Armiqtë tanë nuk janë vetëm pushtuesit, por dhe sunduesit 

28 Nëntor 2022, 18:12Editorial Mero Baze

Mbledhja e përbashkët e dy parlamenteve në Tiranë dhe vazhdimi i festimeve në Vlorë, mes liderve të Shqipërisë dhe Kosovës, vlejnë për t’i dhënë solemnitet festës kombëtare të shqiptarëve. Përtej solemnitetit dhe emocioneve kombëtare, protokolli i festimeve të përbashkët duhet të demonstrojë qartë se e ardhmja e sigurtë e shqiptarëve, nuk varet aq shumë nga aleanca me njëri- tjetrin, por nga aftësia e të dy palëve, për të pasur lidership pro-perëndimor në Tiranë dhe Prishtinë.

Siguria kombëtare e shqiptarëve sot, nuk është aleanca formale Tiranë- Prishtinë, por aleanca e Tiranës dhe Prishtinës me Perëndimin.

E thënë më qartë, siguria kombëtare e Shqipërisë si vend i NATO bazohet tek të qenit një shtet demokratik, me zgjedhje të lira dhe i integruar në institucionet evropiane. Kjo nuk vlen vetëm si slogan. Kjo është rrugë e diktuar nga zhvillimet historike të Shqipërisë pas vitit 1990 dhe nga siguria që Shqipëria ka si vend demokratik i anëtarësuar në institucionet evropiane.

“Rreziku” i Shqipërisë, është një lidership anti-perëndimor, një lidership autokrat, dhe mbi të gjitha një devijim nga rruga demokratike, e cila nxit udhëheqësit politik të gjejnë aleanca të tjera, përveç Perëndimit.

Historia ka treguar se izolimi 50 vjeçar i Shqipërisë e çoi atë në aleanca atipike me Beogradin, Rusinë dhe Kinën dhe i humbi Shqipërisë perspektivën e një vendi evropian, duke e gjetur viti 1900, një vend pa fuqi ekonomike, pa dinjitet njerëzor dhe mbi të gjitha me një urrejtje klasore që sillte nevojën e pajtimit kombëtar.

Historia ka treguar po ashtu se sa herë liderët tanë rrezikojnë pushtetin, kthejnë sytë nga errësira. Në vitin 1997, Sali Berisha i përballur me krizën e raporteve me SHBA dhe protestat popullore filloi të mendonte për një alencë me islamin politik të Lindjes, ndërsa sot i përballur me izolimin perëndimor, po përpiqet të provokojë një orientim të ri gjeopolitik të Shqipërisë, që nuk ka më lidhje me SHBA dhe Evropën perëndimore.

Ky është rasti kur siguria kombëtare rrezikohet nga lidershipi politik i një vendi.

I njëjti problem është dhe në Kosovë. Ata që u vranë për lirinë e Kosovës dhe ata që shtruan rrugën e pavarësisë së saj, ja arritën pasi në themel të projektit të tyre vunë liritë njerëzore që garanton sistemi demokratik i Perëndimit. Dhe e fituan atë betejë në emër të Perëndimit.

Çdo përpjekje për të krijuar lider të fortë dhe autoritar në Kosovë, që injoron Perëndimin dhe standardet e tij demokratike, përfshi dhe diskriminimin pozitiv të pakicave në Kosovë, është në fakt një përpjekje kundër sigurisë kombëtare të shqiptarëve.

Liria e shqiptarëve është e garantuar vetëm si liri që vjen nga Perëndimi. Iluzionet se liritë etnike sjellin liri njerëzore është i rremë. Liritë etnike shpesh herë janë kurthe të ndyra diktaturash në emër të kombit. E vetmja liri që barazon qytetarët pa dallim feje e etnie, është lira që vjen nga Perëndimi. 

Ndaj shoqëritë shqiptare në Tiranë dhe Prishtinë, janë të “dënuara” të jenë demokratike dhe pro-perëndimore. Shqiptarët nuk ja dalin dot të bëjnë shtete diskriminuese për qytetarët e vet apo pakicat brenda tyre, pasi humbasin modelin i cili garanton sigurinë e tyre kombëtare.  Shoqëritë shqiptare janë të sigurta dhe të bashkuara vetëm si shoqëri të lira. 

Ndaj 28 nëntori është një ditë për të na përkujtuar se armiqtë tanë nuk janë vetëm ata që na pushtojnë po dhe ata që na sundojnë. Mos i lejoni ata të jenë anti-perëndimorë dhe anti-demokratikë, pasi si të tillë janë thjeshtë antishqiptarë.

17 Komente

  1. K
    Kriptokomunistet e djathte

    Festimi i 110 vjetorit eshte i te gjithe shqiptarve qe kontribuan per pamvarsi ngjyrat partiake dhe lufta politike nuk ka lidhje me festen ate qe dje beri Alibeu ne parlament ishte e ulet per nje grupacion qe pretendon te jete opozite pa gjykuar nongraten pasi nuk ja vlen te meresh me nje te semure mendore . Klasa jone politike sidomose kripto- komunistet qe i thone vetes te djathte kane shume per te bere per tu kulturuar politikisht per momentin jane aut

    1. S
      Shaqo

      Mero, mjaft i fryve me urrejtje, 50 vjecarit te kaluar, se pote mos kishin qene ato vite, me te mirat e te keqijat e veta, edhe ti mund te ishe coban me malet e laberise, sipas kenges tuaj "bij cobanesh kemi qene, jemi fjetur nene tende"... Se.mire Carlo, e di Shqiperine e para viteve 45 si Italine e atyre viteve, ate histori ka bere ne shkolle, historine e Shqiperise nuk e njeh,po ty nuk te falet te flasesh.me urrejtje. Dhe nje gje tjeter Mero, jo te gjithe shqiptaret jane te lumtur si puna jote ne kohen e sotme. ...se duke folur e pasqyruar vetem ZI, nuk fiton gje. Ke bere e ben vertet shume gjera te mira, pervecse historine e sheh ne menyre shume te gabuar. Shpesh perdoret shprehja "Jepi Qezarit ate qe meriton". Jepjani hakun, me te mirat dhe te keqiat e veta.

      1. S
        Saliu Saliu Saliu

        Nuk e prisja një post tjetër për plakun 80 vjeçar prej 10 vitesh ne opozitë. Një surprizë e vërtetë, ndonjë argument tjetër jo ë?

        1. I
          Islimiket që na kane drejtue dhe na drejtone nuke

          Armiku numer, 1 sot i Shqiptarve dhe i Shqipries jane islamike dhe hajdute që na sundone. Pse Enver Terroristi, Sali Gerdeci dhe Ed Rame Turke hajduti e kane quare shqirine nga Lindja? Se pse kure njerzit jane me mentalitet primitive, islamike të pa zhvillume ështe shume e let për ti vjedhur dhe për ti sundue. Poshte Turqija dhe Turqit shqip foles.

          1. E
            Emigranti

            Te lumte pena

            1. J
              Jack

              Je i madh Mero, je i pa arritshem!!!

              1. X
                Xhaxhi

                Na merzitet bythen me keto.. sot nuk ka me anti shqiptare sepse nuk ka me shqiperi. Cfare dinjiteti ke ti sot o Mero ku ne giithe Evropen njihesh si kriminel, drogaxhi apo varfanjak mizerabel pas 35 vjeteve demokraci? Kujton se hyrja ne BE do ka heq njollen e zeze Shqiperise? Sot nuk ka me as heronj dhe as deshmore, nje tufe alabakesh qe turren me vrape te vene kurora tek varrezat e te huajve por nuk vene nje lule tek busti i Ismail Qemalit ne Tirane, se per 29 Nentore vetem tu vene flaken varrezave te deshmoreve ka ngel. Turp per faqe te zeze ky 110 vjetore me sheshin e flamurit ne Vlore kantiere ndertimi dhe as 50 njerez nuk organizojne dot. Ne media paraqitet sikur te jete dita e flamurit ne Kine, me nje fare bezdije idiote. Keto jane posjat e dhjetrokracise dhe brezit te shkardhatrocise me pishtare ne duar i vune flaken Shqiperise. Te vetem shqipetare qe kane ngel jane jashte kufinjve, ata aty brenda ne Shqiperi ashtu si para 110 vjeteve me pak perjashtime jane thjesht anadollak.

                1. X
                  Xhaxhi Enveri

                  Xhaxhi kur ti si shqiptare ofendon vendin dhe shqiptaret çfare respekti kerkone nga europienet ? filloje nga vetja shoku paske nostalgji per gjysem shqipfolsit dhe per ata qe flasin shqip joooo bravo qenke njeri i deprimuar beje joga mbase te qehteson

                  1. X
                    Xhaxhi Enveri

                    Xhaxhi kur ti si shqiptare ofendon vendin dhe shqiptaret çfare respekti kerkone nga europienet ? filloje nga vetja shoku paske nostalgji per gjysem shqipfolsit dhe per ata qe flasin shqip joooo bravo qenke njeri i deprimuar beje joga mbase te qehteson

                  2. T
                    Tajari

                    Po ja o Mero,i gjetem udheheqesit pro demokracive perendimore,po si t’ja bejme 70% te popullit që eshte me mendesi islamike??????

                    1. J
                      Jartari

                      Sali Berisha, pershembull eshte me i keq se Sulltan Murati.

                      1. S
                        Shqiperia pertej qymezit 'Made in Rama'

                        Armiqte e Shqiperise jane ata, Sunduesit! Ka ta drejte Merua sot, (ndoshta i ka ardhur mendja ne vend) Dhe ata, Sunduesit pra, jane ne pushtet! Dhe po e shpopullojne kete vend nga shqiptaret me mjetet me Makiaveliste te mundesheme, varferimin ekonomik per shqiptaret

                        1. D
                          DRENICA E KUQE

                          O, Mero Baze, nuk e ka thene Faik Konica i madh se armiqtë e Shqiperise janë vete shqiptaret dhe kete te vertete te hidhur te Konices po e përjeton populli shqiptar ne kurrizin e tij shqiptar, qe nga vitet e ’90-ta te shekullit te kaluar. Keta janë sunduesit tanë qe i kane zgjedhur pushtuesit dhe “miqtë” e Shqiperise e te popullit shqiptar, “dashamiresit”, sidomos, keta ne “Republiken e Kosoves”, “patriotike” e “kombetare” te LDK te Ibrahim Rugoves dhe aleateve te saj (tij) ne Tirane e deri ne Kapitol Hill!... Ketu, po shihet qarte e per drite dielli, se, antishqiptaret e Prishtines dhe te Tiranes janë ne nje vije antishqiptare, janë te nje udhe te perbashket “patriotike” e “shqiptare” deri ne Uashington, sepse, te tillët i ka “mbjellur” Pashiqi, Rankoviqi, Tito e Millosheviqi... KUJDES! Shteti dhe kombi im shqiptar!... DRENICA E KUQE

                          1. j
                            joel shkodra

                            Pse nuk e vazhdove edhe pak artikullin, o Mero, e te na thoshe pse edhe tani gjejme investitore "pasanike" arabe - islamike e nuk gjejme investitore europiane apo amerikane? Me sa duket, nuk je i paanshem.

                            1. A
                              Alfred

                              I beson vertet keto qe shkruan Mero, apo keshtu e kerkon "aleanca politike" me Ramen? Po mire, cili do jete "identikiti" yne si popull?! Apo mjafton te veme nje maske "kozmopolite" ne surrat e te belbezojme pa pushim "yes,ser!"?!... E kemi te fresket pervojen e hidhur,kur dje brohorisnim e duartrokisnim sloganet "Rrofte internacionalizmi proletar! Lavdi marksizem-leninizmit fitimtar!"... Vendet perreth nesh e me tej I kushtojne shume vemendje menyres sesi zhvillohen, ritmit te hapjes ndaj botes dhe ndaj progresit, pa cenuar traditen dhe identitetin e tyre! Ndersa ne u dashka qe symbyllur te themi "yes,yes" per gjithshka?! Jo cdo gje qe shkelqen eshte flori, biri im! - keshtu pat thene nje I mencur, dikur!..' Sa per kujtese, ne sot nuk dime fare, po fare, se c'behet me disa prej pasurive me te medha qe kemi, si sektori I hidro-karbureve, mineralet, disa prej hidrocentraleve...eshte erresire totale! Askush nuk flet, askush nuk heton... Ndersa rinia shqiptare mbush gomonet edhe sot, pas 32 vjetesh!....

                              1. t
                                tetovari2

                                Harove sektorin minerar.Me çfar parametrash Saliu e dha koncesionin e kromit në Bulqizë?Po të bëhet një kontroll në dokumentet e kontratës të koncesionit do të gjeni kriminalitet par exelance.

                              2. I
                                IPolixenia

                                Hë h akoma edhe këtë diktatorin e Gru - së . V . F. L . P

                                Lini një Përgjigje