Policia jonë nuk ka tradhtuar Flamurin, por profesionin 

8 Shtator 2022, 20:12Editorial Mero Baze

Ceremonia e emërimit të drejtorit të ri të policisë, është një rast për të dhënë mesazhe motivuese për ekipin e ri të policisë. Edhe pse drejtori i ri është polici më i vjetër mes tyre, gjithmonë ka vend për shpresë. Aq më tepër që për herë të parë dhe Sali Berisha duket i qetë nga emërimi dhe nuk ka bërë akuza, siç e ka zakon. 

Por që të jepet një mesazh shprese, duhet të jemi të qartë për problemet që ka policia.

Ish- drejtori Gledis Nano, nuk pati rezultate. Do të mjaftonte shembulli i Ervis Martinajt, përfshirja e policisë në një rrjet të gjerë shërbimesh ndaj tij dhe mungesa e një përgjigje të qartë se çfarë ka ndodhur me të, që ai të largohej.

Por legjenda urbane rreth largimit të tij, padyshim që ka prekur dhe raportet e tij të mira me diplomatët perëndimorë në Shqipëri, sidomos për shkak të detyrës së tij në sektorin e antiterrorit më parë.

Por Gledis Nano nuk ka dështuar se e kishte mirë me perëndimorët, aq më tepër me diplomatët perëndimorë në Tiranë. Atë e kishte favor. Ai ka dështuar si polic, jo si diplomat. 

Nga ana tjetër, ajo që ministri i Brendshëm Bledi Çuçi u përpoq ta jepte si mesazh për drejtorin e ri të Policisë, që duhet t’i shërbente vetëm flamurit kuq e zi, nuk është ndonjë motiv për ta bërë policinë e suksesshme, pasi nuk na e kanë fajin flamujt e tjerë, por flamujt e krimit në Shqipëri. 

Edhe Ilir Meta, edhe Sali Berisha “të vrasin” për flamurin kuq e zi, por s’kanë lënë të zezë pa i bërë atij flamuri dhe këtij vendi.

Është e rrezikshme të motivosh policinë me “detyra sovraniste”, ndërkohë që ende nuk ka bërë detyrat e saj profesionale.

Gledis Nano nuk ka dështuar se nuk besonte tek flamuri, por se nuk ja doli dot si polic. Nëse këta pasuesit e tij, do ta gjejnë çelësin e suksesit tek flamuri (larg qoftë jo Flamur Noka), është e sigurtë që prapë do dështojnë. Dhe pas kësaj ç’faj ka flamuri kombëtar.

16 Komente

  1. R
    Ramizi

    E drejte. Ministri zbuloj pse u hoq Nano, jo pse deshtoj Policia. Mesazhi ishte i warte. Qendroni large nga perendimoret dhe amerika. Mos na dekonspironi.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Evisa

      Dinim deri tani se thirrjet dhe përbetimet nacionaliste, me flamur dhe me shqiponja ishin strehë dhe jorgan për të mbuluar maskarallëqe politike, por shohim se fusha e përdorimit të tyre po zgjerohet edhe në drejtime të tjera. Ajo që deklaron shoku i lavdishëm Çuçi, që policia duhet t'i shërbente vetëm flamurit kuq e zi, nuk është asgjë më shumë se një gjethe fiku për të mbuluar vetëm pjesërisht një organ delikat të një trupi të ekspozuar tërësisht nudo përballë krimit dhe korrupsionit.

      Përgjigjjuni
      1. P
        PeDe-ja e Salih-ut

        Salehu o Mero nuk u ndie Se e ka të vetin. Dmth eshte promovuar në kohën e Salehut, u largua për pak sa i gjeti lidhjet për rikthim. Ky Rrumbullaku në 26 Maj ka qenë shef komisariati Nr2 në TR. Dhe komisiariti i tij ka marr pjesë në dhunën kundër opozitës së asaj kohe. Dhe Rrumbullaku fiks rrumbullak keshtu siç e rrumbullakos unë ka qenë "në krye të detyrës" Çfarë do të thotë Saleh-u??

        Përgjigjjuni
        1. T
          Taulant

          Akoma me ate dhunen e 96-tes. Koha tregoi qe zagaret e paten pak hurin dhe drurin ne 26 maj te 1994.

          Përgjigjjuni
        2. L
          LRam

          Larg flamujve te NATO! Shume i qarte ishte Çuço Cuckold

          Përgjigjjuni
          1. X
            Xhaxhi

            Nuk ngjisin me keto afatet 100 ditore. Cdo vit ky muhabet eshte. Edhe keto emra operacionesh jane bere banale. Nuk behet shtet me kamer pas bythe. Minister me te mire se Sajmir Tahiri nuk i vjen me Shqiperise le ti vij keq Rames sa te doje. Nuk jane vetem ndertimet pa leje, por edhe paligjshmeria ne rruge, ne pune e kudo. Por mbi te giitha problemi eshte mosndeshkimi. Nuk behet shtet ku alabaket dhe llumi behen deshmore dhe polici kriminel. Nuk behet shtet me nje polici qe ka frike te marre ne pyetje Saliun apo Meten, apo cdo politikan tjeter te larte. Te pakten ti marrin ne pyetje.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Polici i shperblyer gabimisht

              Sa paradoks!? Personi pergjegjes per ìmplikimin e lidhjen e policise me krimin dhepse dihen boterisht nga gjithe populli vetem nga ky Rrumbulli qe e kishte per detyren ti zbuloje e pastroje plerat e policise, nuk i dinte!? Shperblim nderkohe vetem per lirimin e tij mund te behej fjale.

              Përgjigjjuni
              1. L
                Labi

                O Mero.Publiko intrrvisten e Berishes per mediat iraniane mbas 97 kur ishte ne opozite....

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Drejtesia e munguar

                  Mero, dakord.... Nuk jam kundra. Një pyetje kam për ty. A di gjë kush do bëhet drejtor pas këtij të sapo emërruar? Të paça.

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Drejtesia

                    Mendoj se Meroja e ka keqkuptuar problemin e flamujve. Ministri ka lene per tu kuptuar se duhet larg nga flamujt e partive dhe jo ato qe jane shkruar aty.

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Proshi

                      Bukur, kapur pas diçkaje që stonon, "Të punohet për flamur"?, jo nuk jemi në luftë por në paqe. Dhe paqja kërkon profesionalizëm dhe jo patriotizëm.

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        SALIVIRUSI PPSH

                        Me pak fjale i ke thene te gjitha rrespekt m.baze

                        Përgjigjjuni
                        1. B
                          Bujari, mesazhnga Korça

                          KY ESHTE THELBI I GJESE. "...ajo që ministri i Brendshëm Bledi Çuçi u përpoq ta jepte si mesazh për drejtorin e ri të Policisë, që duhet t’i shërbente vetëm flamurit kuq e zi, nuk është ndonjë motiv për ta bërë policinë e suksesshme, pasi nuk na e kanë fajin flamujt e tjerë, por flamujt e krimit në Shqipëri. Edhe Ilir Meta, edhe Sali Berisha “të vrasin” për flamurin kuq e zi, por s’kanë lënë të zezë pa i bërë atij flamuri dhe këtij vendi..". JO FLAMURIT KOMBETAR TI FALET 7 HERE NE DITE RRUMBULLAKU POR PO QE RRUMBULLAK TABULARAS ME FLAMURIN E POLICISE E TE HIP NE TERRACEN E BANKES KOMBETARE PER TE KOMANDUAR POLICINE NE DHUNIMIN E PROTESTUESVE KUNDER VJEDHJES SE VOTAVE, SIÇ BERI NE 28 MAJ TE VITIT 1996 KUR ISH SHEF I KOMISARIATIT 2, NJE MUT DO VAZHDOJM TE PRESIM NGA POLICIA E RRUMBULLAKUT.

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Sokoli

                            Gledis Nano nuk deshtoi, as policia nuk ka deshtuar, Ne te gjithe boten policia kryen detyrat e saj per te goditur dhe parandaluar krimet, te cilat , te themi te drejten , nuk ehste se jane me pak ne vendet e tjera, por ne vendet e tjera, gazetaret fokusohen ne problemet e mprehta qe po kalojme, kriza, ekonomia, siguria dhe pak vend i kushtojne dhe kronikes. Ne Shqiperia 85 e medias jane bere si hienat qe presin te nxjerrin ndonje lajm te bujshem nga kronika me tituj bombastike "Tronditet Tirana, hidhet nje djale nga pallati" etj etj ..Gledis Nano pati sukses pasi organizoi punen ne drejtim te shume hetimeve. Por rezutatet e reformave qe ndermerr sot ndihen pas njefare kohe dhe jo brenda 100 diteve apo 300 diteve...Lereni policine te beje punen e saj. Policia ka forca vete te marri veten dhe te beje detyren e saj te nderuar, per te cilen kane dhene jeten jo pak punonjes te saj. Vetem se duhet te mbaje duart larg nga policia edhe politika por edhe media e sponsorizuar nga krimi.

                            Përgjigjjuni
                            1. J
                              Jeni nje m*t te gjithe.

                              Z Rama pse nuk merr dhe Saliun ta besh bashke-kryeminister. Se nuk ke lene asnje sherbetor te tij pa e ricikluar ne postet me te larta.

                              Përgjigjjuni
                              1. K
                                Koli

                                Ne nje shkrim tjeter thua qe Drejtori i ri nuk ka patur rrezultate, sot ben nje shkrim "gazeta ime eshte, pse mos shkruaj kot nja dy rrjesha kuturu" O Mero pse nuk thua qe ky drejtor e dinte qe ne 21 janar protestuesit do benin dhune, se kete e dije edhe ti. Dhe ky drejtor i nxorri policet pa arme, ndryshe do ishte kasapane??? Pse nuk e di krimi ekonomik si i ben leket ti me porosi shkrimesh, dhe sot cuditerish je pa ide, e shkruan per flamurin??? 135 police te denuar jo ne proces gjyqesor, jane shume per 1 vit, rralla i ka ardh cunit tend te justifikoje leket

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje