Përse nuk bëjnë fushatë kandidatët e “Foltores”? 

20 Shkurt 2023, 19:17Editorial Mero Baze

“Foltorja” e Sali Berishës ishte e para që u angazhua në zgjedhjen e kandidatëve për bashki, për zgjedhjet e 14 majit. Në një proces gjysmë qesharak, që më shumë kërkonte të "vinte në jetë” mësimet e “Foltores”, se sa të bënte garë brenda opozitës, të gjitha bashkitë e vendit u kompletuan me kandidatët e tyre në emër të “Foltores” së Berishës, qysh në fillim të këtij viti.

Entuziasmi me të cilën ata përzgjodhën kandidatët është në proporcion të zhdrejtë me angazhimin e tyre elektoral dhe në disa raste dhe politik. Përjashto Belind Këlliçin dhe Luçiano Boçin, të cilët po sillen më shumë si nënkryetarë të Berishës, se sa si kandidatë bashkish, të tjerët thuajse nuk ekzistojnë.

Përkundër tyre, Partia Demokratike e drejtuar nga Alibeaj, po prezanton qytet më qytet kandidatët e saj, të cilët do të garojnë në zgjedhjet e 14 majit.

Po kush ua vrau optimizmin kandidatëve të “Foltores”?

Goditja e parë ndaj tyre, erdhi nga vet procesi fals që ata kryen. Duke qenë një garë që tentonte të mundte Lulzim Bashën dhe jo Edi Ramën, ata u përfshin në primaret e “Foltores” të motivuar nga entuziasmi që kishin më shumë mbështetje se grupi i Bashës. Dhe kjo u krijonte ndenjën e triumfit, në vend që t’i pezmatonte si oguri i humbjes së tyre.

Pasi u zgjodhën dhe duhet të bëjnë llogari për të fituar, ata shikojnë se fitorja e tyre në të vërtetë ka qenë arsyeja e vetme përse ata do të humbasin në çdo bashki, pasi primaret e tyre u bazuan tek poshtërimi i kundërshtarëve në opozitë dhe jo tek beteja me pushtetin.

Pas kësaj, në disa bashki kandidatët janë thuajse të tërhequr nga gara dhe po negociojnë me palën tjetër që t’i mbështesë, në varësi se kush do të regjistrohet zyrtarisht në zgjedhje.

Nga ana tjetër, vet Berisha nuk u jep asnjë shans për të negociuar me kundërshtarët në PD dhe grupin Basha-Alibeaj, pasi ai e ka betejën reale me Bashën dhe Alibeaj, dhe jo me Ramën. 

Një rast ilustrues për këtë ka qenë Bashkia e Përmetit. Kandidati potencial i “Foltores”, i cili priti Berishën në takim në Gjirokastër dhe ka qenë një herë më parë kryetar bashkie, për të mbajtur të bashkuar PD, i propozoi Berishës që ta mbështeste, duke kandiduar me grupin e Bashës, pasi kështu mund t’i bashkonte të dy krahët. Refuzimi ishte kategorik dhe kjo tregon se Berishës nuk i intereson fitorja mbi Ramën, por fitorja mbi Bashën, duke çaktivizuar elementët elektoralë të PD.

Arsyeja e dytë pse ata janë jashtë fushate, është vet qëndrimi i dyzuar i Berishës për të marrë pjesë në zgjedhje. Muajt e fundit Berisha ka shtuar zërat se nuk do të pranojë kurrë të hyjë në zgjedhje pa siglën e PD.

Në fakt se kujt i takon sigla e vendos gjykata, por duket se ai do të jetë proces afatgjatë. Vendimi më i drejtë që mund të marrë gjykata, është të shfuqizojë të dy vendimet e dhëna deri më sot, të bashkojë çështjen dhe ta dërgojë për rigjykim në Shkallë të Parë. 

Kësisoj trashëgimia juridike e PD për këto zgjedhje vazhdon të mbetet tek Basha, ndërsa në të ardhmen e vendos gjykata. Por dhe sikur mos i hyjë kaq thellë kësaj procedure, gjykata vështirë se merr vendim para afatit të regjistrimit të partive. Kështu Berisha është duke pritur një alibi për të mos marrë pjesë në zgjedhje, nën arsyetimin se e përjashtuan me vendim gjykate. 

Këtë gjë e kanë ndjerë shumica e kandidatëve në garë dhe me sa duket askush nuk do të investohet në një fushatë, kur ende nuk dihet nëse do ketë pjesëmarrje në zgjedhje.

Së fundmi, dhe një super arsye elektorale. “Foltorja” e Berishës, ka institucionalizuar ndarjen e PD në dy pjesë, ka thelluar urrejtjen dhe në bazë me palëve dhe praktikisht ka krijuar dy parti armike. Të dyja janë të vendosur të hyjnë në zgjedhje dhe kjo e bën të pashpresë fitoren e kandidatëve të “Foltores”. Kjo i demotivon ata për të filluar të harxhojnë energji dhe para për një fushatë të humbur. 

E gjithë kjo është falë zellit të Sali Berishës, për ta përdorur PD për hallet e veta. Nëse Berisha ikën, merr fund përçarja, nëse vazhdon të qëndrojë, merr fund PD. Të parët që e kanë kuptuar këtë janë vet kandidatët e Berishës.

15 Komente

  1. A
    Adi Krasta keshilltar i Berrishes

    Nese humbet vulen non grata nuk hyne ne zgjedhje lokale me pretekse gjyqi vonuar .... nese fitone vulen perseri do humbas justifikimi nuk kishim kohe na sabotoi Rama . Qellimi komunistit eshte te mare e ta mbaje PD per interesa e tij pasi mendon qe si kryetar mund ti krijohet mundesia per te negociuar non graten

    1. P
      Pse?

      O Mero pse puntoret, ose (gazetaret) e juje? Nuke po i puplikone komentet e mija sote. A po nuke bëne që të kritikosh, ose të thuash një mendim të caktum për rregjimin e një Terroristi, si ai i Enver Hoxhes. Dhe për klysh që ai Ka lëne mbrapa si Sali Gerdeci, ilir spiun hajduti, dhe Ed Ram Turk hajdut Erdogani. Mero thuaju puntoreve që se rregjimin dhe hajdute nuke e kane fare proplem për ne l, që bëm llap llap këtu në internet. Mose keni frige se nuke e dëmtojme pushtetin e Edi Rames pa problem.

      1. D
        Doktori

        ke dale jashte kontekstit o shoku!

        1. R
          Rajmond vlonjati

          Sepse shkruan si analfabet funksional.

      2. © KENDVESHTRIM TJETER ©

        Berisha si me kandidatët e tij dhe ata të Basha/Alibeaj e di rezultatin, humbje! Berishës i interesojnë zgjedhjet qëndrore në 2025. Nuk ka vënë mend që ka humbur tre mandate,do provoj të katërtin.

        1. L
          L.Xh

          O KËNDVËSHTRIMI TJETËR, shiko nga cili kënd të duash, ndaç lart e ndaç poshtë, ndaç majtas e ndaç djathtas vetëm të lutem dhe të lutem fort e fort, nga këndvështrimi i Sali Berishës, mos shiko asnjëherë, për asnjë shkak, për asnjë rast, për asnjë moment. Ti je burrë i mënçëm, dhe me këmbët në tokë dhe mëndjen në kokë, por në kurthet dhe shtigjet e Sali Berishes, mos u fut dhe ruaja nga pusitë që ai po të ngre. Me konsideratë vëlla i vogël.

          1. x
            xheJ. eN. Bi.

            Ha ha haaa L.Xh... E bukur kjo e këndvëdhtrimeve.Po ndonjë këndvështrim tjetër nuk ka të shikojë? Pjertas ,po të jetë syshtrembër ...

            1. A
              Aferdita Gashi

              Po ti L.Xh shiko se po te shkerdhejne teteme per vete, Krimb i shpifur te shkerdhefsha cte mban pragu. Rrofte Albin Kurti!!!

              1. L
                L.Xh

                Epo tl katandiset burri, e të quajë vehten AFËRDITË, kjo nuk ka ku të rrijë. Nuk ka mundësi një femër, që të quhet AFËRDITË, dhe të bëjë atë që bën një burrë …duke bërë seks me një femër….ose, ose, je burrë femër, që edhe e ha edhe e kruan, hëm tl dhëmb e hëm të djeg…Të fala Albinit dhe asajë gojëbythëmadhes Vjosiçkë, sepse deri në shtator jeni, mbasi në tetor-nentor, do të bashkoheni si provincë e Shqipërisë.

                1. O
                  Olti Hipopotam Curri

                  Po Albin Kurti chyn ketu o baxhelle

            2. a
              albani

              Vulëhumburit po presin vulën. Prandaj nuk kanë filluar fushatën. Nëse më 3 mars e humbin atë përfundimisht, atëhere u mbetet të japin dorëheqjen një nga një.

              1. E
                Elbasanasi

                Eja ne Elbasan te shohesh (nese i ke ne balle, natyrisht) qe kandidati i Partise Demokratike Luciano Boci eshte gjithe diten ne fushate. Sa per "kandidat te Alibeajt", nje i tille nuk ekziston o Mero, pa dashur te te prish lezetin e rrenave te tua!

                1. r
                  robi

                  Po cfare fushate te bejne o Mero kur ato e kane te sigurte humbjen pa filluar fushata akoma. Kush voton per shembull per Lefter hunderr maliq kokexhufken te birin e babait te teqese se kulmakut. As 10% e banoreve te Otllakut se nuk i jep kush vote Lefter hunderr torollakut qe ka nderruar ne 6 vjet 5 parti.

                  1. F
                    FATMIRI

                    ÇFAR TE KA VJEDHUR ERDOGANI TY MOR MOTERQIR TE QIFT KINA NENEN ORDINER SI PUNA JOTE QE SKA HABER PER ASGJE NUK DUHET QE TI PUBLIKOJN KOMENTET

                    1. B
                      Booo

                      O i shkreti ti o Mero ! Barre te rende ke marre mbi vete ! Dalngadale po degradon ne nivelet e Ngjeles e Frrokut!

                      Lini një Përgjigje