Ku qëndron përgjegjësia penale dhe përgjegjësia morale e Fatmir Mediut në Gërdec? 

10 Janar 2023, 19:54Editorial Mero Baze

Reagimi i parë i Fatmir Mediut pasi Prokuroria e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i komunikoi akuzat lidhur me përgjegjësinë e tij në ngjarjen tragjike të vitit 2008 në Gërdec, ishte “çudia” se akuzat ishin të njëjtat me ato të vitit 2009. Dhe kjo, sipas tij, ishte skandal, pasi ai e quan atë akuzë të motivuar politikisht dhe se nuk është pyetur asnjëherë këto 15 vite për atë akuzë.

E kuptoj që nuk është një moment i lehtë në jetën e një ish- zyrtari të lartë përballja me akuzën e cila përmban brenda disa vite burg, dhe mund të mos jesh në gjendje të thuash gjëra të mençura në atë moment. Për këtë arsye, në praktikat e çdo procesi gjyqësor, çdo i akuzuar ka të drejtë të mos bëjë komente në raste të tilla. Edhe zoti Mediu e ka pas shansin të mos fliste pas akuzës. 

Madje kreu i SPAK Altin Dumani, ka qenë një prej prokurorëve të kësaj çështje qysh më 2008, por që për shkak të trukeve procedurale të përdorura nuk e ballafaqoi dot çështjen në gjykatë.

Në atë proces janë gjykuar dhe dënuar vetëm pjesa e partnerëve në biznes me Ministrinë e Mbrojtjes, Mihal Delijorgji, zyrtarë të kompanisë së tij dhe Ylli Pinari, si drejtor i “Meico.” Ish- shefi i Shtabit të Ushtrisë Luan Hoxha, i cili ka thuajse të njëjtën akuzë me Mediun, u largua për azil politik në SHBA, pasi sipas kabllogrameve të zbuluara të Departamentit të Shtetit, kishte rrëfyer në Ambasadë se i biri i Sali Berishës qëndronte pas biznesit dhe ishte nën presionin e njerëzve të Berishës për të dështuar hetimet.

Fatmir Mediu, pas disa zvarritjesh të procesit, arriti ta mbyllë atë në shtator të vitit 2009, pasi mori mandatin si deputet i listës së PD, dhe Gjykata e Lartë pushoi gjykimin për shkak të imunitetit.

Me këtë mandat të dhuruar rregullisht nga PD, për shkak të Berishës dhe implikimit të djalit të tij, është mbrojtur deri më sot.

Po ku qëndron përgjegjësia penale e Fatmir Mediut?

Është shumë e qartë përgjegjësia e Fatmir Mediut si iniciator i këtij biznesi dhe këmbënguljes që ai të shkonte në duart e asaj kompanie pa garë, për të cilën ka lobuar djali i Sali Berishës.

Historia nis me përpjekjet e Mihal Delijorgjit, i cili përmes lidhjes që kishte krijuar m Shkëlzen Berishën, donin të lidhnin një kontratë direkte me qeverinë shqiptare për demontimin e fishekëve të maskuar nën një shoqëri të përbashkët shqiptare me një kompani amerikane.

Pas 42 hyrje- daljeve brenda muajit në zyrën e Fatmir Mediut, Shkëlzen Berisha e kishte bindur atë ta çonte në qeveri për VKM.

Në kulmin e fushatës elektorale të vitit 2007, në muajin shkurt, ndërsa PD ishte në përpjekje të dëshpëruara për të mundur Edi Ramën në garë me Sokol Olldashin, i biri i Sali Berishës shfrynte i nervozuar nëpër zyrat e PD, pasi dy vetë po i pengonin projektin me “ca amerikanë”. Ishte fjala për Ridvan Boden dhe Ilir Rusmalin, të cilët po hezitonin t’i jepnin dakordësinë për VKM-në që kërkonte.

Në mbledhjen e qeverisë të datës 17 shkurt 2007, shikohet qartë nga procesverbali se Fatmir Mediu është mbështetës i angazhuar me mish e shpirt që qeveria të miratojë një VKM që kjo kontratë t’i shkojë direkt kësaj kompanie pa garë. Mediu thotë:

“...Kompania ka një muaj që ka ardhur dhe ka paraqitur ofertën, ka diskutime, d.m.th intensive me juristë të Këshillit të Ministrave, me juristët tanë për të gjetur zgjidhjen. Kjo është zgjidhja që na kanë ofruar të dyja palët. Ridvani bën juristin dhe financierin. Të kthejë përgjigje me shkrim. Të bëhet ballafaqimi…”.

Pra Fatmir Mediu kishte bërë gati skemën që kjo kompani të fitonte kontratën direkt me VKM.

Sali Berisha, i cili ishte tërësisht pro tij, kërkonte t’i nxirrte gështenjat nga zjarri me duart e të tjerëve dhe ja “ngarkoi” këtë detyrë Ilir Rusmalit që të gjente zgjidhje.

Rusmali i përgjigjet aty për aty në mbledhje që kjo nuk bëhet, pasi qeveria nuk është komision tenderi. Nëse zotëria do ta bëjë këtë gjë, le të bëjë një vendim nga Ministria e tij dhe ta bëjë me tender si gjithë të tjerët, i thotë Rusmali.

Berisha këmbëngul që Rusmali të gjejë zgjidhje, por ai ja pret shpresat.

Këtu dështon përpjekja e parë e Mediut për të kthyer qeverinë në komision tenderi, për t’i dhënë kontratën direkt kësaj kompanie.

Pas kësaj, qeveria autorizon Ministrinë e Mbrojtjes, me vendimin nr. 138, që ta bëjë këtë procedurë me tender dhe ai nxjerrë urdhrin nr. 550, datë 25.04.2007, për t’i hapur rrugë kësaj procedure.

Në fund, kjo procedurë nxjerr prapë fitues Delijorgjin me partnerët e tij fiktivë nga SHBA, Southern Anmmunition Company, të cilët ndërkohë kishin autorizuar si përfaqësues të tyre në këtë biznes Rrahman Selmanllarin, shokun e ngushtë të Shkëlzenit. Pra ishin mbulesa e Shkelzenit.

Për ta bërë sa më praktike nisjen e punës në terren, Delijorgji kishte krijuar nderkohë edhe një kompani ndërtimi, ku kishte bërë aksioner Fahri Balliun, duke përdorur mizorisht emrin e vajzës së tij ende studente. Fitimi paradhënie ishte nje foristradë Q7 për Balliun.

Punimet në Gërdec filluan praktikisht para se të mbaronin procedurat dhe ishte bërë fakt i kryer se ai shërbim do kryhej nga kompania e Delijorgjit, pas së cilës qëndronte Shkëlzen Berisha.

Do të mjaftojnë telefonatat e pafundme të Delijorgjit me Shkëlzenin dhe Selmanllarin për gjatë gjithë vitit, për të kuptuar se ata ishin pronarët e vërtetë të atij biznesi.

Edhe pse ushtarakët e lartë denoncuan prishjen e paligjshme të godinave para hartimit të kontratës, Mediu nuk reagoi por i hapi rrugë paligjshmërisë.

Kjo është kolona e parë e abuzimit me detyrën e Fatmir Mediut, pasi ka fiksuar që do t’i japë kontratën një kompanie, dhe megjithëse ka dështuar në një procedure, ka zgjedhur një procedurë tjetër, e cila ka dhënë të njëjtin rezultat. Pra kemi një fiksim të subjektit fitues për një biznes që e kanë kërkuar vetë ata dhe Mediu është përdorur si sekser me qeverinë.

Pjesa e dytë e paligjshmërisë ka të bëjë me normat e fitimit me të cilin ka favorizuar kompaninë, dhe lehtësirat e tjera të krijuara si favore.

Kësaj historie ju bashkangjit një histori e dytë korruptive, ajo e eksportimit të fishekve kinezë për ushtarët në Afganistan përmes një kompanie amerikane.

Meqë shitja e municioneve kineze ishte e paligjshme, blerësit amerikanë të kompanisë AEY, kërkuan të ripaketohen në kuti kartoni që të zhduken shenjat kineze.

Tenderin për këtë amerikanët ja kishin dhënë biznesmenit Kosta Trebicka. Por pasi bëri paktin e parë të porosisë, Trebicka u përball me shantazhin e grupit të Shkëlzen Berishës për të hequr dorë nga ai biznes, pasi do ta bënte vetë grupi i Shkëlzenit. Pra i njëjti grup, Delijorgji-Berisha u përpoq të merrte kontrollin dhe mbi ripaketimin, duke fituar kështu disafish, pasi nga kontrata e parë merrnin fishekë për t’i demontuar dhe për t’u paguar për demontim, ndërkohë që kishin plan që të mos i demontonin, por t’i shisnin në Afganistan. Pra të paguheshin një herë për demontim dhe një herë për shitje, duke dhjetëfishuar fitimet.

Beteja e Kosta Trebickës kundër tyre u bë popullore dhe mbërriti në zyrën e “New York Times”. Kur shefi i zyrës së “New York Times” në Moskë në atë kohë, Chris Chivers, më shkruajti për ta informuar për dijeninë që kisha rreth përzierjeve të djalit të Sali Berishës në këtë histori, unë nuk isha i qartë për të dy historitë, por vetëm për atë të parën. Kur ja shpjegova me hollësi, më ktheu përgjigje se kjo është një hsitori tjetër, ndërsa ai po interesohej për një histori paralele me këtë, që ka të bëjë me të njëjtët njerëz, pra me Delijorgjin e Shkëlzen Beirshën, dhe me të njëjtin vend, Gërdecin. 

Këtu u bë e qartë se historia ishte më e rëndë se sa dukej. Fatmir Mediu nxorri nga zyra të dërguarin e “New York Times” që i shkoi për intervistë në vjeshtën e vitit 2007, dhe pastaj pas dy orësh shkoi duke qarë në Ambasadën amerikane dhe dorëzoi kasetën që i sekuestroi, duke kërkuar ndjesë.

Historia vazhdoi kështu derisa Gërdeci shpërtheu më 15 mars 2008, për shkak të arrogancës dhe injorimit të çdo rregulli të sigurmit teknik, për shkak të mbështetjes politike, duke varrosur të gjallë 26 vetë.

Tani Fatmir Mediu ngjan i çuditur që akuzat janë të njëjta me 2009 dhe se nuk ka fakte të reja. Akuzat nuk kanë pse ndryshojnë, pasi nuk janë akuza të gjykuara. 

Dhe të vdekurit nuk ndryshojnë, janë ata që ishin më 15 mars. I vetmi i vdekur i shtuar më pas është Kosta Trebicka, dhe disa pjesëtarë familjeve të viktimave të vetëvrarë nga depresioni.

Fatmir Mediu duhet të përballet me dinjitet në këtë gjyq, jo si “njeri i besës” së Shkëlzen Berishës, por si një zyrtar që ka gabuar dhe që duhet të ndihmojë drejtësinë të vërë në vend dinjitetin e shtetit shqiptar.

Nga kjo varet shumë se si ai do mbetet në historinë e politikës shqiptare, si një qen besnik i një familje kriminale, apo si një zyrtar që ka gabuar dhe që diti të përballet me drejtësinë. Këtë gjë e ka vet në dorë. Kurse ndëshkimin e tij e ka në dorë drejtësia. Ajo mund ta falë apo ta ndëshkojë, por kjo nuk do mbahet mend. Ajo që do mbahet mend është nëse ky njeri do iki nga politika si qen besnik i atij që e ushqeu, apo si njeri me dinjitet. Kaq ka në dorë.

29 Komente

  1. f
    fate gerdeci

    keta plehra u bene milioner me mallin e popullit qe punoi per 50 vjet qe u blene ato arme.keta plehra si fatmir gerdeci e sypeshkaqeni e co,shfrytezuan edhe mjetet e ushtrise per transport e gjithcka e futen ne vilat dhe kane mbushur dysheket ne lalez.shteti qe nuk ka ekzistuar ndonje here,nuk perfitoi asgje.shperdorim detyre sa per tu tallur me gjakun e te vrareve.po ish shefi shtabit luan qe fshihet si mi ne usa,pse nuk ndihet,pse usa nuk e dorzon qe te kryej denimin.....aspaku edhe jete radhe do e mbyll per hater te sali kriminelit

    1. V
      Vranakonti

      Bravo zoti Mero. Shkrim interesant dhe i çuditshem. Fatmir Mediu do hetohet,do gjykohet dhe do denohet vetem e vetem qe te shpetoi SALI BERISHA, SHKELZEN BERISHA, ALDO BUMSHI etj. Edhe SPAK-u qe eshte nje organizem i drejtesise,ku ka shprese populli,po punon me hile. Mediu eshte fajtor,duhet denuar rende,por ama me kete do thon ja e denuam tragjedin e Gerdecit,kur ne fakt kryesoret nuk u hyn asnje gjemb.

      1. R
        Raimond vlonjati

        Ky artikull kerkon t'ja hedhi gjithe Fajin Mehdiut, kur ne fakt faji i Mediut eshte si fajet qe ben perdite Hjaduti Rama i cili , i jepe tenderat pa konkurence fare , tek Oligarket ee tij qe jane Salillari, Kastrati e co, apo qe nderton eedhe Tynele dhe rugen mbi Vlore per Oligarkun Mane lumadhi, por edhe epr veten dhe dhe asnje nga SPAK apo Skap nuk i thote gjysem fjale Rames - -Ketu faji per Krimin qe ndodhi eshte TOTALISHT i Kompanise Amerikane " Southern Anmmunition Company, " qe fitoi Tenderin . ___Kjo Kompani eshte fajtore , sepse pasi fitoi Tenderin, ( nuk ka rendesi se si e fitoi , qe na i tjerr ketu Mero per te shfryre epshet e tij prej provinciali ) Dhe pikerisht SPAK duhet te kerkoje ekstradimin e Pronarit te Kompanise dhe te atyre qe kane Nenshkruar per te bere kete Biznes-- .... Une punoj perdite me keto gjera, dhe me projekte me te medha se ky , ndaj keto qe thote Mero nuk kane rendesi fare per familjet e viktimave, por edhe per Fenomenin e Tragjedise, sepse ato familje tani duhet te shperblehen nga Kjo Kompania Amerikane , se njerezit qe iken nuk kthehen me ----Ndaj Problemi aty eshte i thjeshte fare , dhe ecet me kete menyre ligjore :.. .Kush e fitoi tenderin qe ka firmosur atje te "Zeze mbi te Bardhe": __Firma Amerikane.- Atehere ko firme qe quhet "General Contractor" ne kete rast, ka pergjegjesine Ligjore deri ne perfundimin e ketij biznesi . Askush tjeter , Kjo kompani ka regulloren e sigurimit teknik, e kontrollit te punimeve grafikun e punimeve, ben kontrolle te befasishme , duke derguar vezhguesit e saj qe monitorjne punimet dhe sigurine ne pune. Pra, kjo Kompani pasi ka rkijuar regulloren e saj per kete biznes ja shet kete Biznes nje Nen-Kontractori, qe ishte ai kauri i qelbur , qe vin era qi qen i ngordhur dhe qe bente punen e sherbimit sekret grek Dhe natyrisht ai kauri , shume mire qe u denua, por faji Kryesor qe paguan demin material qe ju be viktimave dhe Pergjegejsi Kryesor eshte Kompania Amerikane, Ajo ka Hedhur firmen atje kur ka fitur Tenderin dhe ajo mban Pergjegjesi Ligjore per punen qe behet aty ne ate Biznes Nuk eshte Mehdiu sic ulerin Mero ne shkrimet e tij. Ehste iditoziem t'ja kerkosh Medihut , --Ndaj qe familjaret te dem-shperblehen ne keto raste, kjo Kompania Amerikane duhej te paguante Miliona dollare per demshperblim per familjet e vitkimave , jo te kaloj keshtu, pa lagur . sikur nuk ka ndodhur gje fare . ___ Ndaj SPAK duhet patjeter , patjeter te filloje Hetimin ndaj Kompanise Amerikane , dhe llogaritaret tek SPAK, duhe te bejne gati Faturen e demit qe Kompania Amerikane duhet ti paguaje cdo familje te viktimave __Ndersa Mehdiu mban pergjegjesi qe favorizoi kete firme Amerikane pa tender, por kete gje e shohim perdite me Ramen , i cili nuk ben tender per azgje , sic po vepron per "Portin e Jahteve" qe ja dha pa tender fare atij Arabit , Halbaku, apo rrugen e Kombit qe ja dha per mirembajtje Kastratit , e rruge te tjera plot etj --Pra nese flasim ne kete menyre sipas Meros, i bije qe Rama te denohet nja 100 vjet burg, se Rama cdo gje e ben pa tender _-Ndaj SPAK duhet te tregohet inteligjent dhe me pjekuri , nemenyre qe drejtesia te shkoje ne vend SPAK duhet te beje faturen qe duhet te paguaje Kompania Amerikane " Southern Ammunition Company, " jo te merret me hakmaraje qe nuk kane lidhje fare me shkakun e Tragjedise Megjithse nga ky Dumani dhe Dumanet e tjere te SPAK mundt epresesh cdo gje, se ai eshte shume i ri dhe eshte komplet i papjekur dhe kuptohet qe larg qe eshte tip deficenti dhe qe bije lehte preh e sharlataneve si Kimetja e co.

        1. k
          k

          Kujtoini ketij degjenerate të korruptuar se akuza eshte e njëjtë,kurse gjykatësit kanë ndryshuar dhe nuk janë kuklla në duart e non gratas që shkatërroi gjithshka. SHBA shpresa e fundit e kombit shqiptar.Po falimentoi edhe ajo,duhet harakiri kombëtare.

          1. T
            Tirane

            Perse hapet sot kete rast? SPAK kete dosje mund ta hapte dje, mund ta hapte neser. Po perse sot, qe te perhpni mjegull nga skandalet mizore plaqkitese te qeveriae ministra e pastruese... SPAK eshte vegel e politikes Beisha-Meta-Rama.

            1. I
              I

              Një infërmacjone, shume i mire:

            2. L
              Ladi

              I njef me dhembe e dhemballe, me rrenje e me dege, pra mire ben, nxirrja "syte" ketyre horrave pa meshire, se i kane hipur Shqepirise ne kurriz dhe vetem ja pijne gjakun..

              1. S
                Sa per dijeni

                Mero, biznesi madhor korruptiv ne Gerdec ishte demontimi i kalibrave te medhej, kryesisht mbi 100mm, predha tanku dhe artilerie deri tek kalibri 130mm apo 152mm. Deri ne 2008 Shqiperia kishte akoma 150.000 ton municione te teperta, kryesisht artilerie. Fitimi ishte tek gezhoja e bronxit/tunxhit pesha e se ciles varionte nga kalibri i shtimjes, nga 10 deri 13 kg. Bronxi shitej me 5 euro kg ne tregun nderkombetar, nje predhe kishte nje fitim te paster prej 60-75 eurosh. Ne nxitim per placke krijoheshin tre probleme te tjera qe shpellaret nuk denjuan ti trajtonin. Baruti, pjese e kompletit te shtimjes, predha dhe djegorja. Baruti, tejet i rrezikshem, u grumbullua ne thase dhe u fut ne konteniere. Predhat u hodhen mbi njera tjetren duke krijuar nje mal te vertete. Predha ne parim eshte e parrezikshme po nuk pati djegoren por reagon ndaj nxehtesise. Gjithshka demontohej fshatce nga gra e femije te cilet paguheshin 1000 leke dita. Djegoret, tejet te rrezikshme, u futen ne arka dhe pastaj ne konteniere te tjere. Zjarri erdhi nga karroca e salduar e cila levizte thaset e barutit. Kur zjarri doli jashte kontrolli predhat filluan te shperthenin nga nxehtesia. Nje predhe goditi nje nga kontenieret me barut, 1037 ton barut i magazinuar ne shume konteniere shpertheu njeheresh (mbi 1 kiloton, mase qe perdoret per shperthimet berthamore). Kjo eshte historia e shperthimit te Gerdecit.

                1. A
                  Akrepi

                  Ishte nje korrupsin I beer nga bandit shteteror .Per Te punuar ne demo Tim Te predhave ne uzinen e policanit duneheshin 8 vjet pune ne nje kohe qe mbyllen uzinen dhe puntoret e specialists I hodhen ne rruge,happen gerdecin qe nuk plotesonte asnje kusht qe femijte e grate paasnje eksperience Te demontojne predhat luftarake.Pra perpara fitimit dhe grabitjes nuk pyesnin per jetenen e grave femijve

                2. T
                  Tik Taku

                  Vë bast brekët e Karminës për opsionin e parë. Pra do iki si qën besnik.

                  1. T
                    Taqi Sadushi

                    Përgjegjësi morale, nga Fatmir Mediu nuk mund të kërkohet, mbasi është i fundit që mund të flasë,për moral, mbasi ai ka zero moral, duke shkuar me kurva të ndara nga burrat e që po i hanë lekët e vjedhura këtijë hajduti e krimineli të pafytyrë.

                    1. 1
                      1

                      Ne kete shkrim u intrigova vetem nga titulli Epara ana penale.Nuk kam besim se do denohet.E shumta do denohet me ca ore te qelbura pune ne komunitet ku do jete nje rivrasje e atyre fatkeqeve.Z.Mero shiko lidhjet familiare dhe gjyko per denimin.Kunat i Celibashit,mikut te Rames dhe lidhja behet vetvetiu,,mos te bejme sikur nuk jetojme ne shqiperi.Ajo nuk ishte shperdorim detyre se keta kane 30 vjet qe shperdorojne detyren e se cajne shume koken por ishte vrasje e paster me paramendim se ata e dinin cmund te ndodhte nga nje pakujdesi e vogel.E dyta ana morale.Vertet mendon ti Mero se keta po mendojne per moralin?Dy shembuj te sjell.Me ke ishte Oiidashi ne makine kur u vra?Keta shkojne me gruan e shokut pa i vrare ndergjegja fare ,po Qimin e harove me ke ishte ne makine?Me cupen e mikut festonte ditlindjen jo me gruan e tij.Te flasesh per moral te politikanet tane eshte si te kerkosh virgjerine ne bordello

                      1. P
                        Pilafi

                        Mediu ka per te vdekur si qen besik. Do ta zene mallkimet. Prite kur te iki si Kosta Trebicka ndjese paste. Nuk e ha thate ky. Eshte qejfli vejushash, keshtu thone. I mbane mire kodoshi. Kur doli nga prokuroria kishte marre ngjyren e mutit

                        1. L
                          Llogaritja

                          U demontuan 100 mijë ton municione. Çmimi në treg i bakrit apo tunxhit ishte 5€ kg. Që bëjnë 500 million € fitim i pastër, pa llogaritur çmimin e barutit që ishte shumë herë më i lartë. Ku shkuan këto lekë? Në buxhetin e shtetit apo në buxhetin e familjes Berisha???

                          1. L
                            Loni

                            Mos ki pik dyshimi, si qen besnik ka per te ikur.. Fatja mban skelete ne dollap, nuk ka klleqe. E njeh ashtu si tu shume mire hakmarrjen e Saliut. Do beje mire ta keshilloje publikisht te evitoj dashnoret, pijen, sportet apo shetitjet vetem per ajer te paster.. mos qofte te kete pasion gjuetine si i ndjeri Trebicka.

                            1. F
                              Fatmir Gerdeci

                              Fatmir Gerdeci eshte sherbetore i familjes kriminale Berrisha .Ky morracak ka qene gjithe kohen ne sherbim te krimit .Ka 32 vjet deputet as 32 fjale nuk ka ne vocabulaire ......

                              1. J
                                Jugu

                                Kjo tani eshte vertet teatrale. Ahmetaj eshte ne halle te madhe nese opozita e perdor si kale beteje dhe me hajdutizmin sheshit qe shefja e tij e kabinetit na tregoj, ai eshte gati per tu larguar nga Rama. Tani cfare bejne te majtet me Meron pararoje? Ata i thone Spakut qe hap dosjen per Mediun, dhe nese opozita na e shtrengon Ahmetajn, ne bejme te njejten me Mediun, dhe jemi barazim. Te shohim nese te dy: Ahmetaj dhe Mediu do jene viktima te hedhur, apo te dy do mbrohen dhe vazhdojne ne politike. Shpresoj te jet e para, por besoj do jete e dyta.

                                1. E
                                  Emigranti

                                  Mero je shume i poshterse me merr per dite kohe me editoialet e tua sepse godet gjithnje ne shenje . Tani qe Mediu nuk eshte fajor nuk ka budalla qe e beson , ne kohen e para 90es mund te merrte denim kapital ndersa tani me kete drejtesi sa krahu e meriton gjithmone nese behet i penduari i madh po denimin sa krahu e ka hak se jane vrare 26 njerez plus milionat e eurove te paguara ngaky popull fukara qe Mediut na i vjen keq dhe na del perhera na jeo leksione per demokracine

                                  1. B
                                    Bukurije Krasniqi RKS

                                    Kjo politikë, këto sisteme antishqiptare nuk kanë ndryshuar as sot në shtetet sllave. Për fat të keqë dhe paradoksal, UDB-a vepron sot edhe më rrept, më aktiv, me metoda më morbide, moderne, perfide dhe digjitale, bile me përkrahjen e atyre që do të duhet të jenë strombullar i mbrojtjesë se Kombit: nga epoka e egër komuniste e diktatorit dhe agjentit UDB-a, Enver Hoxha, Ali Ramizit, më vonë Fatos Nano's. Dhe, sot kemi Tradhtarin nr. 1 të Kombit- Ebu Efendi Mulla Edivin Ramut Vuçiqin. Në Kosovë kemi klyshat e UDB-a: Hashim Radosllavin, Isa Putinin, Ramushk Radojçiq Govnadinaj, Behdjet Rankoviqin dhe shumë tjerë... Quo wadis Albanesi? Jau qifte robte Albin Skenderbe Kurti.

                                    1. A
                                      Abdurrahimsamet Tetova

                                      Eshte vertet paradoksale qe KM jone i Gjate , eshte aq i motivuar te merret me Problemet e Botes por edhe Problemet e Medha te Kombit duke jetuar nji Realitet tjeter nen efektin e Supes Magjike ,nderkohe qe Shteti Shqiptare eshte nji dru i Kalbur qe mundet te kputet nga casto ne casti dhe s'ka asnji baze e sigurie ne asnji situate kercenuese ,pe mos te folur per Shoqerine Shqiptare e cila jeton nji Anarshi Totale ,qe sdi se ku eshte ,e ku ben pjes se ka degraduar ne gjithcka dhe nuk ka asnji interes per te qen vertete nji Shoqeri Njerzore ! Shqiptaret jane mbullur ne nji Medie ,ku mesa duket eksperimentohet ,ndekohe qe asnji nga kto medie ,nuk üperfaqson pritshemrine e shqiptareve .por i ngjajne disa mejhaneve ku cfryhet shtresi e depresioni i miletit , nuk ka interes per KUlture e asgje qe ben nji Shoqeri te Vertete , institucionet jan skandal te Korruptuara deri ne Gryk , Drejtesia eshte nji Organizate Mafiozesh qe xhiron Krimin Politike dhe i sherben atij , nuk ka asnji lloj fushe tjeter arti e zhvillimi vet Kakofonise se te cmendurve e analisteve te medies .pra nji Kafaze ku kultivohet Marrezia ,nderkohe qe KM jone shef qejgfet e tia , Banda e Lalzit zgerdhihet , Drejtesia nuk ka ekzistuar e as ka per te ekszituar , shqiptaret lene Shqiperine bishllekun e mbushin te Huajt qe po bjene gjithe Shqierine , pra se me cfar Trush ky KM fluturon mbi Gomar per ne X Galaksi kte vetem ai e di ,por per mua si qytetare , Shqiperia nuk dunksionon ne asnji Fushe dhe Shtetit s'i rruhet fare se cndodh me shqiptaret ,se si po i transformon mungesa e nji kulture e shteti te vertete ne Njerez paVlere e pa Atdhe.

                                      1. U
                                        Une

                                        Po ke ve ne seder o Mero! Nuk e di sepse me vjen nje ere e lige kur i shikoj surratin ketij majmuni.

                                        1. b
                                          bekimi

                                          Dihet nga te gjithe ( miq

                                          1. P
                                            Pensionisti i Porcelanit

                                            Mos prisni te perballet evgjiti Fatmir Medihoxha me Perbindeshin e Vicidolit, kryekriminelin dhe kryehajdutin Sali Sheqere Vuk Karxhich Berisha. Aq sa u perball me legjendarin tropojan edhe bukuroshi Lul Basha. Perbindeshin Berisha do ta shtrijne pertoke e do ta mallkojne brezi i ir i prokuroreve shqiptare te mbeshtetur fuqimisht nga Bashkimi Europian dhe SHBA.

                                            1. B
                                              Bozhigradi

                                              Po per skandalin Klosi ke ndonje analize mo Mero? Apo eshte skandal i vogel.

                                              1. T
                                                Tani

                                                Sikur edhe gjysma e ktyre qe ke shkrujt mero, jane boll keq. por kam frike se nuk jane te verta fare. si gjithmon mero i pa cipe, shkruan genjeshtra

                                                1. S
                                                  SPARTAK

                                                  dhe te mendosh qe ne 2009 ....kta horra fituan prape zgjedhjet...e keqja e ktij vendi eshte malokeria...qe edhe mbas gerdecit votoi akoma kta...boni republike me vete o maloker

                                                  1. M
                                                    Mashinisti i Trenit

                                                    Mero Saliu do i bej Bust Fate Medi kurves si Spiun i Sigurimit te Shtetit. Se i vetmi ne bote qe ka berr buste Spiunesh ne Shqiperi eshte Saliu i Vicidolit. Per Shembull Berisha i beri Bust Spiunit me te Regjur te Sigurimit Plakut Sabri Godo. Spiunit te Tropojes Azem Hajdari. Pse mos mos tja beje zoti Mere dhe Spiunit Medi kurva nje Bust. Perfaqson Bejleret Jevgu Mehdiu Nenen e ka patur Faturino Treni Turni Trete Fatmiri eshte rrit duke fjetur neper vagona per ti gjet Atesine duhet bere ADN- ja nja 500 burrave......Fate Turpi

                                                    1. O
                                                      Optimisti

                                                      O Z.Mero jo e ke qare por e ke thare fare kete shkrim nuk kam cfar te theme .Ja ke nxijere te tera te palarat ne sheshe. Keta nuk jane hajdute si ajo pastrusja, keta jane barbare kreminela,shiten kombin te fqinjet,vran dhe prene dogjen dhe shketeruan! Dhe ja ky eshte rezultati sic e shikoni ka ngelur Shqiperia me pleqe dhe pa shprese. Respekte Z.Mero Bazes

                                                      1. O
                                                        Optimisti

                                                        O Z.Mero jo e ke qare por e ke thare fare kete shkrim nuk kam cfar te theme .Ja ke nxijere te tera te palarat ne sheshe. Keta nuk jane hajdute si ajo pastrusja, keta jane barbare kreminela,shiten kombin te fqinjet,vran dhe prene dogjen dhe shketeruan! Dhe ja ky eshte rezultati sic e shikoni ka ngelur Shqiperia me pleqe dhe pa shprese. Respekte Z.Mero Bazes

                                                        Lini një Përgjigje