Edi Rama është nën akuzë nga të dy palët brenda opozitës, si fajtor që Gjykata e Tiranës nuk e ndan historinë e vulës së PD, nëse i takon Berishës apo Bashës.
Berisha akuzon Ramën se po mban peng vulën që të shkatërrojë opozitën, dhe paralajmëron se nuk do të hyjë më në zgjedhje me sigël tjetër, siç bëri vjet më 6 mars. Pra po përgatit opinionin publik përse do bojkotojë zgjedhjet e 14 majit. Dhe kjo bën sens si alibi.
Duke qenë se e ka të humbur thellë betejën më 14 maj, një bojkot e shpëton atë nga gjyqi i publikut dhe ka shans ta zgjasë agoninë e PD dhe dy vjet të tjera, deri në zgjedhjet e vitit 2025, duke u sjellë rrugëve si “i fortë” që nuk i japin vulën.
Alibeaj e akuzon se në bashkëpunim me Berishën ai po mban peng PD zyrtare, pasi Rama ka interes që në opozitë të ketë përballë Berishën e izoluar dhe të pashpresë. Dhe kjo bën sens.
Që Rama ka nevojë të ketë përballë dikë si Berisha, është normale, edhe pse nuk është e ndershme.
Deri më sot, Gjykata e Tiranës është shprehur vetëm një herë për vulën, dhe atë ja ka dhënë Berishës. Kjo i jep më shumë besueshmëri qëndrimeve të Alibeajt dhe më pak besueshmëri alibive të Berishës për bojkotin e zgjedhjeve të 14 majit, por që të dy janë duke thënë një gënjeshtër.
E vërteta është se Edi Rama nuk ka ndikim mbi gjyqtarët që merren me vulën e PD, as me atë që ja dha Berishës, as me ata që hezitojnë t'ia japin Bashës.
Por në këtë rast ai është një alibi e mirë për të dy palët që të justifikojnë dështimin e opozitës në zgjedhjet e 14 majit. Dhe përderisa palët në opozitë kanë nevojë për alibi për humbje dhe jo për arsye për fitore, Edi Rama është i gatshëm të jetë në dispozicion të tyre si alibi.
Por nëse duan ta mundin Edi Ramën, ose së paku të bëjnë një betejë serioze kundër tij, e kanë vetë në dorë.
Sali Berisha mund të tërhiqet nga drejtimi i PD ashtu siç u tërhoq Lulzim Basha dhe palët mund të bashkojnë kandidatët në një listë. Kështu humbet dhe rëndësia e vulës, dhe skenari i Berishës për të bojkotuar përsëri zgjedhjet për hallin e tij.
Derisa ky konflikt nisi si një betejë mes Berishës dhe Bashës, për shkak të Berishës, tani e vetmja pjesë e konfliktit është Berisha. I vetmi pengmarrës i demokratëve në këtë histori është Sali Berisha, i cili është arsyeja edhe i përçarjes, edhe i vulës, edhe i humbjes, edhe i shkatërrimit të opozitës.
Largimi i tij dhe bashkimi i demokratëve në një listë e zhbën gjithë këtë rrezik. Madje e zhvlerëson dhe "pengmarrësin” Edi Rama që po i mban peng në gjykatë.
Por e gjithë ajo që ndodh tregon se Berisha do të bojkotojë 14 majin dhe të përgatisë një klimë trazirash për të mbajtur gjallë mbështetësit e vet deri më 2025.
Dhe për këtë i duhet doemos Edi Rama si pengmbajtës i vulës, ashtu siç i duhet Alibeajt, Edi Rama, si pengmbajtës i Berishës.
Nga qetësia me të cilën i pret akuzat Edi Rama, duket i kënaqur nga detyra që i kanë caktuar, edhe pse nuk është punë e tij. Kur kundërshtari do prej teje vetëm një alibi pse po të lë të qeverisesh rehat, nuk ke pse mos t'ia japësh.
Je i papare Mero, analize exelente. Me le pa fjale dhe ashtu eshte vertete. Sikur perbindeshi i vicidolit te terhiqet neser nga jeta politike se na eshte bere si Hu Xhintao i Partise komuniste te Kines qe shkoi ne kongres 80 vjec dhe e nxorren per krahesh para 2000 delegateve nga salla pothuaj me force se nuk donte te largohej. Dhe ketu Xi Xinping veproi shume bukur , koha e Hu Xhintaos kishte mbaruar dhe ai po rrinte ne karrike ne salle te kongresit si mumje qe nuk merte vesh cpo ndodhte. Keshtu duhet te behet nje trim ne sallen e kuvendit kombetar te foltores dhe te ngrihet nga vendi e ta kape per krahesh perbindeshin e Vicidolit dhe ta nxjerre nga salla dhe te nesermen pdja do gdhihet e bashkuar dhe Hu Xhintao i foltores te gezoje vitet e mbetura ne Lalez e te lere te rinjte te udheheqin perpara pdne.
Arrsyeja e përçarjes, e humbjes dhe e shkatërrimit të opozitës nuk eshte vetem Berisha. Eshte e gjithe lukunia e PD-se, sepse te gjithe jane pjelle e cdo monstre, pervec demokracise. Merrini me emra nje per nje dhe shihni historine e tyre....
(...e verteta eshte se Edi Rama nuk ka ndikim mbi gjygjtaret qe merren me Vulen e PD...) Thirri mendjes o Mero se te paska ikur per lesh! C'bojkot mund te beje nje parti qe nuk mund te regjistrohet ne zgjedhje se ja mbajne peng prej me shume se nje vit ate ...Vulen, apo edhe kete zvarritje gjygjesore shtiresh sikur e beson se e ben Saliu ? Mos u budallalleps deri ne kete fare feje per hir te llaposjes se pushtetit mor i shkreti ti per dinjitetin qe nuk e njohe kurre.
ju ceceneve ju ka mar peng mendjen krimineli komunist shpellari sali.Ju te gjithe jeni pasqyre e tij qe nga muli zhelali,vokshi me ato syte si thithlope apo jeni katandis te salianji i grides nje fshatar kopil
O patrioti çam....! Po në 6 mars 2021, me çfarë vule hyri në zgjedhje Berisha? Apo atëhere i duheshin ato që në bashkëpunim me mender presidentin Like, të tregonte se ishte ai që zotëronre PD dhe kështu të rizgjidhej dejure kryetar i saj, në zgjedhjet që do pasonin në maj. Atëhere, pse tani jo?! Jo, sepse ai nuk e ka hallin më tek zgjedhjet se e di që me vulë, pa vulë, bashkë me ortakun e tij, spiunin Like, i ka të humbura ato, por ai e do vulën sepse do PD-në si pronë 'ligjërisht', që ta përdorë atë si një e tërë dmth e 'bashkuar' rreth tij, për interesat e tij të ndyra. Besoj se kaq duhet ta kuptosh.
Natyrisht që Berisha ashtu siç e nisi " foltoren ", dhe si i përjashtuar nga PD ai normalisht që krijoi një Parti të re. Kongresi i 11 Dhjetor 2021 e realizoi praktikisht atë duke miratuar edhe statutin e kësaj force politike. Meqë ai ishte i përjashtuar nga PD nuk mund të ketë emrin e saj. Në rast se do të ishte korrekt me përkrahësit e tij do të regjistrohej me emër të ri. Mos realizimin e kësaj procedure e çon PD drejt rrudhjes dhe agonisë. Dhe për këtë arsye është duke kërkuar fajtorin...
Çeshtja eshte se; çfar vlere kane per shoqerine tone sot dhe per te ardhmen e Shqiperise neser gjithe keto marifete e lojra politike??!! Politikane, jane te gjithe lakuriq ne syte e popullit. Nuk flas ketu per militinte apo tifoze, interesaxhinj e puthadore. Flas per njerzit e ndershem, qe Shqiperine e duan si gjithe Evropa. Kujt i hyn ne pune Alibeaj apo prrallat e manovrat e Saliut, kur e djathta eshte inegzistente, e tradhetuar, e pa shprese, dhe kjo: eshte ne dem te te gjitheve...??
Kjo punë e vulës më kujton një libër rus "Udhëtimet e kapiten Vrangel. Në një port kërkoi një marinar ta punësonte që të njihte hartat e detrave. Por fjala harta, ngjan me fjalën letrat e bixhozit. Kështu që i rekomanduan të punësonte një bixhoz kumarxhi. Saliu lufton për vulën sepse ka një elektorat injorant.
Mero!Berisha eshte produkt dhe mbetje e ngjizur ne regjimin komunist.Ai u rrit si i ri komunist,u formua si militant komunist dhe po e mbyll si bolshevik revolucionar(i madh,shumice).Por tani ne perendim te jetes se tij po e mbyll si menshevik( i vogel,pakice) Edhe sh.Enver kur ishte ne veshtiresi,kur shkonte drejt deshtimit akuzonte grupe armiqesore,shpikte kundershtere qe e kishin penguar.Dhe ne kete rast ai i di rezultatet qe do marre krijesa e tij Folklorike,ndaj pergatit tere “fakiret”qe e ndjekin se Rama eshte armiku!
Po, Rama komandon drejtesine. Ai urdheroi gjykatesin Zhukri ne shkallen e pare qe vulen tia jepte Berishes. Dhe Gjykatesi Zhukri i dha vulen Saliut. Atehere pse ankohet Saliu ?????
Mero, nuk eshte zor per ta kuptuar !!