Gjithë bota kërkon distancimin e PD nga Berisha, PD kërkon distancimin nga Basha 

20 Korrik 2022, 18:12Editorial Mero Baze

Nga aq sa është publikuar në shtyp nga mbledhja informale e deputetëve të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, duket qartë se shumë deputetë të atij grupi vuajnë nga kompleksi i fajit që nuk kanë shkuar në kohë me Sali Berishën. Shumica e shqetësimit të tyre duket se është dhe shqetësimi i Sali Berishës, se si të distancohen nga Lulzim Basha.

Një parti e cila po shkon drejt shkatërrimit për shkak se i është kërkuar ndërkombëtarisht nga SHBA dhe vendet perëndimore, të distancohet nga Sali Berisha dhe harxhon orë të tëra mbledhjesh për t’u distancuar nga Lulzim Basha, duket se të vetmin hall ka si t’i kërkojnë ndjesë Sali Berishës dhe ta bëjnë më të lehtë shkuarjen tek ai.

Ata duan të justifikohen pse nuk shkuan qysh në fillim me të dhe sillen sikur “rreziku Basha” nuk ka ikur akoma dhe ata po qëndrojnë ta luftojnë.

Ky është një turp që në fakt ilustron gjithë arsyet përse ajo parti është katandisur në këtë ditë.

Lulzim Basha ka pasur qindra mëkate si kryetar i PD. Kryemëkati ishte se e trajtoi deri në fund Sali Berishën si kryetarin real të PD dhe deri në momentin kur ju desh të distancohej, ishte i pasigurtë në atë që po bënte.

Mëkati tjetër i madh duket se është dhe kjo listë deputetësh që ka promovuar. Mund t’i numërojmë dhe të tjera sa të doni. Ose po nuk përtuat, mund të lexoni shkrimet e mija për të, për vite të tëra. 

Por pikërisht në kohën që Lulzim Basha bëri një akt politik, u distancua nga Sali Berisha dhe mori përgjegjësinë personale duke u tërhequr dhe nga kreu i PD, këta trimat e fshehur pas ferrës që vazhdojnë ta gjurmojnë me “llastiqe në dorë” derisa “ta vrasin” që të kënaqet Sali Berisha, janë një turp i politikës.

Problemi në PD e ka emrin Sali Berisha. Do do ta ketë të tillë deri në vdekjen e saj dhe të tij bashkë me të.

Kushdo që do të bëjë betejë e të duket luftëtar, aty e ka Sali Berishën, t’i dalë përballë, siç po i dalin disa prej tyre, si Gazmend Bardhi, Jorida Tabaku e disa të tjerë. Aty është problemi, aty është vdekja e PD dhe e karrierës së tyre.

Lulzim Basha ishte problem i PD, pasi ishte maskë e Sali Berishës. Kur u bë vetvetja, në fakt duhet të ishte krenaria e PD, pasi mori gjithë kostot e mundshme për t’u përballur me të.

Kjo burracakëria që tani që ai iku, të bëjnë sikur janë trima që t’i hyjnë në zemër Sali Berishës, tregon pse ai stan me lepuj, nuk ka të ardhme.

I vetmi shans për të bërë politikë në opozitë sot, është antiberishizmi dhe ngritja e një profili të ri të opozitës, që të mos kompleksohet prej tij. Disa prej pjestarëve të Grupit Parlamentarë të PD, për fat të mirë e kanë demonstruar këtë dimension.

Humbja e kohës pas këtyre që duan patjetër t’i hyjnë në zemër Sali Berishës që t’i pranojë kokulur në shtator, është humbje e shanseve për të bërë një opozitë të re. Dhe opozita e re bëhet me kurajo për ta mundur vjetërsirën që po u merr frymën për hallin e tij. 

Askush nga këta që janë sot deputetë të PD, nuk e ka më të sigurtë mandatin e deputetit, edhe sikur t’i lajnë këmbët Saliut, Lirisë, Argitës, e Shkëlzenit e ta pijnë ujin në shenjë besnikërie. As sikur gjithë të brendshmet t’i blejnë tek dyqani i Bllokut. 

Pas 3 vjetësh ata, ose do jenë deputetë me emrin e tyre, ose do kthehen në anonimatin nga ku kanë dalë. Deri atëherë është mirë të na i kursejnë lotët e vonuara për Sali Berishën. As atij nuk i duhen.

16 Komente

  1. T
    The truth

    Mero e shkruan shume qarte qe pas tre vjetesh ata do te shkojne ne anonimitet. Asgje te re ska ne shkrimin e Meros, kete e dine demokratet, e dine rilindasit, e di Berisha me Ramen, por e dine edhe alibashat. Prandaj po i sherbejne me zell Ramiut.

    1. M
      Miradije Hoti

      Ja hangshi karin mretit te shipetaris Albin Kurti.

      1. L
        Lum si na, per keto gra.

        Miradije, ti je grua? Bo bo. Sa e ke tmerruar burrin kur të ka pare zhveshur per here të parë. Besoj kur prezantohesh ti, thua: "Unë jam Miradija, dhe t'a çaj gojen." Ke një motër me Shqipëri. Miranda e quajnë.

        1. M
          Mondi

          Ku te le ti mi kurva miradije.Ti me Karin e tij ne goje rri gjithe diten.

        2. P
          Patronazhist ne Tema

          Na knace Mero, ja kalon Taku Avukatit

        3. B
          Buda

          Mero Baze brilant si gjithmone ne keto vite te tejzgjatura te Demokracise Shqiptare, nga Perbindeshi i Vicidolit, Doktor Sali Mortja. Une jetoj ne Amerike, i ikur nga Lufta Civile e hapur nga ish-kryeministri me famekeq qe ka sundur Shqiperine, Sali Vuk Karaxhich-i dhe ne kete koment, ne baze te njohurive te mija ne Historine e Shqiperise gjate shekullit XX, me modesti dhe ndershmeri u jap kete keshille politikaneve demokrate e socialiste qe t'i bashkojne votat per te miratuar ne Kuvendin e Shqiperise nje nen dekriminalizues per ata qe shpallen "Persona Nongrata" nga aleate e medhenj demokrate SHBA BE, t'u hiqet dhe te mos e marrin me kurre Mandatin e larte te Deputetit!

          1. S
            Salivirusi ppsh

            Basha nuk duhet te terhiqesh por me ata 35 deputet qe nuk ishin pak duhet te dilte ne baze e jo ti linte hapesire non grates duhet te shkonte me autobuze te 35 deputetet per ti shpjeguar bazes rrezikun e non grates por fatkeqsisht u largua dhe i la deputetet tani kuptohet Grida , Salianji nuk jane njerez te futur ne politik per ideollogji po thjeshte per perfitime. Ata qe kane ngelur kane frike se i reh non grata. Eshte absurde nje plak qe rrezohet rruges nje non grata nje kriminele nje komunist nje njeri i korruptuar dhe 35 deputete nuk e flakin dot ne koshin e plehrave haaaa po keta nuk kane asnje shance te rrezojne gjigandin Rama ndaje i nderuar Mero . Vetem per nje gje e admiroje Lulushin qe i palloje vajzen non grates

            1. B
              Bardhyli nga Kosova

              EDVIN TOPTAN RAMA KËRCËNON PERËNDIMIN DHE KOSOVËN ========================================== Edi Toptan Rama më nuk po i habit as më skeptikët. Përkundrazi, po vazhdon t’i bindë se ai është në rrugën e duhur të mbrojtjes së interesit të Serbisë, veçanërisht kur është në pyetje Kosova. Së fundi bëri bujë, pasi kryeqeni Rama, e përsëriti qëndrimin e tij mbrojtës për Serbinë, në raport me Perëndimin dhe Rusinë, mossanksionimin e kësaj. Në fakt, në disa analiza e kemi theksuar, se që nga shkurti kur Rusia e nisi pushtimin e Ukrainës, ka filluar një mbrojtje të hapur deri agresive të Serbisë, nga akuzat faktike se ajo është vendosur strategjikisht kundër Perëndimit, dhe në mbështetje të Rusisë. Ajo nuk e ka ndryshuar asnjë raport me Rusinë. Përkundrazi po vazhdon të përfitojë nga kriza dhe ai raport, duke bërë marrëveshja të reja për import të gazit me çmime të volitshme, krejtësisht jashtë çmimeve aktuale në tregun europian. Perëndimi, dhe veçanërisht SHBA-ja e Gjermania është duke i kërkuar qartazi që të shkëputet nga Rusia, nëse dëshiron të integrohet në BE. Por, për shumë intelektualë, publicistë dhe analistë, u deshtë që ta dëgjojnë edhe njëherë, teksa në një intervistë e merr në mbrojtje Serbinë. Në fakt, rezulton që kryeqeni Rama më nuk po e mbron vetëm Serbinë, por indirekt edhe Rusinë. Duke e mbrojtur një Serbi që është në anën e Rusisë, si nuk po e mbrojtka edhe vetë Rusinë, derisa e mbron raportin e të parës, ndaj të dytës. Kjo mbrojtje tashmë ka dalur për shesh të botës dhe është bërë e padurueshme për shqiptarët kudo jetojnë, përveç për mbështetësit e tij dhe të partisë së tij në Shqipëri. Sipas veprimeve të tij politike për gati 20 vjet, Edi Rama, duket hapur se ka rol misionari në mbrojtje të ortodoksisë sllavo-greke (dhe as që merret me autoqefalinë e kishës ortodokse shqiptare), e dokumentuar kjo me urdhrin kalorësiak, të pranuar në Jerusalem nga Kisha Ortodokse, e dominuar nga ajo greke. Në vitin 2015 ai e mori dekoratën nga Patrikana e Kishës Ortodokse Greke, duke u betuar para saj, “Kalorës i Kryqit të Madh, të Urdhrit të Kalorësve të Varrit të Shenjtë”. Prandaj, nisur nga kjo nuk është e habitshme se si e merr në mbrojtje Serbinë, duke e arsyetuar kinse me raportin historik me Rusinë. “Duhet ta kuptoni se Serbia është në një pozitë shumë të ndryshme se shumë të tjerë për shkak të historisë së saj, dhe për shkak të lidhjeve të veçanta me Rusinë”. Madje ai thuajse është ministri i jashtëm i Serbisë apo zëdhënësi i qeverisë apo i vetë Vuçiqit, premton se Serbia do ta bëjë këtë me kohë. Ai ka shkuar aq larg, sa kësaj here ka kërkuar nga Perëndimi, që të mos i bëjnë presion Serbisë, sepse sipas tij, Serbia u varka nga gazi rus. Madje, në një mënyrë Edi Toptan Rama e kërcënon Perëndimin, se nëse Serbia vihet nën trysni, qëndrueshmëria në Ballkan do të shkatërrohet. “Nëse Perëndimi e tepron me presionin e tij ndaj Serbisë, kjo mund të jetë shkatërruese për qëndrueshmërinë në Ballkan”. Ky është kulmi i hipokrizisë dhe propagandës pro serbe, dhe duke e vënë në këtë mënyrë Shqipërinë, jo vetëm në rol mbrojtës ndaj Serbisë, por edhe sulmues ndaj Perëndimit. Në këtë mënyrë ai po i rrezikon raportet e shkëlqyeshme me Perëndimin për hir të interesave të tij, dhe të rrjetit serb që gjendet në Shqipëri, tepër i fuqishëm. Për ti vënë vulën të gjithë kësaj, Edi Rama, e mbyll çështjen, duke thënë: “Mendoj se Serbia është në rrugën e duhur”. Si qenka në rrugën e duhur Serbia, kur nuk e njeh Kosovën dhe vazhdon ta shantazhojë, vazhdon me të gjitha mjetet me serbët në Kosovë, të organizuar rreth Listës serbe, në grupime të tjera jo politike e politike, dhe nëpërmjet agjentëve të saj në partitë politike shqiptare dhe në vetë institucionet, ta sfidojë shtet-bërjen e Kosovës. Madje, ai gjatë gjithë intervistës nuk e kishte përmendur fare Kosovën, siç e thonë edhe publicistë të tjerë, që e kritikojnë për qëndrimet jo vetëm në këtë intervistë, por në vazhdimësi. Ai nuk guxon t’i kërkojë asgjë për Kosovën Vuçiqit, sepse ka të gjitha dosjet e tij, përveç se ai është i rreshtuar dhe betuar për të mbrojtur interesat e ortodoksisë sllavo-greke, ku padyshim në këtë rast po i mbron edhe ato ruse. Shqipëria është një shtet laik, dhe ajo ka instrumentet e mjaftueshme shtetërore dhe ligj-zbatuese, që ta shkarkonte me kohë, vetëm për atë urdhër që ka marrë. Kjo është një shkelje kushtetuese në vazhdimësi tashmë shtatëvjeçare. Presidenti, kryeministri dhe të gjithë drejtuesit e institucioneve qendrore mund të betohen në një shtet laik, vetëm në Kushtetutë dhe në mbrojtje të saj. Ndërsa, kryeqeni Rama të paktën që nga fillimi i luftës në Ukrainë është duke e bërë shkeljen e saj, duke e mbrojtur Serbinë, ndërsa nuk i ka kursyer sulmet ndaj Kosovës, që është shkelje kushtetuese, sepse sipas saj, Shqipëria kujdeset për shqiptarët kudo që jetojnë, jashtë kufijve të saj. Kushtetuta e Shqipërisë e thotë hapur në preambulë: “me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar”. Pra, Edi Toptan Rama, edhe kur pohonte se e mbështeste bashkimin e shqiptarëve në një shtet, ai donte me Hashim Thaçin ta copëtonte Kosovën, por për interesa të Serbisë, duke ia dhënë një pjesë, veriun. Ndërsa, në asnjë rast, me asnjë projekt serioz, dhe me asnjë deklaratë nuk është deklaruar dhe nuk ka vepruar në mbrojtje të identitetit të shqiptarëve. Madje kurrë nuk është ndalur, së quajturi neve ‘kosovar’, emërtim tipik antikushtetues dhe shkelje e obligimeve kushtetuese. Po ashtu ai është në shkelje të plotë të nenit të 8 të Kushtetutës, i cili e obligon atë dhe të gjitha institucionet e Shqipërisë, që t’i mbrojnë interesat e shqiptarëve kudo ndodhen: “Neni 8 / Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj. Republika e Shqipërisë mbron të drejtat e shtetasve shqiptarë me banim të përkohshëm ose të përhershëm jashtë kufijve të vet. Republika e Shqipërisë u siguron ndihmë shtetasve shqiptarë që jetojnë e punojnë jashtë shtetit për të ruajtur e për të zhvilluar lidhjet me trashëgiminë kulturore kombëtare”. Ai nuk është duke e respektuar këtë nen, as ndaj shqiptarëve në Kosovë, as ndaj atyre në Maqedoni, as ndaj atyre në Greqi, e as ndaj atyre në Mal të Zi dhe Serbi. Me veprimet e tij ai po ashtu e ka dëshmuar se nuk e zbaton dhe nuk e përmbush nenin 6 të Kushtetutës së Shqipërisë, sipas të cilit është “e ndaluar zgjedhja ... apo ushtrimi i një funksioni publik, nëse verifikohen rrethana që cenojnë integritetin e funksionarit publik”. “Neni 6/12 - Ndalohet zgjedhja, emërimi apo ushtrimi i një funksioni publik në një nga organet e parashikuara në këtë Kushtetutë, ose të krijuara me ligj, pavarësisht përcaktimeve të bëra në dispozitat e tjera të kësaj Kushtetute, nëse verifikohen rrethana që cenojnë integritetin e funksionarit publik”. Pra, kryeqeni Rama në disa rrethana dhe në vazhdimësi e ka shkelur këtë nen, kjo e verifikueshme nëpërmjet deklaratave publike, me qëndrimet e hapura proSerbisë, dhe po ashtu me të tjera në dëm të Kosovës dhe shqiptarëve, si dhe me aktin e betimit solemn në Patrikanën e Kishës Ortodokse Greke në Jerusalem, si “Kalorës i Kryqit të Madh, të Urdhrit të Kalorësve të Varrit të Shenjtë”. (Me qetësi, me drejtësi, me dashuri, me buzëqeshje e lumturi i juaji Bardhyli.)

              1. P
                Populli

                Bardhylin nga Kosova e ka zene orgazma me Edi Ramen, sepse në nje brimë e merr gjithe ngarkesen. Jo vetem kaq, por sic e shpreh edhe vete, e marrka ngarkesen me "qetësi, me drejtësi, me dashuri, me buzëqeshje e lumturi". Rrezik kur te pjelle ndonje dite....

                1. S
                  Spak

                  Sa KOQE qe je o Bardhi,si Gazment Bardhi!

                  1. q
                    qytetar

                    Doli dhe bardha nga Kosova !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

                  2. T
                    Tajar Tahipi

                    Oh sa e kam qef ta qi Bardhën njehere dhe pastaj ti shurrosi brenda vaginës qe e ka si lazanja e shtypur hahahahaaaaaaa

                    1. I
                      Idrizi

                      Bardha eshte kurve tarnsversite, nuk ka vagine, qihet vetem ne bythen em leng dhe ben vetem gojore me peshtyme!

                    2. K
                      Komunistët

                      Kur shqiptarët do kenë kurajo të distancohen nga Enveri dhe komunizmi, e do dënojnë krimet e diktaturës, atëherë do kenë kurajon të distancohen si nga Saliu e madje nga e gjithë klasa politike 30 vjeçare e korruptuar dhe antikombëtare. Ka 30 vite që sundojnë pasardhësit, pinjollët e komunizmit. Çfarë prisni nga këta? Demokraci? Kush ka qënë Saliu në kohën e Enverit? Komunist i bindur, mik i familjes së Enverit. Po Rama? Çuni i Kristaqit të partisë. Po Fatmir Mediu i partisë republikane çka qënë në komunizëm? Ka qënë sekretar i rinisë në Fier. Etj etj

                      1. N
                        Një qyterar

                        Deputetët dhe Qeveria e PD, në 3 Mars 1997 bënë një gabim katastrofal, i cili mori jetën e mijëra njerëzve, nuk zbatuan këshillën amerikane për të dhënë dorëheqje si qeveri dhe të mos votonin zgjedhjen e Sali Berishës president me deputetë të dalë nga votimi skandaloz i majit të vitit 1996. Amerikanët, duke parë se Berisha, një ferrë e pashqitshëme nga këmbët e shoqërisë shqiptare, i dhanë përsëri një ndihmë të paçmuar PD, për t'a qëruar një herë e përgjithmonë nga politika në Maj të vitit të kaluar. Lulëzim Basha në 9 Shtator 2021 bëri atë që nuk bënë të 100 e kusur deputetët e kësaj partie në 1997 e dëboi nga Partia. Edhe unë si Mero, kam shkruar kundër Lulëzim Bashës i cili u bë për vite të tërë një koperturë e sundimit të fshehtë të Berishës në PD. Por me atë që bëri në 9 Shtator duke e flakur të ligën nga radhët e PD, bëri një kryevepër që do të mbetet në histori. Shumica e atyre që e ndoqën vazhdojnë akoma të qëndrojnë fort kundër murtajës që po e gërryen PD, por një po nesër mjerane të ngjashëm me gjethet e pemëve, shkojnë andej nga fryn era për momentin. Por fundi dihet, Berisha do marrë atë që meriton. Edhe pse ai mban tubime për t'i bërë presion drejtësisë, edhe pse urdhëron këto Marioneta të mblidhen klubeve, po për presion drejtësisë, fundi i tij dihet, PD do shpëtoj nga kthetrat e tij të gjakosura.

                        1. P
                          Pilaf orizi

                          Kemi dy kosove nje krahine me shqipfoles ne Serbi dhe nje fshat ne Lushnje ku eshte nje burge qe quhet burgu kosoves edhe pilaf orizi e mendon qe nje dite di perfundoje atje. Ne nje emisione KAZANE e pyete debili A.Cani e pyete a e mbane pseudonimin Skypion apo e ke ndryshuar dhe pilaf oriz i pergjigjet e kam ndryshuar ne Bardhyli

                          Lini një Përgjigje