Mbi “rëndësinë” e pjesëmarrjes së Metës në festën e Ambasadës dhe “parëndësinë” e SHBA për opozitën 

2 Korrik 2022, 19:28Editorial Mero Baze

Ka ngjallur një debat të pazakontë dhe ka nxitur imagjinatën për dhjetëra teori konspiracioni fakti që Ilir Meta në festën zyrtare të SHBA mbajti fjalimin. Për 24 orë kam dëgjuar gjithë teoritë e mundshme për atë që ka ndodhur.

Kam dëgjuar që SHBA po përçan Berishën nga Meta, që Meta ka lobuar dhe ka paguar shumë para të rehabilitohet në SHBA para një muaji, që SHBA nuk do të hapë shumë fronte përveç atij të Berishës etj, dhe deri tek fakti që Meta nuk do të gjykohet më nga drejtësia e re, se e “ka mbyllur me SHBA”.

Nuk dua t’u hyj debateve qesharake që bëjnë histori me protokollin e shtetit, pasi një president që prodhon lajm vetëm se ka arritur të marrë pjesë dhe të flasë në festën e Ambasadës së SHBA në vendin e tij, është padiskutim presidenti me stekën më të ulët në botë të respektimit si institucion. 

Ilir Meta është presidenti që nuk është ftuar nga asnjë vend perëndimor për pesë vite, dhe që dy vitet e fundit, asnjë zyrtar perëndimor apo nga SHBA nuk ka vizituar zyrën e tij, edhe kur objekti i vizitës ka qenë tërësisht politik dhe ka qenë e nevojshme të takoheshin me të.

Në fakt, nuk është se ka një strategji amerikane për të poshtëruar Ilir Metën deri në këtë pike, që ai është vet-poshtëruar në raport me  SHBA. Vetë Ilir Meta për shkak të problemeve disa herë të dukshme psikike, ka dalë nga kontrolli dhe ka sulmuar si president i vendit SHBA, duke bërë krahasime banale dhe shpesh të rrezikshme me miqësi të tjera të mundshme të Shqipërisë me Rusinë apo Korenë e Veriut.

Thjesht Ilir Meta është bërë një figurë e parespektueshme dhe jo serioze për vendet perëndimore dhe SHBA. Fakti që ai po prodhon lajm vetëm se është ftuar si president në festën e Ambasadës së SHBA dhe ka folur aty, tregon shumë për pritshmërinë që ka opinioni publik shqiptar, por dhe vetë opozita, për raportet me SHBA.

Në fakt, në festë është ftuar çḑo vit, por vitin e shkuar meqë festa ishte e kufizuar për shkak të covidit, nuk pati fjalime zyrtare, përveçse një përshëndetje nga një vajzë e re e forumit rinor të Ambasadës së SHBA.

E vetmja gjë e rëndësishme e këtij debati, është se për opozitën, ndryshe nga çfarë predikon, SHBA qenka e rëndësishme.

Deri më dje Sali Berisha, Ilir Meta dhe mbështetësit e tij, tezë kryesore në përballje me shqiptarët kishin faktin që SHBA nuk ka asnjë rëndësi për politikanët shqiptarë dhe ne nuk duhet të varemi nga SHBA.

Berisha e Meta ngritën teoritë e tyre për sovranitet kundrejt SHBA dhe të mos i lejojmë ata të ndërhyjnë në punët e brendshme. Aq shumë u ngarkua elektorati i tyre me këtë teori, sa atë e kishin argument kryesor sa herë u përmendje SHBA.

Madje dhe mitingu i 7 korrikut po bëhet nën moton e fitores së sovranitetit të PD ndaj SHBA. Sulmet ndaj ambasadores Yuri Kim dhe zyrtarëve amerikanë shpesh herë kanë qenë vulgare vetëm për të dëshmuar që SHBA nuk ka rëndësi.

Por ja që SHBA paska shumë rëndësi. Ka aq shumë rëndësi dhe krijon aq shumë vëmendje, edhe kur të fton në një koktej për festën e pavarësisë dhe të jep fjalën. Ky mendoj se është dëshpërimi më i madh i opozitës së Berishës në këtë moment. 

Me buzëqeshjen e tij krah ambasadores Yuri Kim dhe “përfilljen” e tij nga protokolli i Ambasadës, aleati kryesor i Berishës i ka zhbërë për 5 minuta gjithë teoritë sovraniste dhe gjithë vetëbesimin se SHBA nuk ka rëndësi për opozitën. 

Të gjithë po flasin për “rëndësinë” e pjesëmarrjes së Metës në festën e Ambasadës, në atë festë, ku plot prej të ftuarve nuk shkojnë fare, për shkak se s’ka vende për parkim. 

Mendoni si ndihen tani populli i 7 korrikut që është përgatitur të na mbushë mendjen të gjithëve se “nuk pyesin për SHBA”. Dhe përgjojnë sy e vesh, një koktej të saj në Ambasadë.

12 Komente

  1. 1
    19

    Sarkazem je Mero Bazia ky hajduti nga fshatrat e humbura te Skraparit tani o duhet te vrasi veten ose mos te dali me ne tv te ri si mut po we burre .je lap i qut .

    1. M
      Martin

      Departamenti i Shtetit Amerikan e thirri Ilir Floririn ne Ambasaden e tij ne Shqiperi, per ta paralajmeriar qe te rrije larg Perbindeshit te Vicisolit, Doktor Sali Mortjes me 7 korrik 2022.

    2. Z
      ZHEJI koke pa lari

      Qe Meta shet bythen per te shpetuar koken kjo dihet por vajtja ne festen e Amerikes eshte dicka normale nuk ka asnje konspiracion nese DASH ka vendosur ta shpalli non grata nuk e rruan shume nga kazanet e mbremjes nga anal-istet e paguar apo nga psikopati Meta . Po qe Meta te shet per te shpetuar koken nuk diskutohet

      1. S
        Skrapari

        Po mo po por ka humb "kimetja", "kimetja" mo ajo që u priste kokën armiqve të reformës! Pastaj si nuk të shqetëson mugesa e "skënderbeut"... dhe jo vetëm sot?!.

        1. F
          FCB

          Dobet shume Merro , po te shterojne idete , ke rene aq shume poshte sa qe edhe xhelozine qe Meta ishte i ftuar ne Ambasaden e Sorrosit nuk di ta fshehesh.

          1. A
            Adriatik

            Me siguri Grida do jete atje.

            1. S
              Sara

              Tani do ndryshojne mendje dhe demostruesit,nuk dine ke te besojne presidentin e para nje viti apo ate ne krah te ambasadores.Duhet Berisha ta sqaroje ne konference shtypi .Ose te nxjerre Noken ta pergenjeshtroje...

              1. N
                Një qytetar

                A thua zoti Mero, se ngaqë "nuk ka vënd për parkim" qëndron arsyeja pse Edi Rama nuk mori pjesë në festimet e 4 Korrikut në ambasadën amerikane? Apo për të ishte më e udhës të dëgjonte lajkat në këngën që i kishin thurur për veprën e tij "monumentale", me paratë e popullit dhe djersën e ndërtuesve privat të një tuneli, apo siç e thërrasin në ato anë "vërë"? Sikur këto kohë i dashuri yt shpirtëror, zoti Baze, ka filluar të shoh vrëngër çdo drejtim nga mund të burojë ideja për t'a pajisur "me frena", pasi edhe ky, ngjashëm si Ilir Meta shëmbujt për të vlerësuar botën e qytetëruar ka filluar t'i gjejë tek Kina komuniste, kur do të vërë në dukje frikën paranojake se mund t'a "këpusin si lule".

                1. S
                  Sokoli

                  Sipas nje te dhene "shume shume te sakt", zonja Kim, dhe sipas nje sinjali te mar nga Klevis Balliu ,zyrtari me i ri i Sali Berishes ,i vleresuar si Ten Siao Pini i PD-se, Meta u ftua ne feste me qellim qe te nderhyje prane Sali Berishes, i cili duhat ta fale zotin Blinken qe eshpalli non grada. Kjo vjen si rezultat sepse gjykata Franceze vendosi qe t'i jap te drejte Saliut dhe te shkarkoi nga detryra zotin Blinken... Te shohim si do te rrjedhi ngjarjet,po Saliu eshte i vendosur te mos e fale he per he. Kjo barre me shume i ka rene Klevisit si organizuesi i PD-se.

                  1. d
                    denis

                    Nje gje eshte e sigurte Like floriri dekoraten e larte NON GRATA e ka mare dhe pak dite do tja varin ne qafe....

                    1. V
                      Vjosa

                      Pershendetje Zoti Mero. Desha të di pse eshte e bllokuar pjesa e rubrikes (Komento) te shkrimet e Lutfi Dervishit?

                      1. S
                        Shqiperia pertej qymezit 'Made in Rama'

                        Nuk matet puna e qeverise me ca foto ministrash aty brenda oborrit te Ambasades Amerikane o Merooooooo, aq me teper kur ke Baromnetrin me te mire jashte atyre mureve - Varferine e kudo ndodhur e kudo shtuar neper tere Shqiperine! Hajt njatjeta e te fala andej nga Kryeministria...

                        Lini një Përgjigje