Partia Demokratike ka marrë më 25 prill ndoshta rezultatin më të mirë historik të saj qysh pas 2013. Ajo ju afrua fitores si asnjëherë tjetër dhe po të mos ishte Ilir Meta me skandalet e tij në fushatë dhe Sali Berisha, që ngjallte një lloj hezitimi tek shtresa gri e shoqërisë, ndoshta mund të ishin fituesit e zgjedhjeve të 25 prillit 2021. Po të llogarisim këtu dhe ndryshimet në Kodin Elektoral për shkak të vendimit për t’u larguar nga Kuvendi, mund të thuhet se PD është në opozitë në fakt prej Sali Berishës dhe Ilir Metës.
Por çfarë ka ndodhur pas humbjes?
Shpallja e Sali Berishës familjarisht “non grata” prej SHBA, si hajdutë që kanë futur duart në buxhetin e shtetit dhe minues të demokracisë, detyroi Lulzim Bashën si kryetar të distancojë Partinë Demokratike prej tij.
Sali Berisha mund të kishte ikur në shtëpi, natyrisht i zemëruar, por i bindur se kështu së paku mund të ndihmonte forcën e tij politike të ringrihej.
Në të vërtetë, ai ju vërsul si një bishë e plagosur pjellës së vet dhe sot Partia Demokratike është më e dobët dhe më e shkatërruar se në gjithë historinë e saj. Sali Berisha është ringritur mbi shpatullat e trushpëlarve të PD, një shumicë militantësh brenda pakicës politike në vend, dhe ka shkatërruar tërësisht shtresën gri të shoqërisë, që mundëson ndryshimin, dhe është në luftë për jetë e vdekje me pjesën tjetër të partisë që nuk e pranon atë.
Pra në vërsuljen e tij drejt PD, ai ka shkatërruar dy elementë të rëndësishëm, që e bëjnë një PD të madhe dhe me shpresë për fitoren, ka krijuar armiqësi me pjesën e moderuar të PD që mbështet orientimin perëndimor të PD dhe është kundër Berishës, si dhe ka vrarë përfundimisht shtresën gri të shoqërisë, që mund të votonte PD për të mundësuar ndryshimin.
Kështu, nëse më 25 prill kishim një PD që për 4 mandate humbi pushtetin, tani kemi një fraksion të Berishës që nuk shkon më shumë se 20 mandate dhe një fraksion tjetër që mund të marrë aq, ose më pak, duke u bërë të dy bashkë më të vegjël.
Nëse Berisha nuk do t’i ishte vërsulur PD-së si bishë që ta shqyente, pra do ikte në shtëpi e të gëzonte lekët e vjedhura, natyrisht PD do pastrohej prej tij, shtresa gri e shoqërisë do t’i bashkohej asaj dhe nuk do të ndodhte polarizimi i PD. Mbështetësit e Berishës do respektonin vendimin e tij dhe do t’i bashkoheshin PD-së për fitore.
Mjafton ky reflektim i thjesht për të kuptuar se kush është problemi i opozitës dhe pse ajo është shkatërruar në këtë farë mënyre. Ka vetëm një emër dhe është Sali Berisha. Nëse ai do të ikte, nuk do të kishte nevojë as për bashkim, as për bisedime, as për fraksione, as për gjyq për vulën dhe firmën. Thjeshtë PD do të kishte shanse të forta të fitonte pushtetin. Ky shans po i shkatërrohet prej Sali Berishës.
Për të gjithë ata që e duan atë në krye të PD, dhe akuzojnë Lulzim Bashën se po bashkëpunon me Edi Ramën, Edi Rama ka një urim nga zemra: “Të na rrojë sa malet Berisha!”
Vertet problem shume keta trushpelaret ,qe Te ardhmen e shikojne te Plaku Vucidolit i shtremberuar nga pesha poshtersive 32 vjecare….
Fatkeqesisht zgjedhjet nuk fitohen me me vota ne Shqiperi. Nuk ka ndryshim sikur te fitonte edhe Basha. Problemi eshte qe vendi shkoi nga keq e me keq. Shpopullimi i vendit dhe spastrimi etnik qe po ndodh shkaterroi shpresen per te ndryshuar dicka. Kerrici i Vucicit kete qellim ka . Mijera fshatra jane boshatisur dhe dhjetara qytete jane kthyer ne fshatra. Po nuk u zhduk Rama dhe grupi i strukturuar kriminal qe ai drejton nuk ndryshon gje. Berisha e Meta e shumta qe mund te bejn eshte plagosja e ketij sistemi te krimbur anti Shqiptar. Rama sot eshte politikisht shume i forte jashte vendit. Ka mbeshtetjen sidomos te Serbise dhe qarqeve anti Shqiptare ne bote. Plus ai ka investuar dhjetara miliona euro ne lobingje.
Po firmat piramidale, mijera te vrare ne 1997, Gerdecin, vrasjen e mijera demostruesve me armet e shtetit me 21 Janar kush i beri Taulant, Edi Rama?
Eh mor Mero, sa ilig paska qene Berisha! Ta beri shpirtin verem ty, syte te jane skuqur si ujk i plagosur, tani po te deformohet surrati. Por te pakten ti po lufton cdo dite dhe Ramiu duhet ta shperblej kete.
O Mero, na janë bërë Sali Berisha dhe Likja i Monës, njerëzit më të urryer të këtijë kombi. Kështu do të vejë kjo histori ? Ata bëj krime, dhe nuk kanë ndeshkime ? Krim pa ndeshkim. Në se jemi në këto kushte, bëjmë një amnisti të posaçme vetëm për këta të dy, por me kusht që të përjashtohen për tërë jetën, këta vetë dhe familiaret e tyre, nga gjithe jeta politike, publike, shteterore e këtijë vëndi. Rrugë tjeter nuk ka për ti zhdukur e sikterisur këta dy, në kushtet kur nuk vepron drejtesia e SPAKUT me Arben bythë Krajën,
Do kishte shpetuar Shqiperia.
Problemi politik i cthurjes se opozitës se sotme ështe tjeterkund dhe jo i sotem: PD eshte nje krijese artificiale, me urdher, e udhehequr nga komuniste, nje pjese prej tyre te rekrutuar nga ish sigurimi i shtetit ose nga agjentura Lindore. Ajo U URDHERUA te krijohej si e tille per te mbytur grupimin politik te te persekutuarve te vertete te ndergjegjes politike. Pjesa e moderuar e PD ose eshte larguar nga PD, ose ne keto 30 vjet eshte inkriminuar njesoj si Berisha. Ndersa shtresa gri e shoqërisë, nuk eshte aq idiote sa te votoje nje PD të tille!
Ti thua po të kishte halla koqe do i thoshin dajo....
...ne fakt do t'i thoshin xhaje.... po nuk prish pune, kuptohet c'ke dashur te thuash edhe pse ia ke fut si kau peles.
Mero je nje sarkazem dhe lap i qut .sala po vrau veten ose do ta zer kanceri vetem nga shkrimet e tua brilante .se i therin ne zemer aty ku i dhemb me shume .
Ka vetem nje problem te vogel, Sala nuk e rrun hiç per te lexuar keto kakrkazmat e ketij debilit, Meros demek.
Edhe atehere po partia e familjes se Saliut ishte, vecse kishte sajuar ne krye nje teveqel formal qe e mbante per hunde dhe i mbushte xhepin e vet te kunatit dhe te vjehrrit. Edhe LSIja po e familjes Metà ishte! Ska ndryshuar asgje! Vetem jane hequr maskat. Berishizmi jeton se eshte i plazmuar ne kulturen mesjetare tribale, ne oportunizmin e hajdutve dhe spihuneve te " persekutuar", ne gangot me tetvjecare te cepave te lagjeve te vitit 90 qe u gdhine drejtore. Nuk shoh ndonje levizje te djathte qe ta rrezikoje, biles as qe egziston nje e djathte! Egzistojne vecse ca hajdute dhe kerma qe grijne sallate pseudoideologjike. As e majta nuk egziston. E njejta skenen edhe aty. Ne nje vend qe nuk egziston kultura dhe ndergjegja politike, copat e mutit ne krye mund te jetojne sa te kene fryme. Nga partite politike, federat sportive, drejtimet e universiteteve, kudo! Mafje. Taraf. Sala nuk ka qene kurre as i forte, as i zgjuar, as trim! Ka qene gjithmone cope muti. Njehere ne krye, te rrethon thithkarizmi kronik i shqiptareve. Prandaj ha sa te duash, gjithe jeten edhe kur bota te shurron ne goje si cope muti. Meqe nuk kemi as bythe, as shtet, as ndergjegje, as dinjitet, do presim si parazite te sodomizuar, derisa te ngordhe vete. Edhe kjo deshmon se edhe me gerdalla edhe me moterqiri edhe me i vobekti dhe pabuksi i ketij vendi mund te talli karin sa te doje me Shqiperine, gjithe shtetin, te ardhmen dhe historine.
Mero si gjithmone exelent. Asnje fjale nuk i heq kesaj analize , je mendjendritur o Mero , je Faik Konica i ri i Shqiperise. Nuk e di o Mero a e more vesh se zgjedhjet lokale te 2023 mbaruan sonte. Ato i fitoi spiuni Agush askush kokeducja qe sonte shpalli fitoren sonte ne 61 bashki me kryetare dhe 61 bashki me keshillat bashkiake. Festa ka filluar ne sheshin skenderbej dhe vazhdon deri tek sheshi Nene Tereza. Qindra mijra Tiranas po presin fjalimin e fitores qe do mbaje spiuni Agush askush kokeducja nen ovacionet dhe duartrokitjet frenetike te lristave te haremit te Jales. Ne fund te festes rreth mesnates do kercehet pogonishtja e Baftjarit me raki skrapari ku vargu do jete nga Skenderbeu deri tek Sheshi nene Tereza , ne krye te vargut Kajda gjoshe ,koka me qoshe.
E ke prish dorën, Mero. Dobët dobët
He mo Mero, e zhbirove se cdo ndodhte po te mos ishte sot Berisha ne PD? Une kam nje pyetje: Cdo bente Tema me Meron po te mos ishte Berisha ne PD? Berishen e ke xhan ti Mero se po te mban me buke.
Problemi nuk eshte vetem Berisha. PD lindi si nje grupim konglomerat me komunistet e zinj te PPSH (Saliu eshte simbol i tyre), elementet keqberes te shoqerise (llumpeni i shoqerise), plus ca njerez te genjyer se PD do na sillte Europen te dera. Pra nje shporte karavidhesh qe kurre nuk behen do bashke. Edhe po iku Saliu, do vije nje Sali i ri. ( E shihni si flasim keta te rinjte e PD?). Pra nuk ka shpetim. Vetem po te organizohet nje force e re politike me pjesen me te shendoshe te shoqerise (nese ka mbetur end nje pjese e shendoshe). Kjo parti e re mund te marre shume elektorat nga PS tashme e uzurpuar nga sekti i "Rilindjes". PS e vertete ka vdekur politikisht. Eshte nje situate shume bizarre ne fakt. Dhente Zoti qe te dalin ca te rinj idealiste dhe ta shpetojne kete vend. Shume vend per optimizem nuk ka,...por shpresa vdes e fundit.
Me kete urimin e fundit me kujtove nje batute te Fatos Nanos dikur nga foltorja e parlamentit kur thoshte se "Pasuria ime me e madhe je ti o Sali. "
C'fare do ndodhte sot ne Shqiperi sikur mos ishte ne kryeministri Edi Rama? Kjo eshte pyetja - Se paku Borxhi Publik, treguesi me kokforte i nje Ekonomie te vdekur, nuk do ishte kurrsesi me i larti i 30 viteve. Shqiptaret do kompensoheshin per rritjet e cmimeve si kudo ballkanasit e europianet gjetke. Buxhetoret do kishin ate qe u mungon prej 10 vitesh - Pagen e 13. Pensionistet do kishin bonuse nga qeveria se paku aq sa kosovaret....vetem nje gje do mungonte : Vucic nuk do kishte nje kone aty poshte tavolines se Open Ballkan!
Po mos të ishte Berisha në PD, do ishte Luli. Llulli Basha do vazhdonte teatrin politik, pseudo protesta 2 orëshe në bulevard duke pretenduar që Rama binte çdo ditë. Ndërkohë do merrte ato vilat nga oligarkët dhe çantat me para nga rilindja. Në fund do ankohej që i vodhën zgjedhjet, do këndonte himnin e flamurit me zë të ngjirur e pastaj deja vu si përditë.
@e verteta,Joooo! E verteta eshte se po te mos ishte Berisha fare prej fillimit, jo nga sot. Nuk e di ti se Luleja ishte produkt i Berishes?
Me Lulin në PD Rama do mbretëronte i qetë duke tallur trapin me opozitën dhe popullin. Me Berishën në PD, Rama do jetë pak më i trembur nëse mbretëron.
Per çeshtje rehatie... Jo.Eshte e kunderta. Urretja popullore eshte e larte per Berishen. Kjo zgjat pushtetin e Rames.
Sa burre i mencur paska qene ai Ramiz Alia. Ku e zgjodhi kete monster ne mes te tre milion e gjysem shiptareve. Iku per vehte dhe e la litarin mbi varr....
E sakte 100%
Me burre budallai i Shqiperise paska qene ai Fatos Nano - Mori e solli nga Parisi ketej nje thonj paprere budall qe po shpopullon Shqiperine me qeverisjen e Varferise.
I nderuari z. Baze, Është turp për ju që nga mediumi juaj të përhapni kaq paragjykime dhe gënjeshtra për liderin e shqiptarëve të Shqipërisë Sali Berishën vetëm se ju ushqeni antipati për të. Krejt ky artikulli yt është për bërllog meqë imagjinoni gjëra të paqena pra gjëra që ju do të dëshironit të ndodhin. Edhe diçka, nëse i thua vetes se mbështet shtypin e lirë atëherë pse nuk i boton edhe komentet që nuk të levërdisin të shkruara nga persona siç jam unë. P.S. Përmirësohu sa nuk është vonë, apo ndoshta është vonë
Vazhdo me fantazi e me shkopin magjik o sy jeshili me koken me cepa. Me siguri do ti besh boje muti prap kur te dali fjala se deri tashti ja ke futur bythes kot.
Pyesni një analfabetë do të japë përgjigjen shumë të saktë se PD do të ishte më e fortë dhe e bashkuar pa Saliun. Analizoheni secili do të dalë në përfundimin se shkaku qe NG bëri lëvizje të jashtëzakonshme për të marrë drejtimin e partisë demokratike që të tregonte se mua më pëlqen shumë populli.
Jashtë teme:Po të kishte halla koqe do të quhej xhaxha.
Çdo familje..lagje ...fshat...qytet ...dhe ne fund KOMBI ka gjithmone SHERRIN e tij. Dhe per ne ishte BISHA. E perkdhelem aq shume sa tani ti hame mune.