Tani e dimë përse është ndarë opozita 

21 Tetor 2022, 19:27Editorial Mero Baze

Në kulmin e retorikës së “bashkimit” të PD, në fakt ndodhi dhe ndarja më e madhe e tyre. 25 deputetë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike votuan ndarazi nga Sali Berisha dhe mbështetës të tij, rreth një ligji për hapjen e dosjeve të bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit.

Ndarja në të vërtetë është reale dhe më e thellë se kaq, dhe ajo tregon qartë se mbi çfarë vlerash mund të bashkohet opozita, apo për çfarë mund të ndahet ajo.

Votimi për ligjin e dosjeve, siç i thonë shkurt, tregon se opozita ka humbur shansin të bashkohet mbi anti-komunizmin, që aq shumë e përdor si retorikë këto 32 vjet. 

Votimi dëshmoi se Sali Berisha nuk ka asgjë të përbashkët me bazën ideologjike të asaj partie, me hipotekën politike të njerëzve që kanë vuajtur nga Sigurimi i Shtetit, dhe të vetmen keqardhje në misionin e tij, ai e ka për të kundërtën e tyre, për shërbëtorët e diktaturës.

Votimi ka vizatuar përfundimisht me kë të bashkohet apo ndahet Sali Berisha në të ardhmen. Ai provoi me fakte se është i gatshëm për t’u bashkuar me Ilir Metën apo grupin e njerëzve që kanë frikë nga hapjet e dosjeve, por jo me pjesën tjetër të Partisë Demokratike, e cila kërkon ndarjen përfundimtare të shqiptarëve nga periudha e komunizmit.

Votimi ka futur në një spirale dyshimi dhe vet raportet e Berishës me Ilir Metën, nën paranojën nëse Berisha është i pafuqishëm, apo është treguar i pabesë me partnerin tij politik, duke bërë 97 vota kundër tij për hapjen e dosjeve.

Miti i derisotëm i fuqisë politike të Berishës në opozitë, ra dje në Parlament, kur një shumicë kushtetuese përballë tij, tregoi se fati i partnerit të tij politik, madje dhe vet atij, në raport me ligjet speciale të dekomunistizimit, është në duar të kundërshtarëve të tyre.

Vendimi i mbështetësve të Lulzim Bashës, për të dëshmuar vijën e kuqe për Sali Berishën, përtej së cilës ata nuk janë të gatshëm të bashkëpunojnë me të, e turpëron Sali Berishën, turpëron demokratët që mbështesin një ish- komunist, që tani është peng i një ish- spiuni të Sigurimit, turpëron ata tipat e zellshëm si antikomunistë në krah të Berishës, që drejtojnë dhe seksionet e ish- të përndjekurve politikë, dhe mbi të gjitha, turpërojnë fushatën e tij fals të bashkimit, duke filluar qysh sot me komandë një fushatë urrejtje ndaj pjesës më të madhe të grupit parlamentar të PD që votoi hapjen e dosjeve të komunizmit.

Të paktën prej sot e tutje të dy palët e dinë për çfarë ndahen. Ndahen për të shkuarën e shoqërisë shqiptare, për pastrimin e politikës shqiptare nga njerëzit që i kanë shërbyer diktaturës dhe mbi të gjitha, për çlirimin e politikës së sotme prej tyre.  

Përse mund të bashkohen pas kësaj nuk jam shumë i qartë. Ndoshta për të pirë kafet e vdekjes politike të viktimave të këtij ligji.

14 Komente

  1. G
    Grant

    Ky pastrim i vone I polikes pas 32 vjetesh mund mund te jete nje nga fatet e medha per Shqiperine. Politikan te ndershem, sapo keni bere nje gje te mire. Tani, Mbroni me gjithe forcat Autoritetin e Hapjes se dosjeve. Behuni dhe ndjehuni te lire sic percjell Merua, gjykimin e J. Kristin ne kete editorial. Sot bete nje akt te madh, qe do te ndryshoi Politiken , por edhe Shqiperine. Eshte pastrim gjigant qe do beje Shqiperine te Rinovuar. Bukuroshe te Europes. Do jemi me shume krenar. Per politikan te paster, Jo spiun, shpresojme edhe jo te korruptuar ! Se shpejti!

    1. A
      Agjenti “I.M”

      Sali Berish, është Kryetradhetari i popullit Shqiptar, është Kryehajduti, është kryespiuni, është kryekrimineli dhe koka e korupsionit madhor…..

      1. J
        Jugu

        Po per Ramen ke ndonje fjele per kete katrahure qa ka gatuar dhe kete fukarallek? Leri keto ligje se jane pordhe me rigone qe te shtyj Rama edhe disa vite ne pushtet, dhe grupi Basha pak nga pak te behet faktor, edhe pse i dirigjuar ne heshtje nga Rama dhe njerezit e Rames. Populli si gjithmone fiton te gjatin me kete ligj dhe gjithe ligjet, fitoni vetem ju politikisht o Mero dhe qe pastaj kthehet edhe perfitim ekonomik me bursa per djemt, tendera, reklama, etc.

        1. D
          Dakord

          Bjeri se i bjen bukur ti jugu. Jetojme ne kapitalizem e nese je me kembe e me dore ngri bythen e shko te punosh. Bej 2 pune se ka pune sa te dhitesh. Leri ti pordhet e dil nga fukaralleku qe te ka pllakosur. Pune dhe vetem pune o pertac qe pret kriminelet te vijne ne pushtet se te duhet pune shteti ty dhe "fukarenjve" si ty. Po do prisni deri ne fund te jetes tuaj te mjere se kriminelet nuk vijne me ne pushtet. As spiunet.

        2. b
          bimi

          hajt per hajr na qoft. pas 32 vitesh shpresojme te mos kete pengesa nga qytetaret per te njohur spiune e ish spiune te sigurimit te shtetit kushdo pleher qoft. shpresojme qe ky ligj te mos kete shume "por" , pra te jete i qarte dhe i prere e asnje spiun apo ish spiun te mos mundet te fshihet me.

          1. G
            Grida shkoje si rosa Salianji si rosaku te gjyshi

            25 deputet nuk jane pak ne numer por keta humben gjithcka ne momentin kur Bardha dhe Paloqe u takuan ky ishte kurthi qe nongrata i ngriti . Te 25 duhet te zbrisnin ne baze e jo ti jepnin hapesire nongrates te zhvillonte fushate kunder tyre ne interes te familjes kriminale Berrisha dhe spiunit I.M nongrata ka kaq shume materiale per ta goditur sa nje te tille nuk gjen ne boten politike , zbarkim ne cdo qytet podium ne sfond foton me Enver Hoxhen me femijet e Hoxhes ne Drilon ne qyteti tjeter foto te 1997 qytetin tjeter foto nga Gerdeci kjo tregon qe ne numer jane 25 po nuk kane inisiative jane kot kot kot fare ketyre i bene nongrata zbore .Te 25 nuk duhet te mendojne per zgjedhje locale por per riorganizim . Keta i futi Berrisha ne kurthe bashkohemi i tha dhe dalim me kandidate te perbashket por do zgjedh une kush do kandidoje dhe koalitionet dhe nongrata e dinte qe grupi shurupi i ballisto-komunist do ta kundershtonte qe eshte normale por do rrezonin ate qe kishin ndertuar, autoritetin, treguan feblese para nongrates dhe aleateve amerikane pasi nuk ka sense jemi pro poltikes amerikae po bashkpunojme me nje antiamerikan si nongrata . Qellimi nongrates ishte décrédibilisé grupin prej 25 apo 32 deputete dhe e realizoje Grida vajti te nongrata si rosa Salianji si rosaku perjashto vetem nje Gjekmakaj qe personalisht nuk e pelqej pasi ka genjyere kur bente analistin i pamvarur dhe u zgjodhe deputet por ka nje ideollogji nje direction ka nje lloje egoje te tjeret jane kot

            1. L
              Ladi

              Saliu nuk eshte vetem komunist i pandreqshem por eshte edhe antishqiptar i terbuar, i shitur dhe kriminel

              1. B
                BLENDI FEVZIU E TALL KEQ YMER G KELLIREN

                YMER PSE TE TALL ANDI BUSHATI E ARMAND SHKULLAKU SE TE MBAN GOJA ERE MUT HAHAB

                1. A
                  Arbër

                  Ik or budall !

                  1. A
                    Arbër

                    Ik or budall !

                    1. A
                      Arbër

                      Ik or budall !

                    2. P
                      Pilo

                      I nderuar MBaze oer per ke diktature e keni fjalen ,sepse jeni bere te gjithe njelloj e ju ka zene motivi ju gazetareve per te shkruajtur diçka e parlamentareve qe po ti biesh nje lapsi te thjeshte sot duhet te dali ligji per kryekrimin e bashkepunetoreve te tij sepse kane kaluar 32 vite e akoma degjojme peralla me mbret dekomunistizimi! Ndodhemi ne vitin e dyte te legjislacionit te ri e akoma parlamentaret vazhdone zhurme per asgje a thua se me apo pa kete dekriminalizim do te ndryshoje jeta e njerezve te thjeshte sepse jeta e atyre qe kane qene te persekutuar nga rregjim tashme jo vetem qe u kuqelon gusha nga mireqenia e pozicioni qe kane marre ne shoqeri e jeten e vendit por tashme konsiderohen me plot gojen "bllokqenet" e rinj te ketij vendi!Mos ndoshta bejne zhurme per mos te kujtohet kerkush per bemat e tyre ndaj ketij vendi e populli qe me laps ia kalojne edhe rregjimit te shkuar.Populli pret kur do behet deberishizmi e jargaxhinjte me kollare vazhdojne e i bien daulleve te ndasive te nje te shkuare qe per popullin e gjere eshte harruar.Ai qe ka lindur ne 1990 sot fatkeqesisht eshte ne moshen 32 vjeç e jo vetem qe nuk di kurrgje per sistemin qe behet fjale por pyet çdo dite per bemat qe ka pare gjate ketyre 32 viteve e qe kerkush nuk eshte ndeshkuar!Kjo pengmarrje e disa jargaxhinjeve me kostume e kollare bene edhe me te irrituar kete popull qe tjeter kerkon nga keta jargavane e tjeter ndegjojne. Sa e turpeshme aq edhe dashakeqe ku ne kurthin e ketyre halabakerve qe nuk kane asnje lidhje me kete vend perveç perfitimeve te tyre,ka rene edhe pozita qe ndoshta kerkon te shtyje kete legjislacion me me the e te thashe. Kjo eshte me e turpeshme sot.

                      1. D
                        Dani USA

                        Muk besoi se do ndryshoi gje,se Ilir Metes i del llafi,kur thot se do jeme ne politik dhe 25 viet,hapia e dosieve behet per fakirat e ndershem qe skane para qe te paguain qe te behen politikan e deputet.

                        1. R
                          RRahman Rrajca, deputet.

                          Do zoti nuk bashkohen andej nga opozita se do na duhet qe Meros ti pijme Kafen e Mortit neve ketej nga qeveria.

                          Lini një Përgjigje