Opozita si Fatmir Mediu 

4 Janar 2023, 19:49Editorial Mero Baze

Nëse ka një portret që i shkon shumë opozitës së sotme është Fatmir Mediu. Brenda tij përmblidhen gjithë tiparet, gjithë hallet dhe gjithë arsyet përse politikanët në Shqipëri nuk ikin kurrë në shtëpi, edhe kur dështojnë si politikanë.

Arsyeja kryesore është se në politikë ata përfaqësojnë hallet e tyre. Dhe hallet e tyre zgjidhen duke mos ikur kurrë.

Mediu ka një fjalor me rreth 60 fjalë, të cilat i kombinon me shpejtësi marramendëse me njëra- tjetrën, pa qenë i sigurtë për kuptimin që kanë, nëse ti e ndërpret dhe i thua “Të lutem ma përsërit pak çfarë the?”

Ka si bosht të fjalimeve të tij gjithnjë një “qëllim të mirë”, fjala vjen bashkimin kombëtar, të cilin mund ta ilustrojë me faktin që ka ngrënë drekë me Ramushin në Lalëz,  unitetin politik që mund ta shpjegojë me faktin që ka qenë në seminar në Uashington me Damianin, dialogun mbarëkombëtar që mund ta ilustrojë me faktin që është agjent rajonal për të mbledhur njerëz tek “Mëngjesi i Lutjeve”, kthimin dhe kompensimin e pronave të cilën e shpjegon si peng të Sabri Godos, partneritetin me NATO, BE dhe SHBA etj, të cilin e shpjegon me faktin që ka qenë ministër i Mbrojtjes etj. 

Vishet gjithnjë shtrenjte dhe është gati të të tregojë dyqanet ku i ka blerë rrobat, kryesisht në SHBA. Madje një butik në Uashington e ka vendosur foton e tij si klient VIP, ngaqë e di kryetar të Partisë Republikane në Albany, kryqyetet i shtetit të Nju Jorkut. Ashtu e ka kuptuar shitësi prezantimin.

Shoqërohet gjithnjë me nga një sponsor nga pas, të cilin e prezanton gjithnjë si “djalë i mirë, biznesmen”. Nga një prej tyre e pat pësuar në Milano më 1999, duke i kushtuar një proces gjyqësor që e dënoi me 4 vite burg si shoqërues trafikantësh.

Ka në pronësi një parti politike dhe një OJQ. Partinë politike e shet për të marrë mandatin nga PD, kurse OJQ e ka për të siguruar ftesa për seminare e konferenca ndërkombëtare, që të shfaqë dimensionin ndërkombëtar të budallallëkut të tij.

Prej vitit 2001 kur ka hyrë në parlament, është zgjedhur rregullisht si deputet i Partisë Demokratike dhe ndoshta do të ishte harruar nga politika, sikur më 2008 të mos ishte bërë praktikisht ortaku i Shkëlzen Berishës në biznesin e Gërdecit, tragjedia e të cilit i mundësoi atij të merrte peng familjen Berisha dhe ta mbante ende në politikë për të mos u ndëshkuar.

Se di ç’fat të zi kam, por dhe këtë të vit të ri mu shfaq në ekran me ato 60 fjalët e tij të kombinuara si ata kubat me fjalëkryqe, në të cilin si “qëllim të mirë” kishte “bashkimin e opozitës”, të cilën këtë herë e donte të bashkuar rreth Berishës, ndryshe ata të tjerët do të konsideroheshin ushtarë të Edi Ramës.

Gjatë vitit që shkoi atij ju rihap procesi i pezulluar i hetimit të tragjedisë së Gërdecit, ku prokuroria ka kërkuar fillimisht për të afërsisht gjashtë vite burg.

Sa herë që e thërrisnin në prokurori, kishte aftësinë të mos i bashkohej “Foltores” dhe të bënte sikur kërkonte unitet në opozitë. Por sa herë që SPAK binte në qetësi, ai bënte thirrje për unitet, por i bashkohej Foltores.

Kur Berisha bëri thirrje për mitingun e 6 dhjetorit kundër Samitit të BE në Tiranë, ai u distancua, pastaj pasi e pa që goditja e Berishës dominoi lajmet, u shfaq pro Berishës.

Tani rrija mendoja se në çfarë faze duhet të jetë hetimi i SPAK kur dëgjoj “qëllimet e mira” të Mediut për bashkimin e opozitës rreth Berishës.

Me siguri që duhet të jetë i qetë, pasi ka dalë disa foto në Uashington në seminare dhe u ka çuar fjalë atyre se e kam mirë me SHBA. Nga ana tjetër, ka siguruar Berishën se ata do ta mbyllin çështjen që i kanë hapur për shkak të të birit, se ka fol me disa amerikanë, por për këët duhet unitet që të dalim mirë në zgjedhje se ndryshe na e rihapin prapë.

Këto janë arsyet që mbajnë në këmbë lidershipin opozitar. 

Janë pak a shumë arsyet perse Berisha nuk ikën në shtëpi, por qëndron për t’ia lënë partinë djalit të tij Shkëlzenit, përse ilir Meta këmbehet me Monikën në krye të partisë dhe përse Fatmir Mediu, që nuk ka asnjë votë në këtë vend, qëndron në politikë vetëm se ka bërë një krim, duke varrosur 26 vet të gjallë me djalin e Berishës, dhe financohet nga kriminelë. Dhe ne presim që SPAK në fund të thotë se kësaj çështjes Gërdecit i ka kaluar koha. Mediut dhe Berishës jo.

43 Komente

  1. U
    Usa

    Më shumë se kaq prishet,janë thënë të gjitha për këtë skuth

    1. D
      Dardan

      Ke te drejte:"Me shume prishet." Prandaj SPAK-u hesht. Po i hodhen prangat Fatmir Mediut, fillon e uleret Perbindeshi i Vicidolit, kreu i agjentures serbo-ruse ne Shqiperi, kryekrimineli dhe kryehajduti familjarisht Sali Sheqere Vuk Karxhichi.

      1. r
        racionali

        " Elsa Lila thote : Vetem nje fjale te hapet qielli ,vetem nje fjale " Po ky me 60 fjale ,hap qiellin me flakerimen e predhave ne Gerdec , si dhe hap token per te varrosur 26 1 ....... qindra e mijra te plagosur njerez - shtepi - biznese .......!!!! E ke degjuar Berishen kur thote : Une jam Sali Berisha dhe nuk dua tja di sepse me vete kam nje pjese te popullit te kriminalizuar qe rrojne me gjakun e te pafajshme . Vetem nje fjale = vetem 60 fjale djali kurves

      2. z
        zela

        Mero artikull dhe analize me perfekte nuk ka. Komplimete. Po Fatmir Mediu po qendron ne parlament pa asnje vote te popullit. E tmerrshme

        1. L
          Lanabregsi

          Mediu,bixhozci dhe kameleon,kaq eshte mjaftueshem per kete vemje te Saliut.

          1. M
            Murgu

            60 fjalë 60 fjalë,por ky kungull qëndron gjithmonë mbi ujë !

            1. E
              Emigranti

              I dashur Mero , Fatmir Medihoxha i ploteson kushtet per ta quajtur pelivan ne politiken shqiptare sepse vertet vrau 26 vete ne Gerdec plagosi nja 300 te tjere dhe shembi nja 300 e ca biznese e shtepi po sanje gjemb nuk i hyri ne kembe por beri edhe ndonje te mire thone qe i ka blere nje shtepi ne Amerike Eli Fares S’ka si ndodh ndryshe kur je mik i familjes te nongrades Berisha

              1. t
                tata luigji

                Emigranti e ke plotesuar ate qe desha te shkruaj, bravo Fatmiri ngelet nje bythqire qe nje zot e di kur do na vi rasti te tallim karin me te ROFTE ELI FARA ME SALIH NON GRATEN

              2. "
                "BOHOTINA"

                E tmerrshme, pse fytyren e ketij ka opozita. E po fundi i botes.

                1. T
                  Tani

                  Sa e vertete sa keq per SPAK dhe Te gjithe ata qe Populli i besoi se njere pa asnje vote si Mediu apo Te tjere qe Vetem jane pasuruar në rruge kriminale do i kalonin drejtesise…. Dhe pse largohen njerezit nga Shqiperia, ka pra per kete arsye se Mediu dhe lloj lloj horrash kane zaptuar vendin

                  1. R
                    Remo Xhirone

                    Ke bërë një shkrim analizë. Ke thënë për Fatmir Medihoxhën, ato çështje që të gjithë FOLTORISTËT, i flasin e i përflasin nëpër kafenera e koridore të PD-së, por që ballazi nuk ja mban bytha njeriu, mbasi dhjesin gjak nga frika e të marrit Sali Berishë. Por, i ka zënë “rrota bishtin” (Gjergj Fishta), dhe rrijnë e ngërdheshen Medihoxhës, sa herë hyn e del në PD, për të takuar ose Zenin ose Salinë. Kjo gjë, është aq e vërtetë, sa edhe rojet e gardhit tek PD-ja, sa herë hyn ky Medihoxha, tallen me shoku - shokun,duke i thënë që në jetë “paç fatin e kurves”, duke aluduar për këtë palo burrë, si burrë kurvë e i pakarakter që është. Gjithsesi, paratë e vjedhura, gratë pa burrë po ja hanë, sidomos ajo tek “Giardino”,ngjitur me FaFa-në tek XiXa në Golem.

                    1. q
                      qazim

                      Shkrim fantastik siç vetem Mero mund te beje. Nje kamaleon si Mediu qe te vret syte e veshet sa here qe shfaqet ne ekran, me ate retoriken e tije si nje makineri e ndryshkur qe leshon gërr-mërret pa pushim teksa leviz. Mund ta quash pa frike pehlivan,qafir,kamaleon,kodosh,llafazan,etj,etj,etj

                      1. B
                        Besnik

                        Absolutisht i shkelqyer je Mero! Te lumte! Portret i sakte per kriminel Mehdiun!

                        1. o
                          opozitari

                          Nje sinteze perfekte. Po kush ka veshe te degjoje e sy te shikoje??? Ah, Shqypni, e mjera Shqypni...

                          1. E
                            E verteta e vertete

                            ????????????????????????????????????????????????

                            1. A
                              Arber

                              Shkrim ekselent bravo Mero

                              1. B
                                BUJARI JU DEGJON

                                I dashur Mero,te falenderoj nga zemra qe i demaskon e i ben fertele tipa te ketille,plehra,qe po thethijne gjakun e shqiptareve 30 vjet rrjesht...

                                1. J
                                  Jugu

                                  Ore e dime qe ky Fatmiri ishte burri keq kur ishte ne pushtet. Po ai ka 10-vite pa pushtet. Na thoj no nje gje per kete hajdutin aktual gjatosh qe po i luan fen ketij vendi duke te perfshir dhe ty Mero ne afera te medha korruptive. Si mundesh o burr te mos thuash nje llaf real per cfare po ndosh me kete pushtet pushtash me Ramen ne krye.

                                  1. P
                                    Pensionisti i Porcelanit

                                    O pseudonimi "Jugu", pse kerkon nga te tjeret, na thuaj ti me fakte se ku "po i luan fene gjatoshi ketij vendi"???

                                    1. J
                                      Jugu budalla

                                      Jugu je fiks per Fatmir Gerdecin ti nuk di me shume se 15 fjale shko puno djali ka ikur koha e komunistit Berrisha nese ke fskte qe Rama paska bere korupsione ne prezencen tende shko ne prokurori beje detyren e qytetarit jo atij dixhital

                                    2. M
                                      Mara emigrante ne Itali

                                      Te lumte pena Mero ,gjithmon thua te verteten ,po kush te degjon ?populli i pa shkolluar qe sala ju jepte diploma sa per te mbledhur para per partin e tyre ( vota ) se ne pune nuk i fuste .prandaj duhet ti behet e qarte mediave mos ta therasin per intervista se menderosin veten e tyre .une e kuptoj pse e nxjerin per tju vene puneve te Edi Rames por ata nuk i ulin dote sepse populli e ka kuptuar se kush jane . Plerat e shqiperise ,hajdute kriminele dhe te pa bese .pd parti fashiste .

                                      1. U
                                        Ufffff

                                        Po Ty moj Mara , kush ta dha DYPLLEMBEN , apo ta kane dhene italianet ty ? E si shkoi dem vendi qe i kane ikur te diplomuarit si ty ! Po kthehuni e na shpetoni .

                                      2. H
                                        H D I F xoo7

                                        Harrove se Saliu e bëri Beun e Naftës si shpërblim të zhvillimit të lojës dhe kur thua pronat ke lënë vënd hapur kur ky biçimi vuri drejtora ca profanë në naftë që qanin hallin e ptëronave që e bënë lëmsh dhe pronat e naftës kashtë e koqe dhe spt akoma shesin dëngla se i bëri Drejtprë tebderash ky sojsez

                                        1. c
                                          ce

                                          Bravo Mero. I ke rene pikes. Por dhe Fatmir Gerdeci ne zgjedhjet e 2025 nuk do jete me ne parlament se e ka marre rrugen e mutit bashke me Sali Shehun qe nuk marin asnje vote.

                                          1. F
                                            Fatmira

                                            Sa te kete milionat e Gerdecit, legjendari Fatmir Medihoxha nuk shkulet nga Kuvendi i Shqiperise, se ia garanton Marreveshja Rama-Berisha e 21 prillit te vitit 2008.

                                          2. F
                                            Fatmir Gerdeci

                                            Ka plot 32 vjet qe i mer shtetit nje rroge deputeti pa dhene asgje as vendit e as parlamentit ka plote 32 vjet qe bashkpunon me kriminelet ka plot 32 vjet qe mashtrone PD pa elektorat zgjidhet deputet me votat e qorrave por ka nje merite Kasem Mahmutaj vellan e Raqi Gazment Mahmutaj e beri deputet ne fillim drejtore i fabrikes se armatimit ne Polican merita e dyte ka ndihmuar Xeni e non grates me Gerdecin ndaje i uroje suksese qe me nje vocabulaire 60 fjalesh te votohet deputet nga ata qe nuk dine te flasin 20 fjale kjo eshte Shqiperia

                                            1. w
                                              www.vistarank.com

                                              Fatmir Mediu skuthi i politikes shqiptare. Sa here I ka bere bisht dhe dredha drejtesise ky politikane I korruptuar.

                                              1. N
                                                Ne

                                                Qendron mbi uje sepse eshte kungull. Po tani qe e shpoi Merua ???

                                                1. U
                                                  Une

                                                  Po ta kish shkruar per mua kete artikull, do kisha vrare vehten!

                                                  1. a
                                                    alphade

                                                    Djali Mero ! E ke qare me lot kete analize ! Nje bir kurve e karaoutane nuk le vrime ne Amerike me qellimin e vetem qe t’i shpe- toje Drejtesise ! Si zsgar i turret mbrapa cdo Kongresmeni Amerikan per te kapur nje foto me ta dhe per t’i thene tufes injo- tante shqiptare se ku horr e batakci polti- kan ka kredibilitet ne Shtetin Amerikan ?! Nuk mund te gjesh delenxhi ne kete Shqi- peri se sa Ky Mediu ?! Eshte thjeshte nje Leshterig qe si parazit i ngjitet si muti pas kepucesh partive qe mund t’i japin atij mbi- jetesen politike e madje shpetimin nga qelia ! Por sot apo neser do valoje druri more F. Muti ! Prandaj nje fund i tnerrshem eshte me mire se sa nje tmerr pa fund,ka thene jo gherma imi, sic thote nje komen- tues por Napoloni…….

                                                    1. N
                                                      N.VJOSA

                                                      B r i l a n t si gjithnje Mero Pasha, Mero Djali!... Nuk kam per te thene asgje tjeter sepse i kane thene shune bukur dhe konçiz keta 5 komentuesit para meje. Tre fjalë: FATE MEDIU NJË S K U T H, DELENXHI I PAFYTYRË.... Gazeten tende, i nderuar Mero e kam futur tek prioritetet e Telefonit tim, kryesisht per editorialet e tua por dhe per informacionin politik mbi Shqiperine dhe Boten. Je Faik Bej Konica i diteve tona per te cilin Fan Noli shkruante para 100 vjetesh:...DONI TE LEXONI PER HISTORINE E SHQIPERISE PAS VITEVE 1900?...LEXONI GAZETEN "ALBANIA" TE FAIK KONICES....! (Kuptohet paralelja me gazeten e M.Bazes....)

                                                      1. K
                                                        Kristi

                                                        Mero shume sakte.. Por keshtu do vazhdohet me keto plehra?

                                                        1. G
                                                          Gerdeci

                                                          E paske qare o Mero...por do t'i vije dita edhe atij .

                                                          1. "
                                                            "BOHOTINA"

                                                            Ouuu! pse a thua deri ne kete gjendje ka arritur opozita, sa ta barazosh me kete delenxhi?...

                                                            1. B
                                                              Buda

                                                              Bravo Mero Baze, Mjeshter i Madh i Gazetarise Demokratike te Shqiperise se Re!

                                                              1. G
                                                                Green

                                                                Si Mediu ka edhe politikan te tjere. Jane pergjithsisht servila apo skllever te neveritshem. Z. Mero vazhdoje kete lloj editoriali. I ndihmon sh. njerezit. Pse? Sot me erdhi nje i moshuar ne kafe dhe kerkoi te lexoja Editorialin tend per Mediun. Ja lexova. E pashe qe u gezua! Keshtu duhet, qe te ndahet shaping nga sheweri- me tha.

                                                                1. F
                                                                  Flm

                                                                  Kuptimin ketij editoriali ja dhene "Une"! Ky eshte karakter!

                                                                  1. A
                                                                    ANDI

                                                                    Fantastike kjo analize Mero ! Une udhetova me Alitalia ne 26 qershor 2019 Tirane-Rome. Ne kete udhetim ishte edhe Fatmir Mediu me nja dy shoqerues (djeme ma te rinj biznesmen ....shume te pashem dhe te shendetshem! ?). Ishte para meje ne dogan apo guichet e tranzitit ne Rome (une shkoja nga Roma-Kopenhagen) sepse do shkone ne Bruksel. Aty kontrollusi filloj ta ngadalsonte pak yryshin e zotit Mediu se kam pashaporte diplomatike etj etj gjithashtu edhe per "ata dy amshoret" qe e shoqeronin. Nejse pas 5-6 minuta diskutimesh kalojne. Pas tyre kalova une (qe i degjova bisedat e tyre). Nuk pata problem pasi kam fatmiresisht nacionalitetin danez. Ku shkova ne pritje te tranzitit ne nje nga sallat e aeroportit te Romes behej nje takim i perfaqsuesve te vendeve te Natos (me dukej ne rrang ministrash apo zevendes-ministrash). Eh Mediu me ndihmen e atyre dy amshorve qe e shoqeronin ka bo nja 20-30 fotografie me mbishkrimin siper kokes "NATO-Meeting in ROMA 2019" ! Pasi e verejta mire, i vuna objektiv vehtes te shoh gazetat pro-Mediu te nesrmen nga interneti kur mbrrita ne Danimark. Epo Koha Jone, Panorama etj etj, bon artikullin qe Mediu pati takim dhe mori pjese ne strategjite europiane te NATOS-S etj etj. ! E pa besueshme por e vertete te dashur miq! Si mundet nje sharlatan i tille te egzistoje akoma ne politike atehere qe duhet me qene pas hekurave ???? Sa turp !

                                                                    1. m
                                                                      meshirojeni ushtarucin Mero

                                                                      Politikanet ne Shqiperi nuk ikin kurre ne shtepi - ben 'Zbulimin' Merua, por...se mos valle ikin ne shtepi ato pseudo-Analiste te kallepit Baze qe ju zbath koka duke e mbajtur Shilte ne prapanicen e gjithe pushteteve!

                                                                      1. E
                                                                        E verteta e vertete

                                                                        Komentet e mija tek E verteta e vertete jane konvertuar cuditerisht ne “????.???” kur realisht jane: Per te qeshur dhe per te qare per kete vend dhe popull ku nje Rasputin medi(oker) i paskrupullt tallet me kete vend, me kete popull dhe me kete drejtesi…. Mero si gjithmone je lakonik dhe preciz!

                                                                        1. P
                                                                          Preshi I lushnjes

                                                                          Po u arestua mehdiu, mbledh bithen shkerdheni dhe salihi.

                                                                          1. S
                                                                            Skraparliu

                                                                            Shume mire ja ke bere rezymen medise por kur vjen puna per zgjedhjet pd. e vendos ne krye te listes.nje gje nuk the mero kete muaj qe kaloi ishte apo jo ne amerike,se kur vete ne banke te pyesin ku igjete leket qe do mbyllesh kurse ky birbo iken cdo muaj veti dyte ne amerike dhe shteti jone nuk e pyet ku i gjen leket qe iken cdo muaj ai paguan edhe per......... dihet dhe pastaj flete mehdiu per korupsion nuk i bene pyetje rames per cartet etj.

                                                                            1. E
                                                                              Elvira Zeneli

                                                                              Te lumte mendja dhe dora' Baze' je si gjithmone i drejte e i mençur' ne analizat qè ben! Te shohim çdo bèjè SPAK-u

                                                                              Lini një Përgjigje