Nga Mero Baze
Kosova duhet ta pranojë marrëveshjen e ofruar nga Bashkimi Evropian, bazuar mbi planin franko- gjerman, jo si palë e ndëshkuar nga Perëndimi, por si një standard të shtetit të Kosovës.
Kryeministri Albin Kurti po ashtu nuk duhet të kompleksohet nga e shkuara e tij revolucionare anti-perëndimore, por duhet të pranojë marrëveshjen e cila e çon Kosovën një hap para në konfirmimin e identitetit të saj shtetëror dhe ndërkombëtar.
Përpjekjet për të ballafaquar Albin Kurtin me të shkuarën e tij dhe sidomos populizmin e tij, janë legjitime në kuadrin e luftës politike në Kosovë, por nuk duhet të kthehen në një gjyq për vendimin e tij pro marrëveshjes.
Albin Kurti le të paguajë politikisht për gënjeshtrat e tij, por Kosova nuk duhet të paguajë një çmim të rëndë për populizmin e tij.
Albin Kurti i sotëm, pro evropian, është shumë më i dobishëm për Kosovën se sa Albin Kuti revolucionar. Koha ka provuar se ai me të njëjtin pasion që fliste për bashkim kombëtar, po me aq pasion nxiste urrejtjen ndaj Shqipërisë në Prishtinë.
Tani është mirë që po me aq pasion sa u flet militantëve për rrezikun nga Evropa dhe SHBA, po me aq pasion ta firmosë planin evropian.
E di që ajo që e detyron të firmosë, mund të mos jetë bindja e tij pro perëndimore, por frika e humbjes së pushtetit, nëse nuk e firmos. Edhe kaq mjafton, për ta çmontuar atë si një lider populist dhe për ta kthyer në rrugë të mbarë.
Dhe këtë qasje duhet ta ruajë deri në fund, përfshi këtu dhe bisedimet për Asosacionin.
Asosacioni nuk është ndëshkim për Kosovën, por është garanci për serbët. Serbët do ta gjejnë gjithmonë një mënyrë tjetër për ta refuzuar pushtetin e Kosovës, nëse kështu i komandon Beogradi.
Por Kosova nuk duhet t’i lërë Serbisë arsye për të destabilizuar Kosovën me ndihmën e Perëndimit.
Dhe për këtë duhet të ketë së paku një prej dy faktorëve aleat, ose Serbinë, ose Perëndimin. Më lehte e ka të ketë Perëndimin.
Marrëveshja kështu siç është paraqitur dhe kështu si po shkojnë bisedimet, mendoj se ka më të rëndësishme pikën 12 të saj, atë që nuk është shkruar. Dhe ajo është pikërisht transformimi i Albin Kurtit nga një populist anti-perëndimor, në një lider të dëgjueshëm që ruan aleancën e Kosovës me Perëndimin.
Kjo i bën mirë Kosovës, pasi i ka heq nga duart Serbisë, një aleat të mrekullueshëm të saj në Kosovë, që po armiqësonte Kosovën me Perëndimin dhe po ja bënte më të lehtë Serbisë rrugën e saj për t’u rikthyer në Kosovë. Dhe po ja bënte këtë nder Serbisë, ndërkohë që Serbia nuk dinte ç’të bënte me aleancën e saj me Rusinë.
Ky qëndrim i lë shqiptarët në anën e Perëndimit, njësoj si në Rambuje. Kjo marrëveshje shpëton Kosovën nga Albin Kurti revolucionar e anti-perëndimor, dhe e rikthen atë në një shtet aleat të Perëndimit.
Kjo marrëveshje e zhduk nevojën urgjente të njohjes finale dhe është një një zgjidhje e përkohshme e funksionimit të Kosovës si shtet i pavarur, i pashqetësuar nga Serbia. Dhe s’ka gjëra më të përjetshme se gjërat e përkohshme.
Si perhere Mero: i sakte, ironik, i afte dhe patriot.
Shum dakort me ty Mero.. Edhe unë shpresoje, që Albin Kurti, mosta ta shkatrroje Kosoven, dhe aleancen me perëndimin, për pushtetin e ti personal, dhe për tu pasurue për veti dhe me njerzit e ti... Siçe kane bër, dhe po bën me Shqiprine, Edi Rama, Sali Berisha dhe ilir Meta.... Edi Rama e ka mbushur Shqiprine me korrupsjon dhe me Xhamija të Turqise... Dhe Shqiprija nuke po bën as një hap para, dhe drejt perëndimt, dhe Evropes.. Por veq po shkone drejt, dhe ka shkuare drejte Turqise dhe vendeve islamike, dhe atyre të Lindjes, dhe Kjo veq për shkat të korrupsjoni dhe pushteti personal të Edi Rames, dhe njerzeve afer ti. Dhe le pastaj mose të flasim, fare për Sali Berishen, dhe Ilir Meten që kane dalur hapur fare, me shpate dhe pushke në dore, kunder perëndimorve në Shqiprie...
Saktë LADI. Por, do të shtojsha që, Albin Kurti e Vjosa Osmani, i duhen Kosovës, në këtë fazë tranzitore, deri në tetor-nentor 2023, (prandaj edhe kërkohej firmosja “ME PA DERMAN”), sepse mbas kësajë periudhe, Kosova shkrihet duke u inkluduar në Republikën e Shqipërisë, duke u quajtur njesi administrative, brenda kesajë Republike, ku Albin Kurti e Vjosa Osmani, do të jenë vetëm QYTETARË TË THJESHTË të Republikës së Shqipërisë. Bile edhe komunat, Prizreni, Gjakova, etj do të varen direkt nga Tirana e jo nga Prishtina, që në këtë kuadër, do të jetë si Kukesi, si Lezha apo Tropoja.
Pèr mendimin tim Mero duhet tè fliste dhe pèr palèn tjetèr. Vuqiç ka qènè ministèr i kriminelit nè anèn mè tè gabuar tè Historisè, kanè bèrè krime dhe ja dolèn pastèr. Jp vetèm qè nuk u dènua por mè tepèr u bè Pres. dhe ulet si i barabartè me burrat e UE. Nga ana tjetèr Kurti vetèm sa ka 'pshurr jashtè vazos', as krime e as korrupsion. Le ta marrim si tè qènè se qè tè dy janè civilizuar e janè futur nè rrugè tè mbarè, atè tè duhurèn...Shtrohet pyetja: -Kush do tè paguajè gjakun e derdhur lumè tè shqipètarève tè dardanisè, shtèpitè she pasuritè e vjedhura e tè shkatèruara??? Kur serbève ju jepni Ass.Komunave me 4% tè popullsisè, po shqipètarève nè Serbi çfarè ju takon?! Paqja èshtè gjè e mirè, tè kritikosh e tè kèshillosh vèllain, pèrsèri mirè bèhet dhe asnjè fjalè pèr armikun nuk shkon! Ndaj vazhdoni tè vlersoni Rugovèn, pasi politika e tijè e pèruljes ju ka lidhè kèmbèt qysh kur trimat ranè nè Luftè e disa tè tjerè janè nè burg......
Asociacioni i demshem !
Për çështjet kombëtare, duhet bashkim idesh dhe jo konfrontim me njëri tjetrin, sepse fiton kundërshtari. Ky veprim u ka dhënë rezultat serbëve dhe grekëve ndaj veprimeve shqiptare. Duhet një plan i qartë veprimi, ku interesat kombëtare i bashkon të gjithë shqiptarët dhe të mos paraqiten individë si pro apo kundër.
Mero si shume te tjere, hedhin fall ne llumin e filxhanit mediatik! Nuk lodhen duke I vendosur etiketa Albin Kurtit,nderkohe qe Kosova nen qeverisjen e tij ka shenuar, po shenon dhe do shenoje progres domethenes! Te gjithe treguesit e deshmojne kete! Paradoksi qendron ne faktin se Mero e te tjere shohin kaq "qarte" si shkojne punet ne Kosove, nderkohe qe nuk lexon nje analize serioze si vene punet ne kete fshatin tone. Ketu ka vetem propagande e rreshtim koke ulur pas pushtetit!...
Po ta matesh me standartin e ministrave te qeverise se kurtit qe jane bo milionere ,patjeter qe ka ec perpara.
Pas shpalljes se Pavaresise nga Serbia, shqiptaret e Kosoves kishin vetem nje rruge: te ndaheshin nga serbet ne veri dhe te bashkoheshin me Shqiperine; tani ata u bashkuan perseri me Serbine.
Tani me Serbinë brenda në Kosovë, bashkimi i Kosovës me Shqipërinë është po aq i largët saç ishte kur Kosova ishte pjesë e Jugosllavisë.
10000000000000000000 % e vertete. Ne saj te politikave te ndyra te EU dhe USA.
Ka qen nojher i afert? Me llap e me cifteli po , por me fakte KURRE! Perndryshe nuk do ishte shpall "Republike" por do bashkohej me Shqiperine qe pas luftes. Serbia ne KS ka qene dhe do vazhdoje te jet shume here me fort se "rrjepublika shqipKARE" e cila ne 100 e ca vjet eshte edhe me e dobet dhe me deshtake se vet gjysem republika e KS!
Ik bej nje gojore janulles o sebastia... dhe pastaj kthej sumen
Fantastik je o Mero, do gdhendet dhe gomari Kurti me lopen Osmani....
Perse te gjithe i bejne gjyq Kurtit ? Perse Mero Baze dhe shume te tjere nuk thoni te verteten e sternjohur se politika EU dhe USA nuk jane, si ne kete rast, miqesore ndaj shqiptarve ? Ku gjenden ne bote te drejta te tilla per 5 % te popullsise ? e te tjera ..... Skeni turp o te turpshem, perfitues, te pa afte, te shitur, te mbaruar......
IB TA BOFTE ZOTI DRITE PRR MENDJEN QE KE PO KU MERR VESH MERUA
Politika e SHBA-se dhe Europes beri qe per nji byth vend dhe nji popull te panjohur te nderhyje ushtarakisht ndaj nje vendi qe njihej boterisht dhe ishte dhe i perkedhelur nga vet SHBA dhe Europa. Kosova ne 1912 u FITUA dhe u mor me gjak e sakrifica nga ushtria dhe shteti serb. Ty, si dele bageti nuk te pelqen kjo gje dhe fajeson europen sepse te coptoi tokat kur ne fakt tokat as nuk i kishe tuat sepse ligjerisht ishin toka te P.OSMANE e cila u mund nga serbet me shoke. Mbas 100 vjetesh tu dha mundsia te clirohesh nga Serbia me ndihmen jetike te SHBA dhe Europe. Serbet qe jetojne ne KS jan si shqiptaret qe jetonin dhe jetojne ende nen Serbi. Nuk duan te jen nen juridiksionin e armikut. A kishe bole per ti zbyth serbet nga KS ? JO! Ateher trus bothen qaty. Shba per nji popull qe eshte dele e zez ne europe kan bere me shume se per cdo popull tjeter. Ti autonomi deshe nga Serbia? Pavarsi deshe nga Serbia? Ateher i njejti kriter vlen dhe per serbet qe jetojn ne KS. Nuk kerkojne asgje me shume se ate qe keni kerku ju. Mbrapa kan nje shtet qe i ndihmon e perkushtohet per ta dhe mes tyre kan solidaritet ndersa ti si shqipKAR mbrapa ke SHBA DHE EUROPE e prap nuk di te ecesh perpara. Je skandal nga te gjitha anet.
MB. Historia e Shqiperise tregon se ne Kuvendin e Vlores 28 Nentor 1912, delegatet shqiptare nga te gjitha trojet shpallen Pavaresine e Shqiperise, por u gjenden ne krahun e gabuar te ngjarjeve te Luftes Ballkanike (Aleate me Perandorine Osmane), u munden nga aleanca e serbeve, malazezeve e grekerve dhe u vune ne bangon e te mundurve ne Konferencen e Ambasadoreve te Fuqive te Medha te Europes dhe trojet e tyre i moren fitimtaret. Ne kuvendin e Prishtines me 17 shkurt 2007, delegatet shpallen Pavaresine e Kosoves, duke hapur shtegun per bashkimin e shqiptareve te Kosoves me trungun ame -Shqiperine , ndersa serbet e veriut te krahines te bashkoheshin edhe ata me trungune tyre ame-Serbine. Por politikanet koqevare filluan te grindeshin per kolltuqe e te vrisnin njeri-tjetrin, e harruan idealin kombetar dhe tani, ne gjyqin e Brukselit, serbi Vucic mori nje fitore te pare ne tavoline, qe do ta ktheje perseri Kosoven nen Serbine.
Ne 1912 Serbet bashke me aleatet e tyre fituan LUFTEN me forcat dhe sakrificat e tyre prandaj edhe Europa iu njohu te drejtat e perfitimeve territoriale. Madje Serbet moren dhe gjysmen e Shqiperise por u detyruan nga Europa te largoheshin nga toka e sorrave se toka Shqiponjave eshte turp ta quash se ofendon nje shpend madheshtor si Shqiponja. Ne 1999 vet me forcat e tua ca fitove? Ne malet e Koshares e pak me tutjte arrite e pastaj nuk munde te besh me perpara. Kaq! Republika Kosoves u shpall e tille dhe multietnike pikerisht sepse bashkim me Shqiperine nuk do kishte dhe as qe behej fjale. Shba dhe Europe e kan bere te qarte qe pas perfundimit te luftes.
Sebastia. Lexo nje here Open Balkan ose ne shqip Ballkani i Hapur i dijeatrit dhe patriotit te madh Edi Rama dhe do ta kuptosh se si do te behej bashkimi i trojeve shqiptare ne Ballkan. Nese nuk je koqevar, mos u bej si ata.
Serbia eshte fituese nga kjo marreveshje.Qe pas pavaresise lideret shqiptare te Kosoves jane perkulur ndaj cdo presioni perendimor.Serbia ka marre para,investime,heqje vizash,i eshte hapur rruga drejt BE dhe tani po i lejeohet te krijoje nje Republika Srpska ne Kosove. Shqiptaret e Kosoves u detyruan te cojne luftetaret e tyre ne Hage,u detyruan ti japin toka Malit te Zi per demarkacionin,jane akoma jashte libelarizimit te vizave dhe tani po detyrohen te pranojne dejure copetimin e Kosoves nderkohe qe shqiptaret ne Serbi nuk kane asnje te drejte krahasuar me serbet e Kosoves. Mero nuk eshte mire qe e trajton ceshtjen kaq ceket.
Serbia ka marr para dhe investime ,heqje vizash, i eshte hapur rruga drejt BE. Pse ? Nuk ia ben pytje vetes apo flet kot hajt se po them dicka. Parat dhe investimet shkojn ne vende ku ka shtet dhe siguri. A krahasohet shteti serb me shtetin kosovar? Absolutisht qe jo! Serbia ka Infrastrukture, Industri dhe struktura industriale, fuqi puntore te kualifikuar. Ku do investoje BMW , VW , FIAT apo te tjera grupe industriale? Ne kullotat e Kosoves apo ne strukturat e Zastaves? Sipas teje ku i leverdis me shume. Heqje vizash? Serbis iu vun vizat pas 90 sepse Serbia ka qen Europe qe ne vitet 60. Per serbin vizat kan qen ndeshkim dhe pas 20 viteve ndeshkim Europa i hoqi vizat. Sipas teje , duke pare standartin mesatar te jetes ne Serbi dhe ne KS kush eshte me i prirur per te emigru ne Europe nese do kishte levizje te lire? Nje serb apo nje kosovar? Ja pra qe edhe ktu nuk ka asnje komplot kunder Kosoves. Europa ka boll probleme me emigrantet afrikan dhe aziatik ( fut ktu dhe europiano lindoret) dhe nuk do te hap dhe nje front tjeter me emigracionin kosovar. Hapje dyersh per ne BE? Edhe ktu Serbia eshte e ndeshkume sepse edhe pse u kthye 50 vjet mbrapa nga bombardimet e Natos prap eshte vend qe per nga ekonomia dhe standartet e jeteses eshte e barabarte per mos me then edhe pak me lart me te pakten dy vende te BE , Rumanine dhe Bullgarine . A eshte Kosova ne te njejtin nivel? Absolutisht qe JO! Leji prallat por shih realitetin me sy sepse prandaj edhe serbi te nencmon sepse ka prepara nje popull qe ende sot eshte skandal ne cdo aspekt te jetes e nuk do te ulet ne nivelin e tij prandaj edhe nuk lesioni pe.
Me këtë marrëveshje Kosova e ha sa krahu. Serbia u bë përsëri e përkëdhelura e Perëndimit. Le t'i marrim me rradhë 11 pikat e bëra të ditura të marrëveshjes. Megjithëse ka edhe të tjera që nuk janë publikuar. Djalli fshihet në detaje. E para: Teksti thekson se "palët janë të vetdijshme se paqja, siguria… etj etj. Pra blla, blla, blla. Janë të vetdijshme – nuk do të thotë asgjë. Sot je i « vetdijshëm, nesër jo » ! Të dy palët do udhëhiqen nga parimet e OKB-së për integritetin, autonominê, të drejtat e njeriut etj etj. « Do udhëhiqen » ! Dakort. Po sikur të mos udhëhiqen nga këto parime ka ndonjë masë apo reagim ?! Po ashtu në « përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara palët do t’i zgjidhin mosmarrëveshjet me dialog etj etj. Po sikur për një shkak apo tjetër të mos pranojnë të udhëhiqen nga parimet e Kartës çfarë do ngjaë ?! Gjë prej gjëje. Ndryshe : palët nisen nga supozimi se askush nuk mund të përfaqësojë tjetrën në organet ndërkombëtare dhe nuk do ta pengojë për tu afruar me Bashkimin Europian. Nisen nga supozimi ? Çfarë do të thotë kjo ?! Ka ndonjë detyrim ligjor nga BE-ja ndaj Prishtinës dhe Beogradit?! Më poshtë: Tê dy palët do të punojnë me vrull në procesin e dialogut të udhëhequr nga BE-ja i cili duhet të çojë në një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme… Vini re: duhet të çojë! Dhe në rast se për një arsye apo tjetër një palë nuk punon me vrull atëhere nuk ka marrëveshje të detyrueshme. Dhe marrëveshjet e detyrueshme i kërkon Kosova, se Serbia i ka pothuajse të gjitha. Si marrëveshje ligjërisht të detyrueshme ajo këmbëngul vetëm për asosacionin! Më poshtë : Palët bien dakort të thellojnë bashkëpunimin në fushat e … përmes përfundimit të një marrëveshjeje të veçantë. Marrëveshje e veçantë ?! Po pse jo tani nën mbikqyrjen e BE-së, por në një kohë të ardhshme ?! Dmth për në kalendat greke ! Më tutje : Për detajet do të bihet dakort në një marrëveshje shtesë…. Dmth në të ardhmen ! Kjo për palën kosovare. Por kur është fjala për interesat serbe nuk ka më “do shihet nê të ardhmen”, apo “supozohet”, “mendohet”, “në një marrëveshje të ardhshme të veçantë” etj etj. Jo tani theksohet dhe thuhet qartë se palët angazhohen (dmth tani) të sigurojnë një nivel të duhur të vetqeverisjes për komunitetin serb…! Të mbështetjes financiare për të nga Serbia dhe vendosjes së një kanali të drejtpërdrejt komunikimi ndërmjet komunitetit serb dhe qeverisë kosovare! Dmth do vendosen përfaqësues zyrtarë nga të dy palët ose entitetet brenda Kosovës për të zgjidhur kërkesat serbe! Si biçim ambasadash dmth! Vini re tani: Palët do të zyrtarizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë… Pra nuk ka “do shohim nesër”, “do biem dakort në të ardhmen”, “ do e shqyrtojmë”. Jo mor jo. Duhet të kryhet tani dhe menjëherë. Sapo të nënshkruhet marrëveshja më 17 mars. Palët konfirmojnë detyrimin e tyre për të vënë në jetë të gjitha marrëveshjet e nënshkruara më parë! Kuptohet se flitet për asosacionin. Edhe këtu nuk ka “prit të shohim, do ta shqyrtojmë, mendojmë etj etj”! Jo or jo. Palët konfirmojnë "detyrimin" e tyre për të vënë në jetë: tani, menjëherê, pa bërë shumë gili – vili! I vetmi “lëshim” që i është bërë palës kosovare është njohja e targave, dokumenteve dhe simboleve kombëtare, duke përfshirë pasaportat, diplomat dhe vulat doganore! Sa për të qeshur. Që të mos njihen këto simbole, që janë në fuqi që nga viti 1999, kur Kosova u çlirua, duhet që Serbia ta pushtojë edhe një herë tjetër Kosovên. Këto kanë qënë arritje të fituara me kohë dhe këtu nuk ka asgjë të re nga fronti i Perëndimit. Shkurt: Kërkesat e palës serbe janë të detyrueshme ligjërisht, që tani dhe menjëherë. Ndërsa palës kosovare i premtohet se në të ardhmen, duke supozuar, në një dokument të veçantë, sipas kartës së Kombeve të Bashkuara duhet!!! Etj etj. Dmth kur të piqen gorricat.A ju kujtohet si ka shkruar Fishta për Europën?! Historia veçse përsëritet…
Une e kuptoj qe do bej gabim me komentin tim, por nuk mund te hesht per ate qe mendoj se eshte e vertete. Njelloj si Rama edhe ju Z.Mero, beni mire qe evidentoni kete "sukses" te Albinit ne kuader te afirmimit te tij pro perendimor. Sidoqofte une mendoj se te dy jeni gabim. Duke qene se fjala ime nuk ka peshen e fjales tuaj, po e them se cmendoj edhe pse e kuptoj qe nuk eshte mire te shprehem. Une mendoj se Albini eshte "ekuacion i varur" dhe jo i pavarur sic mendoni ju. Gjithe ky sukses ne politiken albiniane pro perendimore erdhi si rezultat i vendimit te Vuciqit. Vuciqi i vene perballe platformes perendimore "merre ose lere", zgjodhi qe te pranoje kete plan. Aresyeja e vetme qe ai e pranoi planin edhe pse ai nuk eshte ne favor te Serbise, eshte se po te rrefuzonte, ai do sanksionohej. Sanksionimi perndimor nuk ishte i kushtezuar me vendimin e Kurtit. pavaresisht ne se Kurti do pranonte kete plan ose jo, Serbia do sanksionohej nqs ajo nuk do pranonte. Ne te kaluaren Vuciqi e shfrytezoi Kurtin per te dale nga bisedimet. Ai e udhezoi ate qe te kundershtonte bisedimet dhe vet doli fare nga bisedimet, por nuk pati asnje pasoje. Serbise i ka leverdisur dhe leverdise moszgjidhja e problemit, por ne rastin e fundit, Vuciqi u tremb se po te udhezonte Kurtin te sabotonte perseri bisedimet, Kurti do rrezohej prape nga pushteti. Kjo do ishte nje "katastofe" per Vuciqin sepse te tjere lidere do e merrnin pushtetin ne Kosove. Ka shume mundesi qe ne vend te Kurtit te vihej ndonje lider i vertet patriot dhe jo patriot sipas udhezimeve te Vuciqit. Vuciqi u tremb nga kjo, sepse atij i leverdis Kurti si oponent. Me Kurtin si oponent ai do vazhdoje me tej politiken shoviniste ndaj Kosoves, ne kushte te reja. Jo me kote ai i beri thirrje popullit serb se kjo qe po ben eshte ne te miren e Serbise dhe nje garanci per te arthmen.... Pra optimizmi i Vuciqit eshte nje kambane alarmi per vigjilence nga ana jone....
Është mendimi yt personal. Vet e pranove që e ke gabim.
Mendoj se Mero po gjykon gabim ne lidhje me kete marreveshjen e arritur per formimin e assosaconit e komunave me shumice serbe. Ajo qe u nenshkrua nuk ishte marrveshja qe i duhej Shqiptareve te Kosoves e ne pergjithsi gjithe Shqiptarise . Ky leshim ndaj serbeve pa dyshim qe ishte i tepert dhe tersisht i panevojshem, por ne kushtet kur lideret shqiptare dhe ne pergjithsi Shqiptaret nuk jane te bashkuar ne momente kritike e kyce per te ardhmen e kombit kur behet fjale per interesin kombetar perfundimi do te ishte ky qe ne pame, Nje DOREZIM dhe KAPITULLIM I PLOTE pa kushte perpara SERBISE dhe presionit perendimor. Per sa i takon Albinit. Ai ishte gjeja me e parendesishme ne kete marrveshje kur ne kandar ishin interesat mbarekombetare . Ashtu sic edhe pritej ai ju gjunjezua presionit perendimor per hir te interesit te tij per te qendruar ne pushtet, Albini luajti politikisht deri ne fund te kohes kur u shtir se nuk do nenshkruante marrveshjen dhe per ti bere shqiptaret te besonin tek ai deri edhe duke e mbeshtetur ate. Kur mendon se cfare marrveshje diskriminuese per Shqiptaret u arrit, pa diskutim qe mendja te shkon tek ajo ideja e nderimit te territoreve per te cilen u akuzuan Thaci e Rama. Tani eshte teper vone per te qare per te . Nuk ka diskutim duke njohur Serbet dhe politiken e tye ndaj Shqiptareve marrveshja e arritur eshte nje AUTOGOL fantastik ne porten tone dhe natyrisht Serbet ngulen GOZHDEN E NASTRADINIT ne Muret shtepise se perbashket te shqiptarve. Me kete marveshje Serbet jane perseri ne loje dhe presin autogola te tjere nga LIDERET SHQIPTARE>. DHe me kete marrveshje mos te rrekemi mepastaj te kuptojme psene e arsyes pse ne Shqiptaret jemi mbrapa kombeve te tjera e sidomos atyre te Ballkanit pse jemi zvogeluar aq shume ne shekuj e shume pse te tjera.
E turpshme ti veshesh Kurtit ate qe nuk e ka
@@spw..ke shume te Drejte.. @@Mero i Nderuar:Kosova tani eshte ne nje "Halle te madhe",me then ka rene ne nje thike THike me dy presa. 1-Pa pasur KOmpleksin e te qenit "Kundershtare apo Adhurues" i Flakte i Albin Kurtit,vete Qeveria Kurti,po "Lengon" nga Pasojat e Neneshkrimit te nje Marreveshje Antikombetare,qe kane Nenshkruar dikur Thaci-Mustafa...se ne c´fare Kushtesh ate e dine ata,por duket se kane qene nen Kushte Shantazhi,apo Joshje...Personale apo dhe Shteterore. 2-Parlamenti Serbe nuk e ka Ratifikuar Marreveshjen e Asocimit te KOmunave me Shumice Serbe ne KOsove??Pse??Kosova po,dhe pse,nese e dinte se ishte ne KUndershtim me KUshtetuten e Kosoves???? 3-Qe te thuash Zbatoni kete Marreveshje,dhe veshe nene Trysni Palen me te dobet ate Kosovare ,dhe me shume Ironike eshte kur u "Kujtohet se vete e nesnhkruan"..eshte POshtersi themi ne Populli qe kemi mbetur Shqipetare,si ne Kosove dhe ne Shqiperi.. 4-Formimi dhe ideja e ketyre lloje KOmunave eshte Ide e Hedhur nga Rusia,athere kur si Eu-ja e di sei dhe Amerika e di mire kete ,atehere pse kerkon Formimin e ketyre Vatrave te zjarrit Serbe ne Kosove?? @si Eu-ja akoma dhe Amerika duket se PO Sakrifikojne Kosoven,thjeshte se "Nuke kane bythe qe tja dalin Russise"..dhe qe te dyja te Mesipermet po lepijne Serbine qe ti "Bashkohet Unionit,dhe SHBA-s"...kunder Russise,kur edhe vete e dine se eshte Pothuaj e papranushme per Serbine,akoma edhe sikur vete Presidenti Vucic te doje.. 5-KUr sote Shqipetareve te Kosoves po u kerkohet Asocacjon te KOmunave Serbe me veteqeverisje Lokale,kush na GARANTON se keto KOmuna neser nuk kerkojne BASHKIMIN Me Serbine??Dhe nese nichte ne rruge Paqesore me Lufte sikur se ka Bere Putini Russe ne Ukraine, duke Pushtuar si Fillim Krimene,qe ishte dikur e Russise, si dhe Enklavat Russe ne Ukraine,me shkaqe nga me te ndryshme??pra shkurte pse u dashka tu Besojme Perendimit,kur edhe vete e dime se kjo eshte e Demshme per KOmbin Shqipetare??Vetem dhe vetem qe te kemi sote ne "Krahe" perendimoret??Kur ne te vertet nuk i kemi?? Pra nga do qe te kthehemi Marreveshja eshte e Rrezikshme,dhe kur e dime se Serbet nuk i NJohin Marreveshjet,pse u dashka qe ti njohin Shqipetaret ??apo pse do te kemi "Perendimin ne krahe" dhe dhe do tja leme "Topin Serbeve ne fushe"??Pore dime se Serbet Fitojne Territore biles ne Territorin e Shtetit Kosovare,kurse Kosovaret "Fitojne "??C´fare??apo Hapa drejte Normalizimit te Marredhenjeve....Hipokrizi Europjane, akoma dhe Amerikane... @@dhe se fundi:pse Eu-ja nuk i bene Presjon Serbise per nje NJohje te ndersjellte dhe pa KUshte te Kosoves??Pra dolem aty ku e filluam:Sja mbane Bytha se Serbia ka Vellain e madhe Strategjike Russine,per kete duhen Sakrifikuar Shqipetaret sikur se ka ndodhur sote e 150-te vite... @@Mero Shkrimi juaj nuk me duket i besueshem, per faktin se Serbeve nuk u besohet..lol
MeroMer urdhra nga padronët.
Perendimi eshte Atdheu i yne,habitati yne.Po humbem ate kthehemi ne para 1912.Po ruajtem kete aleance prosperojme...Arbereshet jane nje shembull kuptimplote
Rrogat e pensionet ne Kosoven e kryeminister Albinit shume me te larta se ne Shqiperine e kryeminister Edvinit. Plus pastaj cmimet atje ne Kosove me te ulta se cmimet stratosferike ne Shqiperi. Nese Kosova pra ka shpetuar me Albinin, i mbetet qe edhe Shqiperia te shpetoje nga Bajge-Edvini.
Eshte per tu cuditur ata qe ishin dakort per shoqaten e kom serbe sot akuzojne pa pike turpin A Kurtin
Qendrimi dinjitoz i Albin Kurtit ben qe te duket me teveqel Edi Ramen e palos me dysh poshte shaleve te Vucickes aty ne tavolinen e Open Ballkan. Kjo sigurisht e sikletos shume Meron...
Nuk ka rënë grackë Kurtin dhe Bislimi por kanë hy me vullnet të madh që të realizoji konceptin e antikombëtar për Kosovën. Paraqitja Kurtit ishte tejet cinike, irituese, fëminore në takimi në Brukselit ku ai tërë kohë qeshte deri sa Borel turprohej dhe mbante kokën poshtë kurse Vuçiqi e vështronte me simpati. Kjo fletë shumë për një disponim për të cilat për 16 vite u dogj Kosova dhe tash po pranohen të gjitha ato marrveshjet dhe formimi i Asociacioni të Komunave serbe. Analisti serb Dushan Janjiq do të deklaroji se në Bruksel Serbia fitoji me shumë se që kërkonte"!!!. Kështu e ka populizmi nga mashtruesit i analfabetet funksional të VV dhe pushtetarët KURTI OSMANI.
Ashtu pra te lumte Mero, o sa fort qe me kenaqe / Per sa ke shkruar sot, eja me puth ne mollaqe /