Ish- presidenti i Shqipërisë Ilir Meta mund të gjendet para veprës penale të falsifikimit të identitetit të tij. Është fjala për përdorimin e tij në kohë të ndryshme të dy emrave të tij, Ilir Meta dhe Ilir Metaj. Sipas një vendimi të Gjykatës së Lartë të vitit 2012, kur Ilir Meta ishte i pandehur, ai është identifikuar, hetuar dhe gjykuar me emrin Ilir Meta. Në një proces gjyqësor, ku ti deklaron identitetin tënd, ai verifikohet dhe me dokument ndihmës, siç mund të ketë qenë një pasaportë, ose karta e identitetit.

Normalisht i bie që Ilir Meta t’u ketë paraqitur gjyqtarëve të Gjykatës pasaportën e tij me emrin Ilir Meta.
Deri më tani nuk rezulton ndonjë vendim për ndryshimin e emrit të tij dhe pasaporta diplomatike që ai ka paraqitur, mund të jetë prodhuar sipas të dhënave që ai ka vetëdeklaruar në cilësinë e kryeministrit apo deputetit në vitet ’90, kur nuk kishte shumë rregulla strikt për këtë çështje.
Një skandal i tillë është bërë dhe me Fatmir Mediun, i cili është pajisur për një periudhë të gjatë me një pasaportë diplomatike me emrin Fatmir Medihoxha, ngaqë ishte në kërkim nga drejtësia italiane.
Të njëjtën gjë mund ta ketë bërë dhe Ilir Meta, të cilin e përndiqte e shkuara e tij.
Por këtu problemi rëndohet nga ana juridike, pasi Ilir Meta ka firmosur dekrete dhe vendime të rëndësishme me këtë emër dhe ato mund të kthen në “nul”, nëse ai nuk ka qenë emri zyrtar i tij. Nuk e kam fjalën që shkojnë dëm mijëra dekorata, por vendime të rëndësishme të shtetit shqiptar, pasi personi në fjalë ka qenë kryeministër, kryetar Kuvendi, dhe president, me këtë emër.
Kjo na bën të besojmë se ai ka pasur një dokument zyrtar me emrin Ilir Meta, por që e ka pasur të paligjshëm. Dhe kjo e penalizon. Prokuroria duhet të hetojë për këtë regjistrin e gjendjes civile dhe të marrë kopje të dokumenteve të identifikimit që ky ka paraqitur me emrin ilir Meta, kur ka kandiduar për deputet apo kur ka filluar punë në institucionet më të larta të vendit, kudo ku i ka përdorur ato.
Në këtë situatë, nëse ai e ka pasur këtë identitet të rregullt, pra e ka ndryshuar emrin nga Ilir Meta në Ilir Metaj, ka shkelur ligjin e dekriminalizimit, pasi nuk e ka deklaruar në formular ndryshimin e emrit, ndërkohë që pas vitit 2015 ka bërë plotësime formularësh me mbiemrin Metaj.
Por më e rënda do të jetë nëse ky ka përdorur mjet tjetër identifikues (me mbiemër Meta), që gjendet nëpër institucionet ku ka drejtuar dhe ndërkohë nuk ka një kërkesë të tij, plus vendim të organit competent, për ndryshimin e mbiemrit. Atëherë situata e tij është edhe më e rëndë, sepse i bie që ka krijuar dhe përdorur mjet identifikues të falsifikuar.
Ne e kuptojmë hallin e tij real, që ka të bëjë me problemin e së shkuarës së tij, por në këtë gjendje që është ai duhet të sqarojë se kë ligj ka shkelur, ligjin e dekriminalizmit duke mos deklaruar dy identitetet e tij, apo ligjin e falsifikimit të dokumenteve zyrtare, duke përdorur një identitet të rremë. Se në shtet nuk vlejnë pseudonimet e Sigurimit. Ato janë vetëm për operativin.
Për më tepër që SPAK ka një dosje nën hetim për të dhe familjen e tij dhe nuk jemi të qartë nëse po e heton si Ilir Meta apo Ilir Metaj. Se mund të ndodhë, që pasi të mbarojë hetimi dhe të konstatohet se Ilir Meta ka marrë financime të dyshimta nga një veprimtari korruptive që lidhet me një familjar të tij, ai mund të thotë “më falni por jam Ilir Metaj”.
Kështu që SPAK, e ka që e ka në dorë atë dosjen, le të merret me themel dhe me vërtetimin e identitetit të tij. Që të mos shpëtojë për ndonjë gërmë në fund dhe në fund të thuhet që Ilir Meta nuk ekziston. Siç u tha për videon me zë dhe figurë.
dhiz iz a mirakull ov fridhem.
Po Fatmir pse Ka qëne i kerkuare në Itali per çfare veprashe penale?
Po Fatmir pse Ka qëne i kerkuare në Itali per çfare veprashe penale?
Po Fatmir pse Ka qëne i kerkuare në Itali per çfare veprashe penale?
per pederast
Po Fatmir pse Ka qëne i kerkuare në Itali per çfare veprashe penale?
Per droge!
po te jete per spak, ai I ve kapak dhe e mbyll
Eshte e vertet qe ligjerisht jane nul nese shkresat firmosen me mbiemer te gabuar dhe per me keqe nese eshte bere qellimisht. Por ketu, ne kete republike bananesh, me nje kryeminister qe ben leter publike per dike qe nuk di as si e ka mbiemrin megjithese ka 32 vjet qe e njeh, bashkepunon dhe aleate te ngushte per disa vite kjo eshte thjesht nje "gallate" e vogel. Nuk kemi shtet, ky qe kemi nuk ben dot shtet pak nga pa aftesia e pak nga frika nuk e dime. Nuk ka as polici, as media ( ky do te ishte superskandal ne cdo vende) , as shoqeri civile, as gjendje civile dhe ketu ne kete vende vetem po ishe ne punen tende mund ta hash. Mjafton qe te jesh ne eliten e politikes dhe je i paprekshem kuptohet tjeter gje kur behesh kurban.. edhe per ty Mero kur te lexojne sot thone " Merua paska pjerdh nga mendja, ne kemi hallin e ligjit per dikomunizmin ne shtator ky na flet per mbiemra".
Mero beson qe Arben Kraja avokati mbrojtes i Metes do hetoje apo po heton Meten. Mero le te shpresojme qe deri ne dhjetor qe i mbaron mandati, Kraja te mos sabotoje dosjet pa sa per hetime dhe ngritje akuzash harroje.
O Mero, mblidhi njehere keta komentatoret e tu me shkolle? Ku eshte futur Skypioni? Mos po pergatitet per ndonje post te larte? I thuaj qe vendi i presidentit u zu. Por edhe postet me te vegjel nuk i kap dot pa sqaruar edhe ai problemet me Sigurimin.
As mos prit nga Arben Kraja te beje ndonje hetim serioz, as per Metaj/Meta e as per Saliun. I ka te dy gjitone. Le te shpresojme te thyej qafen sapo ti mbaroje edhe ketij mandati dhe te vendoset ndonje me i hajrit atje.
qe ne jemi bijte e Sali Bajges, Ramutit, Likes e cdo lloj posaqie para dhe pas ketyre kjo eshte e vertetuar nga origjina e shtetit tone ne shekuj. ti mero vete ke qene jo vetem nje bir i Sali bajges por bashkepuntori i tij me i ngushte ne vitet me te veshtira te jetes te tij. po ama Likja u be president me votat dhe deshiren e Ramutit! dhe jo se ka te keqe deri ne 2017, fare se Ramuti ka akoma frike nga hija e tij. kusuri eshte i yni si shtet dhe popull qe pasaporta nuk na vlen as sa ajo e Somalise pikerishte nga keta sharlatane e dordoleca.
Ëhë MërMëri I Pështanit sja dilke dot tre gojore ne dite; nje per Salen, nje per Meten, dhe sigurisht nje per Albinin. Shkrime shterpë vetem sa per te marre rrogen tek "inceneratori" Fuga. Lëre të bardhën fillo me të kuqen MërMër.... , që të të ndizet ndonjë llampë . ( ky Çorapja është akoma me llampa !! Kineze !!). Pirdh pirdh e nuk lirohesh
Kur u zgjodh President e ka pasur Mbiemrin : Metaj! Se e lexonte Musa Ulqini! Ilir Metaj___Pro!
Mero ke nevoje per pushime se po te konsumon Ramiu pa meshire.Hik Mero ndo nje muaj dhe fikja telefonin.
E harrove Saliun o Çorape!
Identiteti legal i kusarit krye-lesh-e-list verifikohet kollaj me ate te prinderve te tij,e mbyllet shkurt ky hesap. SPAK-u nuk po jep sinjale rezultatesh ne hetimin e dy kryegangsterve (te pas-nentedhjetes ) krethemeles te shtetit te shqiptarve.Mos i ka rene damllaja spak-isteve ?!
Lora brekët ti nisa me Shkrelin. Ti e bëre rrugë. Vjen në qivaçanë, "f(uc)arkëtohesh mirë e mirë dhe na lë brekët për kujtim. Mirë që na mirekupton Shkreli. Tolerant I madh eshte.
Me të vërtet beson se SPAK do të hetojë për akuzat që janë ngritur për korrupsion dhe për spiunazh të vampirëve në 32 vjet të tranzicionin demokratik ?! Pavarësisht çfarë indetiteti përdorë x person juridik vepra,veprimtaria hetohet si të një personi fizikë,juridik me prova dhe fakte i kapur në flagrancë,gjykohet pavarësisht se quhet Ruço apo Muço ,kur fare mirë një gjykatë mund të përcaktojë që: Ruço_Muço është i njëjti person . Por kjo historia me spiuna të sigurimit ka një qëllim .Disa thonë për të larguar vëmendjen nga korrupsioni me inceneratorët,disa për akuzat e korrupsionit të IM_së dhe të LSI_së prandajë dhe e"vdiqën" këtë parti familjare dhe ndryshuan emrin në PL( P e larashëve). Futja e një paragrafi apo neni në ligjin e dekriminalizimit për funksionarët të parti_shtet dhe të ish sigurimit nuk ka asnjë fuqi prapavepruese që të ndëshkohen as i pari si sekretar dhe as tjetri si spiun dhe si konkluzion : i pari deri në 25_sën do të jet deputet dhe tjetri të mbrohet nga garda se asnjë hetim nuk do avancojë përderisa vlera e çdo ligji është 0 për dekriminalizimin,dekomunizimin dhe pas 25_sës të bëjnë një jetë sheiku të ( në)demokraci_(së). Sali apo Salih,Meta apo Metaj liderët më të lartë në politikë në vilat e Lalëzit do të rrojnë.
Shkrim kryeveper. Të lumtë Mero. Vetëm me mua dhe babait mos na e nxirr bojen si spiuna. Se skemi pas boje fare. Te gjithe e dinin qe spiuna ishim, dhe per nder e kishim.
Po ikona te vjedhura kush ka shitur ne Paris, edi apo edvin rama?
Pyet të tëm ,e di më mirë.
Po ti o mero si e ke pseudonimin e sigurimit se ate te shikut ta dime.
Po ti o mero si e ke pseudonimin e sigurimit se ate te shikut ta dime.
Si mund tjua marë mendja se SPAK do hetojë shefin,që i futi në SPAK dhe i bëri juristë plepash bashkë me berishën. Kraja or miq, është ortaku i netëve të gjata në gjirin e lalëzit me metën e berishën, me Llallën ku mblidheshin dhe qanin popullin, kujt do tja hiqnin litaein. Shikoni sot, ku Llalla bën pushimet në itali, për marëvrshjen e këtyre qelblsirave bashkë me ramën, ku sot ekstradohen kur do shteti dhe ordinerët. Prandaj dhe Llalla, meta, berisha dhe pse jo rama, bëjnë aktorin në sy të popullit sikur zihen, por kodet e tyre janë aq të sostifikuara sa populli beson. Jo mor jo, harrojeni, nuk ka as hetim e as burgim, për metën , berishën dhe ramën. Pasuritë e tyre janë derdhur në trajtën e betonit, ku nuk preken më. SPAK është një shashkë që i është lagur baruti që në krijesën e saj, prandaj mirë thonë qe, fuqinë e ka të hetojë dhe te ekstradojë hsjdutë xhepash.