Pse Berisha nuk bën dot bashkimin dhe rasti “Topalli” 

11 Korrik 2022, 18:15Editorial Mero Baze

Përpjekja e Sali Berishës për të diktuar udhëheqjen e opozitës përmes nxjerrjes së njerëzve në rrugë “nën emrin e tij”, vlen për të bindur ata që ka me vete, por jo ata që duhet të marrë me vete në emër të opozitës.

Fakti që shumë deputetë shkuan në protestën e Berishës, por nuk shkojnë pas partisë së Sali Berishës, e bën dhe më të rëndë problemin e lidershipit të tij pas protestës, se sa para protestës.

Arsyeja është se mbështetësit e Berishës e konsiderojnë protestën një liçensë për ta, për të luftuar armiqtë e brendshëm, vetëm pse ata nuk pranojnë Sali Berishën. Madje dhe ata që kanë shfaqur qoftë dhe një herë mospajtime me të.

Dhe për ta provuar këtë, vlen dhe rasti më ekstrem, “rasti Jozefina Topalli”, e cila pranoi dhe rikthimin, pranoi dhe lavdërimet e Berishës për rikthimin, por nuk arriti të ri-integrohet në partinë që kishte qenë dikur numri 2, si në jetën politike, dhe në pushtet.

Rikthimi i dështuar i Jozefina Topallit, e cila është e vetmja që nuk ka ikur nga ajo parti për shkak të konflikteve me Berishën, por për shkak të ndjesisë që kishte se Berisha e donte më pak se Lulzim Bashën, tregon se ajo nuk arriti të integrohej në partinë e re të Berishës.

Edhe pse shkoi në kuvend, edhe pse qau dhe u përlot, edhe pse Berisha e kishte atë të vetmin lajm pozitiv bindës për ribashkimin e PD, në fakt nuk e integroi dot.

Atë dukshëm e shoqëroi përçmimi dhe izolimi nga një mur i ftohtë i mbështetësve të Berishës, të cilët nuk ja falin faktin që ajo e ka sulmuar Bashën kur e donte Berisha, edhe pse tani që u bashkua me Berishën, ky e shan Bashën më shumë se ajo. 

Ajo quhet e padëshiruar vetëm pse e ka sharë pa leje dikur atë që Berisha tani e urren më shumë se kushdo tjetër mbi tokë. 

Pra çeta e mbështetësve të Sali Berishës, tani është problem i gënjeshtrave të vet Sali Berishës për bashkimin e opozitës dhe arsyeja pse askush nuk troket më në atë derë.

Çdokush që do të rikthehet tek Berisha, do të gjejë këtë poshtërim, këtë izolim dhe mbi të gjitha, trajtimin si i deklasuar. 

Ndaj Berisha nuk ka fuqi ta bashkojë opozitën. Nuk ka fuqi pasi askush që ka dinjitet dhe mendon se ka një të ardhme politike, nuk ka dëshirë të jetë nën udhëheqjen e tij si opozitar.

Por dhe ata që nuk kanë më asnjë ambicie dhe që kthehen aty vetëm pse kanë pushuar arsyet, përse kanë ikur nga PD, siç është rasti i zonjës Topalli, nuk i pranon më partia, pasi i shikon si njerëz që qoftë dhe një herë kanë menduar me kokën e tyre, ndryshe nga Berisha. Ky gjest vazhdon të jetë krimi më i rëndë në PD.

19 Komente

  1. q
    qesh e ngjesh

    Berisha ne mengjez, Berisha ne darke, Berisha pa gdhire, Berisha ne mesnate / Keshtu si e ka nis ky Merua derezi, me Berishen fiksim do parkohet ne Psikiatri / Atehere pastaj per kete Mero dereziu, do te themi njezeri se "Fajin e ka Saliu"!

    1. q
      qytetar

      Per Qesh e Ngesh ! Ke te drejte ne Revolten tuaj. Jam me Ju ne ate qe reagoni. Nuk duhej te ishte keshtu. Ke shime te drejte.... Por...... Jeta e shume Shqiptareve varet edhe Sot me menyren Çnjerezore qe Berisha qeverisi...duke shkaterruar GJITHÇKA. ...nuk po zgjatem me shume.... Sidoqofte gjithkush ka kendveshtrimin e Tij. Respekt per Menyren si Ju i shikoni gjerat.

    2. F
      FCB

      Per cfare bashkimi Opozite po flet o Merro , opozita nuk ka qene kurre me e bashkuar , se ti quan pjese Alibeun , gaz bardhen e noj tjeter nuk eshte faji yne qe ti ke per lesh...e kupton sa qesharak je bere ? Qe ne momentin qe ti shkruan qe ne protesten e opozites ishin 2500 vete ti ke probleme me veten por shyqyr qe te lexojne pak vete , ky eshte fati yt , kujdes Merro se marazi eshte i keq, eshte si kancer , mundohu te vish ne Realitet se u bere gazi botes .

      1. u
        unknown

        po ti per vete je i bindur se ai qe ti e quan realitet nuk eshte vetem ne fantazine tende

        1. S
          Sa shumë gomerë shkojnë mbrapa Sali Katunarit

          Komentues i panjohur. Je i madh. Vetem se ke folur me fjalë të medha dhe ai FCB (Fahri C Balliu) nuk të kupton dot. Ku e gjete fjalën fantazi? Ja, si thua ti? Ka fantazi Fahri Balliu? Ai ngaterron fantazine me fantazmat. ????????????

      2. K
        Kosta

        Mjere shiptaret! Perdite, jane nen vjedhjet masive, keq-qeverisjen, ppp-te, gjobat e grabitjet e Qeverise e bashkive, E megjithate Gebelsi rilindas Mero, I dhunon dhe terrirozon dhe me teper ne 365 dite te vitit, me gogolin Berisha. Asnje fjale per varferine dhe shtypjen qe shkakton prej 9 vjetesh kjo qeveri e mallkuar.

        1. S
          Skrapari

          Kohë të vêshtira po vinë o gazetarë! Kam frikë se do nxierrësh zorrët së vjelli jo nga ato që ke thënë për salinë por nga ajo ç'ka ke lëpirë për edi ramën! Dëm të madh ke bërë!.

          1. I
            Ik o trap.

            3 komente njëlloj, me tre emra të ndryshëm. Shko tani ble byreqet se i fitove me djersë.

            1. J
              Jorgo

              hajt mer se Jozi asht msu t'u u peror si zoje semafori qysh e re...

              1. g
                gjergji thimio

                E ke ngaterru me gruan tate ose gocen.. Kurve mavi

                1. S
                  Sa shumë gomerë shkojnë mbrapa Sali Katunarit

                  Po ti Gjergji, pse u preke kaq shumë? Po ti me Jozin rri nate e ditë? Nuk jam dakord me sharjet personale, por ti nuk ke dale të mbrosh nderin e Jozit duke share të tjerët nga motra dhe gruaja. Shiko mer palle gruan tënde se Topalli ka 30 vjet qe i del zot vetes, per të gjitha idiotësirat qe ka bere.

              2. E
                Eli

                Pse nuk flisnit per vjedhjet masive dhe vrasjet ne kohen e kriminelit Berisha po na cani koken tani ,apo keni qene dhe ju pjese te atyre vjedhjeve dhe vrasjeve ,kur do vije dita te na zhduket ky njeri i poshter ,armik i betuar i Shqiperise dhe i Shqipetareve

                1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                  Berisha deri në ditët që do jetë në fund të politikës do shoqërohet me shkrime jo dashamirëse. Grupi mediatik që mbështet Berishën mendon se duhet të bllokoj Mero Bahen,këto ditë,sot e në vazhdim mos u habisni kur të lexoni komente si këto të sotmet,në krye të komenteve.

                  1. S
                    SBR Rusi

                    O qesh qe ja ngjesh vetes,, bashke me Fmcb dhe ti o Kosta i fundit, me sy te pa lare sot e keni menderosur, ju ka lene turnin me te keq agitpropi, dhe ne vend qe te qelloni Meron, ja keni kthyer vetes, Me Mulin e Paloken keshtu do mbeteni turni i trete dhe orari i halese, dhe shperblimi si haleja e ketij orari do jete apo jeni ne borderone e brekeve...

                    1. B
                      Bujar Kanapari

                      Shkolle ime e mesme, kishte gati 1000 nxenes. Kur rreshtoheshim sipas klasave, beheshim nje grusht. Siperfaqja qe zinim, sa nje fushe basketbolli.

                      1. E
                        Edi Rama ky degradues i shtetit ne nje WC publike

                        Nje pushtet qelbesire Rama qe perdor emra te vdekurish per te vjedhur fonde publike. Perdor pleq 90-vjecare per ti paraqitur si firmetare ne afera ku vjedh vete. Shteti ka rene krejtesisht. Shqiperia eshte Sri Lanka, por me nje vello tashme te grisur qe nuk ja mbulo dot me falimentimin ekonomik.

                        1. A
                          Altini

                          Sa rende qenke o mik.

                          1. B
                            Bravo

                            Gjithsesi nuk eshte se NUK I BASHKOI CA DHJETRA MIJERA Saliu! Po ti Mero vazhdo te na mbash lart moralin!

                            1. D
                              Dinamo TR.

                              Partia e Berishës ngjanë me një magazinë me zhele të vjetra, të cilat mund të përdoren vetëm për të pastruar vajin dhe pluhurat në motorra makinash. Kështu që mund të quhet "Partia e Zheleve".

                              Lini një Përgjigje