Për të gjithë ata që mendojnë se fjalimi i Edi Ramës është thjesht “populizëm” 

12 Tetor 2022, 17:38Editorial Mero Baze

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është përfshirë tanimë në një debat ndërkombëtar rreth pavërtetësisë së raportit të Dick Marty, i cili shërbeu si bazë për ngritjen e Gjykatës Speciale të Kosovës, pas pretendimeve se krerët e UÇK ishin të përfshirë në një trafik organesh të robërve serb të luftës dhe krime të tjera të pagjykuara ndaj tyre.

Debati natyrisht është një peshë e rëndë për këllqet e Shqipërisë përballë institucioneve ndërkombëtare, por duket se Edi Rama po përdor dy rrethana të reja që mund ta favorizojnë atë.

E para dhe më e rëndësishme, është se e gjithë ndjeshmëria ndërkombëtare që krijoi raporti i Dick Marty-t, buronte nga akuza për trafik organesh dhe legjenda e “Shtëpisë së Verdhë” në një fshat të Burrelit, për të cilën u hetua dhe nuk u gjet asnjë fakt.

Prokuroria Speciale në Hagë, e cila ka marrë të pandehur së paku katër drejtuesit kryesorë të UÇK, ka hequr dorë tanimë nga kjo akuzë dhe nuk e ka përfshirë atë në akuzat ndaj ish- komandantëve të UÇK, çka tregon mungesën thelbësore të seriozitetit të një raporti.

Trafiku i organeve u përdor si “beze e kuqe” për të krijuar ndjeshmëri ndërkombëtare për ngritjen e Gjykatës dhe vet promovuesit e saj, tanimë janë tërhequr nga kjo akuzë. Krerët e UÇK kanë dy vite të arrestuar në Hagë dhe ende ndaj tyre nuk ka filluar gjykimi, pikërisht se pasi nuk arritën të ngrenë dot akuzë për trafikun e organeve, u përfshinë në një kërkim të ri faktesh për të justifikuar arrestimin e tyre. Shumica e fakteve janë indice publike nga shkrime nëpër gazeta apo rrjetet sociale, apo dëshmi të ish- komandantëve të policisë serbe në Kosovë, që po vet janë të akuzuar për krime lufte.

Raportit të Dick Marty-t, i ka rënë kolona themelore ku është mbështetur nga vet Prokuroria Speciale e Hagës, dhe beteja e Edi Ramës për ta zhvlerësuar atë politikisht, është legjitime. Po ashtu është legjitime që këtë ta bëjë Shqipëria, jo vetëm se ajo ka detyrime kombëtare për Kosovën, por se akuza ishte e vendosur në territor të Shqipërisë dhe implikonte dhe Shqipërinë në këtë histori.

Edhe Sali Berisha që ka votuar pro këtij raporti më 2011 në Strasburg, sot justifikohet se duhej lejuar hetimi që të binin akuzat, edhe pse sot është sërish në anën e të vetmëve akuzues për këtë çështje, ish- policisë serbe.

Në këtë aspekt të gjithë ata që tentojnë ta klasifikojnë si populizëm fjalimin e ashpër të Edi Ramës, duhet të shikojnë zanafillën e këtij raporti, i cili nisi me implikimin e Shqipërisë dhe më tej u përdor si një arsyetim për të ndëshkuar lidershipin politik të UÇK.

Po ashtu përpjekjet e disa qarqeve politike në Kosovë, kundërshtarë politikë të ish- krerëve të UÇK, për të zhvlerësuar rëndësinë e kësaj akuze dhe për të justifikuar indiferentizmin e tyre ndaj betejës së Shqipërisë, janë tërësisht qëndrime politike për interesa elektrale në Kosovë. 

Qëndrimi i ashpër i Edi Ramës natyrisht që është një problem diplomatik për Shqipërinë, por ai i ka të gjitha arsyet juridike dhe politike ta bëjë atë, si kryeministri i një vendi i cili është akuzuar pa fakte për krime të paverifikuara nga vet Prokuroria Speciale.

Dhe kur Shqipëria pranon ta marrë përsipër këtë barrë në këtë betejë diplomatike ndërkombëtare, disa politikanë në Kosovë nuk kanë pse sillen sikur të jenë rumunë apo sllovakë, që nuk u intereson çështja e Kosovës.

Rrethana e dytë, të cilën Edi Rama po përpiqet ta përdorë me shumë vështirësi, është situata gjeopolitike rreth konfliktit Rusi- Ukrainë, e cila kërkon një lloj kompaktësimi të Perëndimit ndaj Rusisë, e cila ka qenë avokatja e gjenocidit serb në Kosovë. Edhe pse është shumë e vështirë të bësh aleatë gjithë vendet antiruse në këtë kauzë, është e rëndësishme ti bësh ato të ndjehen solidare me shtetin e ri të Kosovës, ta njohin atë dhe ta konsiderojnë më tutje pjesë të bllokut perëndimor, që është në një luftë të përbashkët me rrezikun e autorëve të një gjenocidi të ri në botë.

Edhe pse fjalimi i Edi Ramës për shkak të talentit të tij tingëllon shumë populist, ai në fakt është një qëndrim që ka të bëjë me përgjegjësinë e Shqipërisë të përbaltur pa të drejtë nga një raport, i cili u bë zanafilla e një procesi që po kërkon “gjilpërën në kashtë”, për të justifikuar buxhetin e një Gjykate Speciale, e cila duket se ka filluar të mbledhë fakte pas arrestimit të tyre dhe nuk ka gjetur asgjë të bazuar në raportin e Dick Marty-t. 

Edi Rama nuk i ka bërë ekspertizë politike atij raporti. Ai po flet pasi ka folur Prokuroria Speciale dhe ajo nuk e ka konsideruar fare akuzën për trafik organesh, e cila sensibilizoi Perëndimin për ngritjen e Gjykatës. Pra ai thjesht po kërkon të certifikohet një përfundim jurdik, i arritur nga vet prokurorët e Gjykatës Speciale, të cilët nuk “ja shpëtuan dot faqen” Dick Marty-t, dhe pse disa politikanë të mërzitur nga kjo gjë në Kosovë, ngulin këmbë që “Edi Rama po ja shpëton faqen Serbisë”.

67 Komente

  1. L
    Lan Xhabija

    Të lumtë Mero. Paç nder e respekt. Mirënjohje për çka ke shkrojtur. Lan. Xhabija

    1. S
      Sqepari

      Me fat qe Shqiperia ka nje lider si Rama, i kompletuar me dije, i afte ne ide, shembuj e oratori, trim

    2. G
      Gjigand je

      Nuk ka populizem eshte e thjeshte vertetohe qe ka pasur trafik organesh ose kerko falje per gabimin e kryer. Tani cfare mendojne provincialet e krahines multi-etnike nuk ka shume rendesi e rendesishme eshte qe kemi nje kryeminister qe perfaqsone denjesisht vendin ( imagjinoni nongraten qe nuk di shqip te mbante nje leksione mbi nje ore ne anglishte ) Edi Rama vjen nga nje familje e kulturuar nuk ka lindur ne lartesin 1000 metra dhe nuk eyhte femija i Sheqeres dhe Ramos nga shpella e Tropojes bari lopesh , kultura vjen me trashgimeni njesoje si pasuria .

      1. L
        Lexues

        Ferit Hoxha, qe ka lindur ne Malesine e Mbishkodres, flet 100 here me mire se Rama ne Keshillin e Sigurimit. Godet ne shenje pa ngritur zerin edhe pa zgurdulluar syte. Nese fjalimi i Rames ishte kaq i shkelqyer si ka mundesi qe askush nuk u ngrit ta mbeshteste? Sesioni i pyetje pergjigjeve ishte skandaloz. Atje tregoi nje arrogance e mungese vetepermbajthe qe nuk i ka hije nje burri shteti.

      2. A
        Alfred

        Ndjesia e pare qe te krijohet, eshte ta pershendesesh fjalen e kryeministrit. Te hiqet nje njolle, nje damke e vene padrejtesisht ndaj shqiptareve. Por, kur mendon se po ne France,vecse ne veri te saj, sa e sa shqiptare rrezikojne jeten per te kaluar La Manshin me gomone, kjo kercet "pak"' Meqe kryeministri iu referua Kadarese me "Gjeneralin", I duhet kujtuar z.Rama se Kadare keshillonte ne fillim te viteve '90 qe te "mos abuzohet me te drejten",sepse abuzimi me te drejten con ne bumerang. Ka shume qe besojne se ky "aksion" I z.Rama ka edhe llogari politike. Pasi ka mbetur pa suport ne Kosove. Nuk ka ku "ankorohet".Per axhenden e "Open Balkan"' Pra, kjo eshte nje ceshtje delikate, qe duhet trajtuar me kujdes-to handle with care! Sepse perndryshe,duke iu referuar prape Kadarese, nga "Gjenerali" mund te trokase ne "Dimrin e Vetmise se Madhe"'. Kerkon te vesh vetulla e nxjerr syte.

        1. M
          Malsori

          Or trap Alfred ,per cfare suporti thua ,qe Rama ska ne Kosove ,kujt po i plas se ju kurtizane e osmane nuk ju pelqen per cfare tha Rama , Z.Rama e ka te shkruar ne kushtetute qe shteti Shqipetar duhet te mbroje kombesine kudo ku jane , por ju derra ngelet

        2. V
          Vito i Orneles se Varuzhanit

          Mero jo populizem por IDIOTIZEM. Prit rezultatin pastaj flasim serish. Ne kemi nje kryeminister hajvan.

          1. L
            Like i Monës

            O Vito, a je mashkull me emër femre, apo je femër me koqe ?

            1. L
              LALA

              Për sa u përket koqeve, e sigurt që nuk ka.

              1. C
                Corleone

                Dhe Corleone Vito e kishte emrin po ta jepte ne lule te ballit o kurve qe ske cte thuash dhe ofendon. Moter qir

              2. V
                Vitooooo riiiii tu befte nena si e mbane sallatori

                Vito eshte budalla eshte ujku Cerrikut

                1. S
                  Shqiptari i Ilirisë

                  O Vito,ti Ramës i hongsh atë që s'thuhet!Atë që bën ç'do mëngjes,njëjtë me ty! More vesh o Vito,o copë m...!

                2. k
                  keli

                  bravo mero bazuar sakte ne deklaraten e sotme dhe me kembe ne toke

                  1. a
                    andi

                    ta shohin ata qe skishin besim te patriotizmi i rames

                    1. V
                      V

                      Fjalim i vërtetë , sy më sy !

                      1. V
                        Vjola

                        Fjalim i vërtetë sy më sy !

                        1. c
                          cufi

                          Mero respekte per z Rama .Vari @@rin ketyre sherbetoreve te sllobodan (fazlliqit)ne kosove dhe shqiperi ,ish komunista ,ish jugosllavista spiuna sigurimi dhe udb je qe pas 90 u kthyen ne djathtoshe katunare konservatore. Respekte per gjithe luftetaret dhe komandantet legjendare te UCK qe dhane gjakun per kombin shqiptar.

                          1. E
                            Evisa

                            Ah të zestë ne thuaj, që nuk qemë kurrë të zotët të nxitnim të paktën një herë të vetme, një udhëheqës në raport me përmasat tona. Por na ka dënuar Zoti të nxjerrim udhëheqës për të drejtuar botën dhe bërë çorap vëndin tonë.

                            1. d
                              duci

                              Evisa nuk osht faji i Rams qy t osht bo "farfalla" si qorape ty.Ke kercye mbi shum hunj edhe t osht zgjerue.

                            2. D
                              Dea

                              Aspakt e vertet sepse rama e ka mbeshtetur ne cdo rast kosoven sesht hera e par

                              1. D
                                Debis

                                Me fjalim me baza dhe te vertet se ky skisha par

                                1. M
                                  Marko

                                  Padiskutim qe ky qendrim nga ana e z.Rama ishte mese dinjitoz dhe me vend

                                  1. M
                                    Marjus

                                    Me vjen mire qe Rama beri nje perfaqesim te tille ne kete asamble

                                    1. M
                                      Marjo

                                      Rama tregoi qe eshte nje person mbi te patriotik dhe dinjitoz

                                      1. r
                                        raul

                                        I pari qe prononcohet kunder gjigandit Edi Rames qe foli si burre shteti ne keshillin e Europes taman si dikur fjalimi i famshem i Fidel Kastros ne OKB, eshte perbindeshi i Vicidolit dhe ai do rreshtohet ne anen e analisteve serbe ne kete rast. E forte he me nje anglishte te persosur ne mes te Europes u a perplasi ne fytyre pacavuren pisit mashtrues Dick Marty dhe plakaruces se shpifur Karla del Ponte duke lene me goje hapur gjithe keshillin e Europes .

                                        1. T
                                          Trotski

                                          Te Lumte Edi Rama .Dhe njehere i a tunde Ne PE .BE eshte e Detyruar te reagoje kunder Raportit te Dick Marty-t.Bile duhet te shkohet me tej. Te hetohet Shpifsi Dick Marty dhe te Marre nje Denim te Merituar per Shashkat qe ka hedhur kunder UCK dhe Heronjve te Kosoves.

                                          1. O
                                            Ori

                                            Na keni bere shume krenar me kete fjalim qe mbajtet sot

                                            1. D
                                              Dea

                                              Sot rama e ka treguar qe eshte nje lider shume patriot dhe qe mbron te drejten

                                              1. V
                                                Vini

                                                Eshte shume e rendesishme qe cdo gje te vihet ne vend per Ramen

                                                1. F
                                                  Fitim

                                                  I lumte Rames qe e mbron shume Kosoven

                                                  1. G
                                                    Goni

                                                    Flasin sa per te terhequr vemendje ,ky fjalim i Rames ishte me se i vertete

                                                    1. E
                                                      Ensi

                                                      Me kete fjalim qe beri ka fituar besimin e shqiptareve por dhe kosovareve

                                                      1. S
                                                        Suel

                                                        Dhe njehere e treguat qe nuk mbeshtesni vetem Shqiperine por dhe Kosoven,ishalla vertetohet sa me pare pafajesia e UCK-se

                                                        1. L
                                                          LORI

                                                          TE LUMTE GOJA O EDI RAMA.JE NJERI ME MENDJE TE NDRITUR . E TUND PARLAMENTIN KUDO QE SHKON ME FAKTE .TE ADMIRON GJITHE BOTA . JE E PAARRITSHEM PARLAMENTI I KOSVES LE TE HAJE MIZA ME GJITHE BALDOSEN E UDBS SE NGA AJO FAMILJE RRJEDH QE NUK VLEN TE RUAJE DHE LOPET DHE JO TE BEJE POLITIKE DHE TE MBROI DINJITETIN E VENDIT . I KA RENE ME QAFE ASAI KARRIKE KU ESHTE ULUR DUHET HEQUR SA ME PARE LOPEN TUNG.

                                                          1. A
                                                            AD

                                                            AS ASAMBLEJA PARLAMENTARE E KESHILLIT TE EVROPES NUK ESHTE AS PROKURORI AS GJYKATE - Pa SHBA- NATO-n e udhehequr prej tyre dhe UCK-ne si “kembesorine” e syrin e tyre ne terren, sic e ka quajtur komandanti i saj Gjenerali mendjendritur amerikan Wesley Clark, Kosova jo vetem nuk do te ishte e lire dhe e pavarur por nje “ Patkua” ne kembet e Serbise e Nenes se saj Rusise… - Nuk u emerua nga vete Milloshevici “ Operacioni Patkoi” barbaria, “ Toka e Djegur” dhe genocidi 150 vjecar serb kunder shqiptareve te Kosoves !? Replike e detyruar me dy eurodeputetr te kllonuar nga Rumania dhe Greqia avokate te Beograd e Moskes ne APKE - Nga Alban Dega, Nju Jork Asnje Parlament, Kuvend apo Kongres nuk jane te tilla . Por per turpin e saj ajo Asamble miratoi dhe nje Raport te nje keshilltari apo deputeti te paskrupullt te saj me emrin Dick* Marti. Nje raport e cfare raporti se !? Nje Raport turpi 24 karat Copy

                                                            1. A
                                                              Alban Dega

                                                              FJALIMI I EDI RAMES NE ASAMBLENE PARLAMENTARE TE KESHILLIT TE EVROPES ME NJE FJALI… Perreth Flamurit te perbashkuar me nje deshire e nje qellim… 24 karat .

                                                              1. J
                                                                Jugu

                                                                Fjalimi Rames ishte jo populiste por fjalim shfajesues ndaj Kosoves qe deri tani vec e ka demtuar me ate Open ballkanin dhe me miqesin e ngushte me Vucicin. Mero ben thjesht propaganden dhe trushpelarjen e zakonshme. Kuptohet patronazhistet apo sufflaqexhinjte lehin se bejne detyren. Rama duhet te largohet se e fukarallosi vendin. Probleme pa fund dhe gazetaret e Rames dhe sahanlepiresit akoma e perkrahin kur ai meriton vec ti tregosh realitetin qe eshte jo i zymte por i zi. Ka 10 vite dhe deshtoi dhe nuk eshte mekat, eshte pa aftesi por realitet.

                                                                1. A
                                                                  Aron

                                                                  Je trap krejt, qe nuk merr vesh nga politika.

                                                                2. S
                                                                  Shqiptar nga Kosova e roberuar nga injoranca

                                                                  Fjalim i jashtezakonshem, te bene te ndjehesh krenar se je njeri , se je shqiptar. Kunder askujt por per te drejten e Zotit dhe te shqiptarit. Kosovaret qe e kane ulur bythen ne karrike e qe jane kunder UÇK , natyrisht se nuk e duan Ramen. Injorante te leshit dhe prostituta politike. Te paçim Edvin , perjete.

                                                                  1. S
                                                                    Shqiptar nga Kosova e roberuar nga injoranca

                                                                    Fjalim i jashtezakonshem, te bene te ndjehesh krenar se je njeri , se je shqiptar. Kunder askujt por per te drejten e Zotit dhe te shqiptarit. Kosovaret qe e kane ulur bythen ne karrike e qe jane kunder UÇK , natyrisht se nuk e duan Ramen. Injorante te leshit dhe prostituta politike. Te paçim Edvin , perjete.

                                                                    1. T
                                                                      Tersi

                                                                      Ligjëro shoku edvin Ligjëro kaposhi ynë etj.etj. Asnjë këngë,qoftë edhe nacionaliste nëpër sallat e teatrove të botës nuk mund të zhurmojë "këngën"e mjerimit që ka pllakosur vendin prej korrupsionit dhe keq qeverisjes! ...... Fjalim fushate!

                                                                      1. A
                                                                        Aron

                                                                        Prit se mos te vjen Saliu me Meta(j) dhe te keput edhe nje plmb bytheve kur u kerkon llogari per korrupsion.

                                                                      2. x
                                                                        xhaxhi

                                                                        Per injorantet qe bertasin "Rama me helikopter kerkoi krijimin e Gjykates" ky fjalim nuk ishte per Gjykaten por per shpifjet qe nxiten krijimin e Gjykates. Fatkeqesisht si ne Shqiperi dhe Kosove ka plot idiot te dobishem (njesoj si disa deputet ne parlamentin evropian) qe benin sikur nuk kuptonin apo akuzon Ramen qe po nderhyn ne drejtesi. Trafikimi i organeve ishte shpifja me e ndyre dhe e qellishme qe u perhap me nje shpejtesi rrufe nga Australia dhe deri ne Angli apo Amerike e Japoni. Aty u kuptua shume qarte si propaganda Ruse ka depertuar ne tablot e botes. Ne fakt menyra se si kjo shpifje u perhap kerkon nje hetim te vecante nderkombetare. Kjo eshte nje beteje diplomatike qe Rama ka ndezur dhe as qe nuk diskutohet qe do jet e veshtire.

                                                                        1. F
                                                                          Free mind

                                                                          Fjalimi i Rames mu duk nje melodrame patetike, servile, pompoze, arrogante, folklorike, delirante e servirur si gjithmone me nje dialektike te yndyrosur figurash letrare... edhe pse qellimi eshte i drejte, por jo qasja, qe deshmon nje politikan siperfaqsor, teatral, demagog, agresiv dhe qeraman ne te njejten kohe. Nje burre shteti racjonal, qe e ka te qarte se fajesimi i shqiptareve nga BEja eshte nje ndeshkim dhe goditje ndaj cdo iniciative te kombit shqiptar ne te ardhmen qe te luftojne per te drejtat e veta, pa lejen e fuqive europiane. Askush ne Europe nuk e deshi Kosoven e pavarur, por rezistenca shqiptare dhe masakrat e Milloshevicit i detyruan europjanet te pranojne pavarsine e Kosoves, qe te shmangnin edhe nje here tjeter, perlyerjen e tyre te heshtur ne aparteidin dhe gjenocidin e mevonshem te Sllobodan Milloshevicit ne Kosove, ashtu sic ndodhi haptazi ne bosnje, me bekimin e ushtrive europjane qe benin sehir duke qeshur. Fatura e kokfortesise dhe rezistenca shqiptare u servir e ftohte dhe hakmarrese nga Europa me gjyqe rracjale enkas per shqiptaret. Te mos harrojme kurre qe lufta e Kosoves, me nje Shqiperi te kohes te rrenuar, te shitur dhe servile, u be me gjakun e kosovareve, armet, celulat dhe doktrinat e Enver Hoxhes, qe me largpamesi gjeniale e kishte te qarte se cfare e priste Kosoven. Keshtu qe mes perplasjeve te kembeve inatcore te Rames nga nje ane dhe ofrimit te vrimbythes bashkepenmbajtese nga ana tjeter, ne vend te fjalimeve qeramane, mendjelehtesise imperialiste-internazionaliste, shtetit te rrenuar dhe nenshtrimit te perjetshem ne koliben jashte mureve te BEse, do te ishte me efikase nje pergjigje strategjike, si psh armatosja e Shqiperise dhe ndertimi i nje platforme strategjike industriale-ushtarake-logjistike Shqiperi-Kosove. Nje qasje me konstruktive ndaj Kines dhe aleanca te tjera pragmatike qe synojne zhvillimin industrial dhe ushtarak shqiptar. Ne vend te fjaleve boshe, duhet tju japim gjithkujt mesazhin qe dime te jemi miq dhe aleate, por dime edhe te mendojme me koken tone, per koken tone. Qe nuk kemi nevoje per kokat e te tjereve dhe gishtin e tyre ne bythe. As ne balle te te tjereve! As ne bisht te te tjereve! As ne kolibet dhe burgjet qe ndertojne enkas per ne! Por vetem krah per krah!

                                                                          1. P
                                                                            Pare Menda

                                                                            Ah , Mois Dikti i mënduar mëndë lirë .

                                                                          2. L
                                                                            LAPSI.al E TALL KEQ YMER G KELLIREN

                                                                            YMER IK FUTJA KARIN NE BYTH EDI RAMES DHE ALEXANDER VUCIC SE JANE DUKE THITHUR KOKAINE DHE. DUKE PIRE BIRRA

                                                                            1. Q
                                                                              Qytetari dixhital

                                                                              C'do shqiptar duhet te ndihet krenar per kryeministrin EDI RAMAqe di ti dali zot c'do shqiptari ,kush nuk ndihet krenar vetem se i ben qefin nongrades Sali

                                                                              1. S
                                                                                Surrelsi

                                                                                Ja shkruajti dhe terxhymeni i Rames qe e paguan Rama privatisht me paret tona.

                                                                                1. X
                                                                                  Xha Suloja

                                                                                  Te lumtë,o mendje me mend,nuk te ra fjale ne toke,mos u mer me keta vemje pa dinjitet dhe identitet,ku prijësi i tyre,nje kopil serb nga vicidoli,me gjithe disa vica e zagare,i kane sytë nga Rusi,se nga kjo na hija tjeter,keq e kane punen,se i janë mbyll letrat.Z.kryeminister,vazhdo punen,se me keta hale qe ke neper kamb,del ne pension

                                                                                  1. D
                                                                                    Dule Labi

                                                                                    Respekte zoti Rama. Ka bere nje fjalim dinjitoz prej shtetari. Zoti te bekofte analize perfekte Mero te lumte pena.

                                                                                    1. S
                                                                                      Shpopullimi si strategji pushteti

                                                                                      Perla e S.Ngjelës: Në 91 ishin 4milion shqiptarë në Shqipëri, dhe 2 milionë kanë emigruar jashtë, marrin paga të mëdha dhe dërgojnë remitanca. Kështu o fakir i thotë Ramës, nuk e shpopulloni dot Shqipërinë. Por harron avokati, që me llogaritë e tij, 4-2=2milion shqiptarë kanë mbetur në vend. Shpopullimi është bërë tashmë këto 30 vite, dhe vazhdon me rritme të shpejta. http://www.panorama.com.al/ku-e-kuptoni-ju-o-fakire-spartak-ngjela-shqiperia-nuk-shuhet-me-tradhtite-e-brendshme-rama-loje-te-piset-me-kryeministrin-papagall-te-serbise/

                                                                                      1. m
                                                                                        mirel

                                                                                        Edi foli troç, pa dorashka dhe është e turpshme që goditjet më të forta vijnë nga shqupisat ndyrësira…

                                                                                        1. B
                                                                                          Bardhyli nga Kosova

                                                                                          Është naive të mendohet se fjalimi i "flaktë" (që disa injorantë mediatikë e identifikuan me lloj lloj epitetesh e folklorizma të tipit patriotik), i Edi Ramës (vëllaut binjak të Aleksandar Vuçiqit), në Asamblenë e Këshillit të Evropës, ishte i sinqertë, fisnik, patriotik, etj. Sepse, Edi Rama (si një politikan tipik makiavelist) dhe kopeja që atë e "këshillon" (paramendone tash kur i njëjti merr instruksione e këshilla nga shkollarët e Beogradit!), fare nuk "notojnë" as në ujërat e tabanit shtetëror, e aq më pak atij kombëtar. Imperativi i vetëm i tij dhe e i suites së tij është mbetja në pushtet me çdo kusht dhe me çdo çmim. Si një kalkulant, pra, i njohur dhe i sofistikuar, Edi Rama gjithë këtë gjurulldi e bëri në Asamblenë e Këshillit të Evropës, jo se i dhimbset UÇK-ja e komandantët e saj që janë në Hagë, por vetëm shkaku i zhvendosjes së vëmendjes së popullit shqiptar nga temat e krimit dhe korrupsionit galopant dhe shkaku i synimit që ta merr edhe një mandat tjetër për ta udhëhequr Shqipërinë e shkretë dhe të dërrmuar nga krimi, korrupsioni e tash edhe nga kriza ekonomike, që po troket në familjet shqiptare. Ne në Kosovë s'kemi fare nevojë të futemi në kurthet dhe kalkulimet djallëzore të tij, sepse tanimë edhe "zogjtë e malit" i kanë kuptuar si hiret ashtu edhe qëllimet e Edi Ramës. Mirë bënë ca politikanë tanë... që nuk u prononcuan fare për "fjalimin e tij të zjarrtë", në Asamble. (Me qetësi, me drejtësi, me dashuri, me buzëqeshje e lumturi i juaji Bardhyli).

                                                                                          1. M
                                                                                            Miradije Hoti

                                                                                            Rama eshte Turpi i Kosoves mbane ne mend ende nga Tirana nuk kemi pare te mira ne Kosovaret qe 100 vjet .Po a nuk e pame qka bane keta socialistat me Klosin e mutit qe na vrajshin oficerat me akademi e ministrin e mbrojtjes kur ishte ne rrezik krejte Kosova Pas kesa vrasje 2 milion shqiptare u larguan nga shtepit e veta. Jav qift majkat Albin Kurti ju legenave vllehoserbprus.

                                                                                            1. R
                                                                                              Realpolitika

                                                                                              Bravo z.Mero. Analize e shkelqyer.! Fjalimi i Edi Rames historik, mbrojtje dinjitoze e e çeshtjes sone kombetare ! Turp 100 here zoti i ndeshkoft Sali Berishen e zagart e tjere kosovar qe per karriken e tyre sulmojne Kryeministrin me te mire te koherave. Jete dhe shendet Edi Rames ! E verteta do vonoj, por do te triumfoi !

                                                                                              1. L
                                                                                                Luci

                                                                                                Te jete rastesi qe Sali Berisha del gjithmon pergjithe keto vite ne krahun e gabuar te historise ?? 1-Kontrabanda e naftes me Miloshevicin (qe na vuri bojen si shtet) 2-Cilesimi i luftetareve te UCK si terrorist 3-Pengimi me cdo kusht i marreveshjes se Rambujes 4-Miratimi me te dy duart i raportit te Dick Marty 5- etj, etj, etj, etj.......................................................... Per mua ky njeri ose esht njeriu me i paafte qe kan pasur funksionet shteterore dhe politike te ketij vendi, ose esht faqja me e zeze e historise tone. (vazhdoni o njerez mbaini ison ktij personazhi te mbrapsht, e ku me mir se tek naiviteti ze rrenj poshtersia, kjo ka qene fatkeqesia jone si komb ne fakt)

                                                                                                1. e
                                                                                                  eDRAMA, Il Re degli Ignoranti

                                                                                                  Te besh moral per atdhedashuri nga aty poshte shaleve te Vucicit ne Open Ballkan! Vetem nje dallkauk si Rama mund ta tentoje kete, e vetem nje grusht budallenjsh pas tij kjo mund tu duket si populizem (pa thonjza)

                                                                                                  1. K
                                                                                                    Kosova

                                                                                                    Fjalimi i Edi Ramës është fjalim:Ju flet Shqipëria

                                                                                                    1. A
                                                                                                      ANDI BUSHATI E TALL YMER GELBAZA KELLIREN

                                                                                                      YMER GELBAZA KELLIRA JA FUT KARIN NE BYTH EDI RAMES LAL DHJERIT ALEXANDER VUCIC DHE REXHEP ERDOGANIT

                                                                                                      1. k
                                                                                                        ki

                                                                                                        A me te qifte andi gruan ty or komentues 13.21 se e adhuron me sa duket andushin e gjysh hysniut qe e ka rritur doktor saliu.

                                                                                                      2. H
                                                                                                        Himarioti

                                                                                                        Bravo Mero! Rama, dje, mbajti një fjalim historik në mbrojtje të interesave të kombit tonë. U tregua shumë i mençur, i guximshëm dhe patriot. Shpellarët tropojanë dhe disa veriorë shqipfolës antishqiptarë, këtej dhe andej Drinit, muarën përgjigjen e merituar dhe, një shuplakë në fytyrën pa fytyrë, nga Rama.

                                                                                                        1. N
                                                                                                          Nga nje i moshuar

                                                                                                          O Sali po pastron ate qe ke bere ti duhet tja dish per nder djalit te Tiranes me me nje gur po vret dy zogj te eshte bere pislliku ne vendin tend duhet te jesh ti ne burgun e Hages qe te vesh mend ne pleqeri

                                                                                                          1. E
                                                                                                            Enver Hoxhe me rock and roll

                                                                                                            Rama ne gjurmet e shembullit te Enver Hoxhes qe lehte "Armiqte i kemi ne griken e topit" kur e dinte se nuk e pirdhte askush e jo me ta degjonte!

                                                                                                            1. P
                                                                                                              POLI FOLI POR S' E KUPTUAN

                                                                                                              SE SI KOT MU KUJTUA FJALIMI I ENVER HOXHES NE PARIS ME 1946 BRENDA NE PARIS . NE PARIS U MLODH U O JA FOL ENVER TE LUMTE GOJA FOL E MBRO TE DREJTAT TONA.

                                                                                                              1. N
                                                                                                                Nandi

                                                                                                                Edi Rama eshte nje politikan i kompletuar dhe i kalibrit boteror Ndjenja e inferioritetit e Salih Berishes dhe Ilir Metes i ben keta te dy te duken dhe idiot dhe qesharake

                                                                                                                1. V
                                                                                                                  Velo

                                                                                                                  A doni te mesoni te verteten? Lexoni opinionin e Sali Berishes. E kunder ta e tij eshte bash e vertet a.

                                                                                                                  1. S
                                                                                                                    Skenderbegasi

                                                                                                                    Mënyra më e sigurtë per të bërë armiq, është të thuash të vërtetën, pse jo dhe në KE, por e vërteta skuq dhe djallin.

                                                                                                                    Lini një Përgjigje