Përse 6 Marsi, u kthye nga ditë "fitoreje" në një ditë humbje për Berishën? 

22 Janar 2023, 19:54Editorial Mero Baze

Ka disa ditë që ndërsa paralajmëron mos futjen në zgjedhje dhe kërcënon me revolucion, Berisha përsërit se nuk do ta përsërisë më gabimin që bëri më 6 Mars duke hyrë në zgjedhje me sigël tjetër. 
Ky është një zhvillim i ri i tij lidhur me 6 Marsin. 
Prej 6 Marsit të vitit të kaluar e deri më sot, gjithçka që ai ka bërë, e ka lidhur pikërisht duke ngritur kultin e fitores së 6 Marsit.  
Me kultin e “fitores” së 6 marsit ai kërkoi dorëheqjen e Bashës dhe ai iku. 
Me kultin e “fitores” së 6 Marsit, ai arriti të marrë një vendim skandaloz nga Gjykata e Tiranës në favor të tij. 
Me kultin e “fitores”, ai ju vërsul bashkë me ithtarët e vet ambasadores së SHBA në Tiranë duke i treguar se më në fund kishte fituar. 
Me kultin e “fitores” së 6 Marsit, ai tentoi të marrë kontrollin e grupit parlamentar duke bërë emërimet e tij që nuk ja njohu askush. 
Me kultin e “fitores” së 6 Marsit ai bëri dhe zgjedhjen e tij në krye të partisë që përsëri nuk po ja njeh askush. 
Pra gjithçka që ai ka “arritur” këtë vit, ose më mirë të themi gjithçka që ai quan arritje, kanë të bëjnë me atë që ai e quan fitore të 6 Marsit. 
Si ndodhi që befas 6 Marsi paska qenë humbje dhe gabim i madh i tij? 
Si ndodhi që ky nuk dëshiron ta përsëris më gjithë atë “fitore”? 
Është shumë e thjeshtë. Çdo betejë të tij Berisha e ka të ngritur mbi gënjeshtra dhe autosugjestion. Por ato nuk të çojnë larg. Pas 9 Shtatorit 2021 betejën kundër SHBA e bazoi me gënjeshtrën se Lulzim Basha ishte i blerë nga Edi Rama dhe duhej larguar për të mirën e PD. Pasi Basha iku dhe mbeti i vetëm përballë SHBA filloi të lartësojë 6 Marsin si fitoren e tij të madhe. 
Tani pas gati një viti, atij i duhet të përballet me zgjedhje reale dhe jo me zgjedhje të pjesshme në 6 bashki. Nga zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki ai fitoi vetëm 1. Nëse ruhet ky proporcion dhe në zgjedhjet e majit atij i bie të fitojë 10 bashki nga 60. Pra të humbasë në mënyrë poshtëruese. Madje parashikimet janë të marrë dhe më pak se aq. 
Tani nuk gënjen dot më as veten dhe as të tjerët ndaj nuk i duhet më 6 Marsi si ditë fitoreje, por i duhet 6 Marsi si ditë humbje. Dhe duke e shpallur nga ditë e mirë në ditë të keqe, tani do të justifikojë bojkotin e zgjedhjeve dhe të krijojë alibinë e humbjes poshtëruese që e pret. Sipas asaj shprehjes popullore “mos u gëzo, o i gëzuar, mos i hidhëro, o i hidhëruar”. 6 Marsi është thjeshtë një datë, por Sali Berisha është i gjithi një gënjeshtër. 
 

20 Komente

  1. N
    Ndershmeri

    E ke qendisur

    1. L
      L.Xh

      Pordhi e dhjeu Me gojë, Sali aga, Sa i mbajti Gojë bythë ngrata, Nashti erdh koha, Desh apo nuk desh, Ç’pordhi e ç’dhjeu, Ta hajë me përshesh….

      1. L
        Ladi

        Penen e ke kthyer ne cfurk Mero Baze; dhe me te e ke vene perpara kete monster, (mos i ler kusur..) qe e ka kthyer PD-n nga rrecke ne leter higjinike. Bjeri Mero pa meshire ketij genjeshtari patalogjik, se ndoshta njerez te genjyer prej tij i ndihmon dhe ju hapen syte..

        1. S
          Shqiptari

          Por nuk do dale pa gje me 14 maj.Eshte e sigurte qe do marre ....n.

          1. 2
            2-3 po mori , fitore është .

            Nga “O” që ka , dhe 2-3 po mori , fitore është . ( Shkodrën e ka “Shtëpia e Lirisë”, NN IM ).

            1. I
              Ilir

              Duke e parë nga këndvështrimi tjetër mendoj ndryshe. Duke marrë 10 bashki nga 61 meriton vlerësim tjetër. Berisha do t'u thotë ndjekësve të tij: Fitorja jonë ishte plebishitare, ne i treguam regjimit të Ramës se i ka ditët e numëruara ne 10 fishuam numrin e bashkive brenda 14 muajve. Ky është një revolucion që ne e treguam se kemi mbështetjen e popullit opozitar. Fitorja jonë do të ishte më e madhe po të mos vidhej vota e jonë nga falangat e krimit të qeverisë.... S ka arsye që Berisha të jetë i dëshpëruar. Qoftë edhe 2 bashki të fitojë ai dyfishon rezultatin. Në hall është qeveria që do të ketë numër më të ulët se zgjedhjet e kaluara...?!

              1. S
                Shote Galica

                @Čekič shkau i opoZites serboruse hala nuk tu paska hjek vujtja e humbsit. Ska ilaq per ksi sene. Shko mytu ne barikada se pjell serbe je ti. Kurtit ja rrofshi goglat. Kryeministri po e mbron Kosoven nga bosnjezimi e coptimi. Kush eshte kunder Kurtit eshte kunder Kosoves. Qifti yt shihet se eshte kunder Kosoves. Kurti, Kosova e krejt shqiptaria ta qifshin granimin e shpis. Me VV deri ne vdekje. Nonen kush eshte me opoziten serboruse ldk pdk aak.

                1. K
                  Kapeshi

                  Me pelqeu shprehja e fundit. Saliu eshte i gjithi genjeshter.

                  1. E
                    Eni

                    O Mero ti ke pene....shkruaj ndonjehere per dicka tjeter ..ke 2 vjet vetem Berisha....cdo besh kur te iki ai? Rama ka shume si ty...se ty pak te kexojne ....I dalin e I teprojne....

                    1. I
                      Ish votuesi demokrat.

                      Doli delenxhiu me I madh ne histori. Po cfare permbledh ky epitet, te gjithe te zezat qe ka nje qenie humane.

                      1. r
                        redaktori

                        Me 6 mars Berisha hyri ne zgjedhje me sigel tjeter dhe e mposhti ate Bashen me siglen e PD. Tani absurdi eshte se kjo Drejtesi mban prej mbi 1 vit peng partine me te madhe opozitare ne nje proces gjygjesor te tejzgjatur e absurd per dhenien e Vules. Synohet pra te shkohet deri ne mos-regjistrim te PD ne zgjedhje, pasi qe t'ja japin ate Vule atij Alibeajt qe ka pretendimin absurd se "me ka mandatuar Kryetar vete Lulzim Basha pas ikjes" (!) e dijne mire se flliqen fare. Prandaj duke mos dashur t'ja japin mundesine e garimit ne zgjedhje PD, i mohojne ate qe eshte e drejte e PD, ti japin ate Vule atij qe pavaresisht te orekseve qe ka Blinken pastaj Rama e der poshte tek Mero Baze, eshte realisht kryetari qe kane zgjedhur anetaret e PD, Sali Berisha. Dhe e dijne anetaret e nje partie ke zgjedhin kryetar, nuk ja cakton as Gjykata, as Qeveria, as Yuri Kim.

                        1. z
                          zalli

                          Mos e perkdhel Z, Gazetar me fjalen Humbes.Nqs,Turqia na la pas 5 shekuj prapa Evropes e Qyteterimit,e Komunizmi 100vite,me sali kriminelin e super hajdutin,shqiperia eshte 1000vite prapa,ça kujton Sali krimineli se me 10 ,20,e ndoshta 40mije trushpelare,do te mund te ndale rrjedhen e historise ,Jooooooo kurre,jo vetem nuk do mbahet mend as si emer,por do t'iu sjelle neveri kur te permendet emri i tij.Katovica e gjalle e shqiperise,ja ky eshte njeriu me anti perendimor,e me anti amerikan jo vetem ne Shqiperi,po pa frike ne gjithe Europen Jug Perendimore.

                          1. F
                            FAZLLIQ-qires i familjes Berisha

                            Ke kohe o gazetar qe si shumica e zagareve bastarde te races FEV ZI ,po ja fut si kau peles!Ne tere 'fitoret' dhe humbjet e serbit Sali,Neroni qe dogji ish Shqiperi edhe ne 6 Marsin e Shkodres me nje xhihadist SPAHI qendrojne 'tre Moske DHJERET':sali-like flori psiko EDvin bojaxhiiiiiii!!!!!

                            1. E
                              Ekonomia nga Ahmetaj te Ahmetaj

                              Monitor permbledh te dhenat statistikore te pagave ne rajonin e Ballkanit perendimor per Maqedonine e Veriut, Bosnjes, Malit Zi, Kosoves, Shqiperise dhe duke marre te mireqene Pagat mesatare bruto ne Shqiperi 520 Euro, del se vendi yne i ka sa gjysma e mesatares pagave te rajonit qe variojne nga 900 Euro bruto e lart.

                              1. N
                                Noci

                                Asnje lloj fitoreje nuk quhet veç kur ai te marre 32 bashki ose elektorat 51 perqind te cilin e ka marre vetem ne 1992 ku populli i besoi dhe pas 4 muajsh nuk e votoj ne zgjedhjet lokale.Ai po mundohet te justifikoje humbjen e sigurtë sepse nuk ka pse rri kryetar partije duke humbur se ka 33 vjet qe e ka pushtuar ate parti.

                                1. P
                                  Patrioti cam i M...Bazes

                                  Mero B....e ka nis fjaline e pare me nje Rrene - Ka disa dite qe paralajmeron mosfutjen ne zgjedhje! Si do futet ne zgjedhje PD kur nuk e regjistron KQZ ngaqe ate gjygjtaren e shkrete nuk e lene te jape verdiktin per vulen? Kete Mero nuk ka as goje ta thote, as dora ta shkruaje e madje as koke ta mendoje. I ka te ndaluara rreptesisht nga pushteti i rradhes qe i sherben si gelqeroses i gropes halese qeverise.

                                  1. H
                                    Hiqini vulen dhe kaq iken saliu e salizmi

                                    O MERO ENVERISTI,pse nuk i thua ketij Rame debilit ti kaloje vule e sigel Bashes apo se me Berishen tallni me mire trapin me Veriun?! Pleher! Nuk rroni dot pa Saline se ka bere gjithnje cfare i keni thene ju,bole kandari e keni perdorur dhe po e perdorni. PERCA VERIUN E SUNDO E KENI JU JUGOENVERISTORILINDASGJYSMEOPINGE!!!

                                    1. M
                                      Mero servili i Ramës

                                      Për surratbythët si Mero baze çdo gjë që bën Rama ëshzë pozitive, fitore, kurse ç'bëjnë të tjerët është humbje. Personazh qesharak që pastroi paratë me shit blerjen e Temës dikur dhe prej vitesh mbijeton vetëm me propagandë partie dhe një tufë sufllaqexhinjsh te komentet që i thonë bravo.

                                      1. R
                                        REALPOLITIKA

                                        BRAVO Z.MERO ! ANALIZE PERFEKTE ! NE FUND E KE QEPUR EDHE ME MIRE . I GJITHE ''SALI BERISHA LEGJENDAR'' ESHTE NJE GENJESHTER E MADHE . TE LUMTE MERO !

                                        1. l
                                          lero. merohotmaol.it

                                          Sa inteligjent ky halme qe nuk shkruajti nje here kunder hajduteve!

                                          Lini një Përgjigje