Zakonisht është në traditën e PD që një ditë para protestave të lajmëruara përpiqet të mos i trembë njerëzit e vet. D.m.th heq dorë nga thirrjet për dhunë dhe fokusohet më shumë tek objektivi i protestës.
Zakonisht objektivi gjithmonë ka qenë i lidhur me kryeministrin, dhe turmat frymëzoheshin nën sloganin “të shporrim Fatos Nanon”, “të shporrim Ilir Metën”, “të shporrim Edi Ramën”.
Kjo është hera e parë që frymëzuesi i protestës, Sali Berisha, mbajti një ore fjalim kundër ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim, si dhe ambasadorit të Mbretërisë së Britanisë së Madhe, Alastair King-Smith. Të dy i akuzoi si të korruptuar, premtoi se ka video seksuale kundër tyre me njerëz të qeverisë dhe gjithë marrëzitë e tjera.
Më pas vazhdoi sulmin ndaj Sorosit dhe përsëriti kërkesat për sekretarin Blinken që t’i kërkojë ndjesë që e ka shpallur atë hajdut, gruan hajdute, vajzën hajdute dhe djalin hajdut.
I vendosur gjithë ku sulm dhe në kontekstin e hetimit ndaj ish- zyrtarit të FBI, McGonigal, i gjithë objektivi i protestës të së shtunës mbetet sulmi ndaj SHBA dhe Perëndimit në tërësi.
Eksitimi i Sali Berishës kundër SHBA ka shpjegim. Përveçse e kanë turpëruar në pleqëri, atë dhe gruan e tij, si hajdutë, i kanë prerë shpresat që të trashëgojë PD tek fëmijët e vet, pasi dhe ata i ka dizajnuar si hajdutë.
Në Shqipëri këta janë njerëzit e certifikuar si hajdutë nga institucioni më i besueshëm në botë për standardet e demokracisë, Departamenti i Shtetit.
Pra ka një shpjegim pse Sali Berisha është kaq agresiv dhe kaq i ekzaltuar kundër SHBA. Çdo njeri mund të ishte aq i zemëruar po ta turpëronin, siç kanë bërë me të.
Por ajo që nuk kuptohet, është pse Sali Berisha mendon që zemërimi i tij ndaj SHBA dhe Britanisë së Madhe, është frymëzues për çdo qytetar shqiptar që është i pakënaqur me Qeverinë.
Pakënaqësia ndaj Qeverisë rritet dhe bëhet e dobishme për ndryshim, kur ti ke shpresë se në vend të atij që do të heqësh, do të vijë dikush që e pranon Perëndimi dhe është i pakorruptuar.
Të bësh protestë kundër Qeverisë shqiptare dhe të akuzosh më shumë qeverinë e SHBA dhe Britaninë e Madhe se sa Edi Ramën, dhe të shpresosh pastaj që ti do përmbysësh Qeverinë për të sjellë në pushtet një hajdut të certifikuar familjarisht , as budallai më i degraduar i Foltores nuk e pranon.
Përkundrazi, protesta të tilla dëshpërojnë opozitën, jo për shkak të numrave apo pasojave, por për shkak të mungesës së shpresës që ato sjellin.
Nëse ka një mënyrë që Edi Rama të zhysë në depresion opozitën, është pikërisht ta nxisë të bëjë protesta me Sali Berishën dhe Ilir Metën në tribunë. Kështu së paku do harxhojnë ca para nga ato që kanë vjedhur dhe pas çdo proteste, njerëzit do shtrëngojnë dhëmbët duke kuptuar që “mundohen kot me këta dy hajdutë”.
Këto janë të vetmet protesta në botë që rrisin depresionin e opozitës sa herë bëhen, pasi aq herë ua kujton të gjithëve, se betejat e tyre po shpërdorohen për hallin e një njeriu kundër Perëndimit.
Dhe të nisesh për të mundur Edi Ramën dhe të të thonë që në fillim do mundim SHBA e Britaninë e Madhe, pastaj atë, natyrisht që çmendesh dhe sikur të jesh në rregull nga trutë. Përveç atyre të Foltores, që nuk kanë tru.
Haaaaa , për të qeshur për të qarë , dy dylbere në një derë thoshit pleqtë njëherë e një kohe..!!
….Sali Berisha dhe Ilir Metaj, i kanë thënë të gjitha të zezat kunder SHBA dhe Kunder Anglisë, por, kanë mbetur pa thënë ato që thoshte shoku Enver Hoxha, në librin “RREZIKU ANGLO-AMERIKAN PËR SHQIPËRINË”. Se larg qoftë thonë ndonjë fjalë nga ai libër, dhe pastaj….do themi U NGJALL SHOKU ENVER, dhe do të bërtasim si njlherë e një kohe, PARTI ENVER JEMI GATI KURDOHERË, por duke e aktualizuar do të degjojmë ILIR SALI JEMI GATI ME NA PRI…… Dikush duhet ti thotë zonjës Kim që DERRI DO PLUMBIN BALLIT. (Me shpresë që përkthyesit e ambasadës të dijnë tja spiegojnë kuptimin në shqip të kësajë shprehjeje shqiptare)
L.Xh fiks. Derri do plumb
Bravo zoti Mero. Ata te opozites,kryesisht Berisha dhe Meta jane pa tru. Atyre u besojn vetem ata qe jane si keta dy,pa tru. Protesta eshte antiamerikane dhe pike. Berisha dhe Meta kane vetem hallin e tyre se jane qe te dy te diskredituar.Kurse per popullin as qe u pullcet bytha.
Prape lesh me tresh o Z. Mero I je qepur Saliut si Skenderbeu Turqve. Ekonomia Ekonomia Ekonomia. Cdo gje tjeter gjepura por ti nga ekonomia je mire se i fut nja 10 mije euro cdo muaj.
Me duket se e perkedhel Sali Berishen, kete primitiv te shpellave. Une them qe Sali Berisha nuk mendon. Ai nuk e vret mendjen per pasojat, por thjeshte vepron sipas instiktit te kafshes. Duke qene se ai Shqiperine, e ka konsideruar pre per ta coptuar dhe ndare midis ujqerve, cakejve dhe hijenave, ai nuk e vret me mendjen, sepse instikti i tij i kafshes e nxit per sulmet ndaj Amerikes dhe kujdo tjeter qe kercenon prehun e tij te gjahut. Ai eshte i sigurte se ne kete sulm kafshor do ndiqet nga hijenat dhe cakejte e deri tek minjte e haleve, per te rrembyer ndonje cope ne kete pre te math te Sali Berishes, "luanit te pyllit". Sali Berisha nuk pyet se ke sulmon dhe cfare sulmon. Mjafton qe ne sulmin e tij te plotesohen kersat e instiktit te mishengrensit grabitqar. Me vjen keq Z. Mero, por puna e Saliut nuk ka llogjike. Ajo nuk ka pasur llogjike qe diten qe ai sulmoi gjysmen e atdheut per te plotesuar epshin e kafsheve te veriut. Ne luften kunder tij nuk duhen llafe por kocifos qe te zhduket rraca e kesaj kafshe te rrezikshme qe ka kapur per fyti Shqiperine.
Non grata e di qe nuk fitone endra eshte déstabilisimi vendin por eshte ender e nje te semuri mendore hallucinant , familja femijet e kane abandonuar jane studiot kazan qe e kane ne dore e perpunojne nje doze adrénaline doktor doktor doktor nje numer te madh mikrofonash para tavolines dhe hopa kaq duhet qe ky i semure psiqik te shfrenoje imaginaten e tij perverse nje lloje Big Brodher per te ritur shikueshmerin . Pse ky perdore nje fjalor rrugacesh ndaj diplomatve te huaj e thjeshte kur je i pashprese i humbur cfare te ngelet pervecse te tregosh fytyren tende te vertete .Non grata eshte shpallur Tom Doshi , Daut Haradinaj por nuk i degjone kurre te perdorin nje gjuhe te tille nje gjuhe rrugacesh ky njeri ka qene i tille gjithmone por i fshehur nen kostumin e mjekut te sekretarit te ppsh me vone si i zgjedhur por ne brendesi ka qene rrugace i pa edukuar dhe ata qe e ndjekin jane te njejtes kategorie si non grata RRUGAÇE
MERO,nuk tua ndonje gje me shume se sa mendojne shumica e shqiptareve,por bravo te qofte qe e shpreh haptas nderkohe qe shumica ka frike.
Te lumte dora, dhe mendja Mero
Te dhjefsha ambasadoret,drejtesine qe len kete maskara qe te lehi e te thote cti doj b... e fishkur.Ky maskara komunist,shan kercenon jep urdhra ceceneve per sulme,dhe kjo hale drejtesi hesht e meret ne ndonje fukara. Cjane keta maskarenj qe i shkojne mbrapa dhe nuk shikojne jeten luksoze te ketyre krimineleve,e keta pa breksa jane gati te vriten per kete qe edhe nga fytyra duket si kriminel
Salih Rom Berishaj ishte maskara komunist ne 1968-1991 por jo kriminel Ai u kthye nga sahanlepires i Enverit ne pit bull elezbiberistmakartist per te plotsuar epshet makartisteve te atyre qe e prune ne pushtet ne 1992 dhe jane po keto qe e kane frike zagarin e tyre se ja u di pislleqet qe kane bere ne ate vend e ke te drejte qe thua te dhjefsha ambasdoret dhe bossat e tyre ne WDC sepse ose salisatanai po mposht me te vertete Ameriken o kjo e fundit po e le me qellim jashte zinxhirit kete monster per qellime qe merren vesh nga gjeneratat qe nuk kane lindur akoma dhe do thone pse Amerika
L.XH qen qetnik krrstiq shka shkine qen shkavelli robt ti qifsha. Rrnoft Albin Kurti.
Turpi ka emer… Le ta dine te gjithe gjeneratat e reja se çmimi i Saharov ate kohe ishte menduar nga Gjermanet per Ukshin Hotin gje qe do tia mundesonte edhe lirimin e tije nga burgu,por organet e UDB LDK se arriten permes kanaleve te bllokut te lindjes dhe frances ne BE ta propozojne gogolin e fshehur pas nderteses se policise serbe Ibrahim Rugova sepse nuk ben edhe Adem Demaqi edhe Prof Hoti ta marrin kete cmim si te burgosur politik,por Udbashi Rugova.Te pa fajshem nuk jane as shoket e LPK se qe atehere heshtnin karshi ketij rasti,heshtje te cilen e kuptova gjate kohes se mbajtjes se konfernces se Rambujese. Hajnia ka emer.Turpi ka emer.Tradhtaret kane emer. ????????????????????
Dy dylbere ne nje dere, njeri pjerth tjetri mban ere.
Loni bravo. Nje bejte e bukur.
"Pas meje u befte kjameti",-kjo eshte kauza transparente e demostrimit te se shtunes, 11 shkurt 2023 .
Si duke ky far gazetari eshte i traumatizuar, 90% i trurit tij nuk mendon gje tjeter veq Kurti/Berisha!!!
Si perhere fantastik. Argumenta te qarta, fakte te pakundershtueshem, llogjike e sakte.. Kusur mos i lere ketij kanceri te Shqiperise
Unë them se do e rrëzojmë Edin në protestë, por nuk e di çdo bëjë Edi? Po sikur të qëndroj prapë kryeministër dhe mbas rrëzimit nga protesta. Më bënë konfuze komandat Sala. Komandat ndahet mendjen e rrëzojmë apa nuk e rrëzojmë Gjigandin apo Njëshin. Kur jam në protest me duket se e kemi rrëzuar Gjigandin, por kur ndez TV ai është përsëri kryeministër. Do ta ndashme mendjen Komandant!?
Mero si gjithmonë i paarritshëm.
Rama duhet te kishte ikur me kohe por me kte opozite alla Sala e Mona kurre nuk iken....
Respekte Mero.Kur do ta hajne Sali Kerma dhe Like Hajdut-Spiuni.??? Kupa eshte mbushur disa here ,Njeri Pjerdh e tjetri mban ere (Bejte nga Loni -komentuies)
O mjero Je bere qesharak me kto shkrime te perditshme me Saliun . Po behesh me keq se Frroku o gazekar . Po karllos edhe ndonje komentues ktu , se per ty qe ke kaluar ne Salifobi spo e çan njeri trapin .