Vlera e vetme e raportit mbi financimet ruse për të rritur influencën politike në botë, është se ka zhvlerësuar gjithë akuzat e Berishës dhe krahut të tij ndaj Xhorxh Sorosit dhe e kanë kthyer atë në një njeri të dashur dhe të besueshëm për ta. Gjë tjetër të re nuk ka.
Dy agjencitë kryesore të lajmeve AFP dhe AP, që i referoheshin zyrtarit amerikan, kanë risjellë historinë e lobimit të Partisë Demokratike në SHBA, të paguara në finale nga dy biznesmenë rus. “Zëri i Amerikës” në gjuhën shqipe, e ka zgjeruar raportin duke risjellë gjithë raportet e vjetra rreth kësaj historie, dhe ngjan si histori e zgjeruar amerikane rreth kësaj ngjarje.
Në fakt, në burimin kryesor të AFP dhe AP, përmendet vetëm përfolja e PD për pagesën prej 500 mijë dollarëve nga dy biznesmenë rusë për një lobist në SHBA. Të tjerat janë politikë redaksionale e VOA.
Lobisti amerikan i Partisë Demokratike i lidhur ngushtë me Trumpin dhe me infiltrimet ruse, është e sigurtë që ka marrë pare ruse, ose ka justikuar para të padeklaruara në emër të rusëve. Ky është fakt juridik i provueshëm nga kushdo.
Lulzim Basha në atë kohë është mbrojtur se nuk mban përgjegjësi për para që ka marrë lobisti i PD nga palë të treta, por mban përgjegjësi vetëm për paratë që ka paguar në emër të PD. Mbrojtja e tij u bë e dobët, pasi në një moment tentoi t’i justifikojë ato pagesa me një kontribute të shqiptaro- amerikanëve, por kur u ballafaqua me drejtësinë, ai e kaloi përgjegjësinë vetëm tek lobisti.
Prej asaj kohe ky mbetet një problem që duhet hetuar në SHBA, se si paratë ruse mbërrijnë tek lobistë të lidhur me Trumpin. Shpresojmë që një ditë ta zbardhin në SHBA këtë histori.
Në atë kohë Sali Berisha dhe gjithë mbështetësit e PD e shpërfillën akuzën, me alibinë e përjetshme që kanë gjetur për çdo akuzë ndaj tyre në këtë botë, duke ja veshur Xhorxh Sorosit. Dhe në kushte të tilla, është e vështirë të debatosh me idiotët. Duhet t’i lësh, se Zoti merr hak vetë ndaj tyre, dhe ua kthen Xhorxh Sorosin në aleat.
Ja ku erdhi dita sot dhe Xhorxh Sorosi, ose “Mother Sorosi”, siç e quante Berisha revistën “Mother Jones”, që botoi skandalin në SHBA, të bëhet i besueshëm për Sali Berishën dhe ushtarët e tij. Ata sot në një zë thonë se Lulzim Basha paska marrë para ruse dhe ata sot janë të tronditur. Madje dhe vetë Berisha beson se ashtu si lekët e “Toyota Yaris” i ndau Taulant Balla me Lulzim Bashën, ashtu dhe këto lekët e Rusisë i ka marrë Lulzim Basha dhe s'ia ka treguar Shkëlzenit.
Kjo është vlera e vetme që ka ripërmendja e sotme e aferës së pagesës së lobistëve amerikanë me para ruse për llogari të PD në Shqipëri. Sali Berisha dhe mbështetësit e tij që refuzojnë të pranojnë akuzat zyrtare të sekretarit amerikan të Shtetit për futjen në listën e zezë të SHBA dhe atë të Mbretërisë së Bashkuar, befas qenkan ngritur në mëngjes entuziastë që një burim amerikan ka ripërmendur akuzat ndaj PD, të vitit 2017.
Në fakt, shpresa e tij është se kështu ai mund ta krahasojë veten me Lulzim Bashën. Nëse e vutë re në reagimin e tij të parë, ai kishte një gëzim fëminor, duke deklaruar se Lulzim Basha nuk shkon dot në SHBA. Tamam tamam desh të thoshte “as Lulzim Basha” nuk shkon dot në SHBA.
Por politika e SHBA ndaj Berishës dhe Lulzim Bashës është e qartë. SHBA ka qëndrim zyrtar të pakorrigjueshëm në histori ndaj Sali Berishës dhe familjes së tij, si minues të demokracisë, shantazhues të sistemit gjyqësor dhe të përfshirë në korrupsion madhor.
Ndaj Lulzim Bashës ka një mbështetje publike që vazhdon dhe që nuk ka lidhje me këtë akuzë, e cila është hetuar në Shqipëri si problem shqiptar dhe po hetohet dhe në SHBA si problem amerikan.
Problemi i hetimit ligjor për paratë ruse është punë e drejtësisë amerikane, jo e politikës amerikane. Sali Berisha është ai që ka lidhur distancimin e Lulzim Bashës më 9 shtator nga ai, me këtë akuzë.
Për ata që e kanë harruar, një vit më parë Sali Berisha ka deklaruar se SHBA mbylli hetimet për Lulzim Bashën që të më ndëshkonte mua. Ja që SHBA nuk paska mbyllur asgjë, dhe sa herë që duhet e përmend, dhe nuk ka asnjë kompleks.
Në SHBA drejtësia nuk është nën mbikëqyrjen e politikës dhe politika nuk i zgjidh dot hallet e drejtësisë, siç i ka pas zgjidh Berisha me Prel Martinin apo Xhin Xhonin.
Prandaj Berisha duhet ta ndajë mendjen se si duhet ta luftojë SHBA dhe me Lulzim Bashën në Shqipëri. Sot ai tregoi se strategjia për të luftuar Lulzim Bashën, është që “edhe Lulzim Basha ka probleme me SHBA”. Dakord, por demokratët e shkretë mendojnë se nuk duhet pyetur a ke probleme me SHBA, por duhet luftuar kundër SHBA.
Nëse qenka kështu puna, që PD paska dy liderë me probleme në SHBA, njëri “non grata” e tjetri i përfolur nga shtypi, atëhere më mirë të bëhen me këtë të dytin, si e keqja më e vogël për SHBA.
Demokratët që mbështesin Sali Berishën dhe që e lënë trurin të flejë në shtëpi kur shkojnë me të, mendojnë se kanë dalë në luftë me SHBA dhe Sorosin, dhe janë aleatë me çdo njeri që ka probleme me SHBA. Kjo e sotmja u ka përmbysur botën, pasi me këtë kriter që ata kanë, sot duhet të gëzoheshin që Basha u bë si ata, pra me probleme me SHBA, dhe jo ta sulmonin.
E gjithë kjo tregon në fakt se sa të drejtë ka pasur Lulzim Basha, kur tha se pas Berishës ka shkuar vetëm llumi i PD. Rasti i sotëm tregon qartë se Berisha është një lider i kompleksuar nga SHBA dhe jo një luftëtar i vendosur, siç u paraqitet talibanëve të tij.
Nëse citojmë vet Sali Berishën, ai është një “lider i thyer” anti-amerikan, pasi ai është duke kërkuar disa të tjerë që të kenë probleme me SHBA dhe të krahasohet me ta. Ndërsa ne mendonim se ishte në garë me Bin Ladenin, të dukej më i fortë se ai, ky qenka në garë me Lulzim Bashën të mos duket më i keq se ai.
Nuk ka ditë më të zezë për demokratët e Berishës se kjo. Për më tepër që e dinë se qysh nesër SHBA mund t’i krahasojë dhe të thotë “Po, jemi me Bashën”.
O Puti o hero giithe PD ty te do..
Mero!Thuaj cunave ti bejne nje copy shkrimit te pamfleti per SHQIPTAREN Irene Papas.
Ike Sali ike.....
I madh je M.Baze.Fjalia ne paragrafin e parafundit eshte klas fare : Ndersa ne mendonim se ishte ne gare me Bin Ladenin,te dukej se ishte me i forte se ai,ky na qenka ne gare me L.Bashen te mos duket me i keq se ai.
Mero. Ti vazhdo dhe mbroje sa të duash Lulëzim Bashën, por fakti që ai në vitin 2017 ka qenë kryrtar i PD, e bën stë përgjegjes direkt në këtë aferë. Në Parlamentin e Shqipërisë kemi parë live dokumentin e lobimit të PD me firmën e Lulit. Kështu që ky i fundit t’i bashkohet dyshes Berisha-Meta në rrugëtimin e tyre të pakthyeshëm dtejtë Reçit.
Bazeja fiks si Ebu Qerimi i Tabir Sarajit (Pallatit te Enderrave) te Perandorise Osmane qe shkruan Kadare! E kane vene te shpjegoje enderrat me Sali per oborrin kryeministror.
Me i mire, me i keq??? Ata jane te njejte. Basha eshte pjelle me defekte gjenetike e sali kriminelit. Antare te se njejtes bande kriminelesh.
Sali fatkeqsi kombtare. Lulush dhe Ilir pjella të bacës Sali të tre trupin në Shqipëri , kokën në Rusi me mision të zhbëjnë Shqipërinë e vitalizojnë ëndrrën Ruso-sërbe s'ka dhe s'ka patur në Ballkan Shqipëri e shqiptarë pasi për këtë janë paguar e paguhen nga fatkeqsia e botës që e ka emrin Putin.
O Mero e degjove zedhensin e Lulit ne parlament? Enkelejdi vete me gojen e tij thote qe Edi Rama me "Mother Jones" (media me e famshme ne bote investigative) trilluan kete afere dhe per pak ore do vij pergenjeshtrimi.. se nga kush do vij nuk tha gje, mbase pret te zgjohet presidenti amerikan Biden nga gjumi. E kupton Mero me ca budallenj ke te besh?
O Mero i shkruan vete keto tekste apo ke marre si redaktor ndonje kosovar? Lexo more i mjere se si eshte shkruajtur tere ky shkrim se bashku me titullin. Dini te shkruani drejte gjuhen standarde shqipe apo varja, sepse per kosovaret dhe analfabetet funksionale e keni shkruajtur? Ne titull ke shkruajtur "që SHBA ta krahasoj...". Drejte do te ishte qe te shkruhej "që SHBA-ja ta krahasojë..." Je shume i varfer nga ana intelektuale në formimin e fjalive. Ato duken sikur i ka shkruajtur nje femi i klase se dyte fillore. Ky lloj i te shkruajturit per nje te vetequajtur gazetar dhe qe pretendon qe te jete nder me te miret ne Shqiperi, tregon shume per nivelin tend. Shko dhe mbaro nje here nje shkolle per gazetari dhe meso mire gjuhen standarde shqipe dhe pastaj bej punen e gazetarit!
O Kritiku, komentin tend e fillon me nje gabim trashanik ne gjuhen standarde shqipe. Gjithashtu ti mender kritiku paraqitesh nje rracist i ndyre kur mer si shembull kosovaret duke i quajtur ata analfabet funksional, ne nje kohe qe ti je nje i tille. Perfundimisht ti je nje idiot noterik.
Ha byrekun qe te dhane dhe mos u merr me te tilla gjera qe nuk i kupton. Dukesh qe qenke analfabet funksional sepse nuk ke kuptuar fare nga komenti im. Tipik analfabet funksional je! Me analfabete funksional kisha parasyshe tipa si ti, sepse kosovaret nuk mund ti fus ne kete kategori. Ata jane ne nje shkalle tjeter zhvillimi njerezor qe nuk ia vlen qe te merresh. Thjeshte, duhet qe te ndahen shkrimet e bera per kosovaret dhe ato per shqiptaret! Te pelqen ty apo jo, realiteti e ka treguar shpesh here qe jemi komplet te ndryshem. Ne na ka rene fati i keq qe ti kemi komshinj.
Ja hangsh karin mretit te shqipetaris Alebin Kurtit.
Mero Baze shpjegues i enderrave te Sali Berishes, fiks Ebu Qerimi i Kadarese tek "Nepunesi i Pallatit te Enderrave", me te vetmin ndryshim se i pari eshte ne oborrin e kryeministrise se Edvinit kurse i dyti ka qene ne sarajet e paraardhesave te Erdoganit!
Te vazhdosh te merresh me saliun eshte humbje kohe MERO QEROSI ,nuk i ndahesh pushtetit,te jep leke .Pse nuk shkruan o MERO QEROSI per te rinjte qe po braktisin shqiperine ,kujt i duhen shkrimet e tua pa vlere te njepasnjeshme rreth likes saliut dhe bashes apo edhe rahmutit ,keta njerez jane te mbaruar si politikane .Kujt I duhet GOGOLI SALI tua permendesh 20 here ne dite ,SHQIPTAREVE ?po eshte e vertete se GOGOLI i duhet RAHMUTIT se nuk ka me ke merret,se sa te jete Sali funderina ne krye te PD Rahmuti Vazhdon te mbreteroj,dhe kesaj i thone demokraci.E kane kapur shqiperine dhe se leshojne se kane 30 vite ne pushtet po te njejtet aktore dhe njerezit presin ndryshimin nga banda kriminale qe i thone vetes parti.
BRAVOOOOO,MERO BRAVOOOOO,DAJTI,SUPER !!!!!!!!!!!!!!!
Me Saliun gdhihet ne mengjez, me Sali e ze gjumi ne dark / Pa te Saliut neper goje, jo Merushja nuk ben rehat / Koke ju zbath fare te prehri i shokut Sali, si ish-sherbetor i Saliut do kujtohet ne perjetesi /