Dëshpërimi i një zaptuesi 

28 Dhjetor 2022, 20:00Editorial Mero Baze

Sali Berisha ka bërë sot një përpjekje të dëshpëruar për ta mbyllur këtë vit me një certifikatë fals bashkimi të PD. Duke shfrytëzuar një ftesë të deputetit Mziu, për deputetë të të dy palëve të PD, ai është shfaqur në tavolinën e përbashkët të deputetëve dhe madje u ka mbajtur dhe një fjalim, duke e postuar atë si “një fillim i ri”.

Makthi me të cilën ai po përpiqet të maskojë dështimin e tij politik gjatë këtij viti, duke nisur nga beteja me shtiza e tumpanë e 8 janarit, e deri tek dreka në Laknas, tregon se ai vuan pikërisht faktin që nuk e pranojnë më si lider të tyre. 

Ai është gati t’i gëlltisë të gjitha. Është gati të mos u thotë më pengje të Edi Ramës, të mos u thotë më “besëprerë” apo të shitur, mjafton që ata të pranojnë atë për kryetar.

Në kulturën e tij politike, fyerjet dhe sharjet ndaj kundërshtarëve, janë gjithmonë të arsyetuara politikisht dhe nuk quhen nëse ndryshon qëndrim. Dhe këtë e ka dhe me kundërshtarët e “Foltores”. Me këtë logjikë, ai po përpiqet të trajtojë gjithë grupin parlamentar që e refuzon.

Ai ua ka fal të gjitha, shkopinjtë më 8 janar, gazin lotësjellës, fyerjet e sharjet më 6 mars, disa mitingje që ishin më shumë kundër Bashës se sa kundër Ramës, dhe gjithë fjalorin e tij agresiv.

Ai që bën sikur ka bërë zgjedhje, sikur ka bërë primare, sikur ka rritur PD, sikur ka bërë aleancë me Metën, sikur e ka të sigurtë që do fitojë, në fakt është një zaptues i dëshpëruar që shkon ilegalisht në një drekë në Laknas, që të shfaqet duke u mbajtur fjalim të dy palëve.

Është dëshpërimi që buron nga të kuptuarit e qartë të mos pranimit nga pala tjetër dhe ndarjes përfundimtare. Dhe akoma më keq, është dëshpërimi që vjen nga fakti se PD nuk është ndarë për shkak të Bashës, Alibeajt, Gaz Bardhit apo Flamur Nokës e Albanës. 

PD është ndarë për shkak të tij. 

Nëse ai ikën, nëse ai shkon në shtëpi, PD është automatikisht e bashkuar. Është aq e thjeshtë dhe aq afër bashkimit, sa ai dëshpërohet dhe më shumë kur e kupton që i vetmi që e mban PD të ndarë, është ai. 

Nuk i pi më ujë as “Fillimi i ri”, as rithemelimi, as agresiviteti, as servilizmi. E vetmja gjë që bën punë është ikja e tij. Dhe kjo ja ka çuar dëm gjithë betejën e tij, gjithë përpjekjen për ta zaptuar, madje i ka çuar dëm dhe grushtin nga një i çmendur në fytyrë.

Përpjekja e tij sot në Laknas për t’u dukur “i dhjerë por krenar”, në një tavolinë ku gjysma nuk i fliste me gojë, është bilanci një vjeçar i betejës së tij për të zaptuar PD.

Pa llogaritur faturuen, që e paguan Xhelali.

27 Komente

  1. L
    L.Xh

    I ke thënë të tëra o Mero Vëllai. Dreka e shejtanëve do ta quaja unë. Njëri më i keq se tjetri. PD-ja e shtrirë në arkivol, dhe gjithë këta horra e zullumqarë, qajnë e vajtojnë kufomën, që u ka lënë shëndenë, pa harruar të thonë, që fajin e ka Rama, që ata, po hanë kokat e njeri tjetrit.

    1. C
      Ciao

      Ne asnje menyre nuk duhet te pranoi PD zyrtare,Alibeu te bashkepunoi me nje njeri non grata siç eshte Sali Berisha,perndryshe edhe ata do te perfundojn keq. Sali Berisha eshte nje njeri i njollosur dhe njihet nga te gjithe,jashte apo brenda shqiperise. Ai e perçau partine ton per interesa te tija personale. Ai kerkon ta bashkoi vetem te mbuloi hipokrizine e tij ndaj partise. Prandaj kurre mos te bashkohen me Sali non graten.

      1. C
        Ciao

        Ne asnje menyre nuk duhet te pranoi PD zyrtare,Alibeu te bashkepunoi me nje njeri non grata siç eshte Sali Berisha,perndryshe edhe ata do te perfundojn keq. Sali Berisha eshte nje njeri i njollosur dhe njihet nga te gjithe,jashte apo brenda shqiperise. Ai e perçau partine ton per interesa te tija personale. Ai kerkon ta bashkoi vetem te mbuloi hipokrizine e tij ndaj partise. Prandaj kurre mos te bashkohen me Sali non graten.

      2. L
        Lofkëndi, djepi i demokracisë.

        Konkluzioni që PD vazhdon të jetë e ndarë vetëm për shkak të Berishës është më se i saktë. Mendoj se këtë duhet t'a ketë kuptuar edhe Flamur Noka, Aldo Bumçi e të tjerë, bile edhe Albana Vokshi. Por puna është kur do t'a kuptoj Luan Baçi, ky është problemi më i madh.

        1. P
          PD kaka

          PD eshte kaka e ndare ne dy pjese nje pjese eshte pizge e tjetra mute mos u merni me ate konglomerat komunisto ballisto zogisto islamisto te burgosur xhepisto pédophilo

          1. P
            Preshi I lushnjes

            nje mut paguan zhelali, paret I paguan zen borinica

            1. h
              hyps ilon

              dhiz iz a mirakull ov fridhem.

              1. M
                Ms

                ????????????????????

              2. T
                Taulant

                Lere Berishen se e dim cfare eshte. Na thuaj dicka per Ballkanin e Hapur , kete Putinin e vogel te Beogradit . Po kercenon me 3-4 mije ushtar sikur do bej namin ne Kosove. Harron qe Kosova eshte e armatosur e i jep nje pergjigje si i dha Ukraina Rusise. Po kaq gomar eshte Vucici qe mendon se do bej lufte ne Kosove kur Amerika e NATO jane ne nje lufte te pergjakshme me babain e Vucicit ne Moske ??? Sa keq eshte katandisur Vucici nuk kupton qe Kurti e Kosova si do qe te shkojn punet ka mbeshtetjen e Amerikes. Vucici nuk ka shanc qe te kaloj kufirin aty ku Natoja ka mijera ushtar. Apo ushtria Serbe ?????

                1. M
                  Mendimi im

                  Ti Taulant qe e di se çeshte Berisha, meqense ste paska bere dem ne pronen personale, futu ne breket e tij se eshte ngrohet. Ca nga ne nuk e pranojne as per te lepire nevojtoret dobiçin kriminalo-hajdut-tradhetar Sali Sheqere Karaxhiçin. Te fala mendjes per vitin qe vjen.

                2. Z
                  Zherar de padje mziu

                  Lugati shpresa e vetme,o ju hëngert me gjithë sa jeni.Ju keni pjerdh te gjithë.Pd nuk ka servis e doktor qe e merr përsipër....llum ashtu do shkoni

                  1. l
                    loni

                    This is miracle of freedom.

                    1. H
                      Hoho

                      O mjero shkretani O mero mjerani Mblidh mendjen o i vrare se SALIU DO TE VDESI TY!

                      1. I
                        I paemer

                        O Mero Ku te eshte katandisur arsyetimi! Mjafton te gjesh argumentin me te vogel kunder Berishes dhe o burra e ben nje shkrim. (Ky I mesipermi eshte per te ardhur keq) Nuk te vjen keq nga vetja kur te vetmet komente pozitive I merr nga ca Enveriste truthare?

                        1. D
                          Drejtësia

                          PD nuk bashkohet kurre, jo vetem per shkak te Berishes. PD nuk eshte organizem natyral, nuk eshte e djathta natyrale. Eshte nje sajese artificiale, e formuar me urdher dite. Antaret e saj u bene te gjithe te denuarit ordinere. Nje pjese e vogel idealistesh, te cilet u bashkuan me të fillimisht, u perjashtuan sepse nuk mund te bashkejetonin. Programi politik i PD eshte perdorimi i pushtetit dhe ushtrise per te kryer genocid mbi popullin, sic veproi ne 1997 dhe me 21 Janar 2011. PD-ja i ka dhene goditjen me te rende parlamentarizmit euro-atlantik kur hodhi poshte mandatet e perfaqesimit ne parlament dhe i shkeli me kembe. Djegia ne grup e mandateve ishte goditje tipike antidemokratike, diktatoriale. Pra, nuk eshte vetem lidershipi qe mban e do ta mbaje PD-në cope-cope, por e gjithe ngrehina e saj, qe nga themelet.

                          1. t
                            teleshikuesi

                            I vetmi shanc qe oi ka mbetur Berishes eshte te futet ne BBVip2 dhe ta fitoje ate!Ai tashme ka dale nga politika,jo se ka dashur por se e kane nxjerre ata qe e futen ne kete loje!Ai mund te jete nje konkurent shume i forte me ishdhendrin e Zhozit "papagallin" e ketij edicioni te BBVip ku vetem "vipa" nuk ka! Jam i bindur qe Berisha do e fitoje BBVip po hyri.

                            1. n
                              nje punonjes buxhetor

                              DESHPERIMI 10-VJECAR I PUNONJESVE BUXHETORE TE SHQIPERISE --- Te deshperuar punonjes te sektorit Buxhetore, ti "Gezoni" ato Shperblimet e fund-vitit te pa dhena nga dhjetori i 2012! Kjo fale "merites" se kesaj qeveri Rama qe edhe pse e ka detyrim me Ligj, ju ka privuar nga nje e drejte Ligjore duke qene e vetjma qeveri ne 30 vite qe nuk jua njeh kete te drejte ! (Te fundit shperblim te fund-vitit apo Rroge e 13, punonjesit Buxhetore e kane marre ne Dhjetor 2012 nga qeveria e ketij Zaptuesit te Mero Bazes)

                              1. M
                                Mara emigrante ne Itali

                                Parti fashiste endoni si ka qene Shqiperia ne kohen qe udhehiqnin keta dhe si ka ndryshuar ne kohen qe udheheq Partia Socialiste .ky eshte ndyshimi i madh .pd duhet te shkrihet fare po fare ama mos ti ngelet nam dhe nishan anti shqiptare ,hajdute dhe kriminele .

                                1. m
                                  meshirojeni ushtarucin Mero

                                  Kjo qurravitje i nje fort te deshperuari nga nje dreke mes politikanesh opozitare nuk eshte gje e re, sepse dihet se ky Qaramani deshperuar eshte prej 30 vitesh Shiltja poshte mollaqeve te gjithe pushteteve me rradhe.

                                  1. n
                                    nazmi

                                    Keta ANTIKOMUNISTET kane te drejte te flasin por ama te mbrohen te Berishistet duket se kane probleme psikopatie qe deri sa te vdesin nuk sherohen. Mjere ne te tjeret qe na ka zene me keta njerez komunisto - berishist.

                                    1. R
                                      Realpolitika

                                      Bravo, Mero ! Sali Berisha eshte zaptues i PD-se , por edhe i Shqiperise. Trushplaret qe i shkojne pas Sali hajdut - kriminelit , besojne qe Saliu eshte i ndershem. Po mire ku i gjen Saliu parate qe harxhon per badigardet privat, makinat, sallat e takimeve e te tjera te padukshme???? Zeni i Sales ku ka punuar ndonje dite mund tna thoni !!?? Sa te jet gjall Saliu i Viçitolit do te jet e ndare jo vetem PD por do te vuaj edhe Shqiperia.

                                      1. Z
                                        Zeqo Pilafi

                                        O Realpolitika! Thua:"Trushplaret qe i shkojne pas Sali hajdut - kriminelit , besojne qe Saliu eshte i ndershem." Pse, vërtetë je i bindur se ata që i shkojnë pas besojnë se Berisha është i ndershëm? Ata i shkojnë pas ngaqë e dinë se është i pandershëm or i uruar i i perëndisë dhe jo se besojnë në ndershmërinë e tij. Sikur të ishte i ndershëm, asnjë nga ata që i shkojnë sot pas nuk do qëndronte një minutë me të. Berisha atyre që i shkojnë pas ju duhet vetëm si i pandershëm, ata e duan atë për pandershmërinë e tij proverbiale, si i ndershëm ai nuk do ju hynte në punë. Berisha e di më mirë se kushdo që asnjë nga ata që i shkonë pas nuk e do, por thjesht ju duhet. Natyrisht edhe Berisha nuk do asgjë veç pushtetit, as që mund të mendohet se ai do ndonjë nga larot që i shkojnë pas. Ajo që i lidh të dy palët me njëri-tjetrin është vetëm interesi i momentit, as që mund të bëhet fjalë për dashuri reciproke që buron nga bindjet dhe idealet. Kjo mëndje, të dy palëve, si Berishës dhe larove që i shkojnë pas i merr të keqen.

                                      2. E
                                        Engjell

                                        Seca ka qe e tremb meron dhe patronazhistet ky bashkimi i PD se se kuptoj. Se mund fare mire taneglizhonin apo ta injoronin si lajm. Fakti qe i shpoi si thumb grereze tregon qe i shqeteson dhe ju prish gjumin. Po para se t ja u prishe gjumin Pd ja duhet t ja uprishe urrejtja qe kane njerezit tashme per ramen. Eshte i pavotueshem dhe do ta shihni ne zgjedhje. E ka dhjere me kete popull ne menyre te pariparueshme

                                        1. q
                                          qeveria e (Gent) KAKAVE

                                          Deshperimi nga heqja e ndihmes ekonomike e dergon shtetasen Shpresa Cani ne deren e Bashkise Lushnje per tu ankuar...dhe atje rendohet e gjen Vdekjen! Ja pra, qeveria Rama e "prane shtresave ne nevoje"! Eshte Prane vetem ne varferimin e shqiptareve duke u hequr dhe Buken e Gojes e duke e derguar ne varr ate te mjeren ...Dhe behet fjale per nje fare "ndihme ekonomike" sa per te mbajtur frymen gjalle! Eshte kjo qeveri Rama, qe sado te mundohet me makiazhe e bojatisje, nuk e fsheh dot surratin e deshtimit total ne ekonomine e Shqiperise e Shqiptareve.

                                          1. N
                                            Neritan Liçaj aktor

                                            Mero vetem me ate qe ke thene ( i dhjere dhe krenar ) nuk duheshe ta vazhdoje ,je i madh .

                                            1. B
                                              Bravo Kotoni

                                              O Mero ! Me te "dhjere" jane ata qe hengren dreken kur erdhi Berisha. O po hahet dreke nga Mziu.

                                              1. T
                                                Tomson

                                                Varja Sales

                                                Lini një Përgjigje