Ndarja e opozitës është përtej Partisë Demokratike. Populli opozitar në Shqipëri është realisht i ndarë rreth të ardhmes së opozitës dhe Sali Berishës. Pra sot opozita shqiptare nuk është e ndarë në ide, ideologji apo programe të ndryshme, por është e ndarë pro dhe kundër Sali Berishës dhe Ilir Metës.
Të dy së bashku ata kanë ngjallur dilemën e madhe opozitare nëse duhet të shkohet në zgjedhje pas tyre për hir të unitetit apo duhet luftuar edhe ata si një e keqe e madhe e opozitës.
Deri më tani Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë mundur të marrin me vete Vangjel Dulen duke i ofruar votat e tyre në tre bashkitë e pakicës greke në jug, Fatmir Mediun me të cilin nuk ndahen dot nga hallet e përbashkëta dhe Agron Dukën që vazhdon të mos e provoj partinë që ka blerë qysh më 2015, pasi mer hua makinën e Berishës.
Përballë tyre Partia Demokratike zyrtare po përgatitet të hyj në zgjedhje me kandidatët e vet, dhe krahas saj dhe disa parti të tjera opozitare po bëjnë përpjekjet e tyre. Partia PDIU e drejtuar nga Idrizi po përgatitet të garojë pjesërisht në disa bashki, duke refuzuar aleancën me Berishën. Bindja Demokratike LZHK dhe Nisma Thurje, po ashtu janë në bisedime për një aleancë për të hyrë në zgjedhje, duke refuzuar po ashtu të bashkëpunojnë me Berishën. Aleanca Kuq e Zi po ashtu.
Në këto kushte, kemi nga një anë Berishën me disa hallexhi të bashkuar dhe përballë tij një opozitë që e refuzon Berishën por që ende nuk ka një plan për të dalë në zgjedhje e bashkuar dhe kundër Berishës.
Ky copëzim i opozitës përballë Berishës në fakt i bën mirë atij, pasi ai krijon idenë e rrremë se ka përballë disa parti që i bashkon vetëm refuzimi ndaj tij, por nuk bashkëpunojnë dot me njëra tjetrën. Dhe kjo mund ta ulë rezultatin e tyre.
I vetmi lajm serioz nga opozita do të ishte një aleancë e gjerë me çdo parti dhe element opozitar antiberishë në Shqipëri, për të mos lejuar që asnjë votë antiberishë dhe asnjë opozitar i zhgënjyer që shikon se nuk ka të ardhme me dyshen Berisha-Meta, të mos mbetet pa votuar.
Është mirë që ka iniciativa për kandidim nga parti në mënyrë individuale dhe aleanca si ajo e Bindjes me Nismën Thurje apo Shehin. Por lajmi më i mirë, do të ishte që opozita të ishte e unifikuar, për të thithur çdo votë që refuzon t'i dorëzojë të ardhmen dyshes Berisha- Meta.
Opozita nuk mund të gjunjëzohet para tyre. Përkundrazi është rasti që opozita t'i gjunjëzojë ata, duke u bashkuar pa kushte dhe pa hipotekat e hatërmbetjeve të vjetra që po ashtu kanë shkak Sali Berishën.
PD, qe e quani "opozita shqiptare" nuk ka patur KURRE as ide, as ideologji, as programe. Ajo është robine personash, qe diten e pare kur u urdherua te krijohej. Eshte grupim personal, njesi paramilitare, qe vepron me komande si ne lufte, duke vrare si ne lufte: nuk ju mjafton te analizoni cfare beri ne vitin 1997? Cfare beri ne 21 Janar 2011? Cfare beri ne Gerdec?!
Ed rama, shkoi deri ne amerike te paguante leke qe te eleminonte opoziten ne shqiperi, nuk paguan dot ketu, mediat, alibashet???? Per fat tani e di gjithe bota. Harxhon kot leter mero.
pirdh...pirdh se lirohesh :))
Lexova vetëm titullin dhe nuk e kuptova. Llogarit të kisha lexuar gjithë shkrimin?! "Opozita që nuk duhet të gjunjëzojë Sali Berisha"!!! Mos duhej "...nuk duhet TA gjunjëzojë...", apo "...nuk duhet të gjunjëzohet nga Sali Berisha..." apo "nuk duhet të gjunjëzojë Sali Berishën..." apo si?!
O Mero je i madh ! Sa bukur e ka thene merua.” Nga njera ane (te vetmuar pa asnje fuqi) Berisha me Ilirin , Mediun , duken dhe me Dulen qe i dhane tre bashki per ta bere per vete , nga ana tjeter (shumica e hekurt) alibeu qe me shum gjada do zgjerohet fuqishem me lzhk -ne , thurjen, patozin e kreshnik spahine “ Ej kjo sdo koment! Mero je i papare !
Të gjitha këto që parashtron o Zotni Mero, janë opsione të drejta dhe qendrojnë, nga këndshikimi i një njeriu normal. Por, duke ditur prejardhjen dhe mënyrën e promovimit të tyre, (e të gjithë krahut “kundershtar” të Sal Bej Berishes), mendoj që ata të gjithë janë EUNUKË, mbasi janë të “tredhur” nga Sali Berisha, dhe të vetmen gjë që kanë, është zëri i tyre, i çjerrë, i pjerdhur, i çakorduar, dhe flasin duke aktruar, për të dëgjuar gratë dhe femijët e tyre për tu dukur sikur Çoç janë, por janë të gjithë NUL. Gjithsesi, të gjithë këta, do ti përkufizoja në katër fjalë: KËTA JANË KORI I KODOSHAVE….. Dhe si të tillë, vetëm punë të liga mund të bëjnë.
Natyrisht që Berisha do të bëjë çdo përpjekje për tu dukur si fitues. Nga çasti që ai do të jetë pa vulë do të sabotojnë çdo ditë duke gjetur sebepe për të mos marrë pjesë në zgjedhje. Duke e nuhatur që nuk fiton asnjë bashki dhe për të treguar forcën reale opozitare që është në minorance do hedhë tymuese për të peshkuar në ujëra të trumbulluara. Por sidoqoftë i dështuar do të jetë. Varet nga aftësitë e opozitës zyrtare që ti tregojnë vendin që meriton.
Ne fakt qe tek titulli “Opozita që nuk duhet të gjunjëzojë Sali Berisha”eshte nje BIG autogoli qe artikullshkruesi ben ne porten e tij.. Le te spjegohemi pse mundohem te bej nje oponence dashamirese per Meron; . Duke qene se artikushkruesi ndoshta per stil te tij. apo nga pozicjonimet e ndryshme ne keto 30 vjet ne ane te kundert te barricades shpesh e ul ‘piacen” aq poshte sa ndjenje keq ardhje..Konkretisht…Te gjoret anti berishistet e PD jane te destinuar te humbin sepse Drakula Viqidolit ka gjunjezuar vete Ameriken dhe jo me keto Alibenjte apo Basha I Gites…sepse me e vogla ,nese Amerika e stampos Berishen me NON GRATEN dhe ky I fundit fshin menderen me Kimen dhe zapton Parlamentin atehere dyshja Biden-Blinken ose kane shkuar per lesh ose vazhdon radioloja e filluar ne 2 prill 1991 me po ata usa-tallare qe Mero I njeh por nuk e kalon dot vijen e kuqe.. .Troc muhabeti nese Amerika e damkos Berishen me NON GRATA..dhe ky I fundit ne vend te strukej te vila e Lalzit terrorizon parlamentin..ky quhet Gjunjezim I Amerikes ..dhe zoti Mero prêt qe milingona Alibeu apo Lulezimja e Kimes te bejne duel me kete drakul te demonkracise..
Mero, nuk na thé nje fjale per kandidatin per nobel qe kishte diten e lindjes se gazeta Dita ishte ne zi sot: nuk lejonte asnje koment nga qytetaret, vetem nga fshataret dhe duhej te paraqesje pasaporten tek Helena pastaj te komentoje. Pse e pordhet keshtu demokracine ju te medias? Sikur rregullat dhe kanunet u quajne edhe pushtet te kater, pse u kthyet ne pushta si Topet e çanelit qe i rane rriges? Po do tu besojme me ne fukarenjte qe na zuri goja ere se s'kemi ku te shkruajme nje llaf? Mire mire por nuk beni mire.
Kur flitet për popull të djathtë e të majtë në Shqipëri më vjen për të qeshur.Populli është kudo njëlloj dhe don punë e qetësi don familje të shëndoshë dhe nuk don as Sali,As Metë as Ramë.Ndarja bëhet për të vjedhur.Gjtihë ata që quhen të djathtë u krijuan ngaqë Saliu i dha urdhër vetëm më votoni mua dhe vithni çtë doni,Po kështu edhe Meta po kështu edhe e majta.Nano dhe pastaj Rama për të marë vota dolën e thërisnin do ju bëjmë këtë apo atë vetëm na votoni neve.Kjo është e vërteta.Askush nuk di pse është i majtë apo i djathtë vetëm shikojnë çfarë i japin..
Prove
Ne editorialin : Per Opoziten qe nuk duhet te gjunjezoje Sali Berisha...Mero Baze e ka fjalen per Opoziten qe ka gjunjezuar Edi Rama!