Megjithatë, Ilir Meta e ka arritur suksesin e parë 

11 Gusht 2022, 20:00Editorial Mero Baze

Ilir Meta ka vendosur që njerëzit të merren me të, më shumë se sa ai të merret me ata. Fjala vjen, ka vendosur që njerëzit t’i thonë që dukesh idiot kur kërcënon fizikisht me “thyerje në mes” kundërshtarin. Një fjalor ekstrem i lacave të lagjeve në vitet ‘80. Ilir Meta nuk është se nuk e di këtë. Ai ka arritur mjaftueshëm vëmendje negative pas kësaj. 

Në mëngjes poston një foto të Kabulit dhe thotë se është Tirana e mbuluar me tym. Natyrisht që dhe këtu tërheq qindra mijëra komente negative. 

Mbasdite shkon në Durrës dhe sulmon investimin e pritshëm më të madh të historisë së Shqipërisë në këto 30 vjet, që mund të ndryshojë tërësisht historinë e ekonomisë shqiptare dhe pritet t’i rrisw Durrësit vlerën si qytet disafish. E di që e mallkon çdo durrsak për këtë, ose minimumi e quan idiot. Nuk mërzitet për këtë.

Kujdesi i tij i vetëm është që fjalori të jetë ekstrem dhe nuk ka rëndësi nëse ngjan si i çmendur, paranojak, apo budalla. Rëndësi ka që askush tjetër të mos e bëjë atë që bën ai.

Dhe në këtë pikë suksesin e parë e ka arritur. Sali Berisha, rivali i tij kryesor në opozitë, që shquhet për gjuhën e baltës dhe fantazinë për të shpikur gjëra që mendja i kap me vështirësi, ngjan i zhdukur nga skena.

Edhe pse çdo natë përpiqet të bëjë ndonjë punë, herë mbledh ekspertë të partisë e herë të çmendur të shoqërisë civile të partisë, sërish nuk tërheq dot më vëmendje. U duket të gjithëve si një plak i lodhur.

Ilir Meta ja ka dalë ta vërë në pozitë të vështirë, duke ngritur stekën e marrëzisë së tij në atë nivel sa është e gjitha e tij. Pjesa tjetër e opozitës, ose duhet të ndjekë marrëzinë e tij, ose do të bëjë punën e vet, që krijon perceptimin e fortë të ndarjes së dy opozitave.

Dhe e gjitha ngjan një hakmarrje ndaj Sali Berishës, për mënyrën se si e ka përdorur dosjen e tij ende pa u bërë publike dhe qëndrimin e pabesueshëm hipokrit kur ajo u bë publike.

Ilir Meta është duke i treguar atij se nuk ka fuqi ta ndjekë në marrëzinë e tij. Dhe në të vërtetë, Sali Berisha nuk ka fuqi, edhe pse ka bërë dhe bën plot marrëzi. Por deri këtu nuk shkon dot.

Ilir Meta praktikisht ja ka marrë atij gjithë vëmendjen që zgjon negativitet në opozitë, duke rrezikuar gjithçka. Dhe e ka lënë në hije Sali Berishën.

Nuk dimë nëse kjo është mirë apo keq për Ilir Metën, pasi kjo mund t’i bëjë më shumë nder Sali Berishës, nëse nuk çmendet dhe ai në këtë shkallë.

Por Ilir Meta nuk ka kohë të presë deri atëhere, kur të provohet. Deri atëherë ai do të ndjehet i pari. Qoftë dhe si i marrë. Dhe po ja arrin.

32 Komente

  1. F
    Franz Kafka

    IM e di mire se cfare populli jane shqipot. Ne asnje vend normal nje specie e tille nuk do te merrte as edhe 1% te votave ndersa ketu merr 100,000 vota e do marri edhe mes shume zgjedhjet e ardhshme. Prandaj jepini shpipo votojeni prape kete vampir se prandaj jemi keta qe jemi se kemi qene historikisht nder shekuj popull dangall

    Përgjigjjuni
    1. L
      Loreta

      Ne Shqiperi kane mbetur te marret, te semuret me komplekse semundjesh, maloket, idiotet qe degjojne nga mengjesi ne mengjesin tjeter Perbindeshin e Vicidolit, Doktor Sali Mortjen dhe Hajdutin e Kerrabes, Ilir Floririn...

      Përgjigjjuni
      1. M
        MESI

        Pak me me kulture o Loreta Qenke ngritur me shume negativitet.Te ben dem se je femer

        Përgjigjjuni
    2. A
      Alabaku IM

      Një satirë shkatërruese!Bravo!

      Përgjigjjuni
      1. S
        Skypion

        Haaa budalla njeri ....une te kepus ne mes i bie te fortit i pari .. haa sa turp per vendin qe nje debil te kete pasur poste te rendesishme ky eshte ne nje kategori me ujkun e Fierit

        Përgjigjjuni
        1. K
          K

          Ilir Meta i ka qi nanen Meros

          Përgjigjjuni
          1. c
            c..

            edhe nanan tate o K

            Përgjigjjuni
            1. A
              Askushi

              PO CTE PERMBAN PRAGU E DI TI KINA CFAR TE PERMBAN PRAGU B..Q..

              Përgjigjjuni
            2. Z
              Zeqo Pilafi

              Duket sikur Baze garon me Frrok Çupin për të bërë lodra fjalësh. Ilir Meta dhe Sali Berisha kanë bërë aq shumë prapështi, sa marrja konkrete qoftë edhe me më të voglën e tyre do të kshte shumë më tepër vlerë se këto akrobacira që bënë Baze nëpër editoriale. Sali Berishën dhe Ilir Metën nuk i ndajnë dhe bashkojnë akrobacirat artistike, pykat që fut Baze nëpër editorialet e tij, ata i ndan ose i bashkon vetëm interesi i momentit. E gënjen mëndja Meron, se editorialet e tij mund të shërbejnë si udhërrëfyes për klasën tonë politike, ata janë aq mëndjemëdhenj, sa edhe vetë Meron e lënë në bisht me mëndjemadhësinë që kërkon të shfaq.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Shpenka pe Korçe.

                Po si e ke mendimin ti pilafi Zeqo , që ti lemë të lirë të livadhisin dhe të gënjejnë trushplarët, apo ti godasim për broçkullat që thonë lart e poshtë , për të mbuluar vjedhjet që i kanë bërë këtij vendi ! Ata janënë hall , prandaj veprojnë në këtë mënyrë.Merua bën detyrën si gazetar për të qartësuar budallenjtë që i shkojnë pas. Këtu nuk bëhet fjalë për Bari Fallinjtë me femijë e me shkokë, as për atë çakallin e Kukësit Noka i ri e as për Nokën humorist të Vaut të dejës, që non grata e bëri dhe ministër të shëndetësisë , këtu flitet për të gënjyerit nga këta udheheqës të lavdishëm .Kështu ti pilafi me fasule , që mos u mërzit nga këto që thuhen e do thuhen , deri sa të shkojnë e të japin llogari para drejtësisë .

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Dakord

                  Kurse ti ske kuptuar asgje dhe flet si e ema e zeqos ne maje te thanes hahahaha. Z. Mero nuk shkruan per politikanet por per votuesit. Satira ngjit me shume se kundershtimi dhe zemerimi. Dhe z. Baze ka kuptuar qe ne nuk kemi ne dore burgosjen e ketyre maskarenjve, por kemi ne dore qe cke me te shperfilljen, talljen, qesharakezimin e tyre deri ne legenosjen totale. Basha (per mua nje butak, cope mishi) keshtu iku, nga legenosja.

                  Përgjigjjuni
                  1. v
                    vang

                    Zeqo,i ke hedhur shume uje pilafit e te doli ''pilaf'' me leng

                    Përgjigjjuni
                    1. Z
                      Zeqo Pilafi

                      Duket, më ka shkarë dora, i dashur Vang, bëma kabull.

                      Përgjigjjuni
                    2. Z
                      Zeqo Pilafi

                      Ore vëllezër, lejohet t'i bësh ndonjë vërejtje Meros, apo jo? Ju nuk keni komentuar kur në mënyrën më të poshtër dhe fyese shumë të tjerë nuk lënë sharje pa i bërë, kur unë i bëjë vetëm një vërejtje, që të merret me çështje konkrete të bëmave të pambarimta të dyshes Berisha-Meta. Dhe e bëra për të treguar se marrja me një problem konkret është shumë më efikase se efektet psikoanalitike të shkrimeve në shumë raste.

                      Përgjigjjuni
                      1. F
                        Fjala e ...

                        Zeqo, ha pilafin se ta hengern mizat! Jane ata mendje medhenj?! Me çudite; po te thoshe jane te marre edhe mund te te besoja, por ata s'jane as te mendjemedhenj, as mendjevegjel, as te marre dhe as budallenj; ata jane kriminele, hajdute, te çmendur, antinjerezor. Tani trazoje pilafin te fohet. E kam me shaka. Kaq kisha une perveçse nje pjeteje: ma ke pare gje Arben Krajen?!

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Prind

                          Mero Baze ke humb shume pike ne momentin qe mbron mega aferat e kesaj qeverie. Nuk thua kurre nje fjale per incineratoret, per milionat e hedhura rrugeve, per energjine ,per naften etj etj etj. Me keqardhje konstatoj se vazhdon te besh te njejtin gabim si atehere kur sillje dhe mbaje ne pushtet Berishen...

                          Përgjigjjuni
                        2. k
                          kasemi

                          Shaje si te duash o Mero Ilirin, por ne kohen e Metes nuk po zbrazej Shqipria nga shqiptaret. Sot ky i gjati qe ti e don shume, po i perze shqiptaret nga 1 mije arsye, ndonse ne 2013 premtoi se do e bente Shqiprine jo te iknin shqiptaret, por te ktheheshin dhe ato qe kishin ikur.

                          Përgjigjjuni
                          1. M
                            Mira

                            Asnje shqiptar me tru ne koke nuk kthehet pa u futur ne burg Perbindeshi i Vicidolit, Doktor Sali Mortja dhe Hajduti i Kerrabes Ilir Floriri.

                            Përgjigjjuni
                            1. Gabim e ke se nuk shprazet vetem Shqiperia,eshte fænomen Evropian, Kroacia vitin qe u be anetar e BE per 3 muaj jan larguar mbi 40 mij Kroat ,ket e them me fakte se atje kam jetuar ,Kroacia miratoj ligj qe te merte puntor krah pune nga Ukraina me viza pune se i mungonin aq shum dhe sot e kas dite i mungojn...

                              Përgjigjjuni
                              1. Gabim e ke se nuk shprazet vetem Shqiperia,eshte fænomen Evropian, Kroacia vitin qe u be anetar e BE per 3 muaj jan larguar mbi 40 mij Kroat ,ket e them me fakte se atje kam jetuar ,Kroacia miratoj ligj qe te merte puntor krah pune nga Ukraina me viza pune se i mungonin aq shum dhe sot e kas dite i mungojn...

                                Përgjigjjuni
                              2. l
                                loni

                                Ore ti me emrin K, shiko se mos ka qire nanen tate dhe thua per Meron.

                                Përgjigjjuni
                                1. B
                                  Bardhyli nga Kosova

                                  Më 24 qershor 1988, Gjykata e Lartë hodhi poshtë kërkesën e të afërmve të poetit disident Havzi Nela për t’i falur jetën dhe ai u dënua me vdekje me varje. Dënimi me vdekje u miratua nga Ramiz Alia, kryetari i presidiumit të Kuvendit Popullor, parlamenti i kohës komuniste. Nela u var në orët e para të 10 gushtit 1988, në mes të qytetit të Kukësit. Trupi i tij u la jashtë për pjesën tjetër të ditës dhe banorët vendas u tronditën kur e panë të varur atje. Më pas ai u varros vertikalisht në një vrimë të krijuar duke hequr një shtyllë. Mënyra se si u varros, pa dinjitet, ishte një tjetër fyerje nga shteti. Përpara se Nela të ekzekutohej, kur të afërmit e tij kërkuan t’i falej jeta, një komision shqyrtoi çështjen e tij dhe vendosi të mos e linte të jetonte. Një nga personat në komision ishte Kristaq Rama, babai i kryeministrit aktual të Shqipërisë Edi Rama. I pyetur për këtë në vitin 2020, Edi Rama tha se “nuk ishte i bindur për nënshkrimin” në dokumentin e miratimit të ekzekutimit. Që nga rënia e regjimit komunist në Shqipëri në vitin 1991, asnjë që ka kryer krime gjatë kohës që ishte në pushtet në atë kohë nuk është ndjekur penalisht. (Me qetësi, me drejtësi, me dashuri, me buzëqeshje e lumturi i juaji Bardhyli).

                                  Përgjigjjuni
                                  1. D
                                    Dardan

                                    Gjykata e Larte e Republikes Socialiste te Shqiperise i dha denimin e duhur tradhtarit dhe gangsterit kriminel Havzi Nela!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. A
                                      Anonim

                                      NE VARJEN E TIJ KA QEN DHE DAJA I ILIR METES KJO SIKURO 100%

                                      Përgjigjjuni
                                      1. L
                                        Liria

                                        O Baci nga Kosova, qenke tuaf e trap i madh. Cfare komisioni e gjykoj Havziun tend me nder poet? E gjykoj gjykata e larte dhe e denoi me varje ne litar. Presidiumi i Kuvendit Popullor miratoi kete vendim. Kristaq Rama ishte thjesht antar I Presidiumit. Shife dosjen gjyqesore te Havziut dhe pastaj llap, o trap.

                                        Përgjigjjuni
                                      2. E
                                        Edi

                                        O Mero ke perfunduar e ben figuren e Idiotit. Nuk e mbron dot me Edi Ramen. Edhe pse kta te pales tjeter jane plehra po njesoj. Po me thuaj pak si do e ndryshoj fatin e shqiprise ky investim se nuk po mund dot ta rrokim. Ky zotria ka “falur” 80 ha truall dmth potrtin e vetem ne shqipri. Cfare do marrin shqiptaret nuk kuptohet. Po e di ti na e thuaj. Shqiptaret e sigurt qe me parate e tyre do ndertojne nje port tjeter. Apo jo? Nqs ky zotria u ben edhe kte shqiptareve dhe ua shet per ndyshim te fateve te shqiprise edhe me ndihmen tende I lumte. Shqiptaret pas ksaj mos te ankohen por te jetojne ktej e tutje me breket e ulura dhe te perkulur para.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. r
                                          real

                                          Mero je i madh dhe pikë. Le të lehin zagarët e portalit.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. L
                                            L. Luani

                                            Artikull i plote,pasqyre e opozites sot.......Me plotesimin e argumentit qe dosjen IM e ka dhan Sala konkurenca do shkoje ne dyluftim...........por bashkepunimi eshte shume i thelle......dhe i pa parashikushem .....keshtu duhet te presim ??????

                                            Përgjigjjuni
                                            1. T
                                              Trotski

                                              Respekte Mero .,po nuk i a vlen me u marre me Bajgat e politikes Shqiptare.U duhet bere Thirje Drejtesise qe ti marre per Sume keta Delenxhinj dhe ti zhduke nga Skena Shqiptare..Keta Edepseze (Like Hajduti dhe Sali Kerma) e kane mbushur prej kohesh Kupen dhe Ntrashur Zullumin.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. S
                                                Sul Korriku

                                                Ilir Metes (Metajt) i duhet kujtuar vazhdimisht qe ka qëne spiun ORINER. Kriminelit Berisha ai i "merr te keqen" se kur Iliri spiunonte per gjera ordinere, Saliu perveç se "merte ne qafe" njerez te zakonshem shperndante dhe direktivat e partise nga pozicioni i sekretarit te madh te parise. O Zot kush ka drejtuar ne Shqiperi. Keta te tmerojne kur mendon se mund te qeverisin perseri. Ky eshte dhe arsyetimi plus, pse votohet gjithnjë e me shumë e majta. Shprehja e Rames : "po votove njerin prej tyre, i merr pakete te tre apo te kater" ështe lapidar.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. P
                                                  Pokeristi

                                                  Z.Baze! Një analizë e saktë sarkastike,e një niveli të lartë psiqik,një psiko analizë.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. B
                                                    BYTH QIRIU I PAZARIT TE RI

                                                    Ky eshte nje nga ata legenat publik,qe me thane te vërtetën,jana ba shume,qe ne moshën e tyre kane qene kurrkush,dhe kane pas qejf,te behet dikush,po shokun e keti rakitikut,shokun e Enkel Demit,qe na tregon përralla me Ed Ramen,e te tjer si puna e këtyre,eshte per ti mishëruar,se keta ne ate kohe i qir ne byth,na falni per fjalorin,po keta legen kete fjalor duan,se kete e njohin mire qysh heret,ky rakitiku,i deformuar fizikisht,dhe menderisht,qe e perdoren shume shpejt,hajdut xhepash ne adolishence,na e beri xha Suloja spiun ne rini,e përdori te shoqen ne grup,na i dhane dhe pushtet,po ai qe ishte,mbeti,hajdut,idiot,psikopat,mashtrues,vrases me pushtet,delirant,filloi tu lane brekët neper makina,na u be dhe trim,dhe e rren mendja budallain,se eshte qendra e vëmendjes,po kush e rrun per ty,mor laper,mor laskar,mor i degjeneruar,do te shohim ty shkerdhate,se si do përfundosh,rrugac

                                                    Përgjigjjuni

                                                    Lini një Përgjigje