Përpjekje e dyshes Berisha Meta, për tu vetviktimizuar 

18 Gusht 2022, 21:03Editorial Mero Baze

 

Sali Berisha dhe Ilir Meta po përpiqen të “viktimizohen” për shkak të pasojave ligjore që mund të kenë nga ndryshimi i ligjit për dosjet e Sigurimit të Shtetit dhe futja në ligjin e dekriminalizimit e klauzolës për personat e shpallur “non grata” nga vendet perëndimore, duke i njehësuar ato me vendimin për deportim që ekziston aktualisht në ligjin e dekriminalizimit.

Ndryshimet ligjore praktikisht mund të nxjerrin nga politika Sali Berishën dhe Ilir Metën, për shkak të së shkuarës së tyre, njëri gjatë komunizmit si spiun, e tjetrit pas komunizmit, si “minues i demokracisë dhe i akuzuar për korrupsion madhor”, bashkë me familjarët e tij.

Të dy duket se janë të qartë për këtë dhe po përpiqen të mos pushojnë as në gusht, për t’u dukur si viktima të aksionit të tyre opozitar dhe jo të shkuarës së tyre kriminale.

Dhe po përpiqen të gjejnë mënyra se si të duken viktima.

Pikë së pari, Berisha po përpiqet të përsërisë kundërvënien që bëri ndaj SHBA pas shpalljes person “non grata”. Duke fshehur aksionin kundër SHBA me aksionin kundër Lulzim Bashës, ai arriti të inkriminojë Partinë Demokratike në një masë të madhe, duke e paraqitur si një parti anti-amerikane, që zgjodhi të mbrojë Berishën para SHBA.

Spekulimet e Berishës që do të sillte demokracinë në PD, që do lejonte fraksione, që do sillte bashkimin dhe broçkulla të tjera që u shpallën gjatë kësaj fushate, në fund u fshinë dhe në krah të Berishës mbeti Flamur Noka dhe Edi Paloka, për të cilët i vetmi konsensus që ekziston, është që janë idiotë.

Asnjë figurë e PD nuk u afrua, asnjë fraksion nuk u lejua, asnjë nismë demokratike nuk u zbatua, asnjë rregull dhe statut i PD nuk u përfill. Përkundër kësaj, një grup banditësh me bazë kriminale në Angli dhe Evropën perëndimore u angazhuan në betejën e Berishës kundër SHBA, duke përdorur dhunë në mjediset e PD, çka çoi në listimin e tyre nga Britania e Madhe si persona “non grata”, në krye të së cilës qëndron Sali Berisha, por që nuk guxon t’i bëjë publik emrat e tyre, se i tremben banditët e tjerë.

Pra Berisha shpreson se në shtator, kur ligji ta ndalojë të merret me politikë, të zgjidhet në Kuvend apo në ndonjë post shtetëror, ai të ngrejë PD në këmbë, si viktimë që nuk po e lënë të marrë pushtetin. Bashkë me Ilir Metën ata shpresojnë se kjo skemë e viktimizimit, do t’i bëjë ata të dashur në sytë e popullit shqiptar, i cili sipas tyre, duhet të rehabilitoj bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit dhe personat “non grata” të shpallur nga vendet aleate të Shqipërisë.

Së dyti, duke u vetviktimizuar, Berisha dhe Meta shpresojnë se do të qëndrojnë si tutorë të opozitës dhe do të luajnë fijet në prapaskenë, duke tentuar akte destabilizimi edhe për shkak të krizës me të cilën po përballet Shqipëria si shumë vende të botës, sa i përket çmimeve, mungesës së energjisë dhe rrezikut të inflacionit.

Ata e shikojnë krizën si një mundësi të madhe për t’u fshehur pas saj, ashtu si u fshehën herën e parë kundër SHBA, pas kostumit të Lulzim Bashës.

Së treti, ata duan të vetviktimizohen edhe për të mos dhënë llogari për opozitën e dështuar 9 vjeçare ku ata kanë diktuar gjithçka dhe tani njëri fajëson Lulzim Bashën e tjetri gruan e tij.

Për të kuptuar sa përgjegjësi ka Sali Berisha mbi gjithë çfarë ka bërë opozita në këto 9 vite, mjafton të dëgjoni çfarë thoshte ai një javë para se Lulzim Basha të distancohej prej tij. Berisha ishte njeriu që ka bekuar marrëveshjen Rama- Basha, njeriu që nxori deputetët nga Parlamenti duke djegur mandatet dhe që refuzoi të merrnin pjesë në zgjedhje. 

Për ta kuptuar këtë, shikoni se çfarë qëndrimi armiqësor ka ai ndaj Astrit Patozit, i cili ka qenë kundër djegies së mandateve dhe ka kundërshtuar bojkotin e zgjedhjeve, duke marrë pjesë në to. Tani që bojkoti i zgjedhjeve dhe djegia e mandateve quhen gabime, për Berishën dhe berishistët, Patozi që nuk i ka bërë këto gabime, është edhe më armik se Lulzim Basha. 

Kjo tregon se kriteri ka qenë dhe është kush vepron me kokë të vet, është armik i Berishës. Ndaj Berisha i druhet dhënies së llogarisë për çfarë ka ndodhur 9 vite në opozitë. 

Akoma më keq Ilir Meta. Për të kuptuar se sa fuqi ka pas ai mbi vendimet e LSI, shikoni si e shkriu partinë brenda një ore dhe zëvendësoi Monikën e Tit Vasilin me veten dhe Agim Neshon. Akoma asnjë fjalë nuk ka thënë Monika si ja shkriu partinë brenda ditës. Dhe njeriu që e shkrin partinë brenda ditës, nuk paska pas fuqi të ndalte vendimet e kësaj partie brenda javës. Kjo është alibi për të mos dhënë llogari për dështimin e derisotëm dhe për t’u dukur se po rifillojnë një opozitë të re. Në fakt po nisin një gënjeshtër të re, me personazhe të vjetër. Tani edhe të përjashtuar nga politika me ligj, pas një muaji. 

19 Komente

  1. B
    Bardhyli nga Kosova

    Më 24 qershor 1988, Gjykata e Lartë hodhi poshtë kërkesën e të afërmve të poetit disident Havzi Nela për t’i falur jetën dhe ai u dënua me vdekje me varje. Dënimi me vdekje u miratua nga Ramiz Alia, kryetari i presidiumit të Kuvendit Popullor, parlamenti i kohës komuniste. Nela u var në orët e para të 10 gushtit 1988, në mes të qytetit të Kukësit. Trupi i tij u la jashtë për pjesën tjetër të ditës dhe banorët vendas u tronditën kur e panë të varur atje. Më pas ai u varros vertikalisht në një vrimë të krijuar duke hequr një shtyllë. Mënyra se si u varros, pa dinjitet, ishte një tjetër fyerje nga shteti. Përpara se Nela të ekzekutohej, kur të afërmit e tij kërkuan t’i falej jeta, një komision shqyrtoi çështjen e tij dhe vendosi të mos e linte të jetonte. Një nga personat në komision ishte Kristaq Rama, babai i kryeministrit aktual të Shqipërisë Edi Rama. I pyetur për këtë në vitin 2020, Edi Rama tha se “nuk ishte i bindur për nënshkrimin” në dokumentin e miratimit të ekzekutimit. Që nga rënia e regjimit komunist në Shqipëri në vitin 1991, asnjë që ka kryer krime gjatë kohës që ishte në pushtet në atë kohë nuk është ndjekur penalisht. (Me qetësi, me drejtësi, me dashuri, me buzëqeshje e lumturi i juaji Bardhyli).

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fans i saj

      o RRYLI nga Kosova aman mi bej te fala Voci bythlopes se eshte njesh pe pordhitike

      Përgjigjjuni
      1. E
        EMIGRANTI

        O bardh-ziu te ka mbet ora tek Nela dhe firma K.Rama. Te ka ngel kosherja bosh.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Milo

          Pse i shtrembëron faktet? Nuk ishte komision por presidiumi i kuvendit popullor. Dhe para ekzekutimit për çdo të dënuar merrej pëlqimi i Presidiumit, se na atë kohë nuk kishte president por kryetar i presidiumit. Një kohë të gjatë kryetar ka qenë Haxhi Lleshi.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Adrian

            Mire e ke po ke ngateruar vendin ku ta fusesh. Kjo qe shkruan ti nuk ka lidhje fare me ato qe shtron Mero baze

            Përgjigjjuni
            1. J
              Jorgo

              si e ke Bardhyl Meta apo Bardhyl Metaj?

              Përgjigjjuni
            2. D
              Dini

              I sakte Mero. Shkrim dinjitoz.

              Përgjigjjuni
              1. J
                Jugu

                Shiko te gjatin se po i fut te gjatin popullit qe e ka duruar por nuk ecet me me fajin e ka Berisha. Se po i vjen ne maj te hundes popullit dhe po mendon me mire Berisha se ky i gjati qe e ka bere hajdutizmin pjes te qeverise dhe ministrave kukulla. Shkruaj no nje gje edhe per hallet e popullit, per fukarallekun, rinine qe po iken nate e dite, he a to mbyllte.

                Përgjigjjuni
                1. V
                  Vranakonti

                  Bravo Mero,ke noten 10 me yll. ANALIZE BRILANTE.

                  Përgjigjjuni
                  1. F
                    Faikonica

                    Kush ka mbtojt dhe mbron Enverin dhe Saliun eshte antu perendimor!!!!!Kaq!!!

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Mb

                      Nuk elziston veteviktimizimi si koncept. Eshte si vetevarrosja. Ja kaqe. Po si duket meros i tingellon bukur, pavaresisht se s ka asnje sens logjik e praktik. Lere me gramatik.

                      Përgjigjjuni
                      1. G
                        Gjush akullorja

                        Po sikur te miratohej nje ligj qe te ndalonte personat perdorues droge ose ish kokainoman te merrnin poste politike ,qeveritare do ishit dakort ju? Me "koherencen" qe ju karakterizon jam i sigurte qe PO. Nuk perfshihen personat qe dalin lakuriq ne mes te dites, ne mes te njerezve, ne mes te Frances.

                        Përgjigjjuni
                        1. s
                          sali rrumpalla

                          Megjithment ti akullorja je akullore. Po pse or derdimen , a mund te futen ne nje thes, kurvaret, nudistet dhe karremedhenjte ne nje thes me spiunet, armiqte, kriminelet, hajdutet? Ka nje dallim te math midis atyre qe veprojne kunder ligjeve dhe njerezimit dhe atyre qe tejkalojne te drejtat njerezore. Vertet pershembull qe ty nuk te pelqen rama se ka dale lakuriq, por kushedi gruaja jote e mban kete foto nen jastek dhe e perdor sapo ti shkon te pish kafe. Vazhdo or derdimen te pish kafe dhe leri gomarrleqet e tua qe krahason pickimin e mishkonjes me ate te neperkes...

                          Përgjigjjuni
                        2. Viktima të njëri tjetrit .

                          Këta po viktimizojnë njëri tjetrin . Njëri del në rrjetet sociale , duke ngrënë një legen me BORONICA ANTIOKSIDANTE TROPOJE , , tjetri i thotë që DUMANI (i penduari i drejtësisë) , ka dalë vërdallë , andej nga “PRESTIGJI” në Golem për pushime .

                          Përgjigjjuni
                          1. N
                            Nebil Cika (i riu)

                            Të lumtë Mero. Sa keq me vjen qe nuk e kam talentin tend, ose te pakten talentin e Uran Kostrecit te cilin e vrava me duart e mia duke e hequr zvarre nga nje kafene te tjetra per ti bere publicitet vetes si antikomunist i thekur nderkohe qe s'jam asgje tjeter perpos nje palaco i rendomte ne kerkim te ndonje kocke per ta lepire.

                            Përgjigjjuni
                            1. a
                              andi

                              Exelent Mero si gjithmonë!

                              Përgjigjjuni
                              1. q
                                qesh e ngjesh

                                Me Berishe ne mengjez e ne darke me Meten , gdhihet-ngryset Mero qe te mbushe Kuleten / Nje dite te vetme ne keto 30 vjet, Mero nuk guxon te mos lepije Pushtet / ne 30 vjet si Lepires i ra floku i krese, "Iku nje sahanlepires" do thone kur te vdese !

                                Përgjigjjuni
                                1. "
                                  "BOHOTINA"

                                  Ti nuk ben as sa nje ish qime e Meros...

                                  Përgjigjjuni
                                  1. c
                                    cup frroku

                                    o mero je ber per tu qare a ste vjen turp ke je duke mbrojtur po populli kurr zdo ta harroje pisllekun tend dikur me berishen sot me edvinin neser meputinin legen burr

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje