Dhunimi i Sali Berishës dhe përdhunimi i drejtësisë  

7 Dhjetor 2022, 18:01Editorial Mero Baze

Dhunimi i Sali Berishës në një aktivitet publik si politikan, i cili duhet të përdorej si një rast për ndëshkimin e kulturës së dhunës në politikë, po përdoret gjerësisht nga mbështetësit e Berishës, si një rast për të forcuar kultin e dhunës në politikë.

Edhe pse agresori, qartazi me probleme mendore, është tani në duart e drejtësisë dhe mund të hetohet e dënohet për gjithçka, të vetmit që refuzojnë të bashkëpunojnë me drejtësinë janë vet Sali Berisha dhe mbështetësit e tij.

Në vend të bashkëpunimit me drejtësinë dhe ndëshkimin e thellë të kulturës së dhunës, ata po demonstrojnë vetëgjyqësi dhe forcim të kultit të dhunës në politikë.

Sali Berisha po përpiqet të imitojë Sali Berishën e vitit 1997, kur refuzonte komisionet hetimore parlamentare apo ngjarjet që pasuan vrasjen e Azem Hajdarit, kur ai ishte duke dhënë shpirt dhe ky i rrinte me diktofon tek koka t’i merrte dëshmi, duke refuzuar më pas të jepte dëshminë e tij në prokurori.

Qëllimi i tij ishte që ndëshkimi të mos vinte nga drejtësia, pasi sipas tij “drejtësia ishte në duart e Fatos Nanos që kishte vrarë Azem Hajdarin”, por duhet të vinte nga hakmarrja, shpagimi dhe kthimi me të njëjtën monedhë ndaj kundërshtarëve.

Disa vite më vonë, i interesonte të ishte mik me Fatos Nanon dhe e ftoi dhe në festën e PD bashkë me Xhoanën, duke harruar që e kishte shpallur vrasës dhe që nuk kishte bashkëpunuar me drejtësinë.

Të njëjtat sjellje po demonstron dhe tani. Në vend që ti hapi rrugë drejtësisë të hetojë në detaje ngjarjen dhe të përdorë këtë rast për t’i dhënë fund trashëgimisë së tij si frymëzues i dhunës politike, po e përdor këtë rast për të ringjallur dhunën politike, si mjet politik në këtë vend. 

Nëse dikur kërcënonte në Parlament deputetët kundërshtarë se “do t’ua bënte fytyrën të zezë si këpuca”, tani predikon hakmarrje, duke caktuar target Kryeministrinë dhe Qeverinë, njësoj si Fatos Nanon në vitin 1998.

Shpresoj mos t’i dalë koha në politikë të bëhet vëlla me Edi Ramën e ta ftojë nëpër festa, por përpjekja për të bërë si i fortë pas kësaj që i ndodhi, mund t’i shpëtojë fytyrën para disa trushplarëve, por e nxinë atë dhe më shumë para shqiptarëve.

Më shëmtuar se kudo kjo u shfaq dje, pasi agresori sulmoi Berishën. Gazetarët raportojnë se ka pasur tentativa për ta therur me thikë, por ende më e shëmtuar ishte pamja kur njerëzit e afërt të Berishës e rrëmbyen zvarrë dhe e çonin drejt zyrave të PD, për ta hetuar dhe marrë në pyetje, sikur ishin celulë e ISIS.

Edhe më e shëmtuar ishte që ky operacion drejtohej nga ish- policë, që më së paku e dinë që një agresor çarmatoset dhe i dorëzohet policies, dhe jo vetëgjyqësisë.

Pretendimi për të pasur gjykatë paralele me gjykatat shqiptare, të cilat nuk dënojnë por “ndëshkojnë armiqtë me dhunë”, është tipari i parë më i shëmtuar i përpjekjes për të mbajtur gjallë dhunën politike.

Pretendimi për të pasur polici paralele me Policinë e Shtetit shqiptar, që të rrëmben, të merr në pyetje, të heton dhe pastaj shpërndan pista krimi, është dhe më e rënd dhe dëshmon se Sali Berisha dhe mbështetësit  e tij, dhunën politike e shikojnë si institucion që i përket atyre për ta ushtruar.

Kur janë në pushtet e ushtrojnë në emër të pushtetit. Dhe këtë e kanë demonstruar më 1996, 1997, dhe sidomos më 21 Janar 2011, kur për të shmangur drejtësinë ndaj tij që vrau katër demonstrues, ngriti një institucion paralel hetimi, një Komision Hetimor qesharak, që shantazhonte kryeprokuroren dhe presidentin e Republikës dhe që përmes dy mjekëve ushtarë të partisë, tentoi të krijonte pistë të rremë të krimit. 

Tani që janë në opozitë e ushtrojnë përmes shtetit paralel, “gjykatave” paralele në seli të PD, policisë paralele që rrëmbejnë persona, dhe mbi të gjitha me fakte të shpikura alternative, që të minojnë të vërtetën. 

Agresori i Sali Berishës po hetohet, do gjykohet dhe natyrisht do të dënohet, edhe pa dëshminë e Sali Berishës. Do të ndëshkohet se duhet ndëshkuar kultura e dhunës politike. 

Por po me kaq seriozitet duhet ndëshkuar dhe i duhet prerë rruga “universit paralel” të Sali Berishës, që njeh për drejtësi vetëm drejtësinë e tij, njeh për polici vetëm policinë e tij dhe mbi të gjitha, njeh për legjitime dhunën e tij mbi çdo kundërshtar, çdo kritik të tij, dhe madje mbi çdo institucion shtetëror.

53 Komente

  1. Q
    Qytetari

    E para here ne histori qe nje grusht nga nje person e ben ate agresor. Nje gazetar nxori kepucen per te qelluar Obamen, por askush nuk e quajti ate agresor. Mbreti I Anglise u qelluar me veze, Po prape fjala agresor mungoi. Perkundrazi grupi I mbrojtjes se Berishes mund te etikohet si grupi agresoresh.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Taulant

      Nje goditje e tille mund te shkaktonte dhe vdekjen. Nuk krahasohet me goditjet me veze,torta apo hedhje kepucesh. Mendoj qe ne rastin e Berishes ka dore sigurimi Serb apo Grek. Ata stimulojn ekstremizmin ne Shqiperi.Kane mbi 100 vjet qe bejn dicka te tille.

      Përgjigjjuni
      1. x
        xheJ. eN. Bi.

        O Taulant...enverist linde,enverist u rrite dhe enverist do vdedësh. Që të thuash jam demokrat nuk do të thotë se je demokrat kur mendon si enverist. Enveri sa herë ndodhte diçka e gjente zgjidhjen te armiqtë e brëndshëm dhe të jashtëm,ashtu edhe ti tani.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Taulant

          Nuk eshte ceshtje enverizmi kur behet fjale per raportet me fqinjet. Ne vitet 20-30 te shekullit te kaluar Karagjergjovicet e Beogradit shpreheshin hapur qe per te shkaterruar identitetin Shqiptar ne Jugosllavi duhej punuar per nje Shqiperi te varfer te shkretuar e te prapambetur. Ishte dhe eshte politika e tyre. Imagjinoni sikur Shqiperia mbas luftes se dyte boterore dhe sot te ishte nje vend i zhvilluar cfare do kishte ndodhur me territoret e pushtuara Shqiptare ne vendet e ish-Jugosllavise dhe Greqi. Ideja qe Shqiperia nuk ben dot shtet ka qene gjithmon e fqinjeve per te justifikuar pushtimin e trojeve Shqipatre. Edhe sot ka qarqe ekstremiste sidomos ne Ushtrin Greke dhe Policin Greke qe pagojn element ne Shqiperi per te destabilizuar vendin. Per Serbin nuk behet fjale sepse ata e kane ne program perderisa jane ne lufte me Kosoven. Qellimi i ketyre qarqeve ne daten 6 dhjetor ka qene destabilizimi i vendit. Vrasja e Sali Berishes do ti sherbente nje gjeje te tille sidomos kur ne Shqiperi erdhen gjithe drejtuesit e Evropes. Eshte shume gabim qe ne te mendojm ne dashamiresin e maredhenieve me fqinjet perpara interesave te tyre anti Shqiptare. Nje komentator para disa ditesh u shpreh qe politika e Beogradit drejtohet prej hajduterve por hajduter nacionalist ndryshe nga hajdutet tane qe jane pa identitet.

          Përgjigjjuni
      2. L
        Luli

        O loqe , shume 80 vjeçare me ate goditje nuk do ishin ngritur me dite ose fare ne kembe . O tul , nuk e gjuajti me veze ai , as me domate o pjelle e shperlare nga truri .

        Përgjigjjuni
        1. P
          Po

          O Luli vetem loqet si puna jote e besojne kete "grushtin".. Saliu do hidhet me kok nga ballkoni por para se ta bej do shkruaj ne Facebook qe me hodhi Rama.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Luli

            Ke te drejte ne çmendurine tate . Ne fakt nuk ishte grusht , por meta qe i shtypi nje puçerr !

            Përgjigjjuni
            1. H
              Haha

              Po Po e ka dhene videon tema ku duket Meta qe shtyp fytyren e Sales.klikoni o tifoze tek wwwmeromjeraniushqenkarat.com

              Përgjigjjuni
              1. A
                ARKEHEAN

                O Lulash ! Po Berluskonin a mund ta kishin vrare duke e goditur me statuje bronzi ? Per sa thua ti, kam nje shembull nga koha e diktatorit. Nje persson nga qyteti im ben sherr ne tren dhe e godet ate tjetrin me grusht ne stomak. Ai qe hengri grushtin vdiq dhe goditesi beri vetem nje vit burg. Kjo tregon, se nuk eshte tentative vrasjeje grushti.

                Përgjigjjuni
          2. V
            Vranakonti

            Bravo zoti Mero,si gjithemon i saket dhe i mençem. Respekt.

            Përgjigjjuni
            1. L
              L.Xh

              Zonja Kim ! Zoti Arben Kraja ! Çfarë dokumenti ju duhet, kërkoni, apo fantazoni që të keni, për të filluar proçedimi penal, ndaj Sali Berishes ? Vetëm ju të dy, ju zonja Kim dhe ju Z. Arben Kraja, zyrtarisht, jeni mbrojtesit dhe barrikada kryesore, për mos denimin e Sali Berishes, duke i dhenë imunitet juridik, sa çdo prokuror stepet nga mbrojtja që ju i jepni kësajë monstre të popullit shqiptat. Jeni kethyer që të dy, në figura të padeshirueshme në sytë e këtijë populli. Uroj sa më shpejt të largoheni nga ky vend zonja Kim, sa për Arben Krajen, edhe dhjetë ditë është në majë të fikut, se pastaj për të vlen kjo fjalë e urtë e këtijë populli. Reply

              Përgjigjjuni
            2. P
              Preshi I lushnjes

              Agresori I salihit duhet te denohet te pakten 25 vjet, sa te shkojne nga kjo bote mbeshetesit dhe skuadronet e salihit se po u denua 1 vit, spo te dali eshte I vdekur menjehere nga kanuni I salih viçi-dolit

              Përgjigjjuni
              1. P
                Preshi vicidolit

                Vetem nga maloket s'te gjen gje vetem llapin rruhu nga ata te jugut qe nuk flasin por te vrasin

                Përgjigjjuni
                1. H
                  Hale

                  Maloket ta hoqen dajen e Edit or tej . Sechala do ishte duke shqyed duart “Rrofte BIROJA (Spiro koleleka me shoke) me ne krie shokun Ramiz !

                  Përgjigjjuni
              2. c
                colo

                Knockdown. https://makeagif.com/i/9Air1v

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Tafuti

                  Ate e masakruan shoqeruesit e sales live ne TV. E cuditshme qe te gjitheve ju duket normale. Shoqeri e kalbur pa asnje standard moral. Kafshe.

                  Përgjigjjuni
                  1. I
                    Iafuti

                    jo vetem! E rrembyen dhe e moren ne pyetje sic tha ish=polici kryepolicise private ... hahhah,.. edhe ata duhet te ndiqen penalisht per rrembim personi

                    Përgjigjjuni
                  2. B
                    BABALE i PD

                    Nongrata eshte thjesht nje zagar qe leh te gjithe e kane kuptuar dhe e lene te lehi eshte karakteristik e veriorve qe vetem llapin llapin por te rruajn trapin .Dhunuesi duhet denuar dhe ata qe dhunuan dhunuesin drejtesi per te gjithe dhe jo selective nese ka shtete.

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Agresori

                      Qelbesira nga i pari tek i fundit. Solidarizohen me grushtin qe hengri kryepushti qe ka vrare shpresen e atij vendi, dhe nuk shikojne barbarine qe i behet Te ashtuquajturit agresor! Turp per analistet dhe gazetaret ne albanistan!!! Pak kush reagoi si duhet.

                      Përgjigjjuni
                      1. B
                        Beni

                        Si nuk i vjen keq që një djalë e morën zvarrë, zbathur, të gjakosur dhe e cuan në atë hape godinë që quhet PD. Kushedi se Cfarë i kanë bërë të shkretit. E patë në spital si ishte katandisur?! A nuk është njeri ai? Për një grusht që hëngri kafsha e vicidolit, po masakrohet ai djalë i sëmurë. O popull! O ju kazanë gazetarë, si nuk i vjen turp kur dilni në mbrojtje të non grates?! Çfarë dreq mostre je moj Sonila Meço që je bërë si majmuni hirko që flet si pa tru në kokë. Hiq silikoni dhe mblidh mendte se të kanë ikur maleve. Plehrë e ndyrë!

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Dajti

                          Beni jam lotesisht dakord me ty.Si more nuk u vjen keq per ata prinder per ate familje. E shikoni qe ai flet kot me kot gjera pa lidhje ne videon e tij.Nuk eshte tru normal , e tha e dhe mjeku .Cfare doni me qe merreni me jeten e tij. O zot a ka media ndopak profesionalizem ne kete vend. Shihni more ne Evrope a USA a do gjeni nje te semur emendor ne burg? Nuk i denojne por i mbajne te izoluar me ilace per disa kohe. O njerez nuk eshte i pergjegshme

                          Përgjigjjuni
                        2. A
                          Aleanca për mbrojtjen e tallashit

                          Mero djali nuk ndaj të njëjtin mendim me ty. Plagosja e lehtë me dashje është një vepër penale vetëm kur i dëmtuari bën padi. Në rastin ko kret "AI" burri me" namus" nuk bën padi, ai me ndërgjegje kërkon të karikoj turmën tribale kundër "armikut". Pika tjetër është,ajo që ndodhi me personin që përkëdheli "ATË" është një rast i pa preçedent, një rast vetëgjyqësie i pastër,biles më tepër,ai ishte linçim. Ligji i i njef truprojave të kujtdo vetëm të drejtën e vetmbrojtjes dhe asgjë më tepër! Në raste të tilla,"agresori",(për mua personalisht,heroi),vetëm neutralizohet dhe mbahet në mbikqyrje deri sa të vijë policia,në vendin e ngjarjes! Marja me vete dhe transportimi i tij në një ambient privat,është një vepër e pastër penale, konkretisht,heqje lirie. Boll me të krehur bishtin kuçedrës. Posht fashizmi.

                          Përgjigjjuni
                          1. L
                            Luani

                            Ky monstra nuk duhet të vdesi pa gjyq .. në varrë , nqs do ketë , e ka të shkruar nga Amerika, dhe perëndimi se çështë.., por edhe kur të vdesi , duhet të vdesi si i vetëvarur në qelitë e burgut

                            Përgjigjjuni
                            1. P
                              Populli

                              I pruri vete Zoti dje gjerat ne Tirane qe te zbuloheshin te gjithe se cfare jane.

                              Përgjigjjuni
                              1. T
                                Teli

                                Pse nuk i arreston policia edhe agresoret e agresorit. Te njejtin faj kane edhe ata, nuk kane bere me pak sec beri agresori originator. Kush jane ata qe bejne vetegjyqesi. Per ate rol eshte nje intitucion perkates qe merret me gjyqesine.

                                Përgjigjjuni
                                1. b
                                  bekimi

                                  Ne kete artikull te mungon kryesorja ne lidhjen qe I beni 6 dhjetorit 2022 dhe pucit te shtetit te 14 shtatorit 1998. Dhe per kete aresye le te analizojme qendrimin e euro-atllantikasve ne Krimberishen e 14 shtatorit 1998 : Le te fillojme me Pershendetjen e nxehte ‘VELLAZERORE” qe perendimi me ne krye Ameriken nepermjet xhambasadoreve te tyre ne Tirane deklarun se Dorzimi I armatimit te rende te rrembyer nga talebanet ne Garden e Republikes ishte nje xhest fisnik…..lexuesi te vazhdoje komentin per kete perle kriminale te perendimit * Ne dokumentet e shtetit dhe ne shtypin shqiptar eshte e lehte te gjenden fakte se Ambasadori Amerikan

                                  Përgjigjjuni
                                  1. l
                                    liri demokraci

                                    Mero ,keto lloj metodash te shtetit paralel policies te saliut jane te njejta me ato te serbeve te veriut te Kosoves, me ato te serbeve te bosnjes,te ruseve ne Ukrainen lindore.Me sa duket ushtruesit e ketyre lloj metodash ,perfshire edhe saliun vijne nga I njejti formin sllavo-sovjetik.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. D
                                      Dibrani

                                      Sali Hale-Berishes nuk i Interson te Denohet Djali nga Kukesi..i Intereson te "Denohet" Edi Rama, dhe akoma me teper ti hiqet Non-Grata Amerikano-Angleze... Sa per keta "Demokratet" qe e hoqen Zvarre Djalin dhe e Torturuan ne Gestapon e Quajtur SHQUP.. te gjithe ata qe ushtruan Dhune Fizike duhet te denohen, nese do te ishin Demokarte thjeshte do ta Ndalonin dhe Dorezonin Policise..dhe jo Policise Sekrete te Berishes... Gjithe se si i Paprekshmi Berisha eshte bere me keq se Dritan Preshi..lol

                                      Përgjigjjuni
                                      1. P
                                        Polici

                                        Hedh nje budalla nje gur ne lume dhe ti o Mero analizon budallenjte. Leri ore te rrihen mes tyre, nje sekt kete pune ka. Nuk ishin keta vemje qe u rrahen mes veti ne mes te Tiranes? Saliun e lane si muti ne shi e mbyten me gaz. Analizo policine dhe kokoshin kryeminister po ke klleqe. Ne cilin vende ne bote merret tjetri penge dhe thirret policia tek ndertesa e partise? Ku ishte policia? Pse nuk therritet me force Saliu ne rajonin e policise ti merret deshmia se bashku me te tjeret? Do bej ndinje dit shtet ky kokoshi apo do merren me Saliun edhe pas 32 vjeteve?

                                        Përgjigjjuni
                                        1. M
                                          Mokrari

                                          Shume mire shtrone problemin por a e lexojne trushplaret duke filluar nga iliri e deri tek me i fundit pa haruar neshon qe eshte kudo dhe haron qe babai i tij ka vrare jo goditur na tregonte peralla dije i biri i bllokmenit dhe qe blendi e pyeste me shume endje se cfare do te thoshte duke na e bere neshon nga analist i shquar e ambasador servil spiun ne gazetar kronike nuk ulet ky lloje kaq poshte qe per mosgen qe ka e bene ne breket sic thoshte likja per takun,por do te thoshja se zoti erezen e heq veten si specialiste kur thoshte nderhyra si ushtarak mire beri por pse nuk ja coi policise agresorin pore cuan tek selia ku i bene formalitetin kur policin e kishte ne bulevard me afer se selia pse duhet ta merte ne pyetje kush eshte ai nje oficer ne lirim si shume te tjere kjo bene qe te amendesojne njerzit

                                          Përgjigjjuni
                                          1. u
                                            uskania

                                            U vra ish zv.kryeministri i Japonisë dhe agresori thjesht u neutralizua dhe iu dorëzua drejtësisë.Këta sillen si talebanë.Nuk njohin as moral, as shtet.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. q
                                              qytetar

                                              Në vendin Tim dhe vendin Tënd ... Një i çmendur ts gjithë i çmend ! Rrofte VAMPIRI i viçi _ dolit.... Fatkeqesia KOMBETARE. Mjere ZAGARET.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. M
                                                Miri

                                                Kemi me qindra raste në Histori që nga Antika deri sot, të vetlëndimeve ose lëndime me porosi për qëllime politike ose të tjera… nga Koha e Sali Berishës: eliminimi i Azem Hajdarit, në Kosovë një Sërb futi shishen në bythe dhe të gjithë mereshin me bythën r Martinoviqit… Një artiste tha se kishte paguar një vrasës që ta lëndoj… një mjek në Gjermani preu gishtat r tij për të shpëtuar nga kreditë dhe për të marë para nga sigurimi… Psikopat ka plotë wë shëtisin rrugës, por Psikopati nuk vret Psikopatin por emra të njohur ( John Lenon, etj) …. Hetimi nisën gjithmonë nga motivi dhe kush përfiton nga kjo. Lexoni shtypin dhe do të shikoni psikopatët narativ dhe televiziv që janë renditur në krahë të psikopatit socio-politik, dhe mos bëjmë fjalë për ato psikopatë që e ndjekin pas. Unë nuk mbaj mënd nëse ky njeri ka folur ndonjëherë normalisht pa përvjellur gojën e tij, ( ajo që nxiret nga bytha - quhet diare) Ato që kanë ushtruar dhe porositur atë mjeranin, e kanë këshilluar krejt ndryshe, po ai i shkreti humbi kontrollin dhe e goditi më fortë se çduhej, jo sa duhej ose ato që duhej në momentin e goditjes tja kapin dorën, dështuan dhe patë se çka ndodhi, goditën të gjorin si kafshë, tërhoqën zvarë deri te SHQUPI dhe nisi hataja e psikopatëve të Foltores, me psikopatët narrativ…, Po Rama ka dorë në këtë Histori sepse premtpoi më 2013 dënimin Saliut dhe akoma nuk ka dërguar asnjë padi në Prokurori në emër të qeverisë Shqiptare…

                                                Përgjigjjuni
                                                1. M
                                                  Mero Mavria

                                                  Mero Mavria, mos funksionimi i sistemit te drejtesise, pushteti, policise paralele... jane problemet qe ka krijuar Edi Rama

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. L
                                                    Labi

                                                    Mero!O ke harru ose ben sikur ke jartu intervistr e Berishes ne tv iranian mbas 97.E dyta,qe nga 2 prilli,....Hajdari,Olldashi...Trebicka...etj..jane bere per llogari te Berishes....Nqs je i lire publikoji dhe analizoji

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. G
                                                      Gjergji

                                                      Mjaft u more me kermen nongrata. Diskuto care u be ne Samit. Kjo ka rendesi. Kerma ja ka organize vetes. Harresa eshte grushti me I madh per nongrata. Edge emrin nuk I duhet permendur. Harresa e vret.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. H
                                                        Ha ha

                                                        Samiti te beri Roamingun dhe tani vitin tjeter do kemi tarifa me te lira kur te shkojme refugjate . Ky ishte halli me i madh i shqiptateve.

                                                        Përgjigjjuni
                                                      2. M
                                                        Mbas grushtit ...

                                                        Është e rëndë të goditet një i moshuar sepse goditja shkakton minimalisht probleme të mëdha në tru, sepse mosha bënë të sajën. Per mendimin time Berisha do jetë më i kujdesshëm dhe me i friksuar mbas kësaj që ndodhi. I uroj t'a mari veten shpejt profesori dhe të mos ketë probleme shëndeti.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. M
                                                          Mehmeti II

                                                          Z. Baze! Ju thoni: “Dhunimi i Sali Berishes ...!”, ai nuk ishte dhunim, por perdhunim qe i beri ai djale! Po mire Z. Baze, po sikur Z. Berisha te mos kishte dale ne proteste ate dite, do ta kishin perdhunuar?! Une them jo! Por atehere cfare deshi ai aty me tam-tame! Mua m’u duk si Sulltani Mehmet i Dyte qe kur shkonte ne luftw merrte me vete cadra, flamuj, madje edhe harremin, tamam si Berisha ate dite! Se edhe Berisha me vete e kishte harremin, dhe me shume i vjen turp nga ato te harremit se nga populli!

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. H
                                                            Halabake

                                                            Po çfare pret ti more plehre qe Berisha 80 vjeçar te beje edhe boks me kriminele ne rruge! Ti mer mut qe thua nje kriminel e perdhunoi se i qelloi pabesisht nje 80 vjeçari . Çfare robsh jeni ju more? Berisha eshte politikan jo boksier .

                                                            Përgjigjjuni
                                                          2. T
                                                            Thuthuqi

                                                            Nese agresori i Saliut denohet 2 vjet burg ata kopeja e nongrades Sali duhen denuar minimumi nga 5 vjet secili , apo ai gushi i Saliut ishte me i tende

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. I
                                                              Ishmi

                                                              Situatën e “menaxhoi” krye ISISTI i PD Erzen Berçani.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. R
                                                                Ram-qenef-qeveria

                                                                8 Dhjetor 2020 - DITA E RINISE 2 vite te shkuar, Polici e Rames kreu krim te shemtuar / Vrau pas shpine te riun Klodian Rasha 25-vjecar, kjo Polici-patronazhiste e Rames Gomar / Dhe pastaj kjo Polici e Rames krejt paturpesisht, i vendos prane te vrarit nje arme...sigurisht / Te tilla mynxyra qe dhe Diktatura Proletariatit do ti kishte zili, eshte kjo Diktature qe Rilindje po vetquhet tani / Krimi i 8 Dhjetor 2020 ne Diten e Rinise, eshte tamam Surrati i kesaj Ram-qenef-qeverise /

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. *
                                                                  ***

                                                                  Grushti turinjve te Sali Berishes, ishte nje mesazh sherbimesh sekrete. Me rrugacerine dhe papargjegjshmerine e tij historike, kaloi edhe limitet e fundit. Dhe do te thote qe me siguri heren tjeter do te pasoje ndonje aksident "depresioni" me pasoje vdekje, i rrethit te ngushte te familjarve. U tregua totalisht GOMAR shpellar! Cdo lider ne bote i di pasojat qe shkaktojne inciativa te tilla hajvane, qe prekin autoritetin e Amerikes si fuqi dominante ku bazohet sistemi Perendimor dhe sigurine e aleancave te perbashketa.

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. K
                                                                    Ka nje dru per cdo bythe

                                                                    Kur njeriu nuk ka dinjitet, dhe ne vend te terhiqet, zgjedh te poshterohet, te zvarritet, te rrihet dhe qihet ne bythe, Mire ja bejne! Ne shtepine e tij, mblidhet bota dhe se fton askush! Leh aty ku Veliaj i cakton koliben, ne distance higjenike nga qyteterimi! E rrahin! Dhe asnje llaf ngushellimi nga asnje lider europian! Biles edhe dy ambasadore denojne dhunen por as i permendin emrin! Poshterim qe e ka zgjedhur me vetedijen e lavires qe nuk ka as surrat dhe as vrima per tu mbrojtur nderin

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. r
                                                                      rilindjotizim-sensibilizim

                                                                      Edi Rama edhe nje here u mbushi rilindjoteve te tij gurrmazet me bajga duke e percaktuar si te Cmendur ate Gert Shehun qe ato budallenjte e tij nxituan ta etiketonin "Avni Rustemi"! Nuk eshte hera e pare : Rama kete gje u ka bere rilindjoteve qe kur ne 21 janar 2011 i perplasi tek kryeministria me Videon Meta-Prifti per tua bere pastaj ate Meten, Kryeparlamentar dhe President! Me tej i ka detyruar budallenjte e tij rilindjote te gelltisin tere gellbazat qe kane hedhur kunder Damir Fazllic, kur i dha kompanise tij tenderin e Interkonjeksionit te Energjise. U ka dhjere ne gurrmaz pastaj Rama rilindjoteve te vet budallenj kur Ridvan Boden aq shume te share prej tyre, e emeron ne Bordin e Bankes duke perzene qe andej Arben Malajn, 100% socialist. Ja ka marre doren Rama pasuesve te tij budallenjve! I ndersen te mallkojne fillimisht per ti bere te hane bajgat qe u dhjet ne gurrmaze me pas...biles duke uleritur se "po hame Mjalte"!

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. B
                                                                        BX

                                                                        Ne Shqipri ka vetem: Berisha, Basha, Meta, Arben Kraja, Edvin Rama. Kryemadhi, Noka Flamur, kanabise, droge, uzurpim prone, gomone, media totalisht te shituta.....

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. P
                                                                          Pellima a maleve

                                                                          Tani Sala eshte mi kavie, me ekaperimentet ndaj te cilit ju jepet leksion liderve te se ardhmes ne raste marrezishe. Po nuk dha doreheqjen menjehere, do ta bejne te qaje dhe dhjese gjak. Tani i futi killerat e CIAs dhe NATOs brenda ne shtepi. Budalli morì edhe familjen ne qafe! E terhoqi zvarre ne greminen e tij ashtu si ate parti kurve. Nuk ju dhimbs asgje! SB e di mire se cfare e pret bashke me familjen, jane budallenjte pa tru qe i vijne pas dhe mendojne se kerrici i Vicidolit qe besojne per Zot, do te leshoje Wermacht- It dhe bombat atomike qe ti zhduke te gjithe; nga Amerika deri ne Hene, per te mbreteruar mijera vjet si profeti Muhamed

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. S
                                                                            Sa kom qesh

                                                                            Ti e paske mesu permendesh teorine NGJELA -FRROKU . Sa kom qesh , ej si eshte fjalkalimi per ate realitetin e dyshes se famshme NGJELA-FRROKU .

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                          2. S
                                                                            Skenderbegasi

                                                                            Nje grusht qe ngopi nje urejte madhe.

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. S
                                                                              Shqiptari

                                                                              Ne momentet me te renda qe po kalon PD,tashme e ndare,ne momentin me te keq politik qe po kalon vete Berisha,non grata,ne mungese te kauzave dhe ideve,nga qielli u bie sulmi i nje te marri ndaj “liderit historik te PD” —Ndonese vendi perjetoi nje ngjarje te madhe politike,mediat,politika opozitare,komentues dhe shume militante mediatik bejne tallave neper ekrane duke bere thirrje per revolucion. -Vete dirigjenti i kesaj tallavaje behet viktima e sulmit me nje fjalor te eger tribale dhe kanunor -Per te bindur fanatiket,per te karikuar te tijet,per te gjetur kauzen qe zgjidhet vetem me revolucion,viktima si gjithmone gjen autorin. -Keshtu ka vepruar Berisha me ngjarjen te VEFA (autobomba,),keshtu veproi kur iu shemb shteti ne vitin 97,gjeti menjehere revolucionin e kuq. -Berisha,si komunist fanatik,si Enveri gjeti me 98 vrasesit e Azemit,fajtoret e Gerdecit,Horrat e bulevardit me çadra pistolete,thika me helm e tj -Ky individ me probleme te renda te deformimit te personalitetit,me prirje te qarta prej anarkisti, i zene ngusht nga komuniteti nderkombetar dhe pa perkrahje popullore per te ardhur ne pushtet,kerkon te gjeje kauza banale anarkie. -I poshteruar dhe i rrahur nga nje i marre,leshon mallkime ndaj Rames,ndersen skifteret politik dhe mediatik per sulme dhe revolucion. Tere kjo sinfoni vrastare me thirrje patetike alla komuniste dhe anarkiste i nderton per tu faktorizuar ne PD,per ti bere presion Apelit para vendimit per vulen dhe partine.Ne kete gjendje stresi dhe deshperimi ku kane rene fanatiket,qendrestaret,perfituesit nga pushteti dhe te marret e idoktrinuar qe mezi presin te shpertheje revolucioni,Berisha ngre dozen e sulmit ndaj te keqes se madhe te vendit,Rames -Nga ana tjeter vazhdon te besoje se komuniteti nderkombetare,pas rrahjes se tij do kuptoje se ne Shqiperi drejton nje tiran,nje njeri i korruptuar qe e ka mashtruar boten dhe vazhdon te rrezikoje jeten e liderit te opozites.

                                                                              Përgjigjjuni
                                                                              1. G
                                                                                Gramshioti nga Puka

                                                                                Shume sakte Shqiptar.......por te jesh i sigurt se 90% e demokrateve e dine shume mire se kush eshte Sali Berisha............ai 10 % qe akoma e beson jane si tek shprehja e filmit Komisari i Drites.........mos ja ve re Zoti msus...... osht gjinja pa shkoll..... Katastrofa Kombetare nuk ka as turp, as marre, as dinjitet shqipetari, as din as iman,......eshte shperfillur per turp t`atij veni ne nje figure qesharake........zor tu vij atyre qe akoma besojne tek ajo plehre e historise se Shqiperise

                                                                                Përgjigjjuni
                                                                              2. B
                                                                                Bardhok Shpani ( Span - Spani )

                                                                                Interesant !, Përse duhet quajtur një person i cili goditi Saliun i qmendur, ndërkoh që vetë Saliu ka ushtruar dhun mbi institucionet e shtetit dhe mbi vetë institucionin e partisë demokratike, me në krye z, Basha ?... Dhuna nuk esht miet njerzor e me gjith ate dhuna ka ligjet e veta të cilat përdoren në rast lufte dhe me urdher të posaqshem nga lart . Si esht e mundur kjo që vetë Saliu ben thirie për dhun dhe mos bindie ndai institucioneve shteteronre ndërkoh që dhuna shtypet veqse me dhun . Le ta analizoim faktin e dhunuesit të Sali Berishës ?' i cili dhunoi Saliu me një goditie kundera dhunes dhe terorit politik ?.. Qfar beri dhunuesi i Saliut më tepër se Saliu ? as gje ; thieshtë beri ate që për 32 , vite Saliu ushqen , pra ushqen dhunën .

                                                                                Përgjigjjuni

                                                                                Lini një Përgjigje