Avni Rustemi përballë gjyqit të Tiranës

14 Korrik 2022, 19:44Editorial Pëllumb Kulla

Avni Rustemi përballë gjyqit të Tiranës

Ai gjyqi i para 100 e ca vjetësh nuk paskej qenë gjë. 

Ky tjetri, sot, qenka lemeri! Këtë gjyq na e paskan ngritur dhe po ia bëjnë Avniut shqiptarët e tij. Përse?! Cila nevojë e lindi?

Pyes veten: përse vallë Tirana zhurmëmadhe iu kthye Avni Rustemit?! Përse po gjykojnë atë gjeneratë të ngritur në këmbë rreth Parisit për shpëtimin e djaloshit njëzetepesë vjeçar dhe fyejnë atë turmë të përzishme më pas, gjatë varrimit të tij që dëgjonte gojëhapur vlerësimet e Fishtës dhe të Nolit?!

Kemi vendosur të grisim të gjitha fotot e heronjve të së shkuarës, meqënëse para atyre fotove dikur ka qëndruar me nderim edhe Enver Hoxha?!

Bashkohem në mbrojtje të heroit libohovit edhe sepse vazhdoj ta konsideroj të tillë edhe sot, por edhe ngaqë kam derdhur frymëzim në rrugën time të artit për të. Sepse kam punuar një vepër mjaft të suksesëshme, në një nga faqet më të ndritura të Teatrit Bylis të Fierit, që zgjoi vëmendje dhe emocione të rralla publike dhe kërkohet me ashk edhe sot.

Kam kënaqësinë të them se në atë spektakël, rreshtuar pas krye aktorit Fatos Sela në rolin e heroit, pjesëtarët e trupës  së teatrit fierak shënojnë kryerolet e tyre të karrierës.

Po nuk dal të mbroj spektaklin. Jo, jo! Në djall të vejë drama dhe teatri! Ajo shfaqje mund të ishte dhe një krijim çfarëdo për një gjest të madh patriotik me emra të ndryshëm nga ata të Esat Toptanit dhe të Avni Rustemit. Unë po dal në mbrojtje të heroit kombëtar, që rastisi në një vepër të endur me dashuri dhe frymëzim.

Për herë të parë mospëlqimin për shfaqjen time, e ndesha nga një burrë i vjetër tiranas, daja i një shokut tim të ngushtë, i cili la të kuptohej se ne, në fushën tonë të skenës dhe ekranit  nuk bënim gjë tjetër, veçse përsërisnim artistikisht bindjet dhe idetë e diktatorit.

Aty dëgjova për herë të parë dikë që vlerësonte figurën e Toptanit. Ai linte mënjanë dëmet, sabotimet në rrugën e shtetformimit kombëtar, sabotimin e Princ Vidit, faktin që prehet në një varr mes luftëtarëve të rënë serbë. Dhe flakte tej heroizmin e Rustemit.

Nuk është kjo tema e këtij shkrimi, por duhet ta them se unë isha kalitur me këto verejtje averse, të cilat punëve të mia u hiqnin zemrën dhe u linin vetëm logjikën dhe interesin. Dhe atë ditë për herë të parë mua m’u desh të formuloja avokatinë e qendrimit tim. Këtë do ta përsëris edhe në fund të kësaj daljeje, teksa më duhet të them se skandalizohem nga ky zhurmërim i ri i ca studjuesve historianë, i ca deputetkave dhe i ca gazetarëve.

Kush në ekranet televizive ka patur rast të haset me një bashkim zërash, të filmuar nën titullin “Kronologjia e një vrasjeje me pagesë”, duhet të jetë neveritur me kakapërllëkun e disa tezave gjoja të guximshme historike nga gërmime të çaprashitura.

Është aty brenda një hallakatje e rrëmujshme, ku përplasen të hedhura tok, fakte historike si pafajësia e dekretuar nga gjykata pariziane, fajësia e një palo “kronologjie”, ku na i qënkan paguar 5000 lireta një studenti të varfër, por patriot gati fanatik, që nuk ka para të përballojë dot rrugën dhe të shpenzojë në hotelet e Parisit gjatë peshkimit të rastit për atentatin.

Përmendet pastaj porosia e ministrit të Brendshëm Ahmet Zogu për sigurinë e heroit të pritur si triumfator në hapësirën Durrës –Tiranë me esadistë të shumtë e tjera e tjera…

Dhe kjo gazetari e shpifur e një “kronologjie vrasjeje me pagesë” arrin majat, kur Avni Rustemi, deputet i kosovarëve në parlamentin shqiptar, i kthen shumën e parave huadhënësit, Rexhep Jellës, dhe e detyron Jellën ta rimarrë pagesën e atij qershori të vitit 1920! Nuk do të habitesha asfare në atë filmth po të mësoja se ajo vrasje e bujshme e pat nxjerrë Rustemin milioner!

Çfarë gazetarie mund të jetë kjo përveçse avantazhe të lirisë së sotme të shprehjes, në një demokraci të shpifur, ku jemi sypatrembur të vemë në dyshim staturat e Skëndërbeut, Nënë Terezës, Adem Jasharit dhe Avniut me shokë!

Pse marr unë anën e Avniut në këtë re pluhuri, që po ngrenë nëpër kanalet e shumtë televizivë të Tiranës këta aventurierë? Vetëm që të mbroj angazhimin tim në një sipërmarrje artistike? Edhe për këtë arsye mund të mobilzohesha, por më duhet të rrëfej se dashuria për këtë fatos kombëtar daton shumë-shumë më herët.

Isha afro shtatë vjeç, në fshatin tim të lindjes, kur mamaja ime e mirë këndonte teksa bënte punët e shtëpisë dhe ia kërkonin nëpër dasma këngën për këtë patriot të rrallë:

Libohova, shumë e mirë, djalë trim kishte Avninë/… Kush e vrau Esat Pashanë/ Unë e vrava satananë…

Dhe pas pyetjeve që i bënim ne fëmijët, mamaja na shpjegonte se cili ishte ai trim që i patën ngritur dhjetëra këngë…

Dyzet e ca vite më vonë pas atyre tingujve të magjishëm të zërit të nënës time, duke u përgatitur ta mishëroj në skenë aktin dhe triumfin e tij, mua m’u dha rasti të lexoj hartime të tij në gjuhën e përsosur italiane në kolegjin e San Demetrio Coronas…

Lexova shënime arkivale, nga procesi gjyqësor i Seine-s, shprehje të thëna para jurisë franceze që po e gjykonte, dhe që unë, tok me të ndjerin Sheri Mita, i përfshimë në trupin e dramës tonë. Ndër të gjitha shënimet rreth tij, çuditërisht ne nuk hasëm asnjë rresht kushtuar ndonjë vajze!

Ky njeri i rrallë që u vra në moshën 30 vjeçare figuronte i kushtuar vetëm një dashurie madhore: asaj për vendin e tij!

Më duhet të them se ne duhet vërtet të japim llogari nëse e kemi të sinqertë përkushtimin ndaj heronjve që, pas një frymëzimi të ndezur, ua ofrojmë lexuesve dhe spektatorëve. Apo jemi ushtarë të bindur të diktatorëve dhe shtetarëve të kohës kur jetojmë, sikurse vinte në dyshim një burrë i nderuar tiranas tridhjetepesë vjet më parë?

Jo, or zotëri i ndjerë! Jo, o zotërinj të ditëve tona të demokracisë!

Edhe sikur të mos isha endur nëpër shkrime, faqe historie dhe dokumenta, mund edhe të ngrija në skenë një vepër bazuar në anësira botkuptimore, në opinione dhe qëndrime të konsoliduara.

Por nuk ka gjykim më plebishitar, nuk ka bazë më solide, se sa kur bëhen të një mendjeje mamaja ime dhe burra me peshë në historinë e vendit, si Ahmet Zogu, Enver Hoxha, Mit’hat Frashëri, Fan Noli, At Gjergj Fishta, Asdreni, shqiptarët kurbetlinjtë përhapur mbi globin tokësor, apo zgjedhësit kosovarë që e votuan Rustemin si përfaqësues të tyre…

I bashkoj kësaj liste trupën gjyqësore franceze që e liroi heroin tonë legjendar aty, në sallën e gjyqit!

Si mund ta trajtoni një figurë të tillë historike, si të ishte ai një killer banal, i sojit të atyre Dumanëve, që po gjykohen sot në Shqipëri?!

Qesharake, është pak! Tezat tuaja janë një turp i përmasave të mëdha, për të mos thënë më shumë…

53 Komente

  1. I
    Identik

    Te lumte pena z.Kulla. Rralle po shume rralle i kam vleresuar shkrimet tuaja ne media. Por kete radhe te heq kapelen. Ne ditet e sotme vleresohen hajdaret e dhjetokracise ose me sakte hajdutet e pulave qe me pas u bene 'trima' me mbeshtetje serbe si ajo e Esadit dikur apo Saliut sot.

    1. R
      Raimond vlonjati

      Doli ky gomaru qe bente humor koperativisti ne kohe te pordhes

      1. S
        Sa shumë gomerë shkojnë mbrapa Sali Katunarit

        Dole edhe ti koqe kandari Raimond motra nga Rumania. Ti je nga ata debilët qe dalin me parullen: "Hitleri e donte Shqiperine".

        1. m
          mateo

          O Raimond qe s'je nga Vlora! Tifozllëku për një te marrë i'i ka zënë sytë e mendje dhe...ecën qorrazi. Nuk e kam zakon, por, meqë ke përdorur fjalën GOMAR. do te ishte mire ta mbaje për vete.

          1. E
            Epiroti

            Ti që flet me këtë gjuhë , jo vlonjat që nuk je , po as shqiptar , shqiptar.Do jesh ndonjë pjellë shqiparo greke e dekadave të fundit, që nuk njeh historinë dhe kulturën shqiptare.

            1. H
              Hasan Prishtina

              Ai sejmeni i Balli Fariut i prin ketyre koqeve qe i sulen Avniut, pune larosh me pagesë, nga PPSH kaluan tek Salo derri, pak r gje levizje.

              1. D
                Duke Muco.

                Me ka ndodhur shpesh te perfshihem pa dashur ne shprehje opinioni bazuar ne realitete te pa kontestueshme te idenditetit petsonal ose komunitar. NeTeatrin e Vlores partia ne qender dhe baze vendos qe P.Kullen e denon me " "vrasje"artistike per te punuar ne guroren e Shashices. Me erdhi keq. Kuptohet ish djale i ri dhe ne opinioni qytetar shprehesh per pozitivizmin e tij.Vendimi i dyte me short "vrastaresh" pas 90 e cojne ne Sh.B.A.Shkrimi i Pellumbit per tradhetar , vrases armiq ,dy krisma etj, me detyruan ti kerkoj falje atyre qe denonin Kulle.Vertet kisha gabuar.Vrases me pagese, tradhetare te pagjykuar piedestale bosh dhe art per art te krismave te letersise m-lVetem koburja e verber ka vrare 7 K/Ministara 10 te denuar me vdekje dhe ky i fundit si tradhetare poliagjent qo u vetvra pasi e kishin vrare. Po per kete kush ishte fituesi i tenderit, apo edhe per Mehmetin u ngjall Avniu. Pullumb, nuk mun d te ishe ndryshe. Po te kishe arritur lart do vrisje me shume dhe patjeyer do ishin shqiptar.

                1. u
                  u dhime duke qesh

                  I ke pi ilacet o Mucoooo

              2. K
                K

                Njerëzit injorante dhe shoqëritë e prapambetura , e shohin shpresen dhe zgjidhjen e problemeve nga gryka e pistoletes te një terroristi.

                1. B
                  Bureto

                  "Çfarë gazetarie mund të jetë kjo përveçse avantazhe të lirisë së sotme të shprehjes, në një demokraci të shpifur, ku jemi sypatrembur të vemë në dyshim staturat e Skënderbeut, Nënë Terezës, Adem Jasharit dhe Avniut me shokë!". Avniu, akti i tij, në nje piedestal me Skenderbeun, Nene Terezen dhe Adem jasharin?! Pse nuk ke renditur aty edhe Vasil Laçin, qe qelloi me plumb perandorin e Italise Fashiste dhe qe me gjith mend ishte mje akt i larte heroizmi qe e pagoi me varje ne moshe e rinise? Pak me javash i nderuar Pëllumb! Te mbrosh vepren tende artistike, duke abstraguar me historine, eshte e moralshme, po ta deformosh historine deri ne ate pike sa te vesh në diskutim mendimin dhe argumentat e te tjereve, në veprat e tyre, sipas meje, ketu nuk ke te drejte. Ju mund te mos ta pranoni, por eshte fakt ama qe Enveri si nacional-komunist (edhe kjo ne propagande), nuk ka pertuar ndonjehere qe te ngreje ë piedestale jo dhe aq te merituara, vepra apo akte, edhe si ajo e Avniut. Me shume perunjesi të rekomandoj qe rreth kesaj historie te lexosh dhe germosh (nese e ke bere te kerkoj ndjese!) dhe ca me shume. Nuk po te them 'Esad Toptani' te Ilir Ikonomit, as "Ut heri dicebamus.."; (siç thonim dje...histori kurre e shkrueme, të At Zef Pellumbit, por edhe studimin e kosovarit Tahir Kolgjini "Esad pasha tradhetar apo patriot" etj. Kushedi mbase do te krijosh nje mendim më shume realist se sa mendon se e ke deri me sot. Klishete, e ngulitura thelle në mendjet e njerezve, te glorifikuara nga historiografia komuniste, propaganda trushplarese e Kinostudios "Shqiperi e Re' dhe strategjia uluritese e Enver Hoxhes per të anatemuar "satrapin" Zog, e kane bere me siguri punen e vet. Po ja qe kohet kane ndryshuar, po ashtu dhe njerezit, dhe keta jo vetem qe kane mundesi te lexojne dhe mesojne me shume por te kenë edhe mendimin e tyre per çeshtje te caktuara. E verteta eshte relative apo jo? Ajo nuik mund te jete prone vetem e atyre qe 'ethshem' besojne se e zoterojne atë. Ndaj thuhet se "nje gjysem e vertete eshte genjeshtra me e madhe". Se siç e ka thene dhe Dekart "Dyshoj, mendoj, pra ekzistoj!" (cogito ergo sum!). Duke i cituar te gjitha keto modestish te kujtoj se nuk duhen ngaterruar, i nderuar, lojrat politike në momente te caktuara te historise, me patriotizmin fals te politikaneve apo pseudopatrioteve (ketu per te mos u keq kuptuar me asnje, me qe jane shume, në rradhe te pare e kam me diktatorin Hoxha). Ju e dini qe "The patriotisme is the last cover of scoundrel"-pra "nacionalizmi eshte streha e fundit e maskarenjve!". Si mund ta keni harruar qe Avni Rustemi, mbasi vrau me porosi Esadin, dy vjet me vone organizoi vrasjen e Ahmet Zogut mu brenda në parlament, akt te cilin nuk besoj se e ke harruar. Atehere, e fundit, thene gjithe keto, si ka mundesi te mos mbani parasysh qe politika nuk behet me kobure?! Me besim ne mirekuptimin tuaj, me respekt 'Bureto', (mali rrëzë te cilit ka lindur dhe Avniu)

                  1. B
                    Bureto

                    "Çfarë gazetarie mund të jetë kjo përveçse avantazhe të lirisë së sotme të shprehjes, në një demokraci të shpifur, ku jemi sypatrembur të vemë në dyshim staturat e Skënderbeut, Nënë Terezës, Adem Jasharit dhe Avniut me shokë!". Avniu, akti i tij, në nje piedestal me Skenderbeun, Nene Terezen dhe Adem jasharin?! Pse nuk ke renditur aty edhe Vasil Laçin, qe qelloi me plumb perandorin e Italise Fashiste dhe qe me gjith mend ishte mje akt i larte heroizmi qe e pagoi me varje ne moshe e rinise? Pak me javash i nderuar Pëllumb! Te mbrosh vepren tende artistike, duke abstraguar me historine, eshte e moralshme, po ta deformosh historine deri ne ate pike sa te vesh në diskutim mendimin dhe argumentat e te tjereve, në veprat e tyre, sipas meje, ketu nuk ke te drejte. Ju mund te mos ta pranoni, por eshte fakt ama qe Enveri si nacional-komunist (edhe kjo ne propagande), nuk ka pertuar ndonjehere qe te ngreje ë piedestale jo dhe aq te merituara, vepra apo akte, edhe si ajo e Avniut. Me shume perunjesi të rekomandoj qe rreth kesaj historie te lexosh dhe germosh (nese e ke bere te kerkoj ndjese!) dhe ca me shume. Nuk po te them 'Esad Toptani' te Ilir Ikonomit, as "Ut heri dicebamus.."; (siç thonim dje...histori kurre e shkrueme, të At Zef Pellumbit, por edhe studimin e kosovarit Tahir Kolgjini "Esad pasha tradhetar apo patriot" etj. Kushedi mbase do te krijosh nje mendim më shume realist se sa mendon se e ke deri me sot. Klishete, e ngulitura thelle në mendjet e njerezve, te glorifikuara nga historiografia komuniste, propaganda trushplarese e Kinostudios "Shqiperi e Re' dhe strategjia uluritese e Enver Hoxhes per të anatemuar "satrapin" Zog, e kane bere me siguri punen e vet. Po ja qe kohet kane ndryshuar, po ashtu dhe njerezit, dhe keta jo vetem qe kane mundesi te lexojne dhe mesojne me shume por te kenë edhe mendimin e tyre per çeshtje te caktuara. E verteta eshte relative apo jo? Ajo nuik mund te jete prone vetem e atyre qe 'ethshem' besojne se e zoterojne atë. Ndaj thuhet se "nje gjysem e vertete eshte genjeshtra me e madhe". Se siç e ka thene dhe Dekart "Dyshoj, mendoj, pra ekzistoj!" (cogito ergo sum!). Duke i cituar te gjitha keto modestish te kujtoj se nuk duhen ngaterruar, i nderuar, lojrat politike në momente te caktuara te historise, me patriotizmin fals te politikaneve apo pseudopatrioteve (ketu per te mos u keq kuptuar me asnje, me qe jane shume, në rradhe te pare e kam me diktatorin Hoxha). Ju e dini qe "The patriotisme is the last cover of scoundrel"-pra "nacionalizmi eshte streha e fundit e maskarenjve!". Si mund ta keni harruar qe Avni Rustemi, mbasi vrau me porosi Esadin, dy vjet me vone organizoi vrasjen e Ahmet Zogut mu brenda në parlament, akt te cilin nuk besoj se e ke harruar. Atehere, e fundit, thene gjithe keto, si ka mundesi te mos mbani parasysh qe politika nuk behet me kobure?! Me besim ne mirekuptimin tuaj, me respekt 'Bureto', (mali rrëzë te cilit ka lindur dhe Avniu)

                    1. N
                      Njeres pa (qe nuk duan)pune

                      O shqiptare (Bureto) ju kam dhjere se sju mora vesh nje here......bla bla bla

                    2. i
                      i cudituri

                      O K me K te madhe, nuk ka popull ne bote qe nuk vlereson dhe nuk respekton ata qe i sjellin lirine dhe drejtesine me "gryken e pistoletes". Po ti do jesh ndonje rrot cari qe ke mbaruar 8-vjecaren me te shtyre ...

                  2. T
                    Torino

                    Ti nuk me zhgenjen kurre!Z.Pellumb!Dikur e pyeten dike:ke konsideron tragjedine me te madhe te kesaj bote?Dhe u pergjigj:Qe njerzit e MEDHENJ gjykohen nga njerzit e vegjel!Nuk shtoj asgje tjeter!

                    1. B
                      Beqir

                      Mos lexoni humoristin Pellumb Kulla se cfare thote per Esat Pashen dhe Avni Rustemin, por historianin e madh Ilir Ikonomi, ikonen e "Zerit te Amerikes".

                      1. h
                        heu bre

                        Ilir Konomi eshte historian?

                    2. A
                      Aron

                      Mos u habit, nuk kemi ndryshuar. Sic thoshte edhe i madhi Fan Noli:-'Këtu brenda në një ditë, si me magji, tradhëtori bëhet patriot dhe patrioti tradhëtor'.

                      1. k
                        katarakti

                        Sa bukur e ke shkruar o Pëllumb, që të lumtë dora dhe mendja. Po kështu kanë ardhur kohët. Është kthyer Shqipëria përmbys. E drejta, e vërteta, morali, ndershmëria sot nuk kanë asnjë vlerë. Ai që është cub, qê është pasuruar me vrasje, drogê, kurvëri, korrupsion shtetëror, ai po qê ështê i nderuar. Ja shikoje atë cubin e malësisë. Ka vrarë, ka prerë, ka djegur Shqipërinë, ka hedhur njerëz në erë dhe gjemb nuk i ka hyrë në këmbë. Dhe sot e kësaj dite i tund këmbët dynjasë! Pse?! Si spjegohet?! Sepse jemi popull i marrê fund. Ke parê popull ti që të hedhë nê plehra figurat e tij më tê ndritura të historisë. Kjo bën vaki në Shqipëri, me Lubonjat, Faqezinjtë e kompani. Serbët e qanë me lot Millosheviçin kur e varrosën, megjithëse ishte kriminel me damkë. Ne edhe Nênë Terezën e shajmë! Një tjetêr ka dalë me zë dhe me figurê si hajdut dhe e bênë të parin e vendit! Ështê qelbur peshku nga koka, këmbët, luspat, bishti sa nuk ke ku ta kapësh me dorë. Gëzoju Amerikês o Pëllumb se Shqipëria është në dorên e maskarenjve.

                        1. J
                          Jorgo

                          Avni Rustemi eshte hero i te gjitha brezave shqiptare! as vodhi as morri gje per pjellat e veta... ketyre te shitruve qe na qeverisin sot 3 deka e ca ju mungon nje djale shqiptar i tille perballe, perndryshe nuk do ishina kaq te babezitur.... vegjelia shqiptare vec, ka e mund te nxjerre me dhjetera Avnij lavdi Avniut - hero i kombit mbare

                          1. I
                            I Duruari

                            Përshëndetje Zotni Pëllumb! Ju, doni apo nuk doni, jeni një personalitet artistik i kombit tone. Ndërhyrjet t’Uaja, ndonëse të rralla për mendimin tim, me analiza letrare, artistike apo edhe me karakter historik (si ky shkrim) janë një vlerë e shtuar për atë pjesë të shoqërisë shqiptare që dinë të mendojnë dhe të lexojnë akoma shqip.

                            1. B
                              Bardha

                              Cfare nuk ngjet me gazetaret e historiant e foltores te shpellave ne Shqiperin tone,cdo nate tv e albinistanit mbushen me gjithe cfare palacove qe ne emer te lirise fjales qelbin vendin dhe ketyre qenefash nuk u bene pershtypje se shpifin e ofendojne njerzit dhe kurre kush nuk i ndalon

                              1. c
                                cika

                                Eshte saliqeni autori i kesaj maskarade qe jetojme tash e 30 vjet. Eshte ai me patronet e tij antishqiptare. Eshte ai helmi - saliqeni vete apo koburet e tij qe ushqejne tregun mediatik per te lenduar apo zhdukur ndergjegjen tone kombetare. Njesoj si Avni Rustemi vs Esad Pashe Toptanit eshte edhe teza tjeter 28 nentori vs 29 netori Thelbi eshte: nxirr nje alternative te nje vlere, te je heroi apo te nje date, deri sa ta c'besh per te zhdukur kujtesen dhe ndergjegjen kolektive.

                                1. N
                                  Nga une

                                  Eshte Tradheti Kombetare, miku im!

                                  1. X
                                    Xhaxhi

                                    Pellump shpejt u kujtove ti! Arsyheja e shkrimit besoj se eshte nostalgjia por je se ta ha fort meraku per heronjte. Ka 32 vjet qe ne nuk kemi me heronj, ne heronj kemi vetem pas 1992 si pershembull drogaxhiun, trafikantin, rrugacin Azem por edhe ndonje deshmore qe del ne mes te nates per pak ajer te paster i armatosur dhe kur vritet nga policia kryministri i shkon per kafe dhe e ben deshmore, bashkiaku i jep emrin e rruges dhe pensionin. Zotrote per partizanet ke bere me shume teater, perse nuk ben nje shkrim dhe per ta? Te rinj ishin dhe ata, vajza dhe djem qe dhane jeten per ardheun. Luftuan me aq sa kishin fuqi dhe me aq sa dinin fuqine me te madhe botrore ne ate kohe. U vrane, humben jeten dhe per ta nje mij te zeza thuhen sot nga budallenjte e dobishem. Edhe populli degjon dhe shikon si nje kryeminister i ben ndere Mithat Frasherit nje figure groteske e luftes se dyte botrore i cili ne kohen kur Hitleri fshihej ne bunker ne Berlin ky bente marreveshje me ushtrine gjermane ne Shqiperi si te mundnin aleancen e madhe anti fashiste. Heronj nuk kemi, kane vdekur.

                                    1. V
                                      Vlonjati 12

                                      Z. Pellumb , ke shume te drejte , si kurdohere , eshte koha e maskarenjeve , e atyre qe kane bere dhe bejne pazare me idealet . Keto monstra ngrene krye sot dhe “frymezohen” nga ca politikane pervers , qe kane per borxh te shesin nene e babe e grua vetem qe te duken te moderuar . Turp dhe turp ! KOHA E MASKARENJEVE

                                      1. L
                                        Ladi

                                        Edhe se famen e ke mare si nje njeri i shquar i humorit, ti per mua je nje burre i ditur, i ndershem, je nje shqiptar i mrekullueshem.

                                        1. J
                                          Jimi

                                          Patriotizmi nuk eshte mall qe shitet e blihet, ai ngjizet qe ne gjeneze dhe mandej manifestohet gjate gjithe jetes. Lum kush e meriton kete "Dekorate" te larte, te cilen populli u'a jep bijve te vete. Dhe ti i nderuar Z. Kulla sot je nder te paktet qe e meriton ate plotesisht. Njesoj si Avniu dje, qe me koburen e tij permbysi satanane qe deshi ti bente varrin vatane , ti sot me "armen" tende te mprehte, Penen, po permbyse satanate e sotem "Toptanas", te cilet me nje te rene te lapsit po kerkojne ti bejne varrin historise dhe kombit shqiptar. Eshte vdekjeprurese per nje komb ti shuash historine. Edhe ne qytaret e zakonshem, te indinjuar munde te reagojme dhe reagojme, e ngrejme zerin forte, por askush nuk degjon, ndersa reagimi yt nuk eshte nje ze qe mund te anashkalohet lehte nga keta atentatore te historise se patriotizmit shqiptar ! Si edhe here te tjera edhe sot te falenderoj dhe bashkohem me komentusit e mesiperm.

                                          1. "
                                            "BOHOTINA"

                                            Bravo Pellumb...

                                            1. L
                                              Llazi usa

                                              Nje bravo te madhe, i madhi PELLUM KULLA per kete shkrim,kenaqesi te lexosh ty.Respekte!

                                              1. E
                                                Ervin Milo

                                                Ti zoti Kulla vazhdon ti shohesh figurat historike bardhe e zi! Esat Toptani denoj me vdekje Haxhi Qamilin dhe ka qene i pari shqiptar qe ka takuar nje president Amerikan!

                                                1. D
                                                  Dinamo TR.

                                                  Z. Kulla, keni shkruar shumë mirë dhe keni bërë shumë mirë që keni shkruar.

                                                  1. b
                                                    blend haleja

                                                    Ky injorant që të vret dhe bën si i ditur duke tjerrur vetëm gjysëm të vërteta e ka emrin blendi hale fevziu. Gjithashtu dhe si byth lëpirës i sali halesë.

                                                    1. G
                                                      Galaastrit

                                                      Haruat Çani grekun

                                                    2. V
                                                      VIKTORI

                                                      Respekt per intelektualin dhe artistin atdhetar Pellumb Kulla

                                                      1. V
                                                        VIKTORI

                                                        Respekt per intelektualin dhe artistin atdhetar Pellumb Kulla

                                                        1. V
                                                          VIKTORI

                                                          Respekt per intelektualin dhe artistin atdhetar Pellumb Kulla.

                                                          1. V
                                                            VIKTORI

                                                            Respekt per intelektualin dhe artistin atdhetar Pellumb Kulla.

                                                            1. M
                                                              MAJAKOVSKI

                                                              Je I Madherishem Pellumb Kulla. Perkulem me respekt e nderim para vepres Dhe personalitetit te Heroit Avni Rustemi. Me te njejtin respekt e nderim per Ju artisti dhe publicisti Pellumb Kulla.

                                                              1. B
                                                                Boston

                                                                Te lumte pena o i madhi Pellumb Kulla! Urimet me te mira

                                                                1. I
                                                                  Imigranti

                                                                  Artikulli shume i goditur, sic di te “godase” gjithmone P.Kulla. Vec nje gje eshte gabim; Zogu, jo vetem qe nuk e mbeshteti A. Rustemin po perkundrazi ai organizoi vrasjen e tij.

                                                                  1. s
                                                                    shelegura

                                                                    Te falenderoj z.Kulla per mendjen e ndritur qe ke . Por kur shkruan ato qe kini ne mendje ju behen edhe pjesa jone.

                                                                    1. X
                                                                      Xha Gajduri

                                                                      Je vone Pellumb, tashme qumeshti i nisur per kos eshte bere hirre. Keshtu eshte kur gjithkush i del per zot, me fal per shprehjen "si magjypi dinit". Domosdo do perfundosh tek shprehja "magjypi kur behet pashe vret edhe te jatin". S'na mbetet tjerer veçse ta qajme Shqiperine me ligje.

                                                                      1. N
                                                                        NAIMI

                                                                        Te lumte mendja e pena o Pellumb Kulla. Paska Shqiperia akoma mendje te nditura qe u dhimbset vatani duke afirmuar te verteten. Sot shihet qarte se si u katandis ky vend nga sherbetoret e te huajve.Ata bejne çeshte e mundur per te marre vetem lemosha nga agjenturat dhe per te denigruar historine. Ja puna konkrete e ruseve,serbeve e klanve qe nuk e kane dashur dhe nuk e duan Shqiperine.Aq keq eshte katanisur sa ky vend eshte kthyer ne rrumpalle ku ndeshen gladiatoret e shkaterimit te kombit me ne krye kryekriminelin Sali. Duam dhe ne te ndertojme drejtesi po ku te lene hafijet e plepave qe jane toralisht nen hyqmin e Saliut.

                                                                        1. E
                                                                          Ernesta

                                                                          Kur e kujtoj ate rolin e Avniut me ate buzeqeshjen, me zerin e Hysni Zeles ne mis gaboj, qaj.Kam qene femij atehere kur e degjonim dhe prinderit e mi rrembusheshin...sot jam 45 dhe e kujtoj me nostalgji.Nje kryeveper tema, vepra heroike , roli kryesor dhe ato tjerat...muzika gjithcka..e sigurt sa here ta shoh aq here do qaja....nuk e dija qe regjizor aty ishit Ju z.Kulla.Vepra dhe njerez si Ju nuk i perseriten me ketij vèndi.Fat qe i kemi ne arkiva, fatkeqesi qe nuk vleresohen.

                                                                          1. K
                                                                            Kim Yong

                                                                            Nje BRAVO e madhe!

                                                                            1. N
                                                                              Nik

                                                                              I nderuar dhe respektuar P,Kulla,me kujtohet drama juaj ne Vlore per jav,nuk gjeje bileta. I mungojn kombi shqiptar njerez si ju sepse kjo shoqeri pseudo gazetaresh e historianesh eshte kthyer ne nje keng.Kujtoj me respekt kontributin tuaj ne vlore,fier si dhe reflektim juaj si kristal ndaj idiotesirave qe prodhojn portale njezetqindarkeshe.Ju pershendes dhe uroj shendet e lumturi ne familje tuaj,mungon prezenca juaj ne shqiperi .

                                                                              1. G
                                                                                Galaastrit

                                                                                Haruat çanin

                                                                                1. K
                                                                                  Kush e vrau Esat Pashane,qe ka karaxhicin,vllame

                                                                                  E mor profesor,po jetojme ne kohe te veshtira,mire u tha,pak kohe pas nderrimit te sistemit:"Rane malet,dhe u ngriten halet."Jetojme ne kohen,kur kopilat serb,nderrojne daten e lindjes,qe te mos i korespondaje,me baben e tij biollogjik,kohe ne te cilen ky,ishte i plagosur,dhe strehohesh ne shtepine e tij.Kjo kategori i ra perpjese qe te uzurpojne pushtetit,dhe te bejne ate qe dine te bejne me mire,te vjedhin te vrasin,te shkatrrojne,te mashtrojne,te deformojne histori,te nxjerrin veten,si ajka e kombit.Keta jane turpi i kombit,halet e kombit

                                                                                  1. B
                                                                                    Bashkim

                                                                                    Gazetari I njohur I RTK-së dhe I Rilindjes në Kosovë, Nehat Islami, ne rinine e tij mes viteve 60-70 të shekullit kaluar ka investiguar per gjyqin e Avni Rustemit ne Gjykaten e Parisit. Ka lexuar dosjen. Nehati me ka thënë se nuk ka ndonje gje ndryshe nga ato qe jane trajtuar ne teater me dramen "Dy krisma ne Paris". Të tjerat për figurën e tij janë spekullime

                                                                                    1. B
                                                                                      Balo

                                                                                      Aha ,të paska thënë Nehati ty!

                                                                                    2. D
                                                                                      Detari

                                                                                      Sepse skiperia eshte akoma nen pushtimim turk me eunukun ramazon

                                                                                      1. R
                                                                                        Realisti

                                                                                        Pellumb Kulla eshte mendjendritur dhe atdhetar. Per keto cilesi te tij tregon dhe shkrimi per Avni Rustemin. Ata qe e shajne jane vite drite larg tij: ne gjykim, ne arsyetim dhe ne vertetesi, ndaj u vret syte rrezatimi i ketij shqiptari te madh.

                                                                                        1. R
                                                                                          Realisti

                                                                                          Pellumb Kulla eshte mendjendritur dhe atdhetar. Per keto cilesi te tij tregon dhe shkrimi per Avni Rustemin. Ata qe e shajne jane vite drite larg tij: ne gjykim, ne arsyetim dhe ne vertetesi, ndaj u vret syte rrezatimi i ketij shqiptari te madh.

                                                                                          Lini një Përgjigje