“Primaret” kanë përfunduar më 6 mars 

19 Tetor 2022, 20:54Editorial Mero Baze

Përpjekja e Berishës për të certifikuar dominimin e tij në opozitë përmes atyre që ai i quan “primare”, është e vetmja gjë që po ndodh në opozitë. I shqetësuar që nuk pranohet ende nga Grupi parlamentar i PD dhe faktori ndërkombëtar, Berisha po përpiqet të organizojë një shou të ri, për t’u treguar atyre se ka shumicën brenda opozitës. Dhe për këtë po përdor “primaret” brenda PD, për ta certifikuar.

Në kushtet kur PD është e ndarë thellë dhe ka ende një klimë të fortë armiqësie brenda tyre, primaret brenda PD, janë një luftë mes atyre që mbështesin Berishën dhe atyre që mbështesin kundërshtarët, dhe jo një luftë për kandidatët.

Është fare e qartë se kandidati i mbështetur nga Berisha do shpallet fitues i primareve edhe sikur të ishin zgjedhje të rregullta.

Por në kushtet kur ai, përveç anëtarëve të PD, ka futur të votojnë dhe “simpatizantë”, atëherë nuk bëhet më fjalë fare për zgjedhje, por për një përzgjedhje të një njeriu të Berishës.

Dhe kjo Sali Berishës i duhet thjesht t’ua tregojë amerikanëve, britanikëve dhe perëndimorëve të tjerë që nuk e duan, se është më i forti në opozitë. Për asgjë tjetër nuk vlen.

Gara do ta ndajë dhe më shumë PD, do ta armiqësojë dhe më tepër klimën mes palëve dhe do ta bëjë atë një koalicion jo funksional deri në zgjedhje, ku secili do përpiqet t’i hedhë fajin tjetrit për përçarjen.

“Primaret” më reale u bënë më 6 mars dhe ne e pamë që Berisha dominon mbi grupin tjetër. Tani në kushtet e kësaj armiqësie, kandidatet e Berishës do dominojnë mbi të tjerët, me urrejtje madje.

Ndaj nuk ka pse hyhet në këtë aventurë. Problemi i PD nuk është më të certifikojë nëse ka Berisha shumicën brenda PD apo jo. Problemi i PD dhe i opozitës është të integrojë brenda saj “pakicat” që mundin opozitën dhe t’u hapë rrugë atyre.

Por Berisha do thjeshtë një mënyrë të konfirmojë shumicën e tij brenda PD, me qëllim që t’i konsiderojë ata që nuk e pranojnë, fajtorë për humbjen. Madje për këtë po ua shtyn primaret sa më tutje, me qëllim që ata të lodhen dhe dorëzohen deri atëherë. 

Qëllimi i tij është të mundë “armiqtë e brendshëm”, jo ata që ka përballë. Ky është i vetmi mision i “primareve”, të cilat tani nuk janë as zgjedhje, as të ndershme dhe as të drejta.

Shumë herë më të mira se ato ishin “primaret” e 6 marsit dhe ato i ka fituar Berisha brenda PD. Këto janë primare për të eliminuar armiqtë e brendshëm. 

11 Komente

  1. A
    Ali Bej Suxhuku

    Këto janë PIRDHmare, se të shalon Sal derri, që tja hedhi, edhe kët heri, sa rë iki, Juri Kim, sa të vijë, dukush me sqim, që hanë pykën, që pin kafen, dhe mandej kethen dhe faqen, dhe Sal derri, si përherë, në drejtësi veç PËRMJERË….

    1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

      Do përgatit grupet në bazë për të sjellë "simpatizantët" dhe largimin e atyre që mendojnë ndryshe. Vareja është fshehur në mes të primareve. Bashkimi formal për të votuar kandidatin e non gratës do sjellë përçarje edhe më të madhe. Koha e non gratës ka përfunduar,mjerë kush kërkon të mbështesë këtë patericë.

      1. P
        Populli

        PRIMARE ne Shqiperi eshte qe, e djathta historike tradicionale 100 vjecare e Shqiperise, te rikrijohet dhe konsolidohet me shpejtesi si force politike dhe, si hap te pare te saj, te shkaterroje te "djathten" banditeske me emrin PD qe i rrembeu kauzen ne vitin 1991. Nese kete domosdmoshmeri nuk e kupton e djathta historike tradicionale 100 vjecare e Shqiperise, nuk e kupton populli shqiptar i Shqiperise, nuk e kupton as SHBA e cila eshte me e interesuara dhe me e obliguara per instalimin e demokracise ne Shqiperi, atehere Shqiperia do zhytet perseri ne kaos edhe 30 vjet te tjera!

        1. U
          UNE

          Po kujt i thue. ajTi.

          1. N
            NjeQytetarOptimist

            Po p'se rrinte "Gati Tu" Grigja me Fantomasin tek pragu i Klanit .. Grigje, zmeriloja mire Plakut Mere..

            1. s
              socialisti

              Amani o shoku Mero, di te na thuash se kur do vije ne pushtet Edi Rama se po heqim te Zite e Ullirit nga fukaralleku qe na ka sjelle ky pushtet i Primareve te 6 Marsit!

              1. A
                Alushi

                Pordhe me rigon o Mero,kujt i plasi per Berishe apo Rame.

                1. F
                  FCB

                  Pirdh.. Merro pirdh se lirohesh :)

                  1. A
                    ANDI BUSHATI E TALL KEQ YMER G KELLIREN

                    YMER GELBAZA KELLIRA JA FUT KARIN NE BYTH FRROK CUPIT CAR BOLES BOLINO EDI RAMES DHE ALEXANDER VUCIC

                    1. A
                      ARMAND SHKULLAKU E TALL KEQ YMER G KELLIREN

                      ZENI I BABIT JA FUT KARIN NE PIDH ARMINA MEVLANIT ,KURSE YMER GELBAZA KELLIRA JA FUT KARIN NE BYTH FRROK CUPIT ME FLOKE TE GJATA DHE THINJURA DHE ME BYTH ME LESH DHE MUT HAHA HAHA

                      1. A
                        ANDI BUSHATI E TALL KEQ YMER G KELLIREN

                        YMER IK FUTJA KARIN NE BYTH CAR BOLES BOLINO SE ESHTE BERE KAPS

                        Lini një Përgjigje