Pse amerikanët shkuan tek Berisha dhe jo tek Lulzim Basha për dosjen ruse? 

9 Nëntor 2022, 19:02Editorial Mero Baze

Ka një pikëpyetje të madhe përse Edi Rama po përpiqet të mbajë gjallë temën e “rublave ruse” në adresë të opozitës katër vite më parë dhe pse kjo gjë nervozon më shumë Sali Berishën se sa Lulzim Bashën.

I vetmi fakt publik për interesin rus për Shqipërinë në atë kohë ka qenë shtypi rus, që është i kontrolluar nga qeveria.

Shqipëria ka përjetuar ngjarje të forta dramatike nga viti 1990 e këtej, sidomos në vitin 1997, por shtypi rus nuk e ka pas kurrë objekt lajmesh Shqipërinë. 

Në atë kohë protestat e opozitës filluan të hapin lajmet e televizioneve më të mëdha ruse, si “RT” dhe disa korrespondentë të shtypit rus mbinë në Tiranë . Madje për një prej këtyre kontributoreve të shtypit rus, pati dhe debat publik, duke lidhur vonesat në rinovimin e lejes së qëndrimit të saj, me angazhimin për shtypin rus, çka nuk ishte e vërtetë.

Por e vërteta ishte se “Russia Today”, televizioni më i ndjekur rus në botën e jashtme dhe media tërësisht propaganduese ruse, si “Sputnik” etj, kishin në krye të faqeve lajme nga Tirana. Më së paku kjo tregonte një interes rus për trazirat politike në Shqipëri.

Sali Berisha tregon se në atë kohë, ish- ambasadori Donald Lu i pat shkuar në zyrë dhe i ka treguar dosjen e financimeve ruse për PD. Nga mënyra si e tregon Berisha, e vetmja gjë e qartë është se Berisha ka refuzuar ta pranojë atë dosje. Vet ambasadori Lu nuk ka folur publikisht për këtë çështje.

Por  pse amerikanët shkuan tek Berisha dhe jo tek Lulzim Basha për dosjen ruse?

Nga përgjigjia e kësaj pyetje mund të kuptohen më shumë gjëra për fushatën e Edi Ramës rreth “rublave ruse”.

Normalisht Berisha duhet të ndjehej i gëzuar nga kjo fushatë, dhe duhej të mbështeste fushatën e Ramës, por në fakt ai bëhet nervoz sa herë ai e përmend dhe pastaj thotë broçkulla të tipit “ti mbyllje dosjen e Bashës” etj.

Në fakt, amerikanët shkuan tek Berisha jo vetëm për shkak të bindjes, por dhe fakteve, se depërtimi rus në trazirat politike në Shqipëri lidhej me Sali Berishën. Lidhej me të jo vetëm për shkak të autoritetit që kishte si kryetar de facto i PD, por dhe informacioneve të tjera që ata kanë pasur.

Refuzimi i marrjes së dosjes nga Berisha dhe hedhja poshtë e saj në zyrën e tij para ambasadorit të SHBA, është prova më e fortë që pas asaj historie qëndronte ai.

Dhe është logjike që një ambasador, i cili njihte fuqinë e Berishës mbi PD dhe i shkonte atij për të sqaruar këtë pozicion të rëndë të partisë së tij, kur ndeshte këtë refuzim të prerë, të bindej se kishte para autorin e kësaj historie.

Akoma më shumë janë bindur për këtë, kur Berisha u përpoq që me këtë histori pastaj të mbante peng Lulzim Bashën, pasi nisi fushatën e tij anti-ameikane, çka nuk funksionoi.  Kjo natyrisht që ka rënduar pozitat e tij në arkivat e qeverisë amerikane.

Ndaj Berisha bëhet nervoz sa herë Edi Rama flet për rublat ruse. Në fakt, ai duhej të ishte i qetë dhe ti dilte në krah, pasi në pamje të parë duket si një sulm i përbashkët i të dyve kundër Lulzim Bashës.

Çuditërisht Basha është i qetë nga kjo histori, shkon e vjen në SHBA, ndërsa Berisha është sanksionuar familjarisht nga SHBA, dhe duket i dëshpëruar që dosja ruse i ka mbetur atij në derë, dhe jo Lulzim Bashës.

Dhe ngaqë e  di të vërtetën, duket që nuk gëzon dot, as kur Edi Rama përmend rublat ruse. E di për kë e ka.

19 Komente

  1. S
    Shyhyrmudije Byberabdylhakimi

    Dosja e parave RUSE, është PORTA E FERRIT për SALI RAMË SHIQERE BIRISHËN pi Vuqidoli, mbasi kjo do të jetë a AKUZA për EKSTRADIM drejtë SHBA-ës, ku edhe do të gjykohet e denohet, PLUS akuzat për NAFTEN e Milosheviçit, PLUS akuzat për GËRDECIN për vdekjen e Kosta TREBICKËS shtetas amerikan, etj, etj…. Tek porta e ka FLETË ARRESTIN drejtë amerikës.

    1. B
      Bego Tërshana

      E drejtë….mbasi me këtë SPAK që kemi, dhe me këtë Arben Krajë në krye- si drejtues të SPAK , është e kotë të presim që të arrestohet, gjykohet dhe denohet Sali Berisha.

      1. t
        tetovari2

        Gabove emrin.Nuk është Arben Kraja por ARBEN KRIMBI!

      2. B
        Bardhyli nga Kosova

        Vetëm dërgimin në Amerikë dhe denimi po atje, e vë drejtësinë në vënd, për denimin e Sali Berishes, të paktën,për krimet që lidhen me SHBA-të. Në burg krimineli Sali Berisha bashkë me kriminelin,tjetër Ilir Rexho Metaj.

        1. S
          Selimqerim sherifhajdarmataj

          O Bardhyli mha Kosova, të lexova dhe shikoj që e ke KËTHYER PLLAKËN, duke sulmuar Sali Berishën dhe Ilir Metajn… si spiegohet ? Ka vetëm një spegim, mbasi NUK TË KANË PAGUAR PËR SHËRBIMET QË U KE BËRË, dhe kështu zotrote, u hodhe në kampin tjetër, duke i u kundervënë ish pagatorëve të tu të deri djeshëm.

          1. O
            Olti Hipopotam Curri

            Po pse behesh naiv.kujton se eshte i njejti Bardhyl. hahahaha

          2. S
            Selicit

            Nga ne , përkëthizime Beke . Si i palodhur , sot , felicit .

        2. S
          Sovranizem

          Problemi eshte se Sali Berisha, si gjithmone kokgdhe, vendosi ti hypi PDse kur e kane egzekutuar, perdhuar, poshteruar dhe diskretituar boterisht. Kur e kane shporrur me ceremoni nga drejtesia, sherbimet sekrete, ambasadat dhe cdo institucjon vital shteti. Kur menderisht, fizikisht, moralisht dhe familjarisht eshte per te varur veten. Kur i kane egzekutuar familjen qe te mos beje me prrokopi pas tij. Kur ne 30 vjet deshmoi copen e mutit me te madhe te historise, deshtakun, psikopatin, hajdutin, vrasesin dhe primitivin grykes e injorant. Ndersa Amerika ka luksin te talli llesht me nje gerdalle mjerane tribale mesjetare dhe me leket qe ju vjedh te gjitheve duke i peshkuar, per ti akuzuar me vone si leke dhe financime te paligjshem per viktimat, por jo per Ameriken ku perfundojne dhe qe paraja nuk i vjen ere. Eshte si fabula me qingjin qe pi uje poshte rrjedhes se lumit, por ja " turbullon" ujkut siper. Nuk ka gje me te neveritshme se mbremjet e " bamiresise" te presidenteve Amerikane, kur ju peshkojne miljone dollare gjithe idjoteve te korruptuar te botes, per nje fotografi qe tja u shesin zuluve te tyre qe perdhunojne. Apo vjedhjes se miljarda dollareve nga gjithe bota e varfer me mafjen e lobingut shteteror amerikan. Ky kapitull i ndyre duhet mbyllur. Shqiperia duhet te sillet si vend sovran dinjitoz, qe nuk shkon te bleje me leket e vjedhura popullit te saj te varfer, te vertetat e Amerikes. Me Sali Berishen duhet ta kishim mbyllur qe ne 1997. Ose duhet te kishte vrare veten ose duhej egzekutuar. Sot eshte momenti qe gjithe banda e tij paramilitare e perdhunuesve tropojane, bashke me te, te ndeshkohen me 1000 vjet burg ne nje salle bunker si ato ku zhvillohen proceset e mafjes italiane. Ose te asgjesohet fizikisht. Reformes ne Drejtesi si vegel e nderkombetareve qe duan te mbajne Shqiperine prej bolesh, deshtoi turpshem. Ne humnere ku gjendemi duhet nje tjeter Reforme, me tiparet e drejtesise partizane te pasluftes. Shqiperia duhet te armatoset, te ringreje dhe shtetezoje gjithe sektorin strategjik industrial dhe ushtarak, te kanibalizuar dhe shkaterruar.

          1. L
            Lymi

            O mikooo...si mer Sala kokgdhe?!?!? KOKRRA E SPAJUNIT MER JAHUUUUUU! Bon vaki edhe i KGB ne njifar momenti po zemra i ka rraf ene i rref fort per ata qe i msun zanatin: U D B!

          2. S
            Sovranizem

            Problemi eshte se Sali Berisha, si gjithmone kokgdhe, vendosi ti hypi PDse kur e kane egzekutuar, perdhuar, poshteruar dhe diskretituar boterisht. Kur e kane shporrur me ceremoni nga drejtesia, sherbimet sekrete, ambasadat dhe cdo institucjon vital shteti. Kur menderisht, fizikisht, moralisht dhe familjarisht eshte per te varur veten. Kur i kane egzekutuar familjen qe te mos beje me prrokopi pas tij. Kur ne 30 vjet deshmoi copen e mutit me te madhe te historise, deshtakun, psikopatin, hajdutin, vrasesin dhe primitivin grykes e injorant. Ndersa Amerika ka luksin te talli llesht me nje gerdalle mjerane tribale mesjetare dhe me leket qe ju vjedh te gjitheve duke i peshkuar, per ti akuzuar me vone si leke dhe financime te paligjshem per viktimat, por jo per Ameriken ku perfundojne dhe qe paraja nuk i vjen ere. Eshte si fabula me qingjin qe pi uje poshte rrjedhes se lumit, por ja " turbullon" ujkut siper. Nuk ka gje me te neveritshme se mbremjet e " bamiresise" te presidenteve Amerikane, kur ju peshkojne miljone dollare gjithe idjoteve te korruptuar te botes, per nje fotografi qe tja u shesin zuluve te tyre qe perdhunojne. Apo vjedhjes se miljarda dollareve nga gjithe bota e varfer me mafjen e lobingut shteteror amerikan. Ky kapitull i ndyre duhet mbyllur. Shqiperia duhet te sillet si vend sovran dinjitoz, qe nuk shkon te bleje me leket e vjedhura popullit te saj te varfer, te vertetat e Amerikes. Me Sali Berishen duhet ta kishim mbyllur qe ne 1997. Ose duhet te kishte vrare veten ose duhej egzekutuar. Sot eshte momenti qe gjithe banda e tij paramilitare e perdhunuesve tropojane, bashke me te, te ndeshkohen me 1000 vjet burg ne nje salle bunker si ato ku zhvillohen proceset e mafjes italiane. Ose te asgjesohet fizikisht. Reformes ne Drejtesi si vegel e nderkombetareve qe duan te mbajne Shqiperine prej bolesh, deshtoi turpshem. Ne humnere ku gjendemi duhet nje tjeter Reforme, me tiparet e drejtesise partizane te pasluftes. Shqiperia duhet te armatoset, te ringreje dhe shtetezoje gjithe sektorin strategjik industrial dhe ushtarak, te kanibalizuar dhe shkaterruar.

            1. T
              Te dy njesoje

              Qe PD eshte financuar nga Putini dhe vazhdon te financohet per destabilizim te vendit kjo nuk ka dyshim qe mbas rublave Ruse fshihet nongrata dhendri Serbis komunisti Berrisha kjo dihet por qe Basha nuk eshte i paster nuk mund ta justifikoje askush . Pse Basha shkon ne Amerike ? ndoshta bashkpunon si i penduar me FBI por qe Basha dhe Berrisha te dy jane vegla e Putinit kjo tashme dihet Ktheni shiritin e filmit mbrapa shikoni protestat e Bashes ato nuk ishin protesta por dhunim i shtetit ndaj i nderuar gazetar Basha eshte e njejta monedhe si Berrisha ndryshimi eshte Basha kerkone te perfitoje nga pendesa ndersa nongrata nuk ka cfare humbet pasi eshte i humbur

              1. M
                Mara emigrante ne Itali

                Dje tani shkoini mbrapa sales ne 12 nentor se me gazèp do ye dilni ,o popull mos haroni shkaterrimin e shqiperise djegien qe i beri dala me gjithe pd.

                1. s
                  sali

                  Vertete kaq budallenj jeni apo beni,Pse a mund te merej nje vendim i tille pa miratimin e Berishes,Luli ishte kuklla ,Saliu ka qene per 30 vjet kryetari i asaj partie

                  1. B
                    Bardhyli nga Kosova

                    në Berlin rilindi Procesi me të njëjtin emër dhe njëkohësisht u varros “Open Ballkan”. Në Berlin rifilloi Procesi i Berlinit. Aktorët kryesorë rajonalë të Ballkanit Perendimor, përkatësisht presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministrat e Maqedonisë së Veriut Zaev dhe Kovaçevski, si dhe disa politikanë tjerë si Dritan Abazoviç, Ali Ahmeti etj, prej tri vitesh u përpoqën ta zhbëjnë këtë proces të nisur në vitin 2014 nga ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel. Këta aktorë panë te Procesi i Berlinit pengesën kryesore të procesit të ushtrimit autoritar të pushtetit të tyre në vendet përkatëse, ndaj dhe iu kundërvunë ideve novatore të Gjermanisë. Prandaj dhe krijuan një nismë tjetër paralele e zëvendësuese, atë që quhej “Minishengen” ose “Open Balkan”! Përmes kësaj iniciative që nisi në Novi Sad në nëntor 2019, liderët autokratë Rama-Vuçiq, u përpoqën të akomodojnë veten e tyre në një politikë gjoja bashkëpunimi, por që rezultoi si politikë e përçarjes, dasive dhe e konfliktit të ringjallur. Nga gjashtë vende të rajonit, pjesë e “Open Balkan” u bënë vetëm një dhe dy gjysmë-vende. Them dy gjysmë-vende, sepse në Shqipëri presidenti dhe opozita ishin kundër kësaj iniciative. Sepse në Maqedoninë e Veriut po ashtu presidenti dhe opozita ishin dhe janë kundër “Open Balkan”. Ndërsa tri vendet e tjera, Kosova, Mali i Zi dhe BH nuk u bënë asnjëherë pjesë e tij. Në fakt është Kosova ajo që e varrosi Open Balkan. Edi Rama u përpoq të thotë se marrëveshjet e nënshkruara sot në samitin e Procesit të Berlinit do të nënshkruheshin edhe nga “Ballkani i Hapur”! Qëllimi ishte të shfaqte pakënaqësinë e tij për rikthimin e Berlinit! Kjo pakënaqësi e tij lidhet me faktin se Edi Rama e kishte bast të tijin “suksesin” e Open Balkan! Prej tri vitesh e ka reklamuar si sfidë të vetën dhe të vëllait të tij binjak, Aleksandër Vuçiq. Ky i fundit nuk ishte sot në samit. Dërgoi atje kryeministren Bernabiq. Kryeministri i Kosovës pohoi se nuk e ka ndjerë mungesën e Vuçiq në Berlin. Albin Kurti tha se „dikujt ndoshta ai i mungoi, por jo mua“! Nuk e dimë nëse zoti Kurti stigmatizoi kryeministrin e Shqipërisë si personi të cilit i ka munguar Vuçiq në Samitin e Berlinit! Megjithatë presidenti i Serbisë duket se ka një arsye pse nuk shkoi në Berlin! Ose më saktë, ka disa arsye. Së pari, mungesa e Vuçiq në samitin e djeshëm lidhet me dëshpërimin e tij për “varrosjen” e gjithë atij investimi që ai ndërmori me Ballkanin e Hapur. “Open Balkan” u varros dje. Dhe ka të drejtë në këtë pikë. Investimi i Vuçiq për Minishengenin e shndërruar me ndërhyrjen e Sorosit si Open Balkan është i jashtëzakonshëm. Sidomos në burimet njerëzore. Nuk besoj se kanë punuar falas Edi Rama, Zaev, Abazoviç e të tjerë politikanë të angazhuar në këtë skemë. Që do të thotë se Beogradi pati zgjidh qesen dhe harxhoi shumë në tri vitet e shkuara! Ky investim është menaxhuar nga Aleksandër Soros, por burimi i tij është Beogradi! Ndërkohë zoti Vuçiq humbi shansin të bëhet “një Tito i Ri”! D.m.th ta çojë në vend projektin e krijimit të një Jugosllavie të Re, sipas eksperiencës së AVNOJ-t! Ndaj dëshpërimi i tij është shumë-planësh dhe pret që opozita serbe ta godasë fort. Së dyti, Aleksandër Vuçiq duket se dëshiron t’ia kalojë përgjegjësitë kryeministres Brnabiq. Po shkohet drejt pikës së nxehtë për Serbinë. Kjo lidhet me detyrimin për të vënë sanksione ndaj Rusisë dhe me mbylljen përfundimtare të konfliktit Kosovë-Serbi. Ndaj mendoj se ai në mënyrë të pandershme dëshiron të fshihet si struci. Të largojë përgjegjësinë e tij nga këto akte, të cilat opinioni serb do t’i konsiderojë si “tradhti”! Precedenti i Vuka Brankoviçit të Betejës së Fushë Kosovës i del atij në ëndërr. I druhet përgjegjësisë historike. Prandaj ka ngrit kurthin për kryeministren Brnabiq. Së treti, presidenti serb nuk do t’i ketë më ato marrëdhënie vëllazërore binjakësore me Edi Ramën dhe politikanë të tjerë të rajonit, sepse këta gradualisht do të tërhiqen prej lidhjeve të hapura me Beogradin. Edhe këta, përfshirë Edi Ramën, për shkak se nuk duan të marrin përgjegjësi historike dhe do të përpiqen që të dalin nga bataku i kohëve të shkuara të dhjetëvjeçarit të fundit! Tërheqja e Vuçiq lidhet si me ikjen nga një konflikt me Vladimir Putin, po aq me vazhdimësinë e investimeve për aventura të tjera, si ajo e “Open Balkan”. Së katërti, presidenti serb nuk donte të përballej me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, dhe dy autoritetet më të larta të Brukselit. Në kushtet kur do t’i kërkohej distancimi nga Moska dhe akomodimi me politikat evropiane në çështjet e politikës së jashtme dhe të sigurisë. Që do të thotë edhe pranimin e një marrëveshjeje përfundimtare me Kosovën. Ai nuk e ka ende një përgjigje për këto dy çështje. Nuk kishte asgjë t’u thoshte zotit Scholz dhe zonjës Ursula von der Leyen. (Vafsh në djall populli im shkërdhatë që voton Edin e gjatë. Dhe, për fund: Ngushëllime për ngordhjen e Open (Vuçiq) Balkan. Urime Procesi i Berlinit. Poshtë tradhtarët. Me qetësi, me drejtësi, me dashuri, me buzëqeshje e lumturi i juaji Bardhyli).

                    1. m
                      mb

                      Nje analize e mire!

                    2. U
                      Uguale al

                      Sigurisht i djeg sepse ashtu èshtè gatuar ka bèrè tè 99 kètij vèndi, dhe pèr çudi nga njè komunist i thekur qè duhej ti dilte zot kètij vendi kur ishte me pushtet, na doli terrorist me çizme...)))

                      1. D
                        Drejtesia e munguar

                        Shkrime per te shperndare tym.Qe nga dalja ne skene e PD-s,nuk e dinte Amerika se kush ishte ne krye?Gjate shkaterimit te Shqiperise per 32-vite ,a nuk monitorohej Shqiperia nga Amerika e Europa?Mos kerkoni qe me te tilla shkrime ,te mbulohen te zezat qe i jane bere atij vendi .Nga politikanet qe i kane sherbyer Amerikes,Europes (e sidomos shteteve te vecanta) por edhe Ruseve nga ku mund te kene marre dhe financime,ata kane grabitur e shitur vendin ne interes te tyre. Aktualisht,Saliu,Iliri e ndonje tjeter kane perfunduar misjonin e tyre dhe duhet te largohen si limona te shtrydhur(si cdo sherbetor i te huajve).Kete ata nuk duan ta kuptojne ,jo se do tua prek njeri pasurin e grabitur por,duan gjithmon te jene ne "mbi kale".Rasti Nano esht konkret por ata s'duan ta pranojne.

                        1. P
                          Populli

                          E vertete Lulzim Basha ka qene nje kukull ne ata parti si kryetar as ne hale nuk mund te shkonte pa lejen e Sali Berishes dhe jo me te vepronte,si perfundum bashkepuntor i mgushte me Saliun pa pike dyshimi.

                          1. K
                            Konspiracioni.

                            Puna e dosjes se rublave qe i nxorri ne drite Mother Johnson e Amerikes eshte vertete nje teme e madhe per Kadarene te shkruaje librin "Tradhetia e Madhe". Kjo eshte teme kaq e madhe dhe e komplikuar sa nuk mund te pasqyrohet me nje koment. Une dua te kujtoj nja dy momente. Leket nga Putini kishin ardhur ne emer te PD. Ristani tha se ai nuk kish arketuar asnje koker leku ne arken e PD. Basha tha se keto ishin para qe shqiptaret e Amerikes kishin mbledhur ne ndihme te PD. Sali Berisha zgjodhi te mos fliste ne ate kohe. Kohet kane ndryshuar dhe sot Basha me Ristanin nuk flasin me. I vetmi qe flet nga PD eshte Sali Berisha. Spjegimi im modest eshte ky: Keto ishin pare nga KGB ruse per agjenturen e saj brenda PD. Te ben pershtypje se si Putini nuk i pagoi spiunet e tij vec e vec, por me nje cek te perbashket. Kjo ne thelb eshte presion qe beri ai per ti treguar botes se PD eshte e tij. Leket Basha i ndau sipas listes shtese qe i ishte bashkangjitur chekut. Sali Berisha ka marre 100.000 dollare sepse ai fillimisht nuk permendi shumen 500000 por thoshte se rusi kish derguar 100000 dollare per Bashen. Kjo ngaterese e Saliut ne shifra vjen si rezultat se Saliu mendonte se ishte i vetmi spiun i rusit dhe paret qe kish derguar Putini ishin pagesa per te. Me vone Saliu u befasua kur morri vesh se ishte fjala per nje shume me te madhe dhe ra ne depresion sepse pa qe Saliu nuk ishte i vetmi spiun. Sali Berisha vazhdon te flasi jo vetem se do te sulmoje Bashen por edhe per faktin se ai tashme ka dale hapur si armik i demokracise. Nga ana tjeter spiunet e tjere nuk flasin...etj...etj...

                            Lini një Përgjigje