Të gjithë me laps në dorë duke dëgjuar ambasadoren

30 Shtator 2022, 18:32Editorial Mero Baze

Ka një vërshim komentesh dhe qëndrime publike ndaj intervistës së ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim. Është e qartë se mbështetësit e “Foltores” janë të zemëruar, se me ta ka qenë e qartë. Por pa kaq të shqetësuar duken dhe të tjerët, pasi ka qenë e paqartë për hallet e tyre.

Fjala vjen, këta të Berishës janë të zemëruar që ajo përsëriti qëndrimin e SHBA se me personat “non grata” nuk do të takohet kurrë. Dhe fiks pas kësaj del Berisha dhe thotë as “unë nuk do ta takoj kurrë pa më kërkuar falje”. A thua se ajo tha dua ta takoj, por nuk po gjente dot telefonin.

Mbështetësit e Ilir Meta/Metaj janë shumë të mërzitur pse e ka lavdëruar takimin me të. Deri më sot ishin të qartë se e kishin armike dhe ishin në një llogore me Berishën. Tani me paqartësinë e saj ua ka prishur dhe më tej qetësinë. Nuk dinë a duhet të gëzohen, a të mërziten që ka kaluar mirë takimi me shefin e tyre.

Me një fjalë a duhet tani të bëhen me SHBA kundër Berishës, apo me Berishën kundër SHBA. Ilir Meta/Metaj vet nuk ka ndërmend t’ua tregojë rrugën derisa të gjunjëzojë Berishën.

Hë për hë, “nuk mund të zgjedhë mes Uashingtonit dhe Berishës”. Mos ja kërkoni këtë torturë. Secili le ta kuptojë sipas hallit që ka.

Këta të Berishës le ta kuptojnë si një hall që i ka rënë me presionin e SHBA, këta të Ramës le ta kuptojnë si një diversion kundër Berishës, këta të Lulit si një shenjë xhelozie që dhe ky mund të bjerë në dashuri me SHBA. 

Temat që kanë marrosur më shumë opinionin publik janë ndërhyrjet ruse në media dhe politikë, dhe sukseset e drejtësisë së re. Pothuajse askush nuk pranon asnjërën, edhe pse gjithë tensioni në politikë është pikërisht pse drejtësia e re po vepron, qoftë dhe të shtyrë, dhe për paratë ruse në media dhe politikë, ku ka gjurmë sheshit.

Dhe pas gjithë këtyre reagimeve duket se mbizotërojnë ata që duan t’i thonë ambasadores “larg duart nga punët tona”. 

Po si mund të rrijë larg nga punët “tona” ambasadorja, kur të gjithë këtu, me burra e gra, të mëdhenj e të vegjël, opozitarë dhe qeveritarë, me laps në dorë konspektojnë çdo germë të saj? Ajo dhe nëse do fliste për NASA, prapë do dukej sikur fliste për dy satelitët tanë të rinj. 

Debati rreth saj dhe atyre që ajo thotë, dëshmojnë të vetmen gjë të rëndësishme që udhëheq ende shoqërinë shqiptare, orientimin nga SHBA dhe aleanca historike me të. Të gjithë ata që shpresojnë se e “kanë mundur” SHBA në Shqipëri, kanë rastin të shikojnë se ku i kanë sytë shqiptarët.

Kjo natyrisht trazon ata që kanë probleme dhe ata që mund të kenë probleme. Ndaj dhe konspektojnë çdo gjë me laps në dorë. Edhe ata që nuk e kanë dëgjuar fare.

11 Komente

  1. t
    titi

    Demokracia dhe zhvillimi ekonomik I Shqiperise dhe kombit shqiptar do arrihet vetem me ndihmen e mikut tone SHBA.Qente dhe zagaret spiune te rusise le te vazhdojne te lehin ,miqesia dhe bashkepunimi me ShBA do vazhdoje te perparoje.

    1. Çani Arian që ja ka fut sa krahu Fevzo…

      Dikur…..dikur, në kohë të “hazreti” Enverit, kur njerëzia merreshin me ndonjë thashethem politik, dikush, që ishte ndopak me mënd dhe kishte frikë nga ndonjë si agjenti I.M, jepte përgjigjen….. “këto që thoni, nuk i ka gazeta “Zëri i Popullit”, prandaj nuk janë të vërteta”. Kështu edhe kjo puna e ambasadores USA, është bërë si puna e gazetës “Zëri i Popullit” të asajë kohe, ku i referohen të gjithë.

    2. L
      Loja vazhdon

      Ambasadore foli qarte ( Nuk do kete bashkpunim me persona nongrata pasi une i sherbeje shtetit tim dhe direktivat jane asnje kontakt me keta elemente minues te demokracise pjestare ne korrupsione masiv pa thene dicka tjeter te financuar nga Rusia apo te Teheranit qe departament e mbane sekrret . Loja ishte e qarte qe ne fillim mbajten Lulen per te goditur Berrishen mbasi goditen Berrishen flaken dhe goditen Lulen tani kane kapur spiunin I.M per ta rigoditur nongraten pasi ta groposin nongraten do godasin e flakin spiunin I.M e loja vazhdone vazhdon

      1. B
        Bardhyli nga Kosova

        Komunisti Edi Rama është gjallesa më e ndyrë dhe më e pështirë në fytyrë të dheut. Nuk është njeri. Është kafshë, shtazë, skuth, krimb, kërrmill, gjarpër, gaforre, skile, derr, çakall, zvarranik, zhapik, iriq, zhabë, kukumjaçkë. Është llapaqeni më i neveritshëm. Është dembeli dhe paraziti më i pafytyrë. Është hajduti më i pa skrupull. Është hipokriti më i gërrditshëm. Është i pabesi më i rrezikshëm. Është hileqari dhe dredharaku më i qelbët. Është vrasës i lindur. Është një frikacak i pashok. Nuk ka asnjë ndjenjë, asnjë ndjeshmëri, asnjë dashuri, asnjë dhemshuri, për asnjë dhe për asgjë. Është i pa Fe’, i paatdhe', i pavatër, i pamoralshëm. I spiunon dhe i vret të gjithë, nënën, babain, motrën, vëllain, nipin, mbesën, kushuririn, gjyshin, stërgjyshin, të gjallë, të vdekur, madje spiunon edhe veten e vet. Është mishërimi i të të gjitha çrregullimeve, deformimeve, patologjive; psiqike, psikologjike, sociale, qytetare, kulturore, intelektuale, antropologjike. Zoti nuk e ka krijuar për asgjë tjetër veçse si model me ja tregu njerëzve normalë si nuk duhet të jenë. Është edhe më i skëterrshëm e i beterrshëm. Por është e pamundur t’ja numurosh të gjitha komunistit. Ta cilësosh, ta mallkosh, ta shash dhe ta pështysh komunistin Edvin Kristaq Rama si e meriton, duhet të kesh ngrënë një Myzeqe me bukë, një Kosovë me groshë, një Tomorr me djathë, një Kinë me oriz, një Kubë me sheqer, dhe të pish një Erzen me raki, një Drin me birrë, një Vjosë me verë, një oqean me ujë. (Me qetësi, me drejtësi, me dashuri, me buzëqeshje e lumturi i juaji Bardhyli).

        1. P
          Paçe pilafe per bardhylin e elbasanit

          Paçe pilafe e ke dhjere sot nuk e ke shkruar si koqevaret mos u lodh kot se nuk te lexone njeri .....

        2. I
          Ilir Moniku

          Ka pas thanë nana Bardhylit, dhima e burrit, si dhima e brylit, që dhëmb fort e kalon shpejt. Kështu o Bardhyl apo Bardhul, në bythë e keni, në bytha do ta keni gjatë, dhe kështu, mësohuni me dhimbjen, mbasi si Bardhy/ul që je, do të të kalojë shpejt. Duro o bir, duro se mbase mësoneç me atë gjënë në bythë.

          1. Q
            Qytetari dixhital

            Mero duke lexuar ditari tend jam duke ndjekur SYRI pik net Cim PEKA i madh me kater po tre me te rrezikshmit ne politike Shkullaku,Strzimiri Bejtja dhe i madhi C I M P E K A qe jo vetem qe nuk jane te merzitur por per90 minuta perpiqen se si ti japin mend amerikes nga te tyret qe ti kerkojne fafalje sali ziut se vetem ai mund ta shpetoje kete vend nga Edi Rama qe ahwiptaret mezi po e presin tu

            1. Ke stadiumi Dinamo ke shërby mër qenë

              Bardhul ose lule e bardhë jo jo ti je lule muti

              1. h
                humor ballkanik

                Ne cilen ane te globit qendrojne te gjithe me laps ne dore duke degjuar Ambasadoren ? Kjo pyetje e bere kudo neper glob do merrte menjehere kete pergjigje - Ne Shqiperi ! (si vendi i vetem ne glob ku flamuri amerikan eshte neper c'do tavoline zyre, nga e Kryeministrise der tek e Komunes me te humbur)

                1. G
                  Gerdeci

                  Te lumte *Ilir Moniku*! Me bukur se e ke thane, nuk ka. Shkurt e sakte!

                  1. L
                    Lik Moni

                    Gërdecit….ok. Tung

                    Lini një Përgjigje