Të dorëzuar tek një hajdut/e! 

9 Janar 2023, 18:39Editorial Mero Baze

Ka një histeri të pashembullt në rrjetet sociale, por dhe në figura kritike të opinionit publik, për t’u vënë në radhë si avokatë të pastrueses Rozeta. Gati gati nuk po gjej askënd të jetë kundër saj. Dhe kanë një alibi të madhe në anën e tyre. Shuma e paqartë anomalisht e lartë e një zyrtareje publike, që ishte një prej viktimave të saj, ndez fantazinë për korrupsionin zyrtar.

Dhe këtu ka menjëherë një keqpërdorim të shumave të vjedhura nga pastruesja, duke ja ngarkuar zyrtares gjithë bilancin.

Por hetimet që po thellohen dëshmojnë se në atë shumë ka dhe persona të tjerë të grabitur, që nuk janë zyrtarë publik. Madje një prej të grabiturve është një analist i kriminalistikës, që ka folur ndërkohë dhe për Rozetën dhe ka treguar se si i joshte klientët. Në fillim e mendova si fantazi të tij, por pastaj kuptova që e ka nga përvoja si viktimë e saj.

Grabitja e njerëzve të pasur nga pastrueset nuk është një histori e re. Aq më tepër në një vend si Shqipëria. Diferenca është se shumica e zyrtarëve që grabiten nuk dëshmojnë.

Flamur Noka u grabit 8 vite më parë, pati dhe deklaratë të policisë për kapjen e hajdutëve, që pranonte se kishin vjedhur vilën e tij në plazh në Lalëz, por ai mohoi dhe vilën nga frika.

Histori të ngjashme mund të ketë pasur dhe më parë dhe më pas. Kjo është mënyra se si një i korruptuar vuan ndëshkimin, por ky nuk është rasti që shoqëria të shpërthejë në duartrokitje për “Rozetën”.

Duartrokitjet dëshmojnë se shoqëria jonë është në depresion nga pandëshkueshmëria, dhe është gati të dorëzohet tek një hajdut i radhës, mjafton që dikush të ndjehet i dëmtuar.

Në rastin konkret, të gjithë janë gati të bëjnë heroinë një pastruese hajdute, vetëm se mes viktimave është edhe një zyrtare, ndërkohë që lista pasohet nga një pedagog, biznesmenë e raste të tjera të pakonfirmuara ende. Por Rozeta po bëhet heroinë vetëm e vetëm se e para në listën e të dëmtuarve u shfaq një zyrtare publike, e cila ka denoncuar vet rastin.

Shoqëria ngjan e dorëzuar dhe po bën heroinë një hajdute shtëpish, ngaqë nuk bën dot drejtësi të ndëshkojë të korruptuarit. 

Të dorëzuar tek një hajdute apo hajdutë nga pafuqia për të pasur një standard moral kundër vjedhjes dhe hajdutëve, shoqëria po bie në dashuri me hajdutët e hajdutëve, që në fakt e kanë nisur këtë profesion duke vjedhur njerëz të ndershëm. 

Në këtë rast duket se debati për Rozetën imiton debatin politik të shoqërisë së sotme. Nëse lexon sot portalet apo rrjetet sociale, duket se shpresa në të ardhmen është tek një hajdute si Rozeta, ngaqë të gjithë tani pranojnë se ka qenë hajdute e aftë.

Ashtu si në politikë shpresa është tek Meta e Berisha, ngaqë njihen si “hajdutë të zotë”, të certifikuar dhe ndërkombtarisht, tek të cilët “shpresojnë” se do mundin “hajdutët” e qeverisë.

60 Komente

  1. L
    Ladi

    Je shume modh Mero Baze. Je fantastik. E njef mire mentalitetin e te korruptuarve dhe te te paafteve qe nuk ndajne dot horrat nga qelbaniket, maskarenjte nga te pacipet, nderesirat nga hajnat...

    1. k
      k

      Të gëzohesh kur vjedhin hajdutët,është triumfi i ngushëllimit dhe pafuqisë për të ndëshkuar hajdutët e korruptuar dhe degjeneruar të qeveritarëve të shtetit të degraduar dhe pis shqiptar.Pozitë,opozitë,majtas,djathtas,veri,jug.Na ka pushtuar e keqja,dhe nuk mund të bëjmë asgjë.Rroftë diktatura si forma e vetme e përshtatshme për shtetin dhe kombin shqiptar.

      1. V
        Vip o tahip

        Òoooooo k- ari ky editorial eshte kur nje hajdut si shkruesi I editorialit mbron hajduten e hajduteve te shqiperise sepse Jane bashke hane bashke As nje fjale per artikullshkruesin e editorialit se ku I gjeti 120 mij euro te pa deklaruara dhe 5 pale shtepi As nje fjale do ndeshkohet apo Jo Asnje fjale per hajduten sepse kan Dale ish-hajdutet qe editorialisti ka inat E qysh shite bythen per nje plate makarona o mero Po te tha ladi komunisti dhe serbili i temes qe ti je I modh atehere ti je I vockel O servil nuk mbrohet hajduti se po e denoncon hajduti. Ti je me hajdut se keta hajdutet

        1. X
          Xhindi Shqiptar

          Ne Shqipëri dhe kudo mbare botes ku vareferia triumfon te varrosin per nji 5 lekësh e jo me te kesh vjedhur mbi 120 mije euro e 5 shtëpia. Lere se nuk I ha njeri ato, mero ka te drejte aty ku korrupsioni vlone do hajne te gjith. Roli pastrueses ka qene I thjesht pastro paratë e politikanëve.

      2. R
        Raimond Vlonjati

        Kur lexon artikujt e Meros te mbushet mendja top se ky eshte Gelbaza e Gazetarise Shqiptare. Ky ne cdo artikull mundohet si e si te justifikoje vjedhjet e perbindeshme qe ben Edvin Rama duke ja hedhur Berishes e Metes ,per te genjyer keta deficentet qe e kame trurin te mbushur me mut Sipas ketij gelbazes se gazetarise , Meta

        1. P
          Pal pukjani

          Nuk e di përse shqetsohet ky njeri me llagapin vlonjati për artikujt e Meros . Më duket një njeri kondravers , njëlloj si ai çobani Hasit me mjekër si të cjapit apo si zëdhënës i flaktëi Foltores së Saliut.

          1. T
            Tra la la, zure nje gale

            Shqetesohet me te drejte pasi Mero eshte rrote me rrote me Frrokun e Cupajve dhe eshte e veshtire se cilit duhet ti jepet titulli "Gelbaza e Gazetarise". Ju per ke jeni?

            1. W
              W

              Tralala! pa perjashtuar Çim Gelbazen, Mul Noken eshum e shum gelbaza si keto. Nuk po i permend se jane meshumice qe dalin per gjo nate e lefin e shpifin qe ty te pelqejne.

              1. R
                Raimond vlonjati

                Aty dakort jame qe edhe CImi me Noken jane rrota kari ,po ata jane deficente fare Nu kam dyshim per ate pune

              2. I
                I Madhi Morricone

                Ka tre lloj hajdutesh. 1 Arben ahmuti me alda klosin qe vjedhin shqiptaret ........ 2 rozeta dobi qe vjedh keshilltaret ,dhe 3 mero baze me blendi fevziun qe vjedhin partite Eshte nje rreth I rumbullaket qe funksionon qe nga koha e moterqirit dhe krijuesit te kesaj corbe sali sheqere berisha

            2. P
              Pukjani

              Zoti Raimond ! Mero eshte shum i sakte ,pamvarsisht qe tya nuk te pelqen ,eshte pun tjeter! Por ILIRI yt eshte hajdut me ze e figure ,qe e pau gjith bota,ty ste pelqen ,eshte puna yte.SALIUN Amerika e shpalli non grata per,per bemat qe i boni Shqiperise,me shkaterrimin e Shtetit Shqiptar,dhe vjedhjen qe i boni kessj Shqiperie,me shitjen e detit etjer qe ty nuk te pelqeka.Jane gjykatesit dhe prokuroret Plepista qe akoma Non grata i ka nen kthetrat e tija.zotit Rama nuk po i boj levdata ! Por mesadi un qe vetem nje shtepi ka ne Surrel! Ndersa miqt tuaj dyshja Non grata

            3. M
              Mero unë mendoje që ështe një shkrim pa vend dhe j

              O Zoti Mero, shkrimi i juaje Ka shume polemike dhe sarkazem të pa vend në të mendoje unë. (Heroine?) Jo more zotri nuke po e bëne njeri heroine Rozeten për veq Edi Rames dhe Sali Berishes. Edi Rama thotë se Rozeta po na ndimone të zhdukim llumin dhe Korrupsjon në instututsjonet, kuse Sali Berisha thote se Rozeta zbuloje se sa i korruptume ështe Edi Rama. Në si njerze të thjethet nuke presim as nga Edi Rama as nga Sali Berisha që të na thone ndonjë gjë interesante a po të vertet. Se pse ne të gjith e dime se Kush ështe Edi Rama, Sali Berisha dhe ilir Meta. Mbase andej jame dakort me ty që Sali Berisha dhe ilir Meta jane hajdute të qartifikume nderkomtarisht, po edhe Edi Rama me njerzit e ti me sa duket nuke ështe large tyre një dite nga gjykatat a po nga nderkomtaret edhe Edi Rama do qartifikohet si hajdute ordiner për kët jam i sigurte. Dhe mbase andej të lutem o zoti Mero na trego se ku të dorzohemi tek Arben Ametaj, Edi Rama, Sali Berisha a po ilir Meta? Të lumet Mero mose e mbro qeverine e korruptume kure nuke ështe me vende, se pse edhe Edi Rama ështe njeri shume i keq:

              1. b
                ben.

                1 . Rama, e di gjithe dynjaja tani, ka 1 kontrate me keta vartesit ministrat, do vjedhim bashke, por po ju kapen do pergjigjeni vetem ju. 2. Rama beri demostrate te papare kunder ilir metes, se dikush pretendohet ti jepte 700 mije. Ndersa mbasi rama erdhi ne pushtet 700 mije jane leke pastruesish. Ja kjo eshte diferenca midis rames dhe atyre te tjereve.

                1. S
                  Standard

                  Zoti Baze, Shqiperia ka sot nje Problem Ekzistencial me Korrupsionin. Kete problem e ka patuar edhe ne kohet e BerishaI, II, III. Ndaj dhe Korrupsioni eshte Shpallur Sfida Kryesore e Sigurise Kombetare, ne Strategjine e Sigurise Kombetare te vitit 2014. Korrupsioni eshte percaktuar si sfide Ekzistenciale, per Shoqerine, per Shtetin dhe per Kombin Shqiptar. Ngjarja ne Fjale, eshte nje siptome Qarte, si shum te tjera, qe tregon se sa i thelle eshte Korrupsioni ne sferat e Larta. Ndaj dhe vemendja e Publikut nuk fokusohet tek dy Hajdut Ordiner, por tek Ajo qe eshte e dyshuar per Korrupsion Madhor. Eshte e habitshme se si qytetaret e "nuhasin" qartesisht kete fenomen, ndersa ju te medias mundoheni ta Relativizoni te keqen, duke e fokusuar problemin tek Pastruesje. Kjo menyre reagimi e medias(her ne nje krah, her ne krahun tjeter te politikes), tregon se ne cfar derenxheje keni perfunduar edhe ju.

              2. ?
                ?./

                Si gjithmonë Mero manipulon edhe kësaj rradhe. Duke i rrotulluar faktet dhe argumentat siç i vjen atij për mbarë. Me të vetmin qëllim që të mbrojë të Gjatin dhe qeverinë e tij. Askush nuk e mbron hajduten. Por njerëzit më shumë e kanë inatin me hajdutët me "grada" sesa me një vjedhëse të zakonshme. Sepse te paratë e gjetura apo të mosgjetura ende te shumica e zyrtarëve të lartë ata shohin rrënimin e Shqipërisë. Korrupsionin në shkallën më të lartë. Dhe kuptojnë se përse nuk bëhet Shqipëria. Se janë të qelbur nga koka dhe poshtë. Të gjithë. Se i kanë varur ujkut mëlçitë në qafë. Se Zullapi pa pikë turpi dhe përgjegjësie deklaron se ai nuk mban asnjë përgjegjësi se çfarë bëjnë ministrat apo drejtorët që ai vetë i ka zgjedhur dhe i ka vënë në majat e shtetit! Ky është kulmi i talljes me popullin. Po pse mor zuzar nuk i zgjedh njerëzit e duhur, por i merr nga rruga?! Apo se të ndershmit, të aftit, ata me reputacion në popull të vrasin sytë?! Kjo është revolta dhe idhnimi i njerëzve të thjeshtë. Zyrtarë të lartë që e kanë mëndjen të vjedhin, të mbushin arkat me flori, të dërgojnë fëmijët për të studiuar jashtë me këto para etj etj. Por Merua e kthen ters "sherjanë". Për të fajtorë janë njerëzit që janë skandalizuar nga zyrtarët hajdutë dhe jo aq nga një pastruese hajdute! Bravo i qoftë. Qen besnik ka lindur, qen besnik do të vdesë, shërbëtori i dy zotërinjve.

                1. A
                  Ari

                  Ke te drejte shume ?./. Mero, kete radhe nuk i bie dot hajduteve te qeverise....dhe ben "filozofi" pa sens. Mero, kete radhe ke deshtuar. !

                  1. F
                    Futjakot

                    Gjithmone Respekt per Meron, por kte radhe ja fut kot. Leket pastruesja ja ka vjedhur nje hajduteje. Gjesti i denueshem, po hajduti nuk ka faj fare?? Aq me e tmerrshme eshte se ka vjedhur popullin si shume e shume zyrtare te tjere.

                    1. M
                      Mero

                      Gjithmonë rrespekt për Meron thotë ky tjetri, po Mero me lekët tona shkolloi çunin në Amerikë. Ti e unë ia shkolluam me burse 5 vjet ne Amerikë. E fo flasi qeni keq për padronin?

                    2. A
                      Alb

                      Ti anashkalon faktin qe 99%e shqipktareve jane hajdute dhe aty brenda je edhe ti vete. Ne mos hajdut trafikant...

                      1. E
                        Eva Vruk

                        @?./...Figaro e di që s'ta ka ngenë

                        1. S
                          Sejdini.

                          Bravo për komentin.....

                          1. S
                            S.C

                            Më bukur se kaq nuk mund të përshkruhet pafytyrësia e këtij sahanlëpirësi pa moral, vegël e ndyrë e shërbëtor i pushtetit.

                          2. M
                            Mal Cori

                            Problemi është tek Rama, Mero................ E dëgjove sot?...................... . Kjo është shprehje e vendosmërisë të institucioneve për të larguar llumin................................... Po të ishte për institucionet Këshilltarja Klosi do të vazhdonte të ishte punonjëse e administratësderi në vdekje....... .. . Dhe do të vazhdonte zanatin......................... . Është meritë e hajdutes që llumi u kap........megjithëse askush nuk beson se do të largohet nga administrata.................................................................... Dhe vazhdoj të përsërisë pyetjen : - Çfarë pune bën një këshilltare ministri............................................................... . Sepse tek Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare ku paska shkuar, mora vesh se nuk bën asnjë punë. Bile shkon në punë kur ti teket........ . Thjesht mer një rrogë të majme....

                            1. n
                              ne lalez edhe macja monikes eshte milionere

                              Problemi eshte se nuk eshte vetem nje hajdute,por jane 2 hajdutet,njera qe na vjedh te gjitheve dhe tjetra qe vjedh hajduten e te gjitheve.Kemi familjen e saj qe burri del e mburret si i persekutuar dhe nuk dinte gje se cbente gruaja.....Ke shefen qe ndron variantet e ta pasurit kaq shume para. Problemi eshte se nuk eshte rasti i pare qe vidhen para te futura nen dyshek.Ketu jane sulur te gjithe per te vjedhur ,qe nga postieri e deri te ilirfloriri me ze e figure.Kapet nje dhe behet buje,por sa ka si puna e ketyre qe kane vila e ap qe nuk justifikojne dot se ku i kane gjetur parat.Njerzit kane te drejte te irritohen se qe nga njerzit e drejtesis qe u nxoren jashte,po gezojne placken e vjedhur,prof e doktor e punonjes te administrates me pasuri e vila me rroge shteterore. Ne lalez edhe macja e monikes eshte milionere dhe me banje personale.Shkoni e kontrollini ne lalez se te gjithe i kane dysheket me euro dhe te gjithe duan rritje rroge se edhe grides nuk i dilte rroga si deputete,edhe karmina e sypeshkaqenit ankohet se nuk pushon dot neper ishuj.Dhe puntori e fshatari derdh djerse dhe paguhet ne kacidhe .....

                              1. K
                                Kinom

                                Bravo MERO, nji shkrim brilante si gjithemone ne kohen e duhur.

                                1. B
                                  Bravo

                                  Tani shkruaje ne shqip kur të mbarosh sufllaqen.

                                2. F
                                  FAZLLIQ-qires i familjes Berisha

                                  Mire 'shoqeria na QInkerka dashuruar me hajdutet'---po ju Zagarija bastarde e racave 'Lesi' e 'FEV ZI'ì me cilet jeni te dashuruar per 3 dekada o Mero i ZI!?

                                  1. T
                                    Tironci

                                    Hajdute qe vjedhin hajdutet e pasur te pushtetit hajdut dhe abuziv me parate e mbledhur nga njerezit nepermjet taksave jane admiruar gjithnje z. Baze. Po permend legjenden e Robin Hudit ....etj etj. Skandale te tilla do kemi gjithnje nga administrata e korruptuar deri sa te dominohemi nga trekendeshi Bermudes R-B-M.

                                    1. t
                                      tata luigji

                                      Artan Hoxha eshte nje prej atyre qe ka rene pjes e grabitjes, flitet qe 300 mij euro jane vjdhur tek shtepia e Tani qe eshte bere mik me Salih bin laden per hater te Blendi Fevziut SPAK duhet ti invstigoj keta dy gqzetaruc per demin qe po i sjellin shqiperis,jane agjnt qe punojne per rusine

                                      1. H
                                        Hajni

                                        Po jo o shoku, nuk është Artan Hoxha............. . Një mut ka Tani.......... Është ai profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuça , që jep leksione edhe në televizione.......

                                        1. S
                                          Saliu

                                          Unë do të investigoja ty për shqipen që shkruan. Pastaj të shkruanim bashkë "fajin e ka Saliu".

                                          1. D
                                            Durrsaku

                                            Ndersa Mero ben temena mbrojtje Arben Ahmetajt e.dashnores sr tij ju beni.thashetheme kot pa lidhje

                                          2. e
                                            edv

                                            Normal qe kur shteti nuk funksionon, ose funksionon ne interes qe nje grupi te degjeneruar pushtetaresh, populli do te krijoje heronj nga robinhudet, hajdutet, kaçaket.

                                            1. k
                                              kur permend litarin ne shtepine e te varurit

                                              Hajduti ne Kryeministri qe ate faturen 120 milion Euro te gjobes se Bekettit ja rrasi Buxhetit te Shtetit...bertet "kapeni Hajdutin" per nje pastruese Rozeta per 120 mije Euro te vjedhura!

                                              1. M
                                                Monika hajdute me cizme

                                                ju bejme thirrje te gjithe pastruseve te lalzit e lundres te vjedhin paret e hajduteve qe kane ndertuar vilat me paret tona.

                                                1. h
                                                  hasani

                                                  pastruesja te varet , i biri te pushkatohet. zyrtarja te marri demshperblim 120.000 euro te tjera. populli tia paguaje. Vetem Mero mos shkruaj me ka...lliqe

                                                  1. h
                                                    hasani

                                                    pastruesja te varet , i biri te pushkatohet. zyrtarja te marri demshperblim 120.000 euro te tjera. populli tia paguaje. Vetem Mero mos shkruaj me ka...lliqe

                                                    1. P
                                                      Pastruesi

                                                      Fantastik z.Baze dhe nje analize perfekte.Do te shtoja ne paragrafin e fundit se ,si Berisha dhe ujku i pazarit te ri jane vene ne siklet sepse kane pastrues neper shtepite e tyre e ne vilat qe disponojne e kane frike se mos u bejne gjemen e nuk i deklarojne dot parate e groposura nen strehimet e vilave te tyre lluksoze!

                                                      1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                                                        Janë lek/voluta korrupsioni të vjedhura. Normal duhet të përgjigjet ai/ajo për burimet e fitimit. Varianti Meta,ku shiten vende pune me voluta,si dhe fitohen tendera me shuma marramendëse. Me sa duket sekserët e paskan shumë të lartë fitimin.

                                                        1. q
                                                          qin

                                                          Mero ,respekt per kthjelltesine e gjykimit .Problemi per shumicen e shqupso foltoristeve ,mediave ,porthaleve,opinionisteve,spineve qe ju sherbejne atyre eshte se votuesit nuk po e dhjesin me politiken e perceptimit.Votuesit kane nevoje per politike qe ofron zgjidhje reale .

                                                          1. G
                                                            Gerdeci

                                                            Po dale o milet, pse beheni prokurore e gjykates e viktima te medias kazan..apo si atehere kur nje minute pasi ish hedhur bomba te Vefa u gjet qe ate e kish hedh Tosi??? Ujku Saleh tym do, e zjarr vjell. Ruhuni se ai viktima do.

                                                            1. A
                                                              Alfred

                                                              Ky nuk meriton te quhet shkrim gazetaresk. Eshte nje shashke tymuese. Kesi gulashi gatuan Mero, kur ja kerkojne me urgjence!....

                                                              1. E
                                                                Ermal

                                                                Kjo tregon se reforma në drejtësi është e munguar. Nga ana tjetër si shkuan në ato vende keta nëpunës të administratës publike pa pasur asnjë ditë pune në profesion, sa të tjerë ka akoma të tillë? Dhe sigurisht për këto është përgjegjës qeveria.

                                                                1. T
                                                                  Tersi

                                                                  Po e bëjnë heroinë pastrusen hadute sepse shumica mendon dhe vepron si ajo! Ndiej neveri për pastrusen sepse femra që vjedh thoshin pleqtë i ka të gjitha , hajdute,kurvë, e pabesë. Është gjallesa më e ndyrē! Ndjej neveri për këdo që përkra vjedhjen si fenomen...por por të njëjtën neveri ndjej dhe për zyrtaren e qeverrisë dhe sidomos për dy harvalet baxhella znj. Rama dhe znj. Ahmetaj dhe gjithë taborrē e tyre në qeverri dhe administrtë!.

                                                                  1. T
                                                                    Toni

                                                                    Fillimisht duhet provuar qe Alda i ka parate e saj te pastra sepse ne rast se Alda i ka vjedhur parate ateher Rozeta nuk eshte hajdute sepse parate qe ka marre nuk jane te Aldes. Sikurse ka nisur te thote Rozeta ajo e ka pasur inat Alden. Nese do isha avokat i Rozetes do ti sugjeroja te vazhdonte me kete lloj mbrojtje por duke e elaboruar pak me teper. P.sh. Rozeta kur pa ne shtepine e Aldes 500 000 euro ajo e kuptoj qe keto ishin para korrupsioni meqenese asnje zyrtar nuk e ka rrogen aq te madhe sa per te bere aq shume leke me rroge ndersa gjithw kohes ajo degjonte Alden te shiste mend per bemat e saj korruptive. E inatosur dhe terbuar per gjenedjen ne te cilen ndodhet populli shqiptar si pasoje e korrupsionit te ketyre zyrtareve te paskrupullt te cilet i kane shkaktuar kaq e kaq tragjedi popullit shqiptar permes varferise, shpopullimit, krimeve e vrasjeve pasoje e drogea dhe krimit te organizuar ajo vendosi te ja merrte keto para dhe te ja shperndante jetimeve ne nje formw anonime me vone. Te birit i tha qe Alda i kishte thene qe Alda vete ja kishte dhene leket ti mbante sepse ishte akoma ne shtepi me qira dhe nuk kishte besim ti mbante aty. I biri si cdo i ri mendoi qe te blinte disa gjera per vete me besimin qe me vone te ja shlyente Aldes. Pra Rozeta duhet dekoruar si heroine anti korrupsion .Arben Ahmetaj eshte i pafajshem dhe pre e thashethemeve te cilat nje dore misterioze i demaskoi sepse gjithe paret e inceneratorve i kishte marre Alda qe ja kishte fut jo vetem Benit por edhe Rames se shkrete

                                                                    1. T
                                                                      Te ka dale boja o Mero

                                                                      Cfare do pagese qe te te kishte bere Fuga, kete lloj muti nuk duhet ta kishe ngrene Z. Baze. Edhe pse ti je i specializuar ne keto lloj ngreniesh, pasi jo me kot Fugat te peshkuan, perseri sduhet ta kishe bere. Nuk mund te na tregosh ti sot qe edhe Flamuri ka pesuar te njejtin fat, pasi pak na rruhet edhe per Mulin. Ti xha Mero duhet te tregosh se cila eshte e mira dhe jo se cila eshte me pak e keqe. Here tjeter Mero kur te dalin te tilla pislliqe ( do dalin edhe me te medha shume shpejt) permbaje veten te hash me delikatese dhe mos thuash qe vjedhja luftohet me standarte morale. Vjedhja luftohet me Standarte Ligjore o mero shoku i Patozit. Ha nashti.

                                                                      1. T
                                                                        Tani

                                                                        Si nuk te vjen turp mero qe mron edhe ket, vetem e vetem te mrosh ket qeveri hajdutsh, je i pa cipe mero.

                                                                        1. e
                                                                          enter""

                                                                          Boll vazhdove te mbrosh Ramen duke ja hedhur fajin popullit apo rrjeteve sociale. Duhet te denosh kete ngjarje te rende.

                                                                          1. E
                                                                            Edi Rama ky degradues i shtetit ne nje WC publike

                                                                            Perpjekje titanike (dhe qesharake njekohesisht) e Mero Bazes per te mbuluar me Shoshe ate Diell qe te gjithe e shohin - Qindra mijra Euro CASH neper shtepite e ketyre zyrtareve Zarbo te kesaj qeverie te Krye-Zarbos Surrelit.

                                                                            1. H
                                                                              Hajduti I hajdutit nuk eshte hajdut.(-) (-)=( )

                                                                              Ku s ka shtet ka Robin Hood,Kacak e plackites ka qene dhe ai.Thjesht populli e glorifikoi sepse shteti deshtoi te mendonte dhe per te varferit.

                                                                              1. K
                                                                                Kajmakeria e Rilindjes

                                                                                Alda Klosi shefe e kabinetit te Arben Ahmetajt eshte pronare e 7 pasurive te paluajtshme ne Tirane, 2 prej te cilave te dhuruara asaj ne 2021! (Te dhenat i jep Shqiptarja.com.) Ja pra se sa "prane shtresave ne nevoje" i ka Edi Rama e Rilindja e tij zyrtaret e rangut te dyte (pa le pastaj ato te rangut te pare) Kuptohet pra pse ne njeren nga shtepite e Aldes u vodhen 120 mije Euro.

                                                                                1. F
                                                                                  Fukarai

                                                                                  O komentusa, pse jeni kaq te revoltuar kuptoini ca gjera po Rama punen po ben po bledh paret e korupsionit qe te na i jape ne fakirve edhe Alda eshte treguar e ndershme se ka denoncuar vjedhjen per 120000 euro duan guxim keto pune ndryshe me ke ta luftoi? Dhe gazetari Mero ne regull e ka shkrimin

                                                                                  1. s
                                                                                    socialisti

                                                                                    Eh sikur te kish qene ajo Alda shefe kabineti e ndonjerit nga ministrat e Saliut, do kishim cjerre by...me thonj nga Mero e der tek socialisti me i humbur...por c'e do, ngaqe e kemi "Tonen" jemi te detyruar te tregojme perralla me vjedhje te shtepise Mul Nokes...

                                                                                    1. P
                                                                                      Poshtë maskarenjtë

                                                                                      Edhe dje e kam theksuar se viktima të kèsaj gruaje mund të jenë edhe njerèz që paratë i kanè me mundin e një jete punëtore , ose familje emigrantësh që kanë lënë rininë rrugëve të botës. Por, nèse ka vjedhur paratè e hajdutëve me pushtet që na i kanë vjedhur ne , e përsèris prapë: i lumtë bëtha !Paçim përsëri vjedhje tè tilla!

                                                                                      1. c
                                                                                        cup frroku

                                                                                        mero je shum i anshem me ps eshte vjedhur dhe elisa e skenderbeut apo ke harruar te falet se je shum i mbytur me punet e partise vazhdo si ke nisur dikur me berishen sot me edin neser kush te dsli para je ne rregull ti sigurimsat keshtu kan bere

                                                                                        1. s
                                                                                          sapa

                                                                                          Megjithese vesi i hajdutit ordinjer eshte i keq mendoj se nene e bir dashje pa dashje kane dhene kontributin e tyre modest ne ate qe i paafti shtet duhej ta kishte bere vete;denoncimin e hajduteve zyrtare,sekuestrimin e pasurise qe edhe nje idjot e di qe nuk arrihen me kursime,si dhe futjen ne burg te ketyre njerezve.Te paraqesesh zyrtaret e vjedhur si te demtuar sot kur ky vend ka nevoje me shume se kurre per drejtesi eshte vetem ti sherbesh te ashtuquajturit shtet qe vetem me shtetin nuk ka asgje te perbashket!

                                                                                          1. S
                                                                                            Shqiperia pertej qymezit 'Made in Rama'

                                                                                            Ajo hajdute Rosana e hapi ate kapakun e Qenefit te hajduterise se kesaj qeveri Rama e tani Merobazerise nuk i mjaftojne shishet e Kolonjes persiper per t'ja hequr eren e Fekalit qeveritareve super-hajdute.

                                                                                            1. A
                                                                                              Ai qe urren militante

                                                                                              Shume dakort,por plaku mere nuk sheh Trane por sheh qimem

                                                                                            2. A
                                                                                              Ai qe urren militante

                                                                                              O Mero byth lepires po' mire more, nuk diskutohet qe te gjithe e denojne,kujt i kan thene besimin dhe celesat e shtepis ,por Jan me shume te indinjuar peshtirosur per kete nenpunese te larte te shtetit,qe ne Pak vite Ka arritur te ket kete pasuri,te te vije turp,qe ben avokatin e partise ptu fare e keqe .

                                                                                              1. T
                                                                                                Tepelenasi

                                                                                                Ke mbron mor gazetar idiot. Nje qeveri kusare, qe po rrjep popullin cdo dite! Apo ha dhe ti miliona nga thesi i kusareve te qeverise. Lapanjoz dhe sahanlepires.

                                                                                                Lini një Përgjigje