Përdhunimi i dytë i viktimës së Ilir Metaj, pas 32 vjetësh 

1 Shtator 2022, 18:59Editorial Mero Baze

Ilir Metaj ka bërë sot publike faqe nga dosja e tij në arkivin e Sigurimit të Shtetit, në përpjekje për të akuzuar Autoritetin e Dosjeve për manipulim, nxjerrje sekreti dhe përhapje paniku, sipas tij. Të gjitha këto i shoqëroi dhe me një padi penale ndaj Autoritetit të Dosjeve.

Për disa akuza kishte të drejtë. Fjala vjen, Ilir Meta ndjehej i frikësuar nga ajo që kishte ndodhur. Pra akuza për përhapje paniku kishte prova. Së paku një njeri e kishin panikosur. Po ashtu akuza për nxjerrje sekreti qëndron, pasi u mor vesh që ai ka qenë bashkëpunëtor Sigurimi. Për të tjerat mund të hetojë më tej Prokuroria.

Por nga ana tjetër, vet publikimi i faqeve të dosjes së tij, për të cilën ai kërkon të ruhet sekreti, është një akt i nxjerrjes së sekretit. Publikimi tregon një gjë edhe më të rëndë për Ilir Metën. Dosja është siguruar nga viktima e tij, J.T, i cili u paraqit pranë Autoritetit të Dosjeve një ditë pasi ata i çuan letër Kuvendit, për pengesat ligjore që kishin për të kërkuar më tej për një bashkëpunëtor me emrin Ilir Metaj. Autoriteti i ka vënë dosjen në dispozicion dhe ai e ka çuar atë menjëherë tek Ilir Metaj.

E gjithë kjo tregon, se Ilir Meta vazhdon ta mbajë nën presion atë njeri dhe ta trajtojë si skllav, pasi dëshmia e ilir Metaj kundër tij, e ka bërë dhe atë një njeri të gjunjëzuar nga Sigurimi i Shtetit.

Më pas për vite të tëra gjatë pushteteve të Ilir Metës ai është trajtuar me përkujdesje të veçantë, duke qenë njeri i favorizuar nga pushteti i tij.

Tani ai e ka dërguar atë të shikojë dosjen dhe ta kopjojë atë, me shpresë të gjejë ndonjë mundësi për t’u mbrojtur. Dhe e kishte gjetur mundësinë duke fantazuar se meqë dosja që kishë marrë viktima ishte fotokopje, ishte fals. Në fakt origjinali është tek Autoriteti dhe mund ta shikojë prokurori i çështjes. Kështu dhe sqarohet përfundimisht.

Një tjetër aspekt i dhimbshëm i konferencës për shtyp, ishte pasioni me të cilën Ilir Metaj citonte dosjen, inicialet që përdorte për viktimat dhe denoncuesit. Ai po ashtu u lodh për të na mbushur mendjen se meqë janë dy I.M, por që në fakt në dosje janë të dy, ky pretendon se një I.M e ka shtuar Autoriteti.

Për çështje të origjinalitetit të dosjeve ka institucione ligjvënëse që vendosin. Për autenticitetin e dokumenteve po ashtu. Ilir Meta mund të dëshmojë vetëm për kontributin e vet pranë Sigurimit të Shtetit. E ka shumë të lehtë. Të mos ngatërrohet me interpretime fletësh nga një dosje viktime. Të mos humbasë në iniciale e pseudonime. Të autorizojë Autoritetin të bëjë kërkime të thelluara për të, se nëse nuk ka qenë bashkëpunëtor, do ta ketë ndihmë kërkimin e Autoritetit kur të shkojë në gjykatë. 

Krahasoni qetësinë e Autoriteti të Dosjeve kur ky e akuzon për falsifikim dhe alarmin e tij në përpjekje për t’u mbrojtur që nuk ka qenë spiun, për të kuptuar kujt i është prishur gjumi e kush fle i qetë në këtë histori.

21 Komente

  1. F
    Fierakja

    tegjithe po e bejme gjumin te qete qekur hoqi kostumin e presidentit I.Metaj K, kapaku i tenxheres Monika Kryemadhi. akoma me te qete do fleme kur te flene ata ne Rec....

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dani

      Për politikanet shqip foles, hajdute, spiun dhe vrases. Të gjitha gjërat dhe faktet jane të sajume. Edhe video Ku u pa me zë e figure se si ilir hajdute spiun vidhte Lek e Shqiptarve thoshte se ështe e sajume

      Përgjigjjuni
      1. u
        une jam saliu

        NJE GJE ESHTE E SIGURTE E CILA DERI TANI NUK KA NDODHUR,KUR KETO POLITIKEBERESIT 30 VJECARE SI PJELLA ME E EGER E SISTEMIT MONIST TE FUSIN NE BURG NJERI TJETRIN ATEHERE NE SHQIPERI KA FILLUAR DEMOKRACIA,NDRYSHE TE IKIM GJITHE NGA KY VEND....

        Përgjigjjuni
      2. F
        Franz Kafka

        Asgje nuk do ndodhi me IM. Ai ka shantazhuar viktimen qe tani do dali ta mbroj duke thene se dosja eshte hartuar gabim sepse ne fakt IM me ka mbrojtur dhe jo spiunuar. Viktima eshte i gjalle e do deshmoje ne favor te IM. Prandaj ceshtja do mbaroj me kaq. Nga ana tjeter kjo do i japi mundesi shqipove qe nga 100,000 vota qe i dhan IM ne 2021 pas nje viti, ne 2023 ti japin 300,000 vota. Pse? Sepse jemi popull dangall historikisht, deri ne ate pike sa ka shume mundesi te rikthejme berishen ne 2025 si e rikthyem ne 2005 pas katastrofes qe shkaktoi ne 1997

        Përgjigjjuni
        1. e
          em

          si do thote ai se dosja eshte e fallcifikuar kur ata kane origjinalin.

          Përgjigjjuni
        2. F
          Fanatik i Berishës.

          Unë për vete si qytetar i thjeshtë e kam ndarë mëndjen qysh në mëngjes, për gjithçka i besoj pa më të voglin diskutim Berishës dhe pikë. Berisha ka thënë që Ilir Metaj është spiun i sigurimit të shtetit. Dhe po e tha Berisha këtë se luan as topi. Tani, të paktën për mua, ky muhabet është i mbyllur. Dhe jo vetëm për mua por për të gjithë ne fanatikët e Berishës Iliri është spiun. Le të dalin të dy në një konferencë shtypi dhe Berisha të thotë ndryshe nga ajo që ka thënë herën e parë. Po e bënë të dy bashkë atëhere llafosemi ndryshe. Tani shoku Ilir t'a ndaj me Berishën këtë punë, ne nuk kemi faj.

          Përgjigjjuni
          1. N
            Nje qe mendon se Berisha e meriton nongraten e USA

            Edhe une e besoj qe ne kete rast Saliu thote te verteten, sepse Berisha punon me dosjet e sigurimit te shtetit dhe ai e di me mire se kushdo kete pune. Berisha i perdor dosjet e vjetra dhe te reja, per tu ber presion mekatareve. Me dosjen e Ilirit, Berisha ndenji gjashtembedhjete vjet ne pushtet.

            Përgjigjjuni
          2. F
            Free mind

            Ish te perndjekurit veneruan, i sherbyen dhe peshtyne nje Shqiperi te tere per nje ishsekretat PPSHje. Biles edhe i kthyen kurrizin vuajtjeve dhe heronjve te kauzes se tyre, si Shoshori, per ti thithur Karin nje akuzuesi gjyqesh dhe thithkaresi blloku. Drejtesia e tyre e plepave u egzekutua nga gjithe bota, edhe perpara se te shpallej cope muti nderkombtarisht, idhulli i tyre halabak qe i sherbenin. Nuk shoh pse Ilir Meta duhet te kete turp, kur ne elektoratin e tij, bashkepunimi me diktaturen eshte virtyt. Elektorati Metist eshte i sinqerte dhe nuk eshte elektorat bershistesh bythqir, qe urrejne diktaturen duke i thithur Karin komunistit, varkarit dhe kulluvarit te diktatures dhe pinjolleve te diktatures qe drejtojne PDne ne 30 vjet. Edhe ky moterqirlleku i Edvin vrimes duhet te marre fund. Ne krye te partise se Enver Hoxhes, me gjithe pinjollet e bllokut qeveritare, nuk na i duroka dot spihunet e sigurimit te rekrutuar me shterngime nga populli, nga pushteti i babit te tij komunist, qe rriste harbute te perkedhelur e te llastuar nga pushteti i tij, qe per ti sherbyer privilegjeve te tyre kishin vene per fund dhe shantazhuar nje popull te tere.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dule Labi

              Ky fuksi ska ku te veje tani po ngushtohet laku kujton se do ja hedhi dhe kete radhe si heret e tjera. Te dorezoje dhe leket pastaj te shkoje te lozi domino me shpellarin.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Shqipe

                Hahahaha..,jam sali berisha une o budallenj…. …hahahaha….jam ilir meta une o budallenj…hahahaha

                Përgjigjjuni
              2. J
                Jugu

                Ore po per kete Ramen do besh ndonje shkrim sikur edhe ta mburresh. Ka 10 vite ne pushtet dhe e shperberi vendin, po ikin te rinjte nga syte kembet. Fukaralleku ne maksimum dhe ti i ngop fanatiket me lugen bosh dhe i frikeson me gogolin Meta i cili nuk ka gje ne dore por vecse kercenon pushtetin e Rames.

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Agim

                  O Jugu, hiqe ate pseudonim se na turperove me injorancen,verberine dhe ligesine qe te kullon. Edi Rama, more myteber,po ben Shqiperine ...

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Bureto

                    @Jugu! Ke shumë të drejtë, por Edi Ramën nuk ikën nga pushteti, edhe sikur 1000 shkrime kundër tij të bëjë Mero. Njëjtë, që nuk i risjellin më në pushtet, Berishën dhe Metën e gjithë media pro tyre dhe të siguroj që ajo është më e shumtë dhe më e fuqishme, për faktin e thjeshtë se kanë shumë para, një pjesë të të cilave e financojnë dyshja Berisha-Meta. Më vjen keq, por ende nuk ke mësuar abc-në e sistemit politik shqiptar e kudo në vendet demokratike, ku sipas Kushtetutës, vepron pluralizmi dhe kur në pushtet vjen ajo parti apo lider i saj, që në zgjedhjet politike kombëtare merr me shumë vota nga elektorati. Tani prit 2025 dhe atëhere flasim prapë. TUNG!

                    Përgjigjjuni
                  2. S
                    Spiuni I.M

                    Qe ka qene spiune e di shume mire qe ka dosje keto qe bene jane lodra fjalesh pa vlere eshte nje lufte e humbur para kohe gjerat jane te thjeshta te shkoje te mari dosjen ta beje publike nese ka manipulim ta dergoje ne prokurori po spiuni e di shume mire qe ka qene bashkpuntore sigurimi shkone studiove kazane i dehur dhe nuk di cfare flet ky pis do ishte mire te kerkonte falje publike te bente burgun dhe te qerrohesh ky katundar

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Tuku

                      Ketij 'free mind' i paska ik fiqiri per lesh, te shkretit.

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Mer GelBaze

                        Te dy perdhunimet do i kete bere Mero

                        Përgjigjjuni
                        1. B
                          Berti

                          Ilir Floriri ka te drejte pasi mendon qe si dikur do nxjerre disa specialiste sherbetore te tij qe do konkludojne qe dosja eshte manipuluar sikurse me vidion e Dritan Priftit qe u konfirmua si autentike nga FBI amerikane ndersa specialistet e tij e quajten te falcifikuar. Dhe gjygjtaret e famshem nen ndikimin e Berishes hodhen poshte rezultatin e FBI dhe pranuan ekspertet e Metes dhe e nxorren te pafajshem. Por ajo kohe ka vdekur njehere e mire.

                          Përgjigjjuni
                          1. K
                            Kajmakeria e Rilindjes

                            Kuy pusht-shtet Rama ka arritur der aty ku nuk ka arritur asnje Regjim pra tij : Ka deleguar me fallsifikim miliona Euro TE VJEDHUR TEK iNCENERATORET ne llogari te njerezve te vdekur vite me pare! Ky eshte fakt qe Mero Baze nuk guxon ta permende...Pune e madhe! Ate e kane botuar tere mediat e tjera te shkruara, pervec sojit TemA. Kur arrin ky Regjim Rama e perdhos dhe te vdekurit duke i "bere" milionere pas vdekjes, e nuk fallsifikon sipas oreksit nje dosje te dikujt para 32 vitesh !

                            Përgjigjjuni
                            1. e
                              eDRAMA, Il Re degli Ignoranti

                              Nderkohe qe Mero merret me Meten e Berishen, ka lene krejt pas dore Edi Ramen qe ka leshuar Sihariq-bajgen e rradhes per shqiptaret : Na pret dimer i veshtire e me nderprerje energjie elektrike nga ora 22.00...dhe kujton serish Pandemine (!) Harron Gamori se Shqiperia, ndryshe nga Europa, bazohet ne Energji 100% nga burime Hidrike!

                              Përgjigjjuni
                              1. A
                                Abazi

                                Iliri eshte per dy teste per Edi Ramen dhe propozon qe kuvendi ta vendos me ligj.Pjesa dermuse e popullit them une qe ka mendimin te shtoje dhe nje pike tjeter"Ti behet analiza seksuale dhe bango prove te jete mona

                                Përgjigjjuni
                                1. A
                                  Agush nga cepani me lesh dhije.

                                  Mos ,more Mero,Paskan perdhunuar likeflori Ilirin per se dyti.Po kush Ja futi ne bythe ,more....

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje