Nëse Berisha do të fitonte gjyqin për vulën? 

7 Mars 2023, 20:09Editorial Mero Baze

Ka një agresion nga Foltorja kundër Partisë Demokratike dhe kryesisht dyshes Basha- Alibeaj, përse ata ofrojnë paqe me mbështetësit e Foltores dhe kërkojnë që të rikthehen në PD, pa sjellë me vete shkaktarët e përçarjes.

Tani të gjitha humbjet e pritshme të Sali Berishës dhe Metës kanë filluar t’u faturohen këtyre dy politikanëve, dhe puna po shkon deri tek thirrje linçuese fizike.

Po a është ky thjesht nervozizëm nga humbja?

Jo.

Për të kuptuar më qarte këtë situate, mendoni një moment sikur gjyqin për vulën ta kishte fituar Sali Berisha.

Së pari, nëse gjyqin do ta kishte fituar ai, thirrjet për dhunë dhe linçim ndaj Bashës e Alibeajt, do të ishin edhe njëqind herë më të forta se kaq. Tani ato thirrjet bëhen nga pozitat e njerëzve të dëshpëruar dhe të pashpresë, që problemin të cilin ja krijuan vetë PD-së, duan t’ua faturojnë të tjerëve.

Por po ta fitonin vulën, ata nuk do ofronin paqe, siç ofrojnë këta, por do niseshin vetë “drejt shtëpive të tyre”, siç e kanë zakon shpellarët e Berishës në këto raste.

Së dyti, nëse gjyqin për vulën do ta kishte fituar Berisha, jo vetëm që nuk do kishte ofertë për bashkëpunim, por do linçohej çdo kandidat i PD zyrtare qytet më qytet, degë më degë, bashki më bashki.

Mentaliteti i dhunës i Berishës ka qenë i vetmi motivim në gjithë betejën e tij shkatërrimtare për opozitën. Ai çdo ditë mendon për PD si më 8 janar të 2022, kur ju turr me vare dhe qysqi për ta marrë.

Së treti, nëse gjyqin për vulën do ta merrte Sali Berisha, do të kishim dhe një linçim edhe më të madh publik nga mediumet e Berishës kundër këtyre dy figurave.

Tani Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj akuzohen pse bëjnë sikur kërkojnë bashkim. Merreni me mend se si do akuzoheshin sikur të kërkonin ndarje.

Klima e linçimit që Berisha krijon ndaj armiqve të tij, është i vetmi motivim që ai ka për turmat, çfarë tregon dhe cilësinë e mbështetësve të tij, që dominohen nga hakmarrja dhe jo bashkëpunimi politik.

Tani çfarëdo që të bëjë Alibej apo Basha, edhe nëse kërkojnë bashkim, edhe nëse kërkojnë luftë, edhe nëse kërkojnë bisedime, edhe nëse kërkojnë ndërprerje komunikimi, edhe nëse dërgojnë ndërmjetës për bisedime, edhe nëse refuzojnë ndërmjetës, ata të dy, Sali Berishës i duhen armiq dhe përçarës, pasi ndryshon nuk fsheh dot të vërtetën e madhe të gjithë kësaj drame të opozitës. 

E vërteta e madhe është se i vetmi përçarës edhe si person, edhe si arsye, edhe si familje, është Sali Berisha. 

Ndaj mos kërkoni prej tij dhe hordhive të tij të ndalin këtë fushatë linçuese. Kjo është e vetmja dëshmi publike që provon kush është vrasësi i opozitës. 

Pa këtë fushatë të tij, dikujt mund t’i shkonte mendja edhe tek Basha apo Alibeaj. Por Berisha e ka këtë të mirë, që nuk lejon të tjerët t'ia marrin meritat. Dhe këtë meritën e përçarësit dhe tani të fundosësit të opozitës nuk ja merr dot njeri. Edhe sikur ta merrte vulën, prapë do ta ruante këtë meritë.

27 Komente

  1. L
    Ladi

    E njef mire gerdallen komuniste, kete flame te kuqe qe e do ne zjarr e dhune kete vend..

    1. b
      ben.

      Ilir Meta/j, publikoi 1 statistike. Ne 2010 ne shqiperi mbaronin arsimin e mesem dhe te larte 74% e te rinjve. Ne 2021 kjo shifer ishte 55.7%, nderkohe qe pjesa tjeter e ballkanit e kishte kete shifer mbi 93.6%. Kjo eshte katastrofa me e madhe e bandes se rilindjes. Sot ne shqiperi gjysma e te rinjve jane me 8 vjecare. Qe tregon se meshkujt behen trafikante dhe femrat putana sepse jane te vetemet profesione qe nuk duan shkolle. Mbas debimit te shqiptareve, kthimit te shqiperise ne 1 vend narko trafiku( DEA amerikane publikoi nr tel direkt sepse nuk ka me besim te institucionet shqiptare) , degradimit te shoqerise ku gjysma e te rinjve jane me 8 vjecare, vjedhjeve skandaloze pa hesap, pagesa agjenteve ne amerike per te shkateruar opoziten ne shqiperi, ndalimi i pjesmarjes ne zgjedhje i opozites me te madhe ne shqiperi si eterit e tyre cobane ne 1944, dhe mero shkruan sikur halla te kishte koqe. Ja pse Vucic e ka kaq shume xhan Edvinin , asnje serb asnje turk asnje pushtues nuk mund ti bente kete shqiperise si kjo bande e drejtuar nga edvin rama.

      1. D
        Demokrati i vërtetë

        Lexojeni, lexojeni benin, se si gjithmonë nuk ha mut kot ai.

        1. C
          Celo Mezani

          Per ata qe besojne cdo rrene te nje rrenacaku dhe mbi te ngrejne analiza shterpe qe duan me ja u shit te tjereve me zorr gjuha shqipe e ka nje fjale: KAQOL

          1. L
            Lushi

            Po ti mer kar , hap google dhe gjeji statistikat dhe mos ha rrenat e kujt. Statistikat jane te botuara .

          2. D
            Dakord

            Ky beni si gjithe shpellaret niset nga çfare thote saliu dhe metaj dhe e merr per te mireqene. Dmth ha mut ne te njejtin çanak. Ky nuk e ka te mesmen dhe fajin ja ka Rama sigurisht hahsha

        2. I
          Ilir

          Sikur të merrte vulën Berisha do fliste si i zoti i shtëpisë tek SHQUP. Por tani është thjesht një qeraxhi dhe shumë i keq bile. Nuk është i prirur që të respektojë kontratën. Në rast se do të ishte i tillë do të dorëzonte selinë e PD tek Alibeaj, por ngaqë ka frikë mos e nxjerrin andej ka rritur dozën e kërcënimeve.

          1. S
            Sybetere Hajdsrmataj

            Vdekja për Sali Berishën do të ishte kapak floriri. Vdeksh o Sali, një orë e më parë.

          2. 1
            1

            Berishen qe kerkon gjak e kuptoj se keshtu ka bere qe ne 90 dhe e ka ne adn e tij ,po kur degjoj Bushatin si gjithollog me Lubonjen pyes vehten :Po keta pse kerkojne gjak?Kaq shume e kane shitur shpirtin ?Keta hiqen si analist,po analisti ben analize dhe jo thirje per lincim

            1. P
              Populli

              Zoti Mero: TË GJITHË KËTA EMRA QË JU PËRMENDNI, pa dallim, janë bashkëpjesmarrës në KRIME KUNDËR NJERËZIMIT, të paktën që nga 21 Janari 2011. Po ashtu, janë bashkëpjesmarrës në grup si parti, në aktin e djegies së mandatit të deputetit, në mes të legjislaturës, një AKT ABSOLUTISHT I TIPIT RADIKAL KOMUNIST.

              1. M
                Me dashuri dhe qetesi

                @Populli Komenti yt eshte pak i cudicem, per mua. Une gjithmone kam menduar se Saliu eshte akrep. Akrepi kur eshte ne rrezik vret vehten, sepse eshte trim njelloj si Saliu. Kjo qe thua ti me ben te mendoj se Saliu nuk eshte akrep. Ai thumbin e vdekjes nuk ja ngul vehtes mu ne maj te kokes, por ish shokeve te vet! Kjo me ben te mendoj se jam gabim. I ndodhur para rrezikut, Saliu ha shoket e vet, njelloj si neperka qe ha femijet e vet, kur eshte e uritur. Saliu akoma nuk ka ngrene Xanin por ndoshta di i vije rradha edhe Sypeshkaqenit qe te shpetoje koka e gjarperit Sali.

                1. S
                  Shefik Ormëni

                  Populli! Kur me shumë të drejtë i referohesh krimit të 21 Janarit 2011 ku u vranë katër demonstrues, mendoj që po ashtu duhej ti referohesh edhe krimit të vrasjes së po katër demonstruesve në Shkodër në vitin 1991. Të dy këto akte janë produkt i makabritetit komunist dhe nuk ka pse trajtohen si të ndarë. Kurrë dhe për asnjë rast shtresa antikomuniste nuk ka ngritur dorë për hakmarrje kundër mizorive që kanë hequr prej gati 80 vjetësh nga bastardët komunistë, nga ata radikalë, barbar enverist dhe nga këta zhvatës, hajdut dhe kriminel berishist, metistë dhe rilindiote. Komunistët dhe ideologjia e tyre kanë qënë varri i çdo vlere të lartë njerëzore në gjirin e këtij populli, ata janë banda që me kazmë dhe pushkë nuk lanë gjëmë pa i bërë vatanit dhe jetës së këtij populli.

                2. T
                  Tirona

                  PD qe tashme ka vulen mund ti kerkoje dhe ti pranoje prane saj vetem antaret e thjeshte te Partise dhe simpatizantet ndersa kryesine e Foltores dhe te gjithe Ata qe dolen nga primarja ne asnje menyre nuk duhet ti pranoje ne gjirin e saj . Ky eshte momenti qe PD te reformohet plotesisht dhe te shkeputet nga e kaluara e saj e cila deri me sot ishte nje Parti me ide komunistet

                  1. F
                    Flutura

                    Saliu eshte nje i cmendur perfundimisht. Vetem kemisha e forces e shpeton.

                    1. S
                      Shoku Zylfi

                      O mi Flutura turp t'i besh fresk babait tënd komunist Edvnin Llaposhu apo edhe baballarët e tu komunista o moter prostitutë, që shëtit me benx (x) që bleve me paret e dafllakut të pickes sate. Ti rruaç bolet Albin Kurtit.

                      1. E
                        Emiljano

                        O shoku zylfi o kar me zile,ku ka me komunist te madh se saliu o injorant.Na mbyten budallenjte

                        1. x
                          xheJ. eN. Bi.

                          O shoku Zylfie...e di si i thotë populli kur lexon komentin tënd? I thotë gomari këndezit : uaaa sa të madhe ma ke kokën.

                      2. A
                        Aleanca për mbrojtjen e tallashit

                        Mero djali,kanceri nuk shërohet me operacion! Kanceri duhet luftuar në të gjitha qelizat malinje të tijë. Në rastin konkret nuk ka asnjë qeliz të shëndosh të cilës mund t'i besosh në k'të trup të kalbur, me emrin PD. Lëreni të dekompozohet,ndoshta në atë pleh,që do përfitohet,mund të mbij dikur ndonjë filiz i shëndosh. PS:Bishti i qenit,bisht qe i ngelet! "AI" personi në fjal,tani është akoma në fazën e poshtërimit,faza tjetër përballja me drejtësinë , është e pashmang'shme. Posht fashizmi berishist!

                        1. 9
                          99

                          Prej kohesh eshte peng i proceseve te kontrolluara prej te tjerve. Dite qe vijne do jene shume me shume dramatike dhe poshteruese per SB. Por fatekeqsisht ne vend te vrase veten, deshmon perdite se eshte i gatshem te hajde cdo lloj muti, te zvarritet si krimb, te peshtyhet dhe shkelet me kembe, deri diten kur ti fluturojne para syve, te zyjosurit qe polli, por te mos jete ne gjendje te bej asgje, vecse te bej sehir. Humnera ku hodhi Shqiperine, flaka qe vuri, intrigat, vrasjet, perdhunimet, rrahjet, kercenimet me turma dhe rrugace do tja bejne ti paguaj diten kur ti ike goja, mes delirit dhe vdekjes, ku nuk di se ku ja kane zhdukur shushunjat qe polli. Njeriu me i piset i historise, ndertoi nje vdekje per veten, familjen dhe partine e tij ne lartesine e mutit dhe llumit qe prodhoi ne 30 vjet

                          1. E
                            Emili

                            Por po ta fitonin vulën, ata nuk do ofronin paqe, siç ofrojnë këta, por do niseshin vetë “drejt shtëpive të tyre”, siç e kanë zakon SHPELLARET e Berishës në këto raste. Mjafton kjo fjali dhe mjafton fjala SHPELLARET qe njerezit te kuptojne se cili eshte SALI BERISHA dhe SHPELLARET e tij.

                            1. C
                              Cuni i Fariut

                              Ah sikur te kisha nje te qinten e talentit tend o Mero.

                              1. E
                                Emiljano

                                Mire saliu se fundja nje i cmendur eshte,por habitem me disa medemek gazetare qe me nje seriozitet te papare pyesin si do jete e ardhmja politike e saliut tani qe humbi vulen.Te isha si te ftuarit ne studio i kisha mare me shpulla turinjve keta palo gazetar qe interesohen kaq shume per te ardhmen e nje 80 vjecari fatkeqesin e shqiptareve

                                1. T
                                  Trotski

                                  Gjithe keto te Liga qe ben Sali Kerma ,a ka Ndeshkim per kete Edepsez????

                                  1. r
                                    redaktori

                                    Nese ajo Gjykata do ta dergonte vendimin tek Sali Berisha, do sillte besimin ne opinion se ajo Drejtesia e Re eshte vertet e RE sic duan ta quajne. Gjithashtu edhe Rama do tregonte se nuk e ka pra nen mollaqe si shilte ate Drejtesi. Por c'fare beri Gjykata Apelit?? As me shume as me pak por ate doreheqjen e bere publike nga Lulzim Basha para tere Shqiperise mbi 1 vit te shkuar. Gjykata Apelit per turpin e vet e per turpin e Rames, ...e ktheu mbrapasht! Basha pra e dha doreheqjen si Kryetar i PD publikisht, e Gjykata dhe Rama pas saj paturpesisht ja rrezoi ate duke tentuar me qesharaken - ta njohe si Kryetar i PD edhe pas doreheqjes. Me ndjeni o shoku Mero, por kjo Estrade ndonese ju duket se ndeshkon Sali Berishen, ne realitet e ve Saliun ne pozita komode se e ben te besueshem dhe turperon deri ne perbuzje nje pushtet Rama qe shpresat per tu zvarritur ne pushtet i ka te rikthimi ne krye te PD te nje kufome politike qe e perdori 9 vjet neper deklarata perdite duke thene "Basha fle gjume".

                                    1. x
                                      xheJ. eN. Bi.

                                      O redaktor i gazetës RD.... Pse i bëni kaq nder M.Bazes duke komentuar te TemA.Shumë bukur mund të bësh një artikull te gazeta tuaj .Po ,ke të drejtë që hyn në oborin e armikut ,se obori juaj nuk ka vizitorë dhe kush do ta lexojë . Je pak " redaktor" i dobët ,ose nuk ju pëlqen shteti ligjor.Basha ka dhënë dorëheqjen dhe ajo është çështmje e Partisë ,kurse Gjykata nuk do t'ja dijë po nuk i dorëzoi shkresën se kush është zgjedhur nga forumet kryetari i ri. Sa herë nuk ju pëlqen një vendim i Gjykatave ,menjëherë se i ka kapur Rama.Po Zhukrin që dha atë vendim e kidhte kappur Saliu ?

                                    2. G
                                      Gaz lotsjellës

                                      Ofrojnë paqe pasi i hodhën gaz lotsjellës, qesharake.

                                      1. N
                                        Nandi

                                        Foltorja e qysqive dhe kokes dashit ....

                                        Lini një Përgjigje