Albini mund të ndjehet i dorëzuar, por Kosova duhet të ndjehet e fituar

6 Shkurt 2023, 19:11Editorial Mero Baze

Albini mund të ndjehet i dorëzuar, por Kosova duhet të ndjehet e

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti pranoi publikisht se e pranon planin franko- gjerman, duke e konsideruar atë një bazë për të çuar më përpara problemin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Ky është një lajm i mirë për Kosovën dhe një gënjeshtër e re për mbështetësit e Albin Kurtit, të cilët shpresojnë se lideri i tyre ka një plan sekret kundër Perëndimit dhe do t’i mundë në finale.

I kuptoj reagimet e opozitarëve që kritikojnë Kurtin për mungesë transparence në gjithë këtë proces. I kuptoj dhe ata që i kujtojnë gjithë marrëzitë që ka thënë gjithë jetën dhe që i gëlltit një nga një. I kuptoj dhe militantët e tij që kishin mprehur thikën të therrnin Escobarin dhe Lajçakun, por nuk arritën dot.

Por problemi më i madh që shkakton kjo retorika e Kurtit kundër Perëndimit, është se ai po përpiqet të shfaqet në Kosovë si “viktimë” e politikës së Perëndimit dhe jo si aleat i tyre.

Pranimi i Planit franko- gjerman nuk e penalizon Kosovën, përkundrazi e nxjerr atë nga këneta dhe izolimi ku po tenton ta zhysë protagonizmi i Kurtit. Plani franko- gjerman duhet pranuar si një rrugë evropiane për Kosovën dhe jo si një komplot evropian për Kosovën. 

Sjellja e qeverisë së Kosovës si viktimë e politikës së Perëndimit dhe presionit të Perëndimit ndaj tij, është një gabim i rëndë, pasi mban gjallë në Kosovë celulat anti-perëndimore, të cilat e shikojnë Perëndimin si armikun e Kosovës dhe ushqejnë iluzione që në fakt janë fundi i Kosovës.

Asnjë prej kundërshtarëve të Kurtit në opozitë nuk duhet të godasë mbështetjen e planit franko- gjerman, por duhet të godasin konspiracionin e Kurtit ndaj Perëndimit ndërkohë që pranon këtë plan. 

Pranimi i planit franko- gjerman nuk ka pse paraqitet si përdhunim i Perëndimit ndaj Kosovës. E vërteta është se plani po çmonton demagogjinë e Kurtit në Kosovë, por nuk e dëmton Kosovën. Më e keqja është se Kosova edhe pranon planin, dhe mirë bën që e pranon, dhe bën si viktimë e presionit të Perëndimit për planin. 

Viktimën e bën dhe presidenti Vuçiq, por Serbia ka qenë vërtet e ndëshkuara e madhe e Perëndimit për Kosovën, pasi është bombarduar për shkak të saj. Kosova nuk ka pse vihet në pozita të njëjta me Serbinë përballë Evropës, për të mos thënë në pozita më inferiore. 

Pranimi i planit franko- gjerman, duhet të bëhet si një hap drejt konsolidimit të partneritetit strategjik të Kosovës me SHBA dhe Evropën, dhe jo si një përdhunim i SHBA dhe BE për Kosovën. 

Albin Kurti sillet si viktimë për të gënjyer militantët e vet, të cilët e urrejnë Perëndimin dhe e shikojnë atë si armik të Albinit, por Kosova nuk e ka të lidhur fatin me Albinin, por Perëndimin.

Albini mund të ndjehet i dorëzuar, por Kosova nuk ka pse ndjehet e mundur nga Perëndimi. Nuk është në betejë me Perëndimin, por në aleancë me të.

36 Komente

  1. N
    Noci

    Me sa duket kete here nuk do te perseritjen e kaluara e vjetet kur shqiptaret i hidhnin siç desheronin fqinjët .Rusia nuk pyetet fare tani dhe Serbia eshte e detyruar te beje ç'i thone .Serbet e Mitrovices nuk do jene si ne Bosnjen por qytetare te Kosoves

    1. B
      Bato

      Konflikti nuk eshte shuar! Kosova do fitonte qetesine nese kembehej Veriu i saj (leposaviqi) me Presheven. Asocicioni do kete nje trup i huaj, cancer ne trupin e Kosoves!

      1. S
        Sebastia

        Edhe nese do kembeheshin apo do kembehen territore Kosova nuk do e fitoje kurre qetesine e saj per sa kohe do ket shkije e bij shkinash. Kosova do ndihet me e sigurt vetem kur bijt e bijat e saj do punojne fort per mbrojtjen e saj ( qe ne fakt do te thot per mbrojtjen e tyre e te pasardheseve te tyre ). Perndryshe Kosova ashtu si shqiperia do jen shtete lecke qe ne te parin konflikt te armatosur do q...en vendce. Nuk eshte rastesi qe sot SHBA e BE perkedhelin shkijet dhe shkinin. E din shume mire qe jan ata qe kan forcen per te destabilizu rajonin dhe jo shqipKARET te cilet enden rrugeve te botes si qen zagar per te fituar sadopak dinjitet. Pse nuk u sollen keshtu me Kroacine ? Sepse Kroati ndryshe nga shqiptari luftoji vertet per atdhe e per te drejta tija dhe e zhduku kancerin shkja nje here e pergjithmon nga trupi i tij. E zhduku me lufte e zjarr e jo me asocacione e me premtime boshe. Diplomacia nuk eshte gje tjeter vecse fuqia e forces e veshur me kostum e kollare.

      2. P
        Papi

        Mire! Ok! Po kur te dalin serbët dhe te kerkojne pavarësine e komunave te Asocacionit sapo te formohet...ju strategët e mëdhenj te gjithe bashke me Meron ne krye duhet te dilni po ketu edhe te pranoni nje nga keto dy gjera: A) jeni sylesh; B) jeni të shitur.

      3. A
        Aron

        Albini eshte nje karagjoz vertet. Rezistenca e tij e rreme ishte vetem per konsumim te politikes se brendshme me teper se me ate te huaj, pasi e kemi pare qe sa here ka bere sikur ka rezistuar ne fund ka bere ate qe i eshte kerkuar, por kerkon t'u hedh hi syve shqipetarve aty qe t'i japin voten se gjoja eshte me "patriot" se te tjeret.

        1. Vjosa.al

          Karagjozi dhe gomari trushplare i propogandes qe financon Serbia ne Ballkan je ti Aron zuzari. Albin Kurti u rrethua nga te gjitha anet: nga Serbia, nga Brukseli ku ligjin per Ballkanin e bejne lobet evropiane tradicionalisht proserbe me Francen ne krye, nga Washingtoni qe pasi beri luften per ta cliruar dhe pavaresuar Kosoven nga genocidi ser, vetem per ta perdorur si avmpost te konfrontimit me Rusine, ja dorezoi naivisht dhe poshtersisht ate Brukselit, i cili po e cmonton pjese-pjese shtetin e Kosoves duke ja blatuar copat e saj Serbise si monedhe shkembimi dhe si shenje pendimi qe ju bashkua Amerikes me bombardimet qe shenuan edhe kapitullimin e Beogradit. Por thika vdekjeprurese drejt e ne zemer kunder qendrimit dhe rezistences se Albin Kurtit ndaj Zajednices serbe dhe shterrimit te Kosoves erdhi, sic ju ka ardhur gjithmone shqiptareve, nga brenda, nga tradhetia, nga gjakshprishurit e te shiturit kundrejt cdo monedhe te huaj, (si dikur Esat Pasha qe nuk fliste asnje gjuhe te huaj, por ja dinte vleren cdo monedhe te huaj). Thika helmuese e paralizuese pas shpine ndaj rezistences se Albin Kurtit ndaj Zajednices serbe, qe shenon edhe fillimin e fundit te pavaresise dhe te shtetit te Kosoves, erdhi nga taborri i zuzareve dhe birbove te politikaneve dhe tamtameve te mediave te blera dhe te shantazhuara ne Kosove dhe ne Shqiperi, flkamurin e te cilave e mban Mero Baze, proverbiali dhe altoparlandi i interesave antishqiptare serbo-greke, promovuesi i pansllavizmit dhe panortodoksise fondamentalist ballkanik qe financojne cdo vit qindra miliona euro te coptojne dhe shkaterrojne integriytetin e te dy shteteve shqiptare ne rajon. Njelloj si editoriali famekeq i Mero Bazes, qe glorifikonte dhenjen e shtetesise shqiptare Janullatosit te Zi, varremihesit te Kishes Autoqefale Shqiptarenga spiuni Ilir Metaj, ashtu edhe ky editorial i Mero Bazes, glorifikon shpartallimin e Kosoves ne dobi te Serbise. Mero eshte ne orgazem sepse fushata e tij e ndyre disavjecare, e sponsorizuar nga armiqte e shqiptareve ne Ballkan, ja arriti qellimit dhe do te shperblehet majmerisht: vrau rezistencen e fundit te shqiptareve, te perfaqsuar nga politikat e Albin Kurtit dhe Levizjes VV, per te ruajtur te paprekur integritetin e Shtetit te Kosoves dhe per te vendosur reciprocitetin ne marrdhenjen Serbi-Kosove. Te dashur dele dhe pula te Shqiperise dhe te Kosoves: a doni te kuptoni se si dhe perse shqiptaret dikur popullata/etnia me e madhe e Ballkanit qe jetonte ne tokat e veta stergjyshore per mijera e mijera vjet eshte rudhur e rudhur, mpakur e mpakur ne nje zgrip te Ballkanit, perdorni trurin tuaj te mykur e te rrafshuar qe te analizoni historine me lupen e se tashmes. Shikoni se cfare ndodhi sot me Kosoven, qe te kuptoni se si tradhetaret dhe gjakshshprishurit e shiten vendin pjese pjese. Dhe mbase nxirrni ndonje perfundim qe vlen: Pa asgjesuar tradhetaret brenda vendit me se pari, kurre nuk do te kete progres shqiptar ne Ballkan, kurre nuk do te behemi nje komb e nje shtet ne tokat tona.

          1. A
            Aron

            Paska replikuar Dosa, me fal Vjosa. Boll, se e pame. Ne te gjitha "rezistencat" qe ka bere e dinte fort mire qe ne fund do te bente ashtu sic thoshin fuqite e medha, por donte per konsumim te brendshem. Duket paska leshuar anembane larot e tij te lajne mutin me shurre, por populli u pa me ne fund se kush jini.

        2. L
          L.Xh

          Më në fund o Albin Kurtiqi, Evropa dhe SHBA, ti hoqën brekët. Ke dalë cullak, ose lé none - i thojnë tironcit, den baba den. Dikur ka qënë një film për fëmijë “Mbreti lakuriq”, që mu kujtua këto ditë, kur Escobar të tha COPË NDËR SY, që marreveshja lidhet midis Kosovës dhe Serbisë, dhe jo midis Albin Kurtit dhe Serbisë. Je zhvleresuar komplet. Je zero negativ si njeri. Tashti ha mut sa të duash, dhe fryu sa të pëlcasësh me të.

          1. J
            Jugu

            Si more mund te shprehesh ti qe: "Viktimën e bën dhe presidenti Vuçiq, por Serbia ka qenë vërtet e ndëshkuara e madhe e Perëndimit për Kosovën, pasi është bombarduar për shkak të saj". Ti mendon qe shkaku i bombardimit te Serbise eshte Kosova? Po turp nuk ke? Shkaku ishte Serbia dhe krimet e Serbise ne Kosove dhe jo vetem. Shkaku ishin spastrimet etnike te qeverise Serbe bere ne Kosove dhe jo vetem. Si more mund te marresh anen e Vucicit ti vetem pse eshte shok me Ramen? Kjo eshte vertet e pa pranueshme.

            1. S
              Shefik Ormëni

              Mos u nxeh, mo shpirt!....Qetësohu....Më ngadalë,më ngadalë o xhan, se mos larg e tutje ndonjë hemoragji cerebrale dhe na shkon andej nga nuk kthehesh më. Jo për gjë, por na duhesh, ikja jote do të ishte vërtetë gjëmë për tërë "Evropën juglindore". Nuk përdora fjalën Ballkan sepse mund të mërzitej Plasari. Pas kësaj të gjeja vrimë ku të futesha unë....Buuutë!..Sa më butë.....

              1. S
                Sokoli

                Kjo është një nga të këqijat më të mëdha , që kemi . Harrojmë shpejt , ndaj çudia më e madhe , zgjat vetem tre ditë , tek ne .

              2. K
                Kosovari atdhetar e jo si ju tradhetar

                Or Bini e Vjos ku i ke ata 6 kerkesat qe kerkove Amerikes e Europes ,si Mi i lagur dukesh ti Vjosa e ata zagaret qe te mbeshtesin kundra Amerikes ,kjo do behej sa ta tha Ekobar paranja 5 ditesh ,ne nuk kemi me pune me Kurt Osmanin por me popullin e Kosoves ,e lepite ate qe beshtyte mor dyshe plehere ,çfare do qe te mundoheni ju Dyshe Anerika nuk ju pjerdh me ,edhe populli i Kosoves e pa qe ju per kariket tuaja jeni kundra atyre qe ju dhane lirine ,si kundra Amerikes dhe trimave te UÇK qe sot jane ne burg ,Rrofte Amerika Rrofte UÇK

                1. l
                  leni

                  Mero qe pas shpalljes se pavaresise se Kosoves Serbia ka qene super e favorizuar nga perendimi. Presioni ka qene i gjithi mbi Kosoven dhe Kosova eshte perkulur ndaj cdo presioni.U detyrua te ngrinte gjykate per krime lufte, u detyrua ti jepte toka Malit te Zi per te zyrtarizuar vijen kufitare,u detyrua te lejoje qe serbet te vazhdojne te perdorin targat e Serbise,dhe tani u detyrua te pranoje formimin e komunave serbe(qe eshte pothuajse nje Republika Srpska brenda Kosoves). Nderkohe qe Serbisie i jepen miliarada dollare ndihma, ju hapen negociatat per ne BE shume lehtesisht,nuk i behet asnje lloj presioni per gjetjen e kufomave te shqiptareve te vrare gjate luftes,asnje presion per te paguar demet materiale dhe psikologjike qe shkaktuan ndaj shqqiptareve,asnje presion per tu dhene shqiptareve qe jane minoritet ne Serbi te njejtat te drejta qe po u jepen serbve ne Kosove. Kurti eshte fashist por faktet tregojne qe Serbia eshte e perkedheluara e perendimit.

                  1. K
                    Kokèzbadhuri nga hallet

                    Edhe mua mè duhet tè besoj tè gjitha qè shkruan Baze qè Perendimi nuk èshtè dhe nuk duhet tè jetè Pèrdhunuesi i Kosovès! Por ka disa gjèra qè historia na ka mèsuar. West-i vetèm njè herè e ka ndèshkuar Serbinè, pasi ajo i kishte bèrè tè 99 shqipètarève dhe kjo pèr koiçidencè nè Vitin '99. Ndersa ne Perendimi na ka mèshuar disa herè, qè nga 1887, nga Berlini, Londèr e Paris. Tani na ka dalur ky Plani Fra - Doich me USA, ku GRB e kanè lènè pushim. Shpresoj qè ky plan tè njihet mirè nga Mero qè shkruan me aq kopetencè, kjo pèr faktin se atè e shqetèson mè shumè ajo qè fshen Kurti pas aprovimit se sa Plani vetè me pasojat negative qè i sjell Kosovès dhe Rajinit. - Unè besoj! - thoshte njè plak nè Ferizaj, por kush ma heq merakun doja fal edhe mushkèn!

                    1. P
                      Populli

                      Kurti eshte idiot ne diplomaci. Luan me nacionalizmin duke e perdorur si instrumet per te mbajtur pushtetin, jo si disponim shpirteror. Eshte i semure nga deliret, bashke me Osmanen. Te dy jane te vegjel ne shpirt, mesjetare ne kulture.

                      1. H
                        Haka Tekizoti

                        Po Bugajski, qe kundershton asociacionin, antiperëndimor dhe antiamerikan është? Kritikat për piruetat si prej viktime të Albin Kurtit janë tē drejta, por kundërshtimi i themelimit të asociacionit si ent politik dhe ekonomik pothuajse jashtë kontrollit real të qeverisë qendrore të Kosovës dhe me lidhje të ligjëruara politike dhe ekonomike me Serbinë, është një kundërshtim plotësisht i drejtë; ai do të jetë thembra e Akilit të shtetit të Kosovës, shkatërrimi i tij nëpërmjet paqendrueshmërisë kronike.

                        1. J
                          Jimi

                          Pa gjykuar fare Albinin, ti Mero mendon se krijimi i asociacionit serb ne Mitrovic eshte nje gje popozitive !? Ti mendon se ky vendim eshte privilegj per Kosoven dhe ndeshkim per Serbin !? Kurre ! Ne te kundert, mua me duket se me kete vendim Europa dhe USA sikur po i kerkon falje Serbise per bombardimin e Beogradit, ne nje fare menyre ky eshte nje lloj kompensimi qe ato po mundohen ti bejne Seerbise. Pvaresisht ndihmes qe keto vende japin per shum vende ne konflikt, ato kurre nuk duhen fetishizuar. Nje pjese e vendimeve te tyre len shum vend per te deshiruar e shum vend per te diskutuar. Te mos harrojme hiostorine, jan po keto vende qe me 1913 e shqyen dhe e coptuan Shqiperine ne ate fare feje, sa qe 2/3 e trojeve shqiptare ju aneksuan Serbise dhe Greqise. Edhe sot e kesaj dite keto vende shoviniste mbeten te perkedhelurat e tyre dhe viktima, Shqiperia dhe Kosova, e pakta shikohen si femije te njerkes. Ti do te thuash qe nga 13 deri tani ka kaluar nje shekull, vertet nje shekull ka kaluar por mendesia e tyre eshte po ajo e atyre viteve. Si do te silleshinEuropa dhe USA nese Presheva Medvegja dhe Bujanovci do te benin te njejtat veprime qe bejne serbet e mitrovices, duke ngritur barikada e duke bllokuar urat, apo nese do te benin te njejtat kerkesa, sic po bejne sot serbet per asociacionin ? Nese Kosova do te pranoje asociacionin, kjo do te jete nje gozhde Nastradini, ashtu sic eshte edhe ne Bosnje.Se cili eshte interesi i fuqive te medha kjo eshte pune e tyre, por jo e Kosoves.

                          1. C
                            Cimi

                            Shume ka marre persiper Mero ne kete shkrim me konkluzione definuese athua se ky eshte kryediplomati i gjithe shqiptareve kudo ndodhen.

                            1. V
                              Vlora 97

                              https://gazetadita.al/eshte-me-keq-se-republika-serpska-pas-zajednices-serbe-ne-kosove-eshte-rusia-ja-pse-po-ngutet/ Lexojeni. Kjo është analizë shqiptare jo hajde ca me ramen ca me albinin e ne fund fiton serbia

                              1. S
                                Sali Trimi

                                Kurti nuk ndihet as i dorezuar dhe as i turperuar. Ai thjeshte ben ate qe i thone padrinot. Vuciqi kete rradhe eshte kercenuar edhe per lojen e tij "me top dhe pa top", prandaj ai e ka urdheruar Kurtin te jap miratimin per bisedimet. Puna armiqesore e establishmentit Vuciq-Kurtovic, do vazhdoje ne kushte te tjera. Trimat e Albinit perseri do thurrin kenge per Albin Trimin, ndersa dhelprat serbe do qeshin nen buze kur shikojne se si Albini e hedh vallen sipas skenarit serb...

                                1. H
                                  H.Berisha

                                  Si duket shumica prej jush keni urrejje patologjike ndaj Kosoves trime.

                                  1. O
                                    Open Ballkan ose New Yugoslavia

                                    TemA dhe Mero Baze jane ne unison me gazetat e Beogradit ne raport me Albin Kurtin - Por Albin Kurti ndihet i fituar sepse ka besimin e kosovareve. Sa per keto pllaquritjet e Mero Bazes kunder tij, ato jane vetem nje vazhde e sulmeve nga pozicioni i Open Ballkan ku rri ngunjuar Edi Rama...e sidomos keto kohe qe Rama eshte strukur nga sikleti i hetimit te atij mikut tij mCGonigal.

                                    1. S
                                      Stefano Boeri ( McConigal connection)

                                      Break News!!!!!!! I lumtë KM Rama dhe kryeprokurorit privat te tij, Mëro Gël Baze, që menjehere ne ndihme te viktimave te termetit Turqi, nisen me urgjence ekipin AdHoc me te specializuar te Rindertimit. Ekipi si gjithmone kryesoj nga Arben Ahmetaj dhe Alda Klosi. Artan Shkreli, Alban Eftibiu, Artan Lame, Adelina Greca dhe Ledia Tota do punojne ne prapavije teknike dhe do numerojne financat. Po keshtu Rozeta Dobi ngarkohet me magazinimin. Lum viktimat per kete fat qe ju akordoi me bujari udheheqesi I vagines PPSH

                                      1. u
                                        uskania

                                        Disa komuna serbe në Veri nuk kanë qënë pjesë e Kosovës historikisht.Ata i bashkoi Tito për të ndryshuar raportin etnik sipas devizës Bashkim-Vllazërin (Bratsvo-Jedinstvo).Ndërkohë, shkëputi Preshevën e Bujanovcin me Medvegjën, që historikisht ishin Kosovë.Këto patriotët kosovarë të Zubin Potokut le ta mbajnë shejtanin serb në gji tashmë dhe të shajnë natë e ditë SHBA pse hodhi idenë e shkëmbimit të teritoreve.Le të brohorasin e kërcejnë me thëngjinj në pantallona!

                                        1. D
                                          Dardan

                                          200 shtetet e globit po shkojne drejt Luftes se Trete Boterore. Ky eshte nje hall i madh qe e ka zene Perendmin (SHBA BE) dhe diplomatet demokrate nuk mund ta lejojne Al Binin te djege Europen per te ziere vezen e vet. Megjithate, "Asociacioni = (shqip: Shoqata) e 10 Komunave serbe eshte nje kancer politk, ekonomik dhe diplomatik serb ne trupin e dobet te shtetit te (pa) varur te Kosoves dhe i jep fund endrres se patrioteve shqiptare te zkosoves per t'u bashkuar nje dite me trungun ame-Shqiperine.

                                          1. S
                                            Shabani

                                            Në 2 janar 2023 zëvendësministri i jashtëm rus, Aleksandër Grushko, afishoi tezën diplomatike ruse se “Elementi qendror i zgjidhjes së problemit kosovar është krijimi i zajednicës serbe”. Kurse zëdhënësja e MPJ të Rusisë, Maria Zaharova, shprehu në 30 dhjetor 2022 qendrimin kategorik rus se “krijimi i zajednicës serbe është kushti kyç dhe detyrim kyç”. Nxitimi diplomatik rus për këtë temë vjen nga fakti se Serbia e ka bërë çështjen e “zajednicës” qendër të tratativave të saj diplomatike me BE, duke kërkuar, në shkëmbim të premtimit për bashkimin me sanksionet antiruse, lëshime nga BE për Kosovën dhe në rradhë të parë për hipotekimin e pavarësisë së Kosovës tek Serbia nëpërmjet “zajednicës serbe”.

                                            1. T
                                              Tiransi i Vjeter

                                              E lexova shkrimin e Mero Bazes,por me mire mos ta kisha lexuar,sepse nuk me duket fare realist per ate cfare ka ndodhur dhe cdo te ndodhe ne Kosove. Kosova, thote Mero, ka vetem perfitime nga plani franko - gjerman dhe nuk thote asnje fjale qe ky plan piken kryesore te tij ka ngritjen e asociacionit te komunave me shumice serbe ne veri te Kosoves. A ka ndonje shqiptare ne rruzullin toksore qe mos ta kuptoj cdo te rhote asociacion te komunave me shumice serbe? Po si mund te pajtohesh me nje plan i cili ka rregulluar me ligj kompetencat e ketij asociacioni, qe jane pothiajse te njejta me kompetencat e republikes serbcka ne Bosnje, pervecese ushtrise. Kjo marrveshje u firmos nga Hashim Thaci ne Bruksel ne vitin 2015 kur ishte kryeminister.Albin Kurti e ka refuzuar me force si atehere kur ishte ne opozite edhe tani qe eshte shumice, dhe jo vetem kete marrveshje,por edhe ngritjen e gjykates nderkombetare qe atyre qe nuk lane gure pa levizur per ta ngritur ju kthye ne bumerang.Ne kete mes kush eshte faji i Albin Kurtit? Cfare e keqe i ka ardhur Kosoves nga Ai?.C'te beje ti hapi lufte Amerikes dhe Europes? Pas 15 viteve Pavaresi te Kosoves, kryeminister i saj eshte njeri i ndershem, i zgjuar, patriot i pa korruptuar, human e shume vyrtyte pozitive njerezore. Per mua Albin Kurti eshte Vlere Kombetare dhe si i tille ai duhet mbrojtur.

                                              1. T
                                                Tiransi i Vjeter

                                                E lexova shkrimin e Mero Bazes,por me mire mos ta kisha lexuar,sepse nuk me duket fare realist per ate cfare ka ndodhur dhe cdo te ndodhe ne Kosove. Kosova, thote Mero, ka vetem perfitime nga plani franko - gjerman dhe nuk thote asnje fjale qe ky plan piken kryesore te tij ka ngritjen e asociacionit te komunave me shumice serbe ne veri te Kosoves. A ka ndonje shqiptare ne rruzullin toksore qe mos ta kuptoj cdo te rhote asociacion te komunave me shumice serbe? Po si mund te pajtohesh me nje plan i cili ka rregulluar me ligj kompetencat e ketij asociacioni, qe jane pothiajse te njejta me kompetencat e republikes serbcka ne Bosnje, pervecese ushtrise. Kjo marrveshje u firmos nga Hashim Thaci ne Bruksel ne vitin 2015 kur ishte kryeminister.Albin Kurti e ka refuzuar me force si atehere kur ishte ne opozite edhe tani qe eshte shumice, dhe jo vetem kete marrveshje,por edhe ngritjen e gjykates nderkombetare qe atyre qe nuk lane gure pa levizur per ta ngritur ju kthye ne bumerang.Ne kete mes kush eshte faji i Albin Kurtit? Cfare e keqe i ka ardhur Kosoves nga Ai?.C'te beje ti hapi lufte Amerikes dhe Europes? Pas 15 viteve Pavaresi te Kosoves, kryeminister i saj eshte njeri i ndershem, i zgjuar, patriot i pa korruptuar, human e shume vyrtyte pozitive njerezore. Per mua Albin Kurti eshte Vlere Kombetare dhe si i tille ai duhet mbrojtur.

                                                1. M
                                                  Ministria e Jashtme

                                                  Sikur ky Perendimi "clirimtar" te ushtronte trysni mbi Serbi per ta njohur Kosoven se paku sa gjysma e presionit qe ben per ate Asociacionin e famshem...Albin Kurti me plot te drejte ka kerkuar qe ato tryezat e dialogut me Serbi dhe ate Asociacionin aq te diktuar nga "clirimtaret" perendimore ta kushtezoje me njohjen e Kosoves nga Serbia. Nese kjo njohje nuk realizohet, nuk eshte Albin Kurti qe humbet, por humbet mbare Kosova!

                                                  1. p
                                                    pinoku

                                                    Asosacioni i propozuar nga Perëndimi do të thotë as më shumë dhe as më pak autonomi e plotë për serbët që jetojnë sot në Kosovë. Ata nuk do të jenë më të varur në asnjë drejtim nga Prishtina. A duhet të pranohet ky plan apo jo?! Kjo ështê çështja. Për mendimin tim duhet tê pranohet. Se nuk ka rrugë tjetêr. Gjyshja ime thoshte: me dorën e tjetrit mos vraç as gjarpërin! Kosova u çlirua nga Perëndimi dhe pa atë nuk jeton dot asnjë minut si e pavarur. Prandaj nuk ka se çfarë të bêjê. Albini ka të drejtë, por êshtë i dobët dhe I vetmuar. Dhe një fjalë e urtë thotê se “kush ka forcën ka të drejtën”! Ndryshe nga sa shkruan Ymeri, Albini ështê patriot, i ndershëm, i pakorruptueshëm dhe I zoti. Kosova ka fat që e ka atë. Shqipërisë i ka munguar gjithë këto 32 vjet një Albin. Që të mendojê në rradhë tê parë për vendin dhe popullin dhe jo për karrierën dhe xhepin e tij.

                                                    1. T
                                                      Tironci

                                                      Ti Vlora,ti H.Berisha ,ti Tironc i vjeter , qe nuk ditke me e shkruar emrin Tirone ,ti Stefano Boeri ,e disa te tjere ,ju jeni pedera nga Kosova ,ju jeni zagaret e Kurtiç-Vjosaviç qe hani mut ,sa do te vini pseudonime ju sa lexon fjaline e pare ,duket qe jeni zagaret e Kosoves ,ju shani Meron ,ju shani Shqiptaret por kur nuk shani ate qe ju vrau ,di Serbet edhe ate kriminel Berisha qe furnizonte me nafte ushtrine e Milosheviçit ,fajin e ka populli i Shqiperise qe ju hapi shtepite ,si dhe Amerika qe ju dha lirine ,e tani ju plehera Kosovarserbe jeni kundra Amerikes e Shqiperise ,lutjuni Zotit mos ndodhte prap ,se dihet qe asnje Shqiptare nuk ju hap shtepite

                                                      1. K
                                                        Kutel kosovari

                                                        E ke gabim Mero.Mbas disa kohesh nuk do te jete cudi qe serbet e Kosoves te kerkojne shkeputjen nga Republika e Kosoves. Atyre t’u njihen te gjitha te drejtat si minoritet asht sikunder shqiptareve etnike ne Maqedoni. Pse me dy standarte. Serbet ne Republiken e Kosoves kane te gjitha te drejtat sikunder shqiptaret . Ne keto kushte Republika e Kosoves nuk mund te funksionojr si shtet i unifikuar Ke mare persiper te thuash me dhume sesa duhet dhe sesa di. Kerko falje

                                                        1. a
                                                          anti anarkisti

                                                          O Mero kësaj here nuk qenka ama bash kërkah. Arsyen e di ti por mos luaj me dy letra si Vuçiqi dhe Kurti se del humbës si gazetar dhe me dinjitet.

                                                          1. p
                                                            per sherbetoret e pushteteve ka vetem neveri

                                                            Kur Mero Bazes i merret fryma nga sterlodhja e editorialeve kunder Saliut, ben nje frymemarrje duke sulmuar Albin Kurtin...e gjithe kjo ne funksion te sherbeses ndaj pushtetit te rradhes, ketij te Rames d.m.th.

                                                            1. O
                                                              Ola

                                                              Ke qene ndonje here ne kosove or mik? Apo vetem naten? Se diten vijne the te beshtyjne ne fytyre me kto shkrimet perverse pro serbe. Tung o sy larush

                                                              1. N
                                                                Nestori

                                                                Është e vërtet që Albini po bën rezistencë duke pranuar planin në tërësin e tijë dhe thot që “ ….. është një baz e mir për të ecur përpara në diskutime …… e të tjera . Sipas meje kjo do të thotë që planin e pranon por për marveshjen e Zajnicës që e qujnë ata , duhet diskutuar në pikat shtes që i janë bërë planit Antisari , mbasi në shtesat që i janë bërë sidomos 2015 Kosova humbet sovranitetin . Në ato shtesa që i janë ofruar publikut duket qartë një ndarje e madhe etnike , shkohet deri aty sa pakicat mund të bllokojnë shtetin . Kjo është e pa pranushme . Ndërsa për sa i takon “ sigurisë “nga fuqitë e mëdha ???????????? të mos tregohemi sylesh . Siguri mori dhe presidenti Izet Bejgoviç në Dajton , tani Bosnja nuk funksionon. Siguri mori dhe Ukraina dhe tani është në luftë sepse pranoi ÇARMATIMIN . Po të mos ishte çarmatosur , të kishte kapsulat bërthamore që ja dorëzoi Rusisë nën sigurin e Amerikës , Anglis, Francëc dhe Gjermanisë nuk do të ishte kjo luftë . Prandaj kujdes nga të qënit LESHKO , se tallen bota me ne .

                                                                Lini një Përgjigje