Rreziqet nga hezitimi europian për Ballkanin 

23 Qershor 2022, 19:46Editorial Mero Baze

Ka shumë debate mbi gjuhën e ashpër të përgjigjes së përbashkët të tre vendeve të Ballkanit Perëndimor ndaj dështimit të zgjerimit të Bashkimit Europian në Ballkan, por nuk ka asnjë mëdyshje se dhe arsyet e dështimit kanë të bëjnë me faktin që Bashkimi Europian duket që nuk është gati të pranojë Ballkanin.

Shpresa e zgjerimit të Bashkimit Europian në Ballkan, tani është konvertuar në një konflikt të dëshpëruar mes Ballkanit dhe BE, e cila në thelb është një konflikt i përballjes mes identitetit të Evropës dhe identitetit të Ballkanit.

Kjo duket qartë në tre nga dështimet e Bashkimit Europian në Ballkan.

E para, pafuqia për të zgjidhur një konflikt të radhës mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, që erdhi pas një telendisje kombëtare të Maqedonisë së Veriut me Greqinë, e cila e detyroi të ndërronte emrin e shtetit, të rrugëve, të aeroportit dhe tekstet e historisë. Kur Bullgaria e pa se kjo funksionoi, natyrisht që zuri radhën për poshtërimin e radhës.

E dyta, është qasja raciste e Evropës për 2 milionë shqiptarët e Kosovës, duke u mohuar liberalizmin e vizave. Bashkimi Europian ka liberalizuar vizat dhe për Kolumbinë apo Ukrainën, por nuk e bën atë për 2 milionë qytetarë të Kosovës, dhe kjo me çdo manual ta interpretosh, është thjesht shfaqja e racizmit ndaj një popullsie që ka mbetur në dorë të tekave raciste të politikës elektorale europiane.

Është paradoks i madh që Perëndimi, i cili çliroi Kosovën duke bombarduar Serbinë për t’u dhënë të drejta qytetareve të saj, tani izolon qytetarët e vendit për lirinë e të cilit u investua.

Dështimi i tretë, është vetë përgjigjia europiane ndaj konfliktit në Ukrainë. Mënyra e përciptë se si Bashkimi Europian bën pranimin e kandidaturës së Ukrainës dhe Moldavisë si vende kandidate për anëtare, në të njëjtën ditë kur dëshmon se nuk zgjidh dot një krizë bilaterale në Ballkan, e kthen në humor të zi pranimin e aplikimit të tyre, duke u treguar se ata më shumë se sa perspektiva e antarësimit, i pret ferri i konflikteve bilaterale brenda BE, apo në rastin më të keq, sjellje raciste ai ajo ndaj izolimit të qytetarëve të Kosovës.

E thëne shkurt, Bashkimi Europian nuk është gati as për Ballkanin Perëndimor dhe as për një përgjigje europiane ndaj konfliktit në Ukrainë. Më shumë se sa problemet e Ballkanit që janë të shumta, qëndrimet e sotme dëshmojnë dobësinë dhe konfuzionin e Bashkimit Europian, i cili nuk ka fuqi të pranojë realisht Ballkanin brenda vetes.

Procesi tregoi se kriteret formale teknike që u janë vënë vendeve të Ballkanit nuk janë kriteri përfundimtar për t’u pranuar. Praktikisht Europa po reziston për të mbrojtur identitetin e saj historik, përball hapjes, dhe nuk është gati të përballet me identitetin ballkanik brenda saj. 

Nuk është e vërtetë që çdo shtet i cili angazhohet të respektojë vlerat e Bashkimit Europian mund të bëhet anëtar i saj. Duket se më e rëndësishme është ajo që nuk është shkruar në konventën e zgjerimit, ku çdo shtet anëtar duhet të pranojë identitetin ballkanik të kandidatëve. Kjo duket se është thelbi i pengesës për zgjerim.

Hezitimi europian për të pranuar Ballkanin, ka nxjerrë pastaj në pah dhe gjuhën e hidhur të liderëve të Ballkanit ndaj Europës, e cila duket se justifikon hezitimin e tyre për t’i pasur këto vende anëtare. Dhe kështu procesi shkon në drejtim të paditur.

Në këto kushte, Europa, ose duhet të bëhet protektore e Ballkanit duke e marrë atë nën sqetull dhe duke guxuar të shtyhet deri në Ukrainë, duke e shndërruar konceptin gjeografik të Europës në koncept politik, ose duhet të ruajë identitetin e saj historik dhe t’ua bëjë të qartë Ballkanit, por dhe Ukrainës, se për ta do ketë një partneritet me Europën, por jo një anëtarësim në të. 

Përgjigja më e mirë ndaj konfliktit në Ukrainë do të ishte një Europë e guximshme që i del zot konceptit të saj politik nga Parisi në Ukrainë, por duket se kjo dështoi.

Alternativa tjetër mbetet që Ballkani, por dhe Ukraina, të trajtohen si partnerë të Europës. Si të tillë mos prisni që ati të zhvillojnë doemos vlera europiane dhe zhvillim të qëndrueshëm. 

Anëtarësia në Bashkimin Europian është një ideal kombëtar i shumë prej këtyre vendeve, dhe ky ideal, ishte një motiv i madh që të ishin dhe vende demokratike dhe pro-perëndimore. Në mungesë të këtij ideali, paqëndrueshmëria demokratike, linjat pro ruse dhe pse jo autokracitë, e kanë sot ditë feste.

35 Komente

  1. F
    FAZLLIQ-qires i familjes Berisha

    'Ja ke futur si kau peles' si te ishe Artan Fuga djali Myqeremit.Nuk ke konceptin e fjales 'integral' aqe me teper si inxhinier,e per pasoje 'integrim'Nuk ke konceptin e BE-se duke e konsideruar 'integrimin' ikje shperngulje 'liberim vizash e jo ARRITJE ekonomike,mirqenje e te drejta humane...nderkohe qe ne krye te ketij antishteti vazhdon e qendron kryekrrimineli i ballkanit sali ,NERONI qe dogji shqiperi

    1. P
      Po ështe e vertet kjo ështe një fitore për politik

      Apsulitish une jame dakort me Meron. Se sote pro lindoret Ruse dhe Turq bashke me gjith politikanet ballkanas që jane të korruptume dhe Atokrat siqe jane Edi Rama, Sali Berisha dhe ilir Meta me shoke e kane dite feste. Në puplike bëne sikure jane të merzitur dhe vajtone. Por hajdute dhe ekstremistet fetar islamike kët done që Shqiprija dhe i gjith ballkani të jet sa më larg evropes dhe shtetit ligjore. Prandaje Evropa bashke me gjith politikanet tane hajduta luane cirke dhe teater me njerzit e thjesht. Se pse as Evropa nuke na do në bashkimin Evropjane as Politikanet hajduta dhe të korruptume bashke me islamike nuke done që Shqiprija të jet pjese e bashkimin Evropjane. Mjer njerze e thjesht që duane të jetoje me ligje dhe drejtesi. Kaqe di të them

      1. S
        Spak

        Mesoni te shkruani shqip o komentues mendjedhenes!

    2. l
      loni

      Prandaj Shqiperia duhet ti forcoje lidhjet sa me shume qe te jete e mundur me Ameriken.

      1. D
        Dardan

        ... tashme embargoja ndaj Federates se Rusise eshte vetevrasje per Shqiperine!

      2. S
        S.Krasniqi

        Kurvë ishte dhe kurvë mbeti kjo Europë muti.

        1. U
          Unfortunately

          O Mero, Rumania me Bullgarine jane Ballkan kshu qe ato qe thua per indentitetin jane kot. Jane edhe me Ballkan se Kosova dhe Shqiperia per ate pune. Kokoshit tone qe nuk pushon dot te kakarise edhe kur nuk duhet i dhane nje leksion te mire gjeopolitik ne Bruksel kshu qe te flase me pak e te degjoj me shume. Konferenca e shtypit ishte nje diarre mendore adoleshence politike. Nuk ishte sekret vetoja e Bullgarise dhe ne kohen kur Ruset po pushtojne Ukrainen vende si Bullgaria nuk mund te imponohen. Kane nje pozicion strategjik shume te rendesishem. Ka te gjithe te drejten e saj te perdore cfare te doje dhe kur te doje per te mbrojtur interesat e veta. Plus qe ishte e pamundur te hiqej vetoja kur atyre ju ra qeveria dje! Ky eshte debat absurd, edhe sikur te merrnim statusin e kanditatit Shqiperia dhe Kosova do jene pengje te gjeopolitikes. Kur Ramizi i thoshte keto me 90 pishtaret e dhjetrokracise ishin te zene me zjarret. Shqiptaret nuk mund te futen ne BE pa bere paqe me Serbet. Harroje cdo gje tjeter dhe te kakarij sa te doje kokoshi ne Bruksel. Ballkani i hapur do jet nje mundesi qe rajoni te merret seriozisht dhe do jet nje zone e hapur per biznes me Kinen, Evropen, Ameriken dhe Rusine.

          1. U
            Unfortun....

            Unfortu..... te rroshe vet se mendja te paska pjerdhur

          2. n
            nord.al

            Fasliqi ka plotesisht te drejte.

            1. I
              Ishi i Zakarovës

              Mero...NUK E DUAM MË SHQIPËRINË SI GJITHË EVROPA! Larg qoftë o Zot!

              1. Z
                Zeqir

                E drejte ,por nuk e meritojme per shkak te korrupsionit galopant dhe mungeses totale te drejtesise.

                1. K
                  Kurrajo

                  Bashkimi europien nuk ka force per te zgjidhur nje konflikte te vogel nga vendi me i varfer ne europe ai i Bullgarise dhe Maqedonis e imagjinoni qe te zgjidhi nje konflikt lufte ? asnjehere ndaje Rama thote ballkani hapur ti zgjidhim vete problemet kur je vizioner i shikone gjerat pa syze ndersa per vissa levizje lire per kosoven nuk ka llogjike pasi komuniteti europiene nuk e njeh kosoven por nuk e ka kurrajon ti thoje zoterinje nuk ju njohim por vetem i genjene ndaje llogjika e Rames eshte e drejte te ndertojme nje Shqiperi europiane ne vete dhe nje Shqiperi europiene nuk ndertohet me non grata kriminelin Berrisha por me nje opozite construitive pastaje europa vjen vete e te theret nuk ke nevoje fare te shkoshe ke shembullin e norvegjeze demokracine shtetin ligjore nuk ts sjelle europa por vete Shqiptaret

                  1. A
                    Alba

                    Pa me thoni cilin kusht per anetaresim ne BE e ka plotesuar Shqiperia?!

                    1. q
                      qytetar

                      Alba vetem nje kusht I paplotesuar. Kemi shume qe mendojne si ti.

                      1. A
                        Alba moj haper deren se jam une

                        Pa me thuaj te kunderten ? Nese degjone prodhuesin e shkaterimit te shtetit 1997 vrasesin e mbi 3000 Shqiptarve iniciusin e grusht shtetit krijuesin e firmave piramidale nese degjone vrasesin e Gerdecit kater te vrare para kryeministrise dhendrin Serbise familjen kriminale non grata Berrisha Shqiperia nu ka plotesuar asnje kushte

                      2. D
                        Detari

                        Ideali skiperise nuk eshte Evropa por turkia,azia. Me vertete na cliroi Amerika, por cfare berem ne per veten tone? U futem ne konferenca islamike, futem turkun dhe kontrollon gjithe shtetin, ndertuam mijera xhami, derguam mijera mercenar islamik ne Siri, mbushem burgjet e evropes etj etj. Ne qe ngrejme b then perpjet per ramazona dhe mbulojme ke? Heroin kombetar Gjergj Kastrioti. Faji evropes eshte se nuk flet hapur "nuk duam komb musliman ne BE" dhe kaq.

                        1. T
                          Taulant

                          Pse perdor fjalen 'skiperi' e skiptar ne cdo shkrim bastard? Cfare te kane bere Shqiptaret te kane shkerdhyer fisin qe i percmom mbetje e ndyre serbogreke.

                          1. D
                            Detari

                            pse si shkruhet nje fjale qe nuk i dihet origjina dhe kuptimi?

                        2. G
                          Gjini

                          Mos çani menderen per Europen se gjithmone me hile ja ka pasur Shqiperise dhe gjithe Ballkanit. Kot se kane quajtur Europa-kurva plakë. Kemi mbeshtetjen e SHBA-se e as mos e rruani fare per qelbësirat e Europes.

                          1. B
                            Booo

                            Trimi i xha Jahos ! Ta kishe thene 5 minuta me pare se sapo e rrujta ..! Gjothsesi trimi mbetet trim !

                          2. A
                            Ari

                            Pse jo, edhe me Turqine, ne kuader te SHBA-ve

                            1. A
                              Antiturku

                              Turqia eshte problem edhe per Ameriken .

                            2. q
                              qeveria e zhytur ne llumin e deshtimit

                              Mero Baze i motivuar nga "Rreziku Anglo-Amerikan per Shqiperine", kerkon ta shtrije ca me tej parashikimin duke shkruar per Rreziqe (ne shumes) e duke u shtrire gjeografikisht ne Ballkanin ! O Merooooooo, Rrezik e mbi rreziqet per kete Shqiperi sot eshte FUKARALLEKU Kampion Ballkanik e Europian. Jane Cmimet me te larta ne rajon. Eshte kjo qeveri Rama qe ndryshe nga tere qeverite Ballkanike dhe Europiane nuk ka dhene asnje kacidhe per ti kompensuar shqiptareve kete rritje galopante cmimesh dhe e ka zhytur vendin ne te fundit per nga niveli i jeteses ne Europe.

                              1. A
                                Arta

                                Artikull jo vet kritik. Shqiptarët vet duhet të dëshmojnë se janë evropian, duke hapur shkolla e forcuar dijen- shkencën e jo duke hapur xhami e rinia shqiptare ende në ketë shekull të i besojë hoxhës, e duke thirrë Erdoganin për konsultime. Shikojeni tokat arbërore të mbushura me xhami të armikut shekullor turk, zemra të qan, 800 janë vetëm në Kosovë, është e tmerrshme se si në festat fetare në sheshin Skënderbe në Tiranë vërshojnë shqiptarët të falen në tokë, kjo është një propagandë për qejf të Erdoganit, Evropa sheh. Mos krijoni akuza për Evropën por për antishqiptarët edhe pse janë pak sherrin po ia sheh shumica shqiptare me shumë halle.

                                1. T
                                  Teme

                                  Me zor nuk hyet ne Europe o Mero...ne nuk kemi ku shkojme dhe mos doje politika duan Shqiptaret qe kane te pakten nje njeri ne BE e nuk ka burre nene te na armiqsoje.....ajo qeveri qe e ben do bjeri....ka qindra mije familje qe jetojne me 200 apo 500 Euro qe vijne andej...sepse kjo gjuhe mund te kete pasoja per qendrimin e tyre üor dhe pe levizjen tone te lire...mos e harroni kte...Europa duket sikur qesh e nuk kupton...mungesen e seriozitetit tone ata e dine mire por dhe aq te urte nuk jane....do ja degjojme krismen kesaj...mos harroni se Europa beri pa ne per 50 vjet...se ktu pervec TAP ska asgje strategjike...

                                  1. U
                                    Unfortunately

                                    Rama ben ciu-ciu ne twitter perseri merret me Bullgarine por harron qe ishte vendimi i BE te mos ndante Shqiperine nga Maqedonia qe na penalizoi. Te shohim tani nese do ndjeke keshillimin kombetare per te kerkuar ndarjen e vendeve pasi nuk e permende me. Tjetra, Bullgaria ka thene qe do ta heq veton dhe ka pranuar propozimin Francez. Kjo ju tha edhe vete Rames. Nese e heq VETON javes tjeter cfare do themi bravo Bullgaria? Edhe sikur te hapen bisedimet kjo nuk ndryshon asgje. Shqiptaret dhe Serbet nuk mund te hyjne ne BE pa bere marreveshje perfundimtare midis tyre as ne shekullin tjeter. Rames ju dha nje mesim i mire. Gjeopolitika eshte faktori me i rendesishem ne marredheniet nderkombetare. Emocionet e pakontrrolluara dhe fjalet e pa menduara mire jane dobesi.

                                    1. s
                                      strehime refugjatesh si strategji pushteti

                                      E dikurshmja "Proletare te te gjithe vendeve, bashkohuni" nga Edi Rama eshte retushuar si "Rrefugjate kudo ku i keni, shkarkojini'! Amerika aleati yne Strategjik natyrisht qe nuk ka asnje pellembe vend ku ti sterehoje Iranianet, Afganet etj, dhe keshtu qe natyrisht do perkrahe te vetmin kryeminister ne glob qe ja pranon tere mbeturinat e deshtimeve politike nep;er bote t'ja strehoje e prej kesaj bujarie te mbaje pushtetin, packa se shqiptaret sot po i largohen Shqiperise me shume se ne 1991 prej varferise dhe mjerimit.

                                      1. G
                                        Grant

                                        Eshte koha qe te zhvillohet ideja e krijimit te Shteteve te Bashkuara te Mesdheut. Mesdheut eshte djep I rendesishme i zhvillimit te Botes,mijra vjecare, ne menyre natyrale, te historise,shkences dhe shume aspekte e te tjera te cilat jane sot baze ne edukimin e njerezimit dhe suportojne te ardhmen.

                                        1. E
                                          Eni

                                          Po Grant...bashke me Sirine e Libine...perpara per fitorje te reja...ik o koqe

                                        2. S
                                          Sa kom qesh

                                          E paska lene Saliun edhe tani beka politike Europiane Mero ziu !

                                          1. U
                                            USA

                                            Shqiperia po vuan nga nje veprim prej idioti te Salih Berishes qe e futi Shqiperine ne konferencen islamike se mori nje dore parash nga arabet..Sot Shqiperia figuron si vend islamik prandaj dhe nuk e pranojne ne BE. Qelbesira Salih Berisha shkaterroi te gjithe vendin me grykesine dhe injorancen e tij prej maloku

                                            1. U
                                              USA

                                              Shqiperia po vuan nga nje veprim prej idioti te Salih Berishes qe e futi Shqiperine ne konferencen islamike se mori nje dore parash nga arabet..Sot Shqiperia figuron si vend islamik prandaj dhe nuk e pranojne ne BE. Qelbesira Salih Berisha shkaterroi te gjithe vendin me grykesine dhe injorancen e tij prej maloku

                                              1. U
                                                USA

                                                Shqiperia po vuan nga nje veprim prej idioti te Salih Berishes qe e futi Shqiperine ne konferencen islamike se mori nje dore parash nga arabet..Sot Shqiperia figuron si vend islamik prandaj dhe nuk e pranojne ne BE. Qelbesira Salih Berisha shkaterroi te gjithe vendin me grykesine dhe injorancen e tij prej maloku

                                                1. r
                                                  redaktori

                                                  Eshte koha qe kushdo mund te hedhe ne rrjetet sociale c'do lloj absurditeti - Shembull eshte super-Marrezia e ores 12:36.

                                                  1. E
                                                    Emiljano

                                                    Mero djali je bere si zeri popullit te enver hoxhes o derezi me rrezikun anglo amerikan.Ne shqiptareve gjithmone fajin na e kane te tjeret,po naltmadhnia vete ka ndonje pergjegjsi apo fare ne.prandaj boll me duke gjetur justifikime po hajde te rregullojme shpine tone si fillim pastaj shikojme nga komshiu

                                                    Lini një Përgjigje