Baltosja e Luizës 

23 Gusht 2022, 20:50Editorial Mero Baze

Në Shqipëri është bërë e frikshme të jesh kampion. Është e frikshme të kesh sukses, apo të shkëlqesh, pasi do llogarisësh mirë se si do festosh. Luiza Gega me siguri ka pas më shumë makth sot nga ata që e shajnë dhe lavdërojnë pse e respektoi kryeministri, se sa në finishin e garës ku u shpall kampione.

Shumica e atyre që dje e ngrinin në qiell si mbretëreshë e Shqipërisë, sot i janë turrur sikur ka turpëruar Shqipërinë, pse u prit nga kryeministri i vendit. Mendoni sikur kryeministri i vendit mos ta kishte pritur fare. Atëherë epidemia e fyerjeve mbi të do ishte një kampion më vete në botë.

Baltosja e Luizës vjen nga qasja opozitare se kryeministri po “vjedh” suksesin e saj, duke e pritur apo duke e shpërblyer. Në fakt ka plot vend për një opozitë serioze ndaj politikave të qeverisë për sportin. Dhe jo vetëm kësaj qeverie, por për tridhjetë vite.

Qeveria nuk ka asnjë meritë, për asnjë sukses në sport. Shqipëria nuk ka politika sportive, as në sistemin shkollor, as në nivel federatash, që janë kthyer në klube klienteliste ish- sportistësh, dhe as në stimulimin e tyre. Sportistët shqiptarë që shkëlqejnë, janë merita personale sportistësh apo trajnerësh pasionantë. Siç është dhe rasti i vajzave xhudiste të Kosovës.

Por kjo nuk do të thotë që Qeveria të mos respektojë një kampione dhe akoma më keq, nuk do të thotë që kampionia jonë duhet linçuar pse e respektoi Qeveria.

Baltosja e Luizës është si baltosja e kampiones tjetër shqiptare që garoi me flamurin grek, në hedhje shtize, të cilën shqiptarët e sulmojnë pse garoi për Greqinë dhe mijëra grekë të çmendur e përbuzin pse është shqiptare. 

Nga ana tjetër, pagesa e qeverisë për Luizën si kampione Evrope, është një debat më vete. 

Personalisht mendoj se ajo meriton edhe më shumë se sa ka paguar Qeveria për të, por mënyra se si Qeveria paguan një kampione si “shpenzim i paparashikuar”, tregon problemin real që ne kemi me sportin dhe individët e talentuar.

Investimi kryesor i Qeverisë duhet të jetë në promovimin e sportit në sistemin shkollor, në funksionimin e federatave sportive si ndërmarrje të qëndrueshme dhe jo klane mafioze, dhe mbi të gjitha, në krijimin e një standardi shpërblimesh dhe përfitimesh për sportistët e talentuar.

Sot askush nuk di të më thotë pse Luiza Gegës i dhamë afërsisht 100 mijë dollarë dhe nuk i dhamë 1 milionë apo 10 mijë dollarë. Nuk di të thotë njeri se nuk jemi të përgatitur as të kemi kampionë dhe as të paguajmë për ta. 

Të njëjtin problem e kemi dhe kur paguajmë për artistë të shquar, këngëtarë shqiptarë të njohur në botë etj. Ky është një tregues që ne Luiza na ka kapur në befasi dhe nuk dimë ç'të bëjmë me të. Por dimë t’i tregojmë asaj se çfarë nuk duhet të bëjë ajo. 

Të kishte mëndtë “tona” Luiza, nuk do ishte kampione. Do ishte “blogere” dhe do na jepte mend e jo medalje ari.

26 Komente

  1. U
    Urime

    Epo ja DHJEU gjatoshi festen Luizes. Çfaj kemi ne , ne e urojme me gjithe shpirt qe te arrije te dali edhe kampione bote !

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zana

      Jo mor zoteri e kini gabim dje ne këte "feste "siç thoni ju, K/Ministri e vleresoi dhe respektoi jo vetem Luizën dhe rezultatet e saj por edhe punen mundin dhe vullnetin e saj.E di çfarë ne nuk na gjendet karari ,nuk e duam as te ngrohtë as te ftohte dhe kjo eshte ajo qe ne na i djallos te gjitha çfar bejmë.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sportisti

        Saktë e ke o Zana . Po dhe ky Merua nuk mund ti dijë të gjitha kur thotë se sa duhet të shpërblehet ky rast . Ka ligj për shpërblimin e sportistëve elitarë të klasifikuar dhe me nivele . E bëmë Ramën më të zi se është. Pavarësisht të gjithë mangësive , të qeverisë apo federatës së atletikës ,rezultati i Luizës , na bën krenarë të gjithëve ne shqiptarëve . Prandaj dhe Rama e priti me nderime dhe bëri shumë mirë. Ky rast shton përgjegjësinë e qeverisë , për të krijuar kushte optimale për stërvitje , për gjithë sportet dhe sportistët .

        Përgjigjjuni
      2. T
        Ti qenke per tu uruar

        Nga kush duhet te pritesh nga nongrata dhendri Serbise komunisti Berrisha apo nga spiuni I.M ti qenke i dale nga shpella eshte normale qe kryeministri qe eshte ne fuqi do ta presi dhe dekoroje kush mendon ti duhet ta priste Paloka apo Gridare me Babalen si perfundim o idiot ajo ngriti flamurin dhe flamuri eshte i te gjithe e sikurse kryeministri qe eshte i te gjitheve mesoni cfare eshte demokracia vullneti shumices

        Përgjigjjuni
        1. .
          ....

          Urime ! Paske pjerth !

          Përgjigjjuni
        2. I
          I vela

          Me mire nuk mund te thuhej

          Përgjigjjuni
          1. k
            kthhh

            Vari k.rin shpellareve te Berishes e te Metes. Te dy bastardet kane pritur e percjelle sportiste ne kryeministri e ne presidence. https://www.arkivalajmeve.com/Berisha-pret-kampionin-e-botes-ne-thai-dhe-kickbox-Ismail-Keta.1047322334/

            Përgjigjjuni
            1. A
              Avash

              Po te kishte pritur dhe nja nje muaj se mos po del dhe Luiza si Evangjelia e po i duhet te ktheje parate se prapthi

              Përgjigjjuni
              1. P
                Po cfare avashe

                Avash avash o idiot i lindur ka rregulla loja nuk eshte foltore-nevojtore, mesoje del ne vende te pare direkt eshte nje persone qe te shoqerone te bene analizen dhe kur del analiza negative shkone e hipen ne podium oooo Shqiperia e shkret sa budallenje ka lindur ........

                Përgjigjjuni
              2. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                Luiza ishte sot e "vetme" përballë trajnerëve në pushtet. Të gjithë të gatshëm për të dhënë intervista. Para viteve 90, M. Pronari shquhej për rezultatet e saj në kërcim së larti,por për të ishte dhe trajneri personal T. Duka. Sot , kush është trajneri i rekordmenes evropiane ?? Në qoftë se nuk ka,kemi vendosur dhe një rekord tjetër, rekordmene pa trajner !

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Ladi

                  Nga inati i sime vjerre vajta fjeta me mullixhine! - nje shprehje lapidare e popullit tone qe pikerisht tani shkelqen me shume dhe i tregon me gisht keta inatçinj, fanatike, puthadore dhe sherbetore te padroneve qe i paguajne. Le te pellcasin Mero! Shqiperia do te behet edhe per inat te tyre

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Mal Cori

                    E ça shembulli jep Luiza për rininë shqiptare...? ................... .Nuk e duam atë shëmbull. Shklyhu në stërvitje gjithë vitin sa mezi mer frymë........... . Po shihi vajzat që bëjnë show në Top Channell !........... . Pa punuar fare, bëhen milionere.......... Shembull për Rininë është Efi...... është tropojania Eriola, është Shqipja, është Sara, është ...... bytha lakuriq e tyre. Ja shikoni show Kepi i Kurvave çdo të premte në Top Channel dhe e kuptoni si bëhen paratë nga Atdheu, nga ai fieraku pa tru, si e ka emrin ai zë patoku......... Këta po që janë shembull për rininë shqiptare. Pa punuar fare, të bëhesh i pasur........ . Jo Luiza Gega.....

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Artibr

                      Te lumte Mero e ke qendisur ne nuk dim si te sillemi se nuk mendojme se do kemi kampion.

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Spiuni Mero

                        Vazhdo lepiji bythen qeveris se kte e dim. Per kto cmimet e naftes dhe bordid te cmimeve kishe ndonje gje per te thene? Apo ti nuk e rruan se njelloj si "ilir spiuni" I shkollon femijet ne angli

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Artan

                          Te lumte mendja Mero Baze, eshte nje kenaqesi e vecante te lexosh shkrimet e tua

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Artan

                            Te lumte mendja Mero Beze, eshte perhere kenaqesi te lexosh shkrimet e tua. Respekt

                            Përgjigjjuni
                            1. Ne nuke duhet të hame sapuni për djathe

                              Shume Dakort, me shkrimin tënd por ata që shane vajzat, nuke jane as Shqiptare as Grek. Njëra pale ështe jev Turqe shqip foles, dhe pale tjeter jane jeve të Anadollit Greqisht foles që nuke kane as një lidhje me Helenizmin a po me qytetrimin Greko- Romake. Dhe Pastja le të mose flasin për hajdute politikane shqip foles majtaze a po djathtaze jane një muttttee i ndare në 3 pjese. Edi Rama për vetit Ka qëne sports dhe Evropjane Kure Ka qëne krytare bashkije. Tani ështe kthyre në Anadollak, hajdute Turke. Që mendone veq si të ndertoje Xhamija dhe statuja për Erdogani dhe me të vertet nuke Ka bër as gjë për sportin në as një shkolle Ku Ka rinie dhe jet a po në shoqrine Shqiptare në përgjithsie. Turqija ështe 90 miljone banore dhe ështe mute në sport kurre nuke Kam degjue që Turqija të ket një aktore Hollywood të famshem çofte edhe si Jemse Belushi a po një Kangetare me fame botrore siqe jane Rita Ora, Dua Lipa a po Beber Rexha. Prandaj Shqiptaret që jane vertet Shqiptare nuke duhet të bien dhe të bëhen si politikanet hajdute dhe anti Shqiptare dhe si Turqit e mutit se pse per shkate të ketyre dy kadogorive Shqiprija ështe duke u shpopullue dhe duke u braktisur ne duhet të ngrehim zërin kunder spiunve hajdute dhe vrasve që mbane emrin politikane dhe në e dime shume mire se kush jane. Dhe ne nuke duhet të hame sapuni për djathe nga këta horra, (majtaze?) a po (djathtaze?)

                              Përgjigjjuni
                              1. A
                                Antonio

                                Hahaha. Ke te besh menji injorant si ty, medet vendi jon. Ktu nuk po diskutohet per Turqi e Erdogan...ktu folet per nji kampione qe vendi jon zdin ta rrespektoj sa duhet. Se nuk te lejn njerez si ty o idjot. E sa per Turqi e per Erdogan ste ka mbet ty te flasesh o bishti i kavallit idjot

                                Përgjigjjuni
                              2. E
                                Evisa

                                Nuk shanë njeri Luizën, Mero, shajnë qeverinë që e paraqit suksesin e kësaj vajze të talentuar, si rrjedhojë e udhëheqjes së "urtë dhe largpamëse" të qeverisë në raport me zhvillimin e sporteve, si dhe "kujdesin" e saj mbreslënës në ndihmë të talenteve, jo vetëm në sport, por në çdo fushë. Apo dhe në këtë rast krahasimet do t'i bëjmë siç e kemi pasur zakon t'i bëjmë,me 38-tën atëherë dhe Berishën sot?

                                Përgjigjjuni
                                1. V
                                  Vlonjati 12

                                  E priti Rama , u sulmua , te mos e priste do i suleshin me sharje . E gjeni dot : çfare uji i dhe gomarit , uje te ngrohte apo uje te ftohte ? Pergjigjen e kesaj e di opozita e foltores

                                  Përgjigjjuni
                                  1. j
                                    joel shkodra

                                    Nuk ka faj sa Luiza, as qeveria per kete pritje. Ishte shume e bukur! Faji i vetem dhe i madh ne kete pritje eshte se qeveria e perdor per te treguar "sukseset" e saj. Do te ishte me me shume vlere po te tregonte ne kete rast "mangesite" e saja ne kete fushe (sporti).

                                    Përgjigjjuni
                                    1. s
                                      sportisti

                                      Është parashikuar në ligj more z.Mero. Kush del kampione përfiton 40 mijë dollarë. Kush e thyen rekordin, si në rastin e Luizës, përfiton edhe 60 mijë dollarë të tjerë. Janë shumë apo janë pak, kjo është tjetër mersele, por ky shtet kaq e ka takatin.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. b
                                        balta

                                        Zoti Mero. Kryebalta që baltosi Luizën, por jo vetëm, është famëkeqi Andi Bushat, të cilit ju çuditërisht, i keni lënë hapsirë të plotë në gazetën Tema. Kësisoj, ju, me dashje apo pa dadhje, jeni bërë bashkëpunëtor në këtë baltosje. Ju mund të urdhëroni që këtë koment mos ta botoni, por kjo është një e vertetë që e pranojnë të gjithë lexuesit e kësaj gazete

                                        Përgjigjjuni
                                        1. T
                                          TemaTiku

                                          Baltosja e Luizes erdhi nga pikerisht ata qe e perdoren kafsherisht per Show publik. Nga Ramat, Velite e rropullite pas. Mendoni sikur kete Show ta bente nje qeveri e Berishes a Metes se si do ulerinte der ne kupe te qiellit CentriFuga rilindjote.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. r
                                            rrena i ka kembet e shkurtera

                                            Ka dy dite Merushi nuk po ndihet me per te famshmit "Spiune rus ne Gramsh"! Arsyeja eshte se dje ministrat Cuci e Peleshi dolen dhe e shfryne krejt tollumbacen me "Spiune ruse"! Ata deklaruan se ajo e famshmja Uzine Armesh atje ne Gramsh ka vetem tulla e llac brenda....duke e lene Merushen me gisht ne goje aq sa as 2 fjale nuk shkroi dot ne Gazeten e tij per sa thane ministrat e Rames.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. T
                                              Toni

                                              Bullshit, askush se ka baltos Luizen por Ramen...qe ndertron stadium kombetar pa piste olimpike...

                                              Përgjigjjuni

                                              Lini një Përgjigje