Historia e Gërdecit është hetuar dhe gjykuar si aksident teknologjik. Në kuptimin e fajtorëve për shpërthimin, kushteve të sigurimit teknik apo sigurimit të punëtoreve, janë dënuar Mihal Delijorgji, administratori i tij, Ylli Pinari e disa të tjerë. Është pak a shumë si të gjykosh një aksident në rrugë dhe të dënosh shoferin dhe mirëmbajtësin e rrugës.
Por shenja që ka lënë mos gjykimi i korrupsionit në Gërdec, nuk ka lidhje me aksidentin që ka ndodhur, por me lidhjet politike që çuan në një biznes arrogant, që nuk pyeste për askënd derisa ndodhi gjëma.
Dhe kjo është historia e pahetuar dhe pagjykuar e Gërdecit. Në këtë histori ka tre personazhe, Fatmir Mediu, Shkëlzen Berisha dhe Sali Berisha. Këta të tre janë marrë vesh bashkë, që ky biznes do jetë i djalit të Sali Berishës. Fatmir Mediu i ka qëndruar besnik fjalës së dhënë dhe e ka ndihmuar deri në fund. E ka pritur 42 herë në zyrë brenda një muaji, i ka dhënë zyrë private brenda Ministrisë së Mbrojtjes, e ka në kontakte telefonike të përditshme për çdo hall që i del në atë proces dhe ja ka marrë shpërblimin dhjetëfish, se prej atëherë vazhdon të jetë si deputet i Partisë Demokratike me imunitet në Parlament, duke shantazhuar Berishët se po nuk e vunë deputet, do të flasë.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë që ishte në atë kohë u kërcënua nga Shkëlzen Berisha dhe pasi bëri deklarata konfidenciale në Ambasadën e SHBA në Tiranë, u largua si azilant politik në SHBA. Gjithë piramida e Ministrisë se Mbrojtjes që kundërshtoi projektin u eliminua, ose shkarkua.
Zëvendëskryeministri Ilir Rusmali që refuzoi të bënte një VKM, që ky biznes t’i jepej drejtpërdrejtë pa garë kësaj kompanie, u sulmua muaj më vonë derisa u detyrua të dorhiqet nga qeveria dhe vazhdon të konsiderohet armik i familjes Berisha. Madje sot Berisha jep prova që pranon më lehtë njerëz të Edi Ramës se sa ish- zëvendëskryeministrin e tij dhe për poste pa ndonjë rëndësi reale si kryetar KQZ apo Avokat i Popullit.
Historia e Partisë Demokratike prej 15 marsit 2008 e ka kthyer besnikërinë ndaj atij krimi në kriter për të avancuara në karrierë nën Sali Berishën apo për t’u eliminuar prej tij.
Prokuroria nuk e hetoi korrupsionin në tragjedinë e Gërdecit. Nuk e lejoi Sali Berisha me presionin e tmerrshëm ndaj tyre, por dhe nuk u gjet ndonjë prokuror që t’i bënte ballë atij presioni. Aq fuqi kishin në atë kohë dhe aq hapësirë politike kishte.
Sot SPAK nuk mund të tallet më me atë histori duke e trajtuar si një çështje për t’u pastruar.
Implikimi i Shkëlzen Berishës në Gërdec është i dokumentueshëm dhe i provueshëm në çdo detaj. Më poshtë po ofroj disa prej fakteve që janë publike.
Një javë më parë, kur një person me probleme mendore goditi Sali Berishën që po udhëhiqte një protestë kundër Bashkimit Evropian, lajmi i parë rreth agresorit e lidhte edhe atë me historinë e Gërdecit. Kushëriri i tij ishte punësuar në Gërdec, pasi nëna e tij punonte pastruese në shtëpinë e Sali Berishës. Pra edhe të punësuarit në Gërdec, Shkëlzeni i kishte mbledhur nga rrethi i njerëzve të shtëpisë, burrin e tezes, djalin e pastrueses, shokun e tij Rahmanin, kushërinjtë e tij etj.
Historia e fshehjes së këtij krimi ka nisur pak minuta pas tragjedisë në zyrën e kryeministrit Sali Berisha. I njoftuar për tragjedinë, ai ka nisur me kujdes fshehjen e provës së parë dhe më të rëndë kundër tij, praninë e baxhanakut të vet, tashmë si viktimë në këtë tragjedi.
Komunikata e parë për shtyp e tij përmendte emrin e baxhanakut, por të ndryshuar, nga Muhamet Hoxha në Mehmet Hoxha. Në pamjen filmike të transmetuar publikisht dhe të lexuar me zërin e tij vërehet një pauzë para se të përmendë emrin dhe me qetësi e lexon Mehmet, në vend të emrit Muhamet.
“Deri tani janë identifikuar emrat e 3 viktimave: Rajmonda Tudi, 40 vjeç, Mehmet Hoxha, 59 vjeç, Jetmir Kolloshi, 19 vjeç, ndërsa dy nga viktimat janë ende të paidentifikuara. 4 prej tyre janë gjendur në vendin e shpërthimit dhe një tjetër më tutje.”
Për gjithkënd që e shikon me vëmendje atë moment, kuptohet qartë se si hedh sytë mbi letër, heziton, i mban sytë mbërthyer mbi emrin e tij, prishet në fytyrë dhe pastaj e lexon Mehmet në vend të emrit Muhamet. Është vetëdija e njeriut që në atë moment vendosi të fshehë një krim. Përpjekja e tij që në momentet e para të tragjedisë për ta devijuar të vërtetën larg tij dhe familjes se tij, ishte dhe mbeti linja politike qe po varros ketë të vërtetë.
Këtë ngatërresë të qëllimshme emri Berisha e përdori dhe dy ditë më pas në sallën e Parlamentit të Shqipërisë. Edhe pse familja e tij ishte familjarizuar me tragjedinë, edhe pse gruaja e tij Liri Berisha dhe dy fëmijët e tij ishin në ceremoninë e varrimit të baxhanakut të tij, ai vazhdonte të sillej sikur nuk e njihte Muhametin. Nuk shkoi në ceremoninë e varrimit të tij dhe për ta theksuar më tej linjën e fshehjes së krimit, ia lexoi sërish emrin gabim në Parlament, edhe pse ndërkohë emri zyrtarisht ishte shqiptuar ndryshe.
Në këtë linjë u përpoq të përfshihej dhe gruaja e tij, por si çdo krim, as ky nuk ishte perfekt. Ajo nuk mund t’i fshihte dot gjurmët dhe detajet i shpëtojnë rrugës.
Liri Berisha bëri tentativën e parë për ta rrëfyer gabim këtë histori në gazetën Panorama një muaj pas tragjedisë.
Në një intervistë dhënë gazetës Panorama, në datën 15.04.2008, zonja Berisha thotë se ajo dhe i biri i saj nuk ia kishin treguar Sali Berishës faktin që ai kishte një baxhanak, që punonte në Gërdec dhe që ishte nga të vrarët mes viktimave.
Ja si e përshkruan ajo momentin kur është ndjerë keq që Berisha nuk dinte gjë për baxhanakun: “Problemi ishte se ai nuk pati rast ta takonte asnjëherë. Ata (motra me të shoqin), kishin vetëm tre muaj që kishin ardhur. Saliu lexonte emrin aty dhe unë thosha: E zeza, si nuk ia kemi thënë! Ato kohë kishim trevjetorin e vdekjes së mamasë dhe kishim menduar që ta linim për më vonë prezantimin familjar me njerëzit e familjes. Isha unë ajo që ia caktova si detyrë tim biri t’ia shpjegonte situatën”- (Panorama, 15 prill 2008).
Shpjegimi i zonjës Berisha ka disa mangësi thelbësore. Mangësia e pare ka të bëjë me vetë imazhin e familjes Berisha dhe marrëdhëniet perfekte që ata kanë si çift. Çifti Berisha shquhet për raporte shumë të sinqerta me njëri-tjetrin dhe marrëdhënie shumë të mira. Në një raport të tillë familjar, që kurrsesi s’mund të besojmë se është hipokrit, nuk mund të ndodhë që zonja Berisha të mos i ketë folur asnjëherë burrit të saj për baxhanakun, i cili po punonte në një punë që e kishte rekomanduar djali i tyre.
Por hijet e dyshimit rriten më poshtë, kur zonja Liri Berisha tregon se si ka mësuar që kunati i saj po punonte në Gërdec:
“Kur një ditë shkojmë në varreza te prindërit, e pyes motrën nëse i shoqi kishte filluar punë dhe ajo më tregoi se po punonte diku afër Marikajt. Kur e pyes se çfarë bën, ajo mu përgjigj: Mban ca arka municionesh. Është i kënaqur me punën, e pyeta? Jo dhe aq, mban ca arka, por do të rrijë veç pak, sa të gjejë një punë tjetër më të mirë. Në kohën që vdiq, kishte marrë vetëm dy rroga”- (Panorama, 15 prill 2008).
Kjo deklaratë e zonjës Liri Berisha bie ndesh me deklaratat e motrës së saj, Vjollca Hoxha (Rama), e veja e Muhamet Hoxhës, vrarë në Gërdec. Zonja Hoxha, e cila duket se ka qenë në periferi të përfitimeve nga pushteti i kunatit të saj, e tregon ndryshe historinë. Në një intervistë në Gazeta Shqiptare më 15 qershor 2008, ajo thotë se burri i saj ishte kthyer në Shqipëri që në muajin nëntor, kurse ajo vetë që në fillim të vitit 2007, dhe jo siç thotë Liri Berisha, se ata (motra me të shoqin) kishin vetëm tre muaj që kishin ardhur. Vjollca Hoxha (Rama), motra e Liri Berishës, në një intervistë ekskluzive për Gazeta Shqiptare, rrëfen se ishte kthyer në Shqipëri në qershor të vitit 2007 për të vizituar familjarët, dhe se në Shqipëri e mbante një operacion që duhej të kryente, pasi kishte këputur meniskun. Më pas kishte ftuar dhe Muhametin të kthehej në Shqipëri, derisa të përfundonte operacioni- (Gazeta Shqiptare, 15 qershor 2008).
Nga ana tjetër, të dy motrat nuk bien dakord për faktin se a kishin dijeni ato për punën që bënte i ndjeri Muhamet Hoxha. Vjollca tregon se nuk e dinte që bashkëshorti i saj punonte në një fabrikë demontimi të armëve:
“Po si mendoni ju, që po ta kisha ditur, do lejoja që im shoq të punonte aty? Unë me të vërtetë s’jam e pasur, kam punuar si gjithë shqiptarët e tjerë nëpër Evropë, tri punë në ditë, nga kuzhiniere te pastruese, por nuk isha duke vdekur nga uria që të lejoja që im shoq të punonte aty, në mes të rrezikut”, thotë gjatë intervistës së saj Vjollca Hoxha (Rama) - (Gazeta Shqiptare, 15 qershor 2008).
Ndryshe nga kjo, zonja Liri Berisha në intervistën e saj thotë:
“Kur e pyes (motrën) se çfarë bën (burri), ajo mu përgjigj: Mban ca arka municionesh” - (Gazeta Panorama, 15 prill 208). Këto lajthitje të zonjës Berisha në intervistën e saj publike për Gërdecin dëshmojnë se ajo, ose nuk është e sinqertë me opinionin publik, ose nuk ka qenë e sinqertë me motrën e saj dhe bashkëshortin e saj, Sali Berisha.
Motra e saj provon se ka qenë me burrin në Shqipëri prej vitit 2007 dhe se nuk e ka ditur se burri i saj punonte mbajtës arkash municionesh. Dëshmitë rreth Gërdecit dhe hetimet e bëra nga Prokuroria provojnë në të vërtetë që Muhamet Hoxha nuk mbante arka, por numëronte arka dhe ishte një lloj përgjegjësi në këtë punë.
Kësaj gënjeshtre i shtohet gënjeshtra e Shkëlzen Berishës që thotë njësoj si babai se nuk e njihte burrin e tezes që kishte punësuar në Gërdec (intervistë me Ylli Rakipin në MCN), ndërkohë që Liria, nëna e tij provon që u thoshte fëmijëve: “E zeza si nuk i treguam Saliut”.
Ndërkohë që Berisha gënjente publikisht për emrin e baxhanakut të tij, duke shpresuar se shqiptaret nuk do ta mësonin këtë të vërtetë, i biri i tij Shkëlzen Berisha fliste në telefon me Mihal Delijorgjin. Tabulati i zbardhur prej Prokurorisë provon se Shkëlzen Berisha ka folur në orën 12:48 minuta në telefon me Mihal Delijorgjin. Biles nëse i hedh një sy tabulateve të Mihal Delijorgjit, shikon se njerëzit më të afërt me të cilët ai ka ndarë shqetësimin për tragjedinë që ndodhi në tridhjetë minutat e para janë gruaja e tij, kunati, Shkëlzen Berisha dhe Ilir Meta.
Por sërisht tek intervista me Ylli Rakipin, ai u lejua të gënjejë e të thotë se e ka marrë Delijorgjin nën presionin e familjarëve që pyesnin për burrin e tezes (çudi e madhe se gjithë familja se njihte). Ai harron se më 2008 ka deklaruar që nuk ka folur kurrë në telefon me Delijorgjin dhe akoma më keq harron se ekzistojnë tabulatet që ai ka histori telefonash të panumërta me Delijorgjin para tragjedisë për çdo hall që ka pasur kompania në Gërdec. Ai dhe Rrahman Selmanllari janë biseduesit më të frekentuar të Dellijorgjit.
Më poshtë tabulatet.



Nëse kryqëzon deklaratat e Fatmir Mediut, Delijorgjit dhe Shkëlzenit se çfarë thonë për njëri tjetrin, e kupton qartë se të tre mendojnë se ata duhet të justifikojnë vetëm bisedat e 15 Marsit, ndërkohë që ata kanë histori bisedash më parë të pafundme. Dhe tabulatet e dëshmojnë këtë.
Më e pistë është historia e bisedave dhe sms-ve të Ilir Metës me Mihal Delijorgjin. Siç shihni nga tabulati ata kanë folur 4 herë prej orës 1 deri në orën 4 mbasdite, kohë kur Delijorgji u arrestua. Pasi çështja u bë e rëndë dhe mori përmasa politike, Ilir Meta ka qene i shqetësuar se mos prokuroria ka kapur këtë bisede. Nga një përgjim telefoni i Delijorgjit me gruan e tij, flitet gjerësisht për ketë shqetësim. Gruaja i thotë Delijorgjit se Monika i ka shkuar në shtëpi dhe e ka pyetur nëse Mihali i ka fshirë mesazhet e Ilirit dhe Mihali e siguron se i ka fshirë. Duke ia përshkruar gruas së tij mesazhin, ai thotë se Ilir Meta i ka thënë më ke pranë si vëlla ne çdo rast.
Fakti që shoku i ngusht i Shkëlzen Berishës, Selmanllari ishte përfaqësues zyrtar i kompanisë amerikane në Tiranë tregon se kompania amerikane ishte fals, dhe praktikisht ajo ishte vet Shkëlzeni. Deklarata e tij në prokuroi se nuk ka asnjë lidhje me këtë kompani, kur është i autorizuar si përfaqesues i saj dhe ka punësuar aty gjysmën e fisit, tregojnë se si nuk ka dashur prokuria ta hetoj cdo detaj që lidhet me Shkëlzen Berishën.

Po kaq e fort ëhstë prova e faksit të dërguar nga zyra e Aldo Bumçit për Shkëlzen Berishën.
Ish-ministri i Drejtësisë, Aldo Bumçi është thirrur sot nga SPAK në lidhje me përfshirjen e tij si ish- ministër Drejtësie në lobimin e Shkëlzen Berishës në biznesin e demontimit të armëve në Gërdec.
Ngjarja që lidh Aldo Bumçin me Shkëlzen Berishën, është një faks në të cilin është përmbajtja e letrës miratuese nga Ministria e Drejtësisë për kontratën që do të lidhej në Gërdec, një kopje të së cilës nga zyra e Aldo Bumçit i është dërguar privatisht Shkëlzen Berishës.
Kjo është dëshmia që tregon se kush interesohej për atë biznes.

Dëshmia mbështetet nga ish- sekretarja e Aldo Bumçit dhënë para prokurorëve, e cila pranon se Shkëlzeni ka shkuar në zyrë e më pas Aldo ka percjellë porosinë për tek zyra privat e e Shkëlzenit brenda Ministrisë së Mbrojtjes.
Faksi është sekuestruar nga Prokuroria në materialet e gjetura pas tragjedisë në Ministrinë e Mbrojtjes.
https://www.gazetatema.net/politika/faksi-per-shkelzenin-qe-provon-se-bumci-dhe-vartesit-
Të gjitha këto janë fakte publike të mbledhura nga unë si gazetar. SPAK ka shumë më tepër mekanizma se unë për ti mbledhur dëshmitë dhe për ti certifikuar ato. Por mënyra s si po veprohet, duke thirrur herë pas here njerëz për hetime, për tu dukur sikur hetojnë dhe pa thirrur kurrë për këtë çështje Shkëlzen Berishën, më lë të dyshoj se hetimi nuk është serioz.
Dhe për tu bërë një teatër i plot duhet të dëgjojmë tani dhe Fatmir Mediun që shkon nëpër seminare në SHBA të na tregoj se si duhet të luftojmë korrupsionin dhe të jemi një vend i denjë për aleanca me Perëndimin.
Banda e vicidolit
Ka kaq shume te paverteta ne kete shkrim sa qe nuk ka SPAK apo prokuror qe mund ti ktheje ne prova! Nese Rama do kishte pasur mundesi do e kishte bere me kohe e me vakt. Fitorja mediatike per t’i bere rrenat te besueshme po i kthehet Rames ne disfate politike sepse njerezit qe presin drejtesi nuk e kuptojne se Rama nuk vepron dot jo se nuk do por se nuk mundet per shkak se ne gjyq duhen prova jo rrenat e ymerit qe nuk e tregon kurre te njejten rrene njelloj.
Ty me te therrit Rrot Besi e ke pak. Me mire Rrot Kari qe shkumon.
Besi po nuk na the nje te pavertete te ketij shkrimi ama!!!!!
nuk e ka emrin Besi, po Zeni ...
Ja hongsh karin Albin Kurtit.
Vaginela ,pas pretendimit tebd i bie qe ta hash komplet Albinin!
Pirdh shoku Mëro pirdh. Tani u kujtove të fallsifikosh " letra dhe firma" !! . Partia do të japë edhe ty prona me 1 euro si Karllo Malltezit. Biles më shumë tha Fuga në mbledhjen e guerrilsave nga katundi. Po pavarësisht që partia të mban "ngrohtë" me lekë, si qen rrugësh me koleksion sëmundjesh do ngordhësh...tek dera e xhamisë
Po si nuk u lodhe more burre!!!!!!! Ore po kritikoje njehere qeverine e Rames se ka 10 vite ne pushtet dhe po na merr shpirtin. Vetem po je paguar miliona euro dhe i ke thene ik pirdhu edhe profesionit.
O Komento e more dhe per neser byrekun me gjize,dhalle nuk ka se shume pak ke shkrujt per te mbrojtur familjen e krimin e Sali Buces
Analisti patronazhist rrush safi.
Analisti patronazhist rrush safi.
Mos u lodh kot! Drejtesia shqiptare nuk vuan per fakte! Vuan se eshte e korruptuar, e sodomizuar dhe mafjoze.. Vuan edhe sepse nje popull primitiv si ne, nuk ka pergjegjesine dhe kulturen per te ndertuar drejtesi, shtet, teknologji, shoqeri moderne, rregull urban, gjelberim, art etj, etj . Me e rendesishme se shteti, drejtesia, zhvillimi etj eshte qe me copa e mutit mes derrave te venerohet si Profet nga llumi i tij. Derra ne krye te partive. Derra ne krye te qyteteve. Derra ne krye te religjoneve, derra ne krye te universiteteve dhe institucioneve, derra ne krye te drejtesise se reformuar dhe mijera zvarranike qe ju lepijne vrimat. Edhe ne fund ju ha mutin! Ata derrat me zvarraniket e tyre jane demokracia funksjonale, ne te gjithe shumellojshmerine e saj
Bravo Mero Kjo eshte Reforma e Leshit. ....qe u prit me aq shprese nga Populli Shqiptar
Asgje nuk do ndodhi.Do zvaritet e zvaritet ceshtja deri sa te shuhet.Keta te SPAK-ut bejne sikur po hetojne dhe populli ben sikur i beson,ne fund do denohet Mediu disa ore pune ne komunitet kur mos te kete seanca parlamentare.Te pakten qe e kuptoi Ngjela qe spak lindi i vdekur Keta edhe parat do ja han popullit dhe do e mgopin me luge bosh
Per mendimin tim, pergjegjesit kryesore duket se jane: ish-ministri Fatmir Mediu, ish-ministri Aldo Bumci, Rrahman Selmanllari dhe Mihal Delijorgji. Emri i mafiozit Shkelzen Berisha, pjelle e Perbindeshit te Vicidolit, kreut te agjentures serbo-ruse ne Shqiperi, kryekriminelit dhe kryehajdutit Sali Berisha, nuk del ne dokumente si urdherues i mashtrimit te procesit te demontimit te armatimit kinez ( rreptesisht i ndaluar per t'u perdorur nga administrata e SHBA-se)... Le te shpresojme se do te flasin personat qe do t'u vihen hekurat me akuze te derguar nga Drejresia Amerikane!
……….dhe Arben Kraja, kerkon prova….shkresore……. pika që nuk i bie, skuthit shkodran, ekzemplari më negativ i kësajë treve. Më mirë të hëngërtë mortja, o Arben Kraja,
Po more Zef , çdo prokuror kerkon Prova. Ty mbase te pelqejne kto qe servir Merua por prokurori nuk mund te shkoje te gjykatesi me gazeten e Meros si prove.
Shume qarte e sqaron mero po a e lexon dote prokurori i ceshtjes se gerdecit se kur vete puna te shkelzeni dhe fatmiri bejne prapa. Nje gje nuk na sqarove ne funde e preke pak mbase ke informacion me shume nuk kerkoje per shkelzenin qe vete deri te bytha e avionit me makine kurse ne rime ne radhe e presim autobuzin,por fatmir mediu ku i gjen leket qe iken cdo muaj ne amerike me leket e kujte punon a spunon ky deputet apo i bene ligjet ne avione keshtu qe prokuroret nuk kane kohe per fatmirin se ai me shume ri ne amerike se ne shqiperi.
Harrojnë që përhera Geni Eshtira është e bukur , por , i ka këmbët e shkurtëra e bën ç'mos e ç'nuk bën si të ketë shalën e rregullt të Fines , e ndaj , i josh e i josh sa e si të mundet . Fines sime i ri kupë fundi mbi bel e shala shalë . Osh u heqshin e çalë çalë i pafsha me a pa çallmë . S'ka si shkon mbarë e prapa ....prapa djellit vafshin
E morrem vesh Gerdecin, ka vite dhe dekada tashme. Na trego pak per kete vulhumburin Rama qe e shperberi vendin. Si nuk shkrove njehere me integritet dhe moral, por keshtu kur i sherbeje Berishes, dhe keshtu tani qe i sherben Rames. Si gazetar nuk mbajte njehere anen e qytetareve por vetem ti sherbes vetes me cdo pushtet ne fuqi duke u bere nje gjobaxhi i pa pare.
Edhe në vidhimën më jugane të globit të shkojmë ka një veri njajtë për lindeperëndë...Si ku ka kullotë e zgjedh si ti ç'lekton...pluti n'printonjë zgjidh 55 , pornorama . Ore po ky Tela , Çili , ç'u bënë këta ? Këshillonjës mbase ...
Integrit8 , pse ka një çmim integri8i , apo hidh gurrë e do bëjë vend si fjala folenë e përçmuar . Puftiacë e lirë e paç.. ..
Keto hetimet e SPAK jane per te mbyll kete ngjarje jo per te sjell para gjyqit fajtoret. Keto jane me keq se praktikat e gjyqeve te komunizmit, te pakten ne ate kohe ideologjia komuniste shfjasonte praktikat cnjerezore, sot jane thjesht per perfitime personale. Djali i Saliut donte te bente lek dhe vrau rruges 26 njerez, kaq e thjeshte eshte. Drejtesia mese nje here ka provuar qe punon per te mbuluar krime. Njesoj me 21 Janarin e dhjetra krime te tjera gjate ketyre 32 vjeteve.
O merhumit prokurorë dhe oficerë,që populli u paguan me flori.Merni shkrimet e Meros dhe hartoni Aktakuzat,për Gërdecin. Po ju mor ujra të zezë të pushtetit të kater.Ju legenat shtypit dhe TV,që slatë gjë pa shkruar për një prishje të Prestizhit,apo pickimi mushkonja nda një pseudogazetari.Ose natë ditë shkruani për baxhella e legena të tipi Armina e co.Si nuk thoni një fjalë për tragjeditë e shqiptarëve.
Vec ceshtjes gerdeci ,qe i duhet shkuar deri ne fund,duhet hapura nje ceshtje per prokuroret e pare qe shteemberuan gerdecin,per shperdorim posti zyrtar me dashjen apo nga paaftesie ta zgjedhin vete pastaj.Por k Jo duhet te behet.Ndryshe historik perseritet.
Ne ate te shtune te 15 mars 2008 ne fabriken e demontimit te armeve ne Gerdec nuk po punohej! Shperthimi erdhi si nevoje e sabotimit. Kush ishin te interesuar per sabotim, ata qe kryenin demontimet apo ata qe u hodhen perpjete nga gezimi i shperthimit, kete Mero Baze nuk ka as goje as mandat e as by...ta thote sot.
ja dhe retrospiektiva e plepave, i sugjeron Meros qe te hetoje se kush ishin ata qe donin ti prishnin hajnine Zenit me shoke dhe jo vjedhjen e miliona toneletave predhash e fishekeve, pasuri te popullit shqiptar te pervetesuar nga familja Sali Birisha Sheqere karaxhixhi ... ah ti po qe ke bythe!
Asmon, e paske bythen mbi supe mor derdimen.
@ Retroviseur / Kur pashë videon , disa herë , më shtiu pa mi plasur të dya loçkat , sytë , që kamera/mani në distancë , si të priste çastin ! Rastësinë , nuk vura në dyshim , as që , t'ishte një local camera - secu , kujt nuk i intereson skena-ri , krenës mbase........qui nenni
Ti, Mero Baze, e di më mirë se kushdo se raportet Sali-Liri janë hipokrite dhe plot të pathëna. E dinë tërë një spital pediatrik, i kohës kur Liria punonte aty si mjeke, se si ishin këto marrëdhënie...
z. Mero Baze, a keni gje lidhje ju me njefare Mero Baze qe para ca vitesh botonte shpesh e shpesh nje Kartele mjekesore te psikopatise funksionale te ketij qe sot eshte kryeminister, Edi Rames pra? Pergjigja juaj do bente ose jo dhe te besueshme gjithcka shkruani sot.
Ne politike genjejne edhe per oren. E verteta eshte e thjeshte, "karta kanta". Deri me sot askush nuk tregon "Karten" por recitojne e ekspozojne video, foto. Si reklamat e seksit, projektet e tyre. ( me lepirse ne vende ekzotike, ja keshtu do t, ju kenaq) haha. E verteta ?!! haha. Ne kemi vuajtur e vuajme nga i njejti mekanizem, propagande, jemi bombarduar e vazhdojne te na bombardojne ende. A ka mundesi te na hiqen qafe. E verteta eshte nje: ende nuk kemi siguruar minimumin jetik. A flet dot kush per minimumin jetik. Jo. Pse? sepse ( nuk eshte lepirse seksi, nen diellin tropikal). Por sharre qe po na sharron.