Revolta e padrejtë e socialistëve ndaj Berishës 

22 Shtator 2022, 18:27Editorial Mero Baze

Sali Berishës sot, ndoshta për një arsye njerëzore, për shkak të moshës, nuk i mbajtën gjunjët dhe u ul në një karrige deputetësh të soacialistëve. Mund të mos kishte bërë përshtypje kjo sjellje, sikur ai të mos e kishte shpjeguar vetë.

Në përpjekje për të bërë humor, zanat i cili do minimumi inteligjencë dhe finesë, ai tha se ‘jam ulur aty si avokat i socialistëve, pasi unë i mbroj më mirë interesat e tyre se drejtuesit e tyre.’

Nuk di pse u nxehën pas kësaj, Taulant Balla dhe Erisa Spiropali.

Për herë të parë Berisha ka thënë një të vërtetë të dhimbshme të jetës së tij politike. Përveçse ka plotësuar një ëndërr të vjetër të tij, të ishte pjesë e partisë së tij natyrale, ai realisht ka thënë të vërtetën kur tha se është avokat i socialistëve.

E vërteta e hidhur është se për vite të tëra, ai është engjëll mbrojtës i socialistëve në pushtet.

Sa herë socialistët përballen me krizat e tyre të brendshme, sa herë përleshen me njëri- tjetrin për pushtet dhe rrezikojnë shumicën, shfaqet Berisha dhe ata qetësohen, rikthehen në vendet e tyre dhe vazhdojnë të qeverisin.

Sa herë socialistët përballen me ndonjë skandal të rëndë korrupsioni dhe papërgjegjësi në qeverisje, natyrisht që zgjojnë dhe zemërim qytetar. Sapo njerëzit vendosin të protestojnë dhe të përballen me socialistët, shfaqet Sali Berisha dhe qytetarët kthehen në shtëpi të dëshpëruar, pasi u duket se i pret një e ardhme më e zezë.

Sa herë socialistët dështojnë me reforma dhe ngjallin pakënaqësi popullore, shfaqet Sali Berisha si alternativë dhe njerëzit kafshojnë gjuhën.

Sa herë socialistët e tepërojnë në qeverisje dhe zyrtarët e tyre tejkalojnë të drejtat, duke ushtruar dhunë apo vrasje aksidentale, shfaqet Sali Berisha dhe ata shpëtojnë paq.

Sa herë socialistët bëjnë ndonjë pisllëk elektoral, për të kapur një apo dy mandate më shumë, njerëzit natyrisht zemërohen, pastaj shfaqet Sali Berisha që ka bërë gjëma elektorale dhe njerëzit pranojnë.

Ka dhjetëra raste të tilla, kur Sali Berisha është bërë realisht avokati i socialistëve në pushtet. Ai i ka mbrojtur ata si një engjëll mbrojtës i dërguar nga Zoti, sa herë kanë qenë buzë katastrofës në pushtet.

Ndaj ata nuk kanë pse mërziten me të sot, pse tha të vërtetën. E vërteta dhëmb, por më shumë duhet t’u dhëmbë demokratëve që e mbajnë avokatin e socialistëve në krye të tyre.

Socialistëve u takonte ta respektonin që më në fund pranoi të vetëdeklarojë punën që bën prej vitesh, pa shpërblim. Të paktën një mirënjohje mund t’ia kishin dhënë.

20 Komente

  1. H
    Hasoni

    Nuk di si e shohin shqiptarët sot por keta "socialistët" e sotëm për korrupsion dhe vjedhje ja kanë kaluar Berishës kto po bajne namim në çdo drejtim

    1. H
      Hason katundari

      O Hason nga e di ti qe socialistet jane te korruptuar ta ka thene nongrata spo kur punon token dhe kullote lopen e kuptone .Mesoje katundari korrupsionin e njohin dhe e kuptojne ata qe kane shkolke dhe punojne ne ministri jo ti o Hason katundari

      1. H
        Hasoni

        hec mer trongull merr sufllaqet e sotshme mos na tregon pastërtinë "non grata" ka maru pune tash llap kot, po kto qi jon në pushtet jon tu namin

    2. T
      Taulant

      Per cfare Socialistesh e ke fjalen ? Ata qe privatizuan gjithcka. Falen gjithe pasurite e vendit tek oligarket. Betonizuan gjithcka dhe per ta ekonomia eshte vetem betoni. Shkaterruan bujqesin,blektorin dhe ate pak industri qe mbeti. Shpopulluan vendin , 600 mije Shqiptar jane larguar keto 9 vite. Periferite e Fierit , Lushnjes,Vlores jane braktisur. Partia Socialiste sot eshte thjesht nje 'grup i strukturuar kriminal' qe drejtohet nga nje vrase me pagese. Ashtu si partite e tjera qe jane banda. Populli nuk eshte budalla por eshte marre peng per hir te stabilitetit. Shqiperia eshte shnderruar si ato vendet Afrikane te viteve 60-te 70-te ku per te mos fituar komunizmi Amerikanet mbanin ne pushtet lloj lloj hajdutesh e diktatoresh.

      1. Z
        Zeqo Pilafi

        Drejtuesit socialistë e dinë mirë se pa Berishën ata nuk rrojnë dotë as një ditë. Berisha është oksigjeni i tyre. Këtë jo se e tha Merua sot, kjo dihet prej kohësh nga i madh e i vogël, i cili ka qoftë dhe dy pare mënd në kokë. Ata që nuk e dinë janë militantët, si të PS dhe të PD. Kategoria e militantëve e përjeton jetën politike si luftë. Për një perceptim të tillë përpiqen ditë dhe natë politikanët. Tërë ditën Berisha i paraqet socialistët si armiq, të njëjtën gjë bënë dhe Rama për palën kundërshtare. Sepse militanti nuk rron dotë pa armik. Vetë shtabet drejtuese të Partive kujdesen maksimalisht të mbajnë të ndezur pishtarin e urrejtjes reciproke. Ndaj militantët socialistë e urrejnë për vdekje Berishën. Dhe po ashtu militantët demokrat janë gati t'a hanë të gjallë Ramën. Pikërisht në flakën e kësaj urrejtje Berisha dhe Rama ndezin cigaret dhe ja shtrojnë muhabetit për shtatë palë qejfe.

        1. L
          Latif te hengert dreqi

          E ke bere vete editorialin e sotem,apo i the Namir Lapardhase ? Besoj se tani e ndjen ndergjegjen tuaj te paster,pasi edhe u lehtesove pak serialet me Sali. Keep going Mero.

          1. Z
            ZHEJI koke pa lari

            Ne française thuhet ( pains bénis) Berrisha eshte ( mouton noire ) po iku Nongrata eshte Tritan preshi Mul gomari ,Kerrici Balliut ,Lulja Babale, Gridare, Jevgu Kerrici atje nuk mbarojne qesharaket me keta PS do kenaqet

            1. J
              Jugu

              Mero je i madhe. Je sarkastik i madhe, por je e dhe shume i keq si njeri besoj por edhe si gazetar. Shkrimi qendron, por me shume se Sala, je ti qe e mban Ramen ne pushtet me shkrimet pacavure dhe propagand Gelelsiane duke mos pasqyruar realitetin qeverises: hajdutizmin ne maksimum, korrupsion me inceneratoret dhe tenderat, policia per toke, shendetesia me keq, arsimi drejt privateve, vendi ne shperberje. Dhe ti nuk shkruan nje here. Por vetem godet te mbaruarin Berishe dhe Mete se keshtu te urdheron padroni Rame. Jo, muk ben keshtu. E morre me qafe pupullin. Mund te ngopet me genjeshtrat dhe sarkazmen tende nje dy vite, por jo dhjete. Ah te lutem.

              1. N
                Nadia

                O Jugu, thuaju Perbindeshit te Vicidolit, Doktor Sali Mortjes dhe Ilir Floririt te hapin krahun, pastaj flasim per Ujkun e Surrelit...

              2. P
                Pd i doli pronari,plaku matuf kriminel

                O cono keta po bejne namin,por ato qe thote Mero jane mese te verteta se ky komunist i qelbur po bene avokatin e edi rames dhe po e shoeton dhe po i con votusit per te. Vetem kur shikon fytyren e ketij shpellari dhe vokshit e mulit qe i mbajne uturakun,krijon urrejtje dhe te mos flasim per bemat e ketyre ne 30 vjet,te vjen tja mbathesh nga Shqiperia. Ky komunist i ndyre shpellash servil karierist kultivoi veset me te keqia ktij populli duke i leshuar si bageti rrugeve dhe nuk po njohin as ligje e as rregulla e te mos flasim per miresjellje.

                1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                  Berisha është përdorur nga socialistët si dordolec, për të trembur elektoratin. Largimi i Berishës është njëkohësisht dhe largim nga pushteti i socialistëve.

                  1. B
                    Bardhyli nga Kosova

                    Alfred Moisiu, Rexhep Meidani dhe Bamir Topi janë në Hagë për t’u takuar me Hashim Thaçin. Ata janë tre ish-presidentë! Gjatë rrugës për në Hagë u bënë katër! I shoqëron Pandeli Majko! Ndërsa i sponsorizon ish-presidenti 25 ditor i Kosovës, Behgjet Pacolli. Edhe Pacollit i kanë dhënë statusin e ish-presidentit! Leku gjë e madhe. Në të gjithë këtë histori, pra, rolin kryesor e ka paraja! Moisiut dhe Meidanit t’u japësh edhe paratë e kafes për një muaj, janë gati të shkojnë kudo. Bamiri shkatërroi sistemin gjyqësor të Shqipërisë për shkak të parasë! Ai është më i damkosuri president i Shqipërisë post-komuniste, më i përfoluri për korrupsionin në drejtësi! Bamir Topi është shkaktari kryesor i katrahurës së sotme që përjeton drejtësia shqiptare. Një gjyqtar dhe një prokuror që jep ryshfet 200-300 mijë e më shumë euro për vendin e punës, afër mendsh se ai do t‘i nxirrte e do t’i nxjerrë ato para, madje dy ose trefishin e tyre. Bamir Topi e shndërroi sistemin gjyqësor në një sistem të shitjes dhe blerjes së drejtësisë! Tani shkon në dyert e një gjykate, „për të kërkuar drejtësi“. Ndërsa Mejdani, përveç çokës që ia ofron Pacolli, ka edhe një arsye tjetër madhore pse gjendet në Hagë për ta takuar Hashim Thaçin. Ka nostalgji për kohën e komandantëve të Rognerit. E Hashim Thaçi, madje deri diku gjithashtu Jakup Krasniqi, janë komandantët e Rognerit! Të dy këta kishin asokohe (1999) një lidhje të ngushtë me Rexhep Meidanin, asokohe president i Shqipërisë. Patën lidhje direkte e të tërthorta përmes Paskal Milos edhe me Pandeli Majkon, kryeministër i Shqipërisë. Ndërsa Moisiu dhe Bamiri janë si „Muça pas daive”! Kanë shkuar atje për shit-mendje, se “E kanë dashur UÇK-në më shumë se gjithçka tjetër”! Topi në kohën e UÇK-së hante pilaf e paçe te gjellëtorja para PD-së! Akoma nuk kishte shkuar në zyrën e nënkryetarit të kësaj partie. Që atëherë mbahej si „i pavarur“! Por i pavarur prej Berishës, jo prej parasë, pronave dhe psurisë! Më vonë, edhe kur u bë presidenti, i qëndroi bindjes së tij “për të qenë i pavarur prej atij që e bëri president”! Por jo edhe i pavarur prej kryetarit të Bashkisë së Tiranës, ose kryetarit të opozitës së asaj kohe! Edhe sot që ky-ish-kryetari i Bashkisë së kryeqytetit, në rolin e kryeministrit të vendit e ka bërë Shqipërinë Kolumbinë e Europës, Bamka, bashkë me presidentin Moisiu, nuk ç‘varen prej tij. Leku gjë e madhe! Leku të çon në Hagë! Leku të le në Hagë! Leku të nxjerr nga Haga! Leku e kthen ujin mbrapsht e nuk po ktheka tre ish-presidentë e një beniamin që i ndjek nga pas! Prandaj hyri në lojë Pacolli, njeriu i lekut. Leku dhe njeriu i lekut sot janë gjithçka! Parimi, rregulli, drejtësia, liria, barazia janë përralla, të cilat i shohin vetëm idealistët. Këta ish-presidentët tanë ndjekin ku ka ndonjë bord kompanie private që t’u bëhen atyre pjesëtarë të lekut. (Me qetësi, me drejtësi, me dashuri, me buzëqeshje e lumturi i juaji Bardhyli).

                    1. R
                      Rrahmon Kelmendi

                      70 vjeqar jamë kurr tokën e Shqipêrisë se kam shkelë me këmbë edhe i lutna Zotit sorra ashtin mos m'a qoftë në atë vend. Se nuk jonë njerëz nja 75% prej tyne të pa besë, shpekullata, hajna , njerëz te untë ata janë të egër si qeni kur kputet prej zingjirëve ,nonën e vetë e shesin pēr pare, grunë e qikën po se po, për qika e dimë me 2000€ e shet ne Sërbi.

                      1. D
                        Dardan

                        Ke te drejte Zoti Kelmendi, Shqiperia u mallkua qysh se e terhoqi zvarre pernedoren e Enver Hoxhes dhe ngriti ne piedestal Perbindeshin e Vicidolit, Doktor Sali Mortjen!

                        1. K
                          Koqevari analfabet

                          Po kujt shqiptari i plasi bytha , qe nuk vjen ne Shqiperi ti , o Rrahmon ? Me ate shqipe qe shkruan ti , as per ne Hale nuk je . Merr nje abetare , se u njesuan abetaret Shqiperi- Kosove dhe per nje vit , besoj se è meson shqipen .

                          1. E
                            Emiljano

                            Rrahmon shqip te keqen shqip,ik e meso pastaj hajde komento

                            1. L
                              Lani

                              Pi ilaçet Rrahmon!

                              1. T
                                Taulant

                                Po ikin me kuc e mac nga Shqiperia ti enderron te vish.

                              2. K
                                Kajmakeria e Rilindjes

                                Partia Socialiste si emernderruar e tille ne qershor 1991 nga Partia e Punes (me heret Partia Komuniste) eshte perbetuar solemnisht para gjither shqiptareve pa perjashtim (perfshire dhe artikullshkruesin Baze) se eshte parti "prane shtresave ne nevoje"! Por ne top-10 e me te pasurve deputete te Kuvendit gjithmone kane qene Socialiste, qe mbase ashtu e kuptojne ate te qenurit prane shtresave ne nevoje, te kesaj shtrese qe gjate qeverisjes tyre jane ne perqindje me te larte se sa Borxhi Publik qe e kane rekord ne keto 30 vite!

                                1. z
                                  zalli

                                  Jo jo z,Baze jo avokati pa shperblim,se po te jete per shperblimin qe i kane dhene socialistet duke mos u marre asnjehere seriozisht me saliun per krimet ,vrasjet e korrupsionin e kryer prej tij e familjarve te vet.nuk do ishte paguar asnje studio avokatie edhe ato studio qe merren me dy apo tre ceshtje ne gjith karrieren e tyre.

                                  Lini një Përgjigje