Ilir Meta si spiun dhe Edi Rama si vizatues spiunësh 

30 Korrik 2022, 19:46Editorial Mero Baze

Zakonisht në praktikat e akuzës amerikane, kur dikujt i vihen prangat pas akuzës i thuhet që ke të drejtë të mos flasësh dhe të marrësh avokat. 
Në rastin konkret ndaj Ilir Metës, është ngritur një dyshim publik që është akuzë shumë e rëndë për të si politikan. Ai ka të drejtë të heshtë, ose të bëjë avokatin e tij, duke tërhequr dosjen dhe duke e bërë publike. 
Sot ai nuk ka bërë asnjë prej këtyre të dyjave, por ka bërë një veprim që tregon se në koshiencën e tij, ai e pranon të qenit bashkëpunëtorë sigurimi dhe shfajësohet se ka të tjerë më të këqinj se ai që i kanë shërbyer. Dhe më i keqi sipas tij është Edi Rama, se ka bërë një skicë ilustruese për spiunët tek revista “Në shërbim të popullit” kur ishte student. 
Pra Ilir Meta ka filluar të sillet si një ish- bashkëpunëtorë sigurimi që kërkon të shfajësohet, duke u krahasuar me të tjerë. Me postimin e sotëm për Edi Ramën, ai do të na mbushë mendjen të gjithëve se ai nuk ka bërë ndonjë gjë më të keqe se sa Edi Rama duke i shërbyer Sigurimit të Shtetit. 
Në fakt as ne nuk duam ta krahasojmë këtë. Pasi nuk ka ndonjë debat për Edi Ramën në këtë drejtim. Ai është gati ta hapë dosjen e tij në çdo kohë, nëse ka dyshime për të si spiun. Kurse si “karikaturist spiuni” ai nuk e mohon se e ka zanat. Madje nuk jemi kundër as të gërmohet në krijimtarinë e tij se mund ti gjejmë dhe skica apo vizatime të tjera të kohës diktaturës që i shërbenin propagandës. Kjo është çështje e profilit publik të Edi Ramës, jo e profilit sekret të tij. Atij dhe jetën sekrete ja kemi nxjerrë, kur ka dalë foto nudo. S’kemi më kuriozitete për atë. 
Por debati që ne kemi, është kush ka qenë spiun. Ilir Meta e ka të lehtë të na e heqë nga duart këtë debat dhe të autorizojë Autoritetin e dosjeve të kërkojë për dosjen e tij, apo çdo bashkëpunim të tij me Sigurimin e Shtetit, si bashkëpunëtor, si denoncues apo si dëshmitar. Të gjitha janë njësoj të penalizueshme. Por ai në vend të kësaj, poston skica të Edi Ramës me tematikë nga Sigurimi i Shtetit, për të na treguar se nuk është vetëm Ilir Meta që i ka shërbyer Sigurimit. “Ja dhe ky paska bërë skica dhe i ka botuar”. 
Problemi është se këto janë publike dhe i gjejmë në revista. Ato denoncimet e Ilir Metës janë  kyçur me amendamentin e LSI. Ato na duhen.  
Pastaj Ilir Meta është i lirë të thotë : “Unë s'kam bërë ndonjë gjë të keqe se spiun kam qenë. Po Edi Rama që ka vizatuar spiunë është e keqja e këtij vendi.” Në fakt nuk është se e ka vizatuar keq atë si spiun. 

35 Komente

  1. k
    km

    Ne faqen e revistes se botuar nga spiuni IM,pashe njeveper arti shume te bukur .Nuk pashe spiune.Nese konsideroni popullin Spiun,atehere konsideroni spiunet miq dhe armiq heroj dhe therrisni "Rrofte UDB"se te thuash "lavdi herojve te heshtur te sigurimit te shtetit shqiptar,i beni nder shqiperise.Sigurisht spiune Kane qene te sigurimit Kane qene IM,P.A,S.Metj qe i permend zonja Sula,por keta Jane te pafytyre,sahanlepires,hajdutet,shfrytezues postesh per interesat personale.Po te doni Edhe kriminele quajini,se Kane denoncuarshoket e tyre Edhe ne qeli burgu.

    1. b
      ben.

      Pyetja eshte se pse sigurimi i shtetit botonte vizatime te E.R. Ja dorezonte ky vullnetarisht?? Ja kerkonte sigurimi si pjese e punes?? Ishte bashkepuntor i jashtem i sigurimit te shtetit??? Pse kur shqiptaret u ngriten kunder rregjimit ER ishte me "pushime" ne Korfuz???? Kur dihet se pa lejen e sigurimit nuk dilte njeri jashte??? Etj etj etj. Nese ne ligjinin antimafia qe eshte njelloj ne te gjithe perendimin perfshire dhe ameriken rrethi i ngushte i boseve mafioze ju sekuestrohen pronat dhe nuk kane te drejte te zgjidhen, atehere pse mos te aplikohet ky ligj edhe ne shqiperi per kupolen e komunizmit qe funksiononte si mafie, qe bijte dhe niperit e antareve te byrose politike, komitetit qendror, sigurimit te shtetit mos te kene te drejte te zgjidhen si te perfshire ne mafien e rregjimit komunist????? Sepse te dali nipi i spiro kolekes dhe i biri i kristaqit ,mbesa e beqir ballukut te drejtojne shqiperine ne 2022 dhe te beje edhe pordhe me dosjet , eshte fundi i i nje shteti.

      1. A
        Arbër

        Eeeee, ashtu them edhe unë: që të mos kemi fundin e shtetit, duhet të drejtohemi për herë të...(parë?) nga saliqen berisha sepse ishte vetëm...sekretar byroje i PPSH për spitalet Tiranë; ishte vetëm...spiun me nofkën "Penicilina" për Sigurimin shqiptar dhe nofkën "Bisturia" për UDB-në; shkatërroi vetëm...500 fabrika, uzina, kombinate, ferma në Shqipëri në vitet e para të '90ës; çoi në luftë civile Veriun kundër Jugut; grabiti paratë e shqiptarëve me piramidat; shtypi me gjak opozitën më 28 maj 1996; vrau për vjedhje familjare 26 vetë në Gërdec; vrau për pushtetin e vet e për ilir floririn 4 vetë me duar në xhepa në blvd, etj, etj. Pra, saliqeni i duhet....Shqipërisë? Jo ore armik, jo!!!

        1. G
          Gota

          O ben, je xheloz se vjen nga hiçi? Me nje mbiemer anonim qe nuk do te thote asgje? Keshtu eshte kur llumrat perpiqen te gjykojne Familjet e Medha qe kane qene dhe jane elita e ketij vendi! O injorant qe nuk e ke idene e asaj kohe dhe ben gjithologun, nuk i kerkonte e as I botonte Sigurimi artikujt apo vizatimet e karikaturat, por po te shikonte se diçka te dyshimte ose kundra ideologjise te asaj kohe, autori rrasej brenda! I ke pare karikaturat revolucionare te Kapexhiut ne ate kohe? I bie, sipas teje qe Bujari te kete qene superspiun! E kuptoj qe je per buken e gojes dhe ta do puna qe shkruan ketu, por gjej nje pune me te ndershme me mire!

        2. P
          Prind

          Te keqe me te madhe se sa i kane bere Shqiperise keta te dy ne keto 32 vite, nuk i kane bere kurre ne vitet '80. I gjithe ky muhabeti i diteve te fundit, thjesht me hap barkun. Ne vend qe t' u behet gjyqi publik per cfare na kane vjedhur dhe cfare vazhdon akoma te vjedhe Rama me te besuarit e tij ne institucionet kyçe, merreni me muhabete fuksash pa buke.......

        3. q
          qytetar

          Ku e kupton sarkazmen ai lloj gdheje mo Mero.Bjerini kokes legenit

          1. T
            Tironci

            Ajo skice e Edi Rames ne vitin 1983, kur Edi ka qene 17 vjec, vetem e larteson Edin......... . Ajo grua ne ate vizatim perfaqeson Hari Mata Harin. ...... . Por Ilir Metaj si injorant qe eshte nuk e lexon shkrimin te cilin ilustron kjo skice...... . Aty flitet pikerisht per spiunet femra dhe posacerisht per Mata Harin........ .... . 17 vjec Edi Rama dhe me kaq vizion......

            1. S
              Surreli

              Tironco Edi Rama ka lind ne viti 1964. I bie 19 vjec aq sa Meta ne vitin 1989. Pak rendesi ka spiuni eshte Spiun

            2. S
              Soreto

              Cfare thote Gimi I Gaqkes per kete ceshtje? Kur flet me kujton Gaqon, kur drejtonte Tiranen, se Beratin dhe Vloren I dhjeu, sa qe I nxorren edhe kenge.

              1. M
                Mandi

                Mos fol me, e ke ngordhur!

                1. M
                  Mal Cori

                  Jo per gje por ne kete rast Meta fyen rende kari kari katuristin e preferuar Bujar Kapexhiu......... . Cfare thote Bujari sepse ishte ne tribune tek populli i 3 Marsit....bashke me Liken....

                  1. T
                    Te persekutuarit fara me qelbun e shqipnis .

                    Te persekutuarit fara me qelbun e shqipnis, per 32v ,votoj sal birishen e tash jan bo mburoj e Ilir Metes, fara qelbun .

                    1. A
                      Alb

                      Mos i pergjitheso

                    2. F
                      Fjala ime

                      Mero, je i hidhur shume, nuk e di nga e ke origjinen?! Se duhet te ndikoje origjina. Psh neperka e shullerit te vdes ne vend po te hodhi helmin, ndersa neperka e ujit, ne lume, nuk te vdes por as te shkakton ndonje siklet te madh edhe te te kafshoje. Por nje gje eshte: keta te dy, Sali Sheqerja dhe Ilir Monika , as degjojne e as shikoojne, vetem pergjojne dhe flasin ç'u vjen nga poshte e thone nga larte dhe jane ca shqiptare, e çuditeshme, qe u ngjajne duke qendruar ne breket e tyre. Demokracia i pranon ashtu si pranon sot kurvat ne çdo sfere te jetes gjalle.

                      1. P
                        Po

                        Nuk duhet te jet pune vizatimesh kjo ngjarje por duhen marre vendime dhe pergjegjsi si kryeminister dhe si lider i nje vendi qe te ka dhene mandatin e trete. Duhet te presim Ameriken te na i marre vendimet si ne rastin e Saliut? Vajti 10 vjet si kryeminister e perseri si pordha neper breke, nuk di te tregoj nje rast kur ka marre nje vendim ndaj pandeshkumerise ne kete vende. Mund te vrasesh, te vjedhesh e te mashtrosh edhe per emrin qe mban e perseri askush nuk di te marre nje vendim apo pergjegjesi. Nuk mundet qe Autoriteti i dosjeve te mbaj nje ngarkese te tille e te braktiset. Autoriteti i dosjeve te bej cfare te doje por nuk ka fuqi politike apo ligjore.

                        1. D
                          Danja

                          Mire iliri eshte dhjetorist dhe nuk pranon por ate qe ka mentor te tij agim gaqo nesho cfare eshte lere pastaj shkolle shumin petrit qe jane te sistemit kjo eshte partia e lirise prandaj e ka te veshtire te shkoj tek autoriteti dosjeve nuk e lene keta ja kane bere mendjen corbe nuk ka shume faje.

                          1. E
                            ERTV

                            Shumë dakord Mero. Por eshte njëlloj si të na vij goca e Ilirit pasnesër nga Anglia dhe te na paraqitet e studiuar në Londër (X universitet me emër). Dhe ne kaq duam. Edhe pse shkollimi i saj u bë me para të vjedhura dhe karrierë ndërtuar mbi kocka njerëzish. Dhe si puna e kësaj ka boll, lere qe shumica I kane bere resident jashtë kalamajtë. (Lekët vidhen aty per karrierat e tyre dhe shkollimet). E njëjta gjë kujdes se mos ju del dhe ky artisti jo drejtpërdrejtë por i rritur dhe studiuar nga rrethana të tilla dhe nga pare të tilla. Kjo është një gjë që ne si popull se marrim parasysh. (Pasi dhe vetë të gjithëve na pelqejne ti bëjmë gjërat me mik, dhe jashtë rradhe).

                            1. M
                              M

                              Për çdo ngjarje kriminale apo antiligjore promovohet dikush për t'i bërë skicën personit të dyshuar dhe këtë gjë shumë mirë me apo pa dashje e ka bërë Rama ,siç e poston IM _ja duke e nxjerë nga botimet e vitit 83 .Por kjo skicë është shumë e ndërlikuar se nga çdo këndëvështrimi shfaq fytyra të ndryshme të IM,Saliut,( penicilina,)Arbnorit( kotherja)Vasilit,Hajdarit,Ruçit,Zhulalit,Brahos,Pashkos,Priftit,e shumë e shumë të tjerë që u servirin si dhjetorista që shkatërruan ,vodhën,dogjën ,përvetësuan të gjitha arritjet e viteve të vishtira të diktaturës dhe janë shkaktarët kryesor të tranzicionit të stërgjatur të demokracisë duke patur role drejtuese që u pasuruan dhe dekoronin njëri _tjetrin dhe në pamundësi eleminimin njëri_ tjetrin,prandajë është shumë i vonuar hapja e dosjeve të sigurimit për të gjithë ata që ishin në role kyçe e në veçanti politikanët e30 vjetëve që na drejtuan dhe për ata që duan të drejtojnë.

                              1. A
                                Aleanca për mbrojtjen e tallashit

                                Mero djali,fshati që duket s'do kallauz. Me nder presidenti që mori në administrim partin e gruas,po nxjerr sytë në vend që të vër vetulla???? N.q.s. ai do të ishte i ndërgjegjshëm që kjo nuk është e vërtetë,nuk kishte pse hidhej në kundërsulm me gjithë arsenalin e tijë,por me "qetësi dhe dashuri" kishte zgjedhur rrugën ligjore. Pra i kishte dhënë mundësi gjykatës të shprehej. Deri sa të shprehej gjykata,ai kishte si alternativ mundësinë tjetër, postim fotografish me Sashën e tij të dashur në një nga ato 11 haletë e super vilës në Lalëz.???? Ah,se për pak harrova,ato haletë janë paisur me emra te dera,apo mund të dh...esësh ku të duash?

                                1. I
                                  I.M SPIUNI META

                                  Ehhhh Mero distanca midis Rames dhe I.M . spiuni Meta eshte si dita me naten . Gjithe aktoret e teatrit kombetare kane lozur role personazhe te epokes por nuk kane qene personazhi ne role , ashtu edhe piktori , skulptori po ky spiune kerkone tymnaje Per échappé keto situata therret mbeshtetesin nongrata fusin ne role zagaret e kazaneve te mbremjes si Zheji Bushati Nesho Cani Lubonja Rakipkarri metre en scene Sandrin e Klan me Fevziun nje lavage de cerveaux bagetis degjuese dhe e kalojme por joooooo ky eshte fundi i spiunit I.M fundi kriminelit nongrata ,komunistit Berrisha fundi i te gjithe atyre qe kane mare penge demokracin ne vende. Rama jo qe nuk ka qene bashkpuntore po i ka urryere spiunet dhe ne raste se nuk do kishte ndryshuar sistemi Rama do ishte i burgosur politike Berrisha antare i byrose politike dhe Meta drejtore i drejtorise se sigurimit te shtetit

                                  1. T
                                    Trotski

                                    Drejt e ke .Po Like Bajga nuk eshte Burre .Ai po perpelitet si peshku pa Uje.Po dil o Like e Mos e Dridh se nuk te Godet njeri Nuk ke patur shume kohe per Siunlleqe.Je me i Lare se Sali Kerma qe ka qene persekutor partie dhe i futur mga Ramizi ne Levizjen Studenteske ,ndersa Likja e ka patur me te Brenshmit dhe keshtu kane dale ne nje Qafe

                                    1. L
                                      Ladi

                                      Je shume i madh Mero Baze... Je kampion ????????

                                      1. N
                                        NjeQytetarOptimist

                                        Doli shume me i felliqur nga ce kisha menduar. Eshte nje fuks nuk ka me dileme. Do shkonte aty qe te nesermen dhe merrte deshmine.. Taksirat i popullit qe e kane mbytur injorantet dhe te babeziturit..

                                        1. E
                                          Edi Rama është Artist

                                          Rama është 1-she është figurë. Artistit i duket punë mjafton të hedhësh sytë nëpër skicat dhe vizatimet e tijë. Artisti i tregon I.M-se UREN që të bëjë kërkesë për pastërtinë e figurës, por I.M-ja thotë ja URA POR JU NUK E SHIKONI ..... "SHIKOJENI UREN, TI THUA KU ESHTE URA, AI TE THONE ATY ESHTE, NUK ESHTE FAJI IM QE NUK E SHIKON".

                                          1. L
                                            Like Floriri

                                            Me sa di une ne kohen qe Edi Rama ka bere pikturen e spiunit nuk ka pasur parasysh bashkepuntoret e sigurimit. Fjala spiun eshte fjale ofenduese dhe perdoret per ata qe punojne kunder atdheut…..Ne ate kohe teakuzoje bashkepuntorin e sigurimit me spiunin eshte njelloj sikur heroin ta krahasosh me tradhetarin. Kete e them se kur Rama ka bere kete pikture ka menduar per armikun dhe jo heroin. Ai ne ate kohe e konsideronte detyren e Likes heroizem…tjeter gje qe sot ne mendojme se Likja ishte spiun sepse ka trdhetuar shoket e vet. Kjo qe po them enderoj te jete edhe mbrojtja me e mire qe ai mund ti beje vehtes. Ai ka bere pune patriotike ne ate kohe. Likja duhej mos te futej ne politike por me sa duket ai mendoi se miu i halese eshte me i zgjuar se zogu fluturues….

                                            1. K
                                              Katunari

                                              Me le te te korigjoj pak o mendjendritur. Kjo "praktica" amerikane qe ben si kur e njeh, nuk eshte praktike por eshte nje e drejte me ligj qe e gezon c'do qytetar amerikan ne momentin e arrestimit nga policia dhe jo kur akuzohesh. Quhet "Miranda rights", dhe policia e ka per detyre te ti lexoj mbas arrestimit. Po do thuash ti nga do e dine keta te mit qe c'do gje qe thua e besojne. Katunar hesapi. Futi nje pordhe se k'ta kujtojne se vjen era trendafil. Hajt me shendet o mendjendritur

                                              1. D
                                                Dukagjini, Prishtine

                                                Nese Edi Rama nuk e ka dite qe Ilir Meta paska qene spiun, atehere keq, por, nese e ka dite e ka heshte gjer tani, kjo eshte edhe me keq, eshte tragjiko-komike! Sa larg jemi nga standardet europiane!

                                                1. P
                                                  Prishtinali

                                                  Te kesh njohur historine e Margaretha Geertruida hollandaise e njohur me emrin Mata Hari nje danseuse multi spiune pushkatuar ne luften e pare boterore ne nje Shqiperi te izoluar ne moshen 17 vjec dhe inspirohesh te beshe nje skic ne nje reviste te kohes ehhhh Edi Rama qenka kulture e gjalle. Ky gomare mali spiuni I.M.Meta ka dashur ta demtoje Ramen por vetem e ka lartesuar kur je ne déstresse nuk di cfare bene i falet po i hapen petet lakrorit

                                                  1. S
                                                    Skypion

                                                    Skypion byrek me gjize nuk e lexova cfare ke shkruar nuk me intereson cfare behet ne Serbi po e ke dhjere nuk ke shkruar si koqevar Vuaiqi Vuqiqi qqqqqqq ke haruar te hiqesh si koqevar po besoje se te ka paguar mire bolsheviku vetefundosjes, bisht qeni dhe bythlepires ngele ....

                                                    1. m
                                                      mona

                                                      Spiuni I.M nuk ka qenë dhjetorist, por dhje torist.

                                                      1. T
                                                        Tosku

                                                        Dava spiunesh. Nuk behet ky vend. Jepi Mero. Pas cdo shkrimi, zbukurohet vila jote ne fshat....

                                                        1. A
                                                          Arbër

                                                          Eeeee, ashtu them edhe unë: që të mos kemi fundin e shtetit, duhet të drejtohemi për herë të...(parë?) nga saliqen berisha sepse ishte vetëm...sekretar byroje i PPSH për spitalet Tiranë; ishte vetëm...spiun me nofkën "Penicilina" për Sigurimin shqiptar dhe nofkën "Bisturia" për UDB-në; shkatërroi vetëm...500 fabrika, uzina, kombinate, ferma në Shqipëri në vitet e para të '90ës; çoi në luftë civile Veriun kundër Jugut; grabiti paratë e shqiptarëve me piramidat; shtypi me gjak opozitën më 28 maj 1996; vrau për vjedhje familjare 26 vetë në Gërdec; vrau për pushtetin e vet e për ilir floririn 4 vetë me duar në xhepa në blvd, etj, etj. Pra, saliqeni i duhet....Shqipërisë? Jo ore armik, jo!!!!

                                                          1. M
                                                            Moza

                                                            Nuk i heq asnjë presje "Arbër".Tregon pjekuri qytetare .Bravo

                                                            1. R
                                                              Rrok Cubi

                                                              Ketu ka nje problem te madh me keta mostra.Ky rakitiku Meta,a Metaj,eshte spiun,dhe kjo nuk vihet ne dyshim,po trim,qe përfaqëson te gjithe figurat tona historike ky nuk asgjë,fare,qe perfaqsojne ata.Ky qe deri dje bërtiste,qe doktorin e ka pike te dobët,kjo eshte,te dy keta i kontrollonte,xha Sulo,apo shef Pellumbi,apo,apo,kete e rekurtoi Saliu,me material detyrës,mbasi Sala ishte rezident ne kete shërbim,i cili penetronte ne rrethet intelektuale te kohës,te asaj pjese qe kishin kontakt me vendet e perëndimit,dhe provokonte biseda mbi jetën ne perëndim,bisedat dhe pikëpamjet e tyre i cofte te xha Sulot,te cilat ishin njerez publik,dhe diheshin se ku punonin,kurse keta urimet e haleve,si Saliu,Iliri,Flamuri,HajdariPjetri e shume te tjere,qe pretendojnë se ndryshuan sistemin,o delegojë z.Ramizi ne parti te ndryshme,dhe nga spijuj,u bene udhëheqës,uzurpuar shtetin ne keto 30 vodhën,vrare,shiten,mashtruan,dhe ne fund i mbushen mendjen vetes,se dolën dhe me te zot se baballaret e tyre politike,sa ky mostra pa origjine dhe identitet,ka mare ne pune ne ministri te ndjerin Farrudin Hoxha,dhe ne nje debat me te per nje problem te lindjes qe mbulonte Farrudini,i ka thane pergjigje,se medemek e ka mare ne pune per sevap,se nuk ka nevoje per mend,deri ketu arritjen keta mostra,qe qenia e tyre spiun,ju dha mundësi qe te kapin majat me te larta te politikes dhe shtetit,por si injorante qe ishin,nuk mesuan-A-ne e gjese-se sa me lart te hipesh,dhe te rrëzohesh,aq me shume vritesh-keta halet e kombit,janë ne fundin e tyre,do tentojnë te destabilizojnë situatën,qe eshte e dështuar qysh ne momentin e pare,dhe ne te kundërt,do marrin rrugën drejt Rusisë,Hungarisë,Kinës,e mundshme dhe Malajzia e Brunei

                                                              Lini një Përgjigje