Përse grinden  “konservatorët” me “të rinjtë e Berishës? 

4 Tetor 2022, 20:20Editorial Mero Baze

 

Evi Kokalari është zemëruar me Sali Berishën padrejtësisht. Akoma më e padrejte është që ajo është zemëruar pse Berisha i ka shkatërruar pritshmëritë për konservatorizëm dhe demokraci brenda PD. 

Një vit më parë Sali Berisha nuk kishte nevojë për ide për të bërë një parti të re. Ai kishte nevojë për ide se si të rikthehej në krye të PD, duke maskuar luftën kundër SHBA me luftën kundër Lulzim Bashës. Për këtë i nevojiteshin aktorë të tipit Kokalari, e cila vlente të forconte tezën se “non grata” e Berishës ishte vepër e demokratëve, pasi “republikanët janë me të”. 

Nuk është se kjo tezë ngjiti tek njerëzit normalë, por “Foltorja” në fakt ngjante me një shtojcë të “pavionit” nr. 5 dhe ata duheshin ushqyer me marrëzira të tilla. Berisha ishte i qartë për këtë dhe Kokalari ishte njeriu i duhur në paqartësinë e saj, për ta bërë këtë.

Në rrugë e sipër ajo besoi se mund t’i induktonte “Foltores” dhe teza konservatore, madje në fillim dhe teza konspiracioniste si ato kundër vaksinimit. Berisha nuk ja prishi qejfin dhe e la të besonte se po e dëgjonte. Thjesht Sali Berisha nuk ka nevojë për ndonjë program partie, as për ndonjë drejtim të ri ideologjik të saj. E vetmja gjë që shtoi në ideologjinë e tij ishte “sovranizmi” dhe ajo, si një mënyrë për të justifikuar betejën me SHBA.

Por paradoksi i  Kokalarit ishte beteja me rivalët e saj të rinj brenda “Foltores”. Të rinjtë që i janë bashkuar Berishës, janë shumë më të qartë se Kokalari për qëllimet e tyre. Ata nuk i janë bashkuar Berishës se besojnë Berishën. Nuk i janë bashkuar as se besojnë që Lulzim Basha nuk bënte zgjedhje demokratike dhe Berisha do bëjë. 

Belind Këlliçi është ndoshta udhëheqësi i vetëm politik i PD i zgjedhur me një proces tërësisht demokratik në Partinë Demokratike për t’u pasur zili dhe nga partitë e tjera. Lulzim Basha ka pranuar fitoren e tij, edhe pse ishte haptazi mbështetës i Salianjit, rivalit të tij.

Gara ishte tërësisht demokratike, e ndershme dhe vitalizuese për PD. Ndoshta e vetmja në historinë e shëmtuar demokratike të asaj partie. Ajo natyrisht nuk ka asnjë lidhje me garën e fundit për forumin rinor, e cila nuk është e manipuluar përsa i përket votave të fituesit, por është një garë në shkretëtirë.

Duke qenë garë në një parti pa anëtarë, ajo ngjan e stimuluar dhe e pashpresë. Por nëse do ishte garë reale në një parti më të shëndetshme si në kohën që u zhvillua gara e Këlliçit me Salianjin, natyrisht që fituesi do ishte i njëjti, pasi duket më i aftë se të tjerët. Por kjo nuk ishte garë, pasi Berisha nuk ka bërë një parti për garë. 

Të rinjtë që janë në “Foltore”, ndryshe nga Kokalari, nuk presin të bëhet partia konservatore, apo të ketë primare si ato amerikanet. Ata presin të iki Sali Berisha e të jenë aty për t’u thënë demokratëve se ne nuk e “tradhtuam shokun Enver”. Janë pak a shumë si ramizistët e vitit 1990. 

Vet Kokalari ka tentuar të përdorë ndikimin e saj në Foltore për t’i larguar nga strukturat e Këshillit Kombëtar apo Kryesisë me metoda jo shumë të ndershme dhe Berisha po ashtu ja ka pranuar. Atij nuk i interesojnë fare ambiciet e atyre që ka pas vetes. Atij i duhen për ilustrim të planit të tij për të mbijetuar përballë SHBA.

Kokalari i duhej si “amerikane” konservatore, Këlliçi dhe të rinjtë për mbushje radhësh, duke menaxhuar pakënaqësitë e tyre ndaj Bashës, dhe të tjerët për mbushje sheshi.

Ndaj nuk ka vend për zemërim me Sali Berishën. Atij i duhet vula e PD dhe mbajtja peng e saj, me shpresë se SHBA do trokasë një ditë në derën e tij, sa të jetë gjallë. Të gjithë ata që e kanë besuar se kjo do të ndodhë, natyrisht janë budallenj. 

Ata që nuk e besojnë, por i bashkohen për objektivat e tyre, janë racionalë në ambiciet e tyre. 

Të parët janë të keqpërdorur nga Berisha. Të dytët janë duke përdorur Berishën, dhe ai ata. Por të gjithë janë në një anije, kapiteni i së cilës është i dënuar me vdekje politike. Varet beson tek pavdekësia e tij, apo shpreson tek vdekja e tij sa më e shpejtë.

Në fakt, kur je i ri të falet të besosh tek një ideal, e më pas të zhgënjehesh. Paradoksi aty është se të rinjtë e Berishës, nuk hyjnë tek kjo race, edhe pse kanë moshën, kurse  Kokalari që ka moshën e konservatorëve, po sillet si një adoleshente e zhgënjyer nga dashuria për të.

28 Komente

  1. R
    Remo Kovaçi

    Kokëpalarja, në pleqëri, me politikën, ra në DASHURI, por politika, e la në baltë, dhe e zhgënjeu, i iku DA-ja dhe i mbeti SHURRA…e Saliut….

    1. 1
      1

      Saliu sa hedh lumin te ben kalin .Kokalari duke mos e njojtur Saliun mendoi se u be deti kos dhe u tur me lugen ne brez.Keta shqiptaret e vonshem te amerikes jane shume budallenj. Keshtu e pesoi dhe nje ish studente me mbiemrin fera ,erdhi me vrull per te mbrojtur Salen dhe kur ky i fundit mbaroi pune e ndoqi si qen te rahur

      1. M
        Moza

        1 ke te drejte

        1. G
          Ganiu

          Me mire se Baze nuk e njeh asnje njeri tjeter mentalitetin dinakerine strategjine dhe praktikat qe ndjek dhe zbaton Berisha. Baze ja lexon ne mendje veprimet qe ndermerr Berisha

        2. l
          loni

          Bravo Mero, je i madh.

          1. Z
            Zona I Operative

            Shume hapur e more ne mbrojtje dhendrin o Mero. Jo kaq hapur se do e marresh ne qafe. Ben te vesh vetulla dhe nxjerr syte thomi ne ketej na Salaria.

            1. R
              Rrofte usa qe hoqi lulin dhe riktheu kriminelin sa

              "Ai donte ide se si te kthehej ne pd"thote Mero.... Dhe idene ja gjeti amerika duke e bere non grata(me qellim apo pa qellim) kete perbindesh komunist qe e krijoi vete dhe e shpalli burre shteti.... Dhe amerika detyroi lulashin(kete yll ne ngjitje)qe ta shpallte non grata per pd,dhe shpellari sulmoi shqupin si dikur turqit krujen... Dhe cecenet servil u ndane dy grupe dhe grupi trete asnjanes. Dhe krimineli sali me deshiren ose pa deshiren e amerikes dhe me ndihmen e servilave cecene interesaxhinj,mori frenat e partise foltore dhe kercenon ambasadoren apo blinken,dhe keta heshtin e ndoshta neser do e takojne ashtu sic bene me spiunin hajdut ilir qe nuk di se cfare mbiemri ka Dhe shqiptaret presin nga spaku dhe amerika qe vazhdojne te tallin menderen me popullin e varfer...

              1. g
                greko-shqiptari

                Mero je lodhur shume per te na "mbushur mendjen" me konservatote dhe liberale. Puna me Kokpalaren eshte shume e thjeshte. Ajo eshte thjeshte nje xhambaze. Si xhambaze profesioniste e profilizuar ne shitblerjen e shtepive, ajo gjeti fushen e vet ne Shqiperi. Saliu per qellimet e veta ashtu sic i pershkruani dhe ju punesoi kete xhambaze se edhe vet eshte xhambaz. I premtoi asaj me shume te ardhura se ajo nxjerr ne Amerike dhe ajo e kreu punen me devotshemri. Kryexhambazi Sali, pasi e moli lopen i dha shkelmin. Kjo xhambaze "moderne" amerikane u befasua kur Saliu i nderpreu rrogen. Kerceu xhambazja nga belaja dhe ndyshoi sjlellje. Kjo eshte historia e kesaj amerikaneje qe kerkoi "parajsen" ne Shqiperi. Thone se ajo kete eksperience do e pergjithesoje ne librin e saj : Shqiperia dhe Sali Berisha dhe do e reklamoje si librin baze per te tere ata qe duan te merren me xhambazlleqe.

                1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                  Berishës i duhen për të "mbushur shkallët" e stadiumit. Ai për ideologji ,ka atë që çdo lloji ryme i vjen në ndihmë, për të mbajtur pushtetin. Berisha rreshtohet në 30 vjeçarët, që do largohen nga politika kur të ndroj jetë!

                  1. T
                    Tirana

                    Mero, kot ke harxhuar kredibilitetin e Editorialit te Gazetes TEMA. Nuk ka asgje te re ne PD: Kokalari erdhi e iku si te gjithe "kokalaret" e tjere te saj, duke filluar qe nga viti 1991, kur kjo "parti" u krijua thjesht si nje bande qe duhet te shtypte demokracine historike, reale e te trasheguar, te Shqiperise. Kaq. Filmi mbaroi.

                    1. Ke stadiumi Dinamo

                      O Mero po ça trashëgojnë kto që i quan konservator ti për veçse koqeve të Enver Hoxhës

                      1. j
                        joel shkodra

                        Mero, perse merresh kaq shume me PD, Berishen, Bashen, Meten dhe aspak me PS? Apo PS nuk ka asnje problem? Jane kaq ne rregull e ecin te gjithe me nje hap, sa nuk ke ç'te thuash? Nejse, kjo eshte zgjedhja jote. Por, desha te di arsyen e kesaj "dashurie gazetareske" kaq te madhe per PD (nese nuk eshte mister).

                        1. S
                          Shkoran prej puke

                          Joel Peqini nese dikush te vendose bomben poshte makines per te vrare te djege redaksine ti si do veproshe kur ligji nuk veprone do flasesh me superlativa per kriminelin Berrisha

                          1. j
                            joel shkodra

                            Pra! Gazetaret shkruajne me inate te vjetra.

                          2. A
                            Anat Thoël

                            Misteri qëndron te demo-kratia , shteti si noimë e nomia e shetit , në relatë me vëlliacismën një e tërë në harmoni , formën , akitekturën komplekse për të koncentruar , një të tillë bashkësi bindjesh kodesh e dokresh laikësh të konservuara me fanatizëm të trashëguara apo të përftuata hist. [...] për në të përsosurën perfekte ide . Është ab-sur-id-ilico, paqartësia e egzistencës , që , sundon k(l)aosin e , urtësia , vepron vetëm ndër lloin e ndryshimet e raporteve relationale midis midesë e kushtëzojmave e kufizojnamëve për t'u dhënë, vlerë , hapësirë , lirshmërie , e liri , midis larmisë së llojës që ëshë e ndryshme , në ç'harmoni , hipotezë harmonike . Pdpër diturim : Vetëm faktorët që janë ndjellës mund të zgihojnë absurdin nga letargjia . Nekronia që e përbën absurden të vlerët edhe si formë lektike e përmëndet pa ndëshkim , ka vlerën masën njësi të vetë ( illlillli ) në këtë krati laikësh larmonë që inertsia e sejcilit prej tyre ndikon në të gjithën në rënim nëse . Ata i japin ushqimin e përdortshëm përditë ngado t'ia kthejëmë pasqyrën sheh vehten dhe ata anips'edhe nuk ka një përshkrim ka një sallaks që shkruan me të djathtën e një të diathtë të athët pa noc'e koncept e shkon si retë në kohën tonë si një idiodem demagogorik psaliman .

                            1. s
                              sa per shaka.

                              @Anat, Artluatat jane te klatra. Klatrutat jane artulata. A e di ti zotni se ku e ka shtepine Thoelqimja?

                              1. R
                                Rota Sanal

                                Do pyetur ndonjë postier , dhe e ka pa shaka , ose ndonjë me pseudo *ç'kapota* për detajet fibroze .

                          3. B
                            BATON STANISHIQI E TALL KEQ ZAGARIN YMER GELBAZA K

                            ZENI I BABIT JA LEPI PIDHIN ARMINA MEVLANIT,KURSE YMER GELBAZA KELLIRA JA FUT KARIN NE BYTH FRROK CUPIT DHE ALEXANDER VUCIC

                            1. r
                              rapsodi popullor

                              Vete pyet e vete jep xhevap, ky kok loqe Mero Trap / Ka jo pak por 30 vjet, qe lepin mollaqet e c'do Pushtet / Kur te vdese do te vene epitaf te shkruar, "Sherbetori i gjithe qeverive i deklaruar"!

                              1. A
                                Alexander Frangaj dhe blendi FEVZIU e TALLIN YMER

                                YMER IK FUTJA KARIN NE BYTH FRROK CUPIT HAHA HAHA

                                1. A
                                  ANDI BUSHATI E TALL KEQ YMER G KELLIREN

                                  YMER KUR E KE FUTUR KARIN NE PIDH PER HERE TE FUNDIT, OR YMER SI PO TE MBAN GOJA ERE MUT BYTH FARE KURR NUK TE OFROHET ASNJE FEMER NE PLANET OR ZAGAR I TREDHUR NJE KOHE NGA BERISHA E TANI NGA RAMA

                                  1. E
                                    Eni Çobani

                                    Evi nga Tirana e amerikanizuar per 10 vjet ideollogjise i ka degjuar vetem emrin pasi komservatorizmi nuk munde te aplikohet ne nje vende ateiste pa te shkuar borgjeze dhe i dale nga nje sisteme komuniste si Shqiperia baza e konsevatorizmit eshte ( familje religion prone ) per pronen Enveri bllokoje pronen e mare nga pronari dhe nuk ja dha kujt ndersa Saliu ja dha pronen atije qe s'kishte prone fare . Per fe nga Muhamed ne Kavaje Janis ne Greqi d , Luigji ne itali, Xhoni ne Amerike. Per familje vjedhim njeri tjetrin , bukura e Kokpalarit ishte gjetja e njeriun te duhur nje komunist per te instaluar idete konservatore kjo tregone qe kjo femer eshte thjedhte nje mithomane.....

                                    1. Y
                                      YMER GELBAZA KELLIRA I FUT KOQET E FRROK CUPIT NE

                                      ZENI I BABIT I FUT GJOKSET E ARMINA MEVLANIT NE GOJE

                                      1. Z
                                        Zeni i babit

                                        Po ti kenaqesh me koqe e Zenit se fut gjokset e Armina Mevlanit ne goje? Kushedi se cmalok qe je??? qe ske pare "bote" me sy....

                                        1. c
                                          cup frroku

                                          O MERO JE BERE I SHPIFUR DERI KUR DO JESH BREKUSHJA E EDVIN KRISTAQ SPIRO KOLEKA RAMA

                                          1. A
                                            ANDI BUSHATI E TALL KEQ YMERIN E SHQELMUAR

                                            YMER GELBAZA KELLIRA KUR MASTURBON NGA KARI I RRJEDHE QELBESIRE DHE MUT ME QIME NGA BYTHA E FRROK CUPIT HAHA

                                            1. A
                                              ANDI BUSHATI E TALL YMER G KELLIREN ME DOSJEN

                                              YMERI KA NJE DOSJE TE RE GATI PER EDI RAMEN: NUK ESHTE GREG KRISTAQ RAMA BABA I ZAHOS POR ESHTE ALEXANDER VUCIC

                                              1. G
                                                GREG KRISTAQ RAMA E TALL YMER G KELLIREN

                                                YMER IK FUTJA KARIN NE BYTH FRROK CUPIT DHE ALEXANDER VUCIC

                                                Lini një Përgjigje