Përse Berisha përpiqet të duket si “Zografi biss”, ose Fred Beleri?

21 Dhjetor 2022, 18:44Editorial Mero Baze

Sali Berisha sot u përpoq të mbrojë marrëveshjen e detit me Greqinë nënshkruar më 2009, duke akuzuar Turqinë si shkatërruese të saj. Bëhet fjalë për marrëveshjen që u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, e firmosur nga Berisha dhe Karamalis më 2009, e cila u shpall antikushtetuese. 

Bisedimet e reja mes Ditmir Bushatit dhe Kocias deri më 2018 nuk dhanë rezultate dhe më vonë Rama dhe Micotaqis vendosën që çështjen ta zgjidhë Gjykata Ndërkombëtare.

Kjo parimisht tani është një çështje në dorë të drejtësisë dhe të dy palët do pranojnë verdiktin e saj.

Pala greke mbron marrëveshjen e Berishës, pala shqiptare kërkon diçka më shumë. Vendimi do jetë ose me një pale, ose me tjetrën, ose diçka në mes. Sido që të jetë, pala greke kërkesë maksimale ka atë që i ka dhënë Berisha. Pra dhe pala greke, dhe Berisha, kanë të njëjtën kërkesë.

Sot Berisha ngjante më i pikëlluar se vet pala greke për hedhjen poshtë të asaj marrëveshje dhe akuzoi Turqinë që e kishte prishur atë. Ai është sot “Zografi biss”, siç ironizonte Edi Ramën, që e akuzonte se po negocionte shitjen e detit Greqisë.

Po përse Sali Berisha befas po akuzon Turqinë për prishjen e asaj marrëveshjeje?

E vërteta është se Turqia nuk ka pasur asnjë mekanizëm të ndikojë në Gjykatën tonë Kushtetuese. Asnjë i dërguar i tyre nuk ka kontaktuar Gjykatën. Sipas kabllogrameve të zbuluara nga Ëikileaks, të vetmit diplomatë të interesuar për marrëveshjen, ishin ata amerikanë. Edhe për ata nuk ka asnjë fakt që kanë ndikuar mbi Gjykatën, por është e qartë nga raportet e tyre se ata e shikonin me shqetësim atë marrëveshje.

Dhe Sali Berisha e di këtë histori. Madje kur u hodh poshtë marrëveshja, ai përhapte fjalë në popull se kishte ndikuar vetë mbi Gjykatën, pasi nuk kishte se si t’ua punonte grekëve pas shpine.

Tani i përfshirë në një luftë për jetë e vdekje me SHBA, ai po përpiqet të inkriminojë Turqinë në një betejë që nuk ka qenë e saj, për shkak të reputacionit të keq që Turqia mund të ketë tek Gjykata ndërkombëtare dhe për ta paraqitur çështjen si rivalitet ballkanik.

Frika se nëse thotë që SHBA ka qenë e interesuar për ta prishur atë marrëveshje mund t’i humbasë betejën në gjykatë, e shtyn drejt një improvizimi politik, nga i cili ka dy përfitime.

E para, shpreson se do helmojë klimën e raporteve shqiptaro- greke dhe do të ndihmojë që gjykata ta shikojë këtë çështje si një ndërhyrje të Turqisë, duke lënë në fuqi marrëveshjen e Berishës me Greqinë. 

Dhe e dyta, përpiqet të shfaqet si njeriu i Greqisë në Shqipëri, duke e identifikuar Edi Ramën me Erdoganin dhe Turqinë. 

Nuk di sa bindës është për Greqinë, pasi vet grekët kanë kërkuar ndihmën e Ramës për të ulur gjakrat me Turqinë, por ai shpreson se e vetmja mënyrë t’i hakmerret SHBA për këtë është të përfshijë Turqinë në një çështje të sovranitetit të Shqipërisë, për të paparaqitur atë si skenar ballkanik për "neo otomanizëm”.

E gjitha është një nga ato betejat e dëshpëruara të përditshme të tij.

Për fat raportet shqiptaro- greke janë shumë të mira dhe janë drejt konsolidimit të përhershëm si vende mike, nga kriza që kur ka ikur Sali Berisha nga pushteti më 1997, i cili shpalli gjendjen e luftës me Greqinë, e dyta pas shpalljes së luftës ndaj Greqisë më 1940 në emër të Italisë nga Mustafa Kruja. Atëherë mburrej se Greqia nuk kishte çfarë t’i bënte se ky kishte Turqinë. Madje me ‘97 citonte çdo ditë Tansu Çillerin.

Në vitin 1994, Sali Berisha dërgoi ushtrinë në kufi me Greqinë dhe u vuri viza qytetarëve grek, për shkak se Fred Bejleri dhe një grup militantësh nacionalistë grek morën përsipër sulmin mbi një repart ushtarak në Peshkëpi në Gjirokastër, ku u vranë tre ushtarakë shqiptarë. Tani pas 30 vjetësh Sali Berisha e ka Fred Belerin kandidat të PD për Bashkinë e Himarës dhe përpiqet të shpallë qeverinë shqiptare aleate të Turqisë kundër Greqisë.

Nuk e ka menduar keq si skemë, por është e pagëlltitshme nga të gjitha palët. Fillimisht e pagëlltitshme nga Fred Beleri, të cilit kërkon t’i heqë dhe të vetmin heroizëm që ka bërë si nacionalist grek. E pagëlltitshme edhe nga pala greke që armiqësinë e fundit me Shqipërinë e ka për shkak të Sali Berishës. Por mbi të gjitha e pagëlltitshme dhe nga vet “demokratët” që Edi Ramën kur e shajnë, me zemër i thonë “grek muti”, pasi këtë kanë sharjen më të egër që njohin. Aq më tepër që del dhe nga një fis me Dendiasin nga Vunoi. 

Nuk është vonë kurrë t’i kërkojë falje Greqisë për çfarë armiqësie ka mbjellë në kurriz të popullit shqiptar ndaj saj, por nuk ka kohë të bëhet edhe si Fred Beleri, edhe si Adem Jashari, edhe si Skënderbeu, njëkohësisht.

Hë për hë ka zgjedhur të jetë si Fred Beleri. Për hajër i qoftë. Ndoshta ja lejojnë djalit të ndërtojë ato tokat që ka në Hiamrë dhe Dhërmi. Se për gjë tjetër nuk hynë në punë.

12 Komente

  1. T
    Taulant

    Mareveshja qe po ben kerrici i Vucicit me Greket eshte me e keqe se ajo qe beri Saliu. Plus qe Rama do ta pres neser Grekun Micotakis edhe ne Himare cfare perben nje akt shume te rrezikshem per sovranitetin e vendit. Kjo pritje legjitimon kerkesat shoviniste Greke duke e nxjerr edhe Himaren si zone minoritare. Keto jane krime qe po i ben Rama vendit.

    Përgjigjjuni
    1. I
      Indinjata

      Problemi nuk qendron tek Sali Berisha sepse ai eshte nje i vdekur dhe i pakallur z.Baze,por tek shoqeria shhqipetare qe akoma fenomenin me te shemtuar te ketij populli e mbane akoma ne skene e perditeshme te saj!Ngrihemi me konferencat e shtypit te Berishes,dreken e hame me syzet e tij ndersa ,ne mbremje padyshim me editoriale qe i dedikohen skeletit te tij qe kaloi dhe nje dite ne kembe! Fatkeqesi kjo prapambetje e theksuar shoqerore qe akoma ne jeten e saj ka nje kufome te tille e qe per fat te keq ai vazhdon te jete menu e perditeshme e ketij vendi! Ai vazhdon e nxjerr nga sirtaret e drejtesise 95,97,98,2008,2011 dhe vazhdon e mburret me krimet e tij ndaj ketij vendi e populli dhe akuzon viktimat fale drejtesise se çmontuar ne vitet 1993 me kursin e plepave ,fale ndihmes qe nuk ia kane kursyer kurre miqte dhe çdrejtesise qe nuk eshte çmontuar akoma duke qendruar si thembra e Akilit ne kete vend duke kerkuar po nga keta kuadro pa shkollen e mesme e me kursin 6 mujor te vene drejtesi ne kete vend ku ata qe e toleruan dhe e ndihmuan ne ate kohe sot kerkojne te nxjerrin medoemos kuadro te dala nga keto kurse per te vende drejtesin ne vend!Paradoksialiteti pikerisht qendron ketu se bashku me Sali Berishen i cili vazhdon edhe pse klufome te mos i trembet syri sepse kushdo qe vihet ne instancat me te larta te organeve te akuzes jane kuadrot e tij!Fatkeqesi me vetdije!

      Përgjigjjuni
      1. K
        Komentues i perhershëm i gazetes Tema

        O Mero, po na sqaroni pak per partine politike te Qorrit me dy sy se tani e pashe tek Ylli Rakipi apo eshte e viteve kaluara? Mburrej qe qellonin me salce ministre nje rrugaçe vajze qe e kam pare atehere ne tv dhe tani eshte antare e keshillit kombtar te partise Qorrit. Prape me monikra e dumra do e bejme politiken? Lere Saliun se ne te Sheqeres do ngelet e Karaxhiçit, Qorri formoi parti. Eshte emocionale qe nje rrugaç si "profesor" Qorri ben nje hap para.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Komunist me Rolex

          Who the fick is Fred Beleri???

          Përgjigjjuni
          1. A
            Aron

            Sic edhe thashe, nga kabllogramet doli qe ishte Amerika ajo qe kishte ngrit alarmin dhe qe drejtuan Ramen dhe PS ta conin ceshtjen ne Kushtetute. Por, Sali tradhetari do te hedh shashka para kesaj vizite ti tregoje Greqise per kete favor qe u beri dhe ta nxjerr Ramen si Neo-Otoman, jo Europian qe eshte vertete qesharake.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Mero

              Më në fund një artikull i Meros për Berishën, një nismë e re nga ky gazetar.

              Përgjigjjuni
              1. J
                Jugu

                Po cfare dreqin shkruan o gazetare? Rama eshte fakt qe po e shet detin te Greket dhe vendin te Erdogani. Ti mundohesh te lezetosh histori komplotesh dhe na e nxjerr Rame mavrin si hero kur ai thjesht shperben vendin dhe shet cfare te mundet dhe me ndihmen tuaj dhe te patronazhisteve qendron ne pushtet. Fol per fukarallekun o zotni dhe problemet pa fund qe ka krijuar hajdutizmi i pushtetit te rilindasve.

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Erdogan

                  Cfare mund te presesh nga bijte e Vezireve, Pashallareve, Bejlereve,Agallareve,Dervisheve,Muhipeve,Hoxhallareve per ata qe mbajten me Nder Kombesine dhe Identitetin Epirote. Arnautet e vetequajture Skiptare kujtojne se duke vazhduar te “Ofendojne” Kaurret e Derrit apo Greket e M……t harrojne qe qelben gjithe Evropin me Hajdute,Prostituta,Vrashe,Droge etj. Kaurreve te Derrit you o qelbesira qe nuk kini as Nder,as Dinjitet,as Histori do you puthni kembet. Prisni se nuk kini pare gje akoma.

                  Përgjigjjuni
                  1. U
                    Usa

                    Mero , Sali nongrada ne kete pike eshte si me thene keq beresi me i ndershem ose si te themi armiku me i betuar se c’do krim qe ka bere jo vetem e pranon po edhe mburret me veprimet e tij . Ai vrau me 21 janar dhe tha mund te vrisnja edhe 30 ose edhe300 po tja jepte truri ose tha qe jo vetem kam kater snajpera mbi ndertesa po kam edhe vet nje dritare te zyres per ta vrare Edi Ramen po doli ne proteste , ne kete pike eshtejo vetem i sinqerte po edhe i vendosur ne rrugen e tij , puna eshte mire Llalla nuk as nuk shihte as degjonte po edhe Kraja nuk degjoi gjete presim tek Dumani a ka degjuar gje.

                    Përgjigjjuni
                    1. m
                      meru

                      Jeta e kti tipit jane opinione te lodhura e te sforcuara mbi berishen. Fanboy

                      Përgjigjjuni
                      1. R
                        Ramalluku i Surrelit

                        Pa mbani vesh sot o more milet, se do tu rrefej une nje sekret - Kur der sot kam puth mollaqe te Erdoganit, e ca me shume mollaqe te Serbit Vucic...te puth dhe mollaqe te Mico grekut, nuk ka pse te zoritem hic...

                        Përgjigjjuni
                        1. h
                          himaroti

                          Sali Liri Qorri ka nderru syrin...ne vend te syzeve

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje