“Bisedimet” janë shpikje e Berishës për t'i mbajtur kundërshtarët e vet në kafene  

31 Tetor 2022, 19:46Editorial Mero Baze

Gazment Bardhi ka bërë një propozim me 6 pika për Sali Berishën, të cilat në thelb kërkojnë bashkimin e PD rreth të zgjedhurve nga elektorati dhe respektimin e palëve si dy fraksione që duhet të bashkëjetojnë me rregulla të qarta loje.

Propozimet janë thelbi i fushatës përbaltëse të Sali Berishës kundër Lulzim Bashës prej një viti, duke ua premtuar pikërisht këto gjëra demokratëve. Në përpjekje për të uzurpuar PD, pas përjashtimit të tij nga Grupi parlamentar, Berisha ngriti një sërë akuzash pikërisht për mungesën e rregullave të lojës brenda PD.

Pasi nuk e mori dot PD nën kontroll, ai ndau fraksionin e vet dhe aty jo vetëm që nuk zbatoi asnjë rregull loje, por mblodhi rreth vetes figurat më qesharake të PD në vite, që të ndjehet i sigurtë në sundimin e tij.

Tani propozimet e Gazment Bardhit vlejnë vetëm për t’i kujtuar Berishës se këtë luftë e ka nisur për të ndarë PD dhe për ta sunduar atë, dhe jo për ta bashkuar dhe për ta forcuar. Por mbi të gjitha vlejnë për t’u kujtuar se Berisha as formalisht nuk pranon të bisedojë me kundërshtarët brenda partisë.

Atij i intereson vetëm angazhimi i këtij grupimi me bisedime të kota, derisa të afrohen zgjedhjet me qëllim që të mos kenë mundësi të angazhohen në zgjedhje dhe të futen në garë.

Në fund, nëse grupi i Bashës nuk hyn në garë, nuk ka kandidatë dhe nuk faktorizohet politikisht, nuk ka rëndësi nëse ka pranuar apo jo kushtet e Berishës. Ai nuk do të ekzistojë më pas zgjedhjeve dhe “bisedimet” e kanë përmbushur qëllimin e Berishës.

Me Berishën bisedohet nga pozitat në të cilat përpiqet Berisha të bisedojë. Berisha po përpiqet të bisedojë nga pozitat e një kryetari partie “de facto” që kërkon të ulë gjakrat me disa djem që e kanë share, “përveç njërit”, që në fakt është i vetmi që e ka mbajtur gojën për fat të keq.

E vetmja mënyrë që ai të angazhohet është që grupi i Bashës të sillet si parti ku nuk ka rëndësi kush e ka vulën apo firmën. Të sillet si një parti që nuk ka punë me Sali Berishën. Per këtë, të nxjerrë kandidatët e vet, të forcojë strukturat e veta në rrethe që po rezistojnë më shumë se grupi i Bashës në Tiranë dhe të shkojë në betejë. 

Kjo është e vetmja pozitë me të cilën mund të dialogosh me Sali Berishën. Bisedime në kafene, janë thjesht vrasje kohe. Ato nuk kanë asnjë domethënie politike, nëse Berisha nuk tërhiqet nga pozicioni i uzurpatorit të PD. Dhe mos prisni ta bindë Edi Paloka për këtë. Ky i fundit është thjesht një ushtar që është gati të uzurpojë dhe Kryeministrinë më 12 nëntor, e jo më PD.

Qëlimi i “bisedimeve” të Berishës është t’i mbajë kundërshtarët e vet në kafene deri në fund të luftës, pas së cilës këta dalin të vdekur politikisht. 

Pas kësaj, Berishës i bie të bëjë  paqe me “të vdekurit” . Dhe këtë ai e ka bërë gjithmonë. Madje dhe me ata që ka eleminuar vet fizikisht. Të gjithë i qan.

13 Komente

  1. P
    Populli

    "Bisedimet" midis dy grupimeve te sotme te PD, ne cfardo formule te paraqiten, jane bisedime midis dy bandave te ndryshme te te njejtes krijese: PD-se se krijuar ARTIFICIALISHT ne vitin 1991. PD-ja e vitit 1991 u krijua me te vetmin qellim qe te uzurponte vete te gjitha hapesirat politike qe natyrshem i perkisnin opozites historike NATYRALE te Shqiperise, asaj qe perballoi, vuajti dhe sakrifikoi per mendim ndryshe qe nga viti 1945. Ky eshte problemi i vetem i demokracise ne Shqiperi. Te merresh me "bisedimet" midis dy grupimeve te sotme te PD-se eshte pikerisht loja e ketyre dy grupimeve: qe Shqiperia te vijoje te besoje se demokracia shqiptare eshte diku, aty midis ketyre dy grupimeve. Ne fakt, i gjithe spektri demokratik, elementet demokratike, kultura demokratike, trashegimia demokratike jane pikerisht jashte ketyre dy grupimeve. Dy grupimet e sotme te PD-se jane thjesht dy kope qensh qe mund te dallohen vetem nga ngjyra e pardesyve komunisto-kriminale.

    1. S
      Sefere Hajdarmataj

      “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” do ti shkonte më mirë titulli i këtijë shkrimi, o Mero Baze, mbasi Ushtria PD, ka vdekur, dhe gjenerali me shurrë nëpër pantallona Sali Ramë Shiqere Birisha pi Vuqidoli, i ka balestrat me fije të këputura, dhe makina e tijë, ka filluar të batohet……

      1. m
        mirel

        "Të gjithë i qan"... e ka qare fare z. Baze.

        1. B
          Bardhyli nga Kosova

          Vlora Çitaku thoshte para dy ditësh se "Kosova nuk është vetëm mëmëdheu i Albin Kurtit". Ndërsa në rrjetet sociale tani gjen vetëm fjalimet patetike "për mëmëdhenë" të Edi Ramës, Hashim Thaçit e të tjerëve. Janë fshirë jo pak pamje filmike, ku kjo kategori liderësh shqiptarë kanë artikuluar deklarata anti-Kosovë e për pasojë anti-shqiptare. Madje po kërkoja edhe deklaratën e Baton Haxhiut kur thoshte se "duhet të falim krimet serbe në Kosovë, duhet t'i falim veriun e Kosovës Serbisë dhe duhet ta zhbëjmë pastaj Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë, për t'u pajtuar me serbët", po nuk e gjej dot. Të gjithë këta, përfshirë dhe Bekim Çollakun, i cili për herë të parë artikuloi në një farë mënyre ndarjen e Kosovës në janar 2018, janë zgjuar. Vlora e deri te Bekimi desh na lanë pa atdhe, ndërsa sot flasin e bërtasin "për mëmëdhe" dhe i japin këshilla kryeministrit e presidentes së vendit se si ato duhet të sillen kundrejt Kosovës. Këtë e bën edhe Skënder Hyseni, edhe Isa Mustafa. Të gjithë ata që u rreshtuan krah Thaçit e Ramës për ndarjen e Kosovës. Po pse nuk i thonë atdhe, por "mëmëdhe"?! Sepse kanë alergji nga fjala "atdhe". Nuk duan ta përmendin. Shyqyr zotit që Çajupi i Madh përdori fjalën "mëmëdhe" dhe këta u rrekën ta përdorin këtë në vend të fjalës atdhe. Por le mos merremi me këtë lloj retorike, e cila nuk përdoret rastësisht. Tani ka filluar të artikulohet ideja se "Çfarëdo të drejtash të kenë serbët në Kosovë, ato duhet të jenë edhe për shqiptarët në Luginën e Preshevës". Kurthi është i dukshëm, aq sa kam filluar të dyshoj pse Serbisë i konvenon një numër i madh shqiptarësh në Luginë. Sigurisht që numri i shqiptarëve në Luginë është shumë me rëndësi për kombin tonë. Sa më i madh ky numër, aq më shumë krijohen mundësitë për të rezistuar kundër politikave asimiluese të tyre nga ana e Beogradit. Por, shoh se po ngrihet një kurth, që vetëm serbët dinë ta ndërtojnë. Ata janë të qetë edhe pse nga regjistrimi i popullsisë në Serbi shqiptarët dyfishohen në numër. Pikërisht në këtë moment Kosovë-ndarësit shqipfolës kanë filluar të artikulojnë "dashurinë për mëmëdheun". Dhe kanë injektuar tezën e ekuivalencës së të drejtave të serbëve në Kosovë me të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. D.m.th që Kosova ta pranojë edhe ndarjen e veriut të vendit në favor të Serbisë në këmbim të disa territoreve të Luginës, në Beograd do të jenë gati ta çojnë numrin e shqiptarëve të Luginës në 200 mijë, në këmbim të veriut të Kosovës, sepse këta shqiptarë do t'i regjistrojnë në perëndim të Luginës, jo në lindje të saj. Për pasojë gryka e Moravës nuk ka shans t'i bashkohet Kosovës në një skenar të tillë. Në Beograd janë kësaj rruge. Ta motivojnë Luginën e Preshevës që të kërkojë me çdo kusht bashkimin me Kosovën. Pastaj të nxisin disa shqiptarë që "të flasin për mëmëdheun" dhe ndërkohë në emër të "mëmëdheut" të kërkojnë edhe këta bashkimin e Luginës me Kosovën. Sapo të marrë udhë kjo formulë, Beogradi do të thotë: "Po, jemi dakord, por edhe ne duam të na jepni diçka dhe kjo diçkaja nuk është hiç më pak se Trepça e pasuritë e tjera të veriut të Kosovës, të cilat kanë mbajtur dikur Jugosllavinë. Dhe ata që e kanë artikuluar tri-katër vite këtë teori bëjnë gjithçka që është e mundur për realizimin e këtij skenari. Qëllimi është të funksionojë plani serb e njëkohësisht t'u thonë atdhetarëve të vërtetë se "A e shihni që ne kishim të drejtë. Pra ne nuk jemi tradhtarët". Ndoshta do të na bëjnë ne të tjerëve "tradhtarë". Thirrjet patetike se "tani që në Luginë ka mbi 100 mijë shqiptarë, ata duhet të kërkojnë të njëjtën zgjidhje si edhe serbët në veri të Kosovës" janë jo vetëm kurthi i radhës i skemave të Beogradit. Por janë gjithashtu edhe rreziku më i madh që i kanoset Kosovës. Mëmëdhetarët deshën këtë skemë ta implementonin në vitet 2018-2020. Nuk arritën. Por po duket se nuk kanë hequr dorë nga ky plan djallëzor. Ndërkaq ka shumë naivë në mesin e atdhetarëve të vërtetë, të cilët e besojnë këtë formulë. Por, nuk bëjnë llogari çfarë fiton e çfarë humb Kosova. Nëse pranohet një zgjidhje e tillë, Kosova humb pasuritë e saj të çmuara, ndërsa Serbia vetëm disa territore të Preshevës që nuk i duhen. Por, qëllimi i Serbisë nuk është ta japë Luginën e Preshevës. Qëllimi i saj është të imponojë sërishmi diskutimin dhe idenë e shkëmbimit të territoreve. Pasi të niste ky proces, Serbia do ta kërkonte edhe Vushtrrinë e deri në Pejë e Deçan, me qëllim që të përfitojë gjithçka që ajo dëshiron në Kosovë. Do të kujdeset që tregimi i parë në dialog të jetë territori i Kosovës dhe pasi të vendoset për këtë, të diskutohet për territoret e Luginës së Preshevës. Në këtë rast do të rezistojë deri në atë pikë sa t'ia japë Kosovës spiunin e saj Shqiprim Arifi, por jo edhe Preshevën. Bëni kujdes miqtë e mi dhe mos bini në kurthin e skenarëve të Serbisë, të cilëve u ndihmojnë jo pak shqiptarë. (Vafsh në djall populli im shkërdhatë që voton Edin e gjatë. Dhe, për fund: Ngushëllime për ngordhjen e Open (Vuçiq) Balkan. Urime Procesi i Berlinit. Poshtë tradhtarët. Me qetësi, me drejtësi, me dashuri, me buzëqeshje e lumturi i juaji Bardhyli).

          1. K
            Kosova

            Te rrosh vete o Bardhyl nga Kosova se mendja te paska lene, duke vjellur perdite te njejtat plehra qeni!

            1. G
              Gole

              Mëmëdhe o Bardhyl është vendi i nënës,se babai është turku...

            2. 3
              35 deputet 35 lepurush

              Analize perfekte Mero . Me takime kafenesh Berrisha i tulat duke i dhene nje shprese imagjinare bashkimi me takime kafenesh nuk i jepe mundesi te luftojne i tulat i ve ne gjume dhe ne te njejten kohe eshte duke bindur cdo dite nga nje deputet te Bashes ndersa vete zhvillone lufte politike ,sinqerisht 35 deputet mos te groposin dot nje nongrata nje te vdekur politikishte haaa turpe nuk ka kundershtare me te lehte se Berrisha e Meta ku munde ti kapesh per vjedhje vrasje tradheti korrupsione komuniste nongrata foto me shokun enver doktore i Hysni Kapo sekretar PPSH ....Meta po ashtu vjedhes vrases spiun me dosje jane dy kundershtaret me te lehte per nje lufte politike

              1. 1
                1

                Alibeaj eshte nje deshtak qe ne fund ose do kthehet te Berisha kokeulur si Imami meshoke ose do flaket tej si nje lecke e vjeter.Une nuk e di kush e ka keshilluar po qe ne dhjetor kur Saliu krijoi forumet duhej te kishte filluar punen ne baze ,te ngrinte strukturat dhe sot te kishte gati kandidatet e tij.Keshtu si vepron ai Saliu do e haj me gjithe lecka.Po te ishte aktivizuar qe ne dhjetor ,te kishte punuar papushim sot Saliu do i binte ne gjunj

                1. T
                  TemaTiku

                  Enderra e pa realizuar e Rames eshte qe te kete klandidate ne zgjedhje "nga grupi i "Bashes" a "grupi i Alibeut" ose makar "nga grupi i Gaz Bardhit" qofte, mjaft qe te mos jete opozita me kandidat te perbashket! Ky siklet i Rames percillet nga Baze qe nuk e ze gjumi nga sekelldia qe ndjen pushteti i rradhes...zaten Baze tere jeten e vet publicistike keto ka mbartur - Sekelldite e pushteteve me rradhe!

                  1. f
                    fukarallekmaskaralleku

                    Me perralla me Berishe nuk ushqehen femijet te shtepia (kaq gje vure ne vesh or Mero Bazeria) / Se ka shume fukarallek ane e mbane shtuar, nga kjo qeveri-Rama koke e kembe e deshtuar / Nuk fshihet me Perralla ky fukaralleku i Shqiperise, Rilindja e Rames ka mbiemrin - e Varferise!

                    1. F
                      FCB

                      Kur Merre -t Bazja shqetesohet per PD -ne kjo tregon se PD - ja eshte ne rrugen e duhur si asnjehere tjeter.

                      1. C
                        Cipini

                        Berisha pervec eksperiences super te perkyer si sekretar i PPSH, ka edhe ekspert "ekselente" serb dhe ruse qe ja bejne punen akoma me te lehte per te care ne mashtrimin e tij ne politike dhe ne cdo aspekt kriminal.

                        1. E
                          Edi

                          Kafsho gjuhen oj Cipine, se ta sheh Rama ate "ekspert serb dhe ruse" e per hater te vellazerise me Vucic ta pret rrogen.

                        Lini një Përgjigje