 2023, 18:17Editorial Mero Baze

Vendimi i KAS për të regjistruar Partinë Demokratike në zgjedhje, i jep fund përpjekjeve të Berishës për të minuar vendimin e Gjykatës së Apelit në Tiranë përmes komisionerit të zgjedhjeve dhe krijon një realitet të ri opozitar në zgjedhje. 

Opozita hyn në këto zgjedhje e ndarë në dy kampe kryesore, pro dhe kundër Berishës, dhe brenda këtyre dy kampeve dhe me nën ndarjet e tyre, të cilat po ashtu janë pasoja të betejës së Berishës me individë brenda opozitës. 

Në një anë është Partia Demokratike e drejtuar nga Alibeaj dhe koalicioni i partisë së prej Dashamir Shehit me Bindjen Demokratike, të cilët janë kampi anti Berishë i opozitës. Të dy këto opozita duket se janë të hapur atë bashkëpunojnë gjatë rrugës me njëra- tjetrën, duke mbështetur kandidatët e njëra- tjetrës, por nuk janë ende në një koalicion elektoral. 

Në krahun tjetër është blloku i Ilir Metës me Sali Berishën, i cili ka bërë gati dy koalicione. Koalicioni i parë është ai i Metës me Berishën dhe Nard Ndokën, në të cilin do të regjistrohen dhe kandidatët e Foltores në primare.

Lista e këshilltarëve bashkiakë që është e detyrueshme të jetë vetëm një, do të ndahet mes Berishës dhe Metës në raportet 70 me 30 për qind. 

Koalicioni i dytë i atashuar me këta, përbëhet nga tre parti të vogla, të cilave Berisha u ka dhënë hua deputetët të regjistrohen, të cilët do shërbejnë vetëm për të futur Berisha këshilltarë bashkiakë nga partia e tij, që do t’i mbeten jashtë për shkak të koalicionit me Metën. 

Të dy këto koalicione praktikisht janë një, por janë ndarë për arsye taktike, ku njëri shërben për të mbështetur kandidatët e tjetri për këshilltarët bashkiakë. 

Në krah të tyre, por jo me ta, janë dy parti të tjerë, ajo e Agron Dukës dhe Fatmir Mediut, të cilët në të vërtetë janë ndarë po për shkak të Berishës, por jo si anti Berishë.

Ata thjeshtë e ndjenë të tepërt të marrin përsipër sërish Berishën në siglën e tyre dhe me sa duket duan të provojnë veten jashtë tij. Mediu e bën këtë zemërthyer, me shpresë se ky gjest do prekë prokurorët e SPAK dhe do t'ia quajnë pozitive në gjyq, ndërsa Duka, thjesht të mos vdesë bashkë me Berishën. 

Ky fragmentim i opozitës në katër blloqe dhe një fraksion brenda një blloku, plus dy parti te tjera, është i gjithi produkt i Sali Berishës.

Nëse Sali Berisha nuk do të ishte futur në lojë, Partia Demokratike do të ishte një e vetme, dhe gjithë partitë e tjera do të ishin në aleancë me të.  

Për shkak të tij tani kemi aleancën Patozi- Shehi, Partinë Demokratike të Shqipërisë, Aleancën Meta- Berisha -Ndoka, aleancën e partive historike të Ballit Kombëtar dhe liberalëve të Starovës, dhe dy parti të lira, atë Agrare dhe Republikane. 

Po për shkak të tij, dy parti të reja, ajo e Arlind Qorrit dhe  Nisma Thurja po dalin po ashtu më vete, duke mos gjetur veten as me anti Berishët, as me luajalët e Berishës.

Asnjëherë në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri nuk kemi pasur një opozitë të përçarë dhe kaq të frangmentizuar vetëm për shkak të një njeriu, përballë një shumice kompakte. 

Aq shumë është fragmentizuar opozita për shkak të Sali Berishës, sa në këto zgjedhje duket sikur nuk do votohet pro dhe kundër kandidatëve për bashki, por pro dhe kundër Berishës në çdo parti.

41 Komente

  1. E
    Evisa

    Ka Zot në këtë botë! Dhe tani po ju themi se të gjithë ne anëtarët e Partisë Demokratike do të votojmë për PD, jo për spiunin e Sigurimit Ilir Metaj, jo për kulishin e Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë Sali Berisha, të cilët muarën në dorë flamurin kundër Amerikës dhe Perëndimit, vetëm se duan të mbrojnë gjënë e vjedhur. Ne do të votojmë kundër Rilindjes, sepse ata shkelën mbi besimin e vëllezërve tanë socialistë, të cilët ju besuan administrimin e taksave që dalin nga gjaku i popullit dhe Rilindiotët, duke shkelur mbi çdo rregull dhe arsye se përse vihet në pushtet, nuk lanë gjë pa vjedhur. Të kini besim, çdo njeri që ka nder dhe e do këtë vënd do t'i thërrasë arsyes dhe ka për të votuar PD tashmë të shpëtuar nga thonjtë e kuçedrës komuniste Sali Berisha.

    1. B
      Bla bla bla

      Ty inati t u shtofte po shiko : ku Rama, bukuria, mencuria, aftesia, burreria e ku Alibeaj me shoke. Une voten do ia jepja Rames dhe pse e djathte po te kisha perballe keta juristet e pedese. Sinqerisht ndaj mos na hap barkun me komente idiote qe i ke bere copy paste ne disa vende te Tema. Leri tematiket te shprehen qetesisht me larmine e fjalorit te tyre pa na lodhur me komentet e tua plot gaz

      1. E
        Evisa

        Natyrisht, ti nuk do juristë, sepse ata janë për një shtet të ngritur mbi bazën e ligjeve,ti do piktor, i cili shkarravit zyrën e Kryeministrit të vëndit me figura abstraksioniste, me bindjen se aty ka për të qëndruar tërë jetën. Të përgësh zyrën e Kryeministrit me vizatime, kur ajo është simbol i seriozitetit të shtetit, kur kurimi i saj duhej të ishte përgjegjësi e një grupi specialistësh, siç bënë idhulli yt që të mbush xhepat dhe plëndësin, vetëm një skllav si puna jote mund të ndjej lumturi. Ai ka bërë gjatë detyrës që ushtron marrëzira të pashoqe, por kjo e përgëjtjes së zyrës është kryevepra e tij. Zyra e kryeministrit është e ngjashme me një dhomë hoteli, klientët e së cilës aty janë të përkohshëm. Por t'a kurosh sipas shijeve të tua dhe t'ua paraqesësh homologëve si një xhevahir të rrallë, sikur nuk është zyrë, por një sallë ekspozite pikturash, ata vërtetë habiten, jo për vlerat artistike sepse kanë parë qindra ekspozita pikturash të rrymave nga më të ndryshme, por habiten se ku e gjen kurajon ky njeri që bënë çfarë t'i dojë qejfi edhe me një simbol të seriozitetit shtetëror siç është zyra e kryeministrit. Por ai e bënë vetëm për një qëllim, do të tregojë se ai ka për të qënë i përjetshëm brënda saj. Jo vetëm kaq, por e bënë si një ushtrim terrori edhe ndaj bashkëpuntorëve të tij, për t'u treguar forcën si mënyrë për arritjen e sundimit total mbi t'a.

        1. B
          Balo

          Problemi eshte mjaft me I gjere se kaq. Degjova dje Golikun e grupit te Bences I cili dikur kendonte kenge per Enverin, ti kendonte Edi Rames.... Komb legenash....

          1. H
            Hordhia e ndyre e Sali Rrumpalles

            Ç'e paske zgjedhur emrin tamam! Doli nje Balo nga kombi i qenëve, të shajë shqipetaret "komb legenash". Po ti mor qenef Turku, çfare kombi je? Uh, harrova. Ti e zgjodhe vete të jesh me qentë. Ndersa komentuesja Evisa i vë kapakun. Sikur Edi të mos ishte piktor, ajo nuk do kishte asnje problem me të. Pale pastaj të ishte doktor. Sa qejf. Qeveria Doktori 3. Bukur ë? A ju jeni debila. Rama bën kërdinë lart e poshtë, ti ke hall zyren e Ramës. Po nuk më thua, e ke parë shumë shpesh tavanin e zyres së Ramës? Jo, qe ta dimë edhe ne. Edi Rama le ta pikturojë zyren edhe bretkoca e gjarperinj. Kujt i plasi. Problemi moj ti Evisa, për ne që duam të heqim Ramën, është se kur kthyen koken nga opozita, na vjen ne mend vetem kenga: " Bir Sali i Sheqeres, ç'të të qaj më parë. Ato që ke shkatërruar, apo ata që ke vrarë." Dhe populli i shkretë, kthehet nga Rama, dhe thotë i dorëzuar: "Fati yt mor pusht, por s'ke faj ti. Fajin e kanë Balot dhe qentë e tjerë të Berishës, qe e lane vendin pa opozitë, dhe ti tani livadhis pa frena. Nuk e meriton votën, por ç'të të bëj? Sikur ka të tjerë!" Ja çfare i keni bëre ketij populli ju Balot, Evisat, rrumpallat, dhe debilat e Berishës. Ja keni bere Rames pushtetin peshqesh, dhe pastaj si të pafytyre qe jeni, shani popullin.

            1. H
              Hordhia e ndyre e Edi Rames.

              Dhe themi ne pse Enveri qendroi 45 vjet ne pushtet! Ja nga legena si ky "Hordhia e ndyre e Sali Berishes", i cili bene sikur ankohet qe Edi Rama livadhis pa frena, sepse fajin na e paska Balua, Evisa dhe gjithe "hordhia e ndyre e Sali Berishes". Jo vetem kaq, por ankohet se nuk ka opozite, dhe eshte pikerisht kjo qe e bene te detyruar zoterine e ndritur dhe vecanerisht shume te zgjuar, te votoj Edi Ramen!!! Pra, per inat te mungeses se opozites ky voton Edi Ramen, poziten. Dhe hajde veri emer ketij qendrimi! Sinqerisht, edhe sikur te ishte gjalle i ndrituri Ylvi Vehbiu. te cilit i ndrite shpirti atje ku eshte, nuk do te mund te bente gje, perballe nje gjendje kaq te rende mendore.

          2. D
            Dakord

            Evisa, te komenti i parë për pak më binde të votoj PD edhe se kam 15 vjet që nuk votoj, por te komenti i dytë më binde përfundimisht të votoj Ramën meqë i gjithë halli qenka te dekorimi i zyrës. Jo për gjë , por më erdhën para syve pamjet e videos së kryeministrisë në vitin 2013 se si e kishte katandisur saliu kryeministrinë. E ke akoma në youtube atë video. Mos shkruaj më se po i bën dëm PD-së.

            1. E
              Evisa

              Dakord! Ju nuk votoni për 100 vjet PD. Gjithë sa thoni janë sipas parimit "gënjeshtra më e mirë është ajo që i afrohet sa më shumë të vërtetës". Komentin tim të dytë ti e lexon vetëm për t'a përdorur si argument kundër të parit. Edhe nëse Berisha na e paskësh lënë zyrën si një nga dhomat e spitaleve shtetëror, Edi Rama, artist, duhet të kuronte një zyrë që të mos lëvizte kurrë, jo sipas shijeve të tij por në bashkëpunim një numër specialistësh të fushës së arredimit, për të dhuruar një zyrë që mos t'a lëvizte më askush. Sidoqoftë përgjigjen më të mirë t'a ka dhënë komentuesi "Balo". Edi Rama po ja kalon dhe Rrapush Xhaferrit, një hap e ndan nga Enveri.

          3. S
            Shefik Ormëni

            Ore Bla Bla Bla, mos je vetë Edi ti? Gjithçka shkruan është kopje e mënyrës së të shkruarit e të folurit të Edi Ramës. Megjithëse ç'them edhe unë, ju Rilindasit, puna e parë që bëni është stërvitja për të kopjuar në gjithçka udhëheqësin.

            1. B
              BLA

              Ore une po shkruaj jam e djathte ti thua je Edi. Kompliment me bere. Para PD se Alibeajt me Co padyshim qe voten do ia jepja Rames. PD e tyre eshte parti pa vizion e pa lider, ua kalon dhe plakushi

              1. E
                Emiljano

                Blaja paska ngelur pa lider dhe pa vizion!pika bythes

          4. D
            Drejtesishte

            Te pergezoj Evisa! Per qartesine dhe ndergjegjen qe manifeston!

          5. D
            DRENICA E KUQE

            Blloku Meta-Berisha po shkon udhes pa kthim te theqafjes... Motoja mashtruese e gerdalleve Meta-Sali “Shqiperise i dalim zot” eshte edhe mjerimi i atyre qe i shkojne pas kesaj motoje mashtruese, sepse, gerdallet Meta-Sali çuditen edhe vete si u shkojne pas kaq shume njerez kur motoja e tyre qe fshihet pas saj eshte “Hajnise i dalim zot” dhe ajo mase gomeresh u shkon pas per t’i mbrojtur hajnite e tyre ne kurriz te Shqiperise e te shqiptareve, qe kane vjedhur me thase, kane vrare e persekutuar tash e tridhjete vjet Shqiperine e popullin shqiptar!!!... O tmpora, o mores!... DRENICA E KUQE

            1. P
              PRoSHi

              Në fakt kështu duhet votuar. Çdo parti te matetet me vetveten. Nëse dështon të hapë krahun dhe të shkrihet tek një parti më e madhe. Nuk ka çi duhet Shqipërisë 80-100 parti te rregjistruara. Deri ne !0 parti jane shume për nje popullsi deri 3 milion banore.

              1. L
                L.Xh

                Një mëndje me PRoSHi-n jam, bile do të shtoja se duhet edhe më shumë radikalitet nga ana e pozitës, dhe e BIG BRATHERI-t të PS-së, Ramës Tonë, duke mos qënë kaq tolerantë, si me “robt e vet”, ashtu edhe me gjithë “karshitë” që po e lodhin e drobitin, por kurrë të pa lëkundur për ecjen e vëndit përpara.

                1. G
                  Gazi

                  Pirdh pirdh se lirohesh Mero

                  1. S
                    Super

                    Te nderuar a ka patronazhiste ketu? Kam nevoje per pune dhe leke. Kohe kam me shumice, shkruaj ne te gjitha format e dialektet e ndryshem, jam super. Me ndihmoni.

                    1. K
                      Keshille

                      Mero, Saliu plak 100 vjec e prape me i zoti se ty eshte. Shiko c'punon e c'force politike ka akoma. Ti vec lehjeve anti Sale ketu c' po ben ne jeten tende. Gjithmone i kam pelqyer artikujt e tu qe nuk flasin per ate, je gazetar i zoti, ndahu me Saline e bashkohu me Shqiperine. E ke share aq shume sa u bere boze. Eshte gjynah qe pena jote shkruan vetem per ate

                      1. i
                        i drejti

                        un jetoj jasht shqiperis tash 32 vite dhe lexoj gazetat cdo dit dhe per kuriozitet lexoj edhe meron nji nga ato qe i rrinte mbrapa saliut por nje pyetje kam per meron me ke je me popullin o me keta ce vjellin popullin sa per dijeni edhe ketu ku jetoj media eshte e shitur por jo ne ket menyr si ne shqiperi ce jan haptas si mero e kompanija ky edhe kur ben seks mendjen e ka te sala eshte bere nje enderr e shlyer per te nuk mund ta lere prandaj ne qoftese je me qeverin je nje hajdut bashkpuntor e boll.

                      2. I
                        Indinjata

                        Mero perse nuk ngre zerin se kujt i duhen 115 partiçka ne kete vend!Kjo eshte shqetesuese ku maksimumi duhet te jene pese forca politike gjithesej 2 ekstreme nga te dyja anet,respektivisht 2 partite tradicionale e majte e qenders dhe e djathte e qendres dhe nje parti ndoshta e qendres.Ky duhet te jete spekri politik qe perfaqeson popullin shqipetar dhe je kemi 32 vite qe shohim gomere te rangjeve me te larta qe perfaqesojne medemek popullin,ku si elektorat kane selite qe disponojne.A e kuptoni qe 115 partiçkat mbahen nga taksapaguesit shqipetare ku objektivi i tyre eshte te mbajne peng kete vend.Vall kush shtet ka nje numer partish siç ka vendi yne?

                        1. c
                          ce

                          pritet dhe surpriza e radhes e ketyre zgjedhjeve nje koalicion tjeter midis leshelise se spiunit Agush dhe partickes se te papunit Sali Shehu per te cilin spiuni Agush ka dobesi te madhe sidomos per rojen e zyres se Sali Shehut te cilin e ka shume per zemer.

                          1. m
                            mirel

                            Partia e Salikufomes e mbylli cicklin....

                            1. S
                              Sara

                              Po edhe pse e dinë që nuk fitojnë prapë do të ankohen se na vodhën votat. Kështu si janë katandisur nuk kanë per te fituar ndonjëherë...

                              1. M
                                Mara emigrante ne Itali

                                Super ti qe kerkon pune shko te sala se ta gjen ai punen ,turni i trete ti mbash ere pordheve te saliut dhe ti besh fresk lirise .

                                1. M
                                  Mara emigrante ne Itali

                                  Super ti qe kerkon pune shko te sala se ta gjen ai punen ,turni i trete ti mbash ere pordheve te saliut dhe ti besh fresk lirise .

                                  1. A
                                    Aleanca për mbrojtjen dhe kultivimin e tallashit

                                    Mero djali,je lodhur kot për të spjeguar një fenomen kaq të natyrshëm si rënia e lirë e trupave. Edhe muti kur bie nga lartësia ndahet ë 100 copa! Pse duhet të bëj përjashtim PD-ja? Janë ligje të fizikës këto, Mero djali! PS:Seriozisht,akoma mendon ti se ato copa që kanë qenë pjese të njëjtit trup kanzeroz, pjesë e grupimit fashist të S. B. janë jë alternativ serioze? Gabim,Mero djali po më detyron të përsëris për të 100-tën herë: Më mirë djepi bosh,se sa shejtani brenda! Nuk jam socialist por për hir të së vërtetës,i shof si të keqen më të vogël. Ah ja se për pak harrova Ali beu po i lutej Luçiano Boçit,hajde alternativ hajde! Posht fashizmi berishist

                                    1. t
                                      tata luigji

                                      Une mendoj se parlamenti duhet te kete 61 deputet asnje tjeter, pjesa e madhe ne ate godine nuk i njeh asnjeri vetem paguhen nga taksat tona. 61 njesi administrative 61 deputet jane mjaftushem. Salih non grata dhe like hajduti kane shume pak liri, liria e tyre tani eshte e kufiziar dhe ne req PD zyrtare te. gjallin shprse dhe ti mbyllet rubineti non grates

                                      1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                                        Dy rrugë kishte, të formonte parti të re, të largohet nga politika realisht. Nostalgjia e turmës duhet harruar nga Berisha.

                                        1. L
                                          L.Xh

                                          SalBerri, deri më sot, është fshehur ”mbas gaxhoit” Lulushkur, tani fshihet mbas “dellit të Moniçkës”, nesër, mbas 14 majit, siç po duken “bathët”, shkon në Reç, dhe atje do të fshihet mbas birucës VIP nr.1.

                                        2. D
                                          Demokrati

                                          Mero Djali çfarë mendon per Belind faqe simiten? A është faqe simite me kim apo me gjiz? A kane inteligjenc simitet?

                                          1. J
                                            Juli

                                            Kur shkruani per parti te opozitet,me vjen per te vjelle,lere pastaj kur bejne koalicione me Nardin,Dulen e Meten.,qesharak complet.

                                            1. P
                                              Patrioti cam i M...Bazes

                                              PD e drejtuar nga Alibeaj "kamp opozitar"? Mos o Mero se te lexojne e shkulen se qeshuri njerezia qe ne sabah. Alo beut ate Vulen ja dha Pushteti per dy gjera ; E para - se nuk ka njerez pas dhe e dyta - se nuk bie fare ere opozite. Hajt te fala andej nga oborri i kryeministrise.

                                              1. H
                                                Hordhia e ndyre e Sali Rrumpalles

                                                Ohuuu, qenke strateg! Po paske humbur not mor djalë? O pallë, qe kujton se ligjin ne Shqipëri e bën Rama. Rama u ka hapur dyert amerikaneve, dhe u thotë beni çfare të doni. Ti akoma me teorite e Alfred Çakos, se është nje qen i zi, qe Rama e mban ne Kryeministri, dhe i tregon Rames SE çfare duhet të bëjë me Alibeajn Gallof.

                                              2. p
                                                pyetje nga publiku

                                                Nje pyetje o Mero si orakull i opozitave qe ke qene e je nder vite - Kur ai Saliu percaresi e ndau ne 7 copa opoziten, pse ato 6 copat e tjera nuk shkojne ti bashkohen atij Bashkuesit me Vule ne qafe, Alibeajt pra?

                                                1. x
                                                  xhoxhi

                                                  Të gjithë politikanët skanë lënë gjë pa bërë për Shqipërinë e shqiptarët,por njeriu që duhet varur për gjuhe atje ku ishte busti i Enverit është Sali Berisha sepse nuk ka ndarë vetëm partinë në shtatë pjesë por ka shkatëruar një Shqipëri të tërë dhe drejtësia ska bythë ta arestojë dhe areston ca që jo se nuk kanë vjedhur por në krahësim me këtë lugat janë shumë të parëndësishëm..

                                                  1. L
                                                    Leshi

                                                    U Paska zener merak I madh per opoziten e care!!!

                                                    1. B
                                                      Bozhigradi

                                                      Kontributin me te madh per te percare PD e keni ju mision, zoteri Mero. Por kamufloheni me gjoja luften per "te verteten". Ne Shqiperi ka vetem lufte per interes vetiak. Te gjithe luftojne vetem per vete. Dhe jo per shoqerine. Ndaj vuan Shqiperia jone e dashur. S'ka lindur ende nje burre i vertete qe t'i digjet zemra per te miren e te gjithe shqiptareve. Edhe pas "luftes" tuaj kunder Berishes e Metes, une shoh afera mes teje dhe qeverise.

                                                      1. T
                                                        Tirana

                                                        "Asnjëherë në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri nuk kemi pasur një opozitë të përçarë dhe kaq të frangmentizuar..."- thote Editoriali. Jo. Opozita e sotme e ka faren e percarjes qe ne themel. Eshte vete perçarja.

                                                        1. A
                                                          Ana

                                                          Keshtu si po vene punet, PS-ja do i marri te gjitha bashkite, rekord Gines hahaha. Ne fakt eshte per te qare, po ke te qash me pare. Prandaj me mire qesh se te zgjatet jeta. Une po jua deklaroj se nuk do te votoj fare.

                                                          1. S
                                                            SOVJETI SUPREM (Surrel)

                                                            PS do te marre tere Bashkite Ahahaha...Gjithe Pushteti Sovjeteve d.m.th! Por ama Kriza ne Ekonomi nuk ben tjeter per i fiton edhe ajo tere Pushtetet, tok me Sovjetet pra.

                                                            Lini një Përgjigje