Tri leksione nga “Republika e Parë” 

18 Nëntor 2022, 19:14Editorial TEMA
Tri leksione nga “Republika e Parë” 

Nga Mero Baze*

E para gjë që më ka mbet në mendje dhe që ka qenë konstante deri në fund, nga gjithë materialet që kam lexuar, nga gjithë dosjet dhe korrespondencat e Qeverisë së Kosovës, LDK, LPK, UÇK, presidentit, veprimtarëve, atyre që lavdëronin dhe shanin Qeverinë, kishin një gjë të përbashkët: Ata besonin se e kishin bërë shtetin e tyre. 

Në gjithçka që mund të lexoni për çfarë ndodhte, nga krijimi i LDK deri tek çlirimi i Kosovës, ti shikon se njerëzit, qytetarët e Kosovës, biznesmenët apo gazetarët, sillen ndaj institucioneve formale të Kosovës si ndaj një shteti të vërtetë. 

Dhe këtu kemi të bëjmë me atë që quhet vetëdije shtetërore. Në subkoshiencën e shoqërisë së Kosovës ka ekzistuar vetëdija e të qenurit shtet. Me ato pak liri politike që fituan nga Kushtetuta e vitit 1974, ata praktikisht kishin filluar të silleshin si Republikë dhe kishin krijuar një vetëdije shtetërore.

Universiteti, gazetat, televizioni, hapja e lakmueshme me Shqipërinë deri në vitin 1981, si dhe difuzioni kulturor mes dy vendeve, kishte bërë punën e vet.

Pra desha të them se “Republika e Parë” nuk ka lindur në një tokë shterpë. Fara e saj ishte mbjelle me kohë në shoqërinë e Kosovës dhe ata funksionin në mendjen e tyre si një Republikë brenda Jugosllavisë.

Gjëja e dytë e madhe e besueshme dhe e vërtetë ka qenë krijimi i përfaqësimit politik të shqiptarëve. Krijimi i LDK nuk ishte thjesht krijim i një partie politike. Krijimi i LDK, ndryshe nga çdo parti tjetër, është rrënim i LKJ në Kosovë.

Pra LDK nuk u krijua se ishte nevoja thjeshtë për një alternativë. LDK u krijua për të zëvendësuar përfaqësimin potikti të shqiptarëve, duke ja hequr Partisë Komuniste dhe duke ua dhënë përfaqësuesve të shqiptarëve.

Për herë të parë në historinë tyre në Jugosllavi, shqiptarët i kanë zgjedhur vet përfaqësimin e tyre politik pikërisht me LDK. Dhe ky ishte një përfaqësim që bota perëndimore e njohu menjëherë.

Perëndimi nuk njohu Republikën, nuk njohu Qeverinë, por njohu Ibrahim Rugovën dhe Bujar Bukoshin si përfaqësues të shqiptarëve të Kosovës për dhjetë vjet. Pra ata arritën t'ia marrin edhe zyrtarisht serbëve përfaqësimin politik të shqiptarëve.

Gjëja e tretë e madhe ka qenë ndryshimi që bëri në Perëndim qasje demokratike për zgjidhjen e problemit të Kosovës. Deri në vitin 1989, çdo përpjekje e shqiptarëve për liri në Kosovë, ose kishte konotacion nacionalist, të lidhur me komunizmin në Shqipëri, ose konotacion fashist, si ajo e vitit 1941- 1944, kur Kosova ju bashkua formalisht Shqipërisë nga fashizmi italian e më pas gjermanët.

Në të dyja rastet Perëndimi se ka pranuar.

E vetmja mënyrë për të futur Kosovën në kancelaritë perëndimore ka qenë qasje demokratike e Ibrahim Rugovës, paraqitjen e problemit të Kosovës si një problem i të drejtave të njeriut, lirive politike dhe pluralizmit politik kundër komunizmit jugosllav.

Po t’i shtosh kësaj dhe formimin realisht perëndimor të Rugovës dhe Bukoshit, gjuhën me të cilën ata u bënë të pranueshem në zyrat e SHBA dhe Bashkimit Evropian, ti e kupton se lëvizja e tyre jo vetëm futi Kosovën në agjendën e Perëndimit, por pengoi masakrën e parë më të madhe që mund të ndodhte nga Serbia në Ballkan, e cila nuk do ishte Bosnja apo Kroacia, por Kosova.

Ibrahim Rugova e shmangu, e ngriu dhe e shtyu konfliktin deri pas Daytonit, ku u zgjidh dhe problemi i Bosnjës. 

Pas Daytonit, në skenë doli UÇK, e cila e radikalizoi situatën dhe provokoi Serbinë të ndërhynte ushtarakisht në Kosovë, duke djegur e shkretuar qindra fshatra dhe duke krijuar rreth 500 mijë të pastrehë në vitin 1998.

Kjo bëri që Perëndimi të kthejë sytë seriozisht nga Kosova. Dhe ashtu siç ka thënë Hashim Thaçi, duke përkujtuar Rugovën, “lufta jonë ka qenë përpjekja për të shpëtuar rrugën paqësore të Ibrahim Rugovës, duke siguruar ndërhyrjen ndërkombëtare dhe çlirimin e Kosovës”.

Mendoj se do të mjaftonin këto tri gjëra për të kuptuar sa e rëndësishme ka qenë lëvizja politike për “Republikën e pare”, ndoshta lëvizje më e rëndësishme e shqiptarëve në shekullin e 20 pas asaj të shpalljes së pavarësisë në Vlorë më 1912.

*Fjala e mbajtur në promovimin e librit "Republika e parë"

22 Komente

  1. V
    Veterani i UÇK-së

    Udhëheqja e Lidhjes Demokratike të Kosovës qe shumë vjet e dhunon historinë e Kosovës! Udhëheqja e LDK-së e dhunon historinë e Kosovës duke e falsifikuar historinë e saj. Meqenëse historia e Kosovës, e Kosovës si territor historik i Shqipërisë, është përbërës i historisë shqiptare në përgjithësi, kuptohet se udhëheqja e LDK-së po e dhunon historinë e popullit shqiptar! Ky dhunim i historisë shqiptare ishte punë e kahershme e udhëheqjes së LDK-së, e përshtrirë, e përthelluar, sidomos pas krijimit të UÇK-së dhe, si pasojë e krijimit e të luftës së saj, e komprometimit praktik e historik të politikës së LDK-së. Metodologjia me të cilën LDK e dhunon dhe e falsifikon historinë e Kosovës është metodologji tipike staliniste. Udhëheqja e LDK-së pa ngurrim dhe në vijimësi i mohon disa nga veprimet dhe disa nga ngjarjet e dëshmuara me data kur kanë ndodhur e me vendin ku kanë ndodhur në të cilat tregohen dështimet e mjerimet e saj politike. Udhëheqja e LDK-së pa ngurrim përdor anëtarë e zyrtarë të saj dhe gazetarë nga disa medie të kolonizuara prej saj për sulme ndaj atyre studiuesve e intelektualëve që i deklarojnë me gojë a me shkrime të dhënat për veprimet, qëndrimet, sjelljet, bëmat, ngjarjet në të cilat shihen ato dështime e mjerime të saja politike me pasoja kur më të pakta e kur të mëdha për gjendjen e përtashme e për ardhmërinë politike e kombëtare të Kosovës. Shembull i sjelljes staliniste të udhëheqjes së LDK-së ndaj atyre që e kritikojnë, duke ua hequr maskat falsifikimeve e mashtrimeve të saj të historisë së vet dhe të historisë shqiptare në përgjithësi, është sjellja e një zyrtari të saj në ditën e ndarjes nga jeta të Adem Demaçit. Ky zyrtar i LDK-së nga një komunë e Kosovës në postimin e vet në profilin e vet të FB-ut, nuk e përmbajti urrejtjen e tij ndaj Adem Demaçit dhe duke e quajtur monstrum shprehu hapur gëzim të cilin e emetuan më pas disa medie elektronike pse, pse, pse më në fund “Përçarësi numër 2 i shqiptarëve ka ikur nga kjo botë! Pritet të ikë edhe Shpendkeqja që është përçarësi numër 1. Këta dy monstruma i bënë pikë e pesë shqiptarët”! Me postimin e tij u pajtuan dhe u solidarizuan edhe dy zyrtarë të tjerë të lartë të LDK-së, njëri prej tyre deputet në Kuvendin e Kosovës. Reagimet që kjo deklaratë makabre e zyrtarit të LDK-së shkaktoi në opinion, e detyruan udhëheqjen e LDK-së ta detyrojë deklaruesin që t’i kërkojë falje familjes së Adem Demaçit, por, natyrisht, jo edhe të urryerit numër 1 të kësaj specie që me gjuhë të shtazërishme të hienës politike dëshiron të mbrojë Kosovën me dhuratat që udhëheqja e tij ua çonte Millosheviqit e Millutinoviqit! E dinte Udhëheqja e LDK-së se kundër të urryerit numër 1 do të organizojë fushata të reja, fushata të reja siç ishte kjo mbas botimit të shkrimit të tij për reagimet tona “gjithëkombëtare” kundër Komitetit Nobel, në të cilën ajo, udhëheqja e LDK-së, i përmblodhi afër 50 anëtarë dhe rrogëtarë që i stolisën disa gazeta, disa televizione dhe shumë portale të rrjetit social me urrejtje, shpifje, gënjeshtra, denoncime partiake ldk-iste ndaj Rexhep Qosjes! Dhe, kjo fushatë e re e LDK-së, le të thuhet, e anëtarëve të vjetër më shumë se e atyre të brezit të ri të saj, e shtyri Rexhep Qosjen të shkruajë këtë skicë për politikën falimentuese të udhëheqjeve të deritashme të LDK-së! 1. Udhëheqja e LDK-së reagonte gjithmonë mosdurueshëm kur i thuhej me gojë a me shkrim se programi i saj politik, i botuar së pari në gazetën e Beogradit Nasha Borba, mandej në revistën Alternativa të Shoqatës Migjeni të shqiptarëve në Slloveni, e, mandej edhe në ditarin Dëshmitar në kohë historike, vëllimi 6, të Rexhep Qosjes, ishte program për një autonomi të Kosovës më të rrëgjuar, më të varfër politikisht e juridikisht, se ç’ishte autonomia e vitit 1974. Për këtë arsye ajo e fsheh tani këtë program tre pash nën dhe! 2. Udhëheqja e LDK-së reagonte mosdurueshëm kur i thuhej me gojë a me shkrim se pas krijimit, në fund të vitit 1989, ajo e kishte regjistruar partinë e saj, e quajtur Lidhja Demokratike e Kosovës, ngjashëm me Lidhjen e Komunistëve të Kosovës, në Ministrinë e Drejtësisë së Serbisë në Beograd! 3. Udhëheqja e LDK-së reagonte e reagon dhe tani ashpër, me fjalë fyese ndaj autorëve të të dhënave që dëshmojnë se udhëheqja e saj e përparme, përmes kryetarit të saj, sa e sa herë i ka penguar studentët të çohen në demonstrata, duke u thënë se ashtu do të pengojnë zgjedhjet serbe në Serbi në përgjithësi. 4. Udhëheqja e LDK-së reagonte posaçërisht vrazhdë kur i thuhej se me politikën e saj, të vetëquajtur paqësore, e në të vërtetë nënshtruese, si parti opozitare e Serbisë, duke përmbushur të gjitha obligimet “shtetërore” ndaj Serbisë, po e dobësonte, në të vërtetë po e shkatërronte lëvizjen kombëtare në krye me organizatën studentore për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. 5. Udhëheqja e LDK-së reagonte shumë vrazhdë, kur i thuhej me gojë a me shkrim se në mbledhjen e saj, në objektin e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, ku e kishte selinë ajo, ditën e vrasjes së një pjesëtari të lavdishëm të UÇK-së është deklaruar: sot është vrarë një mafi vrasja e të cilit i ka gëzuar serbët dhe shqiptarët! Kjo informatë u është thënë disa personave prej një anëtari të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, që sot me disa anëtarë të familjes së vet e mjel PDK-në, e mandej është bërë publike prej Komisarit për të Drejtat e Njeriut të OKB-së, Jirzhi Dintsbir. 6. Udhëheqja e LDK-së reagon vrazhdë, fyeshëm, kur shkruhet se prej anëtarëve të Kryesisë së saj, madje prej kryetarit të saj, Ushtria Çlirimtare e Kosovës është quajtur, kur dorë e zgjatur e Serbisë, kur grupe njerëzish të frustruar, kur organizatë terroriste, kurse, si shkruante gazeta Koha Ditore me 22.9.1998, Komisarit për të Drejtat e Njeriut të OKB-së Jirzhi Dintsbir, i është thënë se UÇK” është turpi më i madh i popullit shqiptar”! 7. Udhëheqja e LDK-së reagon vrazhdë edhe kur i tregohet e botuar Marrëveshja që kryetari i saj, me 28 prill 1999, në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, e ka nënshkruar me kryetarin e atëhershëm të Serbisë, Millan Millutinoviq, me të cilën krijohet qeveria kuislinge e Kosovës. Ndërsa, Millan Millutinoviqi në këtë Marrëveshje nënshkruhet si kryetar i Serbisë, kryetari i LDK-së, i shpallur dhe kryetar i Kosovës në “zgjedhjet” e vitit 1998 në gjendje lufte!!! nënshkruhet si kryetar i LDK-së. Është e qartë se nënshkrimi i kësaj Marrëveshjeje ishte akt tradhtie që kryetari i LDK-së po bënte jo vetëm ndaj Kosovës së shpallur e pavarur në mbledhjen e ish deputetëve të Kosovës në Kaçanik, po edhe ndaj kërkesës për Kosovën e lirë e të pavarur për të cilën po demonstronin, po burgoseshin e po vriteshin sa e sa studentë e të rinj të tjerë. E aktet e tilla, të tradhtisë, dihet si quhen, si gjykohen e si dënohen në politikën, në gjykatat e në historinë e popujve historikë, me dinjitet e me kulturë politike e shtetërore. 8. Udhëheqja e LDK-së reagon vrazhdë, fyeshëm, me fjalë banale kur dëgjon a lexon se në solemnitetin e nënshkrimit të asaj Marrëveshjeje kryetari i LDK-së dhe i Kosovës, i Kosovës autonomi, në të vërtetë koloni e Serbisë, do t’i dhurojë kryetarit të Serbisë, Millan Millutinoviq, dhurata të cilat, siç do të deklarojë ai në bisedë me gazetarët ditën kur po dorëzonte detyrën e kryetarit të Serbisë dhe po bëhej gati të udhëtonte për Hagë, për t’iu paraqitur Gjykatës Speciale Ndërkombëtare, do ta stolisin gjatë Kabinetin e tij në Qeverinë e Serbisë! 9. Udhëheqja e LDK-së reagon vrazhdë, fyeshëm, kur i thuhet me gojë, në radio e televizione a me shkrim në gazeta se LDK-ja në radhët e saj kishte anëtarë e zyrtarë sekretë të cilët e informonin Sigurimin e Brendshëm Shtetëror të Serbisë në Kosovë për përbërjen dhe një varg çështjesh të tjera që kishin të bënin me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës! 10. Udhëheqja e LDK-së reagon ashpër, fyeshëm, kërcënueshëm kur i thuhet me gojë në radio e televizion a me shkrime në gazeta se kryetari i LDK-së, një kohë pas nënshkrimit të Marrëveshjes me Millan Millutinoviqin do të shkojë në Beograd, në takim me kryetarin e Serbisë, Sllobodan Millosheviqin, të cilit do t’i çohen dhurata si Millan Millutinoviqit me rastin e nënshkrimit të asaj Marrëveshjeje. Çka është biseduar, çka ka ndodhur, çka është nënshkruar në atë takim do ta thonë një ditë arkivat e Serbisë, të cilat sot për sot nuk mund t’i shfrytëzojnë historianët shqiptarë. Tani për tani dihet vetëm se mbas atij takimi kryetari i LDK-së, i quajtur kryetar historik i Kosovës, koloni e Serbisë, i përcjellë prej njerëzve të Milloshit do të shkojë në Aeroportin e Beogradit dhe prej tij do të fluturojë për Itali, ku pa u vonuar shumë, do të deklarojë se duhet të ndalen bombardimet e Serbisë prej Forcave të NATO-s! Dhe, do të shtojë: Millosheviqi është lideri i nderuar i Serbisë me të cilin duhet të bisedohet! 11. Se takimet dhe bisedat e disahershme të kryetarit të LDK-së dhe kryetarit të Kosovës koloni e Serbisë me Millutinoviqin, përmbanin një turp për Kosovën është thënë prej shumë veprimtarëve politikë shqiptarë në Kosovë e në Evropë. Një dëshmi për karakterin dhe “dinjitetin” e këtyre takimeve Millosheviq – Rugova do ta lërë njëri prej kundërshtarëve të Milloshit, i cili shkruante edhe për disa gazeta evropiane, malazezi Stojan Ceroviq, i lindur në vitin 1949 e i vdekur në vitin 2005, në librin e tij Dalje nga historia. Aty, përpos të tjerash, ai do të shkruajë: në gjysmën e viteve të nëntëdhjeta një diplomat amerikan i propozon atij, Ceroviqit, të shkojë në Uashington dhe atje të vizitojë Arkivin që po krijohej. Kur Ceroviqi e pyet se çka do të ishte me interes për të në atë Arkiv ai, diplomati amerikan, do t’i përgjigjet: aty do të gjesh, fjala vjen, edhe raportet e Ambasadës Amerikane në Beograd në të cilat tregohet se sa është i korruptuar kryetari i LDK-së. Nuk ka dyshim se cilësori i korruptuar flet jo vetëm për korrupsionin material po edhe për korrupsionin politik të kryetarit të LDK-së! 12.Udhëheqja e LDK-së reagon vrazhdë, tmerrueshëm, kërcënueshëm kur gojarisht a me shkrim i bëhen pyetje se çka ka bërë ajo gjatë një vargu vitesh me paratë e popullit, me atë tre përqindëshin, që milej prej popullit? Ku shkuan gjithë ata miliona të mbledhur në Kosovë, në shtetet e Evropës, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e në shtetet e kontinentet e tjera ku jetonin e punonin shqiptarë, nuk u ble me to e me të tjera të mjela si ato prej popullit vetëm shtëpia e kryetarit të LDK-së! U blenë edhe të mira të tjera, edhe pasuri të tjera, edhe privilegje e lukse të tjera të drejtuesve të LDK-së dhe shfrytëzuesve të djersës së mërgimtarëve tanë të degdisur në Botë. Nuk kemi shtet të së drejtës se po të kishim, udhëheqja e LDK-së do të duhej të jepte përgjigje para prokurorëve e pastaj para gjykatësve për fatin e gjithë atyre milionave ashtu si për fatin e shumë milionave të tjerë. 13. Udhëheqja e LDK-së reagon me mospajtim të disafytyrshëm kur i thuhet se që në kohën e dhunës e terrorit të regjimit të Millosheviqit e ka uzurpuar e privatizuar Akademinë e Shkencave e të Arteve të Kosovës me 12-13 anëtarë të Kryesisë e të Këshillit të Përgjithshëm të saj, duke e sunduar qe 25 vjet me 3 “kryepartiakë” e dy shërbëtorë të tyre dhe duke e bërë filial banke prej të cilit i mbushin xhepat ata me shumë shtesa, honorar e paushallë, që rrjedhin pandalshëm, dhe duke ua mbyllur dyert e saj disa shkrimtarëve të shquar, disa gjuhëtarëve të shquar, disa historianëve të shquar të popullit, disa historianëve të shquar të letërsisë, disa mjekëve e disa studiuesve të tjerë shkencorë shumë të merituar pse s’ishin anëtarë të LDK-së! 14. Udhëheqja e LDK-së reagon skajshëm pezmatueshëm, vrazhdë dhe kërcënueshëm kur i përmendet FARK-u (Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës). Pse të mos reagojë ashtu? Udhëheqja e LDK-së e kishte krijuar FARK-un jo për të luftuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës në kohën kur për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës ishte duke luftuar Ushtria Çlirimtare e Kosovës e njohur prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Evropës. Udhëheqja e LDK-së e kishte krijuar FARK-un si gjoja ushtri të saj për të mos lejuar që UÇK-ja të marrë pushtetin. FARK-u në të vërtetë ishte forca e shkretë e udhëheqjes së LDK-së për luftë qytetare pas çlirimit të Kosovës. Por, për fat djemtë e FARK-ut shpejt do të kuptojnë se për çfarë qëllimi kundërkombëtar i kishte mbledhur ata udhëheqja e LDK-së, prandaj do të kalojnë në radhët e UÇK-së. Marrëveshja e nënshkruar prej kryetarit të Serbisë, Millan Millutinoviq, dhe kryetarit të LDK-së, në të vërtetë ishte “kushtetuta” e vonuar serbo-shqiptare me të cilën bëhej i ligjshëm pushteti, pushteti i LDK-së në Kosovën autonomi e Serbisë. 15. Të gjitha të dhënat e sipërthëna dëshmojnë se Redaksia e gazetës së njohur franceze, Le Monde, ishte treguar shumë largpamëse në qëndrimet e saj parathënëse ndaj politikës së LDK-së kur kryetarin e saj, në fillimet e karrierës së tij ldk-iste, e kishte paraqitur përmes një karikature në prehrin e Millosheviqit, i cili do të ushtrojë dhunë e terror, krime lufte e krime kundër njerëzimit në Kosovë dhe do t’i dëbojë afër tetëqind mijë shqiptarë prej Kosovës në pranverën e vitit 1999 jo vetëm duke mos qenë aspak i trazuar prej partisë së pagëzuar LDK, po, përkundrazi, duke qenë i vizituar ai vetë dhe kryetari para tij, i Serbisë, Millan Millutinoviq, me dhurata nga duart e kryetarit të LDK-së! 16. Nuk e quaj të nevojshme t’i komentoj reagimet e udhëheqjeve të LDK-së ndaj të dhënave që për politikën e saj dëgjohen a shkruhen prej historianëve a intelektualëve të Kosovës në Prishtinë, të Shqipërisë në Tiranë a kudo qoftë tjetër. E quaj të nevojshme vetëm t’ia sjell në mendje kësaj udhëheqjeje dy të vërteta që në shtetet demokratike, me tradita shtetërore, kulturore e qytetëruese, janë ligje etike e juridike. E vërteta e parë është kjo: kryetar kuvendi, kryeministër apo kryetar shteti nuk bëhesh për të bërë qejfe, për të pirë e për të ngrënë ushqime e pije sa më të shtrenjta e falas, për të bredhur nëpër botë zyrtarisht a jozyrtarisht, për t’u pasuruar duke keqpërdorur karriget politike, për t’u rrethuar me servilë e mendjepaktë, që bëjnë krejt çka u thuhet mirë e keq! Kryetar kuvendi, kryeministër e kryetar shteti, nuk bëhesh, pra, për të zhvatur shtetin. Jo. Kryetar kuvendi, kryeministër e sidomos kryetar shteti, bëhesh, siç ishte bërë kryetari i LDK-së kryetar i Kosovës koloni e, mandej, shtet protektorat, që, në rast se e kërkojnë punët tragjike historike, edhe për të dhënë jetën për atë shtet, për nderim e dinjitetin e popullit që përfaqëson. E jo, jo, jo për të nënshkruar Marrëveshje tradhtie siç është ajo që u nënshkrua prej kryetarit të LDK-së e të Kosovës me kryetarin e Serbisë, shtetit okupator të Kosovës, Millan Millutinoviqin më 28 prill, 1999! E vërteta e dytë është: Krim nuk quhet vetëm vrasja e njeriut, po edhe vrasja e të vërtetës dhe e të drejtës. Udhëheqja e LDK-së po vret të vërtetat dhe të drejtat që nuk i pëlqejnë, që nuk janë në interesin e saj, që e zbulojnë, e përfushin, e tregojnë politikën e saj në thelbin e saj: gjithnjë politikë e mjerë e, siç u pa më lart, në disa raste edhe politikë tradhtare. Për fatin e historisë shqiptare, këto vrasje janë të përkohshme. Historinë e Kosovës, historinë shkencore të Kosovës, nuk do ta shkruajë LDK-ja po historianët. Historia e falsifikuar që LDK-ja e ka shkruar për veten e Kosovën do të ketë fatin e historive partiake e shtetërore që Stalini e Duçe kishin shkruar për partitë e tyre dhe për shtetet që kishin sunduar me dhunë: do të hidhet në plehun e historisë! Historinë e Kosovës dhe të Shqipërisë së bashkuar nuk do ta shkruajnë partitë po historianët e Shqipërisë dhe të Kosovës së Bashkuar. Një shkrues i saj jam edhe unë jo vetëm me Ditarët e mi. Por, para se të shkruhet kjo histori e Kosovës, pasi Kosova të bëhet shtet i së drejtës, shpresoj që të vërtetat dhe të drejtat të cilat do t’u shpëtojnë vrasjeve prej rrenave, shpifjeve e urrejtjeve të anëtarëve, të udhëheqësve të kryehershëm dhe të mëvonshëm të LDK-së dhe të rrogëtarëve të saj do t’i sjellin shumë të dhëna e dëshmi të reja arkivore e kujtimore asaj historie.

    1. Z
      Zen Saliu

      E kush të lexon kaq gjatë, o i pjerdhuri veteran i UÇK-së ? Nuk ka nge të merret njeri më me Kosovën. Iku koha juaj. Ndaç bëni shtet, ndaç këthehuni përseri sip ishit. Jeni KOQEVARË e jo më Kosovarë…..

      1. p
        paradoxal

        Or ti bastard grek, njerezit kane te drejte te shprehen. Shko komento tek faqet e Janulles plehre!

        1. F
          Fisnik

          Unë e lexova. Me Kosovën merren amerikanët. Merret edhe Putini. Edhe Europa. Edhe Serbia. Merret edhe Mero Baze.

          1. D
            Dakord

            Veteran bej dhe ti nje liber o radikal

            1. D
              Djali i Veteranit tè LNa-çl

              Pèrshèndetje Veterani i UçK! Mè ngjan si vazhdues i atyre shqipètarève tè vèrtetè qè e bènè Shqipèrinè me pushkè e me penè. Kemi patur nè mesin tonè shumè armiq dhe tradhètorè por, Lavdia ju takon Partizanève tè Enverit dhe UçK tè Ademit! Vetèm nga pèrfytyrimi i tyre mund tè shpètojè Kombi! Shèndet!!!

              1. A
                Analisti

                Sigurisht që nuk e kexova shkrimin, pasi askush nuk lexon një koment 10 herë me të gjatë se shkrimi. Nuk besoj se do e lexojë kush këtë koment. Shkruaj shkurt o burrë!!!!

                1. E
                  Ermira

                  Sigurish qe tipa si puna jote nuk e lexojne o tru shpelar. Cfar te te thote thote motra ty? Ti prandaj i bie me dore gjithe diten dhe gruan ta lemon komshiu

                2. L
                  L.Xh

                  Saktë dhe kompetitiv o Mero Baze. Me ç’ngjet sot në Kosovë, nga Albin Kurti e Vjosa Ismlbçni, në Krujë, i thonë “ I KA ZËNË LESHI SYTË”, duke çuar ujë, në mullirin Serb, e duke minuar gjithë arritjet e deritanishme. Dhe gjasat siç po duken qartë, janë që perëndimi dhe SHBA të tërhiqen, dhe të rikthehen përseri siç ishin, nën Serbi, duke u dhënë kosovareve, një autonomi substanciale. Respekt Mero.

                  1. B
                    Bardhyli nga Kosova

                    Është e ulët që Nishani kishte keqpërdorur pozitën e të parit të shtetit për të futur përçarje brenda shqiptarëve. Implikimet politike të dekorimit të sabotuesit të luftës çlirimtare, Ibrahim Rugovna, janë të mëdha dhe shumë tendencioze. Vija politike paqësore e konkretisht bartësi i saj, Njeriu i Velanisë, asnjëherë për të gjallë të tij, në asnjë fazë të luftës për liri as pas saj, nuk e ka njohur as nuk e ka pranuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Madje, e ka quajtur “dorë e zgjatur e Serbisë”. Një gjë të tillë e ka bërë publikisht në janar të vitit 1997, kur krahas kësaj në një konferencë për shtyp të mbajtur në Prishtinë ka kërkuar edhe ardhjen e Interpolit për të zbuluar aksionet e armatosura që po i kryente UÇK-ja kundër forcave policore e ushtarake serbe. Si rezultat i kësaj thirrjeje, brenda dy javësh, policia serbe burgosi mbi 100 të rinj e të reja shqiptare, në mesin e tyre u burgosën dhe u vranë edhe disa prej krerëve drejtues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në mars të vitit 1998, kur komandanti legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u sakrifikua me tërë familjen dhe lagjen Jashari, mbi pesëdhjetë veta, ndonëse Drenica po digjej në flakë, sipas tyre, Njeriu i Velanisë nuk e pa të arsyeshme të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, për më tepër i mbajti “zgjedhjet e lira” në Kosovë, sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Edhe pas përfundimit të luftës, të cilën e fitoi Ushtria Çlirimtare e Kosovës me përkrahjen e aleatëve të NATO-s në krye me SHBA-të, Njeriu i Velanisë asnjëherë për të gjallë të tij nuk e mori guximin të shkojë në Prekaz për të nderuar sakrificën e Familjes Jashari, as të asnjë pjesëtari të UÇK-së në mbarë Kosovën. Janë skandaloze veprimet e tij kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së dhe luftës çlirimtare të popullit shqiptar të Kosovës. Madje stafi më i ngushtë i Rugovnës për vite të tëra mblodhën materiale kundër UÇK-së me qëllim të komprometimit dhe shkatërrimit të strukturave të UÇK-së që arritën ta mbijetojnë luftën. Ai asnjëherë s’e ka përkrahur luftën, ndërsa gjatë luftës e dinë të gjithë për takimet e Rugovnës me Millosheviqin, kërkesa e tij për t’i ndalë bombardimet e NATO-s, s’e ka njohur asnjëherë UÇK-në, s’e ka njohur asnjëherë asnjë dëshmor të UÇK-së. Pastaj, Rugovna nuk e vizitoi asnjëherë Shqipërinë, sepse e urrente si shtet të shqiptarëve. Të tjerëve, madje edhe Milosheviçit, u dhuronte gurë të çmuar nëntokësorë, u fliste për dardhat e Kosovës, qentë e Sharrit dhe cilësinë e verës, megjithëse për vete pinte uiski të vjetër. (Vafsh në djall populli im shkërdhatë që voton Edin e gjatë. Dhe, për fund: Ngushëllime për ngordhjen e Open (Vuçiq) Balkan. Urime Procesi i Berlinit. Poshtë tradhtarët. Me qetësi, me drejtësi, me dashuri, me buzëqeshje e lumturi i juaji Bardhyli).

                    1. D
                      Drini Likes

                      Na rrofsh koqet o Bardhul. Po e ke të re tët ëmë, ta lërofsha. Në mos jo, të lërofsha tët shoqe, e çke femra të sojit tënd, që ti na i servir me dashje të plotë. Je burrë muti.

                      1. F
                        Fadili

                        Bravo ky është një burrë muti

                      2. D
                        Dakord

                        Bardhyl shyqyr qe komentove njehere te artikulli i duhur.

                      3. M
                        Mira♡

                        Leksioni, mgjs huazim, është në gjininë mashkullore, z. Mero. Themi tre leksione në shumës. Tri vajza... Gazetar është zotëria juaj. Njohës i gramatikës, thënë thjesht.

                        1. A
                          Arli

                          Bashkohem me mendimin e veteranit. Problemi I shqiptarëve është përçarja, e cila ekziston që kur është krijuar kombi shqiptar, ndryshe nga serbët dhe grekët. Sikur shqiptarët të bashkoheshin për një qëllim, nuk do të kishte forcë që t’i mposhtëte. Por jo, si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipërinë Londineze, veprimet janë të njëjta, vetëm përçarje, që ka dërguar “ujë në mullirin ekundërshtarit”!

                          1. T
                            Tung

                            Libri i Mjeros çer kosoven si libri i Blendi fevziut per Enver Hoxhen .

                            1. X
                              Xhahil Bilbili

                              Mero , qe te tentosh apo te shkruash historine e kombit shqiptar ( qofte dhe segmente te saj si ne rastin konkret)duhet patjeter te kuptosh kush eshte Ballkani ,raporti i tij me vetvehten,interesat e te medhenjeve dhe domethenien e shprehjes"Ballkani eshte fuci baruti ".E qe te arrish keto qe thash me larte duhet me patjeter se PARI te kesh studjuar me themel arkivat e gjithe shteteve te Ballkanit dhe arkivat e gjithe shteteve te interesuara per te dhe se DYTI jo vetem te jesh historian por te jesh ekselent historian.Z.Mero nuk e di se ku e gjen vehten tek 2 kerkesat me lart.Mero ti je nje opinionist relativisht koherent por je shume larg te paturi nje formimi historik .Si i tille rri me mire ne shtratin tend aty ku ndihesh rehat ( keshille eshte).Nuk dua ta besoj se dhe ju rreshtoheni ne ate kategori qe dini te beni gjithcka ( sipas jush) dhe shnderroheni gjitholloge profesioniste.Nejse edhe shume faj nuk keni ,jetojme ne epoken e lulezimit te tyre.Qofte sa me e shkurter kjo epoke o ZOT , po qe se egziston.

                              1. L
                                LOJA E JUGUT ME SALEN

                                ME 6 DHJETOR JUGU I JEP VULEN E PD BERISHES QE TE RRIJE SA TI DOJE BYTHA NE PUSHTET DUKE PATUR PERBALLE TASHME NJE PROSTITUTE TE JUGUT DHE SLLAVEVE. Alibija do te jete: ia dhame se na prishte mbledhjen e BE me Ballkanin Perendimor me protesten e asaj dite!!!! Dhe pse protestuesit ia siguron Jugu e Rama!!!!!! Mortja qe nuk ju ha!!!! Ku keni degraduar,sic dhe pritej...!!!!

                                1. T
                                  Taulanti nga Elbasani

                                  E pate ke kishte "Omeri" shqiptar ne perurimin e tij te pare "Pasardhesi" i Driteroit dhe Kaderes? Ca me tuta, ca me jaka te palara, ca pa dhembe ne goje, ca nga ato plakat e kombinatit, lere barkun se barku tregon mirqenie ne shqipqeri. I kam thene, me mire shkruaj libra per femije se do ishte me i vlefshem po nuk degjon e ka koken shkemb. Ku ishit ju o tifoza te zjarrte te Omerit shqiptar? Po cfar do thoni ju o analfabetet tifoz, jo te Omerit po te lartmadhnis se tij hajdutit me te madh te te gjitha koherave te shqiperis modern. Po me vertet kujtoni ju qe ai qe del pa brek dhe ka mare ne qeveri burrat e ish dashnoreve do kursej Omerin kur ti vij dita sic nuk e kurseu as Saliu e as Odiseu. Po keni degjuar ju o tifoze te shkrete qe ministri apo presidenti i nje vendi te Europe's apo amerikes te ket dal pa brek? Trumpi nuk ka lene kurve pa e pllakosur edhe ndonje shqiptare me siguri do ti ket dhene ndonje gojore po prap breket I mbajti ne bythe se bythat ruhet nuk jepet ne shesh sic e "jep" tashti dhe "Omeri" yne

                                  1. D
                                    DRENICA E KUQE

                                    Pse nuk e botoni komentin e DRENICA E KUQE

                                    Lini një Përgjigje